Emirjana Sakos Archives - Albeu.com

I gjithë Rindërtimi i Durrësit për Rajlin e Emirjana Sakos
Denoncimet publike, duket se nuk e shqetësojnë fare kryetaren e Bashkisë së Durrësit, e cila vazhdon të pompojë miliardë lekë pa garë tek kompania Rajli Ndërtim.

Rasti më i fundit është ai i riaftësimit strukturor të pallatit numër 1047, në rrugën Taulantia. Fondi limit për këtë tender, ishte paracaktuar 74 milionë e 79 mijë lekë ose rreth 745 mijë euro.

Në tenderin me procedurë të kufizuar, ka patur vetëm një ofertë. Ajo e bashkimit të kompanive Rajli Ndërtim dhe Sireta, të cilat kanë paraqitur ofertën prej 73 milionë e 984 mijë lekë ose sa 99.9 për qind e fondit limit. Bashkia e Durrësit e shpalli fituese ofertën e vetme.

Me gjithë akuzat e mediave dhe opozitës, Rajli dhe Sako vazhdojnë të qetë biznesin e tyre miliarder, të ngritur mbi fatkeqësinë e tërmetit. Dhe ndonëse tashmë kanë kaluar plot 5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar, paratë vazhdojnë të rrjedhin lum nga Sako tek Rajli.

Biznes vetëm me Bashkinë e Durrësit

Rajli Ndërtim, është një kompani me seli në Durrës. Ajo zotërohet nga dy aksionere, që janë Enkelejda Gojashi dhe Lediana Mata. E para njihet si anëtare e Partisë Socialiste dhe aktiviste e flaktë e Rilindjes, deri në pikën që në të shkuarën ka qenë shpesh dhe anëtare e Komisioneve Zonale të Zgjedhjeve.

Në periudhën nga 1 janari 2019 deri në fund të këtij muaji, kjo kompani ka realizuar një xhiro totale prej 9.8 milionë eurosh. Të gjithë paratë kanë ardhur nga vetëm një burim. Ai është Bashkia e Durrësit. Praktikisht Rajli Ndërtim merr të gjitha tenderat e rindërtimit apo riforcimit të pallateve në Durrës.

Me pak fjalë, Rajli Ndërtim, është një kompani e ngritur për të bërë biznes vetëm me Bashkinë e Durrësit.

KLSH: Rajli Ndërtim merr tendera korruptivë nga Bashkia e Durrësit

Në datën 3 shkurt të vitit 2022, Bashkia e Durrësit zhvilloi një tender të mbyllur me vlerë 2.1 milionë euro për rikonstruksionin dhe riparimin e mjediseve të përbashkëta në disa pallate në zonën e Rashbullit. Fitues i tenderi u përzgjodh bashkimi i kompanive Rajli Ndërtim dhe G.P.G Company. Por inspektorët e KLSH thonë se dhënia e kontratës tek këto dy kompani ishte në shkelje të ligjit për shkak se Rajli Ndërtim nuk plotësonte kriteret dhe kompanitë nuk kishin përcaktuar përqindjet në marrëveshjen e bashkëpunimit.

“KVO duhet të kishte bërë propozimin tek titullari i AK për anulimin e procedurës dhe fillimin e një procedure të re. Ky mosveprim ka sjellë lidhjen e një kontrate me vlerë 206,840,255.6 lekë pa tvsh me një Operator Ekonomik, i cili është shpallur fitues në papajtueshmëri me legjislacionin e PP dhe ngarkon me përgjegjësi anëtarët e KVO-së”, thotë KLSH në raportin e auditimit.

Por gjetjet e KLSH janë më të rënda se kaq. Sipas audituesve, marrëveshja e ndarjes së punimeve mes dy kompanive në joint venture ka qenë fiktive dhe kjo nuk ishte e rastësishme.

Sipas marrëveshjes, Rajli Ndërtim pretendonte se kishte 17.28 për qind të punimeve, ndërsa G.P.G Company 82.72 për qind. Por KLSH thotë se kjo ndarje ishte bërë pa preventiv çmimesh me qëllim që të mbulonte paaftësinë e Rajlit për të përmbushur kriteret e veçanta. Po kështu sipas KLSH, kjo kompani nuk plotësonte as numrin e kërkuar të punonjësve për të fituar tenderin dhe në këtë tregues dyshohet se ka falsifikuar letrat në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit.

Operatori Ekonomik “Rajli Ndërim” ShPK, ka paraqitur listëpagesën e muajit Dhjetor 2021 për 13 të punësuar. Pretendimi i Komisionit të Ofertave të Bashkisë Durrës se kompania ka dorëzuar listëpagesën për 13+15=28 punonjës është i pakuptimtë” thotë KLSH.

Por dyshimi më i madh se i gjithë tenderi ka qenë fiktiv është fakti se paratë e paguara nga Bashkia Durrës nuk janë ndarë 17.28 për qind tek Rajli dhe 82.72 për qind tek G.P.G.

Paratë e këtij tenderi, kanë shkuar të gjitha në llogarinë e Rajli Ndërtim, plot 2 milionë euro, ç`ka ngre dyshime se G.P.G ishte thjesht një koperturë fiktive për të çuar paratë tek Rajli Ndërtim. Dhe në këmbim G.P.G mori një kontratë 4 milionë euro nga Emirjana Sako vetëm pak muaj më vonë./Oranews

The post I gjithë Rindërtimi i Durrësit për Rajlin e Emirjana Sakos appeared first on Albeu.com.

U gjobit me 93 mijë lekë nga KAS, Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e Emirjana Sakos
Gjykata e Apelit, ka rrëzuar kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako, e cila kishte ankimuar vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, për gjobitjen e saj me 93 mijë lekë.

Togat e zeza vendosën pushimin e gjykimit të çështjes, ndërsa nuk lejohet apelimi.

“U vendos Pushimi i gjykimit të çështjes. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Njoftimi i Gjykatës:

Sot, më datë 06.03.2024, ora 08:30, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:

1.Edlira Petri (Relatore);

2.Manjola Xhaxho (Anëtare);

3.Esmeralda Xhili (Anëtare);

4. Sokol Ibi (Anëtar);

5.Alma Kolgjoka (Anëtare);

në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, pasi shqyrtoi çështjen Nr.1 Regj.Themeltar, Datë 22.02.2024 Regjistrimi, me:

PADITËSE: Emiriana Sako, në cilësinë e kandidates për kryetar bashkie e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në mungesë.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësuar nga znj. Pavlina Docaj dhe z. Marisold Bardhi.

OBJEKTI: Ankim kundër Vendimit nr.07, datë 19.01.2024, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

BAZA LIGJORE: Kodi Zgjedhor i Republikës se Shqipërisë, neni 92/2, pika 4, nenet 152 – 159, Vendimi nr. 13, datë 04 shkurt 2022 i Komisionit Regullator “Për miratimin e udhëzuesve për mënyrën e raportimit financiar gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore” ku në shtojcën 2, pika 1.

Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.07, datë 19.01.2024, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:

5.Vendosjen e sanksionit administrativ gjobë në vlerën 92.775 lekë ndaj znj. Emirjana Sako, kandidate për kryetare bashkie e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës Administrative të Apelit, brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”. me Vendimin Nr.1, datë 06.03.2024, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me shumicë votash,

VENDOSI

1.Pushimin e gjykimit të çështjes.

2.Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

U shpall në Tiranë më datë 06.03.2024.

Tiranë, më 06.03.2024

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.

The post U gjobit me 93 mijë lekë nga KAS, Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e Emirjana Sakos appeared first on Albeu.com.