emiljano ramazani Archives - Albeu.com

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt me urdhër të Erion Alibejt, SPAK kërkon 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën
Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë pretencën për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin, të cilët akuzohen për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Sipas burimeve për Balkanweb, për Hoxhën është kërkuar 30 vite burg, ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, 12 vite.

Kujtojmë se vrasjet dyshohet se janë urdhëruar nga Erjon Alibej.

Por kush ishte Emiljano Ramazani dhe përse u eliminua? Cila është lidhja e tij me vrasjen vetëm 9 ditë më pas mikut të tij, Regis Runaj? Cila ishte përplasja e grupit të tij ku ai bënte pjesë me atë të vëllezërve Alibej? Dhe cilat ishin vrasjet që shoqëruan këtë përplasje e cila mori trajta tragjike?

Një i penduar i drejtësisë do të rrëfente vrasjet e Emiljano Ramazanit dhetë Regis Runaj. Ai që ishte personi i fundit që ishte takuar mbrëmjen e vrasjes me këtë të fundit. Ndërsa Regis Runaj nuk e kishte kuptuar se personat me të cilët po shoqërohej kohët e fundit, ishin porositur për eleminimin e tij.Ky i penduar do të ishte Euglen Halili. Që rezultoi të jetë edhe vrasësi i Regis Runaj.

Ku për t’iu afruar sa më shumë presë tyre, dhe për të shmangur çdo dyshim të tijin mbi ta, ai dhe personat e tjerë në krim, shfrytëzuan hobin e tij për motorrat dhe shpejtësinë. Pasditen para ngjarjes, sipas dëshmisë të siguruar ‘Në Shënjestër’, Regis Runaj u takua në orën 17.30 në Shënkoll të Lezhës me Egisel Llapushin. Sipas tij, Regisi ishte marrë me shpërndarje narkotikësh dhe ishte dënuar më herët në Zvicër për këtë krim. Gjatë dëshmisë së tij, Egisel Llapushi, deklaroi se natën e ngjarjes, Regis Runaj ishte në shoqërinë e tij, Keidi Hazizollit, Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit. Lidhur mbi këtë dëshmi, policia shoqëroi për të marrë në pyetje, Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin. Të cilët deklaruan se mbrëmjen e vrasjes së Regisit ata kishin shkuar në një park në afërsi të varrezave të qytetit të Elbasanit, ku kishin konsumuar hashash. Më pas Xhuliano Hoxha dhe Keidi Hazizolli kishin lëvizur bashkë, ndërsa Euglen Halili kishte lëvizur me viktimën Regis Runaj, me motor të drejtuar nga viktima. Menjëherë pasi morën këtë të dhënë, policia ushtroi kontroll në banesën e Euglen Halilit, nga ku në motorin e tij tip ‘Lifan’, poshtë pjesës së brendshme të sediljes, ekspertët gjetën gjurmë gjaku. Ku pas analizës së ADN-së, rezultoi të ishin të viktimës Regis Runaj. I gjendur përballë një prove të tillë të pakundërshtueshme, Euglen Halili, vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke treguar se ishte ai vrasësi i Regis Runaj.

The post Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt me urdhër të Erion Alibejt, SPAK kërkon 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën appeared first on Albeu.com.

Dumani “nxjerr zbuluar” Erion Alibejn: Më pagoi për të organizuar vrasjen e Ramazanit dhe Runajt
I penduari i drejtësisë, Nuredian Dumani, dëshmoi sot para Gjykatës së Posaçme, se Erion Alibej e pagoi për të organizuar vrasjen e Emiljano Ramazanit  dhe Regis Runajt.

Dumani dëshmoi këtë të martë në Gjykatën e Posaçme në procesin që po zhvillohet ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit, të arrestuar për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt tre vite më parë në Elbasan.

I penduari i drejtësisë ka dhënë deklarimet e tij duke rrëfyer se me kërkesë të Alibejt është bërë vrasja e Emiljano Ramazanit me armë zjarri dhe ajo e Regis Runajt me thikë në verën e vitit 2020.

Dumani ka treguar se pasi ka marrë porosinë ka qenë personi që ka organizuar dy vrasjet, ndersa zbuloi se ekzekutori ka qenë Skerdi Tase, sipas gazetares Keti Banushi.

Përpara gjykatës ai është shprehur se për vrasjen është paguar nga Alibej, ndërsa ai ka organizuar të gjithë ngjarjen.

Pas operacionit ‘Plumbi i Artë’, SPAK kërkoi të pyetet edhe Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që zbardhi detaje nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Dumani zbuloi se ndihmës për ekzekutimin e Ramazanit kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

Vrasjet e Ramazanit dhe Runajt

Regis Runaj u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e 29 korrikut 2020. Dy autorët dyshohet se kanë konsumuar lëndë narkotike bashkë me viktimën e më pas e kanë goditur me thika.

Policia e shtetit tregoi provat që fajësojnë Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin për vrasjen e Regis Runaj. Këta dy persona dyshohet se janë përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ngjarje kjo e ndodhur më 20 korrik. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan.

“Truri” i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik ishte 34-vjeçari Erion Alibej! 34-vjeçari ishte organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu bënë arrestimin e tij në 18 shtator të 2020, ndaj të cilit më pas është caktuar edhe masa e sigurisë “Arrest me burg”.

vijon

The post Dumani “nxjerr zbuluar” Erion Alibejn: Më pagoi për të organizuar vrasjen e Ramazanit dhe  Runajt appeared first on Albeu.com.

I penduari i drejtësisë dëshmon për dy vrasje në GJKKO, çfarë tha Nuredin Dumani
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar këtë të martë në Gjykatën e  Posaçme në procesin që po zhvillohet ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit.

Këta dy të fundit janë marrë të pandehur për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt tre vite më parë në Elbasan.

Dumani u shoqërua në masa të rrepta sigurie, në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

I penduari i drejtësisë ka dhënë deklarimet e tij duke rrëfyer se me kërkesë të Alibejt është bërë vrasja e Emiljano Ramazanit me armë zjarri dhe ajo e Regis Runajt me thikë në verën e vitit 2020.

Dumani ka treguar se pasi ka marrë porosinë ka qenë personi që ka organizuar dy vrasjet.

Përpara gjykatës ai është shprehur se për vrasjen është paguar nga Alibej, ndërsa ai ka organizuar të gjithë ngjarjen, sipas Ora News.

Sipas tij, ai për vrasjen angazhoi Skerdi Tasin, ndërsa pas ekzekutimit u largua nga vendi i ngjarjes nga Henrik Hoxhaj, i cili ka pasur rolin e shoferit./Albeu.com/

The post I penduari i drejtësisë dëshmon për dy vrasje në GJKKO, çfarë tha Nuredin Dumani appeared first on Albeu.com.

Porositi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij, Erjon Alibej refuzon për të dytën herë të dëshmojë kundër dy bashkëpunëtorëve
Ndonëse sot ishte parashikuar që sot në Gjykatën e Posaçme ishte thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurori i çështjes, Erjon Alibej ka refuzuar të japë dëshmi për të dytën herë. Alibej akuzohet si organizator dhe urdhërues i disa vrasjeve të ndodhura në Elbasan. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Më herët Alibej kishte dhënë pëlqimin e tij për t’u marrë në pyetje në gjykimin që po zhvillohet ndaj 2 te pandehurve Xhulian Hoxha e Euglent Halili, të cilët akuzohen për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Ata pretendojnë se vrasja e këtyre të dyve e ka urdhër Alibej në shenjë hakmarrje për vrasjen e të vëllait, Endrit Alibej, xhaxhait të tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk, ngjarje të ndodhura në vitin 2018.

Kujtojmë se Euglent Halili ka statusin e të penduarit të drejtësisë. Pas dëshmisë së Dumanit, SPAK vendosi që të tërhiqte dosjen për Alibejn, duke thënë se kanë dalë fakte të reja për këtë çështjes dhe se duhet të hetohen.

Alibej ka refuzuar dëshminë e tij me pretendimin se po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore. Ndërkohë, nga prokuroria u kërkua që të vijohet me dëshmitarët e akuzës, që pritet të paraqiten në seancën e javës së ardhshme./bw

The post Porositi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij, Erjon Alibej refuzon për të dytën herë të dëshmojë kundër dy bashkëpunëtorëve appeared first on Albeu.com.

“Zbërthehet” Dumani, nxjerr tjetër emër: Tek magazina e tij u fsheh makina e vrasësit e Emiljano Ramazanit
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vazhdon të nxjerrë emra të rinj gjatë dëshmive të tij për grupin hetimor të SPAK.

Së fundmi ai mësohet se ka përmendur biznesmenin e ndjerë Arben Laze, ish-president i ekipit të Elbasanit. Sipas Dumanit, Laze i ka vendosur në dispozicion magazinën dhe një automjet që është përdorur në atentatin ndaj Emiljano Ramazanit.

Arrestimi në Durrës i Agim Gjinit, një prej bashkëpuntorëve të ngushtë në disa grabitje me Nuredin Dumanin, ka zbuluar detaje të tjera në dosjen voluminoze që po hetohet nga prokuroria e posaçme SPAK.

Mësohet se bashkëpuntori i drejtësisë Nuredin Dumani, ka folur për emra të tjerë në qytetin e Elbasanit.

Bëhet fjalë për Arben Lazen, Presidentin e ndjerë të skuadrës së Futbollit të qytetit, i cili sipas Dumanit, e ka strehuar dhe i ka vënë në dispozucion 1 automjet për të cilin i arrestuari thotë se u përdor për vëzhgimin dhe vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Arben Laze në muajin janar 2022 ndërroi jetë si një pasojë e një ataku kardiak, ndërsa vrasja e Ramazanit, ka ndodhur në 20 korrik 2020 në Elbasan.

Porosia për këtë vrasje dyshohet se është marrë prej Dumanit nga Erjon Alibej, kundrejt shumës 100 mijë euro.

Dumani i ka treguar prokurorëve të SPAK, se Arben Laze, ishte daja i nuses së Erjon Alibej dhe kishte vënë në dispozicion ambjentet e magazinës së tij, për të fshehur autorët dhe automjetin tip “Passat” që u përdor në vrasje.

Sipas Dumanit makina ka qënë e vjedhur dhe pas 3 ditësh, ai është kontaktuar nga Erjon Alibej, i cili i ka thënë që ta fshihte tek magazinat e Arben Lazes, në zonën e Fushë-Mbretit në Metalurgjik.

Në këtë vrasje, Dumani e etiketon Elio Bitrin si personin kryesor që kishte marë përsipër të jepte ndihmë duke siguruar të dhëna për Emiljanon si, vendin se ku e kishte shtepinë, servisin si dhe vendin ku ai bënte palestër.

Bashkëpuntori i drejtësisë ka treguar se kur ka ka shkuar me “Passat”, në zonën e Metalurgjikut, tek shinat e trenit e priste Arben Laze, të cilin e ka ndjekur nga pas me makinë deri në ambjentet e brendshme të magazinës.

Aty së bashku kanë mbuluar me mushama “Passatin” dhe janë larguar deri tek shinat e trenit, ku aty më pas e ka pritur Elio Bitri.

Sipas burimeve mësohet se Dumani i ka treguar prokurorëve se teksa bënte përgatitjet për vrasjen e Ramazanit, ai fshihej në Fushë-Krujë, në një shtepi tek pazari dhe se 3 ditë ka qëndruar i fshehur në magazinën e Arben Lazes.

Burimet pranë prokurorisë SPAK bënë me dije se fillimisht vrasjen e Emiljano Ramazanit, Dumani ja ka besuar dy djemve nga Fushë-Kruja Besian Xhixha dhe Enver Divës.

Gjatë qëndrimit në magazinë ata kanë kërkuar që pjesëmarrës në vrasje të ishte dhe Nuredin Dumani. Por ky i fundit ka refuzuar madje ka gjetur njerëz të tjerë,duke ja besuar vrasjen Henrik Hoxhës dhe “Nipçes” nga Fieri, Skerdi Tasi.

Komunikimet mes tyre kanë vijuar me telefona “Sky” deri në momentin e ekzekutimit. Emiljano Ramazani, është vrarë poshtë shtëpisë së tij, sapo kishte dalë nga palestra.

Ditën e krimit, Henrik Hoxha dhe Skerdi Tasi, lëviznin me makinën tip “Passat”, që Nuredin Dumani ja kishte lënë tek magazina e Arben Lazes në Fushë-Mbret.

Henriku ka qënë shofer i makinës, ndërsa Tasi ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar 6 herë në drejtim të Ramazanit, duke e lënë të vdekur në vend. Makina tip “Passat”, më pas është gjendur nga policia e Elbasanit e djegur në fshatin Vidhas./Ora News/

The post “Zbërthehet” Dumani, nxjerr tjetër emër: Tek magazina e tij u fsheh makina e vrasësit e Emiljano Ramazanit appeared first on Albeu.com.

Gjyqi ndaj Erion Alibejt në “kolaps”, avokati i tij flet për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt
Procesi gjyqësor ndaj Erjon Alibejt, i akuzuar si organizator i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt në Elbasan është futur në ngërç.

Kjo situatë ka ardhur pas dëshmisë së Henrik Hoxhajt, bashkëpunëtorit të drejtësisë, i arrestuar së bashku me Nuredin Dumanin.

Kujtojmë se gjatë seancës së të hënës, avokati i një tjetër të penduari, Xhuliano Hoxhës, ka kërkuar të administrohet dëshmia e Henrik Hoxhajt që ka treguar se vrasjen e Ramazanit e ka kryer Skerdi Tase dhe ai ka luajtur rolin e shoferit.

Sipas Hoxhajt, vrasja është organizuar nga Nuredin Dumani, ndërsa urdhërues ka qenë Erjon Alibej.

Por ndryshe pretendon Euglen Halili dhe Xhuljano Hoxha që kanë treguar se vrasjen e kanë kryer ata me porosi të Alibejt.

Seanca e së hënës është shtyrë dhe do të mbahet më 6 shtator, për t’i lënë kohë avokatëve të administrohet dëshmia e Henrik Hoxhajt.

Vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt u zbardhën nga Prokuroria e Elbasanit pas arrestimit të Euglen Halilit dhe Xhuliano Hoxhës, që pasi kanë bashkëpunuar me drejtësinë kanë deklaruar se kanë kryer ata vrasjen e Ramazanit dhe me pas të Regis Runajt me porosi të Alibejt.

Më pas dosja u transferua në SPAK dhe sipas hetuesve pas arrestimit të Erion Alibejt, janë siguruar prova se ai ishte porositësi i vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej në fund të dhjetorit të 2018-tës./Abcnews.al/

The post Gjyqi ndaj Erion Alibejt në “kolaps”, avokati i tij flet për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt appeared first on Albeu.com.

Dëshmia e Dumanit vendos Gjykatën e Posaçme në lëvizje, çelet procesi gjyqësor për vrasjen e Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt
Gjykata e Posaçme çeli procesin gjyqësor ndaj Erion Alibej, Xhuliano Hoxhës dhe Euglen Halilit, i penduar i drejtësisë.

Të tre këta persona janë të akuzuar për vrasjen Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt, korrikun e vitit 2020 në Elbasan.

Sipas prokurorisë, organizator i vrasjeve dhe porositës i tyre është Erion Alibej, pas dyshimeve se ishin të përfshirë në ekzekutimin e vëllait dhe xhaxhait në masakrën e Bradasheshit.

Në kërkesën për prova, SPAK kërkoi pyetjen e 24 dëshmitarëve, mes të cilëve edhe Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, të penduarit e drejtësisë në dosjen “Golden bullet”.

Avokatët e të pandehurve pretenduan mospërputhje të deklarimeve të të penduarve Halili dhe Hoxhaj e Dumani për të njëjtat episode kriminale. Prokurori i çështjes tha se i qëndronte deklarimeve të dhëna nga Euglen Halili, si më të sakta lidhur me çështjen.

The post Dëshmia e Dumanit vendos Gjykatën e Posaçme në lëvizje, çelet procesi gjyqësor për vrasjen e Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt appeared first on Albeu.com.

Porosi e Erion Alibejt pasi i vranë vëllanë, Henrik Hoxhaj: 90 mijë euro për kokën e Emiljano Ramazanit, si e kryem “punën”
Që në momentin e arrestimit të Erion Alibejt, prokuroria theksoi se kishte prova se ishte porositësi i vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej në fund të dhjetorit 2018 në hyrje të Elbasanit bashkë me dy persona të tjerë.

Duket se provave të prokurorisë i shtohen edhe dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës, të cilët konfirmojnë se kishin organizuar dhe kryer vrasjen e Ramazanit bashkë me Skerdi Tasin.

Në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit, bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj rrëfen se të gjithën e kishte organizuar Dumani, ndërsa këmbëzën e kishte shkelur Skerdi Tasi, ndërkohë që ai kishte qenë shofer. Të dy ata morën nga 45 mijë euro për këtë vrasje sipas dëshmisë së Henrik Hoxhajt në dosjen hetimore.

Më poshtë, dëshmia e Henrik Hoxhajt:

Prokurori: A jeni i implikuar në ndonjë ngjarje tjetër kriminale në Elbasan apo ndonje qytet tjetër të Shqipërisë, nëse po na tregoni rrethanat?

Pergjigje: Po jam i implikuar edhe ne disa ngjarje ne qytetin e Elbasanit dhe konkretisht kam për të deklaruar se:

Në verën e vitit 2020 shtetasi Nuredin Dumani me kontakton përsëri e me pyeti nëse isha i interesuar të bëja nje vrasje në Elbasan për shumën 100 mijë euro. Këtë vrasje unë e mora përsipër ta kryeja sëbashku me shtetasin Skerdi Tasi nga fshati Frakull i Fierit.

Unë kam rënë dakort në parim për te marre pjesë në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani por duke qenë se më ështe kerkuar që pas ngjarjes pistoletën e vrasjes ta hidhja në një servis makinash në Peqin me qellim per të akuzuar per vrasjen dikë tjetër dhe unë nuk kam pranuar shuma është ulur në 90 mijë euro nga 45 mijë euro njera pjesë për mua dhe pjesa tjetër për Skerdin qe do të ishte ekzekutori.

Ne këtë vrasje unë do të isha shofer i makinës. Nuredin Dumani ka organizuar gjithcka që kishte lidhje me vrasjen fhe me ka treguar makinën me të cilën levizte Emiljano Ramazani. Nuredini gjithashtu ka siguruar nje automjet tip Passat benzine (ngjyrë e kalter në gri). Makinen passat unë e kam marre aty te vendi ku ishte djegur pas ngjarjes.

Aty e kishte lëne Nuredini dhe sëbashku me mjetin ka siguruar edhe ka lënë brenda mjetit një armë automatik kallashnikov, nje pistoletë model TT ruse dhe një pistoletë model Zastava tê cilat ishin tek pasati.

Pasi mora porosinë jam takuar me Skerdin dhe së bashku me të kam lëvizur neper qytet (Elbasan) duke mbajtur në vêzhgim Emiljanon me qëllim për të kryer punën. E kemi ndjekur disa herë nepër qytet Emiljanon por pa mundur të mbaronim punë dhe për të mos rrezikuar jemi tërhequr.

Ditën kur kemi mundur do ta kryenim vrasjen ne kemi ditur që meth orës 16.00 Emiljano do të dilte nga palestra ku stërvitej dhe sapo ai ka dale nga palestra ne u parkuam para shtëpisë së tij me qëllim për ta pritur duke ditur që do të vinte aty. Rreth orës 16.00 Emiljano Ramazani ka ardhur me makinën e tij Ford Fokus me targa AA945 ose 954 dhe është parkuar para shtëpisë dhe në këtë moment unë si drejtues mjeti i kam dhënë mjetit pak më perpara dhe kam mbushuar automatikun.

Njekohësisht nga dera pasagjerit Skerdi ka dalë nga passati jone dhe është afruar tek mjeti Ford i Emiljanos por unë nuk kam parë momentin e qitjes pasi nuk kisha fushëpamje. Pasi ka mbaruar punën Skerdi ka hypur tek mjeti passat dhe pasi unë e pyeta nëse kishte goditur mirë ai më tha se kishte mbaruar punë.

Më pas jam nisur me mjetin Passat dhe kam marre kthesën e parë djathtas për të dale në rrugën dytësore e cila te nxjerr drejt tek Rotondo tek karburant “Alpet’ dhe më pas kam vazhduar rrugën deri ne Vidhas me mjetin Passat dhe diku në nje xhep rruge unë kam ndaluar makinën kam zbritur nga dretimi dhe kam marrë mjetin tim Golf 5 që e kisha parkuar aty me qëllim largimin.

Mjetin passat e mori Skerdi i cili morri rrugen për lart në një monopat mbi rrugën ku ishim ne dhe e ka djegur mjetin e ngjarjes. Pasi dogji mjetin e ngjarjes Skerdi hipi tek mjeti im që e kisah marrë me qera dhe të dy jemi nisur per Tirane. Dy tre dit pas ngjarjes unë kam takuar Nuredinin tek rrethrrotullimi i “Teg” dhe ai me ka dhenë aty shumën prej 77 mijë euro që kishte premtuar për vrasjen pasi nga shuma 90 mijë euro kishte zbritur 13 mijë euro shumën e makinës Passat të përdorur për ngjarjen.

Më sa kam marrë vesh unë nga Nuredin Dumani i cili më ka treguar vetë pas ngjarjes se pistoletën e vrasjes që u përdor per Emiljano Ramazanin e kishte hedhur tek servisi në Peqin shtetasi Klevis Kapllani, por unë nuk e kam njohur këtë person.

The post Porosi e Erion Alibejt pasi i vranë vëllanë, Henrik Hoxhaj: 90 mijë euro për kokën e Emiljano Ramazanit, si e kryem “punën” appeared first on Albeu.com.

Futi në kurth babë e bir për vrasjen e Emiljano Ramazanit, avokati kërkon të merret në mbrojtje familja e ish-shefit të policisë që u arrestua
Mes të ndalurve në kuadër të megaoperacionit të SPAK është edhe Leonard Palushi, ish-shef policie në Elbasan, aktualisht polic në Lezhë. Sipas burimeve, Palushi shiste informacion te grupet kriminale dhe dekonspironte aksionet . Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Avokati mbrojtës i ish efektivit Palushi i kanë kërkuar gjykatës që policia ti mbrojë familjen, pasi ai ka kryer 20 operacione dhe mund t’i rrezikohet jeta e familjarëve.

Në dosjen hetimore  thuhet se Palushi i porositur nga Erion Alibej financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit, ka bërë gjithçka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë. Në vitin 2020 Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve. Në dosje theksohet se me kërkesë ta Palushit është ndërruar leja vjetore e tij, nga data 16-31 korrik 2020 kur ishte planifikuar në 1-15 gusht 2020. Ndërkohë që vrasja me armë e Emiljano Ramazanit ndodhni në datë 20 korrik 2020. Financues i kësaj vrasje ishte  Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

The post Futi në kurth babë e bir për vrasjen e Emiljano Ramazanit, avokati kërkon të merret në mbrojtje familja e ish-shefit të policisë që u arrestua appeared first on Albeu.com.

Orientoi në drejtim të gabuar hetimet për Erjon Alibej, kjo është dosja e Shefit të Krimeve të Rënda
Mes 18 personave të arrestuar ditën e enjte, është edhe shefi i krimeve të rënda, Leonard Palushi.

Në dosjen e paraqitur  në SPAK, Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit, ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve, ndërsa së fundmi po mbante postin  e Shefit të Krimeve në Policinë e Lezhës,

Ai akuzohet se kishte orientuar në drejtim të gabuar hetimet për Erjon Alibejt, i cili ka urdhëruar  vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Çfarë thuhet në dosjen e SPAK

Në vitin 2020 shtetasi Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve. Nga data 16.07.2020 deri në datën 31.07.2020 shtetasi Leonard Palushi ka qenë i planifikuar për kryerjen e pushimeve vjetore. Ka rezultuar në vijim që me kërkesë të Leonard Palushit, leja vjetore është ndryshuar nga data 1-15.08.2020 e planifikuar në datën 16-31.07.2020. Në datën 20.07.2020, në qytetin e Elbasanit është vrarë me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani. Siç edhe më lart është përshkruar si financues të kësaj vrasje është shtetasi Erion Alibej, organizator shtetasi Nuredin Dumani, ekzekutor shtetasi Skerdi Tasi dhe ndihmës shtetasit Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili. Me porosi të Erjon Alibej shtetasi Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të shtetasit Seit Manhasa, pasi Manhasat ishin shokët e Talos dhe ishin qitësa. Sipas Nuredinit, Erjoni donte që të krijonin konflikt midis Manhasave dhe grupit të Talos. Henrik Hoxhaj me porosi të Nuredinit e ka lënë armën e krimit tek pishat ku kalon kthesat në Cërrik, ku është një vend që ndodhet një lokal në krahun e sipërm të rrugës ka argjinaturë (mur mbajtës). Nuredini i ka treguar shtetasit Klevis Kapllani vendin se ku ishte fshehur arma dhe Klevisi pas dy tre ditëve ka vajtur ka marrë këtë armë dhe e ka çuar dhe vendosur tek servisi i Manhasava. Sipas Nuredinit pas vendosje së armës ka qenë Erjoni ai i cili ka njoftuar një shef krimesh i cili ishte i lidhur me të për vendndodhjen e armës.

-Rezulton se në datën 27.07.2020 (7 ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit) në një servis në Peqin në pronësi të shtetasve Albert dhe Seit Manhasa është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e tipit pistoletë e cila referuar aktit të ekspertimit balistik është ajo që ka qitur gëzhojat e fiksuara në vendin e ngjarjes së vrasjes së Emiljano Ramazani. Nga hetimet e kryera rezulton se informacionin në lidhje me vendndodhjen e kësaj arme e ka marrë shtetasi Leonard Palushi i cili më pas ka informuar Drejtorin e Policisë Vendore Elbasan zotin Arjan Muça dhe ky i fundit zëvendësin e tij Alket Shatro i cili më pas ka vajtur në vendin e ngjarjes ku është gjetur edhe pistoleta në fjalë. Rezulton se shtetasi Leonard Palushi ka patur lidhje me shtetasin Erion Alibej.

Dëshmia e Palushit

Shtetasi Leonard Palushi, i pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit ndër të tjera ka shpjeguar se: Në datën 20.07.2020, kur ka ndodhur vrasja e shtetasit Emiljano Ramazani kam qenë me pushime vjetore. Edhe pse me pushime jam munduar të interesohem për zbulimin e vrasjes së Emilano Ramazanit. Disa ditë pas ngjarjes, edhe pse ishte me pushime, në Yzberisht, rreth orës 10:00 ose 11:00 të paradites më është afruar një shtetas me maske covidi dhe kapele, rreth 170 cm dhe rreth të 50-tave. Më ka takuar dhe më ka informuar se, tek servisi i Manhasave mbahet e fshehur një armë që është përdorur te vrasja e Milit. M’u drejtua duke më thënë mua ‘nuk më ke parë asnjëherë’. Eca rreth 2 – 3 hapa në drejtim të këtij shtetasi, por ndërkohë në trotuar erdhi dhe një person tjetër. Ndalova pasi nuk isha i sigurt se çfarë do ndodhte. Të dy bashkë u larguan në drejtim të rrugës kryesore te Unaza e Re. Më vonë komunikova me Drejtorin e Policisë Arjan Muça, i kam thënë se, më ka ardhur një person dhe më ka takuar në Tiranë dhe më ka thënë se arma e ngjarjes së Emiljanos është te Manahasat. Dua të sqaroj se në bisedën e bërë me Drejtorin e Polcisë Arjan Muça kemi patur dyshime se ky informacion mund të jetë i sajuar, por përsëri duke gjykuar se aty mund të kishte armë do ishte ndihmë për zbulimin e autorëve të ngjarjes, pra mund të kishte gjurmë ADN-je. Ai ka deklaruar se informacionin lidhur me armën e gjetur te servisi i Manahasave, nuk e ka përpiluar si SK2, pasi ishte me pushime dhe kur ka dalë në punë ishte pa vlerë pasi ishte ezauruar si informacion. Po kështu ka deklaruar se ka pasur njohje me Erjon Alibeaj me të cilin është takuar për shkak të informacioneve që ai ka dhënë për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej, madje e ka takuar edhe në banesën e Erjon Alibeaj. Gjithashtu me kërkesë të tij shtetasi Leonard Palushi ka ndryshuar lejen vjetore nga 01-15.08.2020 në datat 15-31.07.2020.

-Lidhur me këtë fakt prokuroria arsyeton se: Sa më sipër parashtruar, rezulton se i hetuari Palushi në marrëveshje me të hetuarin Alibej ka bërë të mundur që të orientojë hetimet në drejtim të gabuar duke synuar implikimin e personave të cilët nuk kishin asnjë lidhje me veprën penale të kryer. Edhe deklarimet e dhëna nga ana e të hetuarit Leonard Palushit janë aspak bindëse dhe në kundërshtim me tërësinë e provave të administruara deri në këtë fazë të hetimit. Deklarimet e dhëna nga shtetasi Nuredin Dumani si dhe ato të dhëna nga bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë Euglent Halili krijojnë dyshimin se dhënia e informacionit është bërë qëllimisht që për këtë ngjarje të futeshin në konflikt familja Manahasa me grupin e Talo Çelës. Në këtë mënyrë si rezultat i këtyre veprimeve të kryera nga ana e Leonard Palushit ai ka kryer mospërmbushje të rregullt të detyrës duke qenë në kushtet e ushtrimit të një funksioni publik duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetasve, konkretisht të shtetasve Albert dhe Seit Manahasa të cilët rezultojnë që janë arrestuar gabimisht. Sa më sipër, i hetuari Leonard Palushi ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

The post Orientoi në drejtim të gabuar hetimet për Erjon Alibej, kjo është dosja e Shefit të Krimeve të Rënda appeared first on Albeu.com.