emigranti Archives - Albeu.com

Itali-Shqipëri-Itali: Rrugëtimi i një emigranti brenda eksperimentit ‘Rama-Meloni’ për azilkërkuesit
Kur Nizam* filmoi udhëtimin me gomonen e mbushur plot me emigrantë, ndërsa nxitonte drejt Italisë, ai besonte se ky ishte fundi i udhëtimit të tij rraskapitës për në Perëndim.

Bojaxhiu 21-vjeçar nga Bangladeshi ngriti telefonin, fiksoi në kamera fytyrën e tij dhe më pas e rrotulloi atë, për të filmuar rreth 50 emigrantë të paketuar në varkën prej gome.

Në videon e shkurtër, një burrë pas tij mbulon sytë me duar ndërsa duket sikur qan, ndërsa një tjetër buzëqesh dhe i rreh shpatullat. Kuverta e varkës që çan përmes Mesdheut është vetëm pak centimetra mbi ujë.

Ditë më vonë, Nizam e postoi klipin e shkurtër në TikTok. Një zë që iu mbivendos pamjeve dëgjohet të thotë në Urdu: “Përpara, erdhi koha jonë. Mos u shqetësoni, ne do të kthehemi së bashku”.

Në shtëpi, në një fshat të vogël në rajonin e Madaripurit në Bangladesh, prindërit e Nizamit prisnin me ankth të rejat nga djali. E ëma dhe një nga tre motrat i mësuan Nizamit të lexonte, por në vend që të shkonte në shkollë, ai punoi që të ndihmonte familjen.

Në mediat sociale ai shfaqi profilin e një djali çapkën, duke postuar video me syze dielli, flokë të krehur me kujdes dhe për të plotësuar stilin e shoqëroi pamjen me motoçikleta të marra hua. Në të vërtetë, jeta e tij nuk i ngjan kësaj shfaqjeje joshëse. Me babanë e moshuar në pamundësi për të punuar, Nizam ishte shtylla e vetme e familjes.

“Familja jonë është shumë e varfër,” thotë ai. “Unë duhet të punoj”.

Të dëshpëruar, prindërit e tij mblodhën para, morën borxhe dhe shitën një copë toke për të paguar një trafikant të njohur në fshatin e tyre. Nizam u trafikua fillimisht përmes Indisë, më pas në Sri Lanka, Kuvajt dhe Egjipt.

Dikur ai arriti në Libi, fillimisht në Bengazi dhe më pas në Tripoli, ku ra në duart e mafias lokale, që i bllokoi pasaportën dhe e burgosi për tre ditë. Ata e filmuan ndërsa e torturonin dhe videot ia dërguan familjes së bashku me kërkesën për haraç.

Nizam u la i lirë vetëm pasi prindërit paguan pengmarrësit.

“Një natë na dërguan buzë detit dhe na hipën në varkë”, kujton Nizam. Gomonia që u nis nga porti libian i Zuaras iu drejtua Italisë. Varka ishte e tej mbushur dhe Nizam, që nuk di not, mendoi se do të mbytej. Por kur varka iu afrua ishullit italian të Lampedusës, një nga vend zbarkimet më të mëdha në Europë për azilkërkuesit, ai shpresoi se e keqja kishte kaluar.

E kishte gabim. Më shumë se 300 emigrantë, u kapën në javët e fundit të janarit nga autoritetet italiane pasi u nisën nga portet e Libisë.

Nizam ishte një prej tyre. Ai u transferua në një anije që ishte ankoruar 20 milje larg Lampeduzës dhe aty iu nënshtrua kontrolleve për shëndetin, moshën dhe kombësinë.

Dyzet e nëntë prej tyre, përfshirë Nizamin, u informuan se do të dërgoheshin në kampet e emigrantëve në Shqipëri, për t’iu nënshtruar një procesi të përshpejtuar të trajtimit të kërkesave për azil sipas marrëveshjes midis Romës dhe Tiranës, e cila hyri në fuqi në fund të vitit të kaluar.

Skema është vlerësuar nga Komisioni Evropian-krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, si një model i mundshëm për bllokun e vendeve anëtare për të kufizuar numrin e refugjatëve dhe emigrantëve që mbërrijnë në kufijtë e tyre. Por kritikët e quajnë këtë skemë çnjerëzore dhe në kundërshtim me legjislacionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Në Shqipëri, Nizam dhe emigrantët e tjerë kaluan një javë rraskapitëse mes dy qendrave – njëra në qytetin port të Shëngjinit dhe tjetra pranë aeroportit ushtarak në Gjadër, ndërsa plotësuan dokumentet dhe iu nënshtruan kontrolleve shëndetësore, intervistave dhe seancave gjyqësore.

Gjashtë persona, të cilët u gjetën të mitur ose që u konsideruan vulnerabël pas kontrolleve paraprake, u dërguan menjëherë për në Itali. 43 të tjerët, përfshirë Nizamin, paraqitën kërkesa për azil, të cilat u refuzuan menjëherë duke i hapur rrugë dëbimit të tyre.

Por para se të mund të ndodhte dëbimi, një gjykatë italiane ndërhyri duke vendosur – për të tretën herë – se emigrantët e nisur drejt Italisë nuk mund të mbaheshin ligjërisht në Shqipëri. Së bashku me të tjerët, Nizam u transportua më pas në një qendër pritjeje në Bari, Itali, ku tani pret rezultatin e shqyrtimit të apelimit të kërkesës së tij për azil.

Megjithatë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, është zotuar se nuk do të ndalet nga gjykatat. Të tjerë po ashtu janë të interesuar. Në shtator 2024, Meloni priti në Romë kryeministrin britanik Keir Starmer, i cili u interesua për këtë iniciativë pasi më herët kishte deklaruar se një plan i ngjashëm britanik për të dërguar emigrantët në Ruanda ishte “i vdekur dhe i varrosur”. Një muaj më vonë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka shprehur mbështetje për qendrat e riatdhesimit jashtë BE-së, u bëri thirrje vendeve anëtare të nxjerrin “mësime nga protokolli Itali-Shqipëri”.

Kur Komisioni Evropian, zbuloi më 11 mars 2025 një kornizë të re ligjore që u lejon vendeve anëtare të ndërtojnë qendra riatdhesimi jashtë bllokut të BE-së, plani i Melonit mori dukjen e një projekti të mirëmenduar dhe në kohën e duhur.

Sipas një drafti të dokumentit të konceptuar nën presionin e qeverive anti-emigracion, korniza e re do të zëvendësojë një direktivë ekzistuese të vitit 2008 për të lejuar krijimin e “qendrave të kthimit” në vende të treta që respektojnë “standardet dhe parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.

Megjithatë, kjo kornizë, ndryshe nga marrëveshja Shqipëri-Itali e cila parashikon procesimin në vend të tretë të kërkesave për azil, i lejon këto qendra jashtë BE-së vetëm për kërkesat e dështuara për azil.

Kritikët thonë se skema italiane thjesht po i zgjat në mënyrë të panevojshme vuajtjet e një udhëtimi traumatik për emigrantët si Nizam.

“Është një eksperiment propagandistik, që sjell vuajtje për njerëzit,” thotë Rachele Scarpa, një deputete e Partisë Demokratike Italiane në opozitë. “Të drejtat themelore të njerëzve të pafat reduktohen në minimum”, shtoi ajo.

Silvia Calderoni, një avokate që përfaqëson Nizam dhe tre emigrantë të tjerë të transferuar bashkë me të në kampet në Shqipëri, refuzoi një kërkesë për intervistë me ta, duke thënë se klientët e saj kishin nevojë për ndihmë psikologjike para se të ishin gati për të folur në publik.

Ky rrëfim mbi rrugëtimin e Nizam, është i bazuar në dokumente të gjykatës dhe transkripte të intervistave të tij para autoriteteve, të cilat BIRN i ka.

E shpallur nga Meloni dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama, në vitin 2023, skema e përpunimit jashtë vendit të kërkesave për azil parashikon ndalimin e meshkujve të rritur nga të ashtuquajturat ‘vende të sigurta’, të kapur në ujërat ndërkombëtare pa dokumente identifikimi. Ata përballen me një proces të përshpejtuar shqyrtimi të azilit prej 28 ditësh, përpara riatdhesimit pothuajse të sigurt.

Italia fillimisht kishte planifikuar një buxhet prej 653 milionë eurosh për skemën përgjatë pesë viteve, por kostot reale janë rritur ndjeshëm ende pa filluar mirë puna.

Shpenzimet për ndërtimin e dy kampeve u rritën me më shumë se dy të tretat vitin e kaluar, nga një vlerësim fillestar prej 39.2 milionë eurosh në 65 milionë euro.

Meloni fillimisht parashikoi që kampet në Shqipëri do të përpunonin 36,000 emigrantë në vit, por skema ngeci menjëherë.

Më 4 tetor, Gjykata e Drejtësisë së BE-së (CJEU) vendosi që përcaktimi i një vendi si “i sigurt” duhet të vlejë për gjithë territorin e tij. Ky vendim u citua më pas nga një gjykatë në Romë, kur refuzoi të miratonte ndalimin e grupit të parë të emigrantëve të transferuar në Shqipëri po atë muaj.

Emigrantët u dërguan pas në Itali për të ndjekur procesin e rregullt të kërkimit të azilit, duke shkaktuar zemërimin e qeverisë së Melonit, e cila e cilësoi vendimin si tejkalim të kompetencave nga gjyqësori. Si përgjigje, qeveria e saj u përpoq të forconte bazën ligjore për projektin, duke miratuar me dekret një listë të re me 19 vende të “sigurta”, e cila në këtë formë u dekretua si ligj.

Por strategjia e Melonit dështoi. Kur një grup i dytë emigrantësh u dërgua në Shqipëri në nëntor 2024, gjykata në Romë pezulloi vendimmarrjen dhe ia referoi çështjen Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, CJEU.

Gjyqtarët italianë kërkuan nga CJEU në fund të tetorit të sqaronte nëse mund të bëheshin përjashtime nga përkufizimi i vendit të sigurt për kategori të caktuara njerëzish. Një seancë dëgjimore në CJEU u mbajt më 25 shkurt dhe vendimi i gjykatës pritet të jepet gjatë pranverës.

Pa pritur për vendimin e CJEU, Meloni vijoi me transferimet duke iu referuar një vendimi të Gjykatës së Lartë në dhjetor 2024, të cilin ajo e interpretoi se i jepte të drejtë qeverisë, jo gjykatave, për të përcaktuar vendet e sigurta. Por, ndërsa e drejta e qeverisë për të caktuar vendet e sigurta nuk është vënë asnjëherë në diskutim, gjykata theksoi se gjyqtarët kishin të drejtë të vlerësonin zbatimin e ligjit rast pas rasti.

Më 24 janar, anija ushtarake italiane Cassiopea u vendos rreth 20 milje larg brigjeve të Lampeduzës, ndërsa numri i emigrantëve nga Libia u shtua për shkak të kushteve të favorshme të motit.

Roja bregdetare italiane dhe policia financiare kapën 8 varka që udhëtonin drejt Lampeduzës, duke transferuar shumë nga ata që ndodheshin në bordet e tyre në Cassiopea. Këtu emigrantët u skanuan në bord për përshtatshmërinë e tyre për transferim në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, nga ata që u vlerësuan, 53 individë paraqitën dokumente identiteti dhe u dërguan në Itali për një proces të rregullt azili; 49 të tjerë – gjashtë nga Egjipti, një nga Bregu i Fildishtë, një nga Gambia dhe pjesa tjetër nga Bangladeshi – u vendos të transferoheshin në Shqipëri.

‘Të rraskapitur e mosbesues’

Një pjesë e grupit prej 49 emigrantësh të ndaluar në ujërat ndërkombëtare mes Libisë dhe Italisë zbresin nga anija Cassiopea të shoqëruar nga punonjës të policisë italiane dhe shqiptare që mbështesin operacionin. Emigrantët kalojnë procedura verifikimi e informimi në kampin e Shëngjinit dhe më pas dërgohen në qendrën e ndërtuar në Gjadër. Foto Nensi Bogdani | BIRN

Konfuzioni rreth destinacionit solli kaos brenda anijes. Sipas një grupi deputetësh të opozitës italiane dhe ekspertësh të të drejtave të njeriut që inspektuan kampet në Shqipëri, emigrantë kundërshtuan transferimin. Gjatë inspektimit, grupi tregoi se një emigrant egjiptian kishte thënë se ai dhe bashkatdhetarët e tij kishin refuzuar ushqimin në anije.

“Ata nuk e dinin që do të shkonin në Shqipëri”, tha Cipriana Contu, një avokate italiane e cila mori pjesë në inspektim.

“Ishte një moment rrënues, shumë i rëndë emocionalisht. Ai tha se kur mësuan se do të dërgoheshin në Shqipëri, filluan një grevë urie dhe disa shpërthyen në lot”, thotë ajo.

Papia Aktar, një përkthyes i bengalishtes dhe këshilltare ligjore me bazë në Romë, e pranishme gjithashtu gjatë inspektimit, tha: “Ata ishin të rraskapitur dhe mosbesues”.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme italiane, në dijeni për operacionin, por që foli në kushte të anonimatit, kundërshtoi: “Nuk kemi asnjë të dhënë për refuzim të ushqimit”.

Anija Cassiopea, u ankorua në Shëngjin rreth orës 7:30 të mëngjesit të 28 janarit.

Një reporter i BIRN, dëshmoi se si emigrantët zbritën nga anija në grupe prej 9-10 vetash, duke tërhequr zvarrë këmbët, ndërsa ecnin në rresht mes një kordoni oficerësh policie, mjekësh dhe ndihmësish. Ata ishin kryesisht të veshur me sandale dhe bluza të njëjta blu, disa ishin të mbështjellë me shalle apo kishin kapele për t’i mbrojtur nga ajri i ftohtë i dimrit. Duke shtrënguar në duar qese plastike me sendet personale, ata u zhdukën në kampin e vendosur në port.

Ded Bukaqeja, pjesë e valës së parë të emigrantëve shqiptarë që emigruan në Itali me anije në vitet ’90, tani pronar i një kompanie të telekomunikacionit që ofron shërbimin e internetit në kampe, ishte dëshmitar i mbërritjes së një prej grupeve të emigrantëve në Shqipëri.

“Ata ishin të rraskapitur, të tronditur thellë. Ishin për gjynah,” thotë ai për emigrantët që mbërritën në Shëngjin. “Kur i pashë ata të vuajtur ashtu, të gjitha mu kujtuan, origjinal si ne kur ikëm. Askush nuk ikën nga vendi i vet prej qejfi”, thotë ai.

Në kontejnerët gri të parafabrikuara të qendrës së pritjes në Shëngjin, emigrantët u kontrolluan për sëmundje infektive, iu dhanë rroba, u ushqyen dhe u informuan për procesin e azilit.

Gjatë kontrolleve mjekësore dhe psikologjike u zbuluan katër emigrantë të mitur. Një tjetër u identifikua si “vulnerabël”. Të pestë u zhvendosën menjëherë për në Itali për procedurën e rregullt të azilit, e cila mund të marrë vite për t’u përfunduar.

Zyrtari i Ministrisë së Brendshme, i cili foli me BIRN, tha se katër të miturit kishin pretenduar se ishin të rritur gjatë kontrolleve në varkë dhe i ndryshuan deklaratat e tyre pas mbërritjes në Shqipëri.

Por Scarpa, deputetja e opozitës që drejtoi inspektimin në kampe, tha se ata ka të ngjarë të kishin deklaruar moshën e tyre të saktë më herët nëse do të kishte më shumë kohë për t’u shpjeguar të drejtat e tyre.

Defektet e procesit të përshpejtuar

Dy karabinierë italianë në portin e Shëngjinit para anijes Cassiopea e cila solli në Shqipëri 49 emigrantë nga Bangladeshi, Egjipti e vende të tjera, si pjesë e planit të kontestuar të rialokimit të azilkërkuesve në vende të treta. Foto Nensi Bogdani | BIRN

Emigrantëve të mbetur në Shëngjin iu dhanë urdhra ndalimi, të cilët kërkonin miratimin nga gjykatat italiane brenda 48 orëve, më pas u transportuan në Gjadër, një qendër më e madhe rreth 20 kilometra në brendësi të tokës, e rrethuar me mure pesë metra të larta.

Aksesi në telefon ishte i kufizuar.

“Kur marrin në telefon dhe dëgjojnë ‘Alo’ nga familjarët në krahun tjetër, atëherë shpërthejnë në lot”.

“Ka prej tyre që kanë ditë që nuk kanë komunikuar dhe ka edhe familjarë që mund të mendojnë se kanë vdekur”, tha një ndihmëse ligjore shqiptare e punësuar nga Medihospes, një organizatë italiane që ofron shërbime duke përfshirë kujdesin shëndetësor, mbështetje psikologjike dhe ndihmë ligjore brenda qendrave të pritjes në të gjithë vendin.

Medihospes u përzgjodh vitin e kaluar nga qeveria italiane për të ofruar shërbime brenda kampeve shqiptare.

“Kur marrin në telefon dhe dëgjojnë ‘Alo’ nga familjarët në krahun tjetër, atëherë shpërthejnë në lot”, tha ndihmësja ligjore.

Autoritetet në Itali kryen intervistat për azil me emigrantët nëpërmjet lidhjeve online video. Transkriptet tregojnë se avokatët e tyre nuk ishin të pranishëm, praktikë standarde për intervista të tilla, siç pohoi Calderoni dhe një burim nga Ministria e Brendshme e Italisë. Megjithatë, një përkthyes ishte i pranishëm.

Nizami nuk ishte i vetmi nga Madaripuri. Veç tij ishin Malik*, 27-vjeç, dhe Rohan*, 22-vjeç.

Sipas transkripteve të intervistave të tyre me zyrtarët italianë, Malik kishte qenë student, por u detyrua t’i braktiste studimet dhe të merrej me punë në bujqësi për të mbështetur nënën e tij diabetike pasi i ati ndërroi jetë. Rohan u tha intervistuesve se emigroi për në Evropë me shpresën për të siguruar një jetë më të mirë për gruan dhe vajzën e tij ende të pa lindur. Në Libi, ai tha se ishte arrestuar nga policia dhe shitur te mafia. Ai tregoi se kishte qëndruar dy vjet i burgosur, ku u rrah dhe pësoi një frakturë në shpatull.

“Unë nuk kam studiuar asnjëherë, por ime bijë duhet të studiojë,” tha ai sipas transkriptit, gjatë intervistës me zyrtarët italianë që folën me emigrantët përmes lidhjeve video.

Malik u tha intervistuesve se fajdexhinjtë, të vendosur për të marrë pas shuma të mëdha nga paratë që i kishin huazuar, sulmuan dhe i thyen hundën të motrës në Bangladesh. Gjatë qëndrimit për 11 muaj në burgjet e Libisë ai thotë se ata që e mbajtën peng i shkulën thonjtë dhe e kishin djegur me bishta cigaresh.

“Kam shenja të dhunës që kam pësuar në Libi në të gjithë trupin,” citohet ai. “Nuk na jepnin ushqim, ujë dhe as na lejonin të laheshim. Na trajtuan mizorisht,” thotë ai.

Malik iu lut autoriteteve të mos e kthenin në Bangladesh. “Unë dua të më jepet mundësia të qëndroj në Itali për punë,” tha ai dhe shtoi: “Do doja që ta merrni në konsideratë me kujdes kërkesën time.”

Nizami bëri të njëjtin apel. “Kam një kërkesë për shtetin italian, të më dërgojë në Itali që të mund të gjej një punë. Me atë punë unë mund të mbështes familjen dhe të kem një të ardhme më të mirë,” tha ai.

Gjatë intervistave u zbulua një rast i dytë i një personi “vulnerabël”, i cili po ashtu u zhvendos në Itali. “Ne identifikuam një person vulnerabël pasi pamë që po çalonte. Më vonë mësova që kishte edhe shenja djegieje,” shpjegoi një ndihmës i dytë ligjor i punësuar nga Medihospes. Ai banon në Lezhë dhe kërkoi të ishte anonim.

Të gjitha kërkesat për azil që u paraqitën me mbërritjen e emigrantëve në Shqipëri, u refuzuan ditën e nesërme, më 29 janar. Emigrantëve, përfshirë Nizamin, Malikun dhe Rohanin, iu dha 7 ditë kohë për të apeluar vendimin e refuzimit.

Francesco Ferri, një ekspert nga ActionAid, i cili po ashtu ishte i pranishëm gjatë inspektimit në fund të janarit, e kritikoi shpejtësinë e kontrollit dhe procedurës, duke arsyetuar se ajo kryhej me shpejtësi që nuk lejonte zbulimin e traumës psikologjike.

Contu po ashtu tha se emigrantët që ajo takoi gjatë vizitës ishin konfuzë rreth procedurave ligjore dhe se atyre duhej t’u jepej më shumë kohë për të procesuar traumën.

“Dikush që ka kaluar një eksperiencë persekutimi ka nevojë për kohë, qoftë për ta përtypur që i është nënshtruar torturës dhe persekutimit dhe për të shprehur veten,” tha ajo. “Rreziku (nga përshpejtimi) është që ose nuk i tregojnë të gjitha ose duken kontradiktorë”.

Zyrtari i Ministrisë së Brendshme italiane e kundërshtoi këtë, duke thënë se emigrantëve u jepej akses falas në ndihmë ligjore, informacion i detajuar mbi të drejtat dhe merrnin sqarime 20-minutëshe në grup dhe konsultime individuale që zgjasnin 2-3 orë.

Një nga ndihmësit ligjorë të Medihospes, i cili dëshmoi se pa emigrantin vulnerabël me shenja të djegies, e mbështeti këtë narrativë: “Ne përpiqemi t’i ndihmojmë emigrantët dhe duam që aplikimet e tyre për azil të jenë të suksesshme”.

Një grup emigrantësh, të shoqëruar nga personeli i sigurisë, kalojnë pranë flamujve të Italisë dhe Bashkimit Evropian për të hyrë në qendrën e përpunimi në Shëngjin, Shqipëri. Foto Nensi Bogdani| BIRN

Sipas rregullimeve të parashikuara në skemën e procesimit të përshpejtuar të kërkesave për azil, autoritetet italiane duhet të sigurojnë miratimin nga gjykata për ndalimin e emigrantëve brenda 48 orëve.

Në dhjetor, në një përpjekje për të thyer ngërçin ligjor, Meloni e zhvendosi juridiksionin për vendimet e ndalimit nga gjykata e faktit në Gjykatën e Apelit të Romës. Ajo besonte se kjo e fundit do të ishte më mbështetëse ndaj nismës. Ndryshimi u bë ligj heshturazi, pasi u përfshi si një artikull brenda një ligji tjetër, për kuotat e vizave të punës të miratuar pak para Krishtlindjeve.

Drejtuesit e gjykatës caktuan 6 gjyqtarë për të vendosur për vendimet e ndalimit, përfshirë 4 që kishin marrë më herët vendime në dy rastet e mëparshme të grupeve të emigrantëve të dërguar në Shqipëri. Kjo nxiti spekulimet që kërkesa për ndalim do të refuzohej sërish.

Dëgjesat për urdhrat e ndalimit u zhvilluan më 31 janar në Romë, pas dyerve të mbyllura në një gjysmë dyzine zyrash të gjyqtarëve të përshtatura si salla gjyqi. Një reporter i BIRN pa përmes dyerve që hapeshin e mbylleshin gjyqtarët ndërsa përgatiteshin për të marrë në pyetje emigrantët përmes lidhjeve video në prani të përkthyesve.

Avokatët, të ulur në korridore, prisnin me ankth t’u vinte radha. Gazetarëve nuk iu lejua të ishin në sallë.

Për disa nga emigrantët pasiguria që shoqëron procesin ishte një goditje.

“I ndaluari qau gjatë gjithë seancës dëgjimore,” thuhet në transkriptin e dosjes së Nizamit.

Avokatja e tij, Calderoni, të cilës iu dhanë çështjet vetëm 24 orë para seancave dëgjimore, e kritikoi shpejtësinë e procesit. Ajo tha se kjo i dha shumë pak kohë të përgatitej dhe të fliste me emigrantët që përfaqësonte. “Ne u shtrënguam të punonim në errësirë,” tha ajo.

Në një vendim të lëshuar në mbrëmje të 31 janarit, gjykata rrëzoi 43 vendimet e ndalimit dhe ia referoi çështjen sërish CJEU. Gjykata po ashtu vendosi që emigrantët të dërgoheshin në Itali, në një goditje të re për Melonin.

Një video e bërë nga një punonjës shqiptar i portit, që u nda me BIRN, tregon se si emigrantët, që kishin tani çanta të mëdha të zeza në duar, u rreshtuan dhe përmes një rampe metalike hipën në një anije të rojës bregdetare italiane. Ndryshe nga dita e mbërritjes, tani ata kishin veshur xhupa të ngrohtë dhe këpucë.

Emigrantët mbërritën në Bari në mbrëmjen e 1 shkurtit. Ndërsa anija iu afrua portit, ata shihen teksa vështrojnë nga dritaret e anijes, një pjesë e tyre ishin të buzëqeshur. Protestues kundër kësaj skeme u mblodhën aty pranë duke mbajtur një baner ku lexohej “Mirësevini” dhe bënë thirrje kundër procedurës. Pasi zbritën nga anija, emigrantët u futën në autobusë dhe u transferuan në një qendër pritjeje në të dalë të Barit.

Ndërkohë, avokatët nxituan të apelonin kundër vendimeve të refuzimit të azilit për klientët e tyre. Contu konfirmoi se të gjithë kishin ankimuar refuzimin para afatit 7-ditor.

Ndërkohë, në Shqipëri, në Shëngjin dhe Gjadër kampet janë të zbrazëta. Stafi i mbetur i shpenzon orët e punës brenda kabinave parafabrikate ose duke pirë kafe në pak baret e hapura në bregdetin e Shëngjinit.

Nizam, Malik dhe Rohan tani nuk janë më të izoluar. Në qendrat e pritjes në Itali, rezidentët janë të lirë të lëvizin gjatë ditës. Calderoni tha se klientët e saj po “rikuperonin” dhe se shumë shpejt do të ishin në gjendje të punonin, ndërsa prisnin vendimin për ankimimet ndaj refuzimeve të kërkesave për azil që priten diku nga fundi i këtij viti.

Nizam po ashtu iu rikthye faqeve të tij në rrjetet sociale, duke postuar foto dhe video të vetes buzë Adriatikut, ose duke fotografuar destinacionet e Barit si “Teatro Margherita”. Një nga këto foto e tregon atë elegant duke qëndruar para një kafeneje, i rrethuar nga pemë pishash, me syze dielli dhe një bluzë të gjerë.

*Emrat e emigrantëve janë ndryshuar për të ruajtur privatësinë.

The post Itali-Shqipëri-Itali: Rrugëtimi i një emigranti brenda eksperimentit ‘Rama-Meloni’ për azilkërkuesit appeared first on Albeu.com.

Emigranti shpërthen keq ndaj Ramës, Berisha publikon VIDEO-n
Revolta i një emigranti në Greqi kundër kryeministrit Edi Rama, u bë viral në median sociale. Emigranti denoncon Edi Ramën, në prag të takimit në Selanik.

Ai tha se Edi Rama është një narkoman që merret vetëm me drogë.

“Edi Rama është kryeministri më i poshtër që ka bota. Sot kam ardhur këtu që ta shaj, t’ia them në surrat përballë. Vjen Edi Rama më kërkon votën këtu, është turp”, tha emigranti.

Videoja e këtij emigranti, u postua në “Facebook” edhe nga kryetari i opozitës, Sali Berishës.

Kujtojmë se Rama, u prit me protesta dhe revoltë brenda dhe jashtë sallës në Selanik. Si gjithmonë në takimet jashtë, Rama kishte marrë me vete ushtrinë e zyrtarëve dhe patronazhistëve nga Shqipëria.

The post Emigranti shpërthen keq ndaj Ramës, Berisha publikon VIDEO-n appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Emigranti shpëton fëmijën që rrezikonte të binte nga ballkoni në Spanjë
Një emigrant brazilian që jeton në Spanjë rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar një fëmijë i cili ishte varur në ballkonin të katit të dytë në qytetin bregdetar të Alicante. Piktori 29 vjeçar Felipe David Souza, po bëhej gati të shkonte në shtëpi kur dëgjoi britma jashtë banesës ku punonte. Hodhi një vështrim jashtë dhe pa turmën e njerëzve të mbledhur poshtë rrugës të cilët drejtonin gishtin drejt ballkonit.

“Pashë një djalë të vogël me gjysmën e trupit jashtë”, u tha më vonë Souza gazetarëve.

6-vjeçari kishte ngrirë nga frika në parmakët e ballkonit, ndërsa njërën këmbë e kishte të varur jashtë. Poshtë turma i bërtiste në mënyrë të dëshpëruar djalit që të hynte përsëri brenda. Në videon e publikuar në internet duket 29 vjeçari që del me shpejtësi nga një tjetër ballkon aty ngjitur dhe duke u kapur pas parvazit të ngushtë i afrohet fëmijës

“E bëra pa menduar,” tha ai.

Ndërkohë fqinjët kishin thirrur policinë dhe kishin filluar të nxirrnin jastëkë në rrugë në rast se ai do të binte. Panë sesi Souza u shfaq nga hiçi.

“Të gjithë e kishim zemrën në fyt.”

E ndërsa Souza I afrohej fëmijës kishte frikë se mos e trembte.

“Po e shikoja për ta mbajtur të qetë, duke dashur që të mos lëvizte. Është një distancë e shkurtër, por dukej kaq e gjatë.”

Video tregon Souza duke u afruar me qetësi drejt fëmijës, e kap lehtë tek këmisha teksa e ngre mbi parmakë. Për këtë gjest Souza është vlerësuar si hero, Një zyrtar nga këshilli i qytetit të Alicante i tha Souza-s se bashkia po planifikonte të vlerësonte trimërinë e tij në një ceremoni çmimesh në nëntor.

“Rrezikove jetën për të shpëtuar atë të të miturit”, – tha këshilltari Julio Calero, duke e përshkruar ndërhyrjen e Souzës si një “akt heroik me vlerë të pamatshme”.

Souza ka jetuar në Spanjë për 9 vjet, tregoi për lajmet Información.es. “Sigurisht, do ta bëja 50 herë nëse do të duhej. Unë jam vetë prind, kështu që gjithçka që mund të mendoja ishte se si doja që asgjë e keqe t’i ndodhte fëmijës”

The post VIDEO/ Emigranti shpëton fëmijën që rrezikonte të binte nga ballkoni në Spanjë appeared first on Albeu.com.

Dikur bënte protesta me shprehjen “Emigrantët nuk janë kriminelë”, azilanti pranon përdhunimin e minorenes në Oksford
Një azil-kërkues në Britani që i kishte shpëtuar kthimit në Afrikë nga dashamirësia e pilotit të avionit, tashmë pritet të dënohet me burgim të përjetshëm për përdhunimin e një minoreneje në Anglinë qendrore.

Madje 40-vjeçari Anicet Mayela, dikur bënte protesta jashtë qendrës së emigrantëve me një pankartë ku thuhej “Emigrantët nuk janë kriminelë”, dhe u ndihmua nga grupet e të drejtave për të shmangur deportimin e tij në Republikën e Kongos.

Gjykata e Oxford tha javës që shkoi se individi ka një rrezikshmëri të lartë pas dhunës së ushtruar ne sulm.

Në tentativën e parë të depërtimit në 2005, piloti kishte refuzuar të merrte emigrantin, duke argumentuar se ishte lënduar nga trajtimi i rojeve të sigurisë që e sollën në avion.

Tashmë ai është dërguar në paraburgim dhe javës që vjen do të marrë dënimin për sulmin e rëndë seksual, çka ka sjellë kritika të ashpra për zyrtarët që i dhanë të drejtë të mbetet në vend.

Deputeti konservator Marco Longhi tha: “Kjo ngre pikëpyetje të shumta për procesin ligjor që i lejoi atij të mbetet në Britani. Votuesit e mi janë të tërbuar që me një justifikim të vogël atij iu ndalua deportimi dhe tani kryen këtë krim të tmerrshëm”.

Ndërsa ish-ministri i emigracionit Robert Jenrick tha për rrjetin vendas The Sun, se çështjet kufitare janë menaxhuar ne mënyrë absurde e katastrofike 30 vitet e fundit nga qeveria.

The post Dikur bënte protesta me shprehjen “Emigrantët nuk janë kriminelë”, azilanti pranon përdhunimin e minorenes në Oksford appeared first on Albeu.com.

Emigranti vlonjat i dërgonte para të fejuarës për t’i kursyer, ajo i shpenzon me të dashurin e ri
Një 38-vjeçar nga Vlora është zhgënjyer nga dashuria. Vlonjati, emigrant prej një viti i dërgonte për çdo muaj një pjesë të pagës vajzës me të cilën ishte fejuar.

Këto para ia dërgonte që vajza t’i kursente për planet e tyre të së ardhmes. Mirëpo kjo e fundit i ka shpenzuar paratë me të dashurin e ri. Historia është bërë publike në “Aldo morning show”.

38-vjeçari jeton prej disa vitesh në Gjermani dhe ka dy vite që nuk ka ardhur në Shqipëri.

Ai është fejuar me vajzën, të cilën e ka njohur në rrjetet sociale. Ai ka pasur shumë besim te e dashura dhe për 1 vit resht i dërgonte një pjesë të pagës, në mënyrë që t’i kursente. Kur 38-vjeçari erdhi në Shqipëri, mësoi se e dashura e tij i kishte shpenzuar lekët me të dashurin e ri.

The post Emigranti vlonjat i dërgonte para të fejuarës për t’i kursyer, ajo i shpenzon me të dashurin e ri appeared first on Albeu.com.

“Qiranë ja paguaj unë, bredh me …”, emigranti shqiptar kap të fejuarën duke e tradhtuar (VIDEO)
Një burrë kontaktoi programin “1 Herë Mat” në Top Channel, pas dyshimeve se e fejuara e tradhtonte.

Klienti i tregoi detektives Shkënda Lili se prej shtatë vitesh ka një marrëdhënie me një vajzë. Por, sjellja e saj gjatë muajve të fundit e ka bërë të dyshojë. Ai tha se e dashura nuk flet me të si më parë, ndërsa i bën përshtypje jeta e saj luksoze, me veshje të shtrenjta.

Klienti: Kam dyshime se mes të fejuarës sime po ndodh një gjë që nuk e di. S’ia pranoj dot vetes, s’e pranoj dot.

Detektivja: Çfarë ke parë?

Klienti: Nuk është s’e kap parë gjë me sytë e mi. Sepse unë jetoj në Gjermani, kam një kompani atje, po luftoj, po punoj shumë, po bëj çdo sakrificë të mundshme që ta marr atë me vete atje, por nga mënyra si ajo po sillet kohët e fundit, por shoh gjëra që…

Detektivja: Është shumë e ndërlikuar situata juaj. Mund të më tregosh fillimin, si ka nisur historia, si jeni njohur?

Klienti: Ne jemi njohur në “Instagram”. Kemi shtatë vite bashkë. Gjëra shkonin shumë mirë deri në momentin, deri në momentin që ajo filloi të shoqërohej me një dy shoqe të vetat që i ka në klasë a në shkollë. Nuk e di se nuk më jep më detaje

Detektivja: Sa kohë ka që nuk flisni, nuk të jep detaje?

Klienti: Gati tre muaj, tre muaj e gjysmë…

Pas intervistës me klientin, ekipi i punës nisi hetimin, duke ndjekur objektivin, që ishte një 24-vjeçare, që studionte në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Nga dita në ditë, detektivët panë lëvizjet e dyshimta të vajzës me një mashkull rreth 30 vjeç, të cilin e takonte në darkë vonë e qëndronte me të deri në orët e para të mëngjesit. Në ditën e gjashtë, ekipi siguroi video të studentes, në momente intime me të dyshuarin. Pamjet më pas i kaluan në dorëzim klientit, që reagoi ashpër pasi zbuloi të vërtetën.

“Qiranë e paguaj unë, rrobat ia blen tjetri, me makinat e të tjerëve. Natën rrugëve, edhe me shisha…”, tha emigranti shqiptar, që vendosi të ndërpresë raportin me 24-vjeçaren./TCH

The post “Qiranë ja paguaj unë, bredh me …”, emigranti shqiptar kap të fejuarën duke e tradhtuar (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tragjike në Maqedoninë e Veriut, emigranti tenton t’i marrë armën policit, por ai e qëllon për vdekje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Maqedoninë e Veriut, ku policia ka qëlluar me armë një emigrant, i cili ka ndërruar jetë.

Ngjarja tragjike ndodhi te Kazerma në Gjevgjelisë, ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e SPB-Strumicë, Aleksandra Trajanova.

“Punonjësit e policisë kanë hetuar një automjet pasagjerësh tip “Mercedes”, me drejtues shtetasin K. J. (26) dhe mjetin motorik të pasagjerëve “Ford Focus”, i drejtuar nga S.B. (51), të dy nga Shkupi, në të cilin janë transportuar ilegalisht emigrantë.

Automjetet janë ndalur nga punonjësit e policisë, pas së cilës drejtuesit dhe emigrantët kanë tentuar të arratisen ndërsa K.J. ka sulmuar fizikisht një punonjës policie duke tentuar t’i marrë armën.

Në të njëjtën kohë, zyrtari policor ka qëlluar nga pistoleta e shërbimit dhe ka goditur njërin nga emigrantët, i cili me automjetin e policisë është transportuar menjëherë në spitalin e Mjekësisë Emergjente ku edhe ka ndërruar jetë”, ka bërë me dijeTrajanova. /albeu.com

The post Tragjike në Maqedoninë e Veriut, emigranti tenton t’i marrë armën policit, por ai e qëllon për vdekje appeared first on Albeu.com.

Plagosja e emigrantit egjiptian, AMP: Pezullohet nga detyra polici, kreu qitje të pavullnetshme nga terreni i vështirë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar sot për incidentin e ndodhur dje në Rrugën e Kombit, ku pas ndjekjes nga policia u plagos me armë një emigrant egjiptian.

Sipas AMP, në datë 04.12.2022 rreth orës 23:09, nga punonjës të Sektorit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Kukës është konstatuar gjatë rrugës automobilistike Milot – Kukës, në vendin e quajtur “Rubik”, një mjet furgon Volkswagen, i cili ecte me shpejtësi dhe në mënyrë jo të rregullt, duke krijuar dyshime.

Pas njoftimit dhe verifikimit nga Salla e Komandimit Kukës, rezultoi se mjeti furgon Volkswagen me targë AA 730 VM ishte dhënë me qera. Menjëherë pas verifikimit nga Salla e Komandimit, është komunikuar me shërbimet policore më të afërta me vendodhjen e mjetit ato të Patrullës së Policisë “Shqipoja” që kanë qenë me shërbim tek Ura e Drinit të Zi dhe u është kërkuar të ushtronin ndalimin dhe kontrollin e mjetit, pasi dyshohej se mund të ishte me emigrantë që vijnë nga Lindja e Mesme.

Pas marrjes së njoftimit, Patrulla e Policisë “Shqipoja” ka lëvizur në drejtim të fshatit Mamës, ku ishte konstatuar për herë të fundit furgoni i dyshuar dhe pas disa minutash lëvizje në aksin nacional, në vendin e quajtur Mamës kanë konstatuar furgonin të devijojë nga rruga kryesore dhe të futet në një rrugë dytësore. Ata kanë vazhduar ndjekjen e mjetit poshtë nënkalimit të fshatit Mamës-Kukës dhe pas rreth 100 metrash, drejtuesi i mjetit K. GJ. 29 vjeç ka ndaluar automjetin duke tentuar të largohej me vrap, kohë në të cilën personat që ndodheshin në furgon kanë tentuar gjithashtu t’i largohen forcave të policisë.

Në këtë moment, punonjësi i policisë Inspektor K.B. sipas deklarimeve të tij, ka nxjerrë armën dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër ka vazhduar ndjekjen e tyre, por duke qenë terren i vështirë me shkurre dhe lagështirë dhe në kushtet e errësirës është penguar duke kryer qitje të pavullnetshme me pistoletën që mbante në dorë. Për pasojë, është plagosur shtetasi egjiptian M. H. G, i cili ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e shpinës.

Menjëherë, punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin drejt Spitalit Rajonal të Kukësit të shtetasit egjiptian të plagosur, si edhe drejtuesit të mjetit furgon, i cili pësoi lëndime të lehta pasi u rrëzua nga një lartësi rreth 3 metra gjatë ndjekjes nga ana e punonjësve të policisë. Pasi kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Kukësit, ata janë përcjellë për në Spitalin e Traumës Tiranë dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në DVP Kukës janë shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje 12 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme për kryerjen e veprime hetimore të mëtejshme.

Është verifikuar dhe dokumentuar se drejtuesi i mjetit rezulton shtetasi K. GJ, 29 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë si person i dyshuar për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja e Urdhrit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik” parashikuar nga nenet 298/2 dhe 242 të Kodit Penal.

Ndërkohë, është bërë pezullimi nga detyra e punonjësit të policisë, Inspektor K. B., deri në përfundimin e hetimeve mbi këtë ngjarje.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar 3 gëzhoja pistolete të tipit GLOK që i përkasin armës së punonjësit të policisë K.B.

Njëkohësisht nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, janë duke u kryer hetime të plota për sqarimin e pozitës ligjore të punonjësve të strukturave të policisë të përfshirë në ngjarje dhe në përfundim të veprimeve hetimore dhe konkluzioneve të Prokurorisë do të përcaktohet përgjegjësia penale e punonjësve të policisë.

The post Plagosja e emigrantit egjiptian, AMP: Pezullohet nga detyra polici, kreu qitje të pavullnetshme nga terreni i vështirë appeared first on Albeu.com.

“Më jep paratë”, emigranti vret gruan e shokut, i kishte para borxh në Greqi
Foto ilustruese

Një 36-vjeçare, emigrante nga Bangladeshi është masakruar nga një bashkatdhetar i saj, 37 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Qipselit, Greqi.

Autori i krimit ka pasur mosmarrëveshje financiare me partnerin e viktimës dhe vajzën e kishte parë rastësisht në rrugë. Sapo ajo kaloi në rrugën Tenedou, 37-vjeçari e ndaloi dhe i kërkoi që t’i jepte paratë që i detyrohej bashkëshorti i saj.

Vajza është shprehur se nuk e njihte dhe nuk e kishte idenë se për çfarë po fliste, por ai e kishte qëlluar duke e lënë të mbuluar në gjak. Armën autori e hodhi në koshin e plehrave dhe u arratis për tu arrestuar më vonë.

Vajza u dërgua në spital nga kalimtarë të rastësishëm, por ndërroi jetë pak orë më vonë në spital.

The post “Më jep paratë”, emigranti vret gruan e shokut, i kishte para borxh në Greqi appeared first on Albeu.com.

Punoi në fushë gjithë ditën, emigranti 27-vjeçar vdes duke u kthyer me biçikletë në shtëpi
Një emigrant 27-vjeçar nga Mali në Itali ka humbur jetën, teksa po kthehej në banesë me biçikletë. Mediat italiane raportojnë se Camara Fantamadi, vdiq teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë në rrugën provinciale që lidh Tuturano me Brindisi.

Sipas të dhënave, i riu kishte punuar në fushë për shumë orë gjatë ditës. Autoritetet po hetojnë nëse vdekja ka ardhur për shkak të temperaturave të larta që kanë tejkaluar 40 gradë.

Ishin banorët e zonës që panë të riun teksa u shemb në tokë dhe njoftuan menjëherë ambulancën. Ndonëse iu dha ndihma e shpejtë  27-vjeçari nuk mundi të shpëtojë.

The post Punoi në fushë gjithë ditën, emigranti 27-vjeçar vdes duke u kthyer me biçikletë në shtëpi appeared first on Albeu.com.