emigrantëve Archives - Albeu.com

Cikli i ri i emigracionit po arrin kulmin? Ngadalësohen prurjet e emigrantëve, faktorët që kanë ndikuar
Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria, po shfaqin një tendencë ngadalësimi në muajt e parë të këtij viti, duke reflektuar indirekt se valës së re të emigracionit po i vjen kulmi.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave, bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 251 milionë euro në janar-mars 2025, me një rritje prej 3.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është niveli më i ulët i rritjes, që nga viti 2020. Në tremujorin e parë 2024, paratë që emigrantët sjellin në shtëpi ishin rritur me 13% dhe një vit më parë me 16%.

Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.

Të dhëna të tjera të Eurostat, tregojnë se ritmet e emigracionit të shtetasve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian, janë përshpejtuar vitet e fundit dhe kjo reflektohet në numrin e lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna nga shtetet e BE-së.

Në vitin 2023, u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të pare.

Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë. Në 2022-2023, u dhanë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë.

Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.

I gjithë ky fluks i ri të ikurish është reflektuar në një cikël të ri emigracioni. Vlerësohet se në 10-15 vite lidhjet me vendim amë fillojnë e zbehen, teksa emigrantët krijojnë një jetë të re, në shtetin ku kanë emigruar. Kjo ndodhi me valën e parë të emigracionit të pas viteve ’90, që çoi në një rënie të prurjeve pas vitit 2008.

Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale, ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania./Monitor

The post Cikli i ri i emigracionit po arrin kulmin? Ngadalësohen prurjet e emigrantëve, faktorët që kanë ndikuar appeared first on Albeu.com.

Tom Doshi thirrje emigrantëve nga Kukësi: Asnjë nga partitë e mëdha nuk ka menduar për këtë zonë të varfër
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, prezantoi në Kukës, programin elektoral, ku në fokus janë shëndetësia dhe shtresat në nevojë.

“Fokusi jonë është luftë ndaj kancerit dhe mjerimit. Ky është misioni jonë. Janë 80 mijë të sëmurë me kancer në Shqipëri. Prej 20 vitesh në qeveri Berisha dhe Rama, askush nuk investoi për këto persona. Janë 1 milion shqiptar të varfër. Thonë do futemi në Europë, si do hymë në Europë. Po të mos i mbajë emigracioni Kukësin dhe Hasin çfarë jetese do kishin bërë”.

Kreu i PSD i bëri thirrje banorëve dhe kuksianëve në diasporë,  që të votojnë kandidatin për deputet në këtë qark, Astrit Cengu.

“Ju e shihni sot presionin që bëhet në administratë që të mos na votojnë ne. Nuk duan ta lënë të lirë qytetarin që të votojë. Duan të votojnë Astritin dhe jo Ed Shalsin sepse Ed Shalsi nuk ka lidhje me Kukësin. Më mori një natë Ed Shalsi në telefon dhe i thashë Edi çfarë do ti në Kukës e Has, ty të duhet përkthyes atje se nuk të marrin vesh. Edhe ky tjetri që është në listë të PD, çfarë ka bërë për Kukësin, a ishte deputet. Ai e ka blerë mandatin sepse Berisha në listë të mbyllur i ka kërkuar lekë për të mbajtur partinë. Ju që jeni këtu, bashkë me njerëzit që keni në Diaspora të kontribuojnë të gjithë dhe të votoni numrin 11, PSD dhe Astrit Cengun”.

I bindur për marrjen e një mandati, kandidati Cengu kërkoi votat e banorëve të qarkut të Kukësit.

“Kërkoj mbështetjen e kuksianëve, hasjanëve, tropojanëve dhe kërkoj edhe mbështetjen e kosovarëve që kanë pashaportizimin në Kukës. Këto zgjedhje për qarkun e Kukësit do të jenë surprizë për PSD me një fitore të thellë”.

Për kuksianët, tani është momenti për të zgjedhur përfaqësues në Parlament, një banor të Kukësit që jeton dhe punon me ta.

PSD synon që, përmes zgjedhjeve të 11 majit, për herë të parë të sigurojë një mandat edhe në qarkun e Kukësit.

The post Tom Doshi thirrje emigrantëve nga Kukësi: Asnjë nga partitë e mëdha nuk ka menduar për këtë zonë të varfër appeared first on Albeu.com.

Taulant Balla kërkon votën e emigrantëve në Toronto: Dhjetë vitet e fundit, transformim i vërtetë
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u zhvendos në Kanada për turneun e tij informues në Amerikën e Veriut. Në Toronto u takua me dhjetëra shqiptarë që i falënderoi për imazhin e mirë që i kanë dhënë Shqipërisë.

“Secili prej jush me punën që bën, me biznesin që ka, profesionin që ka, i ka bërë nder Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe shqiptarët këtu në Kanada vlerësohen si komuniteti i integruar plotësisht.

Ju falënderoj me gjithë zemër. Largimi juaj ka lënë një boshllëk në Shqipëri, sepse në Kanada kanë ardhur kryesisht profesionistë të fushave të ndryshme. Kanadaja ka qenë pak përzgjedhëse dhe, ua themi, na ka marrë më të mirët”.

Balla përmendi faktin se në sallë para tij kishte ish pjesëmarrës në grevën e studentëve në vitin 1990 dhe madje themelues të PD që e nisën me thirrjet ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europën.

“Tani shumë vite kanë kaluar. Mund të themi se Shqipëria është vonuar. Nuk po hyj në diskutim pse jemi vonuar. Po jua them me plot siguri, ky mandat i ri është ai ku do ta shohim Shqipërinë pjesë e BE. Po jua them si politikan i vjetër, 20 vjet tashmë, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, se dhjetë vitet e fundit kanë qenë 10 vite të rëndësishme transformimi të vërtetë dhe përmbushjes së këtyre kushteve. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, ndaj kam ardhur këtu t’ju kërkoj të regjistroheni”.

Shqiptarët këtu ka rëndësi të tregojnë pjesëmarrje, tha Balla, duke iu referuar edhe një pjesëmarrësi në takimin e Detroitit që pasi përfundoi takimi u ngrit me telefon në dorë.

“Unë jam i gatshëm që këto takime në diasporë t’i bëjmë të gjithë bashkë, të kursejmë dhe qiratë e sallave dhe natyrshëm të tregojmë edhe këtu në diasporë të paktën të mos transferojmë këtu sherret e përditshme të politikës në Shqipëri. Ndjehem ndonjëherë i habitur, isha në një takim të madh në Detroit, u ngrit njëri nga ata që bënte atë filmimin se duhej furnizuar Facebook-u i njërit në Tiranë, një harxhim kohe kot, ndërkohë që ne mund të flasim realisht për gjëra konkrete sesi mund t’i bëjmë më mirë punët në Shqipëri”.

Pas zgjedhjeve, edhe politika shqiptare do ketë një qasje tjetër ndaj diasporës, parashikon Balla.

“Si unë edhe kolegë të tjerë do vijnë shumë më shpesh në Toronto, për llogaridhënie. Të njëjtën gjë kemi bërë, unë jam një deputet që nuk kam munguar në takime me zgjedhësit në zonën time elektorale. Ne do kemi përfaqësues të diasporës në listat tona”.

Balla bëri një përmbledhje të mënyrës se si mund të regjistrohen shqiptarët e Kanadasë në Kqz.gov.al dhe kërkoi votën për Partinë Socialiste, duke thënë se nuk ka ofertë më të mirë se ajo e socialistëve sot për sot.

“Unë ju them me plot bindje se ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka, për momentin të paktën. Ka dhe një arsye tjetër. Të tjerët, ata që janë konkurrentët tanë të drejtpërdrejtë, nuk përmbushin asnjë prej kushteve që duhet të plotësojë një ofertë politike: një ekip, një udhëheqës, një program. Ne i kemi të tre. Ata përballë nesh, udhëheqës jo e jo, biem të gjithë dakord unanimisht. Ekip, o zot na ruaj. Program, të marrtë të keqen Sudja, Vehbiu, Vefa etj. Sepse një parti që në këto 30 vite ka qenë 13 vjet në pushtet, nuk mund të premtojë unë do t’i bëj pensionet kaq. Nuk bëhen se do të kishim dashur dhe ne”.

Balla bëri një ekspoze të asistencës që u jepet pensionistëve, pavarësisht vështirësive të trashëguara nga rënia e sistemit të dikurshëm, rritjes ekonomike të trefishuar, përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në botë dhe ardhjes së liderëve të huaj, përfshi një vizitë e ardhshme e kryeministrit kanadez për samitin e NATO-s.

The post Taulant Balla kërkon votën e emigrantëve në Toronto: Dhjetë vitet e fundit, transformim i vërtetë appeared first on Albeu.com.

Rama u drejtohet emigrantëve: Kthehuni, Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne, kafen e kanë si lëng gështenjash
Të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”, ishin Dhurata dhe Sofo.

Ata kanë një agroturizëm në Tragjas të Vlorës.

Mes diskutimeve dhe batutave mes tyre dhe kryeministrit, çifti thanë se kanë një djalë që punon jashtë vendit, në Gjermani, ndërsa vajzat jetojnë në Shqipëri, ku e ndihmojnë herë pas here me biznesin.

Ai po punon si marangoz në Gjermani, ku jeton së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre. Kryeministri ‘e kritikoi’, duke bërë thirrje që të kthehej në vendin e tij.

“Ajo kafja e gjermanëve është sikur pi lëng gështenje”, tha Rama.

“Atje ka taksa, transporte etj. Ndërkohë po të vijë këtu dhe të zgjeroni atë që kam parë unë, që është një mrekulli, do t’i dalë më mirë atij. I del më mirë llogaria, me laps. Agroturizmi taksa nuk ka, tvsh e kemi bërë 6%. Le që ju nëse jeni nën atë nuk paguani tvsh.

Kemi një program të ri që do shpallim së shpejti, që do japim mbështetje financiare për këto aktivitete ju me atë që keni bërë e merrni atë mbështetjen. Është një mbështetje e kombinuar kredi e bute më grand dhe e bëni tamam, tokë keni atje. Ça bën ai atje Gjermani, marangoz, e mori profesionin atje le të vijë të punojë këtu. Është bërë e vështirë në Gjermani për gjermanët, jo më për ne”, shtoi Rama.

The post Rama u drejtohet emigrantëve: Kthehuni, Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne, kafen e kanë si lëng gështenjash appeared first on Albeu.com.

Kundër qendrave të emigrantëve, qindra aktivistë të shoqërisë civile italiane dhe shqiptare protestë në Shëngjin
Dhjetra aktivistë shqiptarë dhe italianë, kanë protestuar këtë të diel nën moton “Marrëveshje ilegale, rezistence globale” tek porti i Shëngjinit kundër marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit për strehimin në Shqipëri të refugjatëve nga vendet afrikane që kapen në ujërat ndërkombëtare.

Protesta e tyre vjen në një kohë kur si kampi i Shëngjinit, po ashtu dhe i Gjadërit, janë boshatisur, madje edhe nga punonjësit, pasi Gjykata e Romës bllokoi dërgimin e refugjatëve.

Një prej protestuesve deklaroi për mediat se do vazhdojnë protestat kundër kësaj marrëveshje, pasi sipas tij kërkojnë një Europë, Shqipëri dhe Itali më demokratike.

“Kemi protestuar me aq sa kemi mundur kundër kësaj marrëveshje. Është një farë shtyse shumë e fortë që jo vetëm këtë marrëveshje, por me të gjitha këto lloj marrëveshjes ta vazhdojmë rezistencën tonë.

Solidariteti juaj është forcë për ne, forcë për të gjithë ata emigrantë.

Europa që ne duam nuk është Europa e Melonit, nuk është Europa e Von der Leyen, nuk është Europa e Ramës, por e demokracisë,.

Ne do të luftojmë dhe do jemi për një Europë më demokratike, një Itali më demokratike dhe një Shqipëri me demokratike, ku emigrantët të jenë pjesë integrale e shoqërisë dhe të trajtohen si gjithë të tjerët me të drejta të barabarta”, tha ai.

Azikërkuesit u kthyen në Itali, pas vendimit të Gjykatës së Romës, e cila pasi vendosi kthimin e tyre në shtetin fqinj, ia referoi çështjen Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, për shak se ata vini nga vende të konsideruara jo të sigurta nga kjo gjykatë.

The post Kundër qendrave të emigrantëve, qindra aktivistë të shoqërisë civile italiane dhe shqiptare protestë në Shëngjin appeared first on Albeu.com.

Kampet e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër/ Georgia Meloni: Duhen edhe pak javë për të nisur projektin!
Ditën e djeshme, kryeministrja italiane Giorgia Meloni,  ka deklaruar se Italia po punon me seriozitet të jashtëzakonshëm për projektin me Shqipërinë, duke shtuar se e gjithë bota ishte e fokusuar në këtë iniciativë.

“Do të duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë e përsosur. Do të kisha preferuar që të kishte filluar më herët. Sytë e botës janë përqendruar në këtë iniciativë”, deklaroi Meloni pas takimit me homologun britanik Keir Starmer.

“Nuk i kam problem kritikat. Modeli që qeveria italiane ka projektuar si qendër për përpunimin e kërkesave për azil nën juridiksionin italian dhe europian në një vend të huaj nuk ishte provuar më parë. Nëse funksionon, dhe besoj se do të funksionojë, të gjithë do të kuptojnë se ekziston një mënyrë edhe për elementin e frenimit të grupeve kriminale”, theksoi ajo, shkruan Ansa.

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, ka ngjallur interes të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri britanik Keir Starmer që ndodhet në Itali, u takua me homologen Giorgia Meloni, ndërsa në fokus të bisedës do të jetë edhe lufta ndaj emigracionit të paligjshëm.

Vetë Starmer ka thënë se është “i interesuar” të mësojë rreth skemës së Italisë për të dërguar emigrantët në Shqipëri

The post Kampet e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër/ Georgia Meloni: Duhen edhe pak javë për të nisur projektin! appeared first on Albeu.com.

Kampet e emigrantëve në Gjadër e Shëngjin/ Georgia Meloni porosi të vetëve: Bëni kujdes, do përpiqen të na vënë shkopinj me rrota
Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni, ka deklaruar se brenda pak javësh do të jetë gati protokolli në lidhje me qendrat e pritjes së emigrantëve, në Gjadër dhe Shëngjin.

Ajo u ka dhënë porosi anëtarëve të partisë së saj që të jenë të kujdesshëm, pasi do të jenë nën vëzhgimin e të gjithë botës.

“Brenda pak javësh do të jetë gati Protokolli me Shqipërinë dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe skrupuloz ndaj këtij projekti sepse sytë e botës i kemi mbi ne. Të gjithë e kuptojnë se kjo nismë mund të ndryshojë tërësisht mënyrën e menaxhimit të emigracionit të parregullt. Ata të cilët janë të interesuar që emigracioni i paligjshëm të vijojë, do të përpiqen të na vënë shkopinj nën rrota”, ka thënë Meloni, sipas Ansa.

The post Kampet e emigrantëve në Gjadër e Shëngjin/ Georgia Meloni porosi të vetëve: Bëni kujdes, do përpiqen të na vënë shkopinj me rrota appeared first on Albeu.com.

Vende pune ka, por problemi është aftësia/ Rama thirrje emigrantëve: Nëse ktheheni nga Greqia, do të fitoni më shumë
Kryeministri i vendit Edi Rama, u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të kthehen për të punuar në vendin e tyre, teksa u shpreh se në industrinë e turizmit në Shqipëri, paguhet njësoj si në shtetet përreth.

Gjithashtu, kreu i qeverisë theksoi se vende pune ka, por problemi është aftësia.

Rama shtoi se shqiptarët të cilët punojnë në Greqi në sektorin e turizmit, po të kthehen në Shqipëri në fund të muajit do të kenë bilanc të ardhurash më pozitiv.

“Në industrinë e turizmit në Shqipëri, jo vetëm që ka vende pune, por me gatishmërinë për të paguar njësoj si në vendet rreth e rrotull.

Problemi është aftësia, përtej paragjykimeve dhe keqinformimit, që pengon njerëz që nga vendi ynë kanë shkuar në Greqi që punojnë në sektorin e turizmit atje dhe po të kthehen dhe të angazhohen këtu, padiskutim në fund të muajit do të kenë bilanc të ardhurash më pozitiv. Do të jenë pranë shtëpisë së tyre, do të kenë shpenzime më modeste transporti, taksa më të ulëta e me radhë. Kjo vlen për të gjitha fushat”, tha Kryeministri.

The post Vende pune ka, por problemi është aftësia/ Rama thirrje emigrantëve: Nëse ktheheni nga Greqia, do të fitoni më shumë appeared first on Albeu.com.

Vota e emigrantëve/ Celibashi: Palët duken të angazhuara, propozova që KQZ të administrojë procesin
Pas mbledhjes së grupimeve të dialogut politik për Reformën Zgjedhore, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se palët duken të angazhuara për realizimin e votës së emigrantëve.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se ka propozuar që KQZ të administrojë këtë proces nëse realizohet.

Gjithashtu, ai shtoi se votimi nga jashtë duhet të realizohet nëpërmjet internetit.

“Nëse nuk do të kemi rregullat për votimin nga jashtë brenda këtij sesioni të kuvendit, thuajse me siguri absolute votimi nga jashtë nuk mund të realizohet në 2025.

Nga ajo që pashë në këtë format tavoline, duket që palët janë të angazhuara seriozisht.

Nuk e di nëse do të prodhojnë rezultat, por duket që ka interes dhe vullnet për një zgjidhje në lidhje për këtë çështje duke e parë nga natyra e pyetjeve.

Çështja e afatit ka rëndësinë e vet por ajo që propozova është që të jetë institucioni i KQZ, ai i cili administron kërkesat e atyre votuesve që duan të votojmë jashtë territorit.

Gjithë këtë proces ta administrojë KQZ.

Nëse do të konsiderohej ideja që propozoj, mendoj që votimi të kryhet ose nëpërmjet internetit ose në mënyrë tjetër elektronike.

Nuk mendoj se është votimi me postë si zgjidhja më e mirë për rastin e Shqipërisë.

Një ndër opsionet është ai i kombinuar ku fleta dërgohet në mënyrë elektronike”, tha Celibashi.

The post Vota e emigrantëve/ Celibashi: Palët duken të angazhuara, propozova që KQZ të administrojë procesin appeared first on Albeu.com.

Rama kujton sakrificat e emigrantëve: Ndërruat emrin, përjetuat poshtrimin e fshesave të zeza, por triumfuat
Gjatë fjalës së tij para emigrantëve në Athinë, kryeministri i vendit Edi Rama, nga stadiumi “Galatsi”, ka kujtuar sakrificat e tyre si emigrantë.

Kreu i shtetit u shpreh se shqiptarët kanë bërë punët më të rënda, u është dashur të ndryshojnë emrin për të fituar dokumentet  dhe të shohin fëmijën duke qarë, sepse i mohoheshin ceremonitë e flamurit nëpër shkolla, vetëm për faktin se ishin shqiptarë.

Por, pavarësisht të gjitha vështirësive, ata ia kanë dalë të fitojnë respektin në shoqërinë greke.

Gjithashtu, Rama theksoi se Greqia është sot e shqiptarëve, po aq sa është e vetë grekëve.

Edi Rama: “Fatet tona janë të pandashme, dhe se përgjigjet për të ardhmen nuk mund të gjenden tek e shkuara. Ju vëllezër dhe motra kapërcyet male, dolët pa dalë drita për të pritur nëpër sheshe, gjakosët duart dhe dërrmuat kurrizin me punët më të rënda. U përballët me arrogancën e fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Bëtë nga dy tre punë, përjtuat poshtrimin e fshesave të zeza të fundshekullit të ’20, kur ju shkulnin nga shtëpitë për t’ju deprtuar në Shqipëri. Shumë nga ju ndërruat emrat që ju kishte vënë nëna dhe baba për të marrë dokumentat e punës dhe regjistruar fëmijët në shkollë. Ju shqiptarët e Greqisë e patë fëmiëjn të mbytej në lot se kishte dalë më i miri në shkollë, por nuk iu dha e drejta e ceremonisë së flamurit. Dhe faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dy krenare dhe nuk kishte lindur nën mbrojtjen e kryqit të bardhe. Ja ku jeni, ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat.

Sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi nën këtë qiell, por asnjë fuqi nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu. Hap pas hapi ju dolët nga errësira e mbijetesës si resident të damkosur të këtij vendi, në dritën e jetës si qyetarë të barabartë të këtij shteti. Ju arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend. Ju i bëtë vetes vendin tuaj në shoqërinë greke, duke fituar respektin e punëdhënsëi, repsektin e fqinjit dhe dinjitetit e një njeriou të lirë në një vend demokratik. Ju erdhët, luftuat, fituat. Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve. Bashkë me grekët ju shqiptarët jeni evropianët e Greqisë”.

The post Rama kujton sakrificat e emigrantëve: Ndërruat emrin, përjetuat poshtrimin e fshesave të zeza, por triumfuat appeared first on Albeu.com.