emigrantet e paligjshem Archives - Albeu.com

Për emigrantët e paligjshëm të gjithë po kopjojnë “modelin e Shqipërisë” të Melonit, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet
Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të gjithë mbështesin linjën e qeverisë italiane mbi migracionin. Në Bruksel, Ursula von der Leyen, shpjegoi se BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”.

Në praktikë, do të propozohen “rregulla të përbashkëta për kthimet” me “një urdhër të ri evropian për kthim dhe njohje të ndërsjellë të vendimeve të kthimit nga Shtetet Anëtare”.

Nuk do të jenë më vetëm shtetet individuale që i kthejnë emigrantët mbrapsht, por e gjithë Evropa. Një rregullore që është “më e qartë dhe më e thjeshtë”, që “parandalon arratisjet” e emigrantëve të paligjshëm dhe “lehtëson riatdhesimin e qytetarëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vendet e treta”.

“Ata që riatdhesohen me forcë”, shpjegoi Ursula, “do të ndalohen të hyjnë. Dhe ne do të jemi më të rreptë. Kur ka rreziqe sigurie, ne do të jemi të vendosur. Por gjithashtu do të sigurohemi që të veprojmë në përputhje të plotë me detyrimet tona sipas ligjit ndërkombëtar…”.

Ky rregull i ri nga BE i referohet marrëveshjes Itali-Shqipëri, një pakt që ka nisur të funksionojë, pavarësisht se gjykatat italiane kanë dhënë vendime kundër.

Por tashmë me ligjin e ri evropian, asnjë gjykatë nuk mund të dalë kundër. Edhe Anglia madje po e sheh këtë mundësi dhe po negocion me Kosovën për të ndërtuar qendra emigrantësh, si në Gjadër të Lezhës.

The post Për emigrantët e paligjshëm të gjithë po kopjojnë “modelin e Shqipërisë” të Melonit, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet appeared first on Albeu.com.

Kalimet me gomone drejt Anglisë, arrestohet “shefi” shqiptar i grupit që kontrabandonte emirgantë
Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit për kontrabandën e njerëzve.

I riu u arrestua nga oficerët e NCA mëngjesin e të enjtes në shtëpinë e tij në Cheshunt, Herts, me dyshimin se ka ndihmuar në emigracionin e paligjshëm.

24-vjeçar shqiptar dyshohet se ishte organizatori kryesor i një grupi kriminal që rregullonte kalimin me gomone të emigrantëve.

Ai dyshohet gjithashtu se ka përdorur një pasaportë, të siguruar përmes mashtrimit, për të hapur një numër llogarish bankare, të cilat janë përdorur për depozitimin dhe pastrimin e parave të bëra nga kriminaliteti.

“Ky arrestim është bërë pas një hetimi disamujor për kontrabandën e njerëzve duke përdorur gomone  përtej Kanalit. NCA nuk do të lërë gur pa lëvizur, në çdo hap të rrugës së kontrabandës së njerëzve, për të luftuar autorët e krimit të organizuar të imigracionit”, tha shefi i Operacioneve të NCA, Andy MacGill./albeu.com

The post Kalimet me gomone drejt Anglisë, arrestohet “shefi” shqiptar i grupit që kontrabandonte emirgantë appeared first on Albeu.com.

Transportonin emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave me 3 automjete, dy të arrestuar në Korçë
Policia ka vënë në pranga dy persona, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin, po transportonin 21 emigrantë të paligjshëm me 3 makina. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet me të cilin lëviznin këta shtetas, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga transportimi i emigrantëve dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 14”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Bashkëpunëtorë për të transportuar me 3 automjete, 21 emigrantë, kundrejt pagesave 300-1000 euro, arrestohen 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Këta 4 shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, si drejtues të automjeteve me emigrantë dhe si mbikëqyrës të rrugës, për të shmangur patrullat e Policisë.

Sekuestrohen 3 automjetet, një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 14”.

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit E. K., 28 vjeç dhe F. Dh., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. S., 36 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë dhe N. T., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. K., i cili transportonte me një automjet tip “BMË X5”, 7 emigrantë.

Gjithashtu, shërbimet konstatuan se dhe shtetasit R. S. dhe N. T. transportonin me një automjet “Tuareg”, që lëvizte pas automjetit të shtetasit E. K., 14 emigrantë. Sapo janë sinjalizuar për të ndaluar automjetin, të dy këta shtetas e kanë braktisur atë dhe janë larguar me vrap. Vijon puna për kapjen e tyre.

Në vijim të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga edhe shtetasi F. Dh., i cili u konstatua teksa qarkullonte me një automjet tip “Volvo”, përpara 2 automjeteve të tjera, për të mbikëqyrur rrugën, me qëllim shmangien e patrullave të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet me të cilin lëviznin këta shtetas, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga transportimi i emigrantëve dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The post Transportonin emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave me 3 automjete, dy të arrestuar në Korçë appeared first on Albeu.com.

“Emigrantët e paligjshëm do i dëbojmë”, Sunak: Do të shkatërrojmë biznesin që bëhet me trafikun e qenieve njerëzore
Kryeministri britanik Rishi Sunak tha të martën se emigrantët që do të “hyjnë në Britani me anije të vogla” do të ndalohen dhe do të dëbohen shpejtësi.

Sipas projektligjit të  qeverisë britanike, personave që hyjnë në mënyrë të paligjshme në vend nuk do t’u lejohet të bëjnë kërkesë për azil dhe do të dëbohen në vendet e tyre apo në të ashtuquajturat vende të treta të sigurta.

Ata që hyjnë në mënyrë të paligjshme në vend nuk do të mund të përdorin më ligjet kundër skllavërisë me qëllim që të pengojnë kthimin e tyre.

“Sot po prezantojmë projektligj që e bën të qartë se nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme nuk do mund të kërkoni azil. Ne do të ndalojmë ata që hyjnë ilegalisht dhe do t’i kthejmë brenda disa javësh në vendin e tyre ose në një vend të tretë të sigurt, si Ruanda. Pasi të jeni kthyer, do t’u ndalohet përgjithmonë, ashtu si në Amerikë apo Australi, që të hyni sërish në Britani. Kjo është mënyra se si ne do të shkatërrojmë modelin e biznesit të trafikimit të njerëzve dhe do të rimarrim nën kontroll kufijtë tanë”, tha zoti Sunak.

Zoti Sunak, e ka përcaktuar si një prej pesë përparësive të tij ndalimin e anijeve, pasi numri i emigrantëve që mbërritën në bregun jugor të Anglisë kapërceu në mbi 45 mijë vitin e kaluar.

“Njerëzit duhet të dinë që nëse vijnë këtu në mënyrë të paligjshme do të ndalohen dhe do të dëbohen menjëherë. Kur kjo të ndodhë dhe do ta dinë se po ndodh nuk do të vijnë më dhe anijet do të ndalen”, tha kryeministri Rishi Sunak në një konferencë për shtyp mbi projektligjin që synon të ndalojë qëndrimin e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Zemërimi mbi rritjen e imigracionit ka luajtur një rol përcaktues në politikën britanike në 10 vitet e fundit dhe konservatorët e kryeministrit Sunak shpresojnë se duke ashpërsuar masat mund të rrisin mbështetjen popullore.

Sipas sondazheve ata kanë një mbështetje prej rreth 20% më të ulët se Partisë Laburiste në opozitë.

“Është krejt e padrejtë për qytetarët britanikë që kanë hapur shtëpitë për refugjatët e vërtetë që tani duhet të shpenzojnë rreth 6 milionë paund në ditë për strehimin e emigrantëve në hotele”, tha zoti Sunak.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për propozimin i cili do u mohonte njerëzve të drejtën për azil, “pavarësisht nga sa të vërteta dhe bindëse” mund të jenë rastet.

Qeveria birtanike shkruan në faqen e parë të projekligjit se ai mund të mos përputhet me detyrimet e Britanisë së Madhe në kuadër të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke lënë të kuptohet se mund të përballet me sfida ligjore nëse miratohet.

Përfaqësues të opozitës dhe organizatave bamirëse kanë ngritur pikëpyetje nëse planet e fundit të qeverisë do të rezultojnë më të frytshme se përpjekjet e mëparshme në 5 vitet e fundit për të ndalur njerëzit të hyjnë ilegalisht me anije në Britani./VOA

The post “Emigrantët e paligjshëm do i dëbojmë”, Sunak: Do të shkatërrojmë biznesin që bëhet me trafikun e qenieve njerëzore appeared first on Albeu.com.

Emigrantët me gomone në Britani, Suella Braverman shpalos projekligjin me 8 pika: Do t’i dëbojmë me shpejtësi
Sekretarja e Brendshme britanike ka zbuluar projektligjin e ri të migracionit të paligjshëm në të cilin thuhet se emigrantët që mbërrijnë me gomone do të “largohen me shpejtësi”.

Suella Braverman tha: “Ata nuk do të ndalojnë së ardhuri këtu derisa bota ta dijë se nëse hyni ilegalisht në Britani, do të ndaloheni dhe do të largoheni me shpejtësi në vendin tuaj. Dhe kjo është pikërisht ajo që do të bëjë ky projektligj. Kështu do të ndalojmë gomonet.”

Ajo gjithashtu u shpreh se projektligji, i cili u prezantua zyrtarisht të martën pasdite, do të nënkuptojë se rishikimet gjyqësore të minutës së fundit “të kryera vonë natën pa asnjë shans për të marrë çështjen tonë apo edhe për të apeluar vendime” nuk lejohen më.

“Sigurisht, Britania e Madhe do të kërkojë gjithmonë të mbështesë ligjin ndërkombëtar dhe kam besim se ky projektligj është në përputhje me detyrimet ndërkombëtare”, tha Braverman.

Në faqen e parë të projektligjit të botuar, një deklaratë nga Braverman thotë: “Unë nuk jam në gjendje të bëj një deklaratë që, sipas mendimit tim, dispozitat e Projektligjit të Migracionit të Paligjshëm janë në përputhje me të drejtat e Konventës, por qeveria megjithatë dëshiron të vazhdojë me projektligjin”.

Pikat e planit:

• Njerëzit që mbërrijnë me gomone do të ndalohen brenda 28 ditëve të para pa lirim me kusht ose shqyrtim gjyqësor dhe mund të ndalohen pas kësaj nëse ka një perspektivë të arsyeshme largimi.

• Barra për të larguar ata që hyjnë ilegalisht do të jetë mbi sekretarin e brendshëm, për të ngushtuar “radikalisht” numrin e sfidave dhe apelimeve.

• Vetëm ata nën 18 vjeç, ata që nuk janë të aftë nga pikëpamja mjekësore për të fluturuar ose në “rrezik real” të dëmtimit serioz në vendin ku janë zhvendosur do të mund të paraqesin një apel për të ndaluar dëbimin e tyre.

• Çdo pretendim tjetër, duke përfshirë të drejtën për jetën private ose familjare, do të shqyrtohet nga distanca pasi të jenë deportuar.

• Njerëzit do të pengohen të përdorin ligjet moderne të skllavërisë për të kundërshtuar deportuare tyre.

• Deportimi mund të shtyhet vetëm kur një person bashkëpunon me agjencitë e zbatimit të ligjit në hetimet e trafikimit.

• Një kufi vjetor në numrin e njerëzve që hyjnë përmes rrugëve të sigurta, që do të vendoset nga parlamenti, do të “sigurojë një sistem të rregullt”.

• Një ndalim i përjetshëm për vendosjen, shtetësinë dhe rihyrjen në MB për ata që janë dëbuar sipas skemës.

Shqyrtimi i dytë i projektligjit, kur do të debatohet për herë të parë, do të bëhet të hënën e ardhshme dhe faza e komisionit, ku deputetët do të shqyrtojnë me detaje projektligjin, do të jetë në javën që fillon më 27 mars.

Braverman tha se qeveria po shton kapacitetin e saj të paraburgimit, duke përfshirë edhe bazat ushtarake.

Ajo shtoi se rrugët e reja të sigurta nuk janë vendosur ende, por tha se ligji do të lejojë që të ketë një “diskutim më gjithëpërfshirës” mbi to për të lejuar “më shumë legjitimitet” mbi atë që duhet të jenë.

Sekretarja e Brendshme tha se projektligji ka të bëjë me mbrojtjen.

“Është thelbësore që Mbretëria e Bashkuar të marrë një qasje të fortë, por të dhembshur. Kjo është, në thelb, një paketë masash humanitare që u dërgon mesazhin njerëzve: mos ejani këtu ilegalisht”, shtoi ajo.

Rishi Sunak, duke vizituar një qendër kontrolli të përbashkët të Home Office në Dover pas njoftimit, tha se “ne duhet të thyejmë disi ciklin e këtyre bandave kriminale” të përfshira në trafikimin e njerëzve mbi Kanalin me gomone”./albeu.com

The post Emigrantët me gomone në Britani, Suella Braverman shpalos projekligjin me 8 pika: Do t’i dëbojmë me shpejtësi appeared first on Albeu.com.

Rishi Sunak zotohet të ndalojë kalimet me varka të vogla: Nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni
Kushdo që arrin në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël do të pengohet të kërkojë azil, sipas ligjeve të reja që pritet të shpallen javën e ardhshme.

Ministrat do të kenë për detyrë të largojnë këdo që vjen në Mbretërinë e Bashkuar përmes asaj rruge sa më shpejt që “të jetë e mundur në mënyrë të arsyeshme”.

Kryeministri e ka bërë “ndalimin e varkave” një nga pesë prioritetet e tij.

Kryqi i Kuq Britanik, një organizatë bamirëse humanitare, i quajti planet “jashtëzakonisht shqetësuese”.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman pritet të prezantojë legjislacionin e ri të martën.

Aktualisht, azilkërkuesit kanë të drejtë të qëndrojnë në vend për të dëgjuar çështjen e tyre, shkruan Albeu.com.

Sipas legjislacionit të ri, ata që mbërrijnë me varka të vogla do të pengohen të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar, do të largohen në Ruandë ose në një “vend të tretë të sigurt” dhe do të ndalohen të kthehen përgjithmonë.

Rishi Sunak i tha Mail të dielën: “Mos bëni gabim, nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni”.

Ai pritet të udhëtojë në Paris për një samit Britani-Francë të premten. Takimi me presidentin Emmanuel Macron do të jetë samiti i parë Mbretëri e Bashkuar-Francë që nga viti 2018.

Mendohet se dy politikanët do të diskutojnë për krizën e anijeve të vogla.

Sunak është zotuar të “ndalojë anijet një herë e përgjithmonë”.

“Migrimi i paligjshëm nuk është i drejtë për taksapaguesit britanikë, nuk është i drejtë për ata që vijnë këtu ligjërisht dhe nuk është e drejtë që bandat kriminale të lejohen të vazhdojnë tregtinë e tyre imorale. Unë jam i vendosur të mbaj premtimin tim për të ndaluar anijet”, tha ai për Mail të dielën.

Premtimi i qeverisë nuk është i drejtpërdrejtë. Asnjë emigrant nuk është dërguar në Ruandë dhe planet për ta bërë këtë janë aktualisht në pritje. Nuk ka gjithashtu asnjë marrëveshje kthimi në fuqi me BE-në.

Vitin e kaluar, qeveria njoftoi një marrëveshje me Ruandën për të dërguar azilkërkuesit atje me një biletë me një drejtim, shkruan Albeu.com.

Megjithatë, plani nuk ka filluar ende pasi u ndesh me kundërshtime të egra nga aktivistët dhe ndërhyrjet ligjore.

Kundërshtarët argumentuan se Ruanda nuk ishte një destinacion i sigurt dhe skema shkelte ligjet e të drejtave të njeriut.

Megjithatë, në dhjetor Gjykata e Lartë vendosi se skema nuk shkelte Konventën e OKB-së për Refugjatët. Ky vendim pritet të përballet me sfida të mëtejshme në gjykata.

Sipas planit, azilkërkuesve mund t’u jepet statusi i refugjatit për të qëndruar në Ruandë ose për të kërkuar azil në një “vend të tretë të sigurt”.

Qeveria thotë se do të dekurajojë të tjerët që të kalojnë Kanalin Anglez, por deri më tani nuk ka asnjë provë që ka ndodhur.

Një total prej 45,755 migrantësh kaluan Kanalin për në Britani në vitin 2022, sipas shifrave të qeverisë të mbledhura nga BBC.

Ky është numri më i lartë që kur këto shifra filluan të mblidheshin nga qeveria në vitin 2018.

Shifrat e fundit të Home Office tregojnë se 2,950 emigrantë kanë kaluar Kanalin tashmë këtë vit.

Shumica e atyre që vijnë me anije kërkojnë azil pas mbërritjes në MB dhe, nëse rasti i tyre pranohet, ata mund të aplikojnë për të qëndruar në Britani.

Megjithatë, kërkesat për azil të bëra më 28 qershor 2022 ose pas saj mund të refuzohen nëse aplikanti ka një “lidhje me një vend të tretë të sigurt”, siç janë vendet e BE-së./Albeu.com/

The post Rishi Sunak zotohet të ndalojë kalimet me varka të vogla: Nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni appeared first on Albeu.com.

Ministrja gjermane: Duhet ta vëmë nën kontroll emigracionin e parregullt nga Ballkani Perëndimor
Ministeriali i parë i Ballkanit Perëndimor u zhvillua në Berlin nën hijen e problematikës së refugjatëve që po hyjnë çdo ditë në Gjermani, shumë prej të cilëve nga itinerari i Ballkanit. Ministrja e brendshme gjermane, Nancy Faeser, së cilës iu desh të largohej para kohe për shkak të një zjarri të rënë në një strehimore refugjatësh nga Ukraina, tha se duhet “ta mbajmë nën kontroll migracionin e parregullt”. Ajo tha se ai nuk duhet t’u marrë hapësirën njerëzve që vërtet kanë nevojë në këtë kohë për një strehë në Gjermani dhe BE. Në konferencën e Ballkanit Perëndimor morën pjesë 17 vendet e asociuura në Procesine  Berlinit, si edhe ministri i brendshëm i Çekisë, si kreyetare e radhës së BE-së dhe komisionerja e BE-së, Ylva Johansson.

Marrëveshje të reja për Frontex-in

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit, ajo tha se BE synon t’i bëjë ballë këtij fluksi të ri duke forcuar agjencinë për mbrojtjen e kufijve Frontex. Johansson tha se se shpejti do të bëjë marrëveshje të re bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu do të rinegociojë të gjitha marrëveshjet ekzistuese me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ato të vihen në përdorim edhe ndërmjet vendeve të rajonit.

Sipas shifrave të BE-së, mbi 86 000 njerëz kishin hyrë në BE deri në fund të gushtit përmes Itinerarit të Ballkanit. Johansson tha se kjo ishte tre herë më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas saj, bëhet fjalë për shtetas nga India, Kuba, Tunizia dhe Burundi, shtete të cilat  tani  janë në dorë të Serbisë. Serbia fajësohet për këto lëvizje për shkak të politikës së saj të vizave. Johansson tha se ne presim harmonizim të politikës së vizave. Në takim u ra dakord ndër të tjera edhe për më shumë bashkëpunim në luftën kundër krimit të orgnizuar dhe kthimin e xhihadistëve.

Impuls i ri në Procesin e Berlinit

Në fakt, shkaku kryesor i mbledhjes së ministrave të Punëve të Brendshme është përgatitja për Samitin e Procesit të Berlinit, që pritet të zhvillohet më 3 nëntorit në Berlin. Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron që t’i japë një impuls të ri nismës së kancelares Angela Merkel. Procesi i Berlinit synon të avancojë afrimin e shteteve me BE-në, duke kontribuar në përmirësimin e situatës ekonomike dhe promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Po në kuadër të Procesit të Berlinit, të premten, më 21.10. 22 do të zhvillohet, në të njëjtin format konferenca e ministrave të Jashtëm. Sipas zëdhënësit të ministrisë gjermane të punëve të jashtme, Christofer Burger, takimi i ministrave të Jashtëm ka të bëjë veçanërisht me marrjen e hapave konkretë për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me synimin për krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal.” Tema të tjera përfshijnë sigurinë energjetike dhe axhendën e përbashkët të gjelbër. Dy tema këto që do të trajtohen edhe në ministerialin e tretë të ministrave të Energjisë, në të njëjtin format, të hënën, më 24.10. po në Berlin.

Tregu i Përbashkët Rajonal

Qarqe diplomatike shpresojnë që në në këtë samit të arrihet progres në marrëveshjet në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal. Qysh në Samitin e Sofjes, në nëntor të vitit 2020, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord për katër marrëveshje. Lëvizja e lirë me karta identiteti e shtetasve të Ballkanit Perëndimor, njohja e diplomave të shkollave të larta, si edhe njohja e kualifikimeve për tri profesione, mjekët, stomatologët dhe arkitektët, si edhe marrëveshja që synon të rregullojë lëvizjen e lirë të shtetesve nga vendet e treta që janë rezidentë në rajon. Deri tani këto marrëveshje ende nuk janë nënshkruar.

Marrëveshja e vetme e dalë nga Procesi i Berlinit dhe që ka sjellë rezultate të dukshme, është ajo e heqjes së tarifave roaming mes vendeve të rajonit. Marrëveshjet e tjera kanë dështuar sidomos për shkak të faktit që dy vende të rajonit, Serbia dhe Bosnja-Hercegovina nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Paralelisht me konferencat në nivel ministror, po zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera të shoqërisë civile./DW/

The post Ministrja gjermane: Duhet ta vëmë nën kontroll emigracionin e parregullt nga Ballkani Perëndimor appeared first on Albeu.com.

Kishte ngarkuar “Golfin” me aziatik në Pogradec, policia “nuk e fal” (VIDEO)
Policia e Pogradecit ka prangosur një person që transportonte me mjetin e tij emigrantë të paligjshëm nga lindja e mesme.

Gjatë ndalimit nga policia, ai la makinën dhe iku me vrap, por u arrestua më pas.

Gjithashtu bëhet me dije se mjeti me emigrantë po shkonte drejt Tiranës dhe drejtuesi përdorte një mjet tip golf për transportin e emigrantëve./albeu.com/

The post Kishte ngarkuar “Golfin” me aziatik në Pogradec, policia “nuk e fal” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Nëna shqiptare ka një lutje për Boris Johnson: Mos ma dërgo djalin në Ruanda, do vrasë veten
Një nënë shqiptare ka dërguar një lutje në drejtim të kryeministrit britanik Boris Johnson, pas vendimit të qeverisë së tij për të dëbuar drejt Ruandës emigrantët e paligjshëm.

Një nga emigrantët që iu shmang dërgimit në Ruanda javën e kaluar është një shqiptar rreth të 20-ave.

Sipas Daily Mail nëna e tij rreth të 50-ave i ka bërë një lutje të hapur kryeministrit britanik Boris Johnson duke i kërkuar që të mos ia dërgojë djalin atje pasi rrezikon të vrasë veten.

“Zoti e ndihmoftë djalin tim. Ai më tha se do të vrasë veten nëse britanikët e dërgojnë të jetojë në Afrikë. Unë po i lutem kryeministrit tuaj Boris Johnson që të mos e dërgojë atë në Ruandë. Nuk do ta shoh më kurrë”, tha ajo për Daily Mail.

Ajo tregoi se e puthi djalin e saj për ti dhënë lamtumirën pak para Krishtlindjeve, ndërsa ai u nis për në Britani me shpresën për të punuar. “Ai donte të shkonte në Angli, por donte të qëndronte këtu me mua. Mendja e tij ishte e dyzuar”, tha ajo.

“Tani jam vetëm me 2 lopë, të cilat janë të ardhurat e mia të vetme. Disa javë më parë, ai telefonoi, për të më thënë se britanikët po e dërgonin në Ruanda”. Duke treguar një fotografi të djalit të saj, ajo shtoi: “Ai më tha nëse do ta çonin të jetonte në Afrikë, ai do të varej. Fjalët e tij për mua ishin: “Unë nuk do të shkoj atje”.

Si qindra të rinj shqiptarë që nisen për në Britani, 20 vjeçari u tha autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar se trafikantët organizuan të gjithë udhëtimin e tij, fillimisht nga fshati i tij në veri të Shqipërisë për në Francën veriore dhe më pas kaloi shtatë muaj në një kamp emigrantësh për të vijuar në një varkë përtej Kanalit për në Britani.

E pyetur sesi djali i saj i varfër mundi ta përballonte udhëtimin, nëna tha: ‘Ndoshta trafikantët e dërguan atë në Angli për të punuar për ta, për të fituar para prej tij dhe për të paguar.’

The post Nëna shqiptare ka një lutje për Boris Johnson: Mos ma dërgo djalin në Ruanda, do vrasë veten appeared first on Albeu.com.

Kishte ngjeshur emigrantët brenda Range-it, “Luzi” prangos 32-vjeçarin në Fushë-Krujë (VIDEO)
Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës, pasi akuzohet për trafikim të emigrantëve të paligjshëm.

Gjatë momentit të ndalimit nga policia, i riu kishte futur 6 emigrantë brenda mjetit të tij Range Rover.

Lajmin e bën të ditur vetë policia përmes një njoftimi, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Luzi”.

Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Luzi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Luz, Fushë Krujë, u bë e mundur kapja dhe arestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në automjetin që po drejtonte ky shtetas ishin pasagjerë 6 emigrantë të paligjshëm, të cilët 32-vjeçari po i ndihmonte, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/

The post Kishte ngjeshur emigrantët brenda Range-it, “Luzi” prangos 32-vjeçarin në Fushë-Krujë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.