emigrante shqiptare Archives - Albeu.com

Tentuan të trafikonin emigrantë shqiptarë nga Belgjika në Britani, dënohet piloti anglez dhe bashkëpunëtorët
Tre burra që tentuan të kontrabandonin katër emigrantë shqiptarë nga Belgjika në Britaninë e Madhe me një avion janë burgosur.

53 vjeçari, Richard Styles u arrestua në mars të vitit 2022 pasi kishte transportuar me aeroplan 4 shqiptarë nga Belgjika në Britaninë e Madhe. Styles kishte bashkëpunuar me ish-pilotin dhe shokun e tij të aviacionit Silvano Turchet, 68 vjeç, për të marrë me qira për 1500 £ një avion nga një fushë ajrore në Lincolnshire.

Ka qenë shqiptari i njohur si “Tim K”, ai i cili u jepte udhëzimet që pasagjerët e paligjshëm shqiptarë të takoheshin me Styles në Belgjikë dhe më pas të niseshin drejt Britanisë së Madhe.

Pas arrestimit, Styles bëri shaka me policët, duke u dhënë se zakonisht arrestohej për drogë.

Menjëherë pas arrestimit të Styles, grupi shqiptar u ndalua në një taksi Mercedes të drejtuar nga Vijayakumar Sivakumar. Emigrantët iu dorëzuan autoriteteve të emigracionit.

Një gjykatës britanik dënoi Styles me shtatë vjet burg, Turchet me shtatë vjet e gjysmë dhe Sivakumar me katër vjet e gjysmë, ndërsa shqiptarët u akuzuan për shkelje të ligjit të imigracionit./Albeu.com

The post Tentuan të trafikonin emigrantë shqiptarë nga Belgjika në Britani, dënohet piloti anglez dhe bashkëpunëtorët appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët për të hyrë me gomone në Britani në janar-shtator 2022
Ergysi një djalë i ri nga Mati, i cili më parë po punonte në Itali, harxhoi 5000 mijë euro nga kursimet që i mbante në një bankë Shqiptare për të kaluar me gomone nga Franca në Britani, për t’u bashkuar me bashkëmoshatarët e tij nga Shqipëria, të cilët tashmë ndodhen në Londër.

Ai tha se pagoi me 3500 paund trafikantët për të kaluar kanalin e Lamanshit në prill të vitit 2022.

“Atë dite janë nisur nga Franca 12 gomone për në Britani. Në gomonen tonë ishim 70 veta. Kishte edhe gra, madje ishin edhe dy fëmijë të vegjël. Gati 60 ishim shqiptarë. Varkën e drejtonte një moshatari im (30 vjeç) nga Shkodra. Ky orientohej me “google ofline”, ishte shume i mirë se na çoi për 3 ore e gjysmë. Ne ishim me fat pasi të tjerët kanë qëndruar edhe 24 orë në ujëra pasi nuk kanë ditur të orientohen. Gjithë kohës na shoqëronte një dron. Të gjithë paguanin 3500 paund. Na thanë se gjatë 2021 ka qenë pak më lirë, por duke qenë së kërkesat nga shqiptarët u rritën shumë më 2022 edhe çmimet janë rritur”.

E zgjodha këtë mënyrë pasi kamioni kushton shumë tani, ka kapur 25 mijë paund. “kaq ka paguar një kushëriri im që e ka fobi ujin” tha Ergysi.

Një rrjet i jashtëligjshëm emigrimi nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe po e varfëron çdo e më shumë vendin nga kapitali njerëzor, por përveç kësaj të larguarit marrin më vete shuma të mëdha parash shumica ë të cilave shkojnë për të paguar trafikantët.

Mediat britanike dhe statistikat zyrtare mbi emigracionin tregojnë se në 9 mujorin e vitit 2022, janar-shtator kërkuan azil në Britani mbi 13 mijë shqiptare, ku 11 mijë prej tyre hynë me gomone.

Pagesa mesatare për kalim ka qenë nga 3-4 mijë paund për person në varësi të ditëve.

Duke marrë në konsideratë raportimet zyrtare për emigrantët shqiptare që hynë me gomone në Britani dhe pagesat për person, trafikantët kanë përfituar rreth 38.5 milionë paund (43 milionë euro) pagesa vetëm nga emigrantët shqiptare për 9 mujorin 2022.

Të dhëna më të detajuara nga qarqet me emigracion të lartë drejt Britanisë tregojnë se të rinjtë shpesh përdoren e edhe kanalet e kredisë për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit.

Në qarkun e Kukësit agjencitë e mikrokredisë u përballen me një kërkesë jo të zakonte për kredi që u përdoren për emigrim. Ky shërbim ka funksionuar pasi shumë prej tyre kanë shlyer huanë pas ikjes.

Në raste të tjera shumat janë siguruar me borxh nga afërmit, me kursime nga puna, por kishte edhe një mënyrë tjetër financimi, pohon Drini një nga shumë të rinj e larguar. Ai tha se shpesh për të rinjtë paguan rrjeti i kultivimit të shtëpive të barit.

Drini, një i ri nga Tropoja, tha se punoi gati tre muaj në shtëpitë e barit në Londër deri sa shleu detyrimin dhe tani ka zgjedhur të fokusohet në një pune të ligjshme. Drini kishte mbaruar studimet e larta në Tiranë por e pati të pamundur të gjejë një punë që të paguhej mbi 50 mijë lekë në Tiranë. Kjo shumë sipas tij ishte e pamjaftueshme për të nisur jetën./monitor

The post Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët për të hyrë me gomone në Britani në janar-shtator 2022 appeared first on Albeu.com.

Disa javë negociata, Rishi Sunak zbulon vendimin e marrë për emigrantët shqiptarë
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak pritet të njoftojë sot vendimin e qeverisë së tij për çështjen e emigrantëve ilegalë shqiptarë.

Mediat britanike raportojnë se vendimi është arritur pas disa javësh negociata intensive me qeverinë shqiptare, lidhur me fluksin e madh të varkave me emigrantë ilegalë që shkojnë në Britani përmes Kanalit, ku një pjesë e madhe e tyre janë shqiptarë.

Sunak pritet të propozojë vënien e Shqipërisë në të njëjtin nivel me vendet “të sigurta” të BE-së, çka do t’i hapte rrugën deportimeve të shpejta të emigrantëve shqiptarë që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministrat britanikë do të përpiqen të shmangin kritikat nga avokatët e të drejtave të njeriut duke argumentuar se masat janë në përputhje me vendet e tjera evropiane, të cilat e trajtojnë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe në këtë mënyrë përjashtojnë shqiptarët nga e drejta për të kërkuar azil.

Doëning Street po shqyrton gjithashtu propozimet për kthimin e shqiptarëve që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne në vendin e tyre që aplikimet e tyre të përpunohen në Shqipëri për të parandaluar që ata të shfrytëzojnë vonesat prej më shumë se një viti për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Vendimi për të refuzuar azilin veçanërisht ndaj shqiptarëve është kritikuar nga zyrtarët e OKB-së të cilët janë shprehur se shkelen hapur konventat ndërkombëtare për emigrantët.

The post Disa javë negociata, Rishi Sunak zbulon vendimin e marrë për emigrantët shqiptarë appeared first on Albeu.com.

“The Sun”: Suella Braverman po përgatitet për një tjetër goditje ndaj emigrantëve shqiptarë
“Suella Braverman po përgatitet për një tjetër goditje ndaj emigrantëve shqiptarë”, kështu shkruan tabloidi britanik ‘The Sun’ .

Më tej theksohet se kryeministri Rishi Sunak e ka prioritet çështjen e shifrave të azilkërkuesve që hyjnë ilegalisht përmes kanalit të La Manshit.

Në artikull thuhet se Sunak ka qenë duke punuar me sekretaren e brendshme në një plan sekret për të ashpërsuar rregullat për emigrantët që hyjnë me gomone.

Një zyrtar i lartë i qeverisë tha për ‘The Sun’: “Ne duam të themi diçka së shpejti , para Krishtlindjeve”.

Dyshohet se plani i Braverman përfshin një paketë të plotë masash për të goditur ata që kalojnë kanalin e La Manshit, për të ndryshuar faturat e hoteleve dhe për të kthyer azil-kërkuesit në vendet e tyre.

Mbi 40,000 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla deri më tani këtë vit. Tatimpaguesit po paguajnë 6.8 milionë paund çdo ditë për faturat e hoteleve për azilkërkuesit.

Shumë pretendojnë se janë skllevër të kohës moderne, në mënyrë që të mund të qëndrojnë dhe të jetojnë në Britani.

Por ministrat mendojnë se ligji i prezantuar nga Theresa May është shumë i butë.

Kjo vjen në një kohë kur diskutimet për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë të nxehta.

Braverman, e cila nuk ka kursyer gjuhën e ashpër ndaj atyre që hyjnë në mënyrë ilegale, është zotuar se do të gjejë një mënyrë që të funksionojë skema e Ruandës.

Si kundërpërgjigje, shqiptarët zgjodhën të mblidheshin këtë të shtunë për t’i treguar sekretares britanike që ata janë bashkë, por nuk janë kriminelë.

The post “The Sun”: Suella Braverman po përgatitet për një tjetër goditje ndaj emigrantëve shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Lajm tronditës nga BBC: Zhduken dhjetëra fëmijë shqiptarë në Britani
BBC sapo ka publikuar një lajm të bujshëm për zhdukjen e 39 fëmijëve shqiptarë që kanë kaluar kanalin e La Manshit gjatë muajve të fundit për në ishull.

Në shkrimin që mban firmën e gazetarit Simon Jones theksohet fakti se nuk ka asnjë gjurmë prej tyre që prej momentit që kur janë regjistruar nëpër zyrat e emigracionit në Angli.

BBC thekson se bëhet fjalë për fëmijë që nuk kanë mbushur 18 vjeç dhe që kanë hyrë në vend gjatë kohëve të fundit.

Sipas këtij lajmi, që prej tetorit 2022, autoritetet britanike kanë regjistruar 197 fëmijë shqiptarë që janë futur në vend, por nuk ka asnjë gjurmë për 39 prej tyre.

Më poshtë, shkrimi i plotë i BBC:

BBC ka zbuluar se pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria të marra nga Këshilli i Qarkut Kent këtë vit janë zhdukur. Autoriteti vendor ka pranuar deri më 31 tetor 197 fëmijë shqiptarë, 39 prej të cilëve janë zhdukur.

Sipas “Ecpat UK”, e cila bën fushatë për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi, tha se shifrat ishin shumë shqetësuese.

Këshilli tha se kishte punuar ngushtë me Zyrën e Brendshme dhe policinë për të mbrojtur fëmijët që mund të shfrytëzohen pasi kalojnë në Britaninë e Madhe.

Shifrat u morën nga BBC përmes një kërkese zyrtare për informacion.

Këshilli tha se 197 fëmijë shqiptarë të pranuar në njësinë e pranimit të Ministrisë së Brendshme në Kent iu nënshtruan kujdesit nga 1 janari deri më 31 tetor 2022.

Ai shtoi se deri më 7 nëntor, 39 ishin regjistruar si të zhdukur. Megjithatë, ajo tha se disa nga ata fëmijë do të kishin mbushur 18 vjeç në këtë datë.

Shifrat e qeverisë të mbledhura nga BBC tregojnë se 44,122 qytetarë kanë kaluar me gomone deri më tani në Angli krahasuar me 28,461 që mbërritën në 2021.

Kjo kontribuoi në mbipopullimin në qendrën e përpunimit Manston në Kent, e cila në një moment mbante më shumë se dyfishin e kapacitetit të saj, me rreth 4 000 njerëz.

Rritja e numrit të rasteve të difterisë në mesin e azilkërkuesve që kanë mbërritur së fundmi në MB ka qenë gjithashtu një shqetësim.

Ndërkohë, një plan i qeverisë për të dërguar disa azilkërkues në Ruandë është aktualisht në pritje pasi përballet me një sfidë ligjore në gjykatë.

The post Lajm tronditës nga BBC: Zhduken dhjetëra fëmijë shqiptarë në Britani appeared first on Albeu.com.

Ndalimi i emigrantëve shqiptarë në Kanalin Anglez, Londra dhe Parisi në prag të arritjes së marrëveshjes
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje për të trajtuar migracionin përgjatë Kanalit Anglez, me një bashkëpunim që mund të vijë që të hënën, raportuan gazetat britanike të dielën.

Marrëveshja do të rrisë ndjeshëm numrin e oficerëve dhe vullnetarëve francezë që operojnë në plazhet e Kanalit, ndërsa Franca do të synojë të parandalojë një përqindje “shumë më të lartë” të emigrantëve që të largohen nga brigjet e saj.

Londra dëshiron të sigurojë ndihmën e Francës për të ndaluar emigrantët të bëjnë kalimin e rrezikshëm përmes rrugës ujore. Kritikët kanë thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të hapë më shumë rrugë ligjore për njerëzit që të vijnë në vend.

Pothuajse 40,000 njerëz kanë kaluar Kanalin me varka të vogla deri më tani në vitin 2022, zbulon një hulumtim nga BBC. Në vitin 2020, kjo shifër ishte 8,404. Më shumë se gjysma e këtyre njerëzve janë nga Shqipëria (18%), Afganistani (18%) dhe Irani (15%).

Telegraph, një gazetë e përditshme britanike, tha se Franca do të pajtohet për një qendër të përbashkët kontrolli ku do të vendosen zyrtarët britanikë të imigracionit.

Të premten, ministri i jashtëm britanik James Cleverly dhe homologja e tij franceze Catherine Colonna lëshuan një deklaratë duke theksuar “urgjencën e trajtimit të të gjitha formave të migrimit të paligjshëm”.

Zyrtarët britanikë kanë thënë më parë se një marrëveshje është afër. Zyrtarët nga të dy vendet nuk pranuan të komentojnë mbi raportet të shtunën.

Numri rekord i emigrantëve që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë presion mbi kryeministrin e ri britanik për të gjetur një zgjidhje efektive.

Në javët e fundit, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar janë vënë nën kritika për mbipopullimin dhe kushtet e këqija në qendrat e përpunimit të azilit, me një objekt në Manston që u sulmua me zjarr nga një ekstremist në fund të tetorit.

Qeveria britanike po përballet gjithashtu me mungesën e akomodimit emergjent, një sistem të bllokuar azili dhe shpenzime spirale për taksapaguesit.

Një tjetër gazetë britanike, Express, tha se një marrëveshje midis Parisit dhe Londrës mund të nënshkruhet javën e ardhshme.

Ka të ngjarë të përfshijë më shumë dronë britanikë për të zbuluar emigrantët që fshihen në dunat e rërës përpara se të tentojnë kalimet e rrezikshme shpesh në gomone të dobëta.

Në nëntor 2021, një avion i fryrë që transportonte emigrantë nga Franca në MB u përmbys në Kanal, duke shkaktuar vdekjen e 27 nga 30 personat në bord.

Marrëdhëniet midis Britanisë dhe Francës janë përmirësuar që kur Sunak mori detyrën muajin e kaluar.

Gjërat ishin acaruar këtë vit pasi Liz Truss pyeti nëse presidenti francez Emmanuel Macron ishte mik apo armik gjatë fushatës së saj për t’u bërë kryeministre.

The post Ndalimi i emigrantëve shqiptarë në Kanalin Anglez, Londra dhe Parisi në prag të arritjes së marrëveshjes appeared first on Albeu.com.

Protesta e emigrantëve shqiptarë në Londër, flet doktori: S’jemi kriminelë, por profesionistë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, emigratët shqiptar në Angli kanë dalë ditën e sotme në protestë kundër komenteve të qeverisë e cila i cilësoi ata si kriminelë.

Të pranishëm në protestë është edhe një prej mjekëve, i cili është shprehur se të gjithë kontribuojnë për Britaninë dhe s’mund të cilësohen kriminelë.

“Është protest që përfaqëson të gjithë komunitetin shqiptar nga fëmijët deri te të rriturit. Ne s’jemi kriminelë, por profesionistë, jemi punëtorë, inxhinierë, doktorë dhe mundohemi cdo ditë të cojmë përpara qeverinë britanike duke dhënë kontributin tonë edhe duke mbështetur komunitetin shqiptar. E duam vendin tonë e komunitetin tonë edhe pse jetojmë në Angli”, tha doktori.

The post Protesta e emigrantëve shqiptarë në Londër, flet doktori: S’jemi kriminelë, por profesionistë appeared first on Albeu.com.

“Kundër poshtërimit tonë nga qeveria”, shqiptarët protestë në Britani
Një protestë do të mbahet më 12 nëntor në Angli. Me anë të një posimi në rrjetet sociale, shqiptarët që jetojnë në Angli kanë bërë thirrje që të dalin në protestë.

Vendi ku shqiptarët do të mblidhen është “Westminister Bridge” në orën 10:30. Protesta do të mbahet kundër poshtërimit që po u bëhet shqiptarëve në Angli.

“Protestë kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani. Ftojmë të gjithë shqioptarët të marrin pjesë,” thuhet në njoftim.

Emigrantët shqiptarë janë tema kryesore e mediave britanike ditët e fundit, gjë që ka sjellë dhe një përplasje të ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe Sekretares së Brendshme Britanike, Suella Braverman. Suella Braverman tha vetëm pak ditë më parë se shqiptarët po sillnin kriminalitet në Britani dhe se duheshin larguar sa më shpejt nga vendi. Ndërsa Rama theksoi se nuk mund ta toleronte reagimin e Braverman, të cilin e konsideroi ‘të çmendur’ dhe një sjellje që ushqen ksenofobinë. Ai i bëri thirrje që të ndalojë ‘diskriminimin’ ndaj shqiptarëve në përpjekje për të justifikuar dështimet e politikave në Britani.

Broshura e protestes

The post “Kundër poshtërimit tonë nga qeveria”, shqiptarët protestë në Britani appeared first on Albeu.com.

Pse emigrantët shqiptarë janë vënë nën shënjestrën e autoriteteve britanike?
Nga Kate Nicholson “Huffington Post”

Përktheu: Alket Goce-Albeu.com

Shqiptarët janë vendosur në qendër të polemikave të vazhdueshme politike të ditëve të fundit, rreth refugjatëve që hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe. Pas një sulmi me një bombë molotov ​​ndaj një qendre të përpunimit të emigrantëve në Dover, deputetët britanikë po pyesin sesi qeveria e re planifikon t’i qaset problemit të azilkërkuesve që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme në Britani.

Ministrja e Brendshme, Suella Braverman, ka deklaruar së fundmi, se me politikat e saj të reja do t’i japë fund “pushtimit” të emigrantëve që mbërrijnë në brigjet britanike, duke shkaktuar reagime të forta për “gjuhën e saj të ashpër”.

Dhe tani refugjatët shqiptarë janë në qendër të debatit, të nxitur nga shqetësimet mbi kushtet me të cilat përballen emigrantët në qendrat britanike të përpunimit. Edhe pse qeveria i pyet vazhdimisht refugjatët se përse mbërrijnë në Britani, rreth 76 për qind e të gjitha kërkesave për azil pranohen.

Shqetësimet mbi emigrantët shqiptarë nisën pas një deklaratë të bërë nga Dan O’Mahoney, kreu i njësive të patrullimit në Kanalin Anglez, gjatë një raportimi në Dhomën e Ulët të parlamentit të mërkurën e kaluar.

Ai tha:“Dy  vite më parë, në Britani mbërritën vetëm 50 shqiptarë me varka të vogla. Vitin e kaluar kjo shifër u rrit në 800, dhe nga janari i këtij viti dhe deri më tani kanë zbarkuar mbi 12.000 shqiptarë, nga të cilët rreth 10.000 janë meshkuj në moshë madhore dhe beqarë. Pra rritja ka qenë eksponenciale”.

Zyrtari pretendoi se kjo ndodh për shkak se bandat kriminale shqiptare kanë një “bazë” në Francën Veriore, duke i lehtësuar ndjeshëm kalimet e paligjshme nëpërmjet varkave të vogla. O’Mahoney shtoi se numri i shqiptarëve që kalojnë në Britaninë e Madhe këtë vit është “midis 1-2 për qind e të gjithë popullsisë mashkullore të Shqipërisë”.

Sa për krahasim, Shqipëria ka një popullsi prej 2.81 milionë banorësh (sipas Bankës Botërore). Numri i përgjithshëm i emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla është aktualisht 39.430 (më i larti që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2018).

O’Mahoney theksoi gjithashtu se “në vend ka një nivel të lartë kriminaliteti të formave të rënda dhe shumë të organizuar të drejtuar nga bandat kriminale shqiptare”.

“Në çfarëdolloj kriminaliteti të formave të rënda që mund të mendoni, dominuese janë bandat kriminale shqiptare:në trafikun e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore, armëve dhe prostitucionit. Shumë nga emigrantët shqiptarë që shohim të mbërrijnë në Britaninë e Madhe, e bëjnë këtë me varka të vogla, pasi kjo është një mënyrë shumë e suksesshme për të arritur këtu.

“Sigurisht, disa prej tyre kanë nevojë për ndihmën tonë, por shkalla e dhënies së azilit për meshkujt beqarë shqiptarë është mjaft e ulët. Zakonisht ata të zgjedhin të mos kërkojnë azil. Akomodohen në ndonjë hotel për disa ditë, dhe më pas do të zhduken pa lënë gjurmë. Dhe janë në gjendje ta bëjnë këtë sepse kjo lehtësohet nga mënyra se si funksionon sistemi i azilit”- theksoi zyrtari britanik.

Priti Patel, paraardhësja e Braverman në postin e Ministrit të Brendshëm, u përpoq të arrinte një marrëveshje me qeverinë shqiptare në gusht të këtij viti, në mënyrë që ata që kishin mbërritur në Britaninë e Madhe të mund të riktheheshin në Shqipëri.

Patel deklaroi në atë kohë:“Këta shtetas shqiptarë janë sjellë këtu ilegalisht nga rrjetet e organizuara kriminale, që kanë aktivitet në shumë vende të BE-së. Ata janë duke e blerë azilin, dhe bërë përpjekje për të kërkuar azil në Britani, me shpresë se mund të qëndrojnë këtu”.

Qasja e saj do t’i hiqte të drejtën shqiptarëve për një gjykim të drejtë për kërkesat e tyre për azil. Megjithatë, departamenti ligjor i qeverisë konfirmoi në shtator se ky program nuk zbatohej për shqiptarët që kishin aplikuar për azil në Britani, pasi organizata bamirëse e refugjatëve “Care4Calais” e sfidoi atë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Themeluesja e organizatës, Clare Moseley, tha se 53 për qind të kërkesave të shqiptarëve për azil pranohen nga Home Office, dhe kjo “tregon se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është më i sigurt për të jetuar”.  E megjithatë Braverman i përdori sërish shqiptarët për të shigjetuar kundërshtarët politikë të Partisë Laburiste.

“Nëse Laburistët do të ishin sot në pushtet, ata do të lejonin të gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend, do të lejonin të gjitha varkat e vogla të zbarkonin në Britaninë e Madhe, do t’i hapnin kufijtë tanë, dhe do të minonin tërësisht besimin e popullit britanik mbi kontrollin e sovranitetin tonë”- tha ajo.

Braverman bëri komente specifike për shqiptarët edhe në konferencën e Partisë Konservatore që u zhvillua në tetor. Ajo pretendoi se Shqipëria ishte një vend i sigurt, duke shtuar: “Shumë prej tyre pretendojnë se janë trafikuar si skllevër modernë…E vërteta është se shumë prej tyre nuk janë skllevër modernë dhe pretendimet e tyre se janë trafikuar janë gënjeshtra”.

Komentet e saj nxitën një rishikim të udhëzimit të Home Office mbi kërkesat për azil që vijnë nga shqiptarët. Tani qeveria e re po përpiqet t’i propozojë qeverisë shqiptare një plan për ta frenuar së bashku këtë fluks njerëzish, dhe po punon për të dëbuar ata që mbërritën në Britani në 10 muajt e fundit.

Sipas “The Telegraph”, kjo përfshin dhënien e mundshme të milionave paund Shqipërisë për të përmirësuar infrastrukturën e saj. Suella Braverman pajtohet me deputetin konservator, Lee Anderson se emigrantët mund të “hipin një gomone dhe të rikthehen menjëherë në Francë” nëse besojnë se akomodimi në Britani nuk është mjaftueshëm i mirë.

“Çdo ankesë se akomodimi nuk është mjaftueshëm i mirë është sinqerisht mosmirënjohës”- shtoi ajo. Deputetët konservatorë, përfshirë Lee Anderson dhe James Daly, i kanë sulmuar shpesh shqiptarët që zbarkojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Daly deklaroi të hënën në parlament: “Nuk ka asnjë arsye që këta njerëz të vijnë këtu. Ne duhet të ndjekim shembullin e vendeve të tjera evropiane, dhe të sigurohemi që ata të rikthehen menjëherë në Shqipëri”.

Anderson pohoi gjithashtu se “kriminelët shqiptarë” po vijnë në Britaninë e Madhe, pasi “krijojnë bazën e tyre në Francë”. Po pse shqiptarët trajtohen ndryshe nga kombësitë e tjera që kërkojnë azil? Shqipëria është një vend evropian që ka aplikuar për t’u anëtarësuar në BE, dhe është anëtare e NATO-s.

Ndaj kritikët kanë hedhur dyshime nëse shqiptarët që largohen nga vendi, kanë vërtet nevojë për azil. Kushdo që largohet nga shtëpia e tij duhet të cilësohet azilkërkues. Organizata “Amnesty International”, thekson se largimi nuk duhet të jetë domosdoshmërisht vetëm për shkak të luftës, por edhe përndjekjes, shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe rreziqeve për sigurinë e jetës.

Organizata të tjera sugjerojnë gjithashtu se azilkërkuesit mund të kërkojnë azil vetëm në vendin e parë të sigurt në të cilin arrijnë, sikurse përcaktohet edhe nga Konventa e Gjenevës.

Për shumicën e emigrantëve që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit Anglez, supozohet se ata kanë qenë fillimisht në Francë. Megjithatë, siç e thekson organizata bamirëse për refugjatët “Care4Calais” “nuk ka asnjë përcaktim ligjore që një refugjat të kërkojë azil në ndonjë vend të caktuar”.

“Ekziston një kërkesë, sipas së cilës vendi i parë i sigurt në të cilin mbërrijnë ata, duhet ta dëgjojë kërkesën e tyre për azil. Por nëse kjo nuk ndodh për ndonjë arsye, refugjati është i lirë ta bëjë diku tjetër kërkesën e tij për azil”- shton ajo.

Ndërkohë “FullFact”, një organizatë që kontrollon faktet thekson:“Konventa e OKB-së për Refugjatët nuk e parashtron këtë kërkesë për refugjatët, dhe praktika gjyqësore në Britani e mbështet këtë interpretim. Refugjatët mund të bëjnë një kërkesë të ligjshme për azil në Britani, vetëm pasi të kalojnë nëpër vende të tjera ‘të sigurta’”./albeu.com

The post Pse emigrantët shqiptarë janë vënë nën shënjestrën e autoriteteve britanike? appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët braktisin “dashurinë” e parë, brenda një viti janë 131 mijë emigrantë më pak në Greqi
Pajtim Lusha nga Shqipëria punon për më shumë se 20 vjet në fermat greke dhe këto ditë, në mbledhjen e ullinjve në Olintho të Halkidhikisë bashkë me 10 punëtorë të tjerë.

Por siç shprehet ai, bashkë me kultivuesit e ullinjve, krahët e punës tashmë janë të pamjaftueshme.

Sipas televizionit publik të Greqisë nga 9000 punëtorë që duhen në këtë sezon për ullinjtë, vetëm 4 mijë punojnë në gjithë zonën e Halkidhikisë dhe fermerët grekë janë të dëshpëruar.

“Puna është e vështirë. Duhet të rrish me arkën në qafë majë shkallës për më shumë se 10 orë. E imagjionini sa të dhëmbin këmbët”.

Përveç shqiptarëve që kanë vite që banojnë dhe punojnë në kulturat bujqësore ndihmë e madhe ishin punëtorët sezonalë kryesisht nga Shqipëria,por që këtë vit janë më të paktë pasi pas dy vitesh pandemie dhe mungesës së ofertës , kanë kërkuar punë në vendet e Europës Qendrore, ku pagat janë më të larta dhe kushtet janë më të mira.

“Këto kohë nuk gjenden lehtë punëtorët e kulturave bujqësore. Shqiptarët që vinin këtu, shumica tashmë shkojnë në vende të tjera. Shkojnë në Gjermani apo në Itali, ku ka punë më të mira”.

Mungesa e tyre duket edhe në raportin e publikuar ditët e fundit nga Ministria greke për Migracionin dhe Azilin ku vihet re se shtetasit shqiptarë në Greqi përbëjnë numrin më të madh të të huajve në vend.

Sipas raportit në muajit gusht të këtij viti, rezultojnë me leje qëndrimi të vlefshme në Greqi 291.868 emigrantët shqiptarë ,ose 61,4 % të të huajve të rregullt nga vendet e treta. Në këtë shifër përfshihen dhe 13.329 pjesëtarë të minoritetit nga Shqipëria, që jetojnë prej vitesh në Greqi.

Por ajo që bën përshtypje është fakti se sipas raporteve të ministrisë , në të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i shqiptarëve me leje qëndrimi të vlefshme ishte dukshëm më i lartë, 422.954 persona me leje të vlefshme qëndrimi, ose 130.000 me shumë se sivjet.

Sipas ekspertëve të emigracionit, ky reduktim i numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në një vit, shpjegohet me vonesën e procedurave të lejeve të qëndrimit, por kryesisht me një dinamikë të lëvizjes së atyre që punonin e jetonin në Greqi, drejt vendeve të tjera evropiane, kryesisht Gjermani dhe Britani.

Shkak i kësaj lëvizje thonë ata ,janë përveç burokracisë ,pagat e ulëta në fermat greke në një moment të vështirë inflacioni që po kalon vendi me rritjen galopante të çmimeve, përkundrejt pagave më të larta në vendet e tjera europiane./tch

The post Shqiptarët braktisin “dashurinë” e parë, brenda një viti janë 131 mijë emigrantë më pak në Greqi appeared first on Albeu.com.