Emigracioni Archives - Albeu.com

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vite, rënia më e lartë në Europë
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që nga fillimi i viteve 2000, duke shënuar tkurrjen më të fortë mes vendeve europiane.

Sipas të dhënave të Eurostat, më 1 janar 2026 Shqipëria numëronte rreth 2.34 milionë banorë, nga 3.06 milionë në vitin 2000 (Eurostat raporton shifrat e publikuara nga INSTAT).

Në 25 vjet, popullsia e vendit është pakësuar me rreth 721 mijë persona, ose 23.6%. Nga të dhënat rezulton se Shqipëria ka humbur pothuajse një në çdo katër banorë që kishte në fillim të mijëvjeçarit.

Kjo rënie, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, është më e larta në Europë. Shteti i dytë me tkurrjen më të lartë është Bullgaria, që pa një reduktim prej 21.6% në të njëjtën periudhë.

Në vend të tretë është Kosova, për të cilën tkurrja është llogaritur nga viti 2003, kur raportohet e dhëna më e hershme. Nga ajo periudhë, popullsia e Kosovës është tkurrur me 19.3%.

Rënie të fortë ka shënuar edhe Lituania, me 17.8%, e ndjekur nga Rumania me 15.2%, Kroacia me 13.8%, Serbia me 13.2% dhe Gjeorgjia me 11.1%.

Në Maqedoninë e Veriut, popullsia është pakësuar me 10%, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë me 9.5%. Hungaria ka humbur 7.2% të popullsisë, Polonia 5%, Armenia 4%, Greqia 3.8% dhe Estonia 2.9%.

Të dhënat tregojnë se pothuajse i gjithë Ballkani Perëndimor ka humbur popullsi, por Shqipëria mbetet në krye të renditjes për nga ritmi i tkurrjes.

Serbia ka humbur rreth një të tetën e banorëve në krahasim me vitin 2000, Kroacia afërsisht 14%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut rreth një të dhjetën.

Përjashtimi i vetëm në rajon është Mali i Zi, ku popullsia rezulton 3.3% më e lartë se në vitin 2000.

Rënia e popullsisë, nga emigracioni i lartë dhe plakja graduale e popullsisë

Shqipëria po përballet njëkohësisht me tri goditje demografike: emigracion të lartë, rënie e lindjeve dhe plakje e shpejtë.

Emigracioni është faktori kryesor që po ndikon këtë tendencë. Largimi i vazhdueshëm i të rinjve ka zvogëluar jo vetëm numrin e banorëve, por edhe bazën e popullsisë në moshë riprodhuese. Si rrjedhojë, numri i lindjeve ka rënë me shpejtësi, ndërsa raporti mes të rinjve dhe të moshuarve po përkeqësohet.

Që nga fillimi i viteve 1990, vendi po përjeton cikle të njëpasnjëshme emigracioni, që nuk duket se po ndalen, pavarësisht rritjes ekonomike dhe përmirësimit të të ardhurave. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT për migracionin neto më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin gjatë viteve të pas-pandemisë nga 1 janari 2021 në 2026.

Shqipëria, që për dekada konsiderohej si një nga vendet me popullsinë më të re në Europë, ka arritur tashmë moshën mediane të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të INSTAT, mosha mediane arriti në 45 vjeç më 1 janar 2026, nga 34.2 vjeç në vitin 2014. Në vetëm 12 vjet, treguesi u rrit me 10.8 vjet, rreth 4.5 herë më shpejt se në BE.

Kjo do të thotë se gjysma e popullsisë shqiptare është tashmë mbi moshën 45 vjeç. Rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i moshave të reja po e zhvendosin me shpejtësi strukturën demografike drejt grupmoshave më të mëdha.

Në vitin 2025, lindjet arritën nivelin më të ulët historik të pas tranzicionit, në 22.5 mijë, nga 82 mijë në vitin 1990, teksa shtesa natyrore po shkon drejt zeros. (shik grafikun e shtesës natyrore)

Pasojat nuk kufizohen vetëm te numri i banorëve. Tkurrja e popullsisë ul bazën e konsumit, ngushton ofertën e fuqisë punëtore dhe shton presionin mbi sistemin e pensioneve dhe shërbimet shëndetësore.

Me më pak të rinj që hyjnë në tregun e punës dhe më shumë të moshuar që dalin në pension, raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve përkeqësohet. Në të njëjtën kohë, prej disa vitesh bizneset po përballen gjithnjë e më shumë me mungesë punonjësish, sidomos në sektorët që kërkojnë fuqi punëtore të kualifikuar dhe po tentojnë ti zëvendojnë ato me punonjës të huaj.

Europa rritet, pavarësisht se ka më shumë vdekje se lindje

Ndërsa Shqipëria dhe shumica e vendeve të Europës Lindore po humbin popullsi, Bashkimi Europian vijon ta rrisë numrin e banorëve.

Më 1 janar 2026, popullsia e BE-së arriti në 452 milionë banorë, rreth 706 mijë më shumë se një vit më parë. Ky ishte viti i pestë radhazi me rritje, pas rënies së regjistruar gjatë pandemisë në vitin 2021, raportoi Eurostat.

Në krahasim me vitin 2016, Bashkimi Europian kishte 8 milionë banorë më shumë, ndërsa ndaj vitit 2006 rritja ishte 16 milionë.

Por shtesa e popullsisë nuk po vjen nga lindjet. Që prej vitit 2012, BE-ja ka regjistruar më shumë vdekje se lindje. Bilanci negativ natyror është kompensuar nga emigracioni neto pozitiv.

Kjo do të thotë se pa hyrjen e emigrantëve, popullsia e Bashkimit Europian do të ishte në rënie.

Gjatë vitit 2025, popullsia u rrit në 16 vende të BE-së. Normat më të larta të shtimit u regjistruan në Maltë, me 24.1 persona për 1,000 banorë, Qipro me 13.7 dhe Luksemburg me 13.1. Rëniet më të forta u shënuan në Letoni, Estoni dhe Hungari.

Malta dhe Irlanda, rritja më e fortë që nga viti 2000

Në krahasimin afatgjatë, Malta e ka rritur popullsinë me 51.3% nga viti 2000, norma më e lartë në Europë.

Pas saj renditen Irlanda me 45.9%, Qipro me 44.3% dhe Islanda me 41.3%. Andorra ka shënuar rritje prej 35%, Azerbajxhani 28%, Zvicra 27.4%, Lihtenshtajni 27.1% dhe Norvegjia 25.7%.

Spanja e ka rritur popullsinë me 22.5%, Suedia me 19.7% dhe Mbretëria e Bashkuar me 19.3%. Rritje të konsiderueshme kanë regjistruar edhe Belgjika me 16.8%, Austria me 15.2%, Holanda me 14.3% dhe Franca me 14.2%.

Këto vende përballen gjithashtu me lindshmëri të ulët dhe plakje, por kanë arritur ta zbusin humbjen natyrore duke tërhequr emigrantë.

Ekonomitë më të zhvilluara ofrojnë paga më të larta, vende pune, shërbime publike dhe stabilitet institucional. Kjo i ka kthyer ato në destinacione për fuqinë punëtore nga Ballkani, Europa Lindore dhe vende të tjera.

Emigracioni po krijon dy realitete të ndryshme demografike në Europë. Vendet pritëse po rrisin popullsinë dhe po plotësojnë nevojat e tregut të punës, ndërsa vendet e origjinës po humbin të rinj, profesionistë dhe familje në moshë aktive./Monitor

The post Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vite, rënia më e lartë në Europë appeared first on Albeu.com.

Eurostat: 2 050 shqiptarë u rikthyen nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të 2026
Gjatë tre muajve të parë të vitit 2026, më shumë se 2 mijë shtetas shqiptarë janë kthyer nga vendet e Bashkimit Evropian. Shifrat e publikuara nga Eurostat e vendosin Shqipërinë në vendin e tretë mes shteteve të origjinës për numrin e personave të rikthyer, pas Turqisë dhe Gjeorgjisë.

Raporti tregon se në tremujorin e parë të vitit, 108 475 shtetas nga vende jashtë Bashkimit Evropian morën urdhër për t’u larguar nga territori i një shteti anëtar. Nga këta, 34 550 persona u kthyen në vendet e tyre të origjinës pas zbatimit të urdhrave.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2025, urdhrat për largim kanë shënuar një rënie prej 12.8%, ndërsa numri i kthimeve është rritur me 8.1%.

Sa i takon personave që morën urdhër për të lënë territorin e BE-së, në krye të listës qëndrojnë shtetasit algjerianë me 11 105 raste. Pas tyre vijnë marokenët me 6 435 dhe sirianët me 5 335.

Për kthimet në vendet e origjinës, vendin e parë e mbajnë shtetasit turq me 3 555 persona, ndërsa më pas renditen gjeorgjianët me 2 060 dhe shqiptarët me 2 050.

Sipas të dhënave të Eurostat, shqiptarët përfaqësojnë 5.9% të totalit të personave të kthyer nga Bashkimi Evropian në këtë periudhë. Në raport me tremujorin e katërt të vitit 2025, numri i shqiptarëve të rikthyer rezulton të jetë rritur me 4.6%.

Mes shteteve anëtare, Gjermania regjistroi numrin më të lartë të kthimeve drejt vendeve të treta, me 7 300 persona. Pas saj renditen Franca me 3 775 dhe Polonia me 2 660.

Raporti nënvizon gjithashtu se 59.6% e kthimeve nga Bashkimi Evropian janë realizuar në mënyrë vullnetare, ndërsa 40.4% kanë qenë kthime të detyruara.

The post Eurostat: 2 050 shqiptarë u rikthyen nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të 2026 appeared first on Albeu.com.

Plakja e popullsisë dhe emigracioni i të rinjve shqetësuese, 10 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar në 2024-2025
Sistemi arsimor parauniversitar në vend po përballet me një tkurrje të shpejtë të numrit të nxënësve, si pasojë e faktorëve demografikë me plakjen e popullsisë dhe emigracionit në moshat e reja.

Të dhënat më të fundit zyrtare nga INSTAT, tregojnë se brenda vetëm një viti akademik 2024-2025, numri i përgjithshëm i nxënësve që ndjekin arsimin 9 vjeçar dhe te mesëm ka pësuar një rënie me 10,020 personash ose 3%.

Numri total i të regjistruarve në të gjitha nivelet arsimore, ka zbritur nga 349,827 nxënës që ishin në vitin akademik 2023-24, në 339,807 nxënës në vitin vijues 2024-25.

Duke marrë në konsideratë se numri mesatar i nxënësve për kasë është 25, i bie që gjatë vitit shkollor 2024-2025 të jenë mbyllur 400 klasa.

Kjo rënie reflektohet në mënyrë të ngjashme në të gjitha ciklet e shkollimit, por goditjen më të rëndë e ka marrë arsimi fillor, i cili ka humbur numrin më të madh të nxënësve.

Ky cikël ka pësuar një tkurrje prej 4,710 fëmijësh më pak, duke u tkurrur me 3% dhe duke zbritur në 136,379 nxënës të regjistruar.

I njëjti trend negativ vërehet edhe në ciklin e lartë të arsimit bazë, ku numri i nxënësve ra me 2,745 persona, duke shkuar në 114,238 nga rreth 117 mijë që ishin një vit më parë.

Në të njëjtin trend ishte ecuria edhe ne arsimin e mesëm, ku gjimnazet dhe shkollat profesionale numërojnë 2,565 nxënës më pak për vitin akademik 2024-25, ç`ka përkon me një rënie prej 3% të këtij grupi.

Ekspertët e fushës e shohin këtë dinamikë si një kambanë alarmi, pasi zbrazja e klasave në arsimin fillor parashikon një tkurrje afatgjatë që do të zhvendoset gradualisht edhe në universitetet e vendit dhe në tregun e punës në vitet në vijim.

Emigracioni i familjeve të reja mbetet një nga shkaqet kryesore dhe më të dukshme. Ndryshe nga vitet e kaluara ku emigronin kryesisht individë të vetëm, vitet e fundit vihet re emigrim me familje.

Rënia e lindshmërisë është një tjetër faktor me ndikim afatgjatë. Ndryshimi i stilit të jetesës, kostot e rritura të jetesës dhe shtyrja në kohë e moshës për të krijuar familje kanë sjellë një rënie të ndjeshme të numrit të lindjeve të reja çdo vit.

Vitin e kaluar linden rreth 21400 foshnja në të gjithë vendin nga 32,715 të tilla në vitin 2015.

Krahas largimit jashtë vendit, ekziston edhe një braktisje e zonave rurale dhe qyteteve të vogla drejt qendrave të mëdha urbane si Tirana apo Durrësi.

Ndërsa në kryeqytet disa shkolla mund të përballen ende me mbingarkesë, në rrethe dhe në fshatra situata është kritike, duke çuar shpesh në mbylljen e shkollave apo krijimin e klasave kolektive për shkak të mungesës së nxënësve.

Tkurrja me mbi 10 mijë nxënës brenda një viti në arsimin para-universitar do të reflektohet në goditje zinxhir në të gjithë ekonominë, tregun e punës.

Në planin afatshkurtër, rënia e numrit të nxënësve sjell një çekuilibër të menjëhershëm në menaxhimin e burimeve njerëzore në arsim. Mbyllja e klasave apo e tërë shkollave, veçanërisht në zonat rurale dhe qytetet e vogla, krijon një tepricë të stafit mësimor.

Kjo do të thotë se qeverisë do t’i duhet të rishikojë formulën e financimit të shkollave, ndërsa mësuesit rrezikojnë të mbeten pa normë të plotë orësh ose pa punë.

Nga ana tjetër, rënia e numrit të nxënësve në shkollat e mesme përkthehet automatikisht në më pak aplikime në universitete pas pak vitesh, duke vënë në rrezik ekzistencën e shumë degëve të studimit, sidomos në universitetet rajonale./monitor/

The post Plakja e popullsisë dhe emigracioni i të rinjve shqetësuese, 10 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar në 2024-2025 appeared first on Albeu.com.

Emigracioni dhe kostot e jetesës, ulen lindjet me 35% në një dekadë
Shqipëria ka hyrë në një cikël ku rënia e popullsisë po ushqen vetveten, duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për t’u ndalur.

Ndërmjet 2015 dhe 2025, numri i fëmijëve të lindur në vendin tonë ra me 35%, duke reflektuar, jo vetëm dëshirën e njerëzve për të pasur më pak fëmijë, por për një tkurrje të motorit riprodhues të vendit.

Demografët shpjegojnë se kur baza e re e popullsisë zvogëlohet shpejt (sidomos grupmoshat 20–39 vjeç), pra mosha riprodhuese, tkurrja priret të përshpejtohet.

Ky fenomen që, në gjuhë teknike, quhet moment demografik në kah negativ, tregon se edhe sikur fertiliteti të mos bjerë më, fakti që ka më pak gra dhe burra në moshat e lindjes e ul numrin absolut të lindjeve, dhe pastaj kjo ushqen një cikël tjetër tkurrjeje.

Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se ndërmjet 2015 dhe 2025, numri i grave në kulmin e riprodhimit 20-34 vjeç ra me 32%.

Qarqe të tëra kanë humbur mbi gjysmën e grave në moshën e lindjes në dekadën e fundit. Popullsia e re në moshë riprodhimi u tkurr dy herë më shpejt se popullsia e përgjithshme, duke garantuar përkeqësim të fortë të lindjeve në vijim.

Vitin e kaluar lindën 21,425 bebe në të gjithë vendin, ose 8% më pak se vitin paraardhës. Ritmi i rënies është thelluar pas pandemisë me rreth 26% gjatë 2021–2025.

Profesor Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh ndjek zhvillimet demografike në vend, thekson se numri i lindjeve nuk po ulet vetëm nga niveli i lartë i emigrimit te të rinjtë dhe as nga ndryshimi i stilit të jetesës që i çon ata më shumë drejt karrierës, por edhe nga kostot e larta që përballet një familje e re.

“Vrojtimet tona kanë gjetur se çiftet e reja në Tiranë lindin më pak se sa bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë në emigracion. Kemi vënë re që sapo dy të rinj ikin nga Shqipëria lindin dy apo më shumë fëmijë”, tha z. Gëdeshi.

Demografët thonë se ende ka një hendek mes dëshirës për të lindur fëmijë dhe atyre që lindin në realitet.

Në vitin 2018, në anketën e shëndetit, gratë u pyetën se sa ishte numri ideal i fëmijëve që do të donin të lindnin gjatë jetës së tyre.

Rezultatet treguan se 100 gra donin të sillnin në jetë së paku 250 fëmijë, një shifër kjo më e lartë se norma e zëvendësimit të prindërve që garanton rritjen natyrore të popullsisë.

Në të vërtetë, këto gra lindën shumë më pak fëmijë se sa dëshironin në idealen e tyre. Gjashtë vite më vonë nga anketa, 100 gra në moshë riprodhimi lindën vetëm 121 fëmijë, as gjysmën e asaj që e konsideronin si ideale më 2018.

Demografët pohojnë se qeveria, me politikat e saj, duhet të korrektojë pikërisht këtë hendek, që të mundësojë ambientin që gratë të lindin të gjithë fëmijët që duan.

Skenarët, 13 mijë bebe në vitin 2035

Nëse zhvillimet demografike ecin me ritmet aktuale, emigracion të fortë te të rinjtë dhe rënie të normave të fertilitetit, lindjet do të zbresin gradualisht drejt 13 mijë deri në vitin 2035, për shkak të rënies potenciale të prindërve të ardhshëm.

Në kushtet kur baza e re e popullsisë zvogëlohet shpejt, kjo do të sillte rreth 10 mijë lindje në vit në 2040.

Jemi në momentin ku rritja e lindjeve nuk vjen më nga dëshira për të pasur fëmijë, por se nuk ka kush t’i lindë. Vendi ka hyrë në një cikël ku tkurrja po kalon nga rënie lineare në rënie të përshpejtuar, sepse tani nuk po bie vetëm norma e lindshmërisë, por po tkurret vetë popullsia që sjell lindje.

Nëse në vitin 2015, Shqipëria numëronte mbi 124 mijë vajza të moshës 20–24 vjeç, në vitin 2025 ky numër ka rënë në rreth 72 mijë, një rënie drastike prej rreth 42%.

E njëjta tendencë ndiqet edhe në grupmoshën 15-19 vjeç, ku rënia prej rreth 49 mijë personash paralajmëron se dekada e ardhshme do të jetë edhe më e vështirë për balancat demografike të vendit.

Nga ana tjetër, rënia është më e moderuar në moshat e vjetra të fertilitetit (45–49 vjeç), ku rezultuan mbi 72 mijë, relativisht më i lartë krahasuar me vajzat e reja.

Kjo përmbysje e strukturës, ku ka më shumë gra që po dalin nga mosha e riprodhimit sesa vajza që po hyjnë në të, konfirmon se momenti demografik është kthyer në një kah negativ të pakthyeshëm për momentin.

Në vitin 2015, struktura e grave në moshë riprodhimi ishte e orientuar drejt të rejave, me mbi 117 mijë vajza në grupin 15–19 vjeç.

Sot, ky grup është reduktuar në rreth 68 mijë. Ky reduktim me pothuajse gjysmën e popullsisë riprodhuese brenda 10 viteve shpjegon arsyen pse shifrat e lindjeve në rang kombëtar po pësojnë dhe do të pësojnë rënie dyshifrore vit pas viti.

Emigracioni masiv i moshave të reja po lë pas një gropë që nuk mund të mbushet me politika sociale afatshkurtra./Monitor

The post Emigracioni dhe kostot e jetesës, ulen lindjet me 35% në një dekadë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria po zbrazet/ Trendi i emigracionit është thelluar pas pandemisë, 138 mijë ikje më shumë se kthime
Migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjnë për të jetuar dhe atyre që po largohen nga vendi ynë vijon të jetë negativ në Shqipëri përgjatë gjithë periudhës 2011-2025, duke shfaqur tendencë rritëse pas pandemisë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se largimet kanë qenë të qëndrueshme prej më shumë se një dekade, por pas pandemisë së Covid-19 fenomeni është përshpejtuar ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta historike tw dekadws sw fundit.

Sipas databazës së INSTAT nga 1 janari 2021 deri në 1 janar 2025, Shqipëria ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime.

Në vitin 2011, migracioni neto ishte rreth -18,765 persona dhe mbeti në interval të ngjashëm deri në vitin 2015, kur regjistroi rreth -20,600 persona.

Në vitet 2016-2018 u vu re një përmirësim i përkohshëm, migracioni neto u ngadalësua në -9,473 në 2016 dhe rreth -15 mijë në 2017-2018, për shkak të valës së lartë të kthimeve të azilantëve që ikën në Gjermani në 2015.

Megjithatë, pas vitit 2019 prirja ndryshoi sërish në mënyrë të fortë negative. Në vitin 2019 migracioni neto arriti -23,082 persona, ndërsa në vitin 2020 u regjistrua rreth -16,684 persona, një vit i ndikuar nga kufizimet e pandemisë që frenoi përkohësisht lëvizjet ndërkombëtare.

Pas pandemisë, emigracioni u rrit me ritme të shpejta. Në vitin 2021 humbja neto e popullsisë arriti -32,853 persona dhe në 2022 mbeti në nivele të ngjashme, rreth -32,497 persona.

Kulmi u shënua në vitin 2024, kur migracioni neto arriti rreth -43,761 persona, niveli më i lartë i regjistruar edhe për shkak të korrektimeve nga cens 2023.

Në vitin 2025, ndonëse me rënie, mbeti shumë i lartë, rreth -28,836 persona.

Kjo prirje tregon se pandemia nuk e ndaloi emigracionin, por e shtyu dhe e përforcoi atë në vitet pasuese. Hapja e tregjeve europiane të punës, kërkesa për fuqi punëtore dhe pritshmëritë ekonomike më të mira jashtë vendit kanë nxitur një valë të re largimesh.

Këtë trend e konfirmoi edhe Eurostat, ku për periudhën 2021 -2024 vendet e anëtarë të BE dhanë 284,585 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptare.

Ka një trend në rritje për lejet e punës, të cilat zënë gati 1 të tretën e leje qëndrimeve gjithsej dhe janë dyfishuar në krahasim me para pandemisë.

Më këtë ecuri Shqipëria po futet në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Edhe pse vendi ka gjithnjë e më pak të rinj, ata po largohen me intensitet më të lartë vitet e fundit.

Këto zhvillime po krijojnë një cikël vicioz me rënie të popullsisë, rritje emigrimi dhe përshpejtim të rënies së popullsisë. Grup-mosha 18–34 vjeç përbënte rreth 80% të emigrantëve të rinj shqiptarë.

Të dhënat tregojnë se e shkalla e emigracionit për frymë është rritur, jo vetëm në shifra absolute, por edhe në përqindje të popullsisë aktive.

Shqipëria është në një fazë ku grupi i të rinjve po tkurret me shpejtësi dhe nga ana tjetër ata që kanë mbetur janë gjithnjë e më shumë të motivuar për të ikur.

Sot nuk ikin vetëm të rinjtë e papunë apo pa perspektivë si para një dekade, por ikin studentët më të mirë, profesionistët e rinj të shëndetësisë, IT-së, dhe zanatçinj të kualifikuar dhe shumë bashkime familjare.

Emigracioni lartë ka krijuar edhe efekt psikologjik. Të rinjtë ndihen të paktë në një shoqëri të plakur e të zbrazur dhe janë më motivuar për tu larguar./ Monitor

The post Shqipëria po zbrazet/ Trendi i emigracionit është thelluar pas pandemisë, 138 mijë ikje më shumë se kthime appeared first on Albeu.com.

Fëmijët e emigracionit 2.0 që rriten midis dy identiteteve dhe dy realiteteve
Emigracioni 2.0 krijon një brez të ri fëmijësh që flasin dy gjuhë e shumëkulturorë, që rriten mes dy identiteteve dhe dy realiteteve. Por bashkë me potencialin e madh ekonomik dhe arsimor, vijnë edhe rreziqe: shkëputja e brezit të ri nga Shqipëria dhe humbja e kapitalit njerëzor. Pyetja thelbësore është nëse vendi do të dijë ta kthejë këtë energji të re në zhvillim, apo do ta lërë të shpërndahet jashtë kufijve.

Në fillim të viteve 2000, fjala emigracion në Shqipëri kishte një ngarkesë të fortë emocionale: Ajo lidhej me ndarjen, me imazhin e një prindi që largohej për të punuar kryesisht në Greqi, Itali apo Gjermani, ndërsa fëmijët mbeteshin pas në Shqipëri, në kujdesin e mamasë apo gjyshërve.

Kujtesa kolektive e atyre viteve është plot me imazhe valixhesh, por edhe me lot; me telefonata të rralla nga kabinat publike, me dhurata që vinin për festa apo për datëlindje, si një mënyrë për të zëvendësuar mungesën fizike dhe emocionale të prindit.

Emigracioni ishte sakrificë. Një premtim për një jetë më të mirë, por që “paguhej” me vite të tëra ndarjeje dhe me një brez fëmijësh që u rritën duke njohur prindërit e tyre më shumë në fotografi sesa në përditshmëri.

Por sot, fotografia e emigracionit shqiptar ka ndryshuar rrënjësisht. Valët e reja të largimeve nuk janë më arrati ekonomike të individëve, por është e gjithë familja që i “zhvendos” rrënjët dhe shkon së bashku. Tashmë këto rrënjë shtrihen në dy vende, në dy realitete. Dhe kështu ka lindur një fenomen i ri, që cilësohet “emigracioni 2.0”, që nuk nënkupton ndarje, por jetë të dyfishtë.

Në ndryshim nga brezi i parë që kërkonte të mbijetonte dhe të siguronte të ardhura për familjen në Shqipëri, brezi i dytë kërkon cilësi jete, arsim më të mirë dhe stabilitet. Ata nuk e shohin më emigrimin si një fazë të përkohshme, por si një projekt afatgjatë familjar.

Fëmijët e tyre ndjekin shkolla në Itali, Gjermani apo Francë, mësojnë dy gjuhë njëherësh, përfshihen në kultura të ndryshme, ndërkohë që verën e kalojnë në Shqipëri, në shtëpitë që prindërit kanë blerë apo ndërtuar me kujdes për të ruajtur lidhjen me vendin e origjinës.

Ndikimi emocional që fëmijët përjetojnë gjatë emigrimit është shumë më i ndërlikuar sesa një proces i thjeshtë “përshtatjeje”, sepse, siç shpjegon psikologia Valentina Telhaj, “fëmijët e përthithin tensionin e prindërve si sfungjer, edhe kur s’kanë asnjë fjalë për ta përshkruar atë”, dhe për këtë arsye, gjurmët emocionale të tranzicionit shpesh shfaqen më vonë, në forma të ndryshme ankthi, tërheqjeje apo ndryshimi sjelljesh.

Por rrënjët e kësaj përvoje nuk janë vetëm psikologjike: ekonomistja Silvi Boçe i sheh vitet e para të emigrimit si periudhën që “krijon kontradikta të padukshme brenda familjes, sepse prindi përpiqet të mbijetojë ekonomikisht, ndërsa fëmija përpiqet të mbijetojë emocionalisht”.

Sipas saj, të ardhurat e paqëndrueshme, dhe oraret e gjata të punës e reduktojnë në minimum kohën cilësore me fëmijët, duke krijuar “një boshllëk të heshtur që fëmija e mbush me pasiguritë e veta”.

Nga ana tjetër, sociologia Marsida Simo thotë se fëmijët e emigrantëve jetojnë “në dy sisteme paralele vlerash, ku asnjëri nuk është i plotë dhe asnjëri nuk është plotësisht i tyre”, duke krijuar një gjendje identitare që luhatet mes kujtesës familjare dhe normave të reja shoqërore.

Ky dualizëm vihet re në mënyrën sesi ata flasin, sillen dhe ndërtojnë marrëdhënie, shpesh me një maturi që e tejkalon moshën, shpjegon ajo.

Në shkollë, përplasja bëhet edhe më konkrete: një mësuese në Milano shpjegonte para pak javësh në TikTok se “fëmijët shqiptarë e kapin materialin akademik shumë shpejt, por të flasësh me vetëbesim është prova më e vështirë, sepse gjuha i ndjek si hije gjatë gjithë ditës”.

Ndërsa Eris M., nënë në Gjermani, rrëfen se djali i saj i vogël i ka thënë: “Në shtëpi jam unë, në shkollë jam dikush që s’e njoh”, një fjali që përmbledh brendësinë e dy botëve të cilat fëmijët përpiqen t’i bashkojnë.

Studimet ndërkombëtare, sipas znj. Simo, tregojnë se “procesi i integrimit emocional të fëmijës është proporcional me qetësinë ekonomike të familjes” dhe se vonesat apo sjelljet regresive janë të zakonshme në vitin e parë e të dytë pas emigrimit, sidomos kur gjuha e re nuk është përvetësuar ende.

Por edhe komunitetet shqiptare jashtë vendit e vëzhgojnë këtë dinamikë çdo ditë, shqiptarët në diasporë shprehen gjithmonë se  “fëmijët e emigrantëve janë fëmijë të dy brezave, atë që po e ndërtojnë në vendin ku jetojnë dhe atë që u mbetet si kujtim i Shqipërisë”.

Kjo e bën rolin e prindit më të rëndësishëm, sepse, siç thotë psikologia Telhaj, “stabiliteti i brendshëm i fëmijës fillon nga stabiliteti i përditshëm i shtëpisë: një drekë e përbashkët, një bisedë e shkurtër, një rit i vogël kulturor që krijon vazhdimësi në një botë që përndryshe ndryshon çdo ditë”.

Ekspertët e arsimit shtojnë se përfshirja e prindërve në shkollë është vendimtare, sepse krijon ura komunikimi që fëmija vetë nuk arrin t’i artikulojë. Ndërkohë, ekonomistët theksojnë se mbështetja e komunitetit, orientimi në tregun e punës dhe stabiliteti material ndikojnë drejtpërdrejt në shkallën e integrimit akademik të fëmijës.

Ky mozaik faktorësh, si emotivë, ekonomikë, kulturorë, gjuhësorë, tregon se suksesi i një fëmije emigrant nuk matet vetëm me notat në shkollë, por me aftësinë e tij për të krijuar një identitet të qëndrueshëm në dy botë që shpesh i kërkojnë gjëra të ndryshme.

Dhe siç thotë në fund psikologia Telhaj “nëse prindi arrin t’i tregojë fëmijës se dy botët nuk janë barrë, por pasuri, atëherë përshtatja shndërrohet nga sfidë në mundësi”.

Në dekadën e fundit, emigracioni shqiptar ka hyrë në një fazë të re që nuk lidhet më me varfërinë ekstreme apo mungesën totale të punës, por me kërkimin për cilësi më të mirë jete, arsim më të avancuar dhe stabilitet afatgjatë.

Kjo fazë po e transformon rrënjësisht mënyrën se si familjet shqiptare funksionojnë ekonomikisht dhe si projektojnë të ardhmen e tyre financiare.

Nëse në fillim të viteve 2000, remitancat ishin “paratë e mallrave bazë”, për të paguar faturat, ushqimin dhe shpenzimet e përditshme, sot flukset financiare nga emigrantët janë bërë më të qëndrueshme, më të larta dhe më të orientuara drejt investimeve.

Vetëm në vitin 2023, remitancat që shqiptarët jashtë vendit dërguan te familjarët e tyre në Shqipëri arritën në rreth 930 milionë euro, me një rritje prej 11.3% krahasuar me vitin paraprak.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në 6-mujorin e parë të vitit , dërgesat e emigrantëve arritën në 510 milionë euro, me një rritje prej 14.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Familjet që emigrojnë sot nuk synojnë më vetëm të “dërgojnë dikë jashtë për të sjellë para”, por të ndërtojnë një strategji të dyfishtë ekonomike. Ato investojnë njëkohësisht në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, apartamente në qytetet kryesore, vila ose shtëpi në zonat rurale dhe në arsim cilësor jashtë vendit për fëmijët e tyre.

Kjo qasje i kthen familjet emigrante në aktorë ekonomikë transnacionalë, që mbajnë lidhje të dyfishta me tregjet e dy vendeve: konsumojnë dhe investojnë në Shqipëri, por fitojnë dhe kursejnë jashtë.

Sipas agjencive imobiliare, rreth 40–45% e blerjeve të apartamenteve në zonat urbane (veçanërisht në Tiranë, Durrës dhe Vlorë) kanë si burim fondi të ardhura nga emigracioni.

Diaspora, veçanërisht ajo që jeton në Itali, Greqi, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, po ndikon ndjeshëm në rritjen e çmimeve të tregut të pasurive të paluajtshme.

Në këtë mënyrë, emigracioni po kthehet në një nga faktorët më të rëndësishëm që po formëson kërkesën e brendshme dhe çmimet në sektorin e ndërtimit.

Krahas kësaj, investimi në arsim jashtë vendit është bërë pjesë thelbësore e strategjisë ekonomike të familjeve shqiptare në emigracion. Në vitet e fundit, numri i studentëve shqiptarë që ndjekin universitetet europiane është rritur, me destinacione kryesore Italinë, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Por ndryshimi i vërtetë qëndron te fëmijët që rriten midis dy sistemeve, ndjekin pjesërisht shkollën në Shqipëri dhe më pas vijojnë jashtë. Shumë familje shpenzojnë mijëra euro në vit për të siguruar edukim dygjuhësh, qoftë në shkolla ndërkombëtare në vend, qoftë në sistemet arsimore të vendeve pritëse.

Ky model “jetese në dy vende” ka pasoja të drejtpërdrejta ekonomike për Shqipërinë. Nga njëra anë, rritet hyrja e valutës dhe investimeve që mbajnë të qëndrueshme konsumin dhe tregun imobiliar.

Nga ana tjetër, rritet rreziku i shkëputjes së brezit të ri nga tregu i punës shqiptar, pasi shumë prej këtyre fëmijëve të emigracionit 2.0 mësojnë, diplomohen dhe hyjnë në tregun e punës jashtë vendit, pa u integruar kurrë në ekonominë vendase.

Në fakt, arsimi është bërë shtylla qendrore e strategjisë familjare të emigracionit modern. Prindërit që kanë emigruar në vitet 2000, të cilët kanë bërë kryesisht punë fizike, sot investojnë te fëmijët e tyre përmes edukimit jashtë vendit.

Ata nuk dërgojnë më remitanca vetëm për konsum, por paguajnë shkolla ndërkombëtare, tarifa universitare dhe kurse gjuhe. Ky është një investim në kapital njerëzor, jo vetëm për individin, por potencialisht edhe për Shqipërinë, nëse ky brez do të ruajë lidhjet me vendin e origjinës.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është ai i arsimimit të fëmijëve të emigrantëve, që shpesh ndjekin dy sisteme paralelisht. Shumë prej tyre kalojnë pjesë të vitit shkollor në Shqipëri, duke frekuentuar shkolla publike ose private, dhe më pas kthehen në vendin pritës, ku rifillojnë shkollën sipas sistemit lokal.

Kjo krijon një përvojë dygjuhëshe dhe shumëkulturore, e cila nga njëra anë u jep atyre fleksibilitet, por nga ana tjetër krijon sfida të ndërlikuara identitare dhe sociale. Ata mësojnë të shkruajnë dhe të mendojnë në dy gjuhë, por shpesh ndihen “as këtu, as atje”.

Shkollat në diasporë dhe nismat për mësimin e gjuhës shqipe po përpiqen të ruajnë këtë lidhje. Në Itali, Greqi e Zvicër janë hapur dhjetëra kurse të mësimit të shqipes, të mbështetura nga qeveria shqiptare dhe organizata të diasporës.

Megjithatë, për shumicën e fëmijëve që lindin dhe rriten jashtë, lidhja me Shqipërinë mbetet simbolike, përmes familjes, pushimeve verore dhe rrjeteve sociale./MONITOR

The post Fëmijët e emigracionit 2.0 që rriten midis dy identiteteve dhe dy realiteteve appeared first on Albeu.com.

Anketa: 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni
Migracioni vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore që formëson ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

Sipas Anketës së Migracionit të Familjeve 2024, realizuar nga INSTAT në bashkëpunim me Bankën Botërore, rreth 37% e familjeve në Shqipëri kanë të paktën një anëtar që aktualisht jeton jashtë vendit ose ka migruar dhe është kthyer, duke konfirmuar përmasat masive dhe afatgjata të emigracionit shqiptar.

Anketa vlerëson se rreth 1.6 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, ndërsa mbi 108 mijë persona janë kthyer në Shqipëri gjatë 12 viteve të fundit, duke e bërë migracionin një cikël të vazhdueshëm dhe jo një fenomen të përkohshëm.

Sipas anketës Rreth 22 për qind e familjeve kanë anëtarë aktualisht jashtë Shqipërisë, ndërsa 20 për qind kanë të paktën një migrant të kthyer.

Të dhënat tregojnë se emigracioni është kryesisht një fenomen i të rinjve në moshë pune, veçanërisht meshkuj.

Gati tre të katërtat e emigrantëve aktualë janë meshkuj dhe shumica i përkasin grup-moshës 25–44 vjeç, pikërisht bërthama më produktive e tregut të punës.

Në aspektin arsimor, emigrantët janë më të arsimuar se popullsia që mbetet në vend: mbi dy të tretat kanë përfunduar arsimin e mesëm dhe rreth 18% kanë arsim të lartë, me diferenca të theksuara sipas vendit pritës.

SHBA-ja dhe Gjermania tërheqin emigrantët më të arsimuar, ndërsa Greqia mbetet destinacioni kryesor për emigrantët me arsim më të ulët.

Para largimit, shumica e emigrantëve janë të punësuar në Shqipëri, por kryesisht në profesione me aftësi të ulëta ose të mesme dhe me paga më të ulëta se mesatarja.

Në të njëjtën kohë, pritshmëritë për jetën jashtë rezultojnë të fryra, emigrantët presin të fitojnë mesatarisht rreth 3,900 dollarë në muaj, por të ardhurat reale janë rreth 2,200 dollarë, ndërsa kursimet reale janë pothuajse trefish më të ulëta se sa ishin parashikuar.

Megjithëse emigracioni rrit ndjeshëm të ardhurat, emigrantët fitojnë mesatarisht 2.5 herë më shumë se sa në Shqipëri, përfitimet shoqërohen me pasiguri të konsiderueshme.

Një në tre emigrantë punon pa kontratë të shkruar dhe mbi një e katërta nuk përfiton sigurime shoqërore apo pushime të paguara, duke e bërë punësimin më të pasigurt krahasuar me popullsinë vendase në vendet pritëse.

Një tjetër problem i theksuar është nënshfrytëzimi i kapitalit njerëzor, pasi rreth një e treta e emigrantëve aktualë dhe afro 80% e emigrantëve të kthyer me arsim të lartë punojnë në profesione që kërkojnë kualifikime më të ulëta se arsimi i tyre.

Remitancat mbeten një nga përfitimet më të drejtpërdrejta të emigracionit për ekonominë shqiptare. Rreth gjysma e familjeve me emigrantë kanë marrë remitanca gjatë vitit të fundit dhe për këto familje, dërgesat nga jashtë përbëjnë mesatarisht 41% të të ardhurave totale.

Megjithatë, anketa tregon se remitancat përdoren kryesisht për konsum bazë, si ushqimi, shpenzimet e përditshme dhe kujdesi shëndetësor, ndërsa investimet produktive në biznes apo bujqësi janë pothuajse të papërfillshme.

Një tjetër problem është se vetëm rreth 30% e remitancave dërgohen përmes kanaleve formale, ndërsa pjesa më e madhe qarkullon përmes rrjeteve informale, duke kufizuar ndikimin e tyre në zhvillimin financiar dhe formalizimin e ekonomisë.

Anketa hedh dritë edhe mbi rikthimin e emigrantëve, një proces që është përshpejtuar vitet e fundit. Rreth 45% e emigrantëve të kthyer janë rikthyer pas vitit 2020, shpesh për arsye ekonomike ose për shkak të pasigurisë në vendet pritëse.

Fillimisht, emigrantët e kthyer përballen me vështirësi në punësim, por me kalimin e kohës arrijnë norma punësimi më të larta se popullsia jo-emigrante.

Vetëpunësimi shfaqet si një rrugë e rëndësishme riintegrimi, veçanërisht për gratë dhe për ata që kanë kaluar periudha të gjata jashtë vendit, duke treguar potencial për krijimin e vendeve të reja të punës.

Elsa Dhuli, Drejtoreshë e Përgjithshme e INSTAT, u shpreh: “Migracioni është një realitet strukturor për shoqërinë shqiptare dhe kjo pasqyrohet qartë edhe në shifrat e anketës. Mesazhi kryesor është i qartë: migracioni sjell njëkohësisht përfitime dhe kosto, dhe balanca mes tyre varet nga politikat që ndërmerren. Statistikat zyrtare të prodhuara nga INSTAT nuk janë thjesht një pasqyrim i realitetit, por një mjet konkret për vendimmarrësit. Ato duhet të shërbejnë për të identifikuar problematikat, për të orientuar ndërhyrjet publike dhe për të vlerësuar efektin e politikave, me qëllim që migracioni të kontribuojë më shumë në mirëqenien sociale dhe zhvillimin ekonomik të vendit”.

Ingrid Macdonald, Koordinatore Rezidente e OKB-së në Shqipëri, u shpreh: “Të kuptuarit se pse njerëzit lëvizin, ku lëvizin dhe si kontribuojnë është thelbësor, veçanërisht për një vend si Shqipëria, ku migracioni ka formësuar prej kohësh shoqërinë. Të dhënat e besueshme janë një domosdoshmëri që u mundësojnë politikëbërësve të kuptojnë ndryshimet në kohë reale, të parashikojnë nevojat e ardhshme dhe të hartojnë përgjigje gjithëpërfshirëse, të përqendruara te njerëzit dhe sa më efektive”.

Evis Sulko, Zëvendës Drejtuese e Zyrës së Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë, u shpreh: “Anketa e Migracionit pranë Familjes përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e ekosistemit të të dhënave mbi migracionin në Shqipëri. Përmirësimi i mënyrës se si migracioni matet dhe kuptohet mbështet vendimmarrje më të mira politike dhe ndihmon që migracioni të kontribuojë pozitivisht në zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë”.

Sonja Kurz, Drejtore e GIZ Albania, tha: “Migracioni ka formësuar prej kohësh zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë dhe, ndonëse ofron mundësi të mëdha, ai paraqet edhe sfida komplekse. Pikërisht për këtë arsye, institucione të forta, politika të koordinuara dhe të dhëna të besueshme janë themelore. Për ne si partner zbatues, të dhënat solide janë thelbësore për të dizajnuar programe efektive dhe për të arritur ndikim real”.

Alma Jani, Drejtuese e Zyrës së IOM në Shqipëri, u shpreh: “Për herë të parë, Shqipëria përfiton nga një analizë e kombinuar sasiore dhe cilësore e migracionit. Kjo qasje na lejon të kuptojmë rrugët e migracionit në mënyrë më gjithëpërfshirëse, duke lidhur të dhënat me perspektivat e institucioneve, komuniteteve dhe diasporës, dhe duke mbështetur politika të orientuara drejt së ardhmes”,/ Monitor

The post Anketa: 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni appeared first on Albeu.com.

Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë/ BERZH: Emigracioni masiv do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit
Shqipëria dhe Kosova, janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në hapësirën post-komuniste që nga viti 1990, sipas raportit të Tranzicionit 2025–26 të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): “Një botë e vjetër, por më e guximshme”.

Grafiku i raportit tregon qartë se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 për periudhën 1990-2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë dhe në të gjithë grupin e ekonomive tëBERZH.

Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë pozitive për pjesën më të madhe të periudhës dhe ka kompensuar rreth 27 për qind të popullsisë së vitit 1990, ç`ka e zbut pjesërisht goditjen, por jo aq sa të neutralizojë flukset e largimit.

Edhe Kosova ka humbur 50% të popullsisë së vitit 1990 për të njëjtën periudhë, niveli më i lartë në Europë, ndonëse ka pasur një shtesë më të kartë natyrore se Shqipëria me gati 40%.

Raporti thotë se ky boshllëk i madh demografik, po përkthehet në një frenim të ndjeshëm ekonomik për Shqipërinë.

Në grafikun e dytë të raportit, BERZH mat për herë të parë ndikimin vjetor të demografisë në rritjen e PBB-së për frymë.

Për Shqipërinë, kontributi i popullsisë ka qenë negativ gjatë viteve 2000–2023, me rreth –0.2 pikë përqindje rritje të humbur çdo vit.

Për periudhën 2024–2050, ndikimi pritet të thellohet në –0.3 deri –0.4 pikë përqindje në vit, duke e bërë Shqipërinë një nga ekonomitë më të ekspozuara në gjithë rajonin e BERZH.

Edhe në horizontin 2050–2100, sinjali mbetet negativ, ç`ka tregon se plakja e popullsisë dhe pakësimi i forcës së punës do të vijojnë të shoqërojnë ekonominë edhe në dekadat e ardhshme.

Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e numrit të të moshuarve dhe dobësimi i bazës së kontribuesve në skemat sociale po e vendosin ekonominë nën presion të vazhdueshëm.

BERZH paralajmëron se pa rritje të produktivitetit, investime teknologjike dhe politika që frenojnë humbjen e kapitalit njerëzor, vendet që përjetojnë emigrim masiv, ku Shqipëria dhe Kosova renditen të parat, do të shohin një rënie në potencialin e tyre afatgjatë të rritjes.

Raporti shton se ky model tashmë ka pasoja të dukshme edhe në tregun e punës, investimet, produktivitetin dhe stabilitetin fiskal.

Sipas BERZH, Shqipëria dhe Kosova janë ndër ekonomitë më të ekspozuara në të gjithë rajonin. Edhe nëse rritja ekonomike mbetet pozitive, ritmi i saj potencial do të jetë dukshëm më i ulët sesa në vendet me popullsi në rritje, si Turqia, Egjipti apo vendet e Azisë Qendrore.

Raporti sugjeron se në mungesë të rritjes së produktivitetit, investimeve teknologjike, rritjes së kapitalit njerëzor dhe përmirësimit të klimës së biznesit, emigracioni masiv do të vazhdojë të frenojë rritjen ekonomike për të paktën edhe tre dekada./ Monitor

The post Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë/ BERZH: Emigracioni masiv do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit appeared first on Albeu.com.

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milionë shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit
Nga viti 2008 deri në 2024, rreth 1 milionë shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.

Shqiptarët me leje qëndrimi të rregullt përbëjnë rreth 41% të popullsie që jeton ende këtu. Por totali i shqiptarëve jashtë vendit është më i lartë po të përfshihen emigrantët që jetojnë në Britani, USA, Kanada dhe në vende të tjera jashtë BE-së.

Duke analizuar të dhënat e Eurostat mbi lejet e qëndrimit, për herë të parë dhënë shtetasve shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian shihet një rritje e vazhdueshme e emigracionit që ka ardhur, duke u përshpejtuar vitet e fundit.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2008 ishin regjistruar 97,780 mijë leje qëndrimi për herë të parë, ndërsa deri në vitin 2014 stoku i lejeve arriti rreth 389 mijë.

Pas vitit 2015, ritmi i rritjes u përshpejtua ndjeshëm. Në vitin 2018 totali kaloi mbi 600 mijë, ndërsa në vitin 2021 kishte shkuar në mbi 765 mijë leje.

Trendi vijoi edhe më fuqishëm në tre vitet e fundit, pas pandemisë. Vetëm nga 2021 deri në 2024, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shqiptarët në BE u shtua me mbi 230 mijë, duke e çuar totalin kumulativ në pothuajse 1 milion (999,138) në fund të vitit 2024.

Ky ritëm tregon për një presion të vazhdueshëm emigrimi nga Shqipëria drejt vendeve europiane, pavarësisht zhvillimeve ekonomike dhe sociale të brendshme.

Rritja konstante nga viti në vit tregon për një prirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, ku çdo vit mijëra qytetarë kanë kërkuar mundësi pune dhe jetese në vendet e BE-së.

Punësimi dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike, është arsyeja kryesore që i shtyn shqiptarët të emigrojnë.

Rritja ekonomike e vendit nuk është shpërndare në mënyrë të barabartë gjatë tranzicionit. Mungesa e vendeve të punës me paga të denja, informaliteti i lartë në tregun e punës dhe mungesa e sigurisë afatgjatë për profesionistët kanë qenë shtysa kryesore për emigrim.

Paga mesatare në Shqipëri, ka mbetur shumë poshtë mesatares së BE-së dhe Rajonit, duke nxitur më tej kërkesën për migrim ekonomik, veçanërisht drejt Italisë, Greqisë, Gjermanisë e më pas edhe vendeve të tjera të Europës Perëndimore.

Një numër i madh të rinjsh kanë zgjedhur të studiojnë në vendet e BE-së, duke përfituar nga bursat dhe programet europiane.

Pjesa më e madhe e tyre më pas kanë aplikuar për leje qëndrimi dhe punësimi. Mungesa e perspektivës profesionale në Shqipëri dhe pamundësia për të gjetur punë të kualifikuara kanë forcuar këtë prirje.

Një pjesë e madhe e lejeve të qëndrimit kanë ardhur edhe si rezultat i bashkimit familjar. Shqiptarët që u vendosën më herët në vendet e BE-së kanë tërhequr familjarët e tyre, duke rritur numrin e lejeve të reja nga viti në vit, sidomos në vitet e fundit.

Shifra 1 milion leje qëndrimi të shqiptarëve në BE, e rendit Shqipërinë në krye të vendeve për emigracionin e lartë në raport me popullsinë, duke na renditur gjithashtu ndër komunitetet më të mëdha të emigrantëve në hapësirën europiane./ Monitor

The post Emigracioni bëhet shqetësues/  Eurostat: 1 milionë shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit appeared first on Albeu.com.

“Kthim vullnetar në shtëpi ose burg dhe gjobë deri në 10 mijë euro”/ Greqia miraton ligjin e ri me masa të ashpra për emigracionin dhe azilkërkuesit
Parlamenti i Greqisë ka miratuar një ligj të ri me masa të rrepta për imigracionin, duke e ashpërsuar ndjeshëm qasjen ndaj azilkërkuesve, kërkesat e të cilëve refuzohen. Ligji, i miratuar të mërkurën, më 3 shtator, përfshin ndalim të zgjatur dhe gjoba të rënda për ata që hyjnë ilegalisht në vend, ndërsa përshpejton procesin e kthimit të emigrantëve në vendet e tyre të origjinës.

Ky është një ndryshim vendimtar politik nga qeveria e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, në përgjigje të një rritjeje të kohëve të fundit të mbërritjeve në ishujt jugorë të vendit. Ndërsa flukset e emigrantëve kanë rënë në përgjithësi që kur Greqia ishte epiqendra e krizës së migracionit në Evropë gati një dekadë më parë, një rritje e mbërritjeve nga Afrika e Veriut nëpërmjet ishujve të Kretës dhe Gavdos këtë vit e shtyu shtetin të vepronte.

Sipas masave të miratuara, çdo migrant pa dokumente që hyn nga një vend që Bashkimi Evropian e konsideron të sigurt dhe që nuk kualifikohet për azil, do t’i jepet një zgjedhje: të kthehet në shtëpi vullnetarisht ose të përballet me ndalim të detyrueshëm deri në 24 muaj dhe një gjobë që mund të arrijë në 10,000 euro.

Ky legjislacion është i fundit në një seri hapash të ndërmarrë nga administrata Mitsotakis, e cila që nga marrja e pushtetit në vitin 2019 ka zgjeruar rrethimin kufitar përgjatë kufirit verior dhe ka forcuar patrullat detare në Detin Egje për të penguar anijet që hynin. Greqia gjithashtu filloi të përdorë monitorë të kyçit të këmbës për azilkërkuesit e refuzuar për t’i parandaluar ata të iknin dhe të qëndronin më gjatë se ç’duhej në vend.

Duke mbrojtur qëndrimin e qeverisë në parlament të martën, Ministri i Migracionit Thanos Plevris shpjegoi se të drejtat e grekëve ishin më të rëndësishme se të drejtat e emigrantëve, azili i të cilëve u refuzua dhe që qëndronin ilegalisht në Greqi.

Qeveria greke raporton se qëndrimi i saj më i ashpër po jep tashmë rezultate. Autoritetet thonë se kanë kthyer qindra migrantë të paligjshëm që nga pezullimi i kërkesave për azil në korrik dhe po planifikojnë fluturime shtesë deportimi këtë muaj në vende si Pakistani, Bangladeshi dhe Egjipti.

Këto politika vazhdojnë të tërheqin kritika të ashpra nga organizatat e të drejtave të njeriut, të cilat prej kohësh i kanë akuzuar autoritetet greke për kryerjen e dëbimeve të paligjshme si në kufijtë detarë ashtu edhe në ata tokësorë. Këto akuza kanë fituar terren: në fillim të këtij viti, agjencia kufitare e BE-së, Frontex, konfirmoi se po shqyrtonte një duzinë rastesh të mundshme të shkeljeve të të drejtave të njeriut që përfshijnë forcat greke.

The post “Kthim vullnetar në shtëpi ose burg dhe gjobë deri në 10 mijë euro”/ Greqia miraton ligjin e ri me masa të ashpra për emigracionin dhe azilkërkuesit appeared first on Albeu.com.