emigracioni i paligjshem Archives - Albeu.com

Vendet e BE-së ashpërsojnë ligjet e emigracionit: Refugjatët dhe azili, temat kryesore të fushatës për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Gjermania, Italia, Franca duan të reduktojnë migracionin ilegal. Kjo temë pritet të luajë rol të rëndësishëm në zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian në vitin 2024.

Në gjysmën e parë të vitit 2024 në të 27 vendet anëtare të BE pritet të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian. Rritja e shifrave të migrantëve ilegalë dhe refugjatëve si edhe procedurat e azilit, sipas sondazheve, do të jenë temat kryesore të fushatës zgjedhore. Të treja vendet kryesore të destinacionit të migrantëve në BE, Gjermani,Francë dhe Itali u ashpërsuan ligjet kombëtare për të ulur numrin e migrantëve ilegalë dhe për të lehtësuar dëbimet.

Gjermania

Nga Zyra Federale e Migracionit dhe Refugjatëve, BAMF, bëhet e ditur se gjatë vitit 2023, 350.000 nga më shumë se 1 milionë azilkërkues në BE e shtrojnë kërkesën për azil në Gjermani. Krahas azilkërkuesve nga Siria, Afrganistani dhe Turqia në Gjermani janë strehuar më shumë se 1 milionë refugjatë nga Ukraina. Qeveria e koalicionit të socialdemokratëve, Të Gjelbërve dhe liberalëve ka reaguar me ashpërsimin e disa ligjeve. Kështu “ligji i shanseve për qëndrim” do të lehtësojë futjen në punë të migrantëve dhe integrimin në shoqëri, nëse ata jetojnë të paktën 5 vjet në vend. Kurse “ligji për përmirësimin e dëbimit” do të lehtësojë kthimin e azilkërkuesve të refuzuar në vendet origjinë, që me ligjin e ri mund të qëndrojnë më gjatë në paraburgimin e dëbimit, po ashtu apartamentet e tyre mund të kontrollohen më lehtë dhe dëbimet mund të bëhen pa afate të gjata paralajmërimi. Një tjetër ligj modernizon të drejtën e nënshtetësisë. Gjermania lejoi në vitin 2023 nënshtetësinë e dyfishtë. Koha e pritjes reduktohet nga tetë në pesë vjet. Por në rast antisemitizmi dhe racizmi të aplikuesit mund të refuzohet e drejta e nënshtetësisë.

Franca

Asambleja Kombëtare Franceze pak para fundit të vitit miratoi një ligj të ri migracioni me votat e partisë populiste të djathtë, “Rassemblement national”. Kryetarja e partisë, Marine Le Pen bëri fjalë për fitore ideologjike për politikën e saj “Franca e para”. Presidenti liberal, Emmanuel Macron nuk ishte i varur drejtpërdrejt në parlament nga Rassemblement national” por nga votat e republikanëve konservatorë që votuan për ashpërsimin e rregulloreve.

Macron do të lejojë verifikimin e ligjit në Këshillin Kushtetues. Me ligjin e ri migrantët ilegalë mund të dëbohen më lehtë, qasja tek ndihmat sociale vështirësohet dhe bashkimi familjar kufizohet. Studentët e huaj duhet të ofrojnë si kusht një depozitë financiare para ardhjes në Francë. 70% e francezëve mbështesin ashpërsimin e ligjeve të migracionit.

Italia

Koalicioni populist i djathtë nën kryeministren, Giorgia Meloni fitoi zgjedhjet në vitin 2022 në Itali me premtimin, se do të reduktojë numrin e migrantëve që hyjnë në. Meloni duhet të paraqesë tani rezultate. Psh, ajo arriti të negociojë një marrëveshje kthimi me Tunizinë, po në fund ajo nuk u zbatua. Kryeministrja italiane negocioi edhe me Shqipërinë një marrëveshje, që parashikon zhvendosjen e dy qendrave të pranimit me një kapacitet prej mbi 3000 persona nga Shqipëria në Itali. Aktualisht drejtësia shqiptare është duke verifikuar nëse kjo marrëveshje me Italinë është konform ligjeve.

Nga ana tjetër Meloni ka bërë të ditur, se kampet e dëbimit do të vendosen në zonat më pak të populluara të Italisë. Aty migrantët do të qëndrojnë 18 muaj në vend të 12 muajve si deri më tani, ndërkohë që autoritetet vendosin për dëbimin. Organizata përmbledhëse e organizatave të refugjatëve në Europë, European Council on Refugees and Exiles”(ECRE) kritikoi në një raport të saj Italinë për vështirësim të procedurave të rregullta të azilit. Aplikuesit duhet të presin me muaj për një orar. Por shumë migrantë nga Italia vazhdojnë drejt veriut, sidomos në Austri dhe Gjermani për të aplikur aty për azil, në një kohë që sipas rregullave të Dublinit, Italia duhet të ishte përgjegjëse për pranimin e tyre. Roma refuzon rimarrjen e migrantëve që Gjermania, sipas rregullores duhet t’i kthejë në vendin ku hynë në BE për herë të parë.

Greqia, Hungaria, Austria dhe Holanda

Në Greqi kthimi drejtpërdrejt i migrantëve në kufi apo kthimi i motobarkave në ujërat territoriale turke (pushbacks) është më shumë rregull se përjashtim. Këtë e kritikon organizata ECRE në raportin e saj të fundvitit në Bruksel. Qasja tek procedurat e azilit është shumë e vështirë, sepse migrantët në kohën e pritjes për aplikim nuk kanë të drejtë për ndihma sociale. Për disa orare aplikimi në Greqi kërkohen 100 euro tarifë nga migrantët, një procedurë që nuk gjendet në vend tjetër të BE.

Hungaria është i vetmi vend në BE ku që nga viti 2016 sundon e drejta e jashtëzakonshme në kufi. Hyrja në Hungari e azilkërkuesve është gati e pamundur. Procedurat e azilit duhet të aplikohen në ambasadat në Beograd apo Kiev. Organizata qendrore e organizatave të refugjatëve në BE, ECRE është e mendimit se në kufirin hungarez të ruajtur ashpërsisht janë dëbuar deri në 150.000 vetë në Serbi. Megjithëse Gjytata Europiane në Luksemburg dhe Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Straburg e kanë shpallur këtë praktikë si të palejueshme, Budapesti zyrtar i injoron këto vendime.

Në Holandë qeveria liberale e djathtë madje u rrëzua për shkak të temës së ashpërsimit të ligjeve të migracionit. Kryeministri, Mark Rutte dha dorëheqjen, sepse nuk pati sukses me miratimin e ligjit për kufizimin e bashkimit familjar për azilkërkuesit e refuzuar.

Në Austri, Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur një detyrim për punë për azilkërkuesit në kohën e procedurës së azilit. Nëse ata refuzojnë punën që kërkohen në komunitet, do t’u hiqet mundësia për banim apo kujdesin social.

Bashkimi Europian

Deri në prill 2024, Parlamenti Europian dhe Këshilli Ministror i BE, përfaqësia e 27 vendeve anëtare duhet të vendosin për paktin e ri të migracionit. Reformimi i zgjeruar i procedurës së azilit në BE sjell disa ndryshime: Procedura të shpejta azili në kufi për 30.000 vetë me pak shanse për njohjen e azilit si edhe dëbime më të shpejta në qendra dëbimi. Për herë të parë parashikohet edhe detyrimi për solidaritet brenda BE. Në rast mbingarkese të vendeve, ku migrantët ilegalë hyjnë për herë të parë, si Italia, Greqia, Qipro, Spanja, Malta e Kroacia atëherë refugjatët e migrantët ilegalë do të shpërndahen me një sistem kuotash në pjesën tjetër të BE. Zbatimi i plotë i reformës me 8 ligje kryesore pritet të zgjasë deri në vitin 2026. Megjithatë BE kërkon të fitojë pikë me reformën e azilit në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e Parlamentit Europian, është shprehur presidentja e tij, kristiandemokratja, Roberta Metsola nga Malta.

The post Vendet e BE-së ashpërsojnë ligjet e emigracionit: Refugjatët dhe azili, temat kryesore të fushatës për zgjedhjet në Parlamentin Evropian appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja e BE-së për refugjatët, 20 mijë euro për çdo emigrant të refuzuar! Kundërshton Polonia dhe Hungaria
Sot është dita e dytë e Samitit të 27-të të Bashkimit Evropian.

Hungaria dhe Polonia këmbëngulën në kundërshtimet e tyre ndaj marrëveshjes në parim të arritur disa ditë më parë midis ministrave përkatës të BE-së, e cila parashikon:

-kontrollin e parë të kufijve të jashtëm të BE-së nga shtete anëtare të vijës së parë (Greqi, Itali, Spanjë, Portugali dhe Maltë),

-një mekanizëm solidariteti i detyrueshëm. Kjo do të thotë se çdo shtet anëtar i linjës së dytë që nuk pranon emigrantë/refugjatë  nga një shtet tjetër anëtar (p.sh. Hungaria nuk pranon azilkërkues nga Greqia) do të paguajë 20,000 euro.

Për shkak të reagimeve nga Budapesti dhe Varshava, teksti i konkluzioneve u bllokua pasi kërkon që pritja e azilkërkuesve që mbërrijnë në kufijtë e jashtëm të BE-së të bëhet në baza vullnetare, sipas dokumenteve të siguruara nga Agjencia Gjermane.

Siç shkroi një këshilltar i kryeministrit hungarez Viktor Orbán në Twitter të enjten vonë në mbrëmje, “dyshja polako-hungareze po lufton dhe reziston së bashku”.

Përkundrazi, Italia dhe Austria kanë krijuar një front të përbashkët, që së pari, formalitetet e Këshillit Evropian flasin për ruajtje të rreptë të kufijve të jashtëm evropian dhe së dyti, për ndihmë të menjëhershme për vendet anëtare të vijës së parë.

12 miliardë euro për emigracionin në “tavolinë”

Në ditën e parë të mbledhjes së Këshillit Evropian, 27 vendet dhe Komisioni Evropian  u përpoqën të arrinin në shumën e saktë që duhet paguar për të parandaluar hyrjen e paligjshme të emigrantëve në BE dhe në të njëjtën kohë për të lehtësuar hyrjen dhe zhvendosjen legale të refugjatëve brenda vendeve anëtare të BE-së.

Më shumë se 10 miliardë euro për vendet e treta, pra fqinjët e BE-së si Turqia, Libia dhe Tunizia, për të parandaluar hyrjen e njerëzve që nuk kanë dokumente ligjore dhe për rrjedhojë i mbajnë në territoret e tyre dhe 2 miliardë të tjera për të mbështetur vendet anëtarë te BE-së që janë në ballë të migracionit, si Italia, Greqia, Spanja dhe Malta.

Shtetet anëtare janë të ndarë mes atyre që bëjnë thirrje për mesazhe të rrepta kundër shteteve fqinje që lehtësojnë flukset e migracionit dhe atyre që bëjnë thirrje për një bashkëpunim më të madh.

Për shembull, Gjermania jo vetëm dëshiron që t’u jepen më shumë para shteteve fqinje, si Turqia, e cila pret një numër të madh emigrantësh, por në të njëjtën kohë të joshë Ankaranë me përditësimin e unionit doganor BE-Turqi.

Çështja e Turqisë është interesante pasi vendet anëtare të BE-së dëshirojnë një bashkëpunim më të mirë me presidentin Erdogan dhe vendosin si bazë për negociatat e mëtejshme nevojën për normalizimin e marrëdhënieve të Ankarasë me Athinën dhe Nikozinë./Albeu.com/

The post Marrëveshja e BE-së për refugjatët, 20 mijë euro për çdo emigrant të refuzuar! Kundërshton Polonia dhe Hungaria appeared first on Albeu.com.

“Emigrantët do dëbohen me shpejtësi”, Biden njofton masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm në SHBA
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të enjten masa kundër emigrantëve që përpiqen të hyjnë pa autorizim në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Meksikës, ndërkohë që do të ofrohet mundësia për hyrje të ligjshme për deri në 30 mijë persona në muaj nga Venezuela, Nikaragua, Kuba dhe Haiti.

Këto masa do ta bëjnë më të lehtë për autoritetet kufitare që të dëbojnë me shpejtësi emigrantët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara në zonat midis pikave kufitare, si dhe do të risjellin në fuqi marrëveshjet dypalëshe ku azilkërkuesit e mundshëm që kalojnë përmes një vendi të tretë, duhet të provojnë se nuk iu dhanë mbrojtjet e duhura në atë vend përpara se të kërkojnë azil në kufirin SHBA-Meksikë.

Megjithatë, individëve nga katër vendet e lartpërmendura do t’u lejohet të aplikojnë për hyrje të ligjshme në Shtetet e Bashkuara, bazuar në autorizimin për falje humanitare, i cili po ushtrohet aktualisht për të pranuar në SHBA disa refugjatë nga Afganistani dhe Ukraina.

Zyrtarët e administratës Biden e kanë paraqitur këtë plan si një rrugë ligjore për t’u lejuar emigrantëve që të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara në një mënyrë të rregullt dhe të sigurtë. Por aktivistët e emigracionit janë kundërpërgjigjur se këto politika kufizojnë në mënyrë të padrejtë mbrojtjet për azilin të garantuara në ligjin amerikan dhe atë ndërkombëtar.

Gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden tha se masa për falje humanitare do t’u lejojë emigrantëve nga Nikaragua, Kuba dhe Haiti, që kanë sponsorë financiarë me rezidencë në SHBA, të hyjnë ligjërisht në vend nëpërmjet një programi që u hartua sipas programeve për faljen e venezuelasve dhe ukrainasve. Këto programe u lejojnë emigrantëve të udhëtojnë në rrugë ajrore për në Shtetet e Bashkuara, nëse kanë një sponsor dhe nëse kalojnë kontrollet e historikut.

“Vetëm këto masa që po njoftoj sot nuk do ta ndreqin sistemin tonë të emigracionit, por mund të ndihmojnë shumë… Unë mundem të veproj vetëm aty ku kam kapacitetin ligjor për të vepruar kështu”, tha Presidenti Biden.

Sipas autorizimit për falje humanitare, aplikantëve që miratohen u lejohet të jetojnë dhe të punojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara me baza të përkohshme./VOA/

The post “Emigrantët do dëbohen me shpejtësi”, Biden njofton masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm në SHBA appeared first on Albeu.com.