emigracion Archives - Albeu.com

Tabaku: Rritje ekonomike në letër, emigracion masiv në realitet
Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku kritikoi modelin aktual ekonomik, duke e cilësuar atë si një “rritje në letër” që, sipas saj, nuk përkthehet në mirëqenie reale për qytetarët dhe po shoqërohet me largim masiv të shqiptarëve nga vendi.

Në një deklaratë, Tabaku tha se, pavarësisht retorikës për “bum ekonomik” dhe rritje të shifrave makroekonomike, realiteti në terren tregon një tjetër pamje. Sipas saj, emigracioni i vazhdueshëm është treguesi më i qartë se ekonomia nuk po funksionon për shumicën e qytetarëve.

Deputetja theksoi se rritja ekonomike mbështetet kryesisht në ndërtim dhe sektorë të paqëndrueshëm, ndërsa prodhimi real po tkurret.

Ajo iu referua të dhënave që tregojnë rënie të bujqësisë me 1,73% dhe të industrisë me 4,7%, duke argumentuar se ky model prodhon “fasada dhe beton”, por jo vende pune të qëndrueshme dhe të ardhura për familjet.

Sipas Tabakut, pasojat e këtij modeli ndihen në të gjithë vendin. Ajo solli në vëmendje rastin e Beratit, ku, sipas saj, rreth 70% e familjeve janë prekur nga emigracioni, ndërsa edhe Tirana nuk përfaqëson më një alternativë të qëndrueshme, pasi 35% e familjeve në kryeqytet preken nga largimi për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta.

Në deklaratën e saj, Tabaku u ndal edhe te emigrantët e kthyer, duke cituar të dhëna të INSTAT, sipas të cilave shumë prej tyre, pas kthimit në Shqipëri, përballen me burokraci, korrupsion dhe vështirësi për t’u integruar në treg, çka i detyron të largohen sërish.

Deputetja e opozitës theksoi se ekonomia, sipas saj, nuk mund të mbështetet vetëm te sezoni turistik apo ndërtimi, por duhet të orientohet drejt prodhimit, mbështetjes së bujqësisë dhe industrisë, si dhe krijimit të kushteve për punë dinjitoze.

“Zbrazja e Shqipërisë është aktakuza më e rëndë për këtë qeveri”, u shpreh Tabaku, duke shtuar se largimet masive nuk janë të përkohshme, por pasojë e drejtpërdrejtë e një modeli ekonomik që, sipas saj, nuk prodhon mirëqenie për qytetarët, por përfitime për një numër të kufizuar individësh.

The post Tabaku: Rritje ekonomike në letër, emigracion masiv në realitet appeared first on Albeu.com.

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024
Shqipëria kryesoi Europën në vitin 2024, për normat më të larta të migracionit neto negativ (kthimet minus ikjet) me -12.1 banorë të larguar nga vendi për 1000 banorë në vitin 2024, nga -11.7 që ishte ky tregues në vitin 2022.

Emigrimi neto jo vetëm që nuk po përmirësohet, por fenomeni është bërë kronik dhe po thellohet në mënyrë të qëndrueshme. (shiko tabelën e mëposhtme).

Të dhënat e Eurostat, tregojnë se për çdo 1000 banorë vitin e kaluar mbi 12 janë larguar nga vendi një normë shumë herë më e lartë se vendet e tjera të Rajonit dhe Europës Lindore, ku në shumicën prej tyre me 2024 kthimet në shtëpi janë më ta larta se ikjet.

Në pjesën më të madhe të Bashkimit Europian ka rënie të emigracionit pas vitit të jashtëzakonshëm 2022, kur lufta në Ukrainë dhe lirimi i kufizimeve pandemike sollën flukse të larta lëvizjeje, por në Shqipëri tendenca është krejt e kundërt. Emigrimi nuk po ndalet dhe duket se nuk ka asnjë ngadalësim real.

Rezultatet tregojnë se në shumicën e vendeve te Ballkanit kthimet janë më të larta se ikjet në 2024. Në Bosnjë emigracioni neto ishte 0.1% më 2024, nga një trend negativ në vitet e shkuara.

Bilanci i migracionit neto u kthye pozitiv ishe ne Maqedoninë e Veriut , +0.3 më 2024 nga negativ që ishte në vitet e shkuara.

Gjithashtu, në Serbi ka tendenca pozitive pasi ikjet me kthimet u barazuan me 2024, nga një bilanc negativ që ishte në të shkuarën.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 1 janar 2025, mosha mediane e popullsie shqiptare rrit me 0,8 vjet brenda 1 viti duke arritur në 44,3-vjeç, ndërsa emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) arritën në rreth -29 mijë persona. Në dy vite 2023 dhe 2024 emigrimi neto shënoi -72,597 persona.

Nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, 80% e tyre të rinj, ndërsa nga 2020 – 2025 ky tregues është mesatarisht -34,5 mijë në vit. Emigracioni i të rinjve është rritur më shumë se dyfishi pas pandemisë

Anketat e Monitor, kanë treguar se, njerëzit nuk po largohen vetëm nga varfëria, por edhe mungesa e shpresës se gjërat mund të përmirësohen dhe gjithashtu, vlerësojnë të rëndësishme mungesën e cilësisë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore.

Më shumë se 66% e të anketuarve që jetojnë në Shqipëri, 568 persona nga 857 gjithsej, dhanë si arsye për emigrimin “mungesën e perspektives për të ardhmen”.

Gjithashtu, më shumë se gjysma mendojnë si arsyen e dytë më kryesore për largimin nga vendi “standardet më të larta të jetesës”, në vend të tretë “mungesa e një shërbimi shëndetësor të përshtatshëm”, në vend të katërt, ”mungesa e sigurisë dhe stabilitetit politik, ndërsa 46% e të anketuarve kishin si një arsye “arsim më të mirë për fëmijët”.

Ndryshe nga vende që kanë krijuar politika për të tërhequr ose rikthyer diasporën, Shqipëria nuk ka asnjë politikë efektive për të ruajtur apo kthyer qytetarët e saj.

Për më tepër, shpesh emigrimi është parë si “zgjidhje” e heshtur për të ulur presionin ekonomik dhe social brenda vendit.

Kjo humbje e vazhdueshme njerëzore solli pasoja të drejtpërdrejta ekonomike, sociale dhe demografike. Tregu i punës po ngushtohet, popullsia po plaket dhe zonat rurale po boshatisen.

Shërbimet publike, nga arsimi tek shëndetësia, po e ndiejnë mungesën e specialistëve, ndërsa investimet po zhvendosen drejt vendeve me më shumë stabilitet demografik.

Nëse në disa vende të rajonit kjo prirje po zbutet falë politikave të rikthimit ose integrimit në tregje më të mëdha, në Shqipëri mungesa e një strategjie të qartë për të ndaluar ose kthyer valët e emigrimit vetëm sa po e përkeqëson situatën./ Monitor

The post Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024 appeared first on Albeu.com.

“Arratisja” e kapitalit nga Shqipëria/ Bizneset dhe individët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit
Përgjatë 2017–2024, Shqipëria ka shfaqur një rritje graduale, por të qëndrueshme në nivelin e investimeve që bizneset dhe individët shqiptarë bëjnë jashtë vendit.

Një raport i Institutit Ndërkombëtar të Vjenës për Studime ekonomike (wiiw) evidentoi se në vetëm 7 vjet investimet e Shqipërisë jashtë vendit janë katërfishuar, nga 393 milionë euro me 2017 në 1.57 miliardë euro në vitin 2024.

Disa prej kompanive më të mëdha shqiptare në sektorë si telekomunikacioni, ndërtimi, banka dhe energjia kanë filluar të zgjerojnë praninë e tyre në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe rajone të tjera të Ballkanit, duke krijuar degë ose duke investuar në partneritete.

Disa grupe familjare që kanë konsoliduar kapital të konsiderueshëm në dekadën e fundit po diversifikojnë portofolin përmes investimeve jashtë vendit, sidomos në tregje me kosto të ulët ose lidhje të forta kulturore e gjuhësore si Kosova.

Gjithashtu Integrimi gradual me BE-në dhe marrëveshjet rajonale kanë lehtësuar qarkullimin e kapitalit.

Përmirësimi i sistemit bankar dhe aksesit në shërbime ndërkombëtare financiare ka ndihmuar në transferimin më të lehtë të fondeve për investime jashtë vendit.

Disa kompani shqiptare janë tërhequr nga regjimet tatimore më të lehta në rajon, veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni, duke i përdorur këto vende si qendra operacionale ose të regjistrimit të biznesit.

Në disa raste, investimi “në dalje” përfshin kapitalin që lëviz nga Shqipëria drejt nismave të drejtuara nga shqiptarë të diasporës, në Itali, Zvicër apo Gjermani, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme, transportit dhe tregtisë.

Megjithatë, Shqipëria ka një bazë prodhuese të kufizuar dhe numër të vogël korporatash me kapacitet për ekspansion ndërkombëtar.

Kapitali njerëzor me aftësi të ulëta dhe mungesa e kapaciteteve për të konkurruar në sektorë me vlerë të shtuar kufizon zgjerimin jashtë.

Rritja e FDI-së në dalje nga Shqipëria, është një tregues pozitiv i kapacitetit në rritje të ekonomisë shqiptare për të eksportuar kapital dhe eksperiencë.

Stoku të përgjithshëm i investimeve në dalje në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ishte 9.4 miliardë euro në 2024. Serbia dominon me 5.1 miliardë euro, ndërsa vendet e tjera si Shqipëria (1.6 mld euro), Kosova (1.2 mld euro) dhe Bosnja (793 mln euro).

Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim modest, por ngelen shumë pas fqinjëve të tyre lindorë në BE.

Investimet në dalje janë tregues kyç jo vetëm i forcës ekonomike, por edhe i integrimit të kompanive kombëtare në zinxhirët ndërkombëtarë të vlerës.

Për vendet e Ballkanit perëndimor kapërcimi i këtij hendeku do të kërkojë më shumë reforma strukturore, ndihmë teknike dhe qasje në kapital të lirë analizojnë ekspertët e Institutit të Vjenës./ Monitor

The post “Arratisja” e kapitalit nga Shqipëria/ Bizneset dhe individët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit appeared first on Albeu.com.

Kontrollet kufitare në Holandë fillojnë më 9 dhjetor, do zgjasin 6 muaj, kanë si qëllim “goditjen” e emigracionit
Holanda do të nisë kontrolle në kufijtë e saj tokësorë nga 9 dhjetori. Lajmin e konfirmoi sot një zëdhënëse e ministrit të emigracionit, Marzolein Faber, duke konfirmuar një raport të agjencisë holandeze të lajmeve ANP.

Kontrollet në kufijtë e vendit, të cilët janë të gjithë me vendet e tjera të Shengenit do të zgjasin për gjashtë muaj si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj emigracionit të propozuar nga koalicioni qeverisës i ekstremit të djathtë të udhëhequr nga partia nacionaliste PVV anti-muslimane e Geert Wilders. Holanda po ndjek një vendim të ngjashëm me atë të marrë nga Gjermania fqinje.

The post Kontrollet kufitare në Holandë fillojnë më 9 dhjetor, do zgjasin 6 muaj, kanë si qëllim “goditjen” e emigracionit appeared first on Albeu.com.

Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë
Dy vitet e fundit, papunësia te të rinjtë është rritur, por të dhënat nga anketat e INSTAT tregojnë se punësimi te personat mbi 65 vjeç (pensionistët) po rritet ndjeshëm vitet e fundit.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, 18% e personave mbi 65-vjeç ishin të punësuar, niveli më i lartë që nga tremujori i tretë 2022.

Më 2023, shkalla e punësimit mbi moshën 65-vjeç ishte mesatarisht 16.3%, nga rreth 14.8% në vitin 2022.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm, punësimi i pensionistëve nisi të rritej pas vitit 2016, kur nisi fluksi i azilkërkuesve në Europë.

Më pas, rritja e punësimit në moshën e tretë nisi të forcohej pas pandemisë, kur flukset e emigrimit filluan të rriten sërish, duke lënë mangësi në tregun e punës.

Në njërën anë, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë në tregun e punës dhe në tjetrën pensionet e ulëta, po shtyjnë gjithnjë e më shumë pensionistët të punojnë.

Puna pas pensionit është e pranishme në të gjithë sektorët, madje edhe në sektorin publik.

Në qarqet e vendit, ende shumë pensionistë punojnë në sektorët e arsimit, shëndetësisë, etj., për shkak se nuk ka të rinj për t’i zëvendësuar.

Në të njëjtën periudhë, tregu i punës është bërë më pak tërheqës për të rinjtë.

Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, ishin të punësuar mbi 253,5 mijë persona të moshës 15-29-vjeç, ose 21 mijë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Të dhëna të detajuara nga INSTAT, tregojnë se punësimi në këtë kategori ra me -7.7%.

Me përjashtim të periudhës korrik-shtator, kur është kulmi i turizmit, në tre tremujorët e tretë, numri i të punësuarve të grupmoshës 15-29 vjeç erdhi në rënie.

Rënia e punësimit në moshat e reja, u shoqërua me rritje jo të zakontë të punësimit të pensionistëve (grupmosha mbi 64 vjeç).

Sipas INSTAT, punësimi në këtë grup pati një zgjerim vjetor me gati 50% në tremujorin e fundit të vitit 2023.

Gati 82 mijë persona mbi 64-vjeç ishin në punë në tetor-dhjetor 2023, nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Të dhënat tregojnë se ishin punësuar mbi 27 mijë pensionistë më shumë se në tremujorin e fundit të vitit 2022.

Ka një tendencë vitet e fundit se kur bie punësimi i të rinjve, ka më shumë të punësuar mes pensionistëve.

Punësimi i të rinjve po has në vështirësi vitet e fundit, duke reflektuar rikthimin e papunësisë, edhe pse tregu i punës ka shfaqur kërkesë të fortë, sidomos pas pandemisë./Monitor

The post Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë appeared first on Albeu.com.

Universitetet “orientohen” nga emigracioni, 18% e studentëve në degët e shëndetësisë, vetëm 2.5% te bujqësia
Numri i studentëve në arsimin e lartë ka pësuar rënie me rreth 13% nga vitet shkollore 2018-2019 deri më 2022-2023, por në degët ku mund të gjesh punë në emigracion ka rritje.

Gjithnjë e më shumë të rinj po u drejtohen degëve që kanë lidhjen me shërbimet shëndetësore. Sipas të dhënave nga INSTAT, më 2023, numri total i studentëve u tkurr me 17,700 që nga viti 2019 me rënie 12.7%, por nga ana tjetër, më shumë të rinj zgjodhën degët në fushën “Shëndet dhe mirëqenie”.

Këtë vit akademik studiojnë në fushat e studimit që lidhen me shëndetësinë 22,834 persona. Numri i studentëve me drejtim degët e shëndetit është më i lartë se nevojat e tregut të brendshëm, por ky trend lajmëron tendencat e emigracionit të profesionistëve në të ardhmen.

Burimet nga Fakulteti i Infermierisë tregojnë se shumica e studentëve, që në vit të parë regjistrohen në mësimin e gjuhës gjermane me qëllim që kur të kenë mbaruar studimet të kenë aftësitë gjuhësore për tu punësuar në tregun gjerman.

Nga të gjitha fushat e studimit, numri i studentëve në katër vitet e fundit u rrit vetëm në degët e Inxhinierisë dhe shëndetësisë, ndërsa në disa fusha ka rënie të mprehtë të studentëve.

Në katër vitet e fundit, rënia më e madhe e numrit të studentëve ishte në “Arte dhe shkenca humane” me 45% ndërmjet 2019 dhe 2023. Më tej në degët “Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë” numri i studentëve ra me 43% për të njëjtën periudhë.

Studentët në degët e bujqësisë zënë vetëm 2.5% të totalit të studentëve, ndërsa ata në fushat e shëndetësisë, rreth 18% e totalit të studentëve.

Në degët “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari”, që është edhe dega kryesore e ekonomisë, që kontribuon në rreth 19% të PBB-së dhe 44% të punësimit, ishin vetëm 3,108 studentë më rënie 38% nga viti 2019.

Numri i studentëve në këto degë është më i ulëti nga të gjitha fushat, ndonëse kishte një rritje modeste në krahasim me vitin 2021.

Studimet në arsimin e lartë zotërohen nga sektori publik dhe Ministria e Arsimit është rregullatori kryesor i kuotave të studimeve.

Në këtë rol, qeveria shqiptare ka në dorë orientimin e kuotave në studimet për degët që ka më shumë nevojë, për shkak se shpenzimet e shkollimit bëhen me taksat e shqiptarëve.

Por shpërndarja e totalit të studentëve sipas degëve tregon se numri më i ulët e tyre është pikërisht në degët kryesore të ekonomisë, bujqësi dhe shërbime.

Shqipëria është kthyer në një eksportues neto të kapitalit human, me një humbje të pallogaritshme për të ardhmen e vendit dhe zhvillimin e qëndrueshëm./monitor

The post Universitetet “orientohen” nga emigracioni, 18% e studentëve në degët e shëndetësisë, vetëm 2.5% te bujqësia appeared first on Albeu.com.

1 mijë qytetarë shqiptarë kthehen mbrapsh, ambasada Britanike: Kemi intensifikuar punën kundër emigracionit të paligjshëm
Shqipëria dhe Britania kanë intensifikuar punën për nalinim e paligjshëm të qytetarëve shqiiptarë drejt Anglisë.

në një njoftim ëpr mediat Ambasada britanike në Shqipëri, thekson s prej momentin të nënshkrimit të marrëveshjes mes dy vendeve, janë kthyer mbrapsh 1 mijë qytetarë shqiptarë.

Deklaratë:

Në vijim të Komunikatës të Përbashkët Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar për të adresuar emigracionin e paligjshëm, agjencitë ligjzbatuese në të dy vendet kanë intensifikuar punën, vecanërisht sa i takon kalimit të barkave të vogla në kanalin anglez.

Autoritetet britanike dhe shqiptare kanë punuar së bashku për të parandualuar hyrjen dhe qëndrimin e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Që nga nënshkrimi i komunikatës, shifrat e reja tregojnë se mbi 1000 shtetas shqiptarë janë kthyer në Shqipëri.

Këto të dhëna përfshijnë shtetas që nuk mund të marrin azil, shkelës të ligjit si dhe dhe ata që janë kthyer vullnetarisht prej nënshkrimit të Komunikatës së Përbashkët më 13 dhjetor deri në javën e parë të muajit Prill.

Ju lutem gjeni respektivisht linkun e Njoftimit të  përbashkët të publikuar nga Home Office Milestone reached in UK-Albania agreement on illegal migration – GOV.UK (ëëë.gov.uk)  dhe Policia e Shtetit Parandalimi i migracionit të paligjshëm, prioritet i punës së Policisë së Shtetit – Policia e Shtetit (asp.gov.al)

/AlbEu.com/

The post 1 mijë qytetarë shqiptarë kthehen mbrapsh, ambasada Britanike: Kemi intensifikuar punën kundër emigracionit të paligjshëm appeared first on Albeu.com.

Emigracioni po nxit “dembelët”, mbi 70 mijë joaktivë duan të punojnë
Mungesa e fuqisë punëtore, si pasojë e ritmeve të larta të emigracionit, po nxit pjesën joaktive të shoqërisë të marrë pjesë në tregun e punës.

Sipas të dhënave të INSTAT, më shumë se 70 mijë persona që më parë nuk ishin duke kërkuar punë, pasi besonin se nuk ka një të tillë, tani janë ofruar në forcën e punës.

Në tremujorin e tretë 2021, numri i personave joaktivë në tregun e punës në moshën 15 vjeç e lart ishte mbi 932 mijë persona, ndërsa në tremujorin e tretë 2022 arriti në 859 mijë.

Kjo tendencë rriti ndjeshëm pjesëmarrjen në forcën e punës, duke hyrë në numrin e kontingjentit të personave që duan të punojnë.

Në tremujorin e tretë 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 73,4%, nga 70% që ishte vitin e kaluar në këtë periudhë.

Pjesëmarrja në forcën e punës ka arritur në rekorde historike, ndërkohë që gjithnjë e më shumë pensionistë kërkojnë të punojnë dhe një shumicë e tyre raportohen si të punësuar.

Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, 16,8% e popullsisë ekonomikisht joaktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 7,6 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 12,4 % në paaftësi të përhershme.

9,1% e popullsisë ekonomikisht joaktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 66,7% të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht joaktivë, 6,5% klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 12,2% të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

Në raportin e ditëve të fundit të publikuar për Shqipërinë, Fondi Monetar Ndërkombëtar vuri dukje se rënia e lindjeve dhe  emigracioni i vazhdueshëm po e çon popullsinë e Shqipërisë drejt plakjes dhe rënies.

Që nga pandemia, Shqipëria ka humbur një mesatare prej 20,000 banorë në vit dhe tendenca ka të ngjarë të vazhdojë, raporton Fondi. Një fuqi punëtore në plakje ul produktivitetin e punës dhe kjo ndikon negativisht në rritjen ekonomike.

Zhvillimet demografike pritet të rëndojë mbi rritjen e mundshme ekonomike, me implikime për të ardhurat nga taksat dhe rritje të kostove të shërbimeve publike.

Përmirësimi i qeverisjes, frenimi i korrupsionit dhe adresimi i nevojave për zhvillim njerëzor mund të ndihmojnë në uljen e emigracionit, sugjeroi Fondi./Monitor

The post Emigracioni po nxit “dembelët”, mbi 70 mijë joaktivë duan të punojnë appeared first on Albeu.com.

Europa në emergjencë për punonjës, sinjalizon emigracionin në rritje nga Shqipëria
Vendet anëtare të BE-së në Europën Qendrore dhe Lindore (BE-EQL) po përjetojnë mungesa në rritje të fuqisë punëtore pas pandemisë COVID-19. Rënia e vazhdueshme demografike sugjeron se mungesa e fuqisë punëtore do të bëhet më e fortë me kalimin e kohës.

Si rrjedhojë fuqia negociuese e punës është rritur, pagat janë rritur përgjithësisht përpara produktivitetit të punës dhe grevat kanë nisur të rishfaqen. Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në një studim të posaçëm vuri ne dukje se kërkesa në rritje për punonjës në Europën Perëndimore dhe atë Lindore do të theksojë më tej emigrimin nga vendet jo natare të BE, sidomos nga Ballkani Perëndimor.

Punësimi është rritur në BE-EQL gjatë dy dekadave të fundit, pavarësisht nga tkurrja e popullsisë në moshë pune. Punëdhënësit punësuan jo vetëm të papunët e mëparshëm, por po përdorin edhe politikat e relaksuara të imigracionit për të tërhequr punëtorë të huaj, veçanërisht nga Ukraina dhe Ballkani Perëndimor (Serbia, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova).

Çekia, Hungaria, Sllovenia dhe Sllovakia dhe së fundmi Polonia janë bërë pranues neto të emigrantëve, ndërsa në Bullgari emigracioni kompenson kryesisht vendasit që shkojnë jashtë.

Normat e vendeve të lira të punës në prodhim në vitin 2021 në shumicën e vendeve të BE-së dhe EQL-së tejkaluan nivelet e 2018/2019 . Të dhënat e sondazhit me bizneset sugjerojnë se mungesa e fuqisë punëtore është tani përsëri në agjendë në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomive BE-EQL. Për shembull, 48% e firmave në industrinë hungareze raportojnë punën si një kufizim në prodhim, një rritje nga 31% në 2014 dhe mbi 41% në Poloni dhe Slloveni.

Në të gjitha vendet e BE-EQL (përveç Rumanisë dhe Çekisë), përqindja e ndërmarrjeve që raportojnë mungesa e fuqisë punëtore si pengese për prodhimin është më i lartë se mesatarja e BE-së.

Rënia e popullsisë në moshë pune të vendeve të BE-EQL është kompensuar pjesërisht nga integrimi i popullsisë më parë joaktive në tregun e punës, por në të njëjtën kohë, kërkesa për punë është rritur dukshëm në vazhdën e rritjes ekonomike, veçanërisht që nga viti 2015.

Çekia e kishte papunësinë 2% të fuqisë punëtore në 2019, ndërsa aktualisht e ka afër zeros.

Rekrutimi i punëtorëve nga jashtë, qoftë nga vende të tjera në BE ose nga vende të treta është më së shumti si një masë për të përballuar situatën. Për të rregulluar hyrjen e punëtorëve e huaj, të gjitha vendet kanë lehtësuar regjimin e lejeve të punës për të huajt./MOnitor

The post Europa në emergjencë për punonjës, sinjalizon emigracionin në rritje nga Shqipëria appeared first on Albeu.com.

Mitingu i opozitës, DW: Protestë kundër korrupsionit, varfërisë dhe emigracionit
Disa mijëra vetë iu përgjigjën thirrjes së dy partive kryesore të opozitës Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë duke protestuar këtë të shtunë (12.11) përpara kryeministrisë në Tiranë kundër qeverisë së Partisë Socialiste të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Protestuesit thërrisnin përpara Kryeministrisë që Rama të japë dorëheqjen. Protesta ishte në përgjithësi paqësore, por pas përfundimit të fjalimeve, ku ndër të tjerë protestuesve iu drejtuan Ilir Meta ish-president dhe aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë dhe në fund ish-kryeministri Sali Berisha.

Pas përfundimit të prostetës që zgjati rreth tri orë, protestuesit u drejtuan drejt hyrjes së kryeministrisë duke depërtuar mes forcave të rendit dhe hodhën bojë të kuqe në fasadën e selisë së kryeministrit. Po ashtu protestuesit ndezën dhe qirinj në përkujtim të dy personave të vrarë gjatë dy viteve të fundit prej policisë. Policia ndërhyri duke ndaluar njerin prej protestuesve.

Sivjet në Shqipëri ka pasur rritje të çmimeve rreth 8 përqind për produktet bazike ushqimore duke ndjerë kësisoj pasojat e invazionit të Rusisë në Ukrainë.

Po ashtu protestuesit akuzojnë qeverinë si fajtore për gjendjen e vështirë ekonomike në vend prej nga largohen nga mungesa e perspektivës gjithnjë e më shumë të rinj duke marrë rrugën kryesisht drejt vendeve perendimore. Një tjetër problem shqetësues që ngritën protetsuesit është edhe korrupsioni në Shqipëri. Opozita e bashkuar deklaron vazhdimin e protestave./DW

The post Mitingu i opozitës, DW: Protestë kundër korrupsionit, varfërisë dhe emigracionit appeared first on Albeu.com.