Emanuela Rusta Archives - Albeu.com

Women Champions League/ Emanuela Rusta e katërt në gjysmëfinalen e madhe mes Bayern-it dhe Barçës
Emanuela Rusta ka zbritur në fushë ditën e djeshme pasi UEFA e caktoi në skuadrën e gjyqtareve të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Women Champions League mes Bayern-it dhe Barçës.

Arbitria nga Shqipëria ishte e katërt e këtij dueli, i cili iu besua treshes kroate të kryesuar nga Ivana Martinčić.

Për Rustën ky duel ishte një vlerësim për punën e bërë deri më tani në këtë kompeticion. Ajo ka qenë protagoniste me gjykimin e saj në ndeshjen delikate mes Wolfsburg-OL Lyonnes, ndeshje kjo e vlefshme për çerekfinalen e Womens Champions League 2025-2026.

Sa i përket duelit, i cili u mbyll në barazim 1-1, Bayern-i vendosi rekord të ri spektatorësh pasi në “Allianz Arena” ishin të pranishëm 31.000 mijë tifozë. Ndërsa kjo sfidë ka qenë një suskses edhe sa i përket audiencës pasi është ndjekur nëpërmjet ekranit prej plot 1.29 milionë telespektatorësh.

The post Women Champions League/ Emanuela Rusta e katërt në gjysmëfinalen e madhe mes Bayern-it dhe Barçës appeared first on Albeu.com.

Shansi historik i Shqipërisë, Emanuela Rusta drejt Botërorit 2026
Shqipëria ka sot një perspektivë të dyfishtë drejt Kampionatit Botëror. Përveç shpresave që Kombëtarja të jetë pjesë e fazës finale, vendi ynë është për herë të parë në histori në garë që të përfaqësohet edhe përmes arbitrazhit.

“Panorama Sport”, mëson ekskluzivisht se gjyqtarja nga Elbasani, Emanuela Rusta, është përzgjedhur paraprakisht për një seminar ndërkombëtar të FIFA-s, që do të zhvillohet në Zvicër në muajin shkurt, një hap i rëndësishëm në procesin e seleksionimit për Botërorin.

PROCESI I PËRZGJEDHJES – Seminari do të mbledhë arbitre nga kampionate të ndryshme dhe shërben si fazë filtruese për evenimentet madhore.

Gjatë tij do të vlerësohen përgatitja fizike, njohuritë teknike dhe aftësia për të punuar në sistemin VAR.

Vetëm më të mirat do të vazhdojnë rrugën drejt angazhimeve në turne ndërkombëtarë dhe në rastin konkret për në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Përfshirja e Rustës në këtë proces e vendos Shqipërinë për herë të parë në një rrugë konkrete drejt përfaqësimit arbitral në Botërorin e futbollit, diçka që dukej e pamundur të mendohej më parë.

EKSPERIENCA NDËRKOMBËTARE – Emanuela Rusta, është prej vitesh pjesë e grupit të gjyqtareve që ka vënë drejtësi në fushë në ndeshje të nivelit të lartë në kompeticione të UEFA-s dhe FIFA-s.

Së fundmi, ajo është graduar edhe në grupin elitar të arbitrave, një sinjal ky i qartë se ndeshje më të rëndësishme e presin në vijim.

Ajo njihet edhe për eksperiencën e saj në VAR, ku renditet ndër arbitret femra me më shumë angazhime në kampionatet respektive, një element kyç që e vendos atë në radarët e FIFA-s për ngjarjet madhore të ardhshme.

The post Shansi historik i Shqipërisë, Emanuela Rusta drejt Botërorit 2026 appeared first on Albeu.com.