elvis myrtaj Archives - Albeu.com

Pse Lisi u bë pjesë e ‘BBV’? Miqtë gazetarë: Flinte në këmbë pranë të atit të sëmurë
Elvis Myrta, gazetar i kronikës së zezë, ishte ndoshta më pak i njohuri në startin e këtij edicioni të tretë të Big Brother, por sapo vuri këmbën në shtëpi, u kujdes që batutat dhe autoironia e tij të mbahen mend. Teksa e prezantoi veten si një “njeri të këputur e popull të thjeshtë”, Lisi ia doli që të rrëmbente menjëherë zemrat e një pjese të mirë të banorëve, e padyshim publikut që në këtë javë të parë ka shprehur mbështetjen.

Por çfarë e shty Elvisin, apo Lisin, siç e njohin të gjithë kolegët e tij, që t’i futej një aventure siç është Big Brother, ku padyshim rrethi i fansave mund t’i japin një avantazh që në nisje, një aktori, apo një këngëtari, që është më i rrahur me masat, më shumë sesa një gazetar i kronikës?

Një pjesë të puzzle na e ka dhënë vetë Lisi, teksa ka folur me një pjesë të banorëve për vitin e vështirë që ka kaluar, në aspektin e stabilitetit emocional, por edhe sëmundja e babait që duket se i ka dhënë një goditje të fortë.

Për të plotësuar vijën e jetës së Lisit, që në këto vitet e fundit ka pasur ulje ngritjet më të mëdha, ZËRI ka zhvilluar një bisedë me disa prej kolegëve të kronikës së zezë, me të cilët ai ndante orët e gjata në pritje të vendimeve të SPAK e GJKKO. Emëruesi i përbashkët i tyre është një dhe i vetëm, për Lisin njerëzorja duket se ka qenë më e rëndësishme se çdo garë mes kolegëve për të pasur lajmin e fundit.

Elvis Myrta është lindur në një familje elbasanase, qytet i dijes dhe kulturës që në vitet e fundit ka qenë një prej vatrave më të nxehta të përplasjeve mes bandave dhe grupeve kriminale, që duket se kanë shënjuar dhe drejtimin e gazetarit në kronikën e zezë.

Se si ka ndikuar futja e Elvisit në BBV tek rutina e kolegëve të tij, e tregon kolegu i tij Fatjon Gjinaj, i cili për disa kohë ka ndarë të njëjtën redaksi me të, por edhe kujtime të veçanta përtej lajmit e kronikës.

“VIP-i i parë e mbase i fundit që s’pranon të jetë “VIP” aty ku kjo fjalë është rrënja e themeli i “drejtorisë kombëtare të audiencës” sot për sot. Futja e tij në “Big Brother”, tregoi së pari për ne kolegët atë që ndoshta e vinim në dyshim ndonjëherë (për shkak të “ndasive” dhe qëndrimeve të ftohta përtej të besuarve e më të afërmve). Bashkimin! Doli që ky njeri vetëm bashkonte, dhe kështu ndodhi ku së pari kur mblidhemi në mëngjes para SPAK-ut, nëse më parë pyesnim se “ça të ngacmojmë ndonjë ngjarje a dosje”, tashmë pëshpërisim “ça ka ndonjë gjë nga Lisi”, komentojmë qëndrimin e tij dhe se si ta promovojmë. Pastaj natyrisht nuk humbasim ritmin e punës dhe përgjegjësisë profesionale. Ai është kthyer në një simbol “paqeje” mes nesh, kreativiteti sidomos, sepse është shumë vështirë për profilin e gazetarit të kronikës së zezë të mendojë jo më të bëjë veprime të promovimit të një personazhi që tani i përket të paktën hë për hë spektaklit e showt televiziv”.

Fatjoni tregon kohën kur ka punuar në të njëjtin televizion me Elvisin e si u njohën mes dilemave.

“Erdhi në zyrë, më kërkoi edhe mua drejtori. Se kisha takuar kurrë më parë Lisin, thjesht nga njohje mbase të përbashkëta e dija se ekzistonte. Drejtori më tha se “do jetë kolegu yt nga gjyqësori dhe prokuroria”. Unë mbuloja policinë. S’më ngjiti, ishte autokritik, siç u tregua në hyrjen e tij në BBV, e në kohë të çmendura si këto, ku për gjithçka dyshohet për më tepër në “lëmin” tonë gazetaresk, autokritika e tij dukej hipokrizi.

Dhe sinqerisht kafen e parë e kam konsumuar me të vetëm për shkak të mirësjelljes, por më pas nisa të shikoj veten time, me pengesa mjaft në rrugën që sa kisha nisur, me brryla e pabarazi meritash. Por pas asaj bisede, çdo ditë që fali Zoti takoheshim, dilnim bashkë nga redaksia pas pune sepse edhe rrugën e kishim deri në gjysëm bashkë. Kishte një kryqëzim në “Ali Dem” që mua dhe Lisin mund të na bënin meme sa herë të donin. Sepse biseda vijonte aty në këmbë edhe për dy orë, folëm për gjëra që ndoshta si flisnim as me familjarë e njerëz të afërm, për dëshira e sekrete, për njerëz e kohë.

Qeshnim si budallenj me batuta. Gjithkush çuditej nga marrëdhënia jonë se rrallë ndodh në një redaksi që gazetarë me profil të njëjtë të shkojnë mirë. Lisin nuk e komandonte egoja, por njerëzorja. Dua ti përmend disa kolegë që sot e mbështesin përtej çdo rrethane atë. Është e veçantë se jemi një grup që bëjnë pjesë montazhier, gazetarë të profileve totalisht të kundërt por që i bashkon më e bukura në shpirtrat rinor, hedhja pas e gjithçkaje dhe bashkimi i buzëqeshjeve, e ata janë Visa, Ergi, Klei, Melisa, Maksi, Edona, Tea… Ndanim shumë kohë bashkë dhe ndajmë edhe pse sot jemi “koka në Stamboll e trupi në Janinë”, gjejmë gjithnjë një moment kur shkulemi mushkërinjsh duke qeshur, dhe larmishmëria jonë ishte e është për tu patur zili. E quanim veten dhe jemi vërtetë ajo që thotë Lisi, Popull”.

Kolegu i tij tregon edhe peripecitë që Elvisi ka kaluar sidomos vitin e fundit, me sëmundjen e babait, që sigurisht sjell edhe vështirësitë ekonomike.

“Flinte në këmbë pranë të atit. Një pjesë e mirë e jona e patëm përjetuar atë situatë. Sepse Lisi s’ishte më i mëparshmi. Ishte i pagjumë, i pashpresë, i hallakatur, natyrisht gjithçka kishte edhe kosto financiare. Aty e kam njohur ende më mirë kur ngjita shkallët për të shkuar në dhomën ku ishte i ati. Një krenari e jashtëzakonshme e sedër për tu adhuruar ai djalë. “Fatjon, do gjak çdo ditë”… Shumë iu gjendën pranë në ato çaste, por shumica popull, e populli s’ka ça i bën as nuk ofron shumë zgjidhje e alternativa për popullin kur ka nevojë. Gjithsesi zemra e popullit është shpëtimi i popullit, ato zemra që Lisi ka nisur ti prek e ti bashkojë sot, dhe ende s’kemi parë gjë akoma, kur ato zemra të bukura shqiptarësh ta përqafojnë këtë karakter e fenomen, sepse ai është ata. Lisi e kaloi atë situatë, dhe ndoshta më tepër se kaq, që i takon atij ta rrëfejë.

Ai kishte nevojë për një shkundje dhe qëlloi në shenjë. Dyert që i qëndronin mbyllur një rrogtari të zakonshëm në këtë vend që s’bën kurrë prekopi mbi këtë shtyllë, ai vendosi ti shkelmojë. “Ik pirdhuni moralistë e të pamoralshëm, do ju bëj puçin dhe i moralshmi do të dal unë në fund”. Ma merr mendja se diçka të tillë ka menduar para se ta bëjë këtë hap. Mendoj se ka bërë një goditje. Ka hyrë ndryshe në BBV, jo me limuzina e tym, e të jeni të bindur se do dali po ai, lalai ynë. Populli shkon me popullin në fund të ditës”

Si duhet ta shikojmë Elvisin dhe ku dallon ai nga të tjerët?

“Ai dha vetëm lajme të zeza, e zemra e tij e bardhë, origjanaliteti i tij dhe maturia për të mos dhënë tituj por lajm e të vërteta, ndoshta nuk e bënë “VIP” por e mbajtën NJERI! Mos i shikoni njerëzit e zakonshëm si numra. Pas tyre ka histori, ka karakter, ka sfida, ka mendje, zemër e shpirt. “Zguço” i SPAK-ut siç i drejtohemi ndonjëherë njëri-tjetrit mes kolegëve, ka për të na çuditur të gjithëve, jo me bëma, tam-tame e rrëmujë, por me njerëzoren e tij. Kam thënë shpesh sidomos në biseda të ngushta se ky lloj formati është një beterr, dhe sot e kam argumentin më të fortë se pse kam patur të drejtë ndonëse mund të kritikohem për këtë që do them. Sepse i mungonte ky lloj karakteri, ky lloj njerëzori e humani.

Le ta mbështesim këtë njeri, me një votë kur i duhet, fundja ka 34 vite që votojmë kuturu, me një fjalë, me një përkrahje sado të vogël. Lisi na tregon se ç’është nga më të rëndësishmet nga shumë ç’ka tjetër, është natyrisht argumenti duke e dhënë edhe atë me DASHURI, se mbi argumentin është përherë ajo e mbi të gjitha, DASHURIA! Lisi e ka me shumicë”, tha Fatjoni.

Edhe njohja Bleona Metushit, koleges së Lisit me këtë të fundit është interesante. Bie në sy fakti se në tërësi, ajo çfarë i tërheq tek miku i tyre, nuk ndodh herën e parë, por pasi kuptojnë se tek ai gjejnë veten, më pas me Elvisin s’ka ndarje.

“Për shkak se të dy punonim në gazetë, ai te Sot-i, rutina e ditës na bashkonte dhe e them pa ekzagjërim se nga ajo kohë deri para Big Brother, edhe pse të dy raportonim për televizione, ndalesa e parë e ditës ishte kafja me njëri-tjetrin. Lisi nuk të mbush mendjen herën e parë që e takon, ti je në dilemë se çfarë përfaqëson ai si njeri. Në fillim kupton që ka një sens humori të pakrahasueshëm. Nga çdo situatë nxjerr një batutë me të cilën mund të qeshesh disa ditë më radhë”.

Por ku dallon Elvisi dhe çfarë e bën atë të pranueshëm nga të gjithë në rrafshin e gazetarëve. Bleona, kolegia e tij thotë “koha”, “vëmendja” dhe “mbështetja” që u jep të tjerëve.

“Këtu e më shumë se 6 vite më parë, vërdallë Krimeve të Rënda dikur, sot SPAK, pak kuturu, shkoj të ndjek gjyqet e para pasi kisha marr përsipër në gazetën Shekulli, të mbuloj zhvillimet nga gjyqësori. Kronika është pak e ngurtë, gazetarët kanë mendjen e tyre. Sigurisht kanë peshën më të madhe të lajmit të fundit dhe askush s’ka kohë, kuptueshëm. Përveç Lisit, ai ka kohë. Ka kohë të të vëri re, ka kohë të të ndihmojë, ka kohë edhe të të dojë. Kjo është pika e tij e fortë. Lisi di të jetë së pari njeri dhe në këto 6 vite, nuk ka qenë asnjëherë gjë tjetër veçse një njeri me zemër të madhe”.

Atë që po tregon në shtëpinë e Big Brother, me sa duket Elvisi e praktikon edhe jashtë. Autokritikën, autoironinë, pranimin e vetes, sinqeritetin.

“Ka një autokritikë që e shpreh me autoironinë që bën. E cila absolutisht nuk lidhet me mungesën e tij të vetëbesimit, por me të pranuarit të vetes në çdo dimension. Dhe më pas, që në debatin e parë, kupton që Lisi është një i sinqertë i pandreqshëm. Një njëri i drejtëpërdrejt. Pak më vonë kupton se është një mik që mund ti thuash të gjitha dhe të të dëgjoj pa paragjykim, si dhe të të ndihmojë pa asnjë problem”.

Bleona nuk harron të theksojë se Elvisi nuk është vetëm njeriu i batutave e vyrtyteve që përmendin kolegët, por edhe gazetari profesionist që shpesh me fleshet e tij informative i ngrinte kolegët nga tavolina.

“Ky është Lisi jonë, i cili na hapte punë me ato titrat dhe lajmet që nxirrte, por që më shumë punë na ka hapur tani që na ndryshoi rutinën e ditës dhe ne presim që në këto dimensione ta njohin edhe njerëzit që po e ndjekin”.

Ermal Vija, gjithashtu është një koleg e mik i Elvisit. Ai tregon hershmërinë e njohjes së tyre, që daton me jetën universitare. Si të gjithë, edhe ai nuk iu nda më, por me një dallim “njihen prej një shekulli”, siç thotë Ermali me batutë.

“Njihemi prej një shekulli. Unë e kam njohjen me Lisin në shtator 2005 në auditoret e universitetit. Dhe nga ajo ditë nuk jemi ndarë”. Siç e përmendëm më sipër, Elvisi lindi, u rrit dhe diplomua në Elbasan, teksa Ermali rrëfen edhe diçka që nuk e dinim.

“Isha një nga njerëzit që këmbënguli fort që Lisi të vinte nga Elbasani në Tiranë. Përveç punës në gazetari bashkë kemi punuar edhe në profesionin fisnik të “cirkut, mbajtjes së ekuilibrit me tabaka në dorë”, thotë Ermali i cili sjell në vëmendje batutën e Elvisit brenda shtëpisë së Big Brother ku i bëri banorët të qeshin me mënyrën se si tregoi punën e tij të parë si kamarier.

“Për tre sezone kemi punuar bashkë në një mini “Big-Brother”. Kemi punuar muajt e verës në një resort turistik në bregdetin e Adriatikut”, vijon më tej Ermali.

Një tjetër kolege e tij, Glidona Daci tregon mes të tjerave atë “shpagimin” që një ditë Elvisi e bën. Nëse ai është ndihmuar nga dikush, e ka kthyer me aq po zemërgjerësi tek të tjerët. Dhe mirënjohja shihet edhe tek rrëfimi që bën Glidona.

“Unë dhe Lalai (Lisi) jemi njohur që 6 vite. Ka qenë personi i parë që më ka ndihmuar të bëj raportimin e parë live që duhet theksuar që ishte një dështim. Ndërsa Lalai më motivonte duke më thënë se nuk isha aq “dramë” sa mendoja. Ka qenë gjithmonë i gatshëm të më ndihmonte kur kisha nevojë për dokumenta dhe informacione në fillimet e mia. Ka një zemër të madhe, këtë gjë e kam të provuar në njëmijë mënyra. Sa herë më ka parë që s’jam mirë, është afruar dhe më ka pyetur se çfarë kisha dhe i gatshëm të më ndihmonte që të ndihesha më mirë. Për njerëz të tillë kemi nevojë, njerëz që të gjenden afër në situata të vështira, në momente që ne nuk ndihemi mirë”.

Kolegët ndjejnë mungesën e Elvisit në ambientet pranë Strukturës së Posaçme ku ndjekin zhvillimet hetimore e gjyqësore, ndërsa janë mbështetësit dhe fansat e tij nga më të zjarritit, dhe kjo kuptohet edhe në rreshtat që ata përshkruajnë mikun e kolegun e tyre.

“Lalai dhe batutat e tij, më mungojnë në SPAK, kemi nevojë për hilaritetin që ai krijon kur qëndrojmë me orë e orë aty te dera duke pritur. Uroj që mjerëzit të shohin zemrën e mirë që ai ka dhe të vlerësojnë sensin e humorit. Lalai është padiskutim miku më i mirë i kohërave të vështira dhe njeriu që mund ti besosh për të marrë këshilla të vyera”, përfundon Glidona.

Eni Ferhati i bie shkurt në komentin e tij, dhe natyrisht, “i sëmuri të sëmurë”. Duke e njohur prej kohësh Elvisin, “virozat” që i merr shoqi shoqit janë batutat. Dhe Eni nuk i kursen duke çuar edhe një mesazh që me sa duket i referohet me ironi komenteve që u ndeshën fillimisht nga përballja e parë e publikut kritikues me karakterin e Elvisit.

“Tek Lisi, që unë preferoj ti thërras elefant i vogël, do të nënvizoja 2 veçori. Është i aftë të japë kurajo, të jetë optimist në situata të vështira dhe i durueshëm të të dëgjojë edhe kur i flet budallalliqe”, tregon mes të tjerave Eni.

Por përtej kolegëve që mbështetjen e tyre e kanë treguar me të gjitha format, Lisit i duhet shumë edhe mbështetja e publikut, që në këto javë të para ka qeshur me batutat e tij, dhe ka qenë dashamirës. Ai është profili i një VIP-i ndryshe, i atij që refekton edhe problemet, edhe dobësitë, vështirësitë ekonomike, që nuk del nga shtëpia duke kontrolluar K-të në Instagram. Është profili i shumëve si ne, që çdo ditë bëjmë detyrat tona, si profesionistë, si familjarë e si qytetarë. Dhe në fund të ditës edhe qeshim, edhe përçojmë energji të mira, sepse për të na e bërë ‘jetën të zezë’ mendon realiteti me të cilën përballemi çdo ditë, përfshirë edhe ndikimi i krimit, që është subjekt i punës të përditshme të Lisit.

The post Pse Lisi u bë pjesë e ‘BBV’? Miqtë gazetarë: Flinte në këmbë pranë të atit të sëmurë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Lisi i kërkon ndihmë Romeos: A më vijnë erë këmbët?
Gazetari i kronikës Elvis Myrtaj është një nga risitë e këtij edicioni të tretë të ‘Big Brother VIP 3’.

Ndërsa gjatë ditës së sotme,një bisedë po aq sa e pazakontë dhe aq qesharake ka ndodhur mes tij dhe Romeos.  Duket se Lisin e pengon diçka, dhe ka vendosur të kërkojë ndihmë pikërisht te miku i tij Romeo.

Sipas tij, banorët brenda shtëpisë e akuzojnë se këmbët e tij mbajnë erë.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Kush të tha ty?

Lisi: Po kanë fol

Romeo: Kush ka fol?

Lisi: Do e shohësh. Vetëm ty dhe Sarën të kam, sepse vetëm ju të dy jeni afër meje.

Romeo: Po Sara ça të tha?

Lisi: Jo tha dhe Sara. Në momentin që ju të dy jeni në rregull s’ma ndjen tek të tjerët.

<svg width="50px" height="50px" viewBox="0 0 60 60" version="1.1" xmlns="https://www.w3.org/2000/svg" xmlns:xlink="https://www.w3.org/1999/xlink"><g stroke="none" stroke-width="1" fill="none" fill-rule="evenodd"><g transform="translate(-511.000000, -20.000000)" fill="#000000"><g><path d="M556.869,30.41 C554.814,30.41 553.148,32.076 553.148,34.131 C553.148,36.186 554.814,37.852 556.869,37.852 C558.924,37.852 560.59,36.186 560.59,34.131 C560.59,32.076 558.924,30.41 556.869,30.41 M541,60.657 C535.114,60.657 530.342,55.887 530.342,50 C530.342,44.114 535.114,39.342 541,39.342 C546.887,39.342 551.658,44.114 551.658,50 C551.658,55.887 546.887,60.657 541,60.657 M541,33.886 C532.1,33.886 524.886,41.1 524.886,50 C524.886,58.899 532.1,66.113 541,66.113 C549.9,66.113 557.115,58.899 557.115,50 C557.115,41.1 549.9,33.886 541,33.886 M565.378,62.101 C565.244,65.022 564.756,66.606 564.346,67.663 C563.803,69.06 563.154,70.057 562.106,71.106 C561.058,72.155 560.06,72.803 558.662,73.347 C557.607,73.757 556.021,74.244 553.102,74.378 C549.944,74.521 548.997,74.552 541,74.552 C533.003,74.552 532.056,74.521 528.898,74.378 C525.979,74.244 524.393,73.757 523.338,73.347 C521.94,72.803 520.942,72.155 519.894,71.106 C518.846,70.057 518.197,69.06 517.654,67.663 C517.244,66.606 516.755,65.022 516.623,62.101 C516.479,58.943 516.448,57.996 516.448,50 C516.448,42.003 516.479,41.056 516.623,37.899 C516.755,34.978 517.244,33.391 517.654,32.338 C518.197,30.938 518.846,29.942 519.894,28.894 C520.942,27.846 521.94,27.196 523.338,26.654 C524.393,26.244 525.979,25.756 528.898,25.623 C532.057,25.479 533.004,25.448 541,25.448 C548.997,25.448 549.943,25.479 553.102,25.623 C556.021,25.756 557.607,26.244 558.662,26.654 C560.06,27.196 561.058,27.846 562.106,28.894 C563.154,29.942 563.803,30.938 564.346,32.338 C564.756,33.391 565.244,34.978 565.378,37.899 C565.522,41.056 565.552,42.003 565.552,50 C565.552,57.996 565.522,58.943 565.378,62.101 M570.82,37.631 C570.674,34.438 570.167,32.258 569.425,30.349 C568.659,28.377 567.633,26.702 565.965,25.035 C564.297,23.368 562.623,22.342 560.652,21.575 C558.743,20.834 556.562,20.326 553.369,20.18 C550.169,20.033 549.148,20 541,20 C532.853,20 531.831,20.033 528.631,20.18 C525.438,20.326 523.257,20.834 521.349,21.575 C519.376,22.342 517.703,23.368 516.035,25.035 C514.368,26.702 513.342,28.377 512.574,30.349 C511.834,32.258 511.326,34.438 511.181,37.631 C511.035,40.831 511,41.851 511,50 C511,58.147 511.035,59.17 511.181,62.369 C511.326,65.562 511.834,67.743 512.574,69.651 C513.342,71.625 514.368,73.296 516.035,74.965 C517.703,76.634 519.376,77.658 521.349,78.425 C523.257,79.167 525.438,79.673 528.631,79.82 C531.831,79.965 532.853,80.001 541,80.001 C549.148,80.001 550.169,79.965 553.369,79.82 C556.562,79.673 558.743,79.167 560.652,78.425 C562.623,77.658 564.297,76.634 565.965,74.965 C567.633,73.296 568.659,71.625 569.425,69.651 C570.167,67.743 570.674,65.562 570.82,62.369 C570.966,59.17 571,58.147 571,50 C571,41.851 570.966,40.831 570.82,37.631"></path></g></g></g></svg>

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

The post VIDEO/ Lisi i kërkon ndihmë Romeos: A më vijnë erë këmbët? appeared first on Albeu.com.

VIDEO / Kush është gazetari karizmatik i kronikës së zezë që u fut në “Big Brother VIP”?
I fshehur mes publikut në studion e “Big Brother VIP”, Elvis Myrtaj u prezantua si banori më i ri i shtëpsië më të famshme në Shqipëri.

Elvisi ka lindur në Elbasan më 16.08.1986 dhe është gazetar i kronikës së zezë në televizionin “Fax News”. Ai është bërë viral për disa lapsuse gjatë raportimeve, teksa tha se tashmë është koha që t’i futet dhe botës së “show biz”-it.

As sonte gjatë prezantimit, Elvisi nuk ka lënë pa humor spektatorët.

Sa i përket banorëve që tashmë kanë hyrë, ai tha se i trembet Meri Shehut, teksa me Rike Koçin do të flirtojë, pasi ai shpreson që të gjejë dhe dashurinë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër, ai tha se nuk ka lajmëruar askënd nga puna që po hyn në BBVIP, duke u kërkuar falje. Ai kishte dhe porosi për opinionistët, teksa tha: “Ti Arbër je limotoz po më shave… ndërsa ti Ori, më shaj, thuaj çfarë të duash“

The post VIDEO / Kush është gazetari karizmatik i kronikës së zezë që u fut në “Big Brother VIP”? appeared first on Albeu.com.