Elvis Lami. Archives - Albeu.com

Përfitoi tendera nga ARRSH/ Apeli i GJKKO liron nga qelia biznesmenin Elvis Lami, lidhja me ish-drejtorin Evis Berberi dhe akuzat
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka liruar nga paraburgimi biznesmenin Elvis Lami, i akuzuar se përfitoi tendera nga ARRSH, me ndihmën e ish-drejtorit Evis Berberi (foto kryesore), po i arrestuar dhe në proces gjyqësor.

Lami ishte arrestuar në muajin mars të vitit 2024, por me një vendim të dytë, po të Apelit të GJKKO, ishte rikthyer në qeli.

SPAK pretendonte se kishte prova të mjaftueshme dhe përgjime se si ishin përfituar tenderët dhe dyshimet për aferat korruptive.

Vendimi i kthimit në qeli ndaj tij ishte marrë më 25 korrik 2024, kurse sot është liruar, teksa iu revokua masa e sigurisë “arrest me burg”, pas kërkesës së palës mbrojtëse dhe pas dy vitesh paraburgimi.

Rikthimi në qeli më 25 korrik 2024 dhe akuzat ndaj tij

Apeli GJKKO-së ka rikthyer në qeli biznesmenin Ervis Lami, ndaj të cilit Gjykata e Posaçme më 14 qershor, kishte zbutur masën e sigurisë duke e lënë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Ervis Lami, administronte firmën ‘DAAM’, e cila sipas SPAK ishte në pronësi të kreut të ARRSH-së Evis Berberi. SPAK thotë se përfitimi i Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë ‘DAAM’ shpk., janë investuar në pasuri të paluajtshme.

‘Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 25.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 17.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ndaj shtetasit nën hetim E.L., disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pikën e disponimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal si më poshtë: Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 21, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim E.L.’- njoftoi Apeli i GJKKO-së pas vendimit për ta rikthyer në qeli Lamin vitin e kaluar.

Arrestimet e Berberit dhe të tjerëve, 2,2 mln eurot e përfituara

Berberi dhe 2 biznesmenët u arrestuan mbrëmjen e 13 marsit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. SPAK po heton Berberin për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” ndërsa dy biznesmenët për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Sipas akuzës Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tenderë kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj “NET – GROUP”, sh.p.k.

Të paktën 2.2 milionë euro ka qenë përfitimi i drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i prangosur së bashku me Valter Begajn dhe Elvis Lamin, nga bashkëpunimi me këta të fundit në tendera dhe shitje fiktive.

Vlera e parave sipas SPAK është kaluar nga Begaj, përmes kompanisë së tij ‘Net-Group’ shpk në firmën DAAM shpk, e cila ndër vite e kishte kaluar pronësinë në disa duar, por mbetej në zotërim indirekt të Evis Berberit.

The post Përfitoi tendera nga ARRSH/ Apeli i GJKKO liron nga qelia biznesmenin Elvis Lami, lidhja me ish-drejtorin Evis Berberi dhe akuzat appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Lulzim Vishës/ Arrestohet një person, 1 tjetër shpallet në kërkim (EMRAT)
Policia e Tiranës, ka ndaluar një person në lidhje me vrasjen e postierit Lulzim Visha, krimi ndodhur mëngjesin e 24 Janarit në Zall Mner të Kamzës dhe ka shpallur në kërkim një tjetër

Bëhet fjalë për shtetasit, Eduard Lami dhe Elvis Lami.

Gjithashtu, dyshohet si i perfshirë në atentatin ndaj 48-vjeçarit Lulzim Visha, ndaj të cilit u qëllua me të pakten 12 plumba teksa ndodhej në automjetin e punës.

Në pyetje janë marrë edhe familjarët e Lulzim Vishës.

Ndërkohë, hetimet e policisë janë përqëndruar në një konflikt që viktima dhe vëllai i tij kanë pasur kohët e fundit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kontrolle intensive dhe punë profesionale hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit, mëngjesin e djeshëm në Kamëz.

Në kuadër të kontrolleve bazuar në inteligjencën policore, Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Silenciatori”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. L, në rrugën Paqësore, Zall Mner, Kamëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë .

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 37-vjeç, banues në Kamëz., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.

Po në kuadër të operacionit si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit E. L., 31-vjeç.

Nga tërësia e veprimeve paraprake hetimore, administrimit të provave dhe fakteve, rezulton se banesa ku janë gjetur sendet e kundraligjshme është në posedim të shtetasit E.L dhe përdoret nga të dy shtetasi E.L 37 dhe E.L 31-vjec.

Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdor në ngjarje kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

The post Vrasja e Lulzim Vishës/ Arrestohet një person, 1 tjetër shpallet në kërkim (EMRAT) appeared first on Albeu.com.