eljo hato Archives - Albeu.com

FNSH i vret njërin qen e i plagos tjetrin, por s’e kap dot Eljo Haton. VIDEOJA dramatike në shtëpinë e të shumëkërkuarit
Një operacion policor për kapjen e të kërkuarit Eljo Hato, i organizuar nga Drejtoria e Policisë Shkodër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ka sjellë një ngjarje të rëndë brenda ambienteve të banesës së tij, që ndodhet në fshatin Grude e Re në Shkodër.

Në momentin e zbatimit të këtij aksioni nuk ka pasur asnjë person në shtëpi, por policia ka kapërcyer tek muret duke u ndeshur në një rezistencë të paprecedentë.

Gjatë aksionit për kapjen e Hatos, policia ka hyrë në ambientet e oborrit dhe shtëpisë, por është përballur me qëndresën besnike të dy qenve që ndodheshin në shtëpi, shkruan Ora News.

KUJDES, PAMJE TË RËNDA! KLIKO KËTU PËR TË PARË VIDEON

Policia nuk ka pritur të vinin të zotët e shtëpisë dhe të lidhnin qentë, por ka hyrë duke përdor armët.

Dy qentë kanë bërë rezistencë duke mos lejuar policët të hynë në banesë.

Disa nga policët e FNSH kanë hapur zjarr me automatik, duke sjellë vrasjen e menjëhershme të njërit prej qenve.

Ndërsa qeni tjetër është plagosur, duke pësuar gjakderdhje të madhe.

Pamjet filmike, tregojnë pamje dramatike dhe shumë të rënda nga ajo që ka ndodhur në banesën e Eljo Hatos në Grudë të re.

Kjo është një pamje e shkaktuar pas largimit të policëve nga shtëpia, të cilët nuk gjetën asnjë send të paligjshëm dhe aq më tepër nuk arrestuan Eljo Haton.

Njëri nga qentë është plagosur rëndë dhe pas largimit të policëve, ka hyrë në ambientet e shtëpisë duke përgjakur të gjitha mobiliet, orenditë dhe ambientet e brendshme të shtëpisë.

Qeni që i shpëtoi plumbave të policisë, tashmë është dërguar në një veteriner për kurim.

Ndërsa policia u tërhoq nga ambientet e shtëpisë pa një rezultat pozitiv, por vetëm me 1 qen të vrarë dhe 1 të plagosur.

Mësohet se vëllai i Eljo Hatos, është paraqitur ditën e sotme në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Shkodër, duke kallëzuar veprimet e policisë dhe FNSH, për vrasjen e njërit qen, plagosur qenin tjetër dhe shkatërruar shtëpinë.

Eljo Hato, rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, qysh në muajin Korrik 2023, gjatë operacionit “Metamorfoza”.

Eljo Hato, akuzohet për ngjarjen e vitit 2019, për tentativën e vrasjes së Taulant Pepaj në Shkodër.

Hato është mik i ngushtë i biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, për të cilin prej më shumë se një vit nuk dihet asgjë rreth fatit të tij.

The post FNSH i vret njërin qen e i plagos tjetrin, por s’e kap dot Eljo Haton. VIDEOJA dramatike në shtëpinë e të shumëkërkuarit appeared first on Albeu.com.

Përgjimet në “SKY”, prokurori Lita dhe oficeri “L” udhëzonin Eljo Haton çfarë të dëshmonte për vrasjen e Pepajt: Mos u merrni me E.M, është i poshtër dhe kundra jush
Manipulimi  i provave, duke trukuar dëshmitë, zhdukur proces-verbale përgjimi dhe pushimin e akuzave për personat pjesëmarrës në tentativën e vrasjes së Taulant Pepaj në Shkodër, ka nxjerrë qartë implikimin jo vetëm të prokurorit Xhevahir Lita por dhe të shefit të hetimit të krimeve të rënda në Shkodër, me inicialet “L”.

Roli i oficerit “L” del zbuluar gjatë komunikimeve që kryen Eljo Hato me Xhevahir Litën dhe më pas Lita me Bardhyl Bajrin, ku nga bisedat “L” premton zhdukjen nga dosja të një përgjimi, ku të dyshuarit flasin për Bardhyl Bajrin dhe zhvillon takimin me palët e interesuara duke i orientuar se çfarë duhet të deklarojnë kur ai t’i marrë në pyetje.

Bardhyl Bajri, del në këtë çështje si ndërmjetës, pasi djali i xhaxhait të tij, Behar Bajri kishte biseduar në fillim me Xhevahir Litën që të ndihmonin personat në këtë ngjarje kriminale dhe se Bardhyli, do ishte njeriu që do mbante komunikimin në vijim me Xhevahir Litën.

Në dosje del se oficeri “L” sugjeron dhe jep këshilla që Eljo Hato, pjesëmarrës në sulmin me armë ndaj Taulant Pepaj të mos dalë dhe të qëndrojë dhe pak kohë i fshehur.

Në çështjen “Metamorfoza”, jepet një tablo e qartë se çfarë masakre hetimore është zhvilluar në rastin e sulmit me armë ndaj Taulant Pepaj dhe Kolec Markut, ku prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita, sinkronizohet me oficerin “L” të policisë së Shkodër, duke rënë dakord mbi linjën që do ndiqnin gjatë fazës së marrjes në pyetje të personave të dyshuar dhe vetë të dëmtuarit, Pepaj.

Këto veprime sinkronizuese vijnë menjëherë sapo një oficer tjetër me inicialet E.M, ka marrë në pyetje Taulant Pepaj, të cilin E.M gjatë fazës së dhënies së dëshmisë e ka kuptuar se nuk po tregonte të vërtetën dhe e ka paralajmëruar se rrezikonte deri në 6 muaj burgim.

Lita orienton anëtarët e grupit Bajri që të mos merren me oficerin E.M, pasi është i poshtër dhe kundra tyre, por të takojnë “L”.

Pas përfundimit të pyetjes së Taulant Pepaj,oficeri E.M, i ka thënë Pepaj se do thirej sërisht në polici, ku këtë herë do pyetej nga shefi i krimeve të rënda.

Teksa ka dalë nga policia Taulant Pepaj, njofton në telefon “SKY” Bardhyl Bajrin mbi situatën dhe më pas Bajri, hyn në komunikim me Xhevahir Litën, duke i thënë se: “…një oficer E, e paska marrë në pyetje dhe i ka thanë do të marrin prap shefi krimeve të randa…Po s’ka lidhje vëlla se si ka mshef gja. Ai i ka thënë po rejte në këto dëshmi do 6 muj burg këto fjal ke. Por Pepa i ka thanë sepse kështu është krejt puna…”.

Nga ana tjetër Xhevahir Lita, i përgjigjet Bajri duke i treguar se: “…është shumë i poshtër…është kundra jush…”.

Më pas Bardhyl Bajri i bën me dije Xhevahirit se një shoku tij, i cili dyshohet po i njëjti që ka komunikuar datën 3 mars 2021 nëpërmjet aparatit SKY të Arsad Bashlid, do takohet me oficerin “L” se oficerin tjetër “E” nuk e njihte.

Në orën 20:30 Bardhyl Bajri, pasi “shoku tij” është takuar me oficerin “L”, vë në dijeni edhe Xhevahir Litën, duke i dërguar mesazhe: “…Të hënën e paskan lanë për të pyetur Bashlin, se e takoj ky shoku para një ore atë dhe i tha që 2 pytje i kam ba këti Pepës dhe Bashlin e kemi për të hënen i ka thënë….Po për Haton i kishte thën të rrijnë edhe do dit i m’shefun…mos dali…”.

Xhevahit Lita, lidhur me pyetjet që i janë bërë nga policia gjyqësore Taulant Pepaj i shkruan Bajrit:

“…shumë mirë se dy pyetjet ua kam dhënë unë me ja bo…ua kam pasë shkruar në letër…….ky Pepa më duhet, se “kanosja” është me heqje dore…nëse heq dorë nga ankimi pushohet për “kanosjen” dhe i ngel vetëm armbajtja…”.

Por në datën 5 mars 2021, ditën e premte Xhevahir Lita komunikon me Bardhyl Bajrin dhe i shpreh shqetësim se një nga personat që ndodhen në përgjim telefonik po flet dhe i kërkon ta ndalojë, shkruan Ora News.

Bëhet fjalë për Kolec Markun, personin që ndodhej në makinë me Taulant Pepaj, i cili flet gjatë në telefon me persona të tjerë duke i treguar se çfarë kishte ndodhur dhe kush ishin personat.

Lita i dërgon mesazhe Bardhyl Bajrit se:”…naloje pak…po flet ai qe ka qënë me Pepën…e ka lidhë në shtyllë…kapja tel e thyja kokës…jepni një telefon tjetër…mos flisni në telefon me të……ai tjetri që ka qenë me të….”.

Pas kësaj, Bardhyl Bajri komunikon me Taulant Pepaj i cili përgjigjet në me mesazhe “….Po mar vlla pa merak…Po e takoj unë…..Po e takoj unë…Nuk ban gja me dashje o vlla, i thashë un i kam mbyll ato punë. Ato djemt s’të njofin hiç…Kanë dalë për halle të veta ti qëllove rastsisht…Po s’kan pas punë me ty….Po e takoj e flas me të e po i tham, mos fol gja telash as kërkund…”.

Ndërkohë Bardhyl Bajri njofton Xhevahir Litën që kanë thirrur “Bashlin” dhe të atin me u paraqit të Hënën, si dhe i dërgon foto të një fletë-thirrje të datës 3 Mars 2021 të oficerit të policisë gjyqësore E.M për thirrjen e Fatmir Bashlit dhe Arsad Bashlit, për tu paraqitur në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Xhevahir Lita, nuk humb kohë dhe i kërkon Bardhyl Bajrit që të takojë sërisht oficerin “L” dhe kur Lita pyetet nga Bajri, “…nëse ka mundësi arrestimi…?, Lita ia kthen që mirë do ishte të ishte i pranishëm gjatë marjen në pyetje edhe “L”. Në rast se nuk është “L” mos të paraqiten personat në polici ditën e hënë.

Bardhyl Bajri e pyet nëse ka mundësi të arrestohen nëse nuk ndodhet “L” aty dhe Xhevahir Lita, i lë porosi duke i dërguar mesazhe:

“…ai Bashli të thotë kujt ia ka dhënë makinën…ia kam dhënë Xenit të thotë…ku ja ka dhënë në çfarë ore…që në mëngjez…të datës x…ku ke qënë… atë ditë…në shtëpi…e kujt është makina të thotë e imja ok…”.

Pas bisedës me Xhevahir Litën, Bardhyl Bajri i dërgon mesazhe Arsad Bashlit dhe i tregon se çfarë duhet të deklarojë para policisë gjyqësore sipas porosisë së Xhevahir Litës.

Në linjën e komunikimit me Bardhyl Bajrin është dhe një person ende i paidentifikuar që ka njohje me oficerin “L” dhe bisedon me Bajrin përmes telefonit “SKY” të Arsad Bashlit. Biseda zhvillohet pasi personi është takuar me “L” dhe ky i fundit e ka informuar për hetimet. Ndërsa personi i ka hedhur dhe një sasi parash në makinë.

Personi që përdor aparatin e HIZOKF të Bashlit i tregon Bardhyl Bajrit, që do thirret Arsadi, makina e tij e blinduar do mbesë në kërkim dhe për punën e xhaketës së Hatos, po kryhen hetime në marrjen e AND-së dhe gjurmët.

Bardhyl Bajri i thotë personit: “…A i the që ashtë shum mirnjohës për mu, demek që ta kuptoj e që kafen ja kena dhanë me qefin ma të madh…”- ku dyshohet që flitet se lidhur me veprimet hetimore në favor të personave të përfshirë në ngjarje janë dhënë para për ti lehtësuar pozitat.

Personi që po përdor aparatin e Bashlit i përgjigjet: “… Nuk nigjote vlla gjall… Me i marr, ja kam hell në makinë e kam ik, kur të kryj pun flasim……Vallahi nuk nigjote…S’donte me i marrë vallahi….Ja hella aty e ika… Tu i ba be…”.

Më pas i tregon edhe për deklaruesit që do pyeten në lidhje me ngjarjen: “…Pepën e kryn ai…Se di po shkruj nesër….Për Bashlin…”.

Për shkak të pagesave në polici dhe prokurorinë e Shkodrës, grupi Bajri ka mundur të pushojë hetimet për Eljo Haton, Arsad Bashlin, Sehar Xhenje si dhe të ndryshojë akuzat për Shkëzen Xhenjen nga “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në “Mbajtje pa lejë të armëve”, duke u dënuar me 3.8 vite burgim.

Në dosjen hetimore flitet dhe për mbëritjen nga Kroacia në Shqipëri të një “Benz-Mercedezi” i blinduar që e kishte porositur Eljo Hato. Futja në Shkodër do realizohet përmes një pike të kalimit kufitar me Malin e Zi, dhe se Eljo Hato i thotë Bardhyl Bajrit, që makinën do e zhdoganojnë duke bërë letrat sikur është mjet i zakonshëm dhe jo i blinduar.

Personat në komunikime

Behar Bajri          Kodi                       9E6STL

Xhevahir Lita      kodi                       MHSE7L

Eljo Hato              Kodi                       TFQL4R

Bardhyl Bajri       Kodi                       2Q4RSM

Arsad Bashli        Kodi                       HIZOKF

Behar Bajri          Kodi                       9E6STL

The post Përgjimet në “SKY”, prokurori Lita dhe oficeri “L” udhëzonin Eljo Haton çfarë të dëshmonte për vrasjen e Pepajt: Mos u merrni me E.M, është i poshtër dhe kundra jush appeared first on Albeu.com.

“Mbreti i kazinove” i dhuroi 2 shtëpi nënës së Eljo Hatos, kush është “pronari” i vilës në Surrel, si i maskoi pasuritë Vis Martinaj
E ëma e një eksponenti kriminal, që kishte lidhje shoqërore me biznesmenin Ervis Martinaj, rezulton të ketë përfituar disa pasuri, të dhuruara nga vetë “mbreti” i kazinove në Shqipëri.

Bëhet fjalë për shtetasen nga Shkodra Bisere Hato, e cila në dosjen e prokurorisë SPAK rezulton të jetë e ëma e Esmeraldo alias Elio Hato.

Një personazh ky që njihet si njeri i afërt me Ervis Martinaj, duke u ekspozuar në ngjarjen e masakrës së 4 Tetorit 2018 të ndodhur në ish-bllok, ku Hato mbeti i plagosur rëndë.

Në dosjen hetimore të siguruar thuhet se Bisere Hato ka përfituar nga Ervis Martinaj përmes kontratave të dhurimit, dy pasuri. Një pasuri prej 120 m2 me vlerë 8 milion lekë të vjetra, që është blerë nga biznesmeni dhe i është dhuruar më pas Hatos.

Ndërsa një tjetër pronë Truall+Ndërtesë me vlerë 84 milion e 500 mijë lekë të vjetra, është pasuria e dytë që i është dhuruar nënës së Eljo Hatos.

Por SPAK, ka ngritur dyshime të forta se pavarësisht se këto pasuri janë dhuruar me deklaratë noteriale, sërisht ato menaxhohen në mënyrë të pandërprerë nga Ervis Martinaj dhe njerëzit e familjes së tij.

Kjo tregon se kontratat e dhurimit të rregjistruara në hipotekë, kanë qënë “fiktive” duke përdorur Bisere Haton si maskim me qëllim fshehjen e pronarit real të pasurisë, sipas Ora News.

Një tjetër pronë ku Ervis Martinaj del dhurues, është një apartament 105 metra katror në rrugën “Dervish Hima”, që ndodhet pas stadiumit “Air Albania”.

Këtë pasuri Martinaj ja ka dhuruar 46-vjeçares Gelmona Tarja. Ndërsa një pasuri tjetër që SPAK ka dyshime të forta se është dhuruar, rezulton të jetë një vilë në Surrel. Prona ndodhet shumë pranë rrugicës, ku ndodhet vila e kryeministrit Edi Rama në fshatin Surrel.

Kjo pasuri rezulton të jetë në emër të biznesmenit Fatmir Vuthaj. Por SPAK, ka dyshime të forta se pronari real i blerjes së kësaj prone, është pikërisht Ervis Martinaj.

Një muaj pas blerjes së vilës dhe rregjistrimit të saj në hipotekën e Tiranës, Fatmir Vuthaj ka firmosur një kontratë qiraje me Ervis Martinaj, duke ja lënë këtij të fundit të drejtën e banimit në këtë vilë.

Në fillim të muajit Janar 2023, kjo pronë është kontrolluar nga forcat RENEA dhe FNSH-ja, me shpresën e gjetjes së gjurmëve të Ervis Martinaj.

Por në banesë policia nuk gjeti asgjë veç disa rrobave të tij dhe një pasaporte kosovare me foton e Martinaj dhe emrin Admir Kaca. Prej 6 muajsh Ervis Martinaj vijon të qëndrojë i zhdukur.

Ende policia nuk ka një version zyrtar se çfarë ka ndodhur me Martinaj, mbrëmjen e 8 Gushtit, kur ai po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Shijakut.

Prej 17 Majit, Martinaj u shpall në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit se ai e kishte paguar 500 mijë euro në këmbim të vrasjes së Endrit Dokles./Albeu.com/

The post “Mbreti i kazinove” i dhuroi 2 shtëpi nënës së Eljo Hatos, kush është “pronari” i vilës në Surrel, si i maskoi pasuritë Vis Martinaj appeared first on Albeu.com.