Elisabeth Borne Archives - Albeu.com

Kush është Elisabeth Borne, kryeministrja e re e Francës?
Pasi vrau mendjen gjatë, presidenti francez Emmanuel Macron emëroi si kryeministre ministren e Punës, Elisabeth Borne. Është hera e dytë që një grua merr këtë post, dhe Borne nevojitet sidomos për manaxhim krizash.

Emërimin e saj si kryeministre Elisabeth Borne ia dedikoi „të gjitha vajzave të vogla” të Francës, të cilave ajo u tha „ta çojnë rrugën e tyre deri në fund”. Ajo çka është normale në shumë vende të Europës, vazhdon ende të tërheqë vëmendjen në Francë: Ministrja e punës në qeverinë e Macronit është gruaja e dytë, që emërohet kryeministre e vendit. 30 vjet më parë, ka qenë Edith Cresson ajo që e morri këtë post, në kohën kur president ishte Francois Mitterand, dhe duke folur tani për gazetën e së dielës, “Journal de Dimanche” ajo tha me hidhërim për përvojën e saj: „Nuk është vendi maskilist, është klasa politike”.

Pse Elisabeth Borne?

Franca e viteve 1990, nuk krahasohet me Francën e Emmanuel Macronit, i cili që gjatë fushatës elektorale bëri të ditur se do patjetër që postin e kryeministrit ta marrë një grua. Elisabeth Borne-s, nuk do i duhet më të që të konfrontohet me rezistencën dhe mungesën e respektit të asaj kohe. Po pse iu desh presidentit koha rekord prej tri javësh, për të emëruar më në fund kryeministren? Gjatë kësaj kohe qarkulluan gati një duzinë emrash të tjerë, duke filluar që me shefen e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, ministren e Mjedisit, zëvendëskryetaren e Asamblesë së Përgjithshme dhe një seri politikanesh të tjera.

Në fund Macron vendosi të emërojë një grua që vlerësohet si teknokrate, që ka shumë përvojë me aparatin qeveritar dhe që është aq pak karizmatike dhe komunikuese, sa që nuk ia vjedh shown presidentit, siç tha me ironi për televizionin LCI, Ruth Elkrief Doyenne duke folur mes komentatoreve televizive franceze për marrjen e postit nga Borne.

Kush është Elisabeth Borne?

Elisabeth Borne ka studiuar inxhinieri dhe është ngjitur në postin e shefes strategjike të hekurudhës SNFC, duke qenë gruaja e parë që ka marrë këtë post. Më pas ajo ka punuar në Ministrinë e Mjedisit për kandidaten e pasuksesshme për presidente të socialistëve,

Ségolène Royal, dhe e pasoi atë si prefekte e rajonit Poitou Charentes. Në vitin 2017 ajo u bë ministre Transporti, Mjedisi dhe në fund ministre e Punës në kabinetin e Emmanuel Macronit.

Ajo vlerësohet si e zonja për të mbyllur çështjet, si serioze dhe e përqëndruar në detaje, atribute që do i hyjnë në punë në postin e ri. Sepse në Francë, për planet e mëdha dhe fjalimet e mëdha është presidenti përgjegjës, kryeministrja duhet të zbatojë politikën e tij si dhe të manaxhojë krizat që krijohen prej saj. Dhe duke pasur parasysh sasinë e konflikteve dhe planet reformuese të Francës, ajo ka përpara vite të vështira.

A është kryeministrja majtas apo djathtas, apo është vetëm makroniste?

Elisabeth Borne shihet si pjesë e të majtëve të moderuar, pra e ish-socialistëve, gjë që ka qenë vendimtare për emërimin e saj. Emërimi i saj ka të bëjë me taktikë zgjedhore, sepse në zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen në muajin qershor, Emmanuel Macron sheh rrezik nga një e majtë e bashkuar rreth Jean-Luc Mélenchonit, me pjesëmarrje të një pjese të Të Gjelbërve dhe ish-socialistëve dhe të drejtuar nga ideologjia e tij ekstreme e majtë.

Por Mélenchon reagon për emërimin e kryeministres së re në mënyrë të pazakontë agresive: “Fillon tani një sezon i ri keqpërdorimesh sociale dhe ekologjike. Elisabeth Borne përfaqëson vazhdimësinë politike të presidentit. Ajo është një nga figurat më të forta në keqpërdorimet sociale të Macronit”.

Kanë kundërshtarët e Bornes parasysh punën e saj si ministre Transporti dhe privatizimin e hekurudhës SNFC apo aplikimin e sistemit të arsimit profesional për të rinjtë, gjatë kohës që ka qenë ministre e Punës? E çuditshme është që tone të ngjashme vijnë edhe nga e djathta ekstreme: “Duke emëruar Elisabeth Borne si kryeministre, Emmanuel Macron tregon paaftësinë e tij për bashkimin (e vendit) dhe se ai do të vazhdojë me politikën e tij mospërfillëse, të shkatërrimit të shtetit, të rrënimit social, presionit fiskal dhe neglizhencës.”

Marine Le Pen, si kandidate e pasuksesshme për presidente e së djathtës ekstreme, duket se e sheh kryeministren e re me të njëjtën urrejtje siç sheh rivalin e saj nga e majta ekstreme. Toni në politikën franceze është po ashtu i ashpër.

Detyra të vështira dhe kriza që po afrojnë

Aktiviteti i parë në detyrë për Elisabeth Borne do ketë të bëjë me kompesime për fuqinë blerëse duke pasur parasysh çmimet në rritje në Francë. Këtu bën pjesë mbulimi i faturave për gaz dhe rrymë elektrike si dhe zgjatja e uljes së taksave të benzinës. Emmanuel Macron i ka premtuar këto ndihma gjatë fushatës elektorale dhe përfitimet nga bamirësitë do të jenë të dobishme javët e ardhshme, deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

Por pas tyre ngjitja politike do jetë e vështirë. Mes detyrave kryesore të Elisabeth Borne bën pjesë rindërtimi ekologjik i Francës. Ai nga njëra anë kushton shumë para, gjë që është e vështirë të financohet për shkak të rritjes masive të borxheve dhe nga ana tjetër kërkon nga francezët që të sakrifikojnë, gjë që mund të çojë në valë të reja protestash. Pikërisht shtesat ekologjike në taksimin e benzinës çuan në vitin 2018 në protestat e Jelekëverdhëve. Kryeministres do t’i hyjë në punë vendosmëria, që thonë se e ka, për të sjellë ndryshime në mbrojtjen e mjedisit.

Por detyra më e vështirë e saj do të jetë reforma e pensioneve. Edhe nëse në pjesën tjetër të Europës rritja e njoftuar e moshës së daljes në pension në 65 vjeç duket si film absurd, në Gjermani për shembull ka vite që mosha e daljes në pension është rritur në 67 vjeç, në Francë janë programuar greva dhe përleshje në rrugë nëse projektligji i pensioneve futet në axhendë.

Por në periudhën e dytë të qeverisjes së Macronit, ka më shumë tema të tjera sociale të shoqëruara nga konflikte: Zgjedhjet e fundit me fitore të thellë të së majtës ekstreme nga njëra anë dhe të së djathtës ekstreme nga ana tjetër tregojnë për përçarje të thellë të vendit.

Popullsia rurale ndihet e lënë pas dore nga kultura dhe diskutimi që bëhet në qytete dhe në shtetin më të shtrenjtë social të Europës, tek shumë francezë sundon thellë ndjenja e padrejtësisë sociale. Presidenti ka premtuar qeveri për të gjithë francezët. Por është kryeministrja e re, që duhet të kujdeset në llumin e së përditshmes që reformat e tij të zbatohen dhe që vendi të mos përçahet edhe më shumë./DW

The post Kush është Elisabeth Borne, kryeministrja e re e Francës? appeared first on Albeu.com.

Elisabeth Borne emërohet kryeministre e Francës
Politikania centriste, Elisabeth Borne, është emëruar kryeministre e re e Francës më 16 maj, duke u bërë gruaja e dytë që do të mbajë këtë post.

Borne, 61 vjeçe, e cila ka qenë ministre e Punës në Qeverinë paraprake, pason Jean Castex, dorëheqja e së cilit pritej pas rizgjedhjes së presidentit francez, Emmanuel Macron, muajin e kaluar.

Macron dhe Borne pritet të emërojnë anëtarët e Qeverisë së re në ditët në vijim.

Si ministre e Punës nga viti 2020, Borne ka zbatuar ndryshime që e kanë bërë më të vështirë për të papunët të marrin përfitime dhe ka ulur pagesat mujore për disa të papunë, duke nxitur kritika nga sindikatat e punëtorëve dhe nga majtistët.

Më 2018, si ministre e Transportit, Borne ishte përballur me greva të mëdha nga kompania e transportit hekurudhor SNCF, pasi punëtorët kishin kundërshtuar planet për hapjen e një rrjeti të ri hekurudhor, që shihej si konkurrues, dhe kishin kundërshtuar politikën për ndërprerjen e përfitimeve jetësore për punëtorët e rinj. Edhe pas kritikave të shumta, ajo arriti që të kalonte një projektligj me këto ndryshime.

Borne më herët po ashtu ka punuar si shefe e stafit të politikanes socialiste, Ségolène Royal, si dhe ka mbajtur postin e ministres së Ekologjisë gjatë kohës kur Francois Hollande ishte president.

Më 2015 ajo ishte bërë shefe ekzekutive e kompanisë shtetërore të transportit, RATP, që operon me metronë e Parisit.

Më 2017, ajo iu bashkua partisë centriste të Macronit. Në Qeverinë e parë të Macronit ajo fillimisht ishte emëruar ministre e Transportit dhe më pas e dikasterit të Tranzicionit Ekologjik.

Borne është gruaja e dytë në postin e kryeministres, pas Edith Cresson, e cila ka shërbyer në këtë post në periudhën 1991-1992 gjatë mandatit të presidentit socialist, Francois Mitterrand./rel

The post Elisabeth Borne emërohet kryeministre e Francës appeared first on Albeu.com.