Elisa Spiropali Archives - Albeu.com

Elisa Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Zagreb, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović.

Gjithashtu, Spiropali do të zhvillojë një takim bilateral dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

Më pas, ajo do të zhvillojë një takim me Komitetin për Çështjet e Jashtme të Parlamentit Kroat.

Gjatë takimeve pritet të diskutohen marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve, si dhe hapat e mëtejshëm të partneritetit strategjik, përfshirë organizimin e takimit të parë ndërqeveritar (G2G).

Në fokus do të jenë gjithashtu bashkëpunimi ekonomik, me theks te energjia, turizmi dhe infrastruktura, projektet rajonale si Korridori Blu, Korridori VIII, Nisma e Tri Deteve, si dhe rëndësia e zhvillimit të degës së gazsjellësit Adriatiko–Jonian për forcimin e lidhjes energjetike Kroaci–TAP.

Gjatë vizitës, Spiropali do të mbajë edhe një ligjëratë me temë “Shqipëria, një vlerë e shtuar në BE” për studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit.

The post Elisa Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm appeared first on Albeu.com.

Elisa Spiropali do ta zëvendësojë në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani uron kolegen dhe falënderon Ramën
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për katër vitet e ardhshme nga Elisa Spiropali.

Në një reagim publik ai shprehet se në dy vite në krye të këtij dikasteri e ka kryer detyrën me “bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri”.

Në fund ai falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin e këtij posti, si dhe i uron suksese Spiropalit në detyrën që do ta zëvendësojë.

“Për një diplomat, është një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për dy vitet e fundit, pata këtë privilegj, duke u përpjekur çdo ditë ta shoh punën me sytë e kolegëve dhe të mbështes, me përulësi, shërbimin e rëndësishëm të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë dhe interesave të saj në botë.

E kam kryer këtë detyrë me bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri.

Faleminderit Kryeministrit Rama për besimin e dhënë dhe urime Znj. Spiropali për këtë përgjegjësi. Mirënjohës për kolegët dhe partnerët, brenda dhe jashtë vendit, që ndanë këtë rrugëtim”, shkruan ai.

Në kabinetin e ri qeverisës, Hasani do të drejtojë Komisionin e Jashtëm Parlamentar.

The post Elisa Spiropali do ta zëvendësojë në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani uron kolegen dhe falënderon Ramën appeared first on Albeu.com.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali pritet në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku
Ditën e sotme, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u prit në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Krahas mirënjohjes për këtë takim të paharruar, Spiropali i shprehu Shenjtërisë së tij falenderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes.

Ashtu si edhe për dashurinë e tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, për kujdesin e veçantë për besimtarët dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në vendin tonë, të cilën Ati i Shenjtë e ka vlerësuar “Një trashëgimi historike e njerëzimit”.

The post Kryeparlamentarja Elisa Spiropali pritet në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku appeared first on Albeu.com.

Në krye të Kuvendit, Spiropali: Ju që jeni mësuar të debatoni me mua, do t’ju shoh njësoj përballë, por nuk do të më keni përballë
Në fjalimin e parë si kryetare e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali u shoqërua nga protestat e deputetëve të opozitës përveç duartrokitjeve të socialistëve.

Spiropali, e cila u zgjodh për të marrë drejtimin e Parlamentit me 75 vota pro dhe 4 kundër shprehu falënderimet e saj duke nisur nga qytetarët dhe duke vijuar me kryeministrin Rama dhe tashmë ish-kryeparlamentaren Nikolla.

Ajo shprehu vlerësimin e saj për Nikollën, duke theksuar se do të përpiqet t’i ngjajë në ushtrimin e detyrës.

Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali

I nderuar Kryeministër,

Të nderuar kolege e kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë,

Mirënjohja është një fjalë që në gjuhën e dikujt që merret me politikë tingëllon si trokitja e një gote kristali fallco; siç tingëllojnë xhanëm të gjitha fjalët kyçe të bashkëjetesës sociale, ku bashkëjetesa politike është territor i mbuluar me re të zeza gjykimesh e paragjykimesh të frikshme.

Po edhe përtej këtij territori, në jetën e përditshme të turrvrapit kapitalist dhe arrivist, mirënjohja ka hyrë në garderobën e kostumeve të kohëve të vjetra, jashtë mode.

Sot, dua të them se mirënjohjen që gjithnjë e kam kuptuar si detyrim për të kthyer më shumë sesa kam marrë, e ndjej si një shtysë për të bërë më shumë sesa kam mundur deri më tani.

Nuk kam drojë të pranoj se jam e prekur si asnjëherë më shumë në jetën time të shkurtër apo të gjatë publike (varet nga këndvështrimi), nga vlerësimi që më blatuat duke më zgjedhur në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

Besoj që e di mirë që ky është një ushtrim jashtëzakonisht i vështirë politik, social, qytetar, sa personal aq kolektiv, po në fund jam shumë e qartë që në këtë ushtrim çfarë shkon mirë është e juaja, çfarë shkon keq është e kujtdo që ju ngjisni këtu lart.

Megjithatë kjo nuk më tremb, por vetëm më vetëdijëson dhe më motivon.

Mirenjohjen ia blatoj të parëve qytetarëve që më sollën këtu në 2017-ën dhe më risollën në 2021-shin, si deputete të Kuvendit të Shqipërisë në këtë sallë, që për mua është maja më e lartë e vendit për një qytetar të vendit.

Mirënjohjen ua kam detyrim sot e gjithmonë, secilit koleg në këtë sallë, dhe kryetarit të kësaj shumice, kryeministrit të vendit, njeriut më të pakënaqur nga vetja e nga ne, që ma besuan mua përgjegjësinë solemne të kryeshërbëtorit të këtij kuvendi, për Shqipërinë e sotme dhe Shqipërinë 2030!

Në këto pak fjalë dhe të kësaj fjale të parë jopolemike në këtë sallë dhe në këtë situatë krejt atipike për mua, duke pasur parasysh tre vitet e këtij mandati qeverisës kaluar në vijën e parë të zjarrit politik këtu, një shkallë më poshtë, dua të falenderoj me zemër zonjën grua që zëvendësova sot.

E dashur Lindita,

Gjatë këtyre tre viteve të para të kësaj legjislature, e drejtove këtë Kuvend më përkushtim, urtësi e durim që më është dukur gjithnjë mbinjerëzor. Deri dje kisha një zili të çuditur për ty, sot kam një zili të sekëlldisur nga krahasimi që do më bëhet me ty.

Do përpiqem modestisht të të ngjaj në përkushtim e urtësi dhe uroj që të të afrohem sadopak në durim.

Të nderuar kolegë të opozitës,

Ju që jeni mësuar të debatoni me mua në këtë sallë e përtej saj, shpesh më ashpër se sa butë, dijeni se do t’ju shoh njësoj përballë po nuk do të më më keni më përballë. Do të më gjeni vullnetmirë në krahun tuaj të djathtë, po njësoj si shokët e kolegët e mi majtas do të më kenë në krahun e tyre të majtë, kurdoqoftë e drejta që ju jep rregullorja dhe fryma e bashkëpunimit do të jenë me ju.

Në fakt – dhe ky është premtim – lutem që të jem thjesht e para mes të barabartëve sa kohë debati, por jo sherrnaja, argumenti i mendjeve, por jo dalja nga mendtë, zjarri i përballjes demokratike, por jo përballja piroteknike, do të jenë emëruesi i përbashkët nën këtë tavan që i ka parë të gjitha dhe ku mblidhemi të gjithë për t’u ballafaquar në emër të të të gjithë atyre që na kanë sjellë këtu.

Këtu nga po ju drejtohem për herë të parë dua të më ndihmoni edhe ju ta mbaj këtë premtim, por dua po ashtu ta dini që sot se nëse do të gjykoj se duhet të ndërhyj si palë nuk do ta bëj nga këtu, po do të zbres pa u stepur poshtë në foltore, si pjesë e pandashme e palës që ka përgjegjësinë në drejtimin e këtij vendi.

E di që forca dhe trysnia e traditës, bindjet e mia të pandryshueshme, të njëjta me ato të shumicës së kësaj salle dhe shpesh krejt të papajtueshme me pakicën e saj, janë një peshë nga e cila vështirë se mund të ndahem dhe në fakt, as nuk dëshiroj të ndahem, por dua të besoj se askush në këtë sallë nuk do të ma kursejë ndihmën për të qenë thjesht e parë mes të barabartëve dhe për ta kryer detyrën me paanësinë e palëkundshmërinë që kjo detyrë e lartë kërkon.

Ndër ju kolegë të shumicës besoj se e dini vetë që për ta bërë si duhet këtë detyrë që më zgjodhët të bëj, unë nuk do të jem me ju si gjithnjë gjermësot brenda këtyre mureve, kur opozita të jetë në të drejtën e saj që mund të mos jetë e drejtë në këndvështrimin tuaj.

Rritja e përgjegjshmërisë, produktivitetit, transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit përpara qytetarëve, mbikqyrja dhe kontrolli parlamentar në ndarjen e pushteteve, do të jenë prioritet i Kuvendit; gjithëkush është i ftuar të japë kontributin e tij dhe kontributi i gjithkujt ka një ftesë të hapur për t’u ushtruar në përditshmërinë e këtij institucioni kushtetues.

Të nderuar kolegë,

Me lejoni të ndaj me ju një ndjesi të brendshme që është sa politike, po aq edhe njerëzore.

Ndjehem e përulur, por jo e shtypur nga pesha e besimit që m’u dha, nga rëndësia e sprovës që duhet të përball dhe nga solemniteti i asaj çka duhet të ndodhë në këto muaj që po vrapojnë drejt ndeshjes së ardhshme elektorale.

Dera e zyrës sime do të jetë e hapur në dy kanata për cilindo nga kolegët, të majtë e të djathtë që do të trokasin në të.

Do të jetë e hapur për ujë e kafe, për qetësi dhe durim; do të jetë një hapësirë lirie për debatin e nevojshëm për përgatitjen e seancave dhe për garantimin e gjithë kushteve të nevojshme për ushtrimin e detyrës së deputetit.

Sa më shumë debat në zyrë sy më sy, aq më pak sherr në sallë, sa më shumë bashkëpunim paraprak, aq më pak kacafytje të panevojshme në syrin e publikut që është neveritur së dëgjuari palokomunikimet me gishta në vesh.

Kush flet qetësisht, dëgjohet më shumë, ashtu siç shkon më larg e më lart ai që ecën më ngadalë e më shtruar. Kjo nuk është këshillë, kjo është filozofia që forcën e saj e gjen tek argumenti dhe shmang forcën si argument të vetëm.

E patolerueshme është dhuna në të gjitha llojet dhe fytyrat e saj të shëmtuara.

Fjalët që fyejnë dhe frazat që vrasin do të trajtohen nga unë vetëm me gërmën e rregullores së Kuvendit. Nëse do të gjejmë mirëkuptim në këtë pikë, nuk kam asnjë dyshim që nuk do të ketë pikë e presje tjetër që do të na ndajë nga mënyrat e ndryshme me të cilat ne, të majtë e të djathtë, gjykojmë se kryejmë detyrën tonë.

Të nderuar kolegë,

Besoj se pavarësisht ndarjeve thelbësore që kemi demonstruar me njëri-tjetrit, pavarësisht papajtueshmërive shpesh tmerrësisht ekstreme, besoj se përtej tyre, secili nga ne bashkëndan bindjen se vetëm nxitja e reformave për të ecur përpara për të shmangur stanjacionin, e për më shumë, edhe prapakthimet e padëshiruara, fuqizimi i institucioneve të pavarura, në radhë të parë atyre të sistemit të drejtësisë, pavarësia e degëve të qeverisjes dhe rritja e përgjegjshmërisë së tyre përpara qytetarëve, konsolidimi i vlerave të institucioneve demokratike, transparenca e qeverisjes, e veprimtarisë parlamentare; së bashku dhe veç e veç si mjete të pazëvendësushme për përshpejtimin e antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe shndërrimin e Shqipërisë në Evropën e Ballkanit, do të jetë harta dhe yllësia jonë dhe orientimi ynë i vetëm.

Le të tregojmë se jemi ligjvënës e patriotë të denjë, bashkëndërtues të institucioneve dhe bashkëmbrojtës të vlerave demokratike. Le të mos e konsiderojmë bashkëpunimin as dobësi dhe as imponim, por një instikt të brendshëm të veprimtarisë së çdo deputeti dhe standart të procesit parlamentar.

Unë do të jem e përkushtuar që Kuvendi të ushtrojë lidershipin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, nëpërmjet garantimit të legjitimitetit demokratik dhe gjithëpërfshirjes.

Diplomacia parlamentare do të jetë në shërbim të Shqipërisë europiane. Shqipëria europiane do të jetë fari prej nga do të orientohet Kuvendi i Shqipërisë dhe secili prej nesh.

Nuk ju ftoj, por ju lus të gjithëve: Le të jemi të gjithë së bashku më shumë patriotë dhe më pak partiakë!

Nesër, kur pasionet e luftës së paprerë politike të ditës të jenë fashuar dhe fashitur, besoj se secili do të gjejë një vijë ndarjeje mes atyre që do të sillen si shqiptarë patriotë dhe atyre që nuk mundën të ngrihen në këtë lartësi të ndërgjegjes kombëtare.

Edhe njëherë, ju faleminderit të gjithëve dhe premtoj se do të jap pa kursyer më të mirën në ushtrimin e kësaj detyrë të lartë që më besuat.

Mirënjohje gjithmonë!

Na priftë e mbara ne sesionin tjetër!

The post Në krye të Kuvendit, Spiropali: Ju që jeni mësuar të debatoni me mua, do t’ju shoh njësoj përballë, por nuk do të më keni përballë appeared first on Albeu.com.

Dorëheqja e Nikollës/ Rama: Propozoj Elisa Spiropalin për kryetare të Kuvendit
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka bërë të ditur në Kongresin e PS, ka prpozuar Elisa Spiropalin si kryetare të Kuvendit.

“Do i propozoj grupit parlamentar që në një seancë të menjëhershme t’i japim besimin tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit”.

Bledi Çuçi, nënkryetar i Kuvendit.

Niko Peleshi kryetar i grupit parlamentar.

The post Dorëheqja e Nikollës/ Rama: Propozoj Elisa Spiropalin për kryetare të Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Kongresi i PS/ Elisa Spiropali: Partia Socialiste, opozita më serioze e më e ashpër e vetvetes
Në fjalën e saj në Kongresin e PS, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh se ky është një moment rienergjizimi dhe rilindjeje për PS.

Ajo u shpreh se kjo parti e ka të qartë që ashtu siç do të jetë PS sot, ashtu do të jetë edhe qeverisja nesër.

Spiropali shtoi se Partia Socialiste, ka qenë opozita më serioze e më e ashpër e vetvetes, ndërsa theksoi se PS është e vetmja alternativë për vendin.

“Shumë sy janë mbërthyer sot në këtë sallë. Shumë zemra po rrahin me shpresën se kongresi do të jetë pikë vlimi i shpërthimi energjish, moment rivlerësimi.

Ky kongres është çast solemn reflektimi për të vlerësuar ç’kemi bërë e për të vendosur çdo të bëjmë më mirë nesër të bekuar nga besimi i publikut.

E vetmja alternativë që e dimë ç’duhet.

Vendimet që do marrim jemi të bindur se do të ndikojnë në jetën e vendit, kjo dëshmon rëndësinë e PS dhe peshën e përgjegjësisë që ka.

Unë jam e bindur se ky është momenti i ripërtëritjes i një forcë që rishpik veten kur kërkohet rilindja e saj.

Siç është PS sot, do të jetë qeverisja nesër.

PS ka qenë opozita me serioze e më e ashpër e vetvetes”, tha Spiropali.

The post Kongresi i PS/ Elisa Spiropali: Partia Socialiste, opozita më serioze e më e ashpër e vetvetes appeared first on Albeu.com.

Kush do ta zëvendësojë Lindita Nikollën? Del emri se kush pritet t`i zërë vendin
Dorëheqja e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, për arsye shëndetësore, ishte surprizë për kolegët e grupit parlamentar të socialistëve, dhe me jo pak rëndësi brenda PS.

Padiskutim, një vendim i konsultuar ditë më parë me Edi Ramën, përpara se ai të udhëtonte drejt Parisit për ceremoninë e hapjes të Lojrave Olimpike.

Në korridoret e PS-së, nuk mungojnë komentet dhe hamendësimet se kush do të jetë në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, bisedoi në mënyrë informale me disa prej anëtarëve të kryesisë të PS-së, të cilët si kandidaturë të mundshme në pol position për momentin në këtë post vendosin Elisa Spiropalin, aktualisht Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Megjithatë, kjo mbetet në dorë të Edi Ramës për të vendosur.

Nuk përjashtohet mundësia e propozimit nga Rama, për vendin bosh të numrit një të Kuvendit edhe gjatë kongresit të PS-së të dielën.

Gjatë tre viteve të fundit, në mungesë të Edi Ramës në parlament, Elisa Spiropali, ka udhëhequr debatin dhe replikat e forta me opozitën, sidomos gjatë tre muajve të parë të 2024, kur parlamenti u mbërthye nga zhurma, flakadanët dhe molotovët e opozitës.

Nga ana tjetër, kandidatura e Elisa Spiropalit, është në pozita të forta në raport me performancën e brendshme të drejtuesve politik në qarqe, një merak konstant i Edi Ramës.

Ajo si drejtuese politike në Shkodër, koordinoi fushatën elektorale të zgjedhjeve të shkuara lokale në këtë qytet, duke e nxjerrë fituese PS-në me kandidaturën e Benet Becit.

Në biseda informale mes kolegësh, Elisa Spiropali, nuk e ka fshehur ambicien e avancimit të karrierës politike në drejtimin e diplomacisë shqiptare, apo atë të mbrojtjes falë një rrjeti të avancuar prej saj me dhe në marrëdhënie me ndërkombëtarët.

Top Channel, ka mësuar se në këtë kongres nga ata që cilësohen “të vjetrit” në PS, do të flasin vetëm tre.

Mes tyre, Blendi Klosi, Fatmir Xhafaj edhe Elisa Spiropali.

Pikërisht, përfshirja e Elisa Spiropalit në këtë treshe folësish në kongres, komentohet brenda PS-së si jo e rastësishme.

The post Kush do ta zëvendësojë Lindita Nikollën? Del emri se kush pritet t`i zërë vendin appeared first on Albeu.com.

Elisa Spiropali: Paga mesatare në sektorin publik, synohet të arrijë në 105 mijë lekë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka deklaruar se nga vendimi për rritjen e pagave prek mbi 30 mijë punonjës vetëm në sistemin arsimor parauniversitar.

Ajo shtoi se vendimet për rritjen e pagave, e cila në nivelin e pagave mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë lekë, është një premtim i mbajtur i Qeverisë.

“Nga kjo politikë e rritjes së pagave për vitin 2024 përfitojnë;

Punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, të ndarë sipas nivelit dhe ciklit arsimor përkatës; Punonjësit e sistemit shëndetësor, Punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit, Punonjësit e nivelit zbatues (specialistët në administratën publike) dhe punonjësit mbështetës”, u shpreh Spiropali.

Fjala e plotë:

Më 26 qershor, Këshilli i Ministrave miratoi vendimet specifike që përcaktojnë rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e parashikuara në Buxhetin e këtij viti.

Miratimi i këtyre vendimeve është një premtim i mbajtur i Qeverisë, një reformë madhore e nisur në vitin 2023, e cila avancon kështu në këtë fazë të dytë të politikës së rritjes së pagave, nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore.

Përmes zbatimit të kësaj politike, paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë lekë. Synimi ynë është ofrimi i punësimit cilësor dhe pagë konkurruese.

Pagat e rritura fillojnë të aplikohen duke nisur nga 1 korriku, me një kosto të përllogaritur prej afro 11 miliard lekësh per kete 6 mujor të dyte të vitit dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliard lekësh.

Nga kjo politikë e rritjes së pagave për vitin 2024 përfitojnë;

Punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, të ndarë sipas nivelit dhe ciklit arsimor përkatës; Punonjësit e sistemit shëndetësor, Punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit, Punonjësit e nivelit zbatues (specialistët në administratën publike) dhe punonjësit mbështetës.

Prej datës 1 korrik, mbi 30 mijë punonjës të sistemit arsimor parauniversitar: mësues, punonjës psiko-socialë dhe oficerë të sigurisë do të përfitojnë nga politika e re e pagave. Pagat për punonjësit mësimorë këtë vit rriten me 33%, duke pasuar rritjen me 7% të vitit 2023.

Paga mesatare për mësuesit e arsimit parauniversitar shkon në 950 Euro, duke e rritur mesatarisht me 18.000 lekë në muaj pagën mujore të mësuesve.

Me rritjet e reja të pagave në korrik do të kemi rritje akoma më të madhe për mjekët e përgjithshëm. Një rritje prej 20 mijë lekë mbi pagën aktuale ndërsa për infermierët me 15 mijë lekë mbi pagën aktuale. Janë afërsisht 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor të cilët do të përfitojnë nga kjo rritje e dytë në korrik.

3430 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve do të përfitojnë nga kjo rritje e pagave në masën 13% – 27% sipas gradave.

Rritja e pagave në sektorin e bujqësisë është një masë e rëndësishme që sjell një sërë përfitimesh për 1770 të punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet e varësisë.

Efekti i këtij vendimi përfshin: Mesatarisht 13% rritje për 71% të strukturave, përfshirë veterinerët, agronomët, inspektorët, zooteknikët etj..

3430 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve do të përfitojnë nga kjo rritje e pagave në masën 13% – 27% sipas gradave.

Ky vendim realizon rritjen e pagave bazë për gradë për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, mesatarisht në masën nga 13.82% deri në 34.63%, sipas gradave të punonjësve.

Niveli i pagave për personelin ushtarak ka ndryshuar rrënjësisht gjatë këtyre dy viteve të fundit, ndërkohë që duke shtuar dhe rritjen e parashikuar me këtë vendim prej 7 deri në 22% rritja e pagave të ushtarakëve arrin deri në 60% në referencë të vitit 2022.

Efektet financiare për rritjen e pagave të personelit ushtarak të Forcave të Armatosura, për vitin 2024 është në vlerën 900 milionë lekë

Politika e pagave lidhet me shumë objektiva të Agjendës 2030 dhe më drejtpërdrejt në kuadër të realizimit të objektivit: “Nxitja e rritjes ekonomike të pandërprerë, përfshirëse dhe të qëndrueshme, punësimit të plotë e produktiv dhe punës së denjë për të gjithë”

Mbarësi!

The post Elisa Spiropali: Paga mesatare në sektorin publik, synohet të arrijë në 105 mijë lekë appeared first on Albeu.com.

“Nuk ka aktrim që shpëton Ramën e Veliajn”, Noka: Kryebashkiaku kreu i një organizate kriminale
Ka nisur me debate seanca e sotme plenare. Deputeti democrat flamur Noka iu përgjij ministres Elisa SPiropali e cila ironizoi opozitën duke thënë se “Rama ka blerë edhe Rain”, televizionin italian, i cili mbrëmjen e djeshme nuk transmetoi pjesën e dytë të dokumentarit për Shqipërinë.

Noka tha se kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është kreu i një organizate kriminale. Ai shtoi se Veliaj duhet që të tregojë se ku kanë shkuar 130 milionë eurot e inceneratorëve.

Flamur Noka: Elisa Spiropali sillet si aktore. Spiropoali bën vetëm aktrim. Nuk ka aktrim që shpëton Ramën dhe Veliajn në situatën që ndodhen. Rama dhe Veliaj janë të përfshirë në korrupsion dhe në krim. Opozita ka bërë me dije se në Shqipëri qeveris mafia. Këtë kanë nisur ta thonë mediat ndërkombëtare.

Po thonë mediat e huaja që mafiet janë në pushtet. Veliaj me deklaratat e tij varrosi reformën në drejtësi. SPAK duhet ta pyesë Veliajn se ku shkuan 130 milionë euro të inceneratorit të Tiranës? Dokumentet e akuzojnë Veliajn si kreun e një organizate kriminale. Prokuroria ka dy rrugë ose të rrëzojë dosjen e Altin Dumanit ose të arrestojë Erion Veliajn. Duhet arrestuar, sepse ka falsifikuar edhe firmën e Këshillit Bashkiak./albeu.com

The post “Nuk ka aktrim që shpëton Ramën e Veliajn”, Noka: Kryebashkiaku kreu i një organizate kriminale appeared first on Albeu.com.

Dokumentari i “Report”, Spiropali ironizon opozitën: E bleu dhe RAI-n ky diktator i Tiranës
Ministrja Elisa Spiropali foli sot nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me debatin publik për dokumentarin e RAI 3, i cili hodhi akuza mbi qeverinë shqiptare për marrëveshjen që Rama nënshkroi me Melonin për strehimin e emigrantëve në Shqipëri.

Që prej transmetimit të parë të emisionionit të RAI 3, kryeministri Rama ka mohuar të dhënat e emisionit ndërsa ka akuzuar RAI 3 për shpifje, ndërsa ka thënë se pas kësaj fshihet opozita.

Lidhur me këtë çështje foli sot Spiropali e cila doli në mbrotje të Ramës akuzoi opozitën.

Elisa Spiropali: E bleu dhe RAI-n ky diktator i Tiranës, siç ka blerë departamentin e shtetit, opinionin publik në Europë, Këshillin e Europës.,..ky diktatori i Tiarëns që ka blerë nënët fitore dhe që do fitojë edhe tjetrën mund ti ketë çuar Rait nga 30 a 70 mln euro, nga ato që i tepruan pasi bleu Melonin. Nuk iu ndahet dora nga guri, si shpirti nga vesi.  Me atë teknologjinë e djegies së shqipërisë për hir të djegies së pleshtave. Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit por shpresa që nga ajo pak baltë e Tiranës të paketohet në Itali. Marrëzi e atyre që kanë humbur fillin. Sipas atyre (Sipas drejtorisë së përgjithshme të KUZM, kanalizimet e ujërave të zeza mediatike ) edhe RAI qenka shitur te Rama, meqë episodi i mbrëmshëm i RAI nuk dha mbrëmë emision mbi fytyrën e Shqipërisë për t’i derdhur në shtëpitë e italianëve siç derdhen në shtëpitë e shqiptarëve./albeu.com

The post Dokumentari i “Report”, Spiropali ironizon opozitën: E bleu dhe RAI-n ky diktator i Tiranës appeared first on Albeu.com.