elisa spiropali video me bajrat dhe gjoken Archives - Albeu.com

Berisha me akuza të forta: Rama donte të bënte Spiropalin ministre të Jashtme, por i doli videoja me Bajrat dhe Gjokën
Sot në seancën e Posaçme plenare u votua shkarkimi dhe emërimi i ministrave. Pas seancës që zgjati vetëm pak minuta, ish-kryeministri Sali Berisha foli për mediat duke hedhur akuza të forta.

Sipas Berishës, Elisa Spiropali, ishte projektuar për t’u bërë ministre e Jashtme, por në momentet e fundit ka dalë një video që ka detyruar Ramën që ta anulojë emërimin e saj.

Ish kreu demokrat thotë se në këtë video shfaqet Spiropali duke bërë mbledhje me anëtarë të grupit Bajri, Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të bandave të Shkodrës.

“Kjo seancë ishte tipike me një sesion që mund të zhvillohet në shpellat apo bodrumet e mafies. Shëmbëllente me një takim të mafiozëve në të gjitha aspektet. Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin dhe vetëm krimin.

Largohet Xhaçka, e cila pasi bëri burrin investitor strategjik, u vërsul e papërmbajtur drejt pronave të ushtrisë dhe nuk ka lënë gjobë pa vjedhur me klanin e saj.

Ajo zëvendësohet me një diplomat i cili bën një gabim fatal të jetës së tij pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Përgatitjet për të zënë vendin e ministrit të jashtëm i kishte bërë Spiropali.

Por një video që doli në fundit ku Spiropali bënte mbledhje me Bajrajt dhe Gjokën dhe bandat e tjera të Shkodrës në një hotel afër Shkodrës, detyroi Ramën të anulonte. Sa të më bjerë në dorë ajo video do ta bëjë publike.

Erdhi në qeveri përfaqësuesi i Ndraghetës. Largimi i Krifcës, filloi t’i japë si nënkontraktori i Gjikurisë nga tenderat e bujqësisë… ato që erdhën nuk janë më pak se Krifca. Koçiu ka një histori të hidhur 8-vjeçare,ku faktohet se emërimet i bënte me ryshfet. Shkon në një sektor që Ogerta e la në agoni”, tha Berisha./albeu.com

The post Berisha me akuza të forta: Rama donte të bënte Spiropalin ministre të Jashtme, por i doli videoja me Bajrat dhe Gjokën appeared first on Albeu.com.