Elis Rroshkodoli Archives - Albeu.com

“Ai mbante maskë anticovid dhe armë të gjatë, deshi të më qëllojë”, shoku i fëmijërisë rrëfen momentet e fundit të Elis Rroshkodolit
Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë detaje të reja nga dosja hetimore e Elis Rroshkodolit, i vrarë gjatë një atentati me armë zjarri në një lokal në Shkodër më 30 gusht të vitit 2024.

Dëshmia më interesante e marrë nga grupi hetues është ajo e personit të fundit me të cilin Elisi piu kafe i njëjti i cili nëna e tij thotë se ishte i pranishëm me të birin në momentin kur disa ditë më parë i humbën celësat e banesës ii cili rezulton të ishte edhe shok fëmijërie me Elisin.

“Ditën e ngjarjes kemi qenë te lokali. Rreth 10 minuta pasi ishin ulur dhe po qëndronim aty na është afruar një person rreth 3-4 metra, i cili ishte i maskuar me maskë anticovid, që mbante një armë të gjatë në dorë.

Ai na u afrua pa thënë asnjë fjalë dhe filloi të qëllojë në drejtim të Elisit disa herë.

U ngrita dhe doja të largohesha, por u pengova dhe rrëzova. Ai më drejtoi armën dhe deshi të më qëllojë, por unë i bërtita duke i thënë se nuk kam lidhje me asgjë.

Në këtë moment ai u largua nga ambienti i lokalit”, ka treguar Indrit Bekteshi.

Gjatë dëshmisë në vazhdim shoku që e shoqëroi Elisin në momentin e tij të fundit të jetës, tregon se ditët e fundit ai përdorte një automjet Audi Q5.

Automjet që e kishte shkëmbyer me një tjetër automjet tip BMW. Dhe se Elisi po bëhej gati të largohej jashtë vendit.

Indriti është shprehur se Elisi nuk i ka shprehur ndonjë shqetësim, por e k dalluar që qëndronte i stresuar dhe donte të largohej jashtë shtetit.

“Elisi është rritur pa babain, pasi para shumë vitesh ia kanë vrarë, ndërsa vëllai i tij, ka vdekur në një aksident rrugor në Elbasan para disa vitesh”, mësohet të ketë thënë në dëshminë e tij Indrit Bekteshi.

“Por ajo që duket se e lidh Dritan Milanin me rrethanat e vrasjes së Elis Rroshkodolit, është makina e përdorur nga autori në krim.

E cila është e njëjta me atë që Dritan Milani ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria. Ku ata që korespondojnë janë targat e njëjta, të cilat rezultojnë se janë vjedhur në Malin e Zi.

“Nga pamjet e kamerave të sigurisë është arritur të fiksohet fakti se autori i ngjarjes ka përdorur një automjet tip Mervedez Benz me targa BR BL 680. Ky automjet rezulton i vjedhur në Malin e Zi me datë 5 gusht 2024.

Gjatë rrugëtmit për t;u larguar nga vendi i ngjarjes drejtuesi i mjetit ka ndryshuar targën e makinën duke i vendosur mjetit targën SOP1095. Edhe kjo targë ka rezultuar e vjedhur në Gjermani.

“Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS ka rezultuar se Dritan Milani ka shumë hyrje dhe dalje nga kufiri i shtetit shqiptar. Hyrje dhe dalje të realizuara si në këmbë ashtu edhe me automjetin me targë AB 888 JJ. Targa BR BL 680 e cila është raportuar e vjedhur nga policia malazeze me datë 5 gusht e cila përkon me hyrjet dhe daljet e shtetasit Dritan Milani.

Ka qenë pikërisht ndjekja e kësaj makine, që ka çuar grupin hetues edhe në garazhin ku më pas u fsheh. Garazh që përdorej nga vëllezërit Xhani, tashmë të arrestuar.

Itinerar që ka bërë bashkë edhe pjesëmarrësit në këtë krim dhe çuar në zbulimin e grupit të tyre kriminal.

Nga pamja e kamerave automjeti i autorëe është arritur të fiksohet fillimisht tek mbikalimi i këmbësorëve në rrugën Balldre-Shkodër. Më pas duke qarkulluar në Bërzhitë në rrugën kryesore të fshatit, derisa është futur tek servisi ‘Prodiagnostic’.

Pasi ndoqën kamerat e sigurisë, grupi hetues mbërriti pikërisht në servisin Prodiagnostic. Aty ku menaxher i këtij servisi ishte Xhulio Malo.

Nga ku në këtë godinë dy katëshe, kati I nëndheshëm shërbente për çmontimin e makinave të vjedhura.

Objekt që ishte marrë me qira nga vëllezërit Voltan dhe Gerti Xhani të cilët kishin paguar një qera vjetore prej 12 mijë euro.

Gjatë hetimeve dhe dëshmive të marra rezultoi se kati përdhe i këtij objekti shërbente si servis makinash, ndërsa kati i nëndheshëm shërbente si magazinë, ose parkim makinash.

Të cilat ishin rezervuar nga vëllezërit dy vëllezërit Voltan dhe Gerti Xhani. Ku ai që do të lidhte kontratën me pronarët e objektit do të ishte Xhulio Malo.

Pagesa e qirasë që sipas pronarëve të objektit është bërë për një vit, për 12 mijë euro, vetëm për njërin nga ambientet.

Por zbulimi i automjetit të përdorur në krim do të vinte vetëm falë dëshmisë së pronarit të një aktiviteti tregtar pranë zonës ku ndodhej servisi i vëllezërve Xhani.

I cili rrëfeu se kishte parë të hedhur pranë aktivitetit të tij një kofano makine.

Të cilën më pas e kishte future në brendësi të ambinteve të sipërmarrjes së tij.

Disa ditë më parë, unë dhe punëtorët e aktivitetit tim konstatuam të hedhur pranë biznesit tim një kofano makine, ngjyrë si në gri, Punonjësit nuk e panë se kush e kishte hedhur, por e prekën dhe e hodhën tek pjesa e aktivitetit të tyre.

Kjo kofano makine rezultoi se i përkiste pikërisht makinës Mercedes Benz të përdorur në vrasjen e Elis Rroshkodolit.

Çka çoi edhe në zbulimin e lidhjes së vëllezërve Xhani, Xhulio Malos dhe Dritan Milanit, hasmit të Elis Rroshkodolit.

Policia gjyqësore duke vlerësuar se në ambientet ku ushtrohet aktiviteti i servisi ‘Prodiagnostic’ mund të jetë strehuar mjeti i përdorur nga autori i ngjarjes, Dritan Milani (Vreto), si dhe nga verifikimet e kryera të sistemit TIMS ka rezultuar se më datë 21 Prill 2024, Dritan Milani, Voltan Xhani, Jugert Xhani dhe Alket Fusha, kanë dalë së bashku nga territori i Republikës së Shqipërisë me automjetin me targë AB 158 MU. Çka provon se këta shtetas njiheshin dhe kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer veprën penale të ‘Vrasjes me paramendim’, në dëm të shtetasit Elis Kujtim Roshkadoli (Shkoza), ku shtetasit Voltan Xhani dhe nipi i tij Xhulio Malo, dyshohet se kanë kryer veprime për sigurimin e mjeteve të kryerjes së kësaj vrasjeje./BW/

The post “Ai mbante maskë anticovid dhe armë të gjatë, deshi të më qëllojë”, shoku i fëmijërisë rrëfen momentet e fundit të Elis Rroshkodolit appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Elis Rroshkodolit në Shkodër/ Ja pistat ku po heton policia, çfarë thonë dëshmitarët
Përfshirja në shumë konflikte edhe në kohët e fundit, por edhe më përpara ja ka vështirësuar edhe më shumë punën policisë së Shkodrës për zbardhjen e vrasjes së shtetasit Elis Rroshkodoli, e ndodhur një ditë më parë në Shkodër.

Nga detajet e reja në këtë ngjarje të rëndë që ndodhi rreth orës 12:30 të 30 gushtit, policia e ka ende të paqartë se cila mund të jetë pista më e mundshme.

Përfshirja në vjedhje, plagosje brenda e jashtë vendit, dyshimet për pazare droge dhe konflikte të tjera të shumta, kanë bërë që grupi hetimor të mos përjashtojë asnjë prej mundësive.

Konfliktet e viktimës, kanë nisur që kur ka qenë në një moshë të re ende pa i bërë 20-vjeç deri kur u qëllua në atë vrasje mafioze një ditë më parë.

Në vitin 2010 dyshohet se Elis Rroshkodoli, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu, babai i të fortit të Shkodrës Barush Bregu.

Më pas në vitin 2014, dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh.

Po në Belgjikë, dyshohet se ka plagosur një shkodran me mbiemrin Shema dhe një vit më parë është dyshuar për plagosjen e një rumuni në Rumani, nga ku është arratisur drejt Stambollit.

Ndërkohë, policia përveç këtyre ngjarjeve ka mësuar edhe disa konflikte të tjera ku dyshohet se është përfshirë viktima.

Policia ka dyshime se ekzekutorët e kësaj vrasje, mund të jenë persona me pagesë dhe se porositësit janë të tjerë.

Elis Rroshkodoli, mësohet se nga 18 plumbat e pistoletës, 14 i ka në trup gjë e cila bëri që ai të humb jetën në mënyrë të menjëhershme. 36-vjeçari i vetëdijshëm për konfliktet e shumta mbante me vete një pistoletë me fishekë në fole e gatshme për qitje, të cilën grupi hetimor e gjeti në çantën e viktimës pas vrasjes.

Policia dyshon se një automjet tip benz ngjyrë gri, ka ardhur nga rruga “Isuf Sokoli” dhe 36-vjeçari është qëlluar teksa pinte kafe në një lokal në unazën perëndimore.

Automjeti i dyshuar që ende nuk është gjetur ka marrë rrugën në të majtë në drejtim të hyrjes së Shkodrës duke humbur gjurmë më pas.

Në lokal në momentin e vrasjes ndodheshin katër persona, viktima, pronari i lokalit dhe dy klientë të tjerë.

Njëri prej dëshmitarëve ka qenë shumë afër 36-vjeçarit, por ia deklaruar se nuk ka qenë me të në tavolinë dhe se viktima po pinte kafe i vetëm.

Lokali ku ndodhi vrasja mësohet se nuk ka kamera sigurie, gjë e cila e vështirëson më shumë punën për policinë.

Efektivët kanë mbledhur kamera të tjera, për të gjetur lëvizjet e automjetit por makina me të cilën u krye vrasja humb gjurmët në akse të pamonitoruara nga kamerat.

Dëshmitarët kanë treguar vetëm se kanë parë një automjet dhe asgjë tjetër lidhur me vrasësit.

Elis Rroshkodoli është djali i Kujtim Haxhisë, ky i fundit i vrarë në vitin 1995 në Shkodër, pas një konflikti duke lënë në moshën 7-vjeçare të birin që u ekzekutua një ditë më parë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasje në Shkodër.

The post Vrasja e Elis Rroshkodolit në Shkodër/ Ja pistat ku po heton policia, çfarë thonë dëshmitarët appeared first on Albeu.com.