elira kokona Archives - Albeu.com

Berisha: Elira Kokona është pronarja e të gjitha pronave të shqiptarëve në emër të Edi Ramës, ua merr ato pa asnjë dokument
Lideri opozitar, Sali Berisha tha se Elira Kokona është pronarja e të gjitha pronave të shqiptarëve në emër të Edi Ramës. Duke folur në Sukth në ‘Foltoren’ me banorët e kësaj zone, Berisha u shpreh se Rama përdor të gjithë pasuritë tuaja, taksat e qytetarëve për të rrëmbyer zgjedhjet.

Sipas tij, kryeministri ka organizuar në kohën kur e ndalon ligjin 4300 aktivitete për të mashtruar shqiptarët. Kryedemokrati tha se Rama ka shpenzuar qindra milionë euro lobingje kundër opozitës. Kjo sipas tij është bërë përmes mashtrimeve, blerje të opinioneve, blerje deklaratash dhe blerje raportesh.

Sali Berisha: A e keni parë ju? Sot po shihja unë se ç’është një Elira Kokona, pronarja e të gjitha pronave të shqiptarëve në emër të Edi Ramës, e cila kudo që të vërë lapsin, u merr shqiptarëve pronën, njëlloj si në vitin 1946. Por ua merr pa asnjë dokument. A mund të ecim ne në këtë mënyrë? Jo, kurrë. Ndaj dhe ne jemi njerëz politikë. Jemi përballur me një diktaturë, e kemi shembur atë në vitin 1990. Më e egra ishte. Tani kemi një të keqe të madhe përpara. Më e keqja e të gjitha të tjerave. Kurrë nuk ka pasur Shqipëria një regjim më shkatërrimtar se ky.

Dhe thirrja është, të përballemi me të. Ky zgjedhje nuk bën, ne jemi për zgjedhje. Ky zgjedhje nuk bën sepse për të marrë me çdo kusht mandatin e katërt, burgosi në vit elektoral drejtuesit e opozitës. Për të marrë me çdo kusht mandatin e katërt, ky organizoi në kohën kur e ndalon ligjin 4300 aktivitete për të mashtruar shqiptarët. Ky, për të marrë me çdo kusht mandatin e katërt, vetëm dy ditë para zgjedhjeve fali 2 miliard euro gjoba dhe kamata. Ky nuk bën zgjedhje. Ky përdor të gjithë pasuritë tuaja, taksat tuaja për të rrëmbyer zgjedhjet. Atëherë, ky ka vetëm një rrugë, ta largojmë dhe vetëm ta largojmë. Të përballemi me të dhe vetëm të përballemi.

Ju jeni dëshmitarë. PD kaloi në një kalvar të pamerituar dhe do mbetet në nderin tuaj gjithë jetën vendimet që ju morët për të qëndruar opozitarë të vërtetë, në një kohë kur u bënë përpjekje të jashtëzakonshme për një opozitë fasadë. Jo, ju qëndruat si njerëz idealistë, mbrojtët të vërtetën. Ndaj dhe sot, çdonjëri prej nesh është në një mision të ri dhe ky është misioni i jetës tonë. Ky është misioni më i rëndësishëm që secili prej nesh ka pasur në jetën e tij, të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe.

Kemi arritur, në qoftë se dy vite më parë besuan dhe menduan se jemi në gropë, gabuan.

Ne u ngritëm si Feniksi, ju u ngritët si Feniksi dhe sot ne kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë nga çdo parti e qendrës së djathtë në botë, 7 rezoluta. Jo vetëm kaq, Edi Rama ka shpenzuar qindra milionë euro lobingje kundër nesh, mashtrime, blerje opinionesh, blerje deklaratash, blerje raportesh, por të gjitha po i përfundojnë në kosh të plehrave. Zhvillimet e fundit shënojnë fundin e tij politik.

Sa kohë që të qëndrojë në karrige dhe ai jep dorëheqjen, ai qëndron si kufomë politike. Është në detyrimin tonë madhor ta largojmë një minutë e më parë.

The post Berisha: Elira Kokona është pronarja e të gjitha pronave të shqiptarëve në emër të Edi Ramës, ua merr ato pa asnjë dokument appeared first on Albeu.com.

Prokuroria e Tiranës thërret drejtuesen e Korporatës së Investimeve, ja për çfarë do të merret në pyetje Elira Kokona
Prokuroria e Tiranës, ka thirrur për të marrë në pyetje drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona. Mësohet se thirrja e Kokonës, është firmosur nga prokurori Dritan Nushi.

Burime bëjnë me dije se Kokona do të pyetet për një kallëzim ndaj saj, në cilësinë e personit në dijeni.

Kallëzimi është paraqitur nga shtetasi Thanas Biqiku. Në kuadër të këtij procedimi, mësohet se do të merren në pyetje edhe disa persona të tjerë, përfshirë Enkelejd Musabelliu, Kastriot Gurra, Enkelejda Muça dhe Ermal Nufi.

Ky i fundit mban detyrën e zëvendës-shefit të kabinetit të kryeministrit Edi Rama.

DENONCIMET E BERISHËS

Kujtojmë se kreu i PD-së, Sali Berisha ka e denoncuar disa herë publikisht Kokën, për parkun teknologjik “Durana” në Xhafzotaj.

Në konferencat me gazetarët, Berisha ka denoncuar se janë vjedhur qindra e miliona euro, ndërsa vendi ku ishte parashikuar prej vitesh është vetëm një livadh, ndërsa e cilësoi Kokonën si “Lubia numër 3″.

“Skemë si Troplana, e menaxhuar nga famozja Lubia numër 3, Elira Kokona, në emër të patronit të saj, Edi Rama, gjen vetëm djegësin e Tiranës.

Por dallimi është se në rastin e djegësit të Tiranës, territori është pa asnjë ndërtim dhe janë vjedhur 130 milionë, në rastin e Troplanës, përsëri nuk ka asnjë ndërtim, asnjë ndërtesë, asnjë kompani të vendosur në arat dhe livadhet e Xhafzotajt, por janë vjedhur nga taksat e qytetarëve shqiptarë qindra milionë euro. Dhe janë vjedhur po nga familja Rama.

Dhe njësoj si në rastin e inceneratorit të Tiranës, për të cilin dy përgjegjësit absolutë kryesorë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, nuk u hetuan për asgjë dhe nuk u pyetën asnjëherë, duke qenë autorët më kryesorë të tij, në Troplana gjer sot nuk është pyetur njeri dhe se dihet se Elira Kokana, të cilës vetëm për të mos prishur gojën para jush dhe qytetarëve, mund t’i vihet çdo lloj epiteti për aktin e saj ndaj qytetarëve.

Ka qëndruar në krye të një skeme të quajtur park teknologjik ku ka prej vitesh vetëm livadhe, kurse vidhen qindra milionë euro taksa të qytetarëve shqiptarë.

Ky skandal dëshmon dhe njëherë shkallën më të lartë të inkriminimit të kreut të organizatës kriminale Edi Rama. Dëshmon se krimet ekonomike të rënda, vjedhjet e tij janë të pakufishme’, tha Sali Berisha.

Berisha ka akuzuar Koorporatën e Investimeve Shqiptare që do ketë kontrollin e këtij investimi shtetëror, duke akuzuar drejtpërdrejtë si pjesë të skemës korruptive drejtoreshën Elira Kokona.

“Tenderi varet nga tarifa e paguar. Nëse i paguaje Frangut deri në 5 mijë euro, e merrje, kurse për kategorinë platinuim duheshin negociata të larta, deri te Armand Frangu, allias Ermal Beqiri. Legalizimi i parajsës së Troplinëve, ata kanë aksionet e tyre, nuk i japin kot livadhet e tyre. 45 ditë pas krijimit të ACTI, më 20 shkurt të 2025, me shpejtësi regjistrohet në QKB kompania shtetërore Durana Tech Park, dhe i kalon drejtimi Koorporatës së Investimeve Shqiptare, me në krye Elira Kokonën. Çfarë është kjo, kjo është Mirlinda e AKSHI-t. Përcaktohet Xhafzotaj si zonë e lirë. Elira Kokona ishte garantuesja ligjore e statusit të parkut Dorana. Çfarë është kjo Elira Kokona? Kjo është Mirlinda e AKSHI-t, por në prona”, tha Berisha mes të tjerash.

The post Prokuroria e Tiranës thërret drejtuesen e Korporatës së Investimeve, ja për çfarë do të merret në pyetje Elira Kokona appeared first on Albeu.com.

Berisha akuzon Elira Kokonën: “Koorporata e Investimeve Shqiptare piramidë vjedhjesh”
Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Koorporatën e Investimeve Shqiptare dhe drejtuesen e institucionit, Elira Kokona se po tjetërson pronat shtetërore me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Rama ka gjetur një pëllumbeshë që tjetërson çdo pronë shtetërore sipas dëshirës dhe urdhrit të kryeministrit, tha Berisha gjatë konferencës nga selia blu.

Sali Berisha:

Piramida më e madhe e vjedhjes dhe mashtrimit në historinë e vendit, korporatën e investimeve shqiptare e cila është krijuar me destinacioni për menaxhimin e investimeve në bazë të një ligji anti-Kushtetues.

Kemi të bëjmë me dorëzimin e pronave të vlefshme shtetërorë në duart e Ramës dhe Kokonës që ka qenë në zyrat e kryeministrit.

Ajo kontrollon tani, korporatën e investimeve shqiptare dhe ka tagër të bëjë në kundërshtim me ligjet e prokurimeve publike, të pronave që përcakton se në momentin kur një pronë shtetërore tjetërsohet i kalon vetvetiu pronarit, në kundërshtim me kushtetutën që shpall të drejtën e pronës si të drejtë të pa kundërshtueshme, Rama ka gjetur një pëllumbeshë që tjetërson çdo pronë shtetërore sipas dëshirës dhe urdhrit të Ramës.

The post Berisha akuzon Elira Kokonën: “Koorporata e Investimeve Shqiptare piramidë vjedhjesh” appeared first on Albeu.com.