eliot engel Archives - Albeu.com

Kuvendi i Kosovës nderon kujtimin e Eliot Engel, Kurti: Ishte zëri i vendit në ditë të vështira, i qëndroi besnik angazhimit për kombin tonë
Në Kuvendin e Kosova është mbajtur një seancë përkujtimore në nder të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

Engel kujtohet gjerësisht si një nga përkrahësit më të zëshëm të Kosovës në skenën politike amerikane. Në sallën e Kuvendit ishte vendosur edhe një fotografi e tij pranë foltores, ndërsa përfaqësues të institucioneve dhe deputetë shprehën mirënjohje për rolin e tij në mbështetjen e Kosovës gjatë viteve të vështira.

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, tha se Engel mbetet i kujtuar si një zë i fortë në mbrojtje të Kosovës në kohën kur, sipas saj, populli i Kosovës përballej me represion dhe mungesë reagimi ndërkombëtar.

Edhe kryeministri Albin Kurti, e vlerësoi Engel si një mik të sinqertë të shqiptarëve dhe një figurë që, siç tha ai, nuk ngurroi të mbështeste të drejtat e njeriut dhe kauzën e Kosovës në momentet vendimtare.

Kurti kujtoi edhe vizitat e Engel në Kosovë, përfshirë hapjen e zyrës informuese të SHBA-së në Prishtinë në vitet ’90 dhe më pas inaugurimin e Ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë në një Kosovë tashmë të lirë dhe të pavarur.

Ai citoi gjithashtu deklarata të mëhershme të Engel, ku ky i fundit shprehte mbështetje për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si OKB dhe NATO, duke theksuar angazhimin e tij të vazhdueshëm për afirmimin ndërkombëtar të vendit.

The post Kuvendi i Kosovës nderon kujtimin e Eliot Engel, Kurti: Ishte zëri i vendit në ditë të vështira, i qëndroi besnik angazhimit për kombin tonë appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel: Mik i madh i shqiptarëve
Në një reagim në rrjete sociale, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel. Kreu i shtetit, e ka cilësuar atë si një nga personalitetet më të përkushtuara ndaj shqiptarëve dhe çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Begaj theksoi mirënjohjen e thellë për kontributin e Engel në mbështetje të Kosovës dhe kombit shqiptar, veçanërisht në momentet më të vështira historike.

“Sot u nda nga jeta Eliot Engel, një mik i madh i shqiptarëve dhe një derë gjithmonë e hapur për ta.

Me mirënjohje të thellë, falënderojmë për gjithçka që bëri për Kosovën dhe për kombin shqiptar, veçanërisht në momentet më të vështira të historisë sonë.

Emri i tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe në zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të vyer, që qëndroi pranë nesh me përkushtim dhe guxim. U prehsh në paqe!”, thuhet në mesazhin e Presidentit Begaj.

Eliot Engel ka qenë prej dekadash një prej zërave më të fortë në Kongresin Amerikan në mbështetje të Kosovës dhe çështjes shqiptare, duke luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

The post Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel: Mik i madh i shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Eliot Engel tha se SHBA ka qasje të butë ndaj Serbisë, Escobar i përgjigjet: Faktikisht e gabuar
Ish-kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Eliot Engel, në një koment të gjatë për situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë tha se erdhi në përfundim se SHBA po e zbut Serbinë dhe thotë se koha është që Administrata Biden të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës.

“Me hezitim kam arritur në përfundimin se në mosmarrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Washingtoni ka zbutur një ngacmues gjysmë autokratik – Vuçiçin, dhe është bërë vetë një ngacmues, duke e shtyrë përreth dhe duke frikësuar Kosovën më të vogël, më të cenueshme”.

Engel për The Foreign Policy foli edhe për masat ndëshkuese që SHBA ia vendosi Kosovës.

“A e dënoi Washingtoni presidentin serb Aleksandar Vuçiq për presionin ndaj serbëve të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet? Jo. A e dënoi grupin e vogël të serbëve që sulmuan forcat e NATO-s në Kosovë, duke plagosur 30 paqeruajtës? Mezi—dënoi dhunën, por nuk foli për sulmuesit. A e dënoi Serbinë për nxitjen e qytetarëve serbë etnikë të veriut të Kosovës që të refuzojë në mënyrë agresive përdorimin e targave të vendit ku ata jetojnë? Jo. A i ka dënuar ajo veprimet e Serbisë kundër shqiptarëve etnikë në Serbinë jugore, të cilat, sipas Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, përbëjnë “spastrim etnik përmes mjeteve administrative”? Përsëri, mezi, ose fare”, ka shkruar Engel.

Për këtë koment të Engel u pyet emisari Gabriel Escobar nga kongresmeni republikan, Keith Self, në një seancë dëgjimore të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilin Engel e kishte udhëhequr më parë.

“Eliot Engel, një koleg i cili kryesoi këtë Komitet, sapo ka shkruar një koment për për Serbinë dhe Rusinë dhe arriti në përfundimin se Administrata Biden po e zbut Serbinë. Ndonjë koment nga ju si Administratë e Biden?”, ishte pyetja e kongresmenit.

“Do të thosha se kjo është faktikisht e gabuar. Në 60 ditët e fundit gjithçka që kemi bërë është paragjykim ndaj Serbisë. Ne ishim në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës. Ishim në favor të zgjedhjeve të tyre përkundër kundërshtimeve të Serbisë. Ne njohëm rezultatin e zgjedhjeve edhe me 3% pjesëmarrje, përkundër kundërshtimeve të Serbisë. Ne njohëm autoritetin e kryetarëve, përkundër kundërshtimit të Serbisë. Kemi sanksionuar shefin e tyre të inteligjencës..”.

Ai tha se edhe në SHBA ka zgjedhje me pjesëmarrje të ulët, por se nuk kërkohen të mbahen zgjedhje të reja.

Self e pyeti se pse SHBA iu bashkua thirrjes së BE-së për zgjedhje të reja në Kosovë.

“Po [i jemi bashkuar thirrjes së BE-së]. Në fakt, Qeveria e Kosovës vetë ka thënë se këto zgjedhje nuk janë çelës i stabilitetit…”.

A nuk është kjo një shenjë se Kosova është e gatshme të punojë me Serbinë, e ndërpreu kongresmeni.

Escobar u pajtua me këtë, duke shtuar se dëshirojnë që t’i shtyjnë palët në këtë drejtim./express

The post Eliot Engel tha se SHBA ka qasje të butë ndaj Serbisë, Escobar i përgjigjet: Faktikisht e gabuar appeared first on Albeu.com.