Eliminatoret Archives - Albeu.com

Eliminatoret Gjermani 2024, Rama viziton kombëtaren para ndeshjes me Moldavinë
Kryeministri, Edi Rama, ishte mysafir i Kombëtares shqiptare. Ai u shfaq pranë ekipit së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke i uruar skuadrës suksese para ndeshjes me Moldavinë, e vlefshme për kualifikuese e “Euro 2024”.

Si zakonisht, Rama shfaqet sa herë kuqezinjtë korrin suksese, ashtu sikurse këtë herë janë mjaft pranë kualifikimit në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Rama deklaroi se e parashikoi këtë sukses të madh të Kombëtares që në fillimet e kualifikueseve.

“Të them të drejtën, që kur ju kam parë juve në fillim, i thashë që mbaje mend që kjo punë ka për të shkuar mirë, sepse këta luajnë futboll. E them këtë në kuptimin që mbajmë topin. Kemi bërë edhe disa fitore më parë, por top nuk kemi mbajtur me thënë të drejtën. Tani jeni përzier mirë, disa me eksperiencë, disa të rinj, kështu që unë erdha vetëm që t’ju shoh, t’ju uroj sukses. Unë shpresoj shumë të shkojë mirë. Detyrat e juaja ju i dini vetë, nuk ka nevojë t’ua tregoj unë e t’ju flas unë. Ju e keni nderuar këtë fanellë deri tani, e keni rrit shumë stekën dhe pritshmëritë”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, presidenti i FSHF-së, deklaroi:

“Asnjë nga ne nuk mund të mendojë që kjo ka mbaruar, por përkundrazi, sa më lart të shkosh aq më e vështirë është. Moldavia është ekip shumë i fortë, nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi. Por NE, JU, jeni akoma më të fortë, por duhet të keni përqendrimin maksimal. Nuk duhet të shkojmë në Moldavi në asnjë mënyrë për të menduar që na duhet një pikë ose për të bërë llogari, por duhet të shkojmë si në të gjitha ndeshjet e tjera.

Jeni vërtetë më të mire, por atë duhet ta tregoni në fushë. Nuk dua të zgjatem shumë. Dua ta falënderoj edhe një herë kryeministrin që është sot me ne. Duhet të përqendrohemi te Moldavia. Asnjëherë mos mendoni se kemi dy ndeshje. Misteri thotë që kemi dy finale, ju mendoni për një finale: Moldavia”.

The post Eliminatoret Gjermani 2024, Rama viziton kombëtaren para ndeshjes me Moldavinë appeared first on Albeu.com.

“Jemi ekip më i mirë se ai i Ligës së Kombeve”, Reja flet para ndeshjes
Pas kapitenit Etrit Berisha, në konferencën për shtyp me gazetarët foli edhe trajneri i Kombëtares Edi Reja.

Sipas teknikut italian, ndeshja e nesërme me Andorran është shumë e rëndësishme dhe nuk do të bëhet asnjë eksperiment.

Ai u shpreh se e ka fiksuar formacionin që do të hedhë në fushë, por pa dhënë detaje.

ANDORRA- Nuk është se nuk kemi patur shumë ditë në dispozicion për këtë ndeshje, ekipin e kam parë ka qenë pak i lodhur këto ditë për shkak të ekipeve që janë aktzivizuar, ka pasur dëmtime dhe COVID-19 më parë, por tani është normalizuar sepse tani janë në formë pasi kanë luajtur me skuadrat e tyre, duhet përqendrim dhe fokus gjithashtu. Duam ta nisim aty ku e lamë, duhet të bëjmë kujdes nga Andorra duke parë dhe ndeshjen që kemi kaluar më parë.

LIGA E KOMBEVE – Ai edicioni i kaluar i Ligës së Kombeve do na japë stimul më shumë. Përgjegjësia në skuadër është rritur. Do të kemi përballë skuadra shumë më të forta. Jemi ekip më i mirë se ai i Ligës së Kombeve, pritshmëritë janë për t’u rritur akoma më shumë. Është momenti i të vërtetës për ta parë nëse jemi rritur më shumë.

FORMACIONI – Kam një ide të qartë për formacionin që do të hedh në fushë nesër. Kemi dhe një stërvitje të fundit, të shikojmë si do të shkojnë gjëra. Nuk kam ndërmend të bëj eksperimente. Do të mbështetem te lojtarët që kam besim. Në ndeshjet e tjera do të kem mundësi të bëj ndryshime dhe të përdor lojtarë të tjerë. Kam një grup prej 30 e ca lojtarëve që janë në qarkullim, nuk mund ti grumbulloj të gjithë. Formacionin e kam vendosur. Kam bërë vetëm 1 seancë të plotë stërvitore. Besoj se kemi punuar mirë. Shpresoj që të gjejmë një zgjidhje sa më të mirë me lojtarët që kemi.

Andorra-Shqipëri luhet nesër në ora 20:45.

The post “Jemi ekip më i mirë se ai i Ligës së Kombeve”, Reja flet para ndeshjes appeared first on Albeu.com.