elektroshtepiaket Archives - Albeu.com

Eurostat: Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë
Një çift italian në një video në rrjetet sociale, krahasoi blerjet që mund të bëheshin me 100 euro në një supermarket në Shqipëri dhe Itali.

Atyre u bënte përshtypje se qumështi dhe kosi, ishin gati dyfishin me Italinë, mishi i paketuar, proshutat gati tre herë më shtrenjtë e me radhë. Të vetmet produkte të lira, sipas tyre ishin frutat.

Komentet e tyre në fakt janë në të njëjtën linjë me të dhënat e fundit të Eurostat, që ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit, me referencë mesataren e Bashkimit Europian (BE=100) për produktet kryesore të shportës për vendet e BE-së dhe Ballkanit perëndimor (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Të dhënat e fundit të përditësuara i përkasin vitit 2023.

Ndonëse kanë të ardhurat më të ulëta në Europë, ka shumë produkte që familjet shqiptare detyrohen që t’i blejnë më shtrenjtë sesa në vende të tjera europiane.

Ushqimet dhe pijet alkoolike kushtojnë mesatarisht sa 93% e mesatares së Bashkimit Europian, ose vetëm 7% më lirë se BE, duke qenë ndër më të shtrenjtat në rajon, së bashku me Serbinë.

Në Maqedoninë e Veriut, ushqimet kushtojnë sa 73.3% e BE-së dhe në Mal të Zi 84%.

Pijet alkoolike janë produkti që shqiptarët e blejnë më shtrenjtë se Europa, me 44% më shumë se mesatarja europiane.

Pajisjet elektroshtëpiake janë gjithashtu të shtrenjta, teksa kushtojnë 37% më shumë sesa mesatarja europiane. Shqipëria është një vend bujqësor, por qumështin dhe djathin nuk i ka më aq të lira.

Rënia e numrit të krerëve, rritja e kostove dhe problemet me ekonominë e shkallës, për shkak të fermave të vogla kanë bërë që familjet shqiptare t`i blejnë këto produkte 20% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane.

Ushqimet e tjera janë 19% më shtrenjtë se në BE. Edhe blerja e këpucëve kushton 16% më shumë se në vendet e BE-së, ndërsa veshjet po njësoj. Për të blerë një palë këpucë, që në Europë kushtojnë mesatarisht 100 euro, në Shqipëri duhen 116 euro.

Çmimet janë të shtrenjta, por të ardhurat mbeten të ulëta. Të dhënat e fundit të përditësuara të Eurostat (ky është përditësimi i dytë) tregojnë se vendi vijoi që të ishte i fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse, me këtë të fundit që është një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.

Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin sa 36% e mesatares së Bashkimit Europian, e fundit në Europë (të dhënat për Kosovën nuk raportohen). Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, me 41% të mesatares europiane./ Monitor

The post Eurostat: Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria ndër më te shtrenjtat në Europë për pajisjet elektroshtëpiake
Pajisja e shtëpisë me televizorë, frigoriferë, mikrovalë, lavatriçe etj për apartamentet e reja, apo zëvendësimi i tyre për ato ekzistuese, është një dhimbje koke e vërtetë për familjet shqiptare.

Këto të fundit, ndonëse janë më të varfrat në Europë për të ardhurat, do të duhet të paguajnë shumë më tepër se të gjitha shtetet e Europës me përjashtim të Islandës, madje shpesh përballen dhe me produkte me cilësi të dobët.

Sipas Eurostat, në Shqipëri, pajisjet elektroshtëpiake kushtonin sa 122% e mesatares europiane për vitin 2022, që do të thotë që një pajisje që mesatarisht në Europë kushton 100 euro, në Shqipëri e gjen me 122 euro.

Shqipëria renditet e katërta pas Islandës, me 130.6 të mesatares europiane dhe Norvegjisë (124.%), – me të dyja këto shtete që kanë një nivel të ardhurat për frymë shumë më të larta sesa të shqiptarëve – dhe Maltës (128.1%).

Sipas përkufizimit të Eurostat, Pajisje shtëpiake përfshijnë: frigoriferë dhe ngrirës; Lavatriçe; pjatalarëse; soba; furra me mikrovalë; fshesa me korrent; aparate kafeje; kazanët; tosteret etj (përjashtohen riparimet e elektroshtepiakeve).

Në rajon, pajisjet elektronike janë shumë më lirë se në Shqipëri, psh në Maqedoninë e Veriut janë sa 95.3% e mesatares së BE-së, në Mal të Zi 96.3%, në Bosnjë 101.4%, ndërsa në Serbi janë 6.1% më shumë se mesatarja europiane (106.1%).

Familjet italiane shpenzojnë 4% më pak se mesatarja europiane (96.1%), ndër më të lirat në Europë.

Ndërsa shtetet që i kanë më të lira pajisjet elektroshtëpiake janë Rumania (86.8%) dhe Polonia (84.6%).

Televizorët kushtojnë 22% më shumë se mesatarja europiane, e dyta më e shtrenjtë në Europë

Edhe në grupin tjetër, atë të pajisjeve elektronike për konsumatorët, Shqipëria rezulton e dyta më e shtrenjtë në Europë.

Këto pajisje kushtojnë 21.7% më shumë sesa mesatarja europiane, duke na e kaluar vetëm Islanda, me 139.6%.

Sipas përkufizimit të Eurostat, produktet elektronike konsumatorë përfshijnë: televizorë; DVD player; marrës; sisteme audio; MP3 player; kamera; kompjutera desktop dhe laptop; monitorues; printera; skanerë; softuer; CD muzikore; DVD filmash; CD dhe DVD bosh etj (përjashton riparimin e pajisjeve të tilla).

Në Itali, pajisjet elektronike kushtojnë sa 92% e mesatares europiane, të dytat më të lirat në Europë, pas Turqisë (78.9%). Në rajon, pajisjet elektronike kushtojnë mesatarisht 6-17% më shumë sesa mesatarja europiane.

Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se pijet alkoolike (125.3%), produktet elektroshtëpiake (122.2%), pajisjet elektronike (121.7%), komunikimi (116.2%), qumështi djathi e vezët (111.7%), pijet joalkolike (108.8%) dhe vajrat dhe yndyrnat (106.7%) kushtojnë më shumë sesa mesatarja euroopiane, ndërsa më i liri është duhani dhe cigarja (44%).

Ndërkohë, Shqipëria kishte në vitin 2022 të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë (pa përfshirë Kosovën) si në raport me prodhimin e brendshëm bruto, 34% të mesatares europiane, ashtu dhe për konsumin individual, sa 40% e mesatares europiane..monitor/

The post Shqipëria ndër më te shtrenjtat në Europë për pajisjet elektroshtëpiake appeared first on Albeu.com.