eldi dizdari Archives - Albeu.com

SPAK sekuestron hotelin luksoz me 5 yje në Jalë, pjesë e pasurive 150 milionë euro të grupit kriminal
SPAK ka vendosur nën sekuestro edhe hotelin luksoz “Zig Zag” në Jalë, një prej strukturave më të njohura turistike në bregdetin e jugut, pas goditjes së një grupi të dyshuar kriminal që, sipas Prokurorisë së Posaçme, kishte investuar paratë e trafikut të kokainës në pasuri të paluajtshme, ndërtime, hotele dhe vila luksoze.

Hoteli “Zig Zag”, i ndërtuar në faqen e kodrës në zonën e Jalës, njihet si një strukturë akomoduese me 5 yje dhe me kapacitet rreth 200 dhoma. Sipas të dhënave të raportuara, ky aset është pjesë e listës së pasurive të sekuestruara sot nga SPAK në kuadër të hetimeve për pastrim parash dhe investim të të ardhurave kriminale në ekonominë formale.

Në total, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 491 pasuri, me vlerë të përllogaritur rreth 150 milionë euro. Mes tyre përfshihen hotele, vila, apartamente, troje dhe pasuri të tjera të paluajtshme në disa prej zonave më të rëndësishme të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Lezhën, Shkodrën, Dhërmiun, Sarandën dhe vijën bregdetare shqiptare.

LEXO edhe BKH zbarkon te biznesmenë ndërtimi/ Kontroll te Redi Peza i “Porto Lalzit”, Ardi Kollçaku i “Anchor Invest”, si dhe te Kujtim Shtufi i “Ferro Beton”

LEXO edhe Nga dosja e SPAK/ Si u shpronësua toka te “Air Albania” për llogari të kartelit të drogës

Sipas SPAK, grupi i dyshuar kriminal drejtohej nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, ndërsa në qendër të skemës së pastrimit të parave dyshohet se qëndronte Isa Aliu. Hetuesit dyshojnë se të ardhurat e siguruara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë futur në Shqipëri dhe janë investuar në sektorin e ndërtimit, turizmit dhe pasurive të paluajtshme.

Në kuadër të këtij operacioni, masa sigurie “arrest me burg” janë lëshuar edhe për Nikoll Bibaj, Sokol Bibaj, Armando Pacani, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu dhe Shpëtim Aliu.

Sekuestrimi i hotelit “Zig Zag” në Jalë tregon se hetimi i SPAK nuk është kufizuar vetëm te emrat e dyshuar të trafikut të drogës, por është shtrirë edhe te asetet luksoze ku dyshohet se janë ricikluar milionat e kokainës. Bregdeti, ndërtimi dhe turizmi janë tashmë në qendër të hetimit si sektorë ku paratë e krimit dyshohet se janë kthyer në prona, resorte dhe investime me fasadë të ligjshme.

The post SPAK sekuestron hotelin luksoz me 5 yje në Jalë, pjesë e pasurive 150 milionë euro të grupit kriminal appeared first on Albeu.com.

BKH zbarkon te biznesmenë ndërtimi/ Kontroll te Redi Peza i “Porto Lalzit”, Ardi Kollçaku i “Anchor Invest”, si dhe te Kujtim Shtufi i “Ferro Beton”
Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në banesa, zyra dhe kompani ndërtimi, në kuadër të operacionit të SPAK kundër një rrjeti të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Në total, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, janë kontrolluar 23 ambiente, mes tyre shoqëri tregtare, zyra biznesi dhe banesa private, mëson Albeu.com.

Operacioni lidhet me hetimet ndaj një prej grupeve të dyshuara kriminale, që sipas SPAK drejtohej nga Salvatore Aliu, Shpëtim Aliu, Dritan Gjika, Eldi Dizdari dhe Armando Pacani. Përveç trafikut të kokainës, hetimet janë shtrirë edhe te mënyra se si dyshohet se janë pastruar paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal.

Në fokus të kontrolleve kanë qenë edhe emra biznesmenësh dhe kompani të lidhura me sektorin e ndërtimit dhe investimet në bregdet.

Sipas burimeve të Albeu.com, hetuesit e BKH-së kanë ushtruar kontroll te Redi Peza, i njohur si pronar i “Porto Lalzit” dhe “Sviluppo Mare”, te biznesmeni Ardi Kollçaku, pronar i “Anchor Invest”, si dhe te Kujtim Shtufi dhe kompania “Ferro Beton” sh.p.k.

Dyshimet e SPAK janë se një pjesë e parave të ardhura nga trafiku ndërkombëtar i kokainës mund të jenë futur në ekonomi përmes investimeve në beton, pasuri të paluajtshme dhe projekte turistike. Sektori i ndërtimit, prej vitesh një nga fushat me qarkullimin më të madh të kapitalit në vend, po shihet nga hetuesit si një prej kanaleve të mundshme të pastrimit të parave.

LEXO edhe SPAK sekuestron hotelin luksoz me 5 yje në Jalë, pjesë e pasurive 150 milionë euro të grupit kriminal

LEXO edhe Nga dosja e SPAK/ Si u shpronësua toka te “Air Albania” për llogari të kartelit të drogës

Burime nga dosja bëjnë me dije se hetimet po përqendrohen te gjurmimi i flukseve financiare, origjina e kapitaleve të investuara dhe lidhjet e mundshme mes personave të dyshuar për trafik droge dhe kompanive që kanë përfituar apo zhvilluar projekte ndërtimi.

Kontrollet e fundit tregojnë se SPAK nuk po ndjek vetëm gjurmët e kokainës, por edhe rrugën e parave që dyshohet se kanë dalë prej saj. Në qendër të hetimit tashmë nuk janë vetëm emrat e njohur të trafikut, por edhe ekonomia formale ku paratë e dyshuara kriminale mund të jenë ricikluar në prona, kulla, resorte dhe beton.

The post BKH zbarkon te biznesmenë ndërtimi/ Kontroll te Redi Peza i “Porto Lalzit”, Ardi Kollçaku i “Anchor Invest”, si dhe te Kujtim Shtufi i “Ferro Beton” appeared first on Albeu.com.

Nga dosja e SPAK/ Si u shpronësua toka te “Air Albania” për llogari të kartelit të drogës
Një truall me vlerë të lartë ekonomike, i ndodhur pranë stadiumit “Air Albania” në Tiranë, është kthyer në një nga episodet më të forta të dosjes së fundit të SPAK, ku në qendër janë emra të njohur të krimit të organizuar, trafikut ndërkombëtar të drogës dhe botës së biznesit.

Bëhet fjalë për një pronë të shpronësuar nga shteti për ndërtimin e të ashtuquajturës “Shkolla e Biçikletave”, një projekt publik që, sipas hetimeve, dyshohet se ka prodhuar përfitime financiare edhe për persona të lidhur me grupet kriminale.

Në dokumentet hetimore rezulton se mes përfituesve të kompensimit për këtë truall janë Denis Matoshi, i njohur ndryshe si Eldi Dizdari, i konsideruar si një nga figurat kryesore të kartelit “Bello”, si dhe Artur Shehu e Elton Memeti. Emrat e tyre dalin në skemën e pronësisë dhe kompensimit, e cila tashmë është bërë pjesë e hetimit të SPAK.

Sipas dosjes, vlera paraprake e shpronësimit për pjesën takuese të Denis Matoshit llogaritej në rreth 8.1 milionë lekë. Aktualisht, kjo pasuri rezulton e konfiskuar, ndërsa prokurorët po hetojnë rrugën përmes së cilës prona ka kaluar në transaksione të ndryshme deri në fazën e kompensimit nga shteti.

Dyshimet e SPAK lidhen me faktin se përmes lëvizjeve të shumta të pronësisë dhe procedurave të shpronësimit, persona të lidhur me grupe kriminale mund të kenë përfituar para publike nga buxheti i shtetit.

Rasti merr peshë edhe më të madhe për shkak të vendndodhjes së truallit. Prona ndodhet ngjitur me stadiumin “Air Albania”, në një nga zonat më të shtrenjta dhe më të lakmuara të Tiranës për zhvillim urban, ndërtim dhe investime private.

LEXO edhe SPAK sekuestron hotelin luksoz me 5 yje në Jalë, pjesë e pasurive 150 milionë euro të grupit kriminal

LEXO edhe BKH zbarkon te biznesmenë ndërtimi/ Kontroll te Redi Peza i “Porto Lalzit”, Ardi Kollçaku i “Anchor Invest”, si dhe te Kujtim Shtufi i “Ferro Beton”

Pamjet e truallit tregojnë qartë pozicionin strategjik të truallit, i cili ndodhet në një zonë ku interesi ekonomik është shumë i lartë. Pikërisht kjo e bën edhe më të rëndësishëm hetimin mbi origjinën e pronësisë, transaksionet e kryera dhe mënyrën se si shteti ka përfunduar duke kompensuar persona të përfshirë në dosje kriminale.

Dosja e SPAK pritet të hedhë më shumë dritë mbi mekanizmin e përdorur për këtë pronë, ndërsa episodi i truallit pranë “Air Albania” ngre edhe një herë pyetjen e madhe: sa prona me vlerë në Tiranë kanë kaluar përmes skemave të ngjashme, duke përfunduar në duart e krimit të organizuar apo duke prodhuar përfitime financiare për të? /albeu.com/

The post Nga dosja e SPAK/ Si u shpronësua toka te “Air Albania” për llogari të kartelit të drogës appeared first on Albeu.com.

Mediat belge publikojnë emrat e 20 bosëve të drogës, mes tyre edhe dy “padrinot” shqiptarë
Mediat belge kanë bërë publike emrat e 20 bosëve më të fuqishëm të drogës, të cilët kontrollojnë tregun e narkotikëve, mes tyre gjenden edhe emrat e dy shqiptarëve.

Sipas asaj që raportojnë mediat belge, 20 bosët më të fuqishëm të drogës dyshohet se fshihen në vendet e Amerikës Latine apo Dubai, pasi janë ndër më të kërkuarit nga policia në Europë.

Krahas emrave më famëkeqë të Jos Leijdekkers, Othman El Ballouti, Abdelilah El M, gjenden edhe emrat e Eldi Dizdarit alias Denis Matoshi dhe ai i Dritan Rexhepit.

Eldi Dizdari është një nga drejtuesit e “Kompania Bello”, një organizatë kriminale shqiptare me tentakula në Dubai, Antëerp, Ekuador dhe Kolumbi.

Dizdari dhe Rexhepi koordinoheshin me njëri-tjetrin, për drejtimin e operacioneve të trafikut të drogës.

Eldi Dizdari drejtonte organizatën në Dubai ndërsa ortaku i tij Dritan Rexhepi mbikëqyrte operacionin nga Ekuadori. Rexhepi, i kërkuar nga Shqipëria për disa vrasje, ishte arratisur më parë nga burgu Merksplas.

Policia italiane e ka quajtur Kompania Bello “organizata më e madhe kriminale shqipfolëse e krijuar ndonjëherë”, me një model biznesi të sofistikuar që përfshin të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës. Aktualisht, Rexhepi është arrestuar në Stamboll për llogari të drejtësisë shqiptare.

Mediat belge shkruajnë edhe për një tjetër të kërkuar i njohur me nofkën “Cinco”, të cilin e konsiderojnë një nga yjet në rritje të botës kriminale të Antëerp, derisa u sëmur rëndë. Pseudonimin ia ka borxh një klubi të madh nate në Shqipëri, të cilin e ka në pronësi.

The post Mediat belge publikojnë emrat e 20 bosëve të drogës, mes tyre edhe dy “padrinot” shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Kokainë, pastrim parash dhe evazion fiskal, nga Eldi Dizdari tek organizata “Fracascia”, si ishin ndarë “punët” e mafies italiane
Policia gjermane ditën e djeshme zhvilloi një megaoperacion kundër mafies italiane “Ndrangheta” në koordinim me autoritetet në Itali, Belgjikë, Francë, Spanjë, Rumani, Brazil dhe Panama.

Sipas gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), policia e përfshirë në operacionin ndërkombëtar ekzekutoi mbi 100 urdhër-arreste kundër të dyshuarve që besohet të jenë të përfshirë në trafikun e kokainës, pastrim parash dhe evazion fiskal, ndër të tjera.

Bastisjet erdhën pas pothuajse katër vjet hetimesh tepër sekrete ndaj organizatës mafioze kalabreze.

Për të trafikuar armët dhe kokainën ishin krijuar disa organizata. Shoqata e parë e rikonstruktuar ka të bëjë me familjen Nirta, “Versu” të San Luca, e cila kishte bazë në Brazil, e përfaqësuar nga i arratisuri Vincenzo Pasquino, i kapur në vitin 2021 së bashku me bosin e drogës, Rocco Morabito.

E dyta i përket familjes Mammoliti “Fischiante” të Bovalino me ‘nyje’ në Pulia, Abruzzo, Lazio, Toskana dhe Lombardi dhe që ka kontakte të drejtpërdrejta me furnizuesit amerikano-jugor të kokainës dhe me trafikantë ndërkombëtarë si Denis Matoshi (Eldi Dizdari), aktualisht i arratisur në Dubai.

Shoqata e tretë, i përket familjes Strangio “Fracascia” të lidhur me bandat Nirta-Strangio të përfshira në masakrën e Duisburgut të vitit 2007. Kjo organizatë e tretë, sipas hetuesve, kishte degë të qëndrueshme në Genk (Belgjikë), Mynih (Gjermani), Spanjë dhe Canberra (Australi).

Hetimi nisi në qershor 2019, falë lidhjes mes karabinierëve dhe policisë federale belge që po hetonin disa subjekte që besohej se ishin pranë bandës Nirta di San Luca aktive në Genk. Fillimisht, ajo ishte e orientuar drejt disa anëtarëve të familjes Strangio, të quajtur “Fracascia”, që i atribuohen klanit Nirta. Gradualisht ato u shtrinë në familje të ndryshme të zonës së Lokridit, duke përfshirë edhe restorantin Bianco. Paratë e trafikut të drogës pastroheshin në sektorin e restoranteve, turizmit dhe pasurive të paluajtshme.

Grupet e trafikut të kokainës do të pastronin rreth 22.3 mln euro, të gjitha këto të ardhura nga krimi.

Milionat euro të ‘Ndrangheta-s do të ripërdoreshin pjesërisht për blerjen e makinave dhe mallrave luksoze, si dhe do të përdoreshin për të filluar dhe financuar aktivitete tregtare në Francë, Portugali dhe Gjermani./Albeu.com.

The post Kokainë, pastrim parash dhe evazion fiskal, nga Eldi Dizdari tek organizata “Fracascia”, si ishin ndarë “punët” e mafies italiane appeared first on Albeu.com.

“Eureka” çmonton “Ndraghetën”, i arratisur në Dubai, shqiptari Eldi Dizdari furnizonte bandat me kokainë
Një megaoperacion i koduar “Eureka” i cili u zhvillua në 8 vende të BE-së dhe godit “Ndraghetën” çoi në arrestimin e 108 personave.

Është padyshim operacioni më i madh i kryer ndonjëherë kundër mafies kalabreze në Evropë”.

Gjashtë tonë kokainë u zhvendosën midis majit 2020 dhe janarit 2022 nga bandat “Ndrangheta” të goditura mëngjesin e sotëm nga operacioni “Eureka”, tre prej të cilave u sekuestruan nga hetuesit.

Hetimi nisi në qershor 2019, falë lidhjes mes karabinierëve dhe policisë federale belge që po hetonin disa subjekte që besohej se ishin pranë bandës Nirta di San Luca aktive në Genk. Fillimisht, ajo ishte e orientuar drejt disa anëtarëve të familjes Strangio, të quajtur “Fracascia”, që i atribuohen klanit Nirta. Gradualisht ato u shtrinë në familje të ndryshme të zonës së Lokridit, duke përfshirë edhe restorantin Bianco. Paratë e trafikut të drogës pastroheshin në sektorin e restoranteve, turizmit dhe pasurive të paluajtshme.

Sipas hetuesve një nga bandat furnizohej me kokainë nga Amerika e Jugit nga shqiptari Denis Matoshi (Eldi Dizdari) i cili aktualisht është në arrati në Dubai.

Grupet e trafikut të kokainës do të pastronin rreth 22.3 mln euro, të gjitha këto të ardhura nga krimi.

Milionat euro të ‘Ndrangheta-s do të ripërdoreshin pjesërisht për blerjen e makinave dhe mallrave luksoze, si dhe do të përdoreshin për të filluar dhe financuar aktivitete tregtare në Francë, Portugali dhe Gjermani.

Kush është Eldi Dizdari, kushëriri i Arbër Çekaj dhe lidhja me vrasjen në ish- Bllok

Eldi Dizdari është personi që ka pasur një konflikt të fortë me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Monopol” të Redi Popeskut, rreth gjysëm ore para se të ndodhte përplasja me armë brenda këtij lokali.

Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës. Sipas burimeve të prokurorisë Mata dhe Dizdari janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Monopol”. Dyshimet janë se Mata dhe Dizdari janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar, borxh i cili nuk ishte shlyer nga Ervin Mata.

Në këtë konflikt është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol Bilo, por nga pamjet filmike ka rezultuar se Bilo largohet nga Mata dhe më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të janë larguar. Makina e tyre është ndjekur në këmbë nga Mata dhe grupi i tij deri tek zona e “Sky Taëer”, por nuk kanë mundur më ta shikojnë dhe janë rikthyer sërisht pas, duke u futur në lokal “Monopol”. Ndërkohë Dizdari nuk ka qënë fizikisht në lokalin “Monopol”, aty ku ndodhi dhe përleshja fizike me armë, pasi është larguar në drejtim të pacaktuar ende. Pamjet filmike të disa bizneseve sipas prokurorisë kanë zbuluar se Dizdari ka qënë personi i parë ai që është konfliktuar me Ervin Mata dhe më pas është larguar./Albeu.com.

The post “Eureka” çmonton “Ndraghetën”, i arratisur në Dubai, shqiptari Eldi Dizdari furnizonte bandat me kokainë appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha zbulon shumën me të cilën Eldi Dizdari korruptoi 20 punonjës të burgut në Dubai
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në Abc live të gazetares Sibora Bitri, ka rrëfyer një detaj gjatë kohës që Eldi Dizdari u arrestua në Emiratet e Bashkuara për llogari të drejtësisë italiane.

Hoxha tha se gjatë kohës që Dizdari ndodhej në burg, u pushuan nga puna 20 punonjës të institucionit, pasi u akuzuan se ata ishin korruptuar me 1 milionë dollarë.

Sipas Hoxhës, Dizdari ishte i privilegjuar pasi i shkonin në burg ushqime nga restorantet më të mira në Dubai, takohej shpesh me familjarët edhe pse ishte koha e Covid, si dhe brenda në burg arriti të fusë një telefon që kishte një program të kriptuar.

“Gjatë kohës që ai ka qenë në burg në Dubai, ka patur një ngjarje tjetër, janë arrestuar 22 punonjës të burgut ku mbahej Dizdari për shkak të akuzave për korrupsion. Ata akuzohen se e kanë ulur nivelin e sigurisë, duke lejuar që Dizdarit ti shkonin ushqime nga restorantet më të mira në Dubai, të takohej më shpesh me familjarët, së treti ai kishte mundur të fuste brenda burgut një telefon i cili punonte me një program të kriptuar, i cili përdorej gjerësisht nga bota e krimit. Ishte një program që e futi FBI Amerikane”, tha Hoxha.

Gazetari Hoxha theksoi gjithashtu se sot nuk ka më asnjë çështje ndaj Dizdarit në Itali, pasi përfaqësuesit ligjorë arritën të faktonin se klienti i tyre nuk kishte bërë asnjë aktivitet kriminal në tokën italiane.

The post Artan Hoxha zbulon shumën me të cilën Eldi Dizdari korruptoi 20 punonjës të burgut në Dubai appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha: Dubai “parajsë” për personazhet e krimit, nuk është çudi mos-ekstradimi i Dizdarit
Gazetari Artan Hoxha tha se nuk e çudit lajmi i refuzimit të ekstradimit të Eldi Dizdarit nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gazetari thekson se Emiratet janë kthyer në “parajsa” për personazhet e krimit, pasi shpesh refuzohet ekstradimi. Gjithashtu Hoxha zbuloi se refuzimi i ekstradimit të Dizdarit i është bërë më herët edhe Italisë.

“Nuk me çudit Emiratet janë si parajsë për personat që kanë probleme me ligjin. ajo është një parajsë për këtë fakt sepse është e vështirë që nga aty ti ekstradosh. në rastin konkret, ekstradimi e Eldi Dizdari përpara Shqipëri e ka kërkuar prokuroria e Firences. është një hetim i nisur në Firence për sa kohë nuk e kanë ekstraduar sot anti-mafia italiane. Shqipëria deri tani nuk ka ekstraduar asnjë person nga Emiratet.

vendi ku ata zakonisht rrinë është Dubai. vetëm Franca ka arritur të bëjë ekstradim nga Emiratet. Shqipëria ka dështuar të ekstradojë  personazhe të tjerë. Nuk është një gjë më që çudit. jo më kot ata që i quajmë bosë qëndrojnë në Emirate. Aty u garantohet paprekshmëri. I vetmi problem që mund të kesh është nëse kryen një vepër penale atje”, tha Hoxha./albeu.com/

The post Artan Hoxha: Dubai “parajsë” për personazhet e krimit, nuk është çudi mos-ekstradimi i Dizdarit appeared first on Albeu.com.