el nino Archives - Albeu.com

Nga energjia te bujqësia e çmimet e larta, kostoja ekonomike e “El Niño-s”! Si e prek Shqipërinë
Në muajt e parë të vitit, Shqipëria kishte energji për të shitur. Në verë, po paguan 41.5 milionë euro për ta importuar të paktën deri tani. Kjo kthesë nuk është e pazakontë.

Ajo është përsëritur ndër vite, pasi varësia e prodhimit vendas të energjisë nga reshjet dhe prurjet hidrike mbetet e lartë. Këtë herë po ndodh ndërsa kërkesa për energji po rritet nga temperaturat e larta dhe fluksi turistik.

Në të njëjtën kohë, stuhitë dhe breshëri kanë dëmtuar prodhimin bujqësor, ndërsa çmimet e perimeve u rritën me 8.5% në qershor, pikërisht në kulmin e sezonit vendas.

Emëruesi i përbashkët është një mot më i nxehtë dhe më i paqëndrueshëm. El Niño është pjesë e këtij sfondi, por jo një shpjegim i vetëm për çdo valë të nxehti, stuhi apo rritje çmimesh.

“El Niño ndikon në klimën globale, por ndikimi i tij në Mesdhe dhe në Shqipëri nuk është i drejtpërdrejtë”, thotë Anira Gjoni, eksperte në Departamentin e Meteorologjisë në Institutin e Gjeoshkencave.

Sipas saj, kushtet meteorologjike në vend përcaktohen kryesisht nga sistemet atmosferike që zhvillohen mbi Atlantik, Mesdhe dhe Europë, si dhe nga qarkullimi rajonal i masave ajrore.

Këto sisteme mund ta përforcojnë, ta ndryshojnë ose ta zbusin sinjalin e lidhur me El Niño-n.

Kjo e bën të vështirë ndarjen e efektit të fenomenit nga prirja më afatgjatë e ndryshimeve klimatike. Megjithatë, ndikimi ekonomik i temperaturave mbi normalen dhe i reshjeve gjithnjë e më të çrregullta po bëhet më i matshëm.

Konsumi rekord ndryshon bilancin e energjisë

Gjatë disa javëve të qershorit, temperaturat në Shqipëri ishin 3 deri në 6 gradë Celsius mbi mesataren shumëvjeçare. Vendi ndodhej në periferi të valës së të nxehtit që goditi më fort Europën Perëndimore dhe Qendrore, por anomalitë ishin të mjaftueshme për të shtuar presionin mbi sistemin energjetik.

“Rritja e temperaturave në vendin tonë ishte 3–6 gradë mbi mesataren shumëvjeçare gjatë javëve përkatëse të qershorit”, thotë Gjoni.

Ajo shpjegon se episodet me temperatura të larta u favorizuan nga depërtimi i masave shumë të ngrohta me origjinë subtropikale nga Afrika e Veriut. Sipas saj, këto kushte lidhen kryesisht me konfigurimin atmosferik mbi Mesdhe dhe jo me një ndikim të drejtpërdrejtë të El Niño-s.

Konsumi ditor i energjisë arriti kulmin në rreth 25 mijë megavat-orë gjatë qershorit, sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, rritja ishte 13.9%.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, konsumi arriti në 4.4 milionë megavat-orë, nga 4.1 milionë një vit më parë, me një rritje prej rreth 10%.

Temperaturat e larta dhe shtimi i aktivitetit turistik po rrisin përdorimin e kondicionimit dhe ngarkesën në rrjet. Mbi 1 mijë punonjës janë vendosur në gatishmëri për sezonin veror, ndërsa 136 grupe janë shpërndarë në terren për t’iu përgjigjur defekteve dhe për të shmangur ndërprerjet.

Por kostoja kryesore nuk qëndron vetëm te mirëmbajtja e rrjetit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka kontraktuar 331,200 megavat-orë energji për periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator. Çmimi mesatar i ponderuar ishte 125.47 euro për megavat-orë, ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës arriti në rreth 41.5 milionë euro.

Vetëm pak muaj më parë, situata ishte e kundërt. Prurjet e larta në kaskadën e Drinit i mundësuan KESH-it të prodhonte më shumë energji sesa kërkonte tregu vendas. Nga janari deri në prill, kompania shiti 456,945 megavat-orë, duke arkëtuar rreth 33.15 milionë euro, përfshirë TVSH-në.

Një goditje e dyfishtë për bujqësinë

Në bujqësi, rreziku nuk lidhet vetëm me thatësirën. Ai vjen edhe nga kalimi i shpejtë prej periudhave pa reshje në stuhi të shkurtra dhe intensive.

“Periudhat më të gjata të thata, të ndërprera nga episode të shkurtra me reshje intensive, janë një nga skenarët më të mundshëm”, thotë znj. Gjoni.

Sipas saj, në kushtet e temperaturave më të larta, atmosfera ka aftësi të mbajë më shumë avull uji. Kjo mund të favorizojë reshje të përqendruara në intervale të shkurtra, duke rritur rrezikun e vërshimeve të shpejta dhe të përmbytjeve urbane.

Për muajt korrik dhe gusht, parashikimet nuk tregojnë një prirje të fortë që reshjet të jenë dukshëm mbi ose nën normalen klimatike. Ato pritet të mbeten të pabarabarta në kohë dhe hapësirë, me intervale të thata të ndërprera nga episode lokale.

“Besueshmëria e parashikimeve sezonale është më e lartë për temperaturën sesa për reshjet”, thotë Gjoni.

Ky kombinim është veçanërisht i kushtueshëm për fermerët. Periudhat e nxehta rrisin nevojën për ujitje dhe kostot e prodhimit.

Stuhitë mund ta dëmtojnë prodhimin brenda pak minutash, shpesh në prag të korrjes. Në fillim të korrikut, breshëri goditi parcelat me grurë, elb dhe qepë në fushën e Maliqit.

Fermerët raportuan humbje të konsiderueshme dhe, në disa raste, dëmtimin e më shumë se gjysmës së prodhimit. Në zonat e Elbasanit u dëmtuan pemë frutore, vreshta dhe kultura të tjera.

Në Zavalinë, raportimet nga terreni flisnin për dëme të rënda në prodhimin e mollëve, kumbullave dhe rrushit.

Në Kolonjë u prekën vreshtat. Stuhitë sollën humbje edhe në blegtori. Një rrufe vrau 150 krerë bagëti në një fermë në Delvinë, ndërsa në zonën e Maliqit një tjetër goditje vrau rreth 30 dele dhe dhi.

Nuk ka ende një bilanc të plotë financiar për këto ngjarje. Megjithatë, për fermat e vogla, humbja e një prodhimi sezonal ose e një tufe bagëtish mund të zhdukë të ardhurat e të gjithë vitit.

Rreziku është më i lartë sepse prodhimi nuk është i siguruar dhe kostoja mbetet te fermeri ose zhvendoset te buxheti publik përmes kërkesave për kompensim në ato raste kur gjykohet e arsyeshme.

Çmimet rriten në kulmin e ofertës

Goditjet mbi prodhimin po ndodhin në një periudhë kur çmimet e perimeve tashmë po shfaqin rritje të fortë. Sipas INSTAT-it, grupi “Perime, zarzavate dhe bishtajore” u shtrenjtua me 8.5% në qershor krahasuar me një vit më parë. Norma ishte pothuajse trefishi i inflacionit mesatar të ushqimeve, prej 3%.

Rritja është e pazakontë për një muaj që përkon me kulmin e prodhimit të shumë kulturave vendase. Në kushte normale, shtimi i ofertës sezonale do të duhej të ulte çmimet. Këtë herë ndodhi e kundërta. Moti nuk është faktori i vetëm.

Eksportet, kostot e transportit, mungesa e fuqisë punëtore, struktura e tregtimit dhe marzhet e ndërmjetësve ndikojnë gjithashtu te çmimi final. Gjithsesi temperaturat e larta, nevoja për më shumë ujitje dhe dëmet nga breshëri krijojnë presion shtesë mbi prodhimin.

I nxehti ndez edhe faturën e zjarreve

Në korrik, AKMC raportoi operacione për përballimin e 16 vatrave të zjarrit të shpërndara në disa qarqe të vendit. Në Shëngjin, më 13 korrik, flakët kërkuan angazhimin e shtatë mjeteve zjarrfikëse, Forcave të Armatosura dhe ndërhyrjen e një helikopteri ushtarak.

Agjencia raportoi edhe operacione në zona të tjera, përfshirë fshatin Klos, duke treguar se rreziku nuk ishte i kufizuar në një vatër të vetme. Nxehtësia e zgjatur dhe tharja e bimësisë e bëjnë zjarrin më të shpejtë, më të kushtueshëm dhe më të vështirë për t’u izoluar.

Në zona turistik kostoja shkon përtej sipërfaqeve të djegura. Ajo prek bizneset, sezonin turistik dhe financat publike, pasi çdo operacion kërkon personel, mjete, karburant dhe, në rastet më të rënda, mbështetje nga ajri dhe kjo është parë qartazi viteve të fundit kur sipërfaqe të mëdha në breg të detit janë përfshirë nga zjarret.

Shkaku fillestar mund të jetë njerëzor, por temperaturat më të larta shumëfishojnë pasojat. Sa më gjatë të zgjasë i nxehti, aq më shumë zjarret kalojnë nga episode sezonale në një rrezik ekonomik të përsëritur ccdo vit.

El Niño nuk është i vetmi shkaktar

“El Niño dhe ndryshimet klimatike janë dy procese të ndryshme që veprojnë njëkohësisht”, thotë Gjoni. El Niño është një fenomen natyror, ciklik dhe i përkohshëm, i cili ndikon te variabiliteti i klimës nga një vit në tjetrin. Ndryshimet klimatike përfaqësojnë një prirje afatgjatë të rritjes së temperaturave, të lidhur kryesisht me shtimin e gazeve serrë në atmosferë.

“Temperaturat e larta që po regjistrohen nuk mund t’i atribuohen vetëm El Niño-s”, thotë ekspertja.

“Ai mund ta përforcojë përkohësisht ngrohjen, por vepron mbi një klimë që tashmë po ngrohet”.

Edhe parashikimet janë më të sigurta për temperaturat sesa për reshjet. Temperaturat pritet të mbeten mbi mesataret shumëvjeçare gjatë muajve në vijim, ndërsa për reshjet nuk ka një sinjal të qartë nëse do të jenë mbi apo nën normalen. Ato mund të mbeten të pabarabarta në kohë dhe territor.

Kjo pasiguri ka koston e vet. Kompanitë energjetike duhet të sigurojnë importe përpara se të dinë me saktësi si do të ndryshojnë prurjet. Fermerët duhet të investojnë në ujitje, edhe pse prodhimi mund të goditet më pas nga breshëri. Bashkitë duhet të përgatiten njëkohësisht për mungesë uji, zjarre dhe përmbytje të shpejta.

El Niño mund të kalojë. Ekspozimi ekonomik i vendit ndaj nxehtësisë dhe motit ekstrem do të mbetet. Në fund, fatura nuk matet vetëm me gradë Celsius. Ajo shfaqet në milionë euro importe energjie, në prodhimin e humbur në ara dhe në perimet që kushtojnë më shumë në treg.

Çfarë është El Niño

El Niño është një fenomen natyror që ndodh kur ujërat e Paqësorit tropikal ngrohen më shumë se zakonisht. Kjo ngrohje ndryshon erërat dhe reshjet, duke ndikuar motin në shumë pjesë të botës.

Në disa vende mund të sjellë thatësirë dhe temperatura më të larta, ndërsa në të tjera reshje të forta dhe përmbytje. Në Shqipëri, ndikimi i tij është zakonisht indirekt dhe ndërthuret me kushtet atmosferike të Mesdheut dhe Europës./Monitor

The post Nga energjia te bujqësia e çmimet e larta, kostoja ekonomike e “El Niño-s”! Si e prek Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

El Niño ka filluar zyrtarisht/ Si pritet të ndikojë, rritet rreziku i motit ekstrem deri në vitin 2027
Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e Shteteve të Bashkuara (NOAA) ka konfirmuar fillimin e një cikli të ri El Niño, ndërsa ekspertët vlerësojnë se ka rreth 63% mundësi që fenomeni të shndërrohet në një “Super El Niño”, një nga ngjarjet më të forta të regjistruara që nga viti 1950.

Sipas parashikimeve, El Niño mund të zgjasë deri në fillim të vitit 2027, duke ndikuar ndjeshëm në modelet klimatike dhe duke rritur mundësinë e ngjarjeve ekstreme të motit në shumë rajone të botës.

El Niño është pjesë e fenomenit klimatik të njohur si ENSO (Lëkundja Jugore e El Niño-s), i cili përfshin edhe fazën e kundërt të quajtur La Niña.

Fenomeni lidhet me ndryshimet në temperaturën e sipërfaqes së Oqeanit Paqësor, ku ngrohja e pazakontë e ujërave sinjalizon praninë e El Niño-s.

Megjithëse El Niño nuk shkakton drejtpërdrejt stuhi, përmbytje apo thatësira, ai krijon kushtet atmosferike që favorizojnë shfaqjen më të shpeshtë dhe më intensive të fenomeneve ekstreme të motit. Këto mund të përfshijnë zjarre të mëdha pyjore, periudha të gjata thatësire, reshje të dendura, përmbytje dhe uragane.

Ndikimi i tij ndryshon nga një rajon në tjetrin. Sipas analizave klimatike, pjesë të Amerikës së Jugut, veçanërisht pellgu i Amazonës, mund të përballen me kushte më të thata se zakonisht, ndërsa Meksika dhe jugi i Shteteve të Bashkuara mund të përjetojnë reshje më të shumta.

Shkencëtarët theksojnë se El Niño është një fenomen natyror dhe nuk shkaktohet nga ndryshimet klimatike. Megjithatë, ngrohja globale mund të përforcojë efektet e tij, duke i bërë valët e të nxehtit, thatësirat dhe reshjet ekstreme edhe më të forta.

Sekretarja e Përgjithshme e Organizata Botërore Meteorologjike, Celeste Saulo, paralajmëroi se një El Niño i fuqishëm mund të përkeqësojë thatësirat dhe reshjet intensive, ndërsa do të rrisë rrezikun e valëve të të nxehtit si në tokë ashtu edhe në oqeane.

Ekspertët paralajmërojnë se vitet e ardhshme mund të jenë ndër më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë, me El Niño-n që pritet të luajë një rol të rëndësishëm në përshpejtimin e efekteve të motit ekstrem në shkallë globale.

The post El Niño ka filluar zyrtarisht/ Si pritet të ndikojë, rritet rreziku i motit ekstrem deri në vitin 2027 appeared first on Albeu.com.

“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem
Tokën e presin 5 vite me të nxehtë ekstrem, si pasojë e fenomenit El Nino. Sipas raportit të Organizatës meteorologjike Botërore WMO, temperaturat  globale 2026-2030 do të jenë deri në 1.9 gradë më shumë se mesatarja krahasuar me 100 vite më parë.

Gjithashtu mendohet se në 2027 temperaturat do të thyejnë rekordin e 2024 si viti më i nxehtë, si pasojë e mbërritjes në fund të këtij viti të El Nino.

Raporti ofron një përmbledhje të parashikimeve nga 13 institute në të gjithë botën në shkallë globale.

El Nino është faza e nxehtë e ciklit klimatik natyror ENSO, që karakterizohet nga një ngrohje anormale e ujërave sipërfaqësore të Oqeanit Paqësor qendror dhe Lindor. Provokon luhatje meteorologjike dhe klimatike në shkallë globale.

Si pasojë e spostimit të ujërave të nxehta drejt Australisë dhe Indonezisë e akumulimit më pas në Amerikën Jugore, klima bëhet ekstremisht e thatë në zonat e para, ndërsa në Amerikën Jugore verifikohen shira dhe përmbytje të shumta.

Amerika e Veriut përfshihet nga dimra të ngrohtë dhe të thatë, Euroazia  me dimra më të butë e reshje më të dendura.

Ky fenomen zgjat zakonisht nga 9-12 muaj, e më pas pasohet nga faza e kundërt që është La Nina, që shoqërohet me ftohje të madhe të ujërave oqeanike.

The post “El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i OKB-së: Ky vit do të jetë më i nxehti në historinë njerëzore
Ky vit do të jetë më i nxehti në historinë njerëzore, tha kreu i Kombeve të Bashkuara në fillim të samitit të klimës COP28.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se të dhënat tregojnë se “ne po jetojmë kolapsin klimatik në kohë reale”.

Duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë dhe të përmbushë angazhimet e tij për klimën, ai tha se të dhënat duhet të dërgojnë “të dridhura te liderët botërorë”.

Komentet e tij erdhën pasi Organizata Botërore Meteorologjike tha se ishte “pothuajse e sigurt” që viti 2023 do të thyente rekordin global të temperaturës.

Ekziston frika se viti 2024 mund të jetë edhe më i ngrohtë për shkak të El Niño.

Guterres vuri në dukje në fjalimin e tij se nivelet e detit dhe temperaturat e sipërfaqes së detit kanë arritur nivele rekord dhe se nivelet e akullit të detit Antarktik kanë arritur nivele rekord gjithashtu./albeu.com

The post Paralajmërimi i OKB-së: Ky vit do të jetë më i nxehti në historinë njerëzore appeared first on Albeu.com.

Ikën vera por jo “El Nino”, sinoptikania tregon çfarë ndodh me temperaturat në shtator në Shqipëri
Sinoptikania Lajda Porja ka folur për situatën meteorologjike në vend, për sa i përket ditëve në Vazhdim.

Porja tha se nesër do të ketë ulje e temperaturave deri në 6 gradë Celsius dhe reshje shiu, teksa gjatë fundjavës pritet sërish një rritje e temperaturave, ku priten të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.

Në lidhje me muajin shtator, pritet që 10-ditëshi i parë i muajit të regjistrojë temperatura deri në 34-35 gradë Celsius, teksa temperaturat gjatë muajit shtator dhe tetor, priten të jenë 2-3 gradë në lartë se mesatarja.

“Priten të fillojnë reshjet e shiut gatë mbrëmjes së sotme në pjesën veriore të vendit. Do të ketë herë pas herë mini-stuhi breshëri dhe stuhi shiu, temperaturat do të ulen në 30 gradë C. Po ashtu pritet që moti i paqëndrueshëm të na shoqërojë dhe ditën e mërkure. Dua të theksoj se në qarkun e Vlorës dhe Shkodrës do të ketë më shumë rrebeshe shi, për sa i përket fundjavës, do të kemi një mot të ngrohtë. Pritet që temperaturat të shkojnë deri në 35 gradë Celsius. Më pak reshje do të kenë zona malore dhe qarku i Korçës.

Pra do të kemi një ulje të temperaturave, e mërkura, e enjte dhe premte, jo më shumë se 31 gradë. Ndërsa fundjava do të shoqërohet me mot të kthjellët dhe temperatura deri në 35 gradë celsius. Java e parë e shtatorit do të ketë deri në 34-35 gradë Celsius, kjo për 10-ditëshin e parë të muajit. Shatori dhe tetori do regjistrojë 2-3 gradë më të lartë se mesatarja.

Kemi thënë që do kemi zgjatje të verës, pasi ka startuar fenomeni ‘El Nino’”, u shpreh Porja.

The post Ikën vera por jo “El Nino”, sinoptikania tregon çfarë ndodh me temperaturat në shtator në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Fenonemi El Nino dhe ndryshimi i klimës, si u bë Europa një “oxhak vullkani”?!
Korriku është regjistruar si muaji më i nxehtë i të gjitha kohërave. Vala e të nxehtit ka shkaktuar edhe viktima. Në Meksikë qeveria njoftoi se në katër muajt e fundit u regjistruan 294 viktima. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se planeti po përjeton ‘stuhinë’ e zjarrit. Intensiteti i fenomenit i quajtur El Nino, solli luhatje të rrezatimit diellor, si edhe shpërthime vullkani nënujore.

“2023 është viti që do të kujtohet shumë gjatë për shkak të temperaturave të larta”.

Shkencëtarët thonë se atmosfera e mbinxehur nga dioksidi i karbonit dhe gazrat e tjerë e bëri valën e të nxehtit në Evropë 2.5 gradë Celsius më e nxehtë (se do të kishte qenë pa ndotjen e ajrit), në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë 2 gradë Celsius më lart dhe në Kinë 1 gradë më të ngrohtë.

Sipas studimeve të fundit, klima nuk pritet të stabilizohet, ndërsa shtohet se valët e të nxehtit si ato që përjetuam në korrik do të bëhen më të shpeshta. Valët e të nxehtit si të këtij viti në Greqi, Itali, Spanjë dhe disa shtete të Ballkanit ka të ngjarë të përsëriten çdo dekadë, me gjendjen aktuale të klimës, ose do të bëhen shumë më të shpeshta nëse ngrohja globale vazhdon.

Kjo është edhe arsyeja pse Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka paralajmëruar për një periudhë ekstreme në të cilën kemi hyrë tashmë.

Ndërkohë këtë herë El Niño është shumë i fortë, duke nxitur OKB-në të përshkruajë një “kulm të paprecedentë” të temperaturave të sipërfaqes së detit në Atlantikun e Veriut, duke përshpejtuar shkrirjen e akullit në Antarktidë.

Ky fenomen përhapet edhe në Mesdhe, duke shkaktuar temperatura dhe rekorde të papara në shtetet mesdhetare dhe jo vetëm.

The post Fenonemi El Nino dhe ndryshimi i klimës, si u bë Europa një “oxhak vullkani”?! appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i ekspertëve: El Nino do të thyejë rekorde temperature gjatë 2023
Fenomeni El Nino do të vijojë edhe përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2023. Një përditësim i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) parashikon se gjasat për një El Niño aktiv deri në fund të këtij viti janë 90%.

“El Niño do të rrisë shumë gjasat për të thyer rekorde të temperaturës dhe për të shkaktuar nxehtësi më ekstreme në shumë pjesë të botës dhe në oqean”, tha sekretari i Përgjithshëm i WMO, prof. Petteri Taalas.

“Ky është sinjal për qeveritë në mbarë botën për të nisur përgatitjet për kufizimin e impaktit në shëndetin tonë, ekosistemet tona dhe ekonomitë tona”, tha ai. El Nino, i cili u shfaq për herë të parë në Paqësor, ndodh mesatarisht çdo dy deri në shtatë vjet, dhe episodet zakonisht zgjasin nëntë deri në 12 muaj. Është një model klimatik i natyrshëm i lidhur me ngrohjen e temperaturave të sipërfaqes së oqeanit në Oqeanin Paqësor tropikal qendror dhe lindor. Por kjo ndodh në kontekstin e një klime të ndryshuar nga aktivitetet njerëzore.

Një raport i WMO, i lançuar në maj, parashikoi se ka 98% gjasa që të paktën një nga pesë vitet e ardhshme, dhe periudha pesëvjeçare në tërësi, të jetë më e ngrohta në histori, duke mposhtur rekordin e vitit 2016, kur El Niño pati kulmin. Sipas raporteve të Gjendjes së Klimës Globale të WMO, viti 2016 është viti më i ngrohtë i regjistruar për shkak të fenomenit El Niño, i kombinuar me ngrohjen e shkaktuar nga njeriu përmes gazrave serrë.

Efekti në temperaturat globale zakonisht shfaqet në vitin pas zhvillimit të tij dhe kështu ka të ngjarë të jetë më i dukshëm në vitin 2024. Temperatura mesatare globale në vitin 2022 ishte rreth 1,15 °C mbi mesataren e viteve 1850-1900. Gjatë El Nino, erërat tregtare dobësohen. Uji i ngrohtë shtyhet prapa në lindje, drejt bregut perëndimor të Amerikës.

El Nino rrjedh nga spanjishtja dhe ka kuptimin djalë i vogël. Peshkatarët e Amerikës së Jugut vunë re për herë të parë periudha të ujit jashtëzakonisht të ngrohtë në Oqeanin Paqësor në vitet 1600.

Emri i plotë që ata përdorën ishte El Nino de Navidad, sepse El Nino zakonisht arrin kulmin rreth dhjetorit (koha e Krishtlindjeve). El Nino mund të ndikojë ndjeshëm në kushtet globale të motit. Ujërat më të ngrohta bëjnë që rryma e Paqësorit të lëvizë në jug të pozicionit të saj neutral. Me këtë ndryshim, zonat në veri të SHBA-së dhe Kanadasë janë më të thata dhe më të ngrohta se zakonisht. Por në Bregun e Gjirit të SHBA-së dhe në juglindje, këto periudha janë më të lagështa se zakonisht dhe shtohen përmbytjet. Impakti i këtij fenomeni natyror shtrihet jo vetëm te moti, por edhe te zjarret, ekosistemet dhe ekonomia.

The post Paralajmërimi i ekspertëve: El Nino do të thyejë rekorde temperature gjatë 2023 appeared first on Albeu.com.

Thyhet sërish rekordi, bota regjistron ditën më të nxehtë
Temperatura mesatare globale ka arritur një maksimum të ri për herë të tretë brenda një jave, tregojnë të dhënat jozyrtare, raporton BBC-ja.

Të dhënat e analizuara nga një grup shkencëtarësh amerikanë, tregojnë se temperatura mesatare globale, të enjten, më 6 korrik, ishte 17.23 gradë Celsius. Kjo theu rekordin e shënuar ditën e hënë, kur temperatura ishte 17.01 gradë dhe një ditë më vonë, kur ishte 17.18 gradë Celcius.

Të dhënat u matën në Universitetin amerikan në Maine, bazuar në një mjet që mat të dhënat satelitore dhe simulimet kompjuterike për matjen e gjendjes.

Shkencëtarët thonë se temperaturat janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe modelet natyrore të motit, të njohura si El Nino.

El Nino nxit ciklonet tropikale në Paqësor dhe rrit reshjet.

Kjo ndodh çdo tre deri në shtatë vjet dhe gjatë fazës së ngrohjes, ujërat më të ngrohta dalin në sipërfaqen e Paqësorit dhe e shtyjnë nxehtësinë në atmosferë.

Robert Watson, shkencëtar dhe ish-kryetar i Panelit ndërqeveritar të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, tha se qeveritë dhe sektori privat “nuk janë vërtet të përkushtuar për të adresuar ndryshimet klimatike” dhe nuk janë të përkushtuar as qytetarët, tha ai.

“Ata po kërkojnë energji të lirë, ushqim të lirë dhe nuk duan të paguajnë koston reale të ushqimit dhe energjisë”, tha Watson.

Të dhënat për rritjen e temperaturës nuk janë të dhëna zyrtare të qeverisë, por janë tregues të ndryshimit të temperaturës. Shërbimit amerikan meteorologjik Administrata kombëtare për oqeane dhe atmosferë tha se nuk mund të konfirmonte informacionet që dalin nga simulimet kompjuterike, por pranoi se jemi në një periudhë të ngrohtë “për shkak të ndryshimeve klimatike”.

Para kësaj jave, rekordi ishte thyer për herë të fundit në gusht të vitit 2016.

Ekspertët paralajmërojnë se shumë shoqëri nuk janë përshtatur ende me nxehtësinë më ekstreme dhe efektet që ajo ka tek njerëzit dhe mjedisi. Ata paralajmërojnë gjithashtu se është jashtëzakonisht nxehtë dhe se rekordet e nxehtësisë, me shumë gjasa, do të thyhen këtë verë.

Qershori i kaluar ishte qershori më i ngrohtë në nivel global, kur bëhet fjalë për temperaturat e detit dhe ajrit, theksojnë nga Shërbimi për ndryshime klimatike Copernicus, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian.

The post Thyhet sërish rekordi, bota regjistron ditën më të nxehtë appeared first on Albeu.com.

“El Nino po vjen”, metorologët japin alarmin për atë që na pret muajt në vijim
Të enjten, Administrata amerikane për Oqeane dhe Atmosferë, ka deklaruar se El Nino është duke ardhur. Në tre vjetët e fundit, ky fenomen është dominuar nga fenomeni tjetër, La Nina.

Shkencëtarët besojnë se ky vit është shqetësues.

Herën e fundit kur El Nino është shtrirë në kapacitet të plotë ka qenë viti 2016, kur bota e ka regjistruar vitin më të nxehtë ndonjëherë.

Meteorologët presin që El Nino këtë vit, i përzier me ndryshimet klimatike, do ta përballë botën me temperatura edhe më të larta.

Ekspertët janë të shqetësuar edhe se çfarë mund të ndodhë me oqeanet. Shtrirja e El Ninos nënkupton që ujërat në lindje të Paqësorit janë më të nxehta sesa zakonisht.

Mirëpo, edhe para se të niste El Nino, në maj, temperatura mesatare në det ka qenë 0.1 për qind më e lartë.

Ky fenomen mund t’i bëjë kushtet klimatike edhe më ekstreme.

“Ne jemi në një territor të pashembullt”, ka thënë Michelle L’Heureux, meteorologe në Qendrën për Parashikime Klimatike.

Këtë vit, El Nino mund të rezultojë me humbje prej 3 trilionë dollarëve në nivel global, sipas një studimi të publikuar muajin e kaluar në gazetën shkencore Science, pasi moti ekstrem ndikon në prodhimet bujqësore, në prodhim të mallrave tjera dhe ndihmon në përhapjen e sëmundjeve.

Qeveritë në shtetet e cenueshme janë duke marrë shënime.

Peruja i ka ndarë 1.06 miliard dollarë për t’u përballur me dëmet e shkaktuara nga El Nino, derisa Filipinet – të rrezikuara nga ciklonet – e kanë krijuar një qeveri speciale për t’u përballur me atë që mund të ndodhë.

Çfarë e shkakton El Ninon?

El Nino është fenomen natyror klimatik, i cili ngroh ujërat në temperatura jonormale në lindje të Paqësorit.

Ai krijohet kur erërat që fryjnë në drejtimin lindje-perëndim, e ulin intensitetin, apo marrin drejtim të kundërt, duke e ndryshuar presionin e ajrit.

Megjithatë, shkencëtarët nuk janë 100 për qind të bindur që këto kushte rezultojnë me një fenomen të tillë.

Në periudhën 2015-2016 – kur është regjistruar El Nino-ja më e fuqishme në histori – gjallesat dhe bimët nënujore e kanë pësuar keq.

Ujërat e ngrohta në lindje të Paqësorit barten më pas në atmosferë, duke nxitur stuhi.

“Kur El Nino lëviz me ujëra të ngrohta, lëviz ku ndodhin stuhitë”, ka thënë meteorologu Affil DiLiberto.

“Kjo është dominoja e parë atmosferike që bie”.

Si ndikon El Nino në motin global?

Ky ndryshim në aktivitetin e stuhive ndikon në ajrin që lëviz nëpër gjithë botën, duke ndikuar që mot të ngjashëm të kenë edhe shumë rajone tjera që janë në atë gjerësi gjeografike.

Në kohën e aktivitetit të El Ninos, jugu i Shteteve të Bashkuara përjeton mot të ftohtë dhe të lagësht, derisa pjesë tjera në perëndim të SHBA-së dhe Kanadasë, janë më të nxehta dhe më të thata.

Aktiviteti i uraganeve bëhet më i lëkundshëm, pasi stuhitë nuk arrijnë të formohen në Atlantik, për shkak të ndryshimit të drejtimit të erës.

Mirëpo, ciklonet tropikale forcohen.

Disa pjesë në qendër dhe jug të kontinentit amerikan përballen me reshje të rëmbyeshme shiu, ndonëse rajoni i Amazonës, zakonisht vuan nga kushtet e thata klimatike.

Australia, nga ana tjetër, përballet me të nxehtë ekstrem, thatësi dhe zjarre pyjore.

Por, El Nino mund ta gëzojë Gadishullin e Somalisë, i cili është përballur me pesë sezone të dështuara të shiut.

El Nino mund t’i sjellë atij rajoni më shumë shi, për dallim prej La Nina-s.

Historikisht, si El Nino, si La Nina, aktivizohen përafërsisht çdo dy deri në shtatë vjet. El Nino zgjat 9-12 muaj.

La Nina, që zakonisht ndodh kur ujërat janë më të ftohta në lindje të Paqësorit, mund të zgjasë një deri në tre vjet.

A ndikon El Nino në ndryshimet klimatike?

Si mund të ndikojë El Nino në ndryshimet klimatike, është “pyetje e madhe kërkimore”, ka thënë DiLiberto.

Ndonëse ndryshimet klimatike bëhen më të dukshme kur ndodh El Nino – me temperatura të larta, apo shira të rrëmbyeshme – ende nuk dihet saktë nëse ndryshimet klimatike ndikojnë në vetë fenomenin.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse ndryshimet klimatike do ta ndryshojnë balancën në mes të El Ninos dhe La Ninas, për ta bërë më të shpeshtë, apo më të rrallë ndonjërin prej tyre.

Shkencëtarët kanë thënë se nëse temperaturat e oqeaneve janë duke u rritur në vazhdimësi, ka pak mundësi që cikli të ndryshojë, pasi baza mbrapa fenomenit është e njëjtë.

Megjithatë, nëse disa pjesë të oqeanit janë më të ngrohta sesa tjerat, atëherë kjo mund të ndikojë se si El Nino luan rol në ndryshim të temperaturave./Reuters/

The post “El Nino po vjen”, metorologët japin alarmin për atë që na pret muajt në vijim appeared first on Albeu.com.