Ekzekutoi kunatin Archives - Albeu.com

Vrau kunatin se i përdhunonte vajzën, babai shqiptar: Abuzimi dhe në sy të djalit tim të mitur, vajza tentoi vetëvrasje
Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e 50-vjeçarit shqiptar, që vrau kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij prej vitesh në Volos, publikon gegonota.news.

Ashtu siç tha shqiptari në hetuesi, abuzimi nga 33-vjeçari ka ndodhur teksa në dhomën ngjitur, ndodhej djali i tij tashmë 9-vjeçar.

“Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua nga kunati im, i pranishëm ishte edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç, të cilin kunati e la vetëm në dhomën tjetër, ndërsa mbyllte dhomën ku ishte me vajzën time”, thuhet në dëshminë e tij babait shqiptar.

Fatmir Tarellari, ka shprehur shqetësim edhe për djalin e tij, për të cilin tha se duhet të ndiqet nga një psikolog.

“Jam thellësisht i shqetësuar për shëndetin e tij mendor, pasi tani e perceptoj reagimin e tij kur pa kunatin tim. Tani është e domosdoshme që ai të marrë mbështetje psikologjike dhe të ekzaminohet nga një psikolog fëmijësh”, tha ai.

50-vjeçari pohoi gjithashtu, se vajza e tij arriti në pikën e vetëvrasjes pas asaj që kaloi nga 33-vjeçari.

“Vajza ime, e cila është jetime nga nëna e saj, ka absolutisht nevojë që unë t’i jap mbështetjen time psikologjike dhe financiare. Ajo arriti deri aty sa të vriste veten. Nuk e dija, më tha mësuesja e saj dhe psikologu”, shtoi ai.

Në këtë kontekst, 50-vjeçari pohoi se vajza e abuzuar dhe djali i tij i mitur, vetëm 9-vjeç, janë drejtpërdrejtë të varur nga ai ekonomikisht.

Nga ekzaminimet mjekësor të mjekes psikiatre, para vrasjes së ndodhur më 9 janar, ajo ka konstatuar se vajza vuan nga stresi post-traumatik, pas vitesh abuzime seksuale të përsëritura. përdhunimi dhe shantazhi, ndërsa 18-vjeçarja monitorohet çdo ditë dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm.

The post Vrau kunatin se i përdhunonte vajzën, babai shqiptar: Abuzimi dhe në sy të djalit tim të mitur, vajza tentoi vetëvrasje appeared first on Albeu.com.