Ekzekutimi i dy shqiptarëve Archives - Albeu.com

Klodian Lekocaj urdhëroi ekzekutimin e dy shqiptarëve në Athinë? Mesazhi i tij nga burgu: Unë nuk kam lekë të blej asnjë paketë cigare
Mediat greke kanë nxjerrë emrin e Klodian Lekocajt, si të përfshirë në vrasjen e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja në Athinë.

Lekocaj, i cili ndodhet në burg është konsideruar si kreu i një grupi vrasësish me pagesë. Mediat greke i kanë bërë një profil për historinë e tij kriminale, ndërsa kanë sjellë në vëmendje edhe një videotelefonatë nga burgjet e Korydallos në maj 2019.

Lekocaj së bashku me disa persona të tjerë akuzohen edhe për vrasjen e avokatit të njohur Mihalis Zafiropulos.

Në mesazhin e tij nga burgu 3 vite më parë, Lekocaj deklaronte se ai nuk kishte lekë për të blerë një paketë cigare e as 8 klasë shkollë, kurrsesi nuk mund të ishte kreu i një bande kriminale.

“Unë jam Coza Nostra, a jam kreu i mafies së burgjeve në Greqi? Unë jam akuzuar për tre vrasje dhe jam shpallur i pafajshëm për këto akuza. Tani po përballem me një tjetër akuzë për vrasjen e avokatit, e cila ishte e gabuar pasi ata që kryen vrasjen nuk donin ta vrisnin, por ta trembnin.

Për ato që kam bërë, e vuaj dënimin që nga viti 2006, por nuk duroj të më fajësojnë për atë që nuk kam bërë. Duan të më vrasin dhe për këtë u përpoqën tre herë, dy herë me thikë dhe një herë të më helmonin. Unë shkova në burg për vjedhje në vitin 2006 kur isha 29 vjeç dhe sot vazhdoj të përballem me akuza të tjera. Kërkoj zëvendësimin e trupit gjykues pasi jam pa avokat dhe gjyqi do të jetë më 20 maj 2019. Ejani këtu dhe shikoni se si drejtësia po vret shqiptarët.

Këtu vrasjet i organizon dikush tjetër, nuk jam unë ai që thonë se është Coza Nostra, apo kreu i mafias së “Burgjeve në Greqi”, se nuk kam para të blej as një paketë cigare. Dua që shteti shqiptar të interesohet dhe të dëgjojë se si na ndëshkojnë dhe si na trajtojnë dhe çfarë na bëjnë.

Unë, Coza Nostra, që nuk kam mbaruar ende 8 vjet shkollë, më futën këtu për vjedhje kuletash dhe prandaj hyra këtu dhe si po shkojnë gjërat do të më vrasin. Prandaj dua të dëgjohem në mediat shqiptare dhe ato greke.

Unë dyshoj se organizatori i të gjitha këtyre vrasjeve është vetë drejtori i burgut psikiatrik Korydallos, ai i organizon këto vrasje dhe prandaj do të më eliminojë edhe mua”, ka thënë ndër të tjera ai në vitin 2019.

The post Klodian Lekocaj urdhëroi ekzekutimin e dy shqiptarëve në Athinë? Mesazhi i tij nga burgu: Unë nuk kam lekë të blej asnjë paketë cigare appeared first on Albeu.com.

Vrau dy shqiptarët në Athinë, mediat greke: Autori mund të jetë i njëjti me atë që vrau Edmond Papajn
Mediat greke kanë ngritur dyshime të forta se pas ekzekutimit të dy shqiptarëve në një lokal në Athinë mund të jetë i njëjti person që vrau në Tiranë Edmond Papajn.

Mediat shkruajnë se nga kqyrja e pamjeve filmike të vrasjes së dyfishtë në Athinë dhe vrasjes së biznesmenit Edmond Papa në Tiranë, krijohen dyshime se mund të jetë i njëjti ekzekutor. Autoritetet i lidhin tre vrasjet me tregtinë ndërkombëtare të drogës dhe një ngarkesë të “zhdukur” me vlerë qindra mijëra euro.

Ekzekutimi i dyfishtë në një kafe-bar të Nea Smyrna, Athinë mbrëmjen e së dielës duket të jetë një hallkë në një zinxhir më të madh krimesh. Autori vrau me gjakftohtësi dy burrat shqiptarë të njohur për autoritetet.

41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, ishte i njohur për autoritetet për përfshirjen e tij në një sërë “degësh” të botës së krimit, nga lëndimi i rrezikshëm trupor deri te mbajtja/përdorimi i armëve dhe nga trafiku i drogës e deri te trafiku i qenieve njerëzore, në Greqi dhe Shqipëri, madje në tokë dhe det me incidente në të cilat humbën jetë njerëzish. Në zonën e Nea Smyrnia, për shkak të përfshirjes së tij në qarqet mbrojtëse, ai njihej si “Nikos Koleksionisti”.

44 -vjeçari Armando Ogranja ishte proceduar penalisht për përfshirje në rastet e lojërave të paligjshme të fatit dhe informacionet thonë se ai kërkonte të “fuste” në mbrojtje dyqanet në Nea Smyrni.

Në këtë rast viktima ishte Edmond Papa, një person me një aktivitet të gjerë biznesi që përfshin, ndër të tjera, një njësi hoteliere buzë detit në Sarandë dhe një qendër tregtare. Informacionet bëjnë me dije se ai në të kaluarën ka pasur përfshirje dhe arrestime të rënda për trafik droge”, shkruan media greke.

Nga materiali vizual që ekziston nga të dy sulmet, rezulton ekzekutori në të dyja rastet mund të jetë i njëjti person, pra të ketë ekzekutuar viktimën e parë në Tiranë pasditen e së premtes, ka udhëtuar për në Athinë dhe ka ekzekutuar dy personat në Nea Smyrni natën e së dielës dhe më pas është larguar.

“Modus operandi i vrasësit, lëvizjet dhe trupi, veshja, kapuçi dhe maska ​​kirurgjikale, madje edhe praktika e tij e pritjes së viktimave, tregojnë shumë të përbashkëta. Policia shqiptare duket se e lidh larjen e hesapeve me “zhdukjen” e një sasie shumë të madhe droge. Për autorin nuk konsiderohet e pamundur që ai të jetë kthyer tashmë në Shqipëri”, shkruan media greke.

The post Vrau dy shqiptarët në Athinë, mediat greke: Autori mund të jetë i njëjti me atë që vrau Edmond Papajn appeared first on Albeu.com.