Ekzekutimi i Ardian Nikulajt Archives - Albeu.com

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Dinamika hap pas hapi e përndjekjes së biznesmenit deri në momentin e vrasjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Ardian Nikulajt më 19 prill në lokalin e tij Coral në Shëngjin.

Burimet bëjnë të ditur se britanikët kanë pasur secili role të ndara dhe detyra për plotësimin e kësaj vrasje.

Mësohet se rreth orës 22:40, të datës 3 prill në Rinas kanë mbërritur nga Britania e Madhe , Harriet Bridgeman dhe Thomas Mithan. Ata janë larguar më një automjet Golf5. Kjo e dokumentuar edhe me filmimet e kamerave të sigurisë.

Ky automjet tip golf5 ishte i pozicionuar pranë një lokali në Rinas. Në të njëjtin vend është filmiar edhe Edmons Haxhia më datë 14 shkurt. Aty ka pritur të parim vrasësin Portugez Ruben Saraiven. Konkretisht me datë 14 shkurt ku zbriti në aeroportin e Rinasit.

Sipas grupit hetimor sapo kanë hipur në makinë dy anglezët janë nisur drejt Shëngjinit. Kanë mbërritur rreth orës 1:40. Ata kanë qëndruar në hotel “L…” në pronësi të vëllait të Ardian Nikulajt.

Burimet bëjnë të ditur se më datë 5 prill në dhomën e tyre në hotel “L…” shkon anglezi tjetër Steven Paul Hunt. Pasi qëndrojnë disa orë bashkë ata shpërndahen.

Është anglezi Thomas Mithan që largohet nga Shqipëria nga Rinasi.

Stiven Hunt bashkë me shtetasen Britanike janë filmuar sërish më 6 prill. Ata shfaqen në orën 11:30 të datës 6 Prill shkojnë në lokalin “Coral” në pronësi të Ardian Nikulaj, në të njëjtin ku ndodhi dhe vrasja.

Kamerat e lokalit i kanë fiksuar deri në orën 14:30. Dyshohet se ata kanë shkrepur fotografi dhe video në lokal. Në lokal gjatë kësaj kohe ka qenë edhe vete shënjestra Ardian Nikulaj. Burimet bëjnë të ditur se pas këtyre veprimeve dy të rinjtë janë larguar në drejtim të Greqisë.

Britaniku tjetër, Harry Simpson, i cili ka patur rolin e vëzhguesit të afërt, rezulton së ka mbërritur në 11 Prill dhe pranë lokal “T…” në Rinas.

Shënonte ora 00.56 kur britaniku Simson hipën në makinën “Volkswagen” dhe lëviz për në Lezhë.

Në orët e para të mëngjesit shihet në shëtitoren e Shëngjinit dhe në oren 03:09 shkon te hotel “R…..”.

Të nesërmen deri ditën e vrasjes ka qëndruar në hotel “B…”.

Policia ka marrë në pyetje edhe recepsionistin i cili ka rrëfuer se tre ditë ka paguar nga 30 Euro dhe 5 ditët e tjera nga 30 mijë lekë nata.

Pagesën e ka kryer çdo ditë. Recepsionisti që fliste mirë anglisht e ka kuptuar theksin britanik të klientit. Por nuk e ka regjistruar me pasaportë.

Harry James Simpson ka shtyrë qëndrimin çdo ditë deri pasditen e 19 Prillit.

Ditën e ngjarjes ai ka dalë në orën 09:00 të mëngjesit dhe është kthyer rreth drekës duke i treguar recepsionistit për plumbat te lokali ku kishte qenë dhe ka kërkuar një taksi për të ikur deri në fushë krujë.

Me taksi është nisur në orën 14:30 dhe ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në orën 15:30.

Është filmuar nga kamerat e aeroportit të hyjë në tualet e të ndërrojë rrobat.

Ka bere check-in dhe në 21:34 është fiksuar te pika e kontrollit të pasaportave, ku ka tentuar të kalojë pa e skanuar. Është thirrur nga policët dhe më pas është regjistruar.

Në 19 Prill, Harry ka qëndruar në lokal nga ora 11:33 deri në momentin kur ndodhi vrasja.

Ai shihet të konsumojë disa birra, dhe të luajë bilardo me një të mitur.

Ai flet shpesh në telefon, hyn e del nga lokali.

Nga ana tjetër, i akuzuari si porositës dhe financues, Edmond Haxhia ka hyrë në Shqipëri në 24 Nëntor e ka dalë në 20 Prill nga Rinasi.

Të shpallur në kërkim nga policia:

Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)

Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)

Harry Simson, shtetas britanik

Harriet Bridgeman, shtetase britanike

Thomas Mithan, shtetas britanik

Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)

4 britanikët Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, portugezi Ruben Saravia dhe Edmond Haxhia akuzohen për “Vrasje për Gjakmarrje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./albeu.com/

The post Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Dinamika hap pas hapi e përndjekjes së biznesmenit deri në momentin e vrasjes appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, zbulohet identiteti i plotë i gjashtë të dyshuarve për vrasjen e biznesmenit
Ka kaluar më shumë se një javë nga vrasja e biznesmeni, Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Nikulaj u ekzekutuka me gjakftohtësi nga killeri portugez i porositur nga Edmond Haxhia teksa pinte kafe në lokalin e tij më 19 prill.

Policia po kryen kërkime intensive për gjashtë personat që dyshohet se kanë gisht në ekzekutimin e Nikulajt.

Edmod Haxhia dyshohet se është porositësi, ndërsa Ruben Saraiva, portugezi me origjinë afrikane është autori që kreu vrasjen e Ardian Nikulajt.

Saraiva në bashkëpunim me pesë persona të tjerë mesditën e 19 prillit kryen ekzekutimin e Nikuljat në ambientet e lokalit në pronësi të tij. Top Cannel ka zbardhur identitetet e plota të gjashtë personave, që dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj

Autori që kreu ekzekutimin është shtetasi portugez Ruben Ribeiro Saraiva, i lindur në vitin 1995.

Bashkëpunëtorët janë Edmond Ernest Haxia, i lindur 1985, shtetas shqiptaro-britanik,

Harry James Simson, shtetas britanik i lindur në 1991,

Harriet Bridgeman, shtetase britanike, e lindur në 1995,

Thomas Mithan, shtetas britanik, i lindur në vitin 1988

dhe Steven Paul Hunt shtetas britanik, i lindur në 1974.

Kujtojmë se ditën e djeshme policia gjeti motorin që vrasësi portugez përdori ditën e krimit. Motori u gjet hedhur në lumë në fshatin Kakarriq, në afërsi të banesës së porositesit te vrasjes Edmond Haxhia. Ruben Saraiva, autori portugez i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin dyshohet se është arartisur drejt Greqisë.

Autori mbante një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt dhe i vetëm largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. Plani për ekzekutimin e Ardian Nikulajt, biznesmenit 50-vjeçar nga Lezha ka nisur më shumë se 3 muaj më parë kur Edmond Haxhiaj djali i dajës së Elton Lekstakaj ka udhëtuar nga Britania e Madhe në Drejtim të Shqipërisë.

Haxhiaj ka dhe pasaportë britanike. “Ai ka shkuar në zonë ne Shkodrës ku ka marrë një automjet me qira dhe ka përgatitur planin e ekzekutimit. Më 14 shkurt Haxhia ka udhëtuar nga Shkodra në Rinas ku ka pritur Ruben Saraiva. Ai e ka transportuar në drejtim të Shkodrës, ku ka marrë një shtëpi me qira dhe ka pritur deri ditën kur ka ekzekutuar Nikulajn./albeu.com/

The post Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, zbulohet identiteti i plotë i gjashtë të dyshuarve për vrasjen e biznesmenit appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, si i fshehu gjurmët informatori anglez, pas krimit konsumoi birrë dhe u largua
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj, në Shëngjin.

Harry Simpson njëri prej shtetasve anglez që tashmë është shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit , i cili ka hyrë në Shqipëri me 5 ditë para ngjarjes rezulton të jetë marrë në aeroportin e Rinasit nga shtetasi Edmond Haxhia, porositës dhe organizator i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Sipas Report Tv Haxhia e ka sjellë anglezin deri në qendër të Shëngjinit dhe aty ka marrë një taksi që e ka çuar deri tek hoteli.

Gjatë akomodimit në hotel ai është treguar i kujdesshëm, duke mbajtur kapele dhe duke mos u regjistruar me emër në recepsion me pretendimin se kishte harruar mjetin e identifikimit në mjetin e mikut të tij shqiptar që e kishte marrë në aeroportin e Rinasit, ndërsa ishte paraqitur si turist duke bërë dhe plazh.

Në momentin e ngjarjes ai ka qene brenda lokalit të viktimës dhe menjëherë ka shkuar tek hoteli ku ishte akomoduar duke treguar atë çfarë kishte ndodhur dhe pas konsumimit të një birre ka marrë rrobat dhe është larguar me një taxi drejt aeroportit të Rinasit nga ku udhëtuar më pas drejt Londrës.

Dy ditë më parë drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku zbuloi emrin e porositësit dhe autorit të vrasjes. Edmod Haxhia dyshohet se është porositësi, ndërsa Ruben Saraiva, portugezi me origjinë afrikane është autori që kreu vrasjen e Ardian Nikulajt.

Saraiva në bashkëpunim me pesë persona të tjerë mesditën e 19 prillit kryen ekzekutimin e Nikuljat në ambientet e lokalit në pronësi të tij.

Autori mbante një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt dhe i vetëm largohet qetësisht me motor nga vendngjarja./albeu.com/

The post Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, si i fshehu gjurmët informatori anglez, pas krimit konsumoi birrë dhe u largua appeared first on Albeu.com.