ekzekutime Archives - Albeu.com

OKB: Irani po kryen ekzekutime “në një shkallë alarmuese”
Irani po kryen ekzekutime “në një shkallë alarmuese” dhe vetëm gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti ka vrarë të paktën 419 persona, u tha në raportin e ri të sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Sipas këtij raporti, në Iran ka pasur rritje të dënimeve kapitale për 30 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Shkalla e ekzekutimeve është rritur shumë, veçmas pas nisjes së protestave në Iran të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në Teheran më 2022 në kohën kur ishte në paraburgim për shkak të pretendimeve se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit.

Autoritetet kanë shtypur protestat, duke lënë qindra të vrarë dhe mijëra të plagosur.

Guterres tha në raport se shtatë burra u ekzekutuan lidhur me pjesëmarrjen në protestat që u nxitën nga vdekja e Aminit.

Në të shtatë rastet, informacioni e marra “tregonin vazhdimisht se procedurat gjyqësore nuk përmbushnin kërkesat për një proces të rregullt dhe gjykim të drejtë sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, tha ai.

Të dhënat fillimisht u publikuan në tetor në një raport të Javaid Rehman, raportuesi i posaçëm i OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran.

Në raport u tha se ka dëshmi “se pranimi i fajit është bërë përmes torturës dhe se dënimi me vdekje është zbatuar pasi në procedurat gjyqësore janë shkelur parimet e një gjykimi të drejtë”.

Guterres po ashtu përmendi informacione që ka pranuar agjencia e OKB-së për të drejtat e njeriut në periudhën mes 17 shtatorit të vitit 2022 deri më 8 shkurt të vitit 2023, periudhë që vlerësohet se 20.000 persona ishin arrestuar për pjesëmarrje në protesta.

“Është veçanërisht shqetësuese se shumica e të arrestuarve mund të kenë qenë fëmijë, marrë parasysh raporteve që mosha mesatare e të arrestuarve besohet të jetë 15 vjeç, sipas zëvendëskomandantit të Gardës Revolucionare Islamike”, tha Guterres.

Shefi i OKB-së shprehu shqetësim “për mungesën e transparencës dhe hetimeve të pavarura për shkeljet e të drejtave të njeriut, veçmas në kontekstin e protestave të fundit mbarëkombëtare”.

Ai tha se 239 persona – më shumë se gjysma e personave të ekzekutuar në shtatë muajt e parë të vitit 2023 – raportohet se u ndëshkuan me dënimin kapital për krime të lidhura me drogën.

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka thënë se regjimi në Teheran ekzekuton më shumë njerëz sesa të gjitha shtetet në botë, përjashtuar Kinën, dhe burgjet e këtij shteti i ka përshkruar si “fushë të vrasjeve”.

The post OKB: Irani po kryen ekzekutime “në një shkallë alarmuese” appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimet e të burgosurve, Bashkimi Europian sanksione të reja ndaj Iranit
Bashkimi Europian pritet të miratojë sanksione të reja ndaj Iranit. Diplomatët evropianë thanë se sanksionet pasojnë shtypjen e protestave në Iran nga autoritetet dhe furnizimin me dronë të Rusisë për t’u përdorur në konfliktin me Ukrainën.

Vendimi vjen pasi ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian u shprehën të tronditur për ekzekutimin e të burgosurit të dytë pjesëmarrës në protestat kundër qeverisë. Majidreza Rahnavard u var publikisht në një vinç ndërtimi, si një paralajmërim për të tjerët. Ai u dënua për krimet gjatë protestave kombëtare që sfiduan teokracinë e Iranit.

Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borrel tha se ai kishte biseduar me ministrin e Jashtëm të Iranit lidhur me reagimin e Teheranit ndaj protestave dhe për ekzekutimin e fundit. Zoti Borell tha se “nuk kishte qenë një bisedë e lehtë”.

Para takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel, zoti Borell tha se ndaj Iranit do të miratohet një paketë shumë e ashpër sanksionesh.

“Ekzekutimi i dytë nga Irani. Bisedova me ministrin e jashtëm për këtë dhe i shpreha shqetësimin e Bashkimit Europian, që ne dënojmë këtë akt, si dhe e njoftova për saksionet, që do të miratohen sot, për arsye humanitare dhe për shkak të mbështetjes që po jep Irani për Rusinë. Irani këmbëngul se nuk i ka dërguar dronë Rusisë pas nisjes së luftës dhe se nuk planifikon t’i dërgojë raketa. Të shohim”, tha zoti Borrel.

Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e cilësoi ekzekutimin si një përpjekje të dukshme për të frikësuar iranianët.

“Njerëzit po ekzekutohen jo se kanë kryer krime, por sepse po u japin zë në rrugë, bindjeve të tyre. Vetëm sepse ata duan të jetojnë në liri si ne. Priten ekzekutime të tjera, më shumë përpjekje për të frikësuar iranianët. Ne po e ndjekim situatën në Iran dhe duam ta bëjmë të qartë se ne jemi në krah të njerëzve të pafajshëm të Iranit. Sot kemi ndërmarrë një paketë të re sanksionesh, si një përgjigje ndaj këtyre krimeve të tmerrshme”, tha zonja Baerbock .

“Një person tjetër është ekzekutuar në Iran sepse ka protestuar. Nuk ka asnjë dyshim se do të zgjerojmë paketën e sanksioneve për ata që janë përgjegjës mbi reagimin e papranueshmë ndaj protestave në Iran. Po ashtu, edhe në vazhdim të shqetësimit për furnizimin me dronë të Rusisë, që po përdoren ndaj civilëve në Ukrainë”, tha Simon Coveney, ministër i Jashtëm Irlandës .

Irani është një nga vendet që kryen numrin më të lartë të ekzekutimeve. Ekzekutimi i të burgosurve bëhet kryesisht me varje. Iran ekzekutoi të burgosurin e parë të arrestuar gjatë protestave, të enjten e kaluar./VOA

The post Ekzekutimet e të burgosurve, Bashkimi Europian sanksione të reja ndaj Iranit appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimet në Shqipëri, kush i porosite vrasjet me pagesë nga Belgjika? Rrëfimi i të penduarit
Arrestimi i dy vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj çoi në zbulimin e një grupit vrasësish me pagesë dhe zbardhjen e disa krimeve që dolën në dritë nga dëshmia e tyre.

Dy vëllezërit Beqiraj u përfshinë në një incident të dielën e 2 Tetorit 2022 në autostradën Durrës-Tiranë në vendin e quajtur “Koxhas”.

Në komunikatën e Policisë së Durrësit, një ditë më pas, pra të hënën, thuhet se Indrit dhe Gentjan Beqiraj “duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar”. Më pas Indrit Beqiraj ka bërë kallëzim për këtë ngjarje, duke përmendur emrin e Pëllumb Muharremit, pasi sipas tij, ai dyshonte se u mor peng pikërisht nga njerëzit e Rrumit, pasi këta të fundit mendonin se Indriti po i vëzhgonte. Por çfarë ka thënë Indrit Beqiraj në polici për këtë incident, e që më pas hapi “Kutinë e Pandorës” duke zbuluar një grup vrasësish me pagesë dhe porosi të dhëna për të kryer eliminime fizike./ Tv Klan/

The post Ekzekutimet në Shqipëri, kush i porosite vrasjet me pagesë nga Belgjika? Rrëfimi i të penduarit appeared first on Albeu.com.

Akuzoheshin se vranë burrat e tyre, ekzekutohen tre gra në Iran
Foto ilustruese

Autoritetet iraniane vranë tre gra të mërkurën për vrasjen e burrave të tyre. BBC shkruan se sipas Grupit të të Drejtave të Njeriut në Iran, ata ishin mes 32 personave të ekzekutuar javën e kaluar.

Autoritetet besohet se kanë rritur ndjeshëm përdorimin e dënimit me vdekje, duke ekzekutuar dy herë më shumë njerëz këtë vit sesa në të kaluarin. Grupet e të drejtave raportojnë se Irani gjithashtu ekzekuton më shumë gra se çdo vend tjetër, shumica e të cilave mendohet se janë shpallur fajtore për vrasjen e burrave të tyre.

Të mërkurën, Grupi i të Drejtave të Njeriut në Iran thotë se ish-nusja Soheila Abadi u var në burg pasi u dënua për vrasjen e burrit të saj pasi u martua me të 10 vjet më parë kur ajo ishte 15 vjeç. Gjykata e ka thënë se motivi i vrasjes kanë qenë “mosmarrëveshjet familjare”. Dy gra të tjera të ekzekutuara të mërkurën ishin dënuar gjithashtu për vrasjen e burrave të tyre./albeu.com

The post Akuzoheshin se vranë burrat e tyre, ekzekutohen tre gra në Iran appeared first on Albeu.com.

SHBA-ja dënon deklaratat e talebanëve për rikthimin e ekzekutimeve
Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër deklaratat e një zyrtari taliban, i cili ka thënë se, grupi militant do të rikthejë dënimet me ekzekutim dhe amputim të gjymtyrëve.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price tha të premten (24 shtator) se, veprimet e tilla do të përbënin shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Më herët, Uashingtoni ka thënë se çdo njohje e mundshme e legjitimitetit të qeverisë së re të udhëhequr nga talibanët në Afganistan do të varet nga respektimi i të drejtave të njeriut.

“Ne po vëzhgojmë nga afër”, tha Price.

Një nga themeluesit e talibanëve dhe zbatuesi kryesor i interpretimit të ashpër të ligjit islamik, kur kanë sunduar ata për herë të fundit në Afganistan, ka thënë se lëvizja e linjës së ashpër do të kryejë ekzekutime dhe amputime të duarve, ndonëse jo në publik.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Associated Press, Mullahu Nooruddin Turabi, ka paralajmëruar botën kundër ndërhyrjes te udhëheqësit e rinj të Afganistanit.

“Secili na ka kritikuar në të kaluarën për ndëshkimet në stadium, mirëpo ne nuk i kemi diskutuar kurrë ligjet e tyre dhe ndëshkimet”, ka thënë Turabi për agjencinë e lajmeve Associated Press, duke folur nga Kabuli.

“Askush nuk do të na tregojë se cilat duhet të jenë ligjet tona. Ne do ta ndjekim Islamin dhe do t’i bazojmë ligjet tonë në Kuran”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara dhe aletatët filluan tërheqjen nga Afganistani në muajin maj të vitit 2021 dhe e përmbyllën në fund të muajit gusht. Talibanët e morën shpejt kontrollin e vendit. Ata tashmë kanë prezantuar një kabinet qeveritar të udhëhequr nga grupi militant.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkuara.

Luftimet prej vitit 2001 kanë rezultuar me kosto të madhe njerëzore: 2,455 ushtarë amerikanë, rreth 66,000 trupa afgane, më shumë se 47,000 civilë të vrarë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se Afganistani është në mesin e vendeve “më të përgjakshme në botë për civilët”./REL

The post SHBA-ja dënon deklaratat e talebanëve për rikthimin e ekzekutimeve appeared first on Albeu.com.