ekuipazhi Archives - Albeu.com

Rrëzohet një helikopter i ushtrisë së Bosnjës, ekuipazhi shpëton
Një helikopter i Forcave të Armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës u rrëzua të mërkurën në zonën e liqenit Jabllanica, në jug të Bosnje dhe Hercegovinës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit Hercegovinë-Neretva.

“Në helikopter ishin katër anëtarë të ekuipazhit. Sipas informacioneve fillestare, tre prej tyre nuk janë lënduar, ndërsa njëri ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha zëdhënësi Ludevit Mariq.

Sipas tij, shkaku i aksidentit nuk dihet ende, ndërsa hetimet në lidhje me të, do të rezultojnë me më shumë detaje.

Forcat e Armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës kanë në dispozicion më shumë se 40 helikopterë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Midis tyre janë 35 helikopterë Mi-8, që janë prodhuar më shumë se 40 vjet më parë në Bashkimin e atëhershëm Sovjetik.

Më herët është paralajmëruar se ata do të hiqen nga përdorimi, për shkak të vjetërisë dhe pamundësisë për t’i mirëmbajtur.

Në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan Bosnje dhe Hercegovinës katër helikopterë të rinj Bell, me vlerë rreth 35 milionë euro.

Njëri prej tyre u rrëzua dhe u dëmtua në prill të vitit 2022, gjatë një stërvitjeje./Rel/

The post Rrëzohet një helikopter i ushtrisë së Bosnjës, ekuipazhi shpëton appeared first on Albeu.com.

Kush i la xhamat hapur? Avioni bën ulje të detyruar, ekuipazhi nuk po kuptonte nga vinte i ftohti
Një ngjarje e pazakontë raportohet nga mediat angleze ku një avjon komercial arriti në rreth 4200 metra lartësi përpara se dikush të kuptonte se diçka nuk shkonte.

Dega e hetimit të aksidenteve ajrore raportoi se aeroplani u ngrit në nivelin 14.000 feet (4267 metra) teksa pasagjerët kuptuan se nuk kishte dritare.

Avioni u nis nga Aeroporti Stansted i Londrës për në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos me një ekuipazh prej tre pilotësh, një inxhinier, një ngarkues, gjashtë pjestarë të kabinës dhe nëntë pasagjerë.

Por pak pas nisjes, disa pasagjerë vunë re se kabina e avionit dukej edhe më e ftohtë dhe më e zhurmshme se zakonisht, sipas raportit. Avioni vazhdoi të ngjitej në një lartësi prej 4200 metrash dhe shenjat e rripit të sigurimit u fikën, thuhet në buletin.

Pikërisht në këtë pikë ngarkuesi eci drejt pjesës së pasme të aeroplanit dhe vuri re një rritje të konsiderueshme të zhurmës së kabinës, duke thënë se ishte “mjaft e lartë sa të dëmtonte dëgjimin tuaj”, sipas raportit.

Ekuipazhi i fluturimit vendosi të ndalojë ngjitjen e aeroplanit dhe të zvogëlojë shpejtësinë e ajrit, pavarësisht se nuk u shfaq asnjë problem në kuvertën e fluturimit dhe funksionimin normal të sistemit të presionit të avionit, thuhet në buletin.

Pasi pasagjerët kishin zbritur dhe avioni u parkua dhe u mbyll, ekuipazhi e inspektoi aeroplanin nga jashtë dhe zbuloi se dy xhamat e dritareve të kabinës mungonin dhe një i tretë ishte hequr.

The post Kush i la xhamat hapur? Avioni bën ulje të detyruar, ekuipazhi nuk po kuptonte nga vinte i ftohti appeared first on Albeu.com.

NASA do të kthehet sërish në hënë pas 50 vitesh, për herë të parë një grua anëtare e ekuipazhit
Katër astronautë, mes tyre një grua, do të drejtojnë një mision drejt hënës, njoftoi të hënën agjencia amerikane e hapësirës, NASA. Ekuipazhi i përbërë nga tre amerikanë dhe një kanadez u prezantua gjatë një ceremonie në Hjuston, ku ndodhet edhe qendra e kontrollit të misionit. “Ky është ekuipazhi i njerëzimit”, tha shefi i agjencisë NASA, Bill Nelson.

Katër astronautët do të jenë të parët që do të fluturojnë në kapsulën Orion të NASA-s, duke u lëshuar në majë të një rakete nga Qendra Hapësinore Kennedy, jo më herët se fundi i vitit 2024.

Ata do të fluturojnë përreth hënës në një hark kohor prej dhjetë ditësh dhe do të kthehen në Tokë, një prelud i uljes në hënë nga dy astronautë të tjerë një vit më vonë.

Komandant misioni është Reid Ëiseman. Me të do të fluturojnë aviatori afrikano-amerikan Victor Glover; Christina Koch, e cila mban rekordin botëror për fluturimin më të gjatë në hapësirë nga një grua; dhe Jeremy Hansen nga Kanadaja. Të gjithë janë veteranë të hapësirës, përveç zotit Hansen.

“Kjo është një ditë e rëndësishme. Kemi shumë për të festuar dhe është shumë më tepër se katër emrat e shpallur”, tha zoti Glover.

Ky është ekuipazhi i parë i fluturimeve drejt hënës që përfshin një grua dhe një individ që nuk është nga Amerika, si dhe ekuipazhi i parë i misionit të ri nga NASA që quhet Artemis.

Në fund të vitit të kaluar, një kapsulë Orion pa njerëz fluturoi drejt hënës dhe u kthye në tokë, duke përfunduar me sukses një provë të shumëpritur.

Gjatë misioneve Apollo nga viti 1968 deri në vitin 1972, NASA dërgoi në hënë 24 astronautë. Dymbëdhjetë prej tyre zbritën në sipërfaqen hënore. Që të gjithë ishin pilotë testimi të trajnuar nga ushtria amerikane, përveç zotit Harrison Schmitt të misionit Apollo 17, një gjeolog që e mbylli atë epokë të zbarkimit në hënë së bashku me të ndjerin Gene Cernan.

Nëse misioni i parë shkon mirë, NASA synon që brenda vitit 2025 të ulë në hënë dy astronautë. NASA e bëri përzgjedhjen e ekuipazhit mes 41 astronautëve, ndërsa Kanadaja kishte katër kandidatë./VOA

The post NASA do të kthehet sërish në hënë pas 50 vitesh, për herë të parë një grua anëtare e ekuipazhit appeared first on Albeu.com.

Kërcënoi me thikë personat në bord dhe ekuipazhin, aeroplani në SHBA bën uljen e detyruar
Një aeroplan që fluturonte nga Cincinnati drejt Tampas në SHBA  u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një person tmerroi pasagjerët duke i kërcënuar dhe rrezikuar jetën e tyre me një mjet prerës.

Tim Turner, një zëdhënës i aeroportit të Atlantës, tha se pasagjeri i paidentifikuar kishte kërcënuar se do të godiste me thikë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në aeroplan.

Nuk ishte menjëherë e qartë se si burri kishte mundur të fuste një prerës kutie në aeroplan pasi prerëset e kutive ishin të ndaluara në aeroplan që nga rinovimi i madh i sigurisë së aeroportit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, kur katër fluturime të brendshme u komanduan nga anëtarët e Al Kaedës që mbanin kuti prerëse.

Sakaq, pasagjeri u arrestua të premten mbrëma dhe avioni u ul i sigurt në Atlanta, ndërsa sipas linjës ajrore, nuk pati të lënduar në pasagjerë apo anëtarë të ekuipazhit.

The post Kërcënoi me thikë personat në bord dhe ekuipazhin, aeroplani në SHBA bën uljen e detyruar appeared first on Albeu.com.

Irani do të lirojë ekuipazhin e dy cisternave greke të sekuestruara
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz, tha se Irani po përdor mbi 10 ndërtesa ushtarake në Siri për të prodhuar raketa të avancuara dhe armë.

Për vite me radhë, Izraeli ka kryer sulme në Siri ndaj atyre që i përshkruan si shënjestra të lidhura me Iranin.

Duke folur në një konferencë në Nju Jork, Gantz prezantoi një hartë që ai tha se paraqesin ndërtesat ushtarake të Centre D’Etudes et de Recherches Scientifiques (CERS), agjenci qeveritare siriane, që sipas tij është e përfshirë në prodhimin e raketave dhe armëve për Iranin.

“Irani e ka shndërruar CERS-in në vend për prodhimin e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, në prodhimin e raketave precize dhe armëve, që i jepen Hezbollahut dhe grupeve të afërta me të. Me fjalë të tjera, CERS është bërë një fabrikë për armë të avancuara dhe strategjike të Iranit”, tha Gantz.

Sulmet ajrore, që i janë atribuuar Izraelit, së fundmi janë intensifikuar në aeroportet siriane, me qëllim që të pengojnë Teheranin që të përdorë linjat ajrore për dërgimin e armëve tek aleatët në Siri dhe Libi, përfshirë edhe Hezbollahun, kanë thënë për Reuters burime rajonale diplomatike dhe të inteligjencës.

Sulmet ajrore izraelite vazhdimisht kanë goditur zonën e Masjafit, në veriperëndim të Sirisë, ku sipas Gantzit, gjenden ndërtesat nëntokësore për prodhimin e armëve. Sipas ministrit izraelit, këto armë kërcënojnë Izraelin dhe rajonin.

“Masjafi veçanërisht përdoret për prodhimin e raketave të avancuara”, tha ai.

Gantz shtoi se Irani po ashtu po punon për të ndërtuar industri të prodhimit të armëve dhe raketave në Libi dhe Jemen.

“Nëse nuk ndalet ky trend, brenda një dekade do të ketë industri të avancuara iraniane në mbarë rajonin, të cilat do të prodhojnë armë dhe do të shpërndajnë terror”, tha ai.

As Irani dhe as Siria ende nuk kanë komentuar për këto deklarata të bëra më 12 shtator nga ministri izraelit. Por, në të kaluarën Damasku ka refuzuar të komentojë akuza të ngjashme dhe Teherani po ashtu ka mohuar se ka ngritur ndërtesa për prodhimin e armëve në mbarë Lindjen e Mesme./REL/

The post Irani do të lirojë ekuipazhin e dy cisternave greke të sekuestruara appeared first on Albeu.com.