ekuador Archives - Albeu.com

Beteja e përditshme në frontin e drogës në Ekuador: Grupet kriminale bashkëpunojnë me mafian shqiptare dhe kartelet meksikane
Në qytetin ekuadorian Durán, të mbushur me narkotikë dhe banda kundërshtare, kapiteni i policisë Jean Carlos Bustamante e di me saktësi se çfarë e pret. Rreziku nuk vjen vetëm nga kriminelët që vrasin e ndonjëherë copëtojnë rivalët, por edhe nga tradhtia brenda sistemit.

“Brenda njësisë sonë, në aparatin shtetëror e në politikë ka shumë njerëz të këqij”, shprehet ai. “Janë të shumtë të korruptuarit, të paguarit nga bandat”.

Kapiteni, në moshën 34-vjeçare, është më i moshuari midis kolegëve të tij të përzgjedhur me kujdes, të cilët i konsideron të vetmit të besueshëm. Ai lëviz ende me reflekset e një ish-pjesëtari të forcave speciale.

Ndërsa nata afrohet, ai udhëheq skuadrën në një lagje të varfër. Aty grilat metalike mbulojnë dritaret dhe banorët nuk flasin nga tmerri. Kjo zonë është bastioni i një grupi kriminal të quajtur Los Aguilas – Shqiponjat.

I pyetur se çfarë ndodh nëse banorët guxojnë të flasin kundër bandës, kapiteni përgjigjet shkurt: “I vrasin. Ja pse nuk flasin kurrë”.

Operacioni i radhës synon një shtëpi të braktisur, ku dyshohet se fshihen armë. Personat e armatosur rrallë i mbajnë ato në banesat e tyre. Skuadra e tij, e blinduar rëndë, ngjitet pas murit dhe hyn me forcë duke përdorur një dash metalik.

Brenda u gjetën dy pistoleta – njëra e konsumuar nga ndryshku, kurse tjetra gati për përdorim – si dhe municione për pushkë sulmi.

Kapiteni është i kënaqur. “Së pari, jemi të sigurt. Së dyti, bandave u hoqën dy armë”, shpjegon ai.

Mirëpo kjo mbetet një fitore modeste në një konflikt të pafund. Ai e pranon hapur se grupet kriminale disponojnë “armë të shumta dhe para shumë më tepër sesa shteti”.

Rreziqet i njeh përmendsh, pasi ka humbur tashmë tre miq të ngushtë gjatë kësaj përplasjeje. Ai vetë ka hequr dorë nga frika shumë kohë më parë, por prindërit e tij jo.

“Mamaja më thotë të kem kujdes se mund të vdes atje. Babai më telefonon vazhdimisht dhe pyet nëse jam mirë, i kërkon të them se jam mirë”, rrëfen ai.

Nga rrugicat e maskuara të Duránit deri në pikat e nxehta të Londrës dhe kryeqyteteve të tjera, mund të vizatohet një vijë e qartë përmes dollarëve dhe jetëve të këputura.

Sipas presidentit Daniel Noboa, afërsisht 70% e kokainës që vërshon në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara kalon tranzit nga Ekuadori.

Lënda narkotike vjen nga Kolumbia dhe Peruja fqinje, dy prodhuesit më të mëdhenj në botë. Bandat vendase, fuqimisht të lidhura me kartelet meksikane e grupe mafioze shqiptare, drejtojnë kontrabandën duke përfituar nga kontrollet e dobëta kufitare, forcat e sigurisë me fonde të pakta dhe vija bregdetare e gjerë e Paqësorit.

Kështu, ajo që dikur njihej si një parajsë e qetë turistike, në më pak se dhjetë vjet u kthye në një vend të përndjekur nga vrasjet.

Vitin e kaluar, shkalla e vrasjeve ishte ndër më të lartat në botë, me mbi 9200 persona të vrarë, sipas Ministrisë së Brendshme. Kjo pavarësisht goditjeve të ashpra të Presidentit Noboa në dy vitet e fundit.

Kritikët thonë se efektet e këtyre aksioneve ishin të kundërta: bosët kryesorë u arrestuan, çka çoi në përçarje por edhe shumëfishim të bandave.

Shumë banorë tani janë të bindur se beteja kundër këtyre grupeve nuk mund të fitohet kurrë.

Kapiten Bustamante refuzon të dorëzohet. Gjatë një operacioni tjetër, qëndron në pritë duke vëzhguar rrugicat nga lart me anë të një droni. Vë re tre figura që sillen buzë një këndi lojërash: “mikrotrafikantë” të kapur në flagrancë, siç deklaron ai. Ata gjenden në fund të zinxhirit kriminal, duke shitur sasi minimale, jo me kilogramë.

Shumë shpejt, kapiteni shkon me ekipin në banesën e të dyshuarve. Dera goditet përsëri dhe brenda pak çasteve, policia gjendet në kuzhinë. Një grua në moshë të mesme proteston, ndërsa një vajzë e re pëlcet në vaj.

Pa energji elektrike, oficerët lëvizin nëpër dhoma me elektrikë, hapin dollapë dhe ngrenë dyshekët. Në katin e sipërm, zbulojnë një fshehtësi pas një dritareje. Një i dyshuar del dhe ndalohet, dy prangosen në një tjetër dhomë. Të gjithë mohojnë akuzat.

Pak më tutje, kapiteni zbulon pako letre me shkronjën “H” të fshehura në një vazo. Ato përmbajnë një përzierje varësish, me gjurmë heroine, që shitet nga trafikantët e zonës për 1 dollar copa.

Njëri prej të arrestuarve akuzohet dhe nëse shpallet fajtor, rrezikon pesë vjet burgim. Dy të tjerët lirohen nga prokurorët. Zyrtarë të lartë thonë se kjo përsëritet shpesh dhe fajësojnë korrupsionin në sistemin gjyqësor dhe atë të prokurorisë.

Koloneli Santiago Gavilanes, zëvendëskomandanti i policisë së Durán, thotë: “Ne i burgosim dhe ata i lirojnë. Këtë e dimë sepse gjatë bastisjeve të tjera i kapim përsëri. Disa prej tyre, të liruar, vrasin dhe lënë jetimë”. Ai shton se bandat kanë shuma të mëdha parash për të “blerë ligje, gjyqtarë e politikanë”.

Një shembull i fuqisë blerëse të tyre vjen nga një tjetër oficer, në një vendndodhje që nuk mund ta zbulojmë për sigurinë e tij. Ai tregon se e kishin kontaktuar dy herë me ofertën e një ryshfeti aq të madh sa “do të dilte në pension menjëherë”, por ai e refuzoi.

Dikush, ndoshta një koleg, u kishte njoftuar bandës çdo hollësi rreth punës së tij. “S’e di asnjëherë kush është duke të vëzhguar”, tha ai, një frazë që e dëgjuam shpesh gjatë qëndrimit tonë në Durán.

Në sheshin e lojërave, pas një tjetër dite të gjatë me jelek antiplumb, kapiteni pranon se ndihet i stërmunduar, por “kjo është puna ime. Besoj se mund ta fitojmë këtë luftë. Duhet ta bëjmë”.

Teksa bisedojmë, raportohet se një nga udhëheqësit kryesorë të bandës së zonës është parë afër. “E dimë se ai kontrollon trafikantët, por pa gjurmë apo prova, s’kemi shkaqe për ta arrestuar”, sqaron ai.

Megjithatë, policia vendase këmbëngul se po bën ndryshime. Sipas tyre, numri i vrasjeve në Durán u përgjysmua në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Ato shtojnë se progresi duket edhe nga rrugët që nuk janë më të zbrazëta pas orës shtatë të mbrëmjes, si dhe nga fakti që nuk gjenden më kufoma me koka të prera apo gjymtyrë të copëtuara.

“Kemi arritur t’i mbajmë bandat të përmbajtura”, thotë kolonel Gavilanes. “Rimarrja e kontrollit të plotë do të jetë një punë afatmesme”.

Në një tjetër skenë, kriminelët duket se e mbajnë nën fre vetë policinë. Përmes një lidhjeje, u takuam me një bandë lokale në territorin e tyre, rreth një orë larg qytetit. Udhëheqësi i tyre, të cilin po e thërrasim Jonathan, na deklaroi se kishte katër oficerë në listën e pagave të tij.

“Sa herë do të ketë një operacion, më lajmërojnë me telefon”, tha ai. “Më thonë t’i fsheh gjërat dhe të largohem. Kështu kur arrijnë, nuk gjejnë asgjë”. Këto sinjalizime paraprake i kushtojnë rreth 1500 deri 2000 dollarë në muaj.

Jonathan është 37 vjeç, vetëm pak vjet më i madh se Bustamante, por rrethanat e kanë vendosur në anën tjetër të barrikadave. Ai rrëfen se iu bashkua një bande në moshën 18-vjeçare për të siguruar ushqim.

Së bashku me të tjerët, të gjithë fytyrat e mbuluara, shëtisnin hapur në mes të ditës me armë në duar, duke përfshirë një pushkë gjysmëautomatike dhe pistoleta. Anëtari më i ri aty ishte një 17-vjeçar i dobët, i pajisur me jelek antiplumb dhe shuall sheshash.

Biseda me Jonathanin u zhvillua në një dhomë të vogël të një shtëpie të thjeshtë, me ndihmësit e tij të grumbulluar brenda. Hapësira ishte pothuajse e zënë krejt nga një shtrat.

Ai pranoi pa hezitim se ishte edhe trafikant, edhe vrasës. Kur e pyeta sa jetë kishte marrë, përgjigjja ishte e saktë dhe e ftohtë: “Deri tani, po gjashtë, mbase tetë. Nuk e mbaj mend tamam”. E tha ndërsa mbante pistoletën në prehër, me tytën e drejtuar nga unë.

Jonathan pretendon se banda nuk prek civilët e pafajshëm, por vetëm rivalët që tentojnë t’i zhvendosin. “Ata duan të hyjnë me forcë, vijnë duke vrarë njerëz dhe ne u kundërpërgjigjemi. E rëndësishme tani është të eliminojmë bandën tjetër”, tha ai.

Ndërsa flisnim, banorë lokalë, përfshirë fëmijë, ishin mbledhur pranë derës, por ai nuk e shihte si problem. Sipas të dhënave nga aktivistët e të drejtave në Ekuador, djemtë rekrutohen në botën e krimit që në moshën 12-vjeçare dhe në moshën 15-vjeç mund të kthehen në vrasës me pagesë.

Jonathan nuk kërkoi ndjesë që u jep armë adoleshentëve apo që shet kokainë në lagjen që pretendon se mbron. Ai është i bindur se trafiku i drogës është i pathyeshëm.

“Mendoj se kjo punë s’ka për të marrë fund”, deklaroi ai. “Nëse na mbyllin ne, del një tjetër bandë, e nëse e mbyllin atë, prapë del një tjetër”.

Ai e pret vdekjen ashtu siç ka jetuar: me armë në dorë. “Vdekja paguhet me vdekje. Por nëse vijnë të më vrasin, s’do t’ua bëj të lehtë”, tha ai.

Dy net më pas, në Durán, u dëshmuam sesi bandat lajnë hesapet mes tyre. Trupi i një burri ishte i dukshëm në dritat vezulluese të policisë, i shtrirë ku kishte rënë afër një motorri. Gëzhojat ende mbulonin tokën. Fqinjët vështronin, shumica pa zë.

Një burrë dhe një grua përqafoheshin duke qarë – familjarë të viktimës.

Policia dyshonte për një sulm hakmarrës mes bandash rivale. Ekipi i mjekësisë ligjore ngriti kufomën mbi një barrelë dhe e vendosi në furgonin frigoriferik, ku ndodhej tashmë një trup tjetër – cikli i dhunshëm përsëritej sërish.

Një dëshmitar pranoi të fliste, por me kusht anonimiteti. “Ai e kishte një plumb në shpinë që më parë. Kur u rrëzua, e qëlluan në kokë. Gjashtë herë e goditën, dy persona mbi një motor”, rrëfeu ai.

“Tani jemi mësuar, sepse kështu ndodh përditë. Mund të dalësh dhe të gjesh një plumb të humbur. S’mund të dalësh as të flasësh me miqtë apo familjen, se dikush mund të të qëllojë”, shtoi ai.

Nuk pret që lufta e presidentit kundër bandave të sjellë ndonjë ndryshim. “Kriminelët janë si hije, shfaqen ku të duan”, pëshpëriti ai.

Më pas u zhduk, duke u tretur në ajrin e ngrohtë të natës.

The post Beteja e përditshme në frontin e drogës në Ekuador: Grupet kriminale bashkëpunojnë me mafian shqiptare dhe kartelet meksikane appeared first on Albeu.com.

Shkatërrohet karteli shqiptar i kokainës në Ekuador/ 16 të arrestuar, sekuestrohen mbi 7 tonë drogë
Policia Kombëtare e Kolumbisë ka njoftuar se ka shkatërruar një organizatë kriminale e lidhur me mafian shqiptare që vepronte në provincat e Guayas, Pichincha dhe El Oro. Operacioni rezultoi në 16 arrestime, 26 bastisje dhe sekuestrimin e 7.64 tonë drogë, të cilën autoritetet e vlerësojnë të ketë një vlerë tregu prej 346 milionë dollarësh në Evropë.

Hetimi zgjati për më shumë se një vit dhe filloi në tetor 2024, pas një operacioni në sektorin Barbones të provincës El Oro, ku agjentët sekuestruan gjysmë ton substanca të paligjshme dhe arrestuan tre persona. Që nga ajo pikë, policia koordinoi veprimet me Europolin, autoritetet në Holandë dhe Belgjikë, si dhe DEA-n. Ndërkohë, Ministri i Brendshëm John Reimberg shpjegoi se organizata po dërgonte dërgesa të kontaminuara nga portet ekuadoriane në destinacione të ndryshme në Evropë.

“Njëzet e gjashtë bastisje u kryen në provinca të ndryshme të Ekuadorit, duke rezultuar në arrestimin e 16 personave”, deklaroi ai pas operacionit. Operacioni i koordinuar ndërkombëtar çoi në sekuestrimin e një sasie droge në Evropë.

Hetimet identifikuan lidhje të drejtpërdrejta me shtetas shqiptarë të konsideruar si objektiva prioritarë në operacionet e njëkohshme në Spanjë. Operacionet paralele në Holandë rezultuan në sekuestrimin e 2.5 tonë drogë në Operacionin Victoria, me pesë arrestime të kryera, përfshirë shtetas holandezë dhe rumunë.

Më pas, në Operacionin Victoria II, autoritetet holandeze sekuestruan 1.2 tonë shtesë pa bërë asnjë arrestim. Në një operacion tjetër, u konfiskuan 3.2 ton dhe u arrestuan 3 shtetas shqiptarë. Në total, veprimet në territorin evropian përbënin 7.64 ton të raportuar. Reimberg pohoi se ndikimi ekonomik kundër organizatës tejkalon 346 milionë dollarë.

Në bastisjet e kryera në Ekuador, policia sekuestroi 14 automjete luksoze, 20 telefona celularë, armë zjarri, bizhuteri dhe më shumë se 800,000 dollarë para të gatshme të gjetura në shtëpitë e lidhura me rrjetin. Midis të arrestuarve në operacion është Hernán Ruilova, i kapur në Machala. Sipas ministrit, ai ishte pjesë e organizatës përgjegjëse për kontaminimin e dërgesave me destinacion Evropën. Ish-anëtari i asamblesë Salomón Padua u arrestua gjithashtu; sipas Reimberg, ai është pjesë e grupit nën hetim për krim të organizuar dhe trafik droge, informon media ekuadoriane.

“Ata të gjithë janë pjesë e këtij hetimi të gjatë që ka rezultuar në arrestimin e këtyre njerëzve”, tha zyrtari.

Ministri konfirmoi se agjentë nga Europoli, Policia e Antverpit, njësia kombëtare e hetimeve të Holandës dhe DEA morën pjesë në një qendër operacionesh të ngritur në vend për të monitoruar ndërhyrjen. Ai njoftoi gjithashtu se operacione në shkallë të gjerë do të kryhen në katër provinca midis 15 dhe 30 marsit, nën gjendjen e jashtëzakonshme dhe shtetrrethimin e shpallur nga president

The post Shkatërrohet karteli shqiptar i kokainës në Ekuador/ 16 të arrestuar, sekuestrohen mbi 7 tonë drogë appeared first on Albeu.com.

I vranë shokun e skuadrës pak ditë më parë, ish-sulmuesi i Sitit dhe Interit mbyll karrierën: Nuk dua të dëgjoj më për futbollin
Ngjarja e rëndë në Ekuador, ku u vra në një atentat në mes të rrugës futbollisti Mario Pineida, ka tronditur opinionin sportiv në këtë vend dhe jo vetëm.

Të gjithë futbollistët e Barcelona Guajakuil, klubit ku bënte pjesë lojtari 33-vjeçar, janë duke menduar largimin pas kësaj ngjarje në të cilën mbeti e vrarë edhe gruaja e tij.

Një prej tyre është edhe një emër i njohur në futbollin europian, sulmuesi Felipe Kaisedo.

Lojtari 37-vjeçar, i lindur dhe rritur pikërisht në Guajakuil, mendonte se do të kalonte edhe disa vite në klubin e qytetit të tij, por kjo ngjarje ka bërë që ish-futbollisti i klubeve me emër si Mançester Siti, Sporting, Lacio e Inter, të vendosë mbylljen e karrierës.

“Gjëja më e mundshme është që të tërhiqem. Nuk mendoj të vazhdoj më. Vdekja e Mario Pineida më ka ndikuar thellësisht dhe nuk dua të di më asgjë për futbollin. Nuk do qëndroj më në këtë klub.

Kur vendosa të vija, mendova me zemër dhe jo me kokë. Nëse do të mendoja me kokë, padyshim që nuk do vija”, tha futbollisti duke zbuluar vendimin e tij.

The post I vranë shokun e skuadrës pak ditë më parë, ish-sulmuesi i Sitit dhe Interit mbyll karrierën: Nuk dua të dëgjoj më për futbollin appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik/ Nëntë persona humbin jetën, mes tyre edhe dy fëmijë (FOTO)
Ditën djeshme, nëntë persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në Ekuadorin perëndimor, pasi një kamion dhe një makinë u përplasën ballë për ballë.

Sipas mediave lokale, bëhet me dije se mes viktimave janë edhe dy fëmijë të moshës gjashtë dhe 11-vjeç.

“Dyshojmë për shkelje të korsisë“, u tha gazetarëve Juan Carlos Martillo, një hetues në Komisionin e Trafikut Ekuadorian.

Martillo tha se, duke pasur parasysh numrin e viktimave, supozohet se të paktën një nga automjetet mbante një numër të tepërt pasagjerësh.

Aksidentet rrugore janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes në Ekuador.

Shifrat zyrtare tregojnë se vetëm midis janarit dhe majit 2025, pati 4,756 aksidente trafiku me 565 viktima në kombin e Amerikës së Jugut.

Vitin e kaluar pati rreth 2,300 vdekje në aksidente rrugore, ku mbi një e treta i atribuohen mungesës së përvojës ose pakujdesisë së shoferëve.

The post Aksident tragjik/ Nëntë persona humbin jetën, mes tyre edhe dy fëmijë (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Operacion anti-drogë në Ekuador dhe Spanjë/ Shkatërrohet grupi i transportit të kokainës, mes të arrestuarve edhe shqiptarë!
Një organizatë kriminale u shkatërrua pas një operacion i kryer nga Policia Kombëtare e Ekuadorit në koordinim me autoritetet spanjolle. Operacioni, i quajtur “Gran Fénix 23”, u zhvillua në Distriktet Metropolitane të Guayaquil dhe Quito si pjesë e një hetimi që filloi në vitin 2024.

Sipas informacionit zyrtar, organizata thuhet se është e lidhur me grupin kriminal “Chone Killers”. Kjo organizatë kriminale përdorte kontejnerë me ngarkesë të ligjshme eksporti për të fshehur drogën që transportohej nga Ekuadori në Spanjë. Midis të përfshirëve ishin disa zyrtarë publikë që lehtësuan eksportin e dërgesave të paligjshme. Raporti tregon arrestimin e shtetasve shqiptarë që operonin sistemin logjistik dhe grumbullonin lëndë narkotike në territorin spanjoll.

Si rezultat i operacionit, 13 persona u arrestuan në Ekuador. Nga këta, katër kanë precedentë penalë. Përveç kësaj, katër shtetas të tjerë të huaj u arrestuan në Spanjë. Gjithashtu u sekuestruan 165 kilogramë kokainë, 14 telefona celularë, dy kompjuterë dhe dokumente të ndryshme që lidhen me organizatën kriminale.

Autoritetet theksuan se ky veprim është pjesë e përpjekjeve dypalëshe të bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar trafikun e drogës dhe krimin e organizuar që vepron midis dy vendeve. Ministri i Brendshëm John Reimberg shpjegoi se ky bastisje u arrit falë punës hetimore të Drejtorisë Kombëtare të Hetimit Kundër Narkotikëve dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, me mbështetjen e GEMA-s dhe Kriminalistikës.

Sipas Reimberg, anëtarët e “Chone Killers” transportonin sasi të mëdha droge në Spanjë nëpërmjet eksportit të pitahajës. Vetë ministri konfirmoi se tre oficerë policie ishin midis të arrestuarve në Operacionin “Gran Fénix 23”. Megjithatë, kreu i portofolit të Shtetit nuk e specifikoi shkallën e përfshirjes së oficerëve të uniformuar.

The post Operacion anti-drogë në Ekuador dhe Spanjë/ Shkatërrohet grupi i transportit të kokainës, mes të arrestuarve edhe shqiptarë! appeared first on Albeu.com.

Transportuan drogën nga Ekuadori, sekuestrohen 148 kg kokainë në portin italian, 3 shqiptarë në pranga
148 kg kokainë janë sekuestruar në Portin e Livornos në Itali, ndërsa 3 shqiptarë kanë rënë në pranga. Droga që mbërriti nga porti i Guayaquil i Ekuadorit ishte fshehur në një ngarkesë me banane dhe si destinacion kishte Zvicrën.

Autoritetet italiane vepruan në bazë të sinjalizimeve të ndara me Agjencinë Doganore. Me një skaner u identifikuan 139 pako brenda kontejnerit, ndërsa më pas oficerët u pozicionuan dhe pritën disa orë për të kapur këdo që vinte për të marrë kokainën.

Korrierët nuk i kanë bërë rezistencë policisë dhe janë arrestuar. Ata nuk janë banorë të Italisë, nuk kishin dokumente ndaj dhe ishte e vështirë për t’i identifikuar.

Autorët do të kishin marrë një dëmshpërblim prej disa mijëra eurosh nëse grumbullimi i ngarkesës do të ishte i suksesshëm, shkruan Corriere della Sera.

Sipas autoriteteve ky është sekuestrimi më i madh i kokainës vitet e fundit në portin detar.

The post Transportuan drogën nga Ekuadori, sekuestrohen 148 kg kokainë në portin italian, 3 shqiptarë në pranga appeared first on Albeu.com.

Ekuador, policia shpëton 49 viktima të rrëmbimit nga banda e krimit
Policia në Ekuador thotë se 49 viktima të rrëmbimit janë shpëtuar nga një bandë kriminale në jug të vendit.

Dy rrëmbyes të dyshuar u arrestuan gjatë bastisjes në një rajon minierash në provincën Azuay. Policia tha se pas rrëmbimeve qëndronte banda kriminale Los Lobos (The Wolves).

Një deklaratë e mëparshme nga forcat e armatosura tha se 46 njerëz u shpëtuan dhe pesë u gjetën të vrarë.

“49 qytetarë që ishin viktima të rrëmbimit në zonat e minierave u liruan dhe dy persona të lidhur me këtë krim u arrestuan”, tha policia e Ekuadorit në një deklaratë.

Gjatë bastisjes u sekuestruan edhe dinamit, armë dhe municione luftarake.Më shumë se 20 persona hapën zjarr ndaj ushtarëve gjatë operacionit të shpëtimit, tha ushtria e Ekuadorit, ndërsa shtoi se askush nuk u lëndua.

The post Ekuador, policia shpëton 49 viktima të rrëmbimit nga banda e krimit appeared first on Albeu.com.

E rëndë, ekzekutohet kongresmeni dhe gruaja e tij në një cirk plot me fëmijë (VIDEO)
Kongresmeni 34-vjeçar Cristian Nieto, u qëllua për vdekje në Ekuador pak minuta pasi dha një intervistë në një cirk plot me fëmijë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihen fëmijët teksa hyjnë në cirk kur papritur dëgjohen disa të shtëna dhe britma.

Nga të shtënat, përveç Nietos, mbeti e vrarë edhe gruaja e tij dhe një person tjetër, ndërsa u plagos një gazetare.

O deputado suplente Cristhian Nieto e sua mulher foram mortos a tiros na noite do último domingo (02) na cidade de Manta, oeste do Equador.

O parlamentar e influenciador, do partido Revolução Cidadã, e sua esposa, Nicole Burgos, assistiam a um espetáculo circense no centro da… pic.twitter.com/nBxDUhJJf3

— Jovem Pan News (@JovemPanNews) June 3, 2024

Gazetarja, në fakt, ka nisur të thërrasë për ndihmë teksa përpiqej të mbrohej: “Kam nevojë për ndihmë, ambulancë, më qëlluan në krah”.

Nieto njihej në Ekuador me pseudonimin Rescate (shpëtimi në spanjisht), sepse u kishte ofruar ndihmë disa njerëzve, shumica prej tyre të varur nga droga.

Pak minuta para se të binte i vdekur përtokë, Nieto po u thoshte gazetarëve se “është një sukses i madh, jemi plot tre ditë”.

Sipas informacioneve, personat e armatosur kishin hyrë në cirk para se të hapnin zjarr ndaj Nietos.

Minutos antes de que Cristhian Nieto recibiera el impacto. Detalles aquí en https://t.co/1fDi2fu3XR pic.twitter.com/L79Zrq4PyB

— Noticias De Primera (@noticiasdeprime) June 4, 2024

The post E rëndë, ekzekutohet kongresmeni dhe gruaja e tij në një cirk plot me fëmijë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

E dashura e “El Patron”, i përfolur si urdhërues i vrasjes së Ergys Dashit: Kush është modelja e ekzekutuar në Ekuador
Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me ekzekutimin e missit ekuadorian Landy Párraga në një restorant të dielën në  qytetin Quevedo.

Autoritetet nuk dinë të shprehen ende në lidhje me shkaqet e ekzekutimit mafioz të saj nga dy persona, ndërkohë që mediat vendase e lidhin me njërin prej narkotrafikantëve më të mëdhenj të vendit, siç është Leandro Norero.

Ai u vra në mënyrë makabre gjatë revoltës në njërin prej burgjeve të vendit në tetor të vitit të shkuar duke iu prerë koka.

Norero njihej si një ndër trafikantët më të mëdhenj në vend dhe mbante pseudonimin “El Patron”.

Shikoni VIDEON

#29Abr | Asesinaron a la modelo y excandidata a Miss Ecuador Landy Párraga mientras se encontraba en un restaurante ubicado en la provincia ecuatoriana de Los Ríos el #28Abr.

Una cámara de seguridad grabó el momento en el que un sujeto entró al establecimiento y le disparó… pic.twitter.com/jAIDnSRrns

— El Diario (@eldiario) April 29, 2024

Mediat përfolën emrin e tij si personi që porositi vrasjen e Ergys Dashit në Ekuador dy vite më parë, ndërkohë që njihej edhe si financues i tre grupeve kriminale. Bëhet fjalë për grupet “Los Lobos”, banda më e madhe në vend; Los Tiguerones dhe Los Chones. Të trija grupet janë rivale të “Los Choneros”.

Vrasja e modeles

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga momenti i ekzekutimit të modeles pasi dy persona futen me shpejtësi në një restorant dhe qëllojnë disa herë ndaj saj. Ajo ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Prokuroria vendase nisi hetimet në lidhje organizatën e Noreros, e cila kishte tentakulat deri në nivele të larta në qeveri. Dosja e quajtur “Metastasis”, përfshinte shumë emra të rendësishëm, ndërkohë që përflitej dhe emri i Landy Párraga

Ekuadori është përfshirë në një serial të dhunshëm gjatë viteve të fundit, në një luftë totale që ka nisur mes grupeve që kanë kontrollin e kokainës në vend.

The post E dashura e “El Patron”, i përfolur si urdhërues i vrasjes së Ergys Dashit: Kush është modelja e ekzekutuar në Ekuador appeared first on Albeu.com.

“Shqiptarët donin ta vrisnin sepse u kishte para borxh”, zbardhen përgjimet pas ekzekutimit të biznesmenit në Ekuador
Anëtarët e mafias shqiptare kishin dashur të vrisnin biznesmenin Ruben Cherres, i cili u gjet i vdekur më 31 mars 2023, dhe që njihej si bashkëpunëtor i grupit kriminal të shqiptarëve që merreshin me trafikun e drogës në shtetin e Amerikës Latine.

Kështu thuhet në një artikull nga “El Universo”, e cila ka publikuar edhe një pjesë të dosjes “Encuentro”.

Në dosjen e bërë publike nga Prokuroria, në një bisedë përmenden synimet për të vrarë Cherres, pai ai u kishte para borxh shqiptarëve.

Transkripti korrespondon me një bisedë mes disa personave në një shtëpi, e cila është regjistruar. Bashkëbiseduesit nuk identifikohen me emrat dhe mbiemrat e tyre, por me pseudinimet VM (zëri i një personi mashkull) dhe VF (zëri i një personi femër).

Fragmenti  në të cilin përmendet se shqiptarët donin të vrisnin Charres:

VM3: …shqiptaret duan ta vrasin se ka marre nje faturë, i them, a je i sigurt se nuk ka arritur të paguajë disa milionë dollarë dhe duan ta vrasin…

Në një tjetër transkript thuhet se Cherres ishte partneri i një shqiptari.

VM3: Kumbar, shiko seriozisht se çfarë mund të bëhet

VM1: Pana, nuk do të përfshihem.

VM3: Nuk po them përfshihuni, por le të flasim me dikë

VM1: Jo, jo…ti e njeh Tonny-n apo jo

VM3: Cilin?

VM1: Pana Shqiptari

VM3: Jo

VM1: Ai është partner i Cherres

Sipas Prokurorisë, Rubén Cherres dhe Danilo Carrera, kunati i ish-presidentit Guillermo Lasso, ishin drejtuesit e një organizate kriminale që përfitoi në mënyrë të paligjshme ekonomike nga tre institucione publike: Korporata Kombëtare e Energjisë Elektrike (CNEL), Shërbimi Doganor (Senae) dhe BanEkuador. Procesi gjyqësor ndaj strukturës së dyshuar kriminale ka nisur në muajt e fundit të vitit 2023.

Më 25 mars 2024, Ministria Publike, e drejtuar nga Prokurorja e Përgjithshme Diana Salazar, bëri publike një pjesë të dosjes së çështjes Encuentro.

Informacioni i zbuluar deri më tani përmban biseda që i atribuohen Rubén Cherres dhe njerëzve të tjerë, si dhe transkriptet e bisedave të regjistruara në një pronë.

Lidhur me hetimin e vrasjes së Cherres, më 2 shkurt të këtij viti një gjyqtar nga Santa Elena thirri në gjyq të dyshuarit José Z. dhe Álex M., të cilët u arrestuan më 13 korrik 2023 gjatë një operacioni të Policisë Kombëtare.

The post “Shqiptarët donin ta vrisnin sepse u kishte para borxh”, zbardhen përgjimet pas ekzekutimit të biznesmenit në Ekuador appeared first on Albeu.com.