Eksporti Archives - Albeu.com

Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit/ Ja me sa shitet në treg, vështirësohet eksporti
Për shumë zona të vendit këtë vit, sasia e prodhuar e ullinjve është deri 50% më pak sesa vjet. Fermerë dhe përpunues pohojnë se rënia e prodhimit është ndikuar nga kushtet klimaterike, veçanërisht thatësira e muajve të verës dhe mungesa e mekanizmit për punët në ullishte.

Rënia e prodhimit të ullinjve ka ndikuar në rritjen e çmimit të vajit të ullirit për grumbullim, duke vështirësuar situatën e konkurrueshmërisë në eksport.

Agron Çakalli drejtues i Federatës Bujqësore në Elbasan, tha se prej fermerëve të zonave të Elbasanit dhe Gramshit vaji po grumbullohet me çmim 700 lekë për litër.

Vitin e kaluar, çmimi mesatar i grumbullimit të vajit të ullirit varionte nga 620 deri në 630 lekë për litër, pra nën kufirin prej 650 lekësh.

Ndërsa këtë vit, çmimi ka arritur në 700 lekë për litër ose edhe më lart, kryesisht për shkak të rënies së prodhimit. Çmimi i vajit për grumbullim është rritur deri 11%.

Përpunuesit ngrenë shqetësimin se çmimi i vajit të ullirit si lëndë e parë, vijon të mbetet më i larta sesa vendet e tjera prodhuese të ullinjve.

Sipas tyre në Greqi dhe Spanjë vaji i ullirit për grumbullim, po shitet prej fermerit me çmim nën 5 euro për litër.

“Dikur kemi pasur tregti të qëndrueshme me Greqinë, por prej dy vitesh nuk eksportohet më vaj ulliri atje, pasi çmimi në tregun grek rezulton më i ulët se sa në vendin tonë. Edhe blerësit italianë nuk po vijnë më, sepse çmimi i vajit në Itali është më i lirë”, pohon Çakalli.

Aldo Jolla përpunues dhe grumbullues në zonën e Dumresë gjithashtu tha se edhe sivjet çmimi i kërkuar nga fermerët është i pakunkurrueshëm për eksport.

Sipas tij prej fermerëve vaji po kërkohet me çmim 600 deri 650 lekë për litër, teksa prej grosistëve italianë vaji po kërkohet me çmim deri 450 lekë për litër. Në këtë zonë çmimi i kërkuar është gati në nivelet e vitit të kaluar.

“Çmimi i vajit të ullirit vijon të mbetet i lartë krahasuar me çmimin e vajit të ullirit të prodhuar në Europë. Çmimet variojnë 4.3 euro për litër në Spanjë dhe 4.5 euro për litër në Greqi.

Fermeri shqiptar nuk konkurron dot me këto çmime, pasi kostoja e prodhimit për të mbetet e lartë. Ndërsa ne si grumbullues nuk mund të blejmë vaj me këtë çmim, pasi nuk konkurrojmë dot në eksport. Nga mungesa e eksportit rrezikohet të rritet stoku i vajit të fermerëve në shtëpi”.

Përpunuesit rendisin një sërë arsyesh se pse prodhimi vendas nuk arrin të konkurrojë fqinjët.

Duke përfshirë kostot e larta të prodhimit që janë jo vetëm për shkak të pagave të larta për punonjësit, por edhe nga mekanizimi i ulët që nuk nxit rritjen e rendimentit, mungesa e subvencioneve për çdo litër vaj të prodhuar nga fermeri, siç në Greqi ku shteti subvencionin fermerin 1 euro për litër dhe nga niveli i lartë informalitetit të shitjeve në vend./Monitor

The post Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit/ Ja me sa shitet në treg, vështirësohet eksporti appeared first on Albeu.com.

Çmimet e eksportit të zarzavateve shqiptare në gusht, rritje vjetore 5.2%, sektori bujqësor në vendin tonë është në rënie
Teksa sektori bujqësor në vendin tonë është në rënie, eksportet e prodhimeve bujqësore janë rritur si në vlerë, ashtu edhe në sasi këtë vit.

Ky zhvillim lidhet me strukturimin e bujqësisë, ku shumë ferma të vogla po falimentojnë, ndërsa fermat e mëdha në sera po konsolidohen dhe po e orientojnë prodhimin drejt eksportit.

Nga përpunimi i të dhënave zyrtare të INSTAT, rezulton se çmimi mesatar i eksportit për një kilogram zarzavate u rrit nga 84.6 lekë në gusht 2024, në 89.1 lekë për kilogram në gusht 2025, me një rritje prej 5.2%. Sipas të dhënave, eksportuesit përfituan si nga zgjerimi i volumit, ashtu edhe nga çmimet më të favorshme në tregjet e jashtme.

Gjatë muajit gusht u eksportuan mbi 5,413 tonë zarzavate, nga 3,089 tonë në të njëjtin muaj të vitit 2024, duke shënuar një rritje prej 75% të sasisë së eksporteve.

Në vlerë monetare, eksportet arritën në rreth 482 milionë lekë, krahasuar me 261 milionë lekë në gushtin e vitit të kaluar, me një rritje vjetore prej 84%.

Rritja në vlerë, përveç sasisë më të lartë, i atribuohet edhe çmimeve më të mira për prodhimet vendase në tregjet e eksportit këtë vit.

Aktorët e tregut shpjegojnë se eksportet e prodhimeve bujqësore, janë përqendruar gjithnjë e më shumë te tregjet ku çmimet janë më të larta, duke u orientuar drejt kontratave më fitimprurëse.

Përmirësimet në logjistikë dhe transport drejt BE-së, kanë lehtësuar aksesin në tregje më të mëdha.

Zarzavatet përfshijnë një gamë të gjerë nënproduktesh (domate, speca, kastravecë etj.). Mundësia që eksportuesit të kenë zgjeruar gamën apo përmirësuar cilësinë (p.sh. përmes standardeve të certifikimit të kërkuara nga BE-ja) ka ndikuar në çmime më të favorshme.

Gjithashtu, rritja e kërkesës për disa produkte si bostanorët dhe lakrat ka nxitur zgjerimin e gjeografisë së eksporteve në vendet e BE-së.

Zinxhiri i eksporteve dhe logjistika janë përmirësuar ndjeshëm pas pandemisë. Konkurrenca mes kompanive eksportuese të produkteve të freskëta është rritur, duke shtuar numrin e operatorëve që synojnë të hapin tregje të reja në vendet nordike, ku çmimet për produktet e freskëta janë më të larta.

Ndërkohë që eksportet e prodhimeve bujqësore po rriten, bujqësia si sektor është në vitin e pestë të rënies. Prej vitesh, fermat e vogla familjare, bujqësore dhe blegtorale po falimentojnë si pasojë e tkurrjes së popullsisë në fshat.

Shumë prej tyre, që më parë prodhonin për autokonsum, tashmë janë kthyer në konsumatorë të produkteve të importit. Nga ana tjetër, bizneset e konsoliduara në sera po përfitojnë nga rritja e kërkesës së huaj për prodhimet shqiptare dhe po zgjerojnë aktivitetin./Monitor

The post Çmimet e eksportit të zarzavateve shqiptare në gusht, rritje vjetore 5.2%, sektori bujqësor në vendin tonë është në rënie appeared first on Albeu.com.

India vendos taksën e eksportit për orizin
India vendosi një taksë eksporti prej 20 për qind për disa varietete orizi, ndonëse duke përjashtuar disa, thanë raportet e mediave duke cituar një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i të Ardhurave nën Ministrinë e Financave të Indisë.

Tarifa e sapo vendosur e eksportit do të hyjë në fuqi ditën e sotme.

Lëvizja shihet si një përpjekje e qeverisë indiane për të siguruar rezerva të mjaftueshme orizi për konsum të brendshëm, veçanërisht përmes sistemit të shpërndarjes publike sipas skemave të ndryshme që ajo ka nisur, thanë raportet e mediave.

The post India vendos taksën e eksportit për orizin appeared first on Albeu.com.

Lajm i mirë, Rusia njofton hapjen e korridoreve humanitare për eksportin e grurit
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka deklaruar se Rusia do të hapë dy korridore humanitare në Detin e Zi dhe Azov për të lehtësuar eksportin e grurit, shkruan The Guardian.

“Po merren një sërë masash për të garantuar sigurinë e anijeve në ujërat e Detit të Zi dhe Azov. Rreziku i minave në ujërat e portit të Mariupolit është eliminuar plotësisht”, tha Shoigu.

Rusia ka thënë vazhdimisht se nuk po pengon eksportin e drithërave të Ukrainës dhe se autoritetet në Kiev thjesht duhet të çminojnë ujërat e tyre, një akt që do t’u mundësonte gjithashtu anijeve luftarake ruse qasje në bregdetin jugor të Ukrainës.

The post Lajm i mirë, Rusia njofton hapjen e korridoreve humanitare për eksportin e grurit appeared first on Albeu.com.