eksploziv lezhe Archives - Albeu.com

U kapën me 30 kallëpe eksploziv, merret vendimi për dy të arrestuarit në Lezhë
Është vendosur arrest me burg pa afat për dy shtetasit Agron Manuka dhe Imer Losha.

Gjatë momentit të arrestimit ditën e martë të dy shtetasit u ndaluan nga policia me 30 kallëpe lëndë eksplozive “C-4”, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë.

Agron Manuka dhe Imer u ndaluan teksa po lëviznin me makine në aksin e vjetër Milot-Lezhë, në fshatin Pllanë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të lëndëve eksplozive. Finalizohet operacioni policor i koduar “Pllana”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Lezhë.

Sekuestrohen 30 kallëpe me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, dhe një automjet.

Vihen në pranga 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve eksplozive, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas që po qarkullonin me mjet nga Miloti në drejtim të Shkodrës, dyshohej se po transportonin lëndë eksplozive, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Pllana”.

Në kuadër të këtij operacioni, në aksin e vjetër Milot-Lezhë, në fshatin Pllanë, shërbimet e Policisë kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin I. L., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 30 kallëpe në formë cilindrike me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, si dhe një automjet.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. M., 42 vjeç, banues në Durrës dhe I. L., 46 vjeç, banues në Dibër.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”, kryer në bashkëpunim. /albeu.com/

The post U kapën me 30 kallëpe eksploziv, merret vendimi për dy të arrestuarit në Lezhë appeared first on Albeu.com.