ekspertja Archives - Albeu.com

Nga 1 nëntori çmimi i bukës do të rritet deri në 20 lekë/ Flet ekspertja: Ndikim i madh te familjet me të ardhura të ulëta
Nga 1 nëntori nis zbatimin vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), për aplikimin e çmimeve të rritura të energjisë në orarin e pikut të furrave prodhuese të bukës dhe pastiçerive.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, ka treguar se çmimet do të rriten me 15% për të gjitha kategoritë, në varësi të llojit të aktivitetit të furrave. Por kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të bukës.

Më tej, ekspertja tregon se prodhuesit pohojnë se rritjen e çmimit të energjisë, do ta reflektojnë në rritjen e çmimit të bukës në 15- 20 lekë. Kjo situatë sipas saj nënvizon nevojën për masa mbështetjeje për këtë sektor për të lehtësuar presionin e kostove mbi këto biznese, duke i ndihmuar të ruajnë konkurrueshmërinë dhe të ofrojnë produkte më të përballueshme për konsumatorët.

Sa do të rritet çmimi i energjisë konkretisht dhe kush do të preket nga kjo rritje?

Sipas këtij vendimi, çmimi i energjisë elektrike do të rritet me 15% për katër orët e pikut të prodhimit të bukës. Kjo rritje pritet të ndikojë në koston e prodhimit dhe mund të reflektohet në çmimet e produkteve përfundimtare që ofrohen për konsumatorët. Sipas vendimit, orari i pikës për aplikimin e çmimit të energjisë është si në vijim: Nga 1 nëntor deri më 31 mars: çmimi do të jetë në fuqi nga ora 18:00 deri në 22:00; nga 1 prill deri më 31 tetor: çmimi do të aplikohet nga ora 19:00 deri në 23:00. Sipas pikës 2 të vendimit, tani që ka hyrë në fuqi, çmimi i energjisë aktive në orarin e pikut do të jetë si më poshtë: Kategoria I: Furra Buke/ Prodhim mielli do të paguajë 8.74 lekë/kWh, nga 7.6 lekë/kWh që ishte më parë; Kategoria II: Furrë Buke/ produkte mielli shoqëruese, pastiçeri nga 9.5 lekë në orarin e pikut çmimi i energjisë do të jetë 10.93; Kategoria III: Furra Buke/Prodhim mielli, Pastiçeri, shërbim Kafe (ekspres) çmimi nga 12 lekë do të jetë në 13.8 lekë/kWh.

Cili është komenti juaj për këtë vendim? Mund të na jepni disa detaje më të thelluara lidhur me të?

Ky vendim është marrë për shkak se ngarkohet rrjeti gjatë orarit të pikut. Furrat e bukës kanë mundësinë të zgjedhin një orar tjetër për prodhimin e bukës, duke minimizuar kështu ndikimin në kostot e energjisë. Kjo do të ndihmojë në menaxhimin më efikas të burimeve dhe do të lehtësojë ngarkesën në rrjet.

Prodhuesit e bukës janë kundër vendimit. A është e mundur që ata të vazhdojnë aktivitetin e tyre normalisht duke shmangur orarin e pikut?

Prodhuesit e bukës janë kundër vendimit për rritjen e çmimit të energjisë në orarin e pikut, pasi kjo do të rrisë kostot e prodhimit dhe, për pasojë, do të ndikojë në rritjen e çmimeve për konsumatorët. Shumë nga këta prodhues kanë pohuar se po planifikojnë të rrisin çmimin e bukës me 15 deri në 20 lekë. Prodhuesit e bukës e konsiderojnë këtë vendim si të padrejtë, pasi besojnë se duhet të kenë lehtësira në kushte të tilla. Ata po përballen me vështirësi financiare si rezultat i rritjes së çmimeve të lëndës së parë dhe rritjes së pagave të punonjësve. Sipas tyre, një rritje tjetër në kostot e energjisë do t’i vështirësojë akoma më shumë situatën dhe do të ndikojë negativisht në qëndrueshmërinë e bizneseve të tyre.

Si do të bëhet faturimi i prodhuesve të bukës pas këtij vendimi?

Faturimi do të behet me dy fasha, kjo nënkupton se ato do të përballen me kosto të ndryshme për energjinë elektrike.

A do të sjellë kjo rritjen e çmimit të bukës?

Kërkesa e Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave për pezullimin e tarifës shtesë në oraret e pikës tregon shqetësimin e prodhuesve për rritjen e kostove të energjisë elektrike. Prodhuesit pohojnë se ato rritjen e çmimit të energjisë do ta reflektojnë në rritjen e çmimit të bukës në 15- 20 lekë. Kjo situatë nënvizon nevojën për masa mbështetjeje për këtë sektor për të lehtësuar presionin e kostove mbi këto biznese, duke i ndihmuar të ruajnë konkurrueshmërinë dhe të ofrojnë produkte më të përballueshme për konsumatorët.

Pse qytetarët janë të ndjeshëm ndaj rritjes së çmimit të bukës?

Ushqimi është një nevojë themelore për çdo njeri, dhe buka ka një rol kyç në dietën tonë. Në Shqipëri, shpenzimet për ushqim përbëjnë një pjesë të madhe të buxhetit familjar, siç tregon statistika nga INSTAT. Kjo tregon se për shumë familje, siguria ushqimore është një prioritet i rëndësishëm. Këto të dhëna, gjithashtu, pasqyrojnë sfidat ekonomike me të cilat përballen shumë njerëz dhe nevojën për qasje në ushqim cilësor dhe të përballueshëm. Buka është një pjesë thelbësore e dietës së përditshme për shumicën e shqiptarëve. Një familje me katër anëtarë konsumon mesatarisht një bukë në ditë, kjo do të thotë se çmimi i bukës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shpenzimet e tyre për ushqim. Një rritje e çmimit të bukës ka ndikim të rëndësishëm në buxhetin familjar, veçanërisht për ata që kanë të ardhura të kufizuara. Kjo nënvizon rëndësinë e monitorimit të çmimeve ushqimore për të siguruar që familjet të kenë akses në produkte të përballueshme dhe cilësore.

A mund ta përballojnë qytetarët një rritje të tillë?

Familjet me të ardhura nën mesatare dhe të ulëta, një rritje prej 15-20 lekësh për bukë mund të ketë një ndikim të madh, duke i detyruar të rishikojnë buxhetin e tyre dhe të ndjekin një stil jetese më të kufizuar. Pensionistët do të jenë ndër të parët që do të ndiejnë efektet e rritjes së çmimeve të bukës. Ky grup është veçanërisht i ndjeshëm ndaj rritjeve të çmimeve për produkte themelore, si buka. Me një buxhet të kufizuar, çdo rritje e çmimeve i detyron ata të rishikojnë prioritetet e shpenzimeve, duke ndikuar në cilësinë e jetesës së tyre. Kjo është një situatë e vështirë, veçanërisht për ata që jetojnë vetëm me pensione të ulta, ku rritjet e çmimeve mund të krijojnë tensione financiare dhe mundësi të kufizuara për të përmbushur nevojat themelore. Indeksimi i pensioneve me 4.1% po perceptohet si kompensim i rritjes së çmimit të bukës.

Si mund të shmanget rritja e çmimit të bukës?

Prodhuesit duhet të planifikojnë prodhimin e bukës në orët e natës, kur tarifat nuk janë të larta. Megjithatë, kjo kërkon një organizim të mirë të proceseve prodhuese për të siguruar që produktet të jenë të freskëta. Kjo mund të përmirësojë efikasitetin dhe t’i ndihmojë ata të mbajnë çmimet e produkteve më të ulëta për konsumatorët. Prodhuesit duhet të kuptojnë që duhet të gjejnë zgjidhje për të mos rritur çmimin e bukës (duke garantuar cilësinë dhe peshën) sepse kjo do të ndikojë në uljen e fuqisë blerëse.

The post Nga 1 nëntori çmimi i bukës do të rritet deri në 20 lekë/ Flet ekspertja: Ndikim i madh te familjet me të ardhura të ulëta appeared first on Albeu.com.

Nga 1 tetori do ketë rritje të pensioneve, flet ekspertja e ekonomisë Eriola Hoxha
Nga 1 tetori do të ketë rritje të pensioneve. Këtë gjë e bëri të ditur ekspertja e ekonomisë Eriola Hoxha, e cila në një intervistë për emisionin “7pa5”, tha se për skemën e pensioneve deri më tani nuk ka një plan afatmesëm.

Kjo sipas saj, se në Shqipëri mungojnë të rinjtë që të kontribuojnë në skemën e pensioneve, përmes sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore.

Kjo plagë e shoqërisë me largimin e të rinjve sipas Hoxhës, nuk do të zgjasë përgjithmonë.

“Nuk ka kontribues për të ardhura. Skema e pensioneve në Shqipëri është në defiçencë jo vetëm ekonomike e financiare, por e kontribuesit të brezave. Nuk ka breza që kontribuojnë në sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.

Deri më tani është bërë me amendime dhe VKM nga buxheti për të mbushur skemën e pensioneve, sepse është deficiti që nuk mbushet nga sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Por nuk mundtë vazhdojë përjetësisht kështu. Përjetësisht nuk do të vazhdojë as me ikjen e të rinjve. Nuk kemi një plan afat mesëm se çfarë do të ndodhë me sistemin e pensioneve, por dimë që nga 1 tetori do të ketë një rritje”, tha Hoxha.

The post Nga 1 tetori do ketë rritje të pensioneve, flet ekspertja e ekonomisë Eriola Hoxha appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i ekspertes: Mos e konsumoni këtë ushqim pas moshës 40-vjeç, ndihmon në zhvillimin e kancerit
Pas moshës 40 vjeç, duhet ta eliminoni këtë ushqim. Një nga momentet e rëndësishme të jetës është sigurisht 40-vjetori.

Përveç ndryshimeve të shumta, nutricionistët këshillojnë edhe ndryshimin e dietës, sepse është momenti i duhur për të hequr disa ushqime nga menyja.

Nutricionistja ruse, Zuhra Pavlova, pohon se pas 40-vjetorit të saj jubilar, mund të shihen pasojat e pavëmendjes nga rinia e saj. Megjithatë, nuk është asgjë që zakonet e shëndetshme nuk mund ta zgjidhin dhe do ta ndihmojë trupin tuaj të shmangë problemet me zemrën, mëlçinë, kyçet dhe peshën e tepërt, shkruan revista City.

“Mund të harroni patatinat dhe pijet e gazuara”. Një dietë e larmishme është e nevojshme për të mbajtur të gjithë organizmin në një gjendje të shëndetshme. Për ta arritur këtë duhet të hani bizele, fasule, thjerrëza, qiqra, drithëra dhe produkte të qumështit”, shpjegon Pavlova dhe shton se është e nevojshme që menyja jonë të përfshijë shpesh: peshk deti, kërpudha, grejpfrut, perime jeshile, hikërror, arra, brokoli, por edhe shafran i Indisë dhe qimnon.

Gjithashtu nutricionistja tregon se është e rëndësishme të konsumoni sa më shumë ujë, sepse luan një rol të madh në funksionimin e organizmit. Përveç ujit, në dietën e përditshme janë të dëshirueshëm edhe çajrat bimorë.

Mjekja kujtoi dëmet që mund të shkaktojë ushqimi i shpejtë, pasi siç shpjegon ajo, ushqimi i përpunuar dhe i skuqur, veçanërisht mishi, shkakton inflamacion të mëlçisë, enëve të gjakut dhe kyçeve, gjë që rezulton me probleme me lëkurën, metabolizmin dhe shtimin në peshë.

Çfarë nuk duhet të hahet pas moshës 40 vjeçare?

Reduktimi i marrjes së sheqerit është baza e një jete më të shëndetshme. “Sheqeri është një nga ushqimet me indeks të lartë glicemik. Përshpejton plakjen e trurit, është një ‘lëndë djegëse’ e shkëlqyer për qelizat malinje. Dëmton proteinat e indit lidhor, të cilat plakin lëkurën, enët e gjakut dhe organet e brendshme. Duhet të hiqni dorë patjetër nga lëngjet dhe pastat. Gjithashtu, përpiquni të reduktoni bukën e bardhë, makaronat, orizin e bardhë dhe drithërat”, shpjegoi Pavlova.

The post Paralajmërimi i ekspertes: Mos e konsumoni këtë ushqim pas moshës 40-vjeç, ndihmon në zhvillimin e kancerit appeared first on Albeu.com.

Gruaja apo burri? Ekspertja zbulon se kush i menaxhon më mirë paratë
Arlinda Koleniço, përgjegjëse e zyrës së edukimit dhe botimeve në Bankën e Shqipërisë, tha në emisionin “Good Morning Albanians” se në Shqipëri vihet re një kulturë e dobët financiare, por në përgjithësi jemi të kujdesshëm në menaxhimin e tyre.

“Ne kemi një kulturë të dobët financiare. Megjithatë shikojmë se kemi aftësi menaxheriale. Ne kemi prirje për të qenë më të kujdesshme ndaj menaxhimit të parave”, -tha Arlinda Koleniço.

Sipas ekspertes Koleniço aftësi më të mira të menaxhimit të parasë kanë gratë. Pra sipas saj ato janë menaxhuese më të mira të parasë se burrat.

“Ne kemi njohuri më të pakta, qëndrime sidomos meshkujt kanë qëndrime më të gabuara finaciare ndërsa femrat janë më të kujdesshme sipas matjeve që kemi kryer. Gjithsesi këtë vit do të shikojmë nëse këto tregues janë përmirësuar apo jo”, tha për Euronews Albania, ekspertja Koleniço.

The post Gruaja apo burri? Ekspertja zbulon se kush i menaxhon më mirë paratë appeared first on Albeu.com.

Mos e bëni këtë gabim, ekspertja zbulon arsyen përse nuk duhet t’i shkulni kurrë thinjat që iu dalin në kokë
E keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen “sa herë që hiqni një thinjë nga floku, aq më shumë do të rriten në vendin e saj”? A është e vërtetë një gjë e tillë? Mesa duket, shkulja e atyre fijeve gri nuk është një ide e mirë, por kjo jo për faktin se do të dalin më shumë.

“Do të doja që kjo të ishte e vërtetë, sepse atëherë ne mund t’i ndihmonim njerëzit në këtë pikë, por jo”, tha Mirza Batanovic, drejtore e një marke profesionale të kujdesit të flokëve.

“Shkulja e një fije floku nuk rrit më shumë fije të tjera dhe është një ide që nuk ka bazë në shkencë. Është normale të humbasësh deri në 159 qime në ditë, por nuk është se të gjitha këto që ikin nxisin skalpin të krijojë fije të reja flokësh”, ka shtuar ajo.

Po ç`ndodh atëherë dhe pse nuk duhet të tërhiqen fijet vetë?

Në çdo fije floku që heq, atë thinjën që të bezdis, do të bëhet një cikël pushimi prej tre muajsh, derisa ta dalë sërish. Pas moshës 20 vjeç, ciklet janë më të gjata, arrijnë deri në 5 vjet. Pra një fije e hequr do të ridalë shumë vonë dhe kështu rrezikon të kesh gjithmonë e më pak flokë. Për më tepër, me kalimin e moshës çdo fije që del është më e brishtë dhe më e hollë. Edhe tek fatlumët që kanë flokë të shëndoshë në rininë e hershme.

“Duke shkulur flokët, ju mund të traumatizoni gjithashtu gjëndrën e flokëve, gjë që mund të çojë në infeksion apo edhe njolla tullace” paralajmëron Jennifer Korab./albeu.com

The post Mos e bëni këtë gabim, ekspertja zbulon arsyen përse nuk duhet t’i shkulni kurrë thinjat që iu dalin në kokë appeared first on Albeu.com.

Pritet një verë përvëluese, nga ushqimet që fusni në frigorifer te neglizhenca, ekspertja jep këshillat
Me rritjen e temperaturave dhe verën e nxehtë, vijnë edhe disa shqetësime. Si rrjedhojë, nevojitet kujdes i shtuar, krahasuar me stinët e tjera të vitit, e veçanërisht për mosha delikate si mosha e tretë dhe të vegjlit.

Eugena Tomini, e ftuar në “News 24”, ka dhënë disa këshilla të vyera për të kaluar një verë të sigurt, nga hidratimi e deri te konsumi i ushqimeve.

“Respektimi i orareve për daljen në oraret e të nxehtit. Duhet të dalim në oraret e mëngjesit, por edhe kujdesi ndaj ushqimit, që shoqërojnë me baktere çrregullime. Të mos konsumojmë ushqime të ndenjura jashtë kushteve të mirëmbajtjes. Edhe mosha pediatrike është shumë fleksbilël në periudhën e verës. Duhet të konsultohemi me mjekun pediatër dhe qendrat shëndetësore. S’duhet neglizhuar asnjë rast. Më tepër tonalitet janë bakteriale kryesisht, por mund të kemi dhe atë flu-light që i themi ne rrufa që ka përvijuar nga vera. Bëhet një diferencë me rrufën stinore që përvijon nga pranvera. Duhet pasur vëmendje ndaj çrregullimeve diarreike.

Kujdesi gjithmonë në kontekst me mjekun e familjes për moshën deri në 5 vjeç. Sigurisht, në sezonin e verës rehidrimi dhe marrja e lëngjeve të freskëta dhe zarzavateve është i rëndësishëm për të pasur një shëndet sa më të mirë. Të mos ruajmë dhe të mos përdorim ushqime të ditës së nesërme që nuk janë mbajtur në kushtet e duhura frigoriferike. Disa mbetje të ushqimeve të gatuara një ditë më përpara, mund të bëjnë kontaminim e produkteve të tjera në frigorifer. Kujdesi hidrik, larja dhe konsumi i tyre në mënyrë sa më të shpejtë, na privon nga çrregullimet gastro-ongostrinale”.

Sa i takon situatës me Covid-19, drejtoresha e ISHP-së tha se është tejet normale, incidenca e rasteve është e ulët dhe për fat të mirë, pa fatalitete.

The post Pritet një verë përvëluese, nga ushqimet që fusni në frigorifer te neglizhenca, ekspertja jep këshillat appeared first on Albeu.com.