Ekspertja e OKB Archives - Albeu.com

Ekspertja e OKB-së: Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt
Autoritetet ruse thonë se Navalny, kritiku më i shquar i presidentit rus Vladimir Putin, vdiq më 16 shkurt në një burg në Arktik, për shkaqe natyrore.

Por raportuesja e parë speciale e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Rusi, Mariana Katzarova, tha të hënën se vdekja e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, është përgjegjësi e Moskës pasi ai, ose u vra në burg, ose vdiq nga kushtet e paraburgimit që përbënin torturë.

Navalny ka qenë duke vuajtur një dënim me burgim prej 19 vjetësh për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.

“Pra, qeveria ruse është përgjegjëse, në një mënyrë apo tjetër, për vdekjen e tij”, tha Mariana Katzarova për Reuters, në margjinat e një ngjarjeje në Kombet e Bashkuara në Gjenevë për të burgosurit politikë rusë.

Ajo përmendi periudha të gjata të izolimit për të cilat tha se arrinin në rreth 300 ditë, të cilat mund të kishin shkaktuar “një vdekje të ngadaltë gjatë disa viteve”.

Kush janë të burgosurit e tjerë rusë që mund të kenë fatin sikurse të Navalnyt?

Katzarova, e cila u emërua vitin e kaluar dhe nuk i është dhënë ende qasje në vend, tha gjithashtu se të burgosurit e tjerë në Rusi mund të kenë të njëjtin fat si Navalny.

Ajo u shpreh “shumë e shqetësuar” për politikanin opozitar Vladimir Kara-Murza.

“Që nga vdekja e Alexei Navalny, nuk ka kaluar asnjë ditë pa pyetur veten, kush është Navalni i ardhshëm”, tha ajo.

“Dhe do të ketë një Navalny tjetër, me siguri, me këtë nivel represioni”, shtoi ajo.

Katzarova, një ish-hetuese bullgare për Amnesty International, është një nga dhjetëra ekspertët e pavarur të të drejtave të njeriut të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të raportuar mbi tema apo kriza specifike, megjithëse e vetmja që raporton për një nga pesë shtetet anëtare të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Moska kundërshton kritikat për të drejtat e saj të brendshme.

Në fjalimin e saj në takimin e OKB-së më herët, ku foli edhe gazetari rus – fitues i çmimit Nobel – Dmitry Muratov, Katzarova bëri thirrje për më shumë presion ndaj Moskës për të liruar të burgosurit politikë dhe për të hetuar vdekjen e Navalnyt.

“Ne nuk mund të lejojmë që thjesht të fyehemi nga situata e të drejtave të njeriut në Rusi”, tha ajo në dhomën e mbushur plot me diplomatë.

“Ju takon të ndërmerrni hapa, hapa realë për mbrojtjen e këtyre të burgosurve politikë”, shtoi ajo.

The post Ekspertja e OKB-së: Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt appeared first on Albeu.com.