eksperti kriminalistik Archives - Albeu.com

Karamuço “hap kartat”: Dyshoj se sulmi ndaj e-albania erdhi nga ky shtet
Pedagogu i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka folur për sulmet më të fundit kibernetike ndaj faqeve qeveritare, që çuan ndër të tjera edhe në mbylljen e e-albania.

I ftuar në “Radarin Informativ” në Abc News, Karamuço tha se sulmet mund të jenë kryer nga grupe hackerash iranianë.

Sipas tij, sulmet mund të kenë ardhur pas ngjarjeve të fundit me agjentë iranianë në Shqipëri, teksa shtoi se vendi ynë në mediat e Iranit është cilësuar si një vend jo mik.

“Ajo që nuk është thënë është se Shqipëria ka kohë që është në sulm të vazhueshëm kibernetik. E ngriti këtë shqetësim ministri i Mbrojtjes vitin e kaluar në parlament. Sulme ka pasur sidomos mbas 24 shkurtit, me fillimin e pushtimit rus në Ukrainë. Rusia ka ndërmarrë një sërë sulmesh për shumë shtete aleate të Ukrainës. Po në këtë rast ka dyshime se sulmi ka ardhur nga Irani, se ne kemi pasur disa ngjarje. Agjentë të gardës iraniane që janë arrestuar, janë vënë në hetim. Në mediat iraniane Shqipëria është cilësuar si vend armik. Janë dy grupe që janë shumë të fuqishme, “Blac Shadow” dhe “Deus” mund të kenë sulmuar sistemet tona të mbrojtjes teknologjike.

81% e sulmeve kibernetike kanë të bëjnë me gjobëvënie virtuale. Nuk hyn dot në ato informacione pa nëse nuk jep gjobën. Në rastin shqiptar jam në dilemë, por “Black Shadow” dhe “Deus” janë edhe për gjobëvënie dhe kryerjen e akteve terroriste ndaj vendeve armike.

Qeveria ka bërë mirë që i ka bërë shut down sistemit, ndryshe nuk do ekzistonte më. Qeveria duhet të marrë masa, të paguajë më mirë personat që merren me këtë. Është shumë e nevojshme qendra e mbrojtes kibernetike. Nuk bën një burim sulmin, janë të koordinuara mes hackerave dhe qeverive të vendeve jo mike. Do ketë sulme të intensifukuara”, tha ai.

Lidhur me kalimin e shërbimeve online, Karamuço tha se duheshin përgatitje paraprake.

“Kërkonte si parapërgatitje për këto lloj skenarësh. Është bërë një marrëveshje për mbrojtjen kobernetike, por nuk është mjaftueshëm. Duhet të ketë ekspertë të mirëfilltë dhe bërthamë specialistësh shqiptarë. I kemi, por të keqtrajtuar dhe të keqpaguar”, u shpreh Karamuço.

Marrja nën hetim e shtetasve iranianë

SPAK urdhëroi  kryerjen e kontrolleve në disa banesa dhe ambiente zyrash në kryeqytet që janë marrë me qira nga shtetas iranianë me dyshimin se kanë siguruar informacion në vendin tonë për t’iu shërbyer autoriteteve iraniane. Hetimet e nisura dy vite më parë pas arrestimit të Bijan Poolagrad, kanë ndihmuar hetuesit për të zbuluar personat e tjerë që kanë bashkëpunuar me të.

Pas arrestimit të Poolagrad, që është marrë edhe i pandehur për veprime me qëllime terroriste dhe organizatë kriminale nga SPAK, janë identifikuar edhe 20 persona të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me të.

Në celularin e Poolagrad janë gjetur komunikime me personat të tjerë me të cilët ai bashkëpunonte.

Një prej personave që dyshohet si drejtues i ish-anëtarëve të MEK edhe Hassan HEYRANI. Këtij të fundit iu kontrollua edhe zyra e shoqatës “ASILA” që ndodhet pranë shkollës “Gjon Buzuku” në kryeqytet si dhe apartamenti ku ai jeton me qira. Përveç, kontrolleve në pyetje janë marrë edhe persona të tjerë që dyshohet se janë infiltruar nga regjimi i RAISIT në Iran. /abcnews.al

The post Karamuço “hap kartat”: Dyshoj se sulmi ndaj e-albania erdhi nga ky shtet appeared first on Albeu.com.

Ekstremisti rus fshihet në Shqipëri, Karamuço: Pjesë e shërbimeve inteligjente, duan të destabilizojnë Ballkanin (FOTO LAJM)
Ditën e djeshme, ka qarkulluar në media lajmi se terroristi rus Vladislav Poznajkov ka hyrë në Shqipëri në datën 4 shkurt, përmes pikës doganore të Hanit të Hotit dhe nuk ka dalë më nga territori i vendit tonë

Shtetasi rus i cili rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet në Malin e Zi, ka hyrë në Shqipëri me një automjet me targa ruse, ndërkohë që ende nuk është gjetur nga autoritetet shqiptare. Gjithashtu, i riu në fjalë ka kërcënuar se do të kryente shpërthime me tritol në Budva.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Ervin Karamuço ekspert i kriminalistikës, u shpreh se Poznajkov është pjesë e shërbimeve inteligjente ruse.

Sipas tij, i riu është në vazhdën që kanë agjenturat, të cilat duan të destabilizojnë Ballkanin dhe kanë shumë vite që e planifikojnë këtë.

“Ata kanë një qendër e cila dyshohet se është qendra më e madhe e spiunazhit në rajon. Është një qendër serbo-ruse, e hapur në vitin 2012, qendër humanitare. Ata e kanë krijuar atë për emergjencat civile. Edhe të gjitha këto të këqijat e mëdha në rajon, të gjitha këto prapaskenat të errëta, të zeza mendohet se vijnë nga kjo qendër. Tani këtu ka disa gjëra që janë të lidhura me krimin e organizuar. Ishte një fitore shumë e madhe edhe e mafias ruse sepse aktulisht kalon nga Krimea, sipas raportit, 1/8 e heroinës nga Afganistani.

Pse e them këtë? Sepse këto familje të njohura të drogës kanë çuar mercenarë në zona si në Bosnje, Kosovë, ka pasur vullnetarë mercenarë rusë të forcave paramilitare.

Vladislav është një nga elementët e këtij pazëlli, që dyshohet shumë që është në vazhdën që kanë agjenturat, të cilat duan të destabilizojnë Ballkanin dhe kanë shumë vite që e planifikojnë këtë. Këta që vijnë nuk janë vetëm agjentë, janë pjesëtar të krimit të organizuar”, tha Karamuço./abcnews.al

The post Ekstremisti rus fshihet në Shqipëri, Karamuço: Pjesë e shërbimeve inteligjente, duan të destabilizojnë Ballkanin (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Eksperti kriminalistik: Po ju tregoj mënyrën se si i pastrojnë paratë grupet kriminale në shqipëri dhe cili është sektori i preferuar
Profesori i Kriminologjisë në Universitetin e Tiranës, Ervin Karamuço shprehet se grupet kriminale që operojnë jashtë vendit, paratë i investojnë në Shqipëri, kryesisht në sektorin e ndërtimit.

Komentet ai i bëri në ABC ku ishte i ftuar.

“Ekziston prej vitesh një tendencë e shtuar e grupeve kriminale të cilët, të gjithë ato para që kanë i sjellin në rrugë nga më të ndryshme, qoftë tokësore, qoftë ajrore në drejtim të Shqipërisë për t’i investuar për asete.

Shumica e këtyre parave që sekuestrohen fillimisht nga ana e organeve ligjzbatuese shqiptare, vijnë nga grupe të huaja që operojnë si grupe kriminale në vende të huaja por që janë shqiptarë. Mënyra se si po pastrohet para në Shqipëri po i referohem këtu ndërtimit, dhe ne duhet të shtojmë shumë hetimet proaktive ndaj të gjitha këtyre investimeve për të parë dhe burimet e ligjshme të tyre”, tha eksperti.

Karamuço thotë se Shqipëria ka mungesë të ekspertëve të mirëfilltë për të hetuar skemën e pastrimit të parave.

“Ne kemi një krizë të madhe të ekspertëve të mirëfilltë për të hetuar dhe për të nxjerrë konkluzione nëse jemi përpara një skeme të pastrimit të parave në raste konkrete ose jo. Edhe prokuroria e ka vënë re, madje ka edhe disa iniciativa nga partnerët ndërkombëtarë për të specializuar persona të veçantë me skemat e reja se do pastrohet para sot në Evropë dhe sa të rrezikuar jemi ne më pas për të përballuar këto lloj skemash në territorin shqiptar për të identifikuar dhe dënuar autorët”, shton ai./albeu.com/

The post Eksperti kriminalistik: Po ju tregoj mënyrën se si i pastrojnë paratë grupet kriminale në shqipëri dhe cili është sektori i preferuar appeared first on Albeu.com.