eksperti gjerman Archives - Albeu.com

Eksperti gjerman: Lufta do të zgjasë me siguri deri në vitin 2025
Që prej 24 shkurtit 2022 lufta në Ukrainë është në fokus të mediave gjermane. Ekspertë ushtarakë gjermanë rregullisht kanë dhënë vlerësime mbi ecurinë e luftimeve, mbi kapacitetet dhe dobësitë e ushtrisë ruse, nevojën e furnizimit të Ukrainës me armë për të përballuar agresionin rus, por së fundmi ata janë përqëndruar tek ofensiva ukrainase, që ka mbetur pas pritshmërive. Me skepticizëm ndaj ofensivës shprehet edhe eksperti, Gustav Gressel, studiues në Këshillin Europian për Çështjet e huaja në Berlin.

Për portalin e televizionit, ARD, tagesschau ai ka thënë se kjo ofensivë ka mbetur dukshëm pas asaj që pritej në fillim si dhe objektivave të veta që të arrijë bregdetin e Detit Azov e të shkëpusë Krimenë nga mbrojtja ruse. Arritja e këtij objektivi nuk duket realiste, sipas tij. “Aktualisht ofensiva ukrainase ka në shënjestër me sa duket qytetin jugor Tokmak në rajonin e Zaporishjas. Por aty janë futur shumë thellë njësitë ruse, dhe ka për të qenë e vështirë thyerja e tyre. Por ka edhe suksese të veçanta. Ukrainasit kanë filluar së fundmi të tërheqin trupat e lodhura nga fronti dhe t’i zëvendësojnë me të rinj, që kanë më shumë fuqi dhe janë më të gjallë në sulmim.”

Trupat e lodhura i gjen tek të dyja palët në luftim

Por sipas Gresselit trupat e lodhura në front janë shenjë simptomatike për të dyja ushtritë, si atë ukrainase edhe ruse. “Konsumimi në këtë luftë ka qenë shumë i madh dhe tek pala ruse madje pak më i lartë, se tek ajo ukrainase. Të dyja palët po i tërheqin rezervra. Personeli që mobilizohet është gjithnjë e më në moshë. Trajnimi ushtarak është kryer kohë para mobilizimit, dhe kjo bën të ketë shumë harresë dhe rënie të profesionalitetit, Ky është problem për komandantët e të dyja palëve. Tek pala ruse kjo shtohet për shkak se nuk ka rotacion dhe morali pjesërisht është më i dobët. Ushtarët më të vjetër arrijnë më shpejt nga tejlodhja në limitet e tyre. Pyetja që shtrohet është, se sa i vlen kjo ukrainasve.”

Deklaratat për gjoja negociata të mundshme paqeje të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg u hodhën poshtë, por ato shkaktuan mjaft reagime duke ngritur pyetjen, nëse po përgatiten skenarët për të filluar negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas ekspertit Gressel, NATO nuk merret me këtë, por do të ketë qeveri dhe aleatë që mendojnë për këtë. “Shtëpia e Bardhë dhe zyra kancelarore në Berlin janë qartësisht të orientuara, që dikur në një moment të caktuar, Ukraina do të negociojë me Rusinë dhe se furnizimet me armë kanë qëllimin, të sjellin në një pozicion më të mirë Ukrainën kundrejt Rusisë.”

Problemi është sipas Gresselit që si Ukraina edhe Rusia duan një vendim nga kjo luftë. Rusia edhe më tej synon të eliminojë Ukrainën si shtet të pavarur, dhe nuk do të negociojë asgjë më poshtë, se ky qëllim ushtarak. Ukraina nga ana e saj e përcakton këtë luftë gjithnjë e më shumë si luftë për pavarësi dhe do që Rusia në fund të detyrohet të njohë Ukrainën si shtet të pavarur. “Dëshira për negociata nuk reflekton realitetin politik të palëve në luftime.”

Eksperti Gustav Gressel pret vazhdimin e luftës edhe vitin e ardhshëm. “Duhet të llogarisim me atë që lufta me siguri do të zgjasë deri në vitin 2025. Nëse Donald Trump do të fitonte zgjedhjet presidenciale në vitin 2024, sipas pikëpamjes ruse ai mund të ofrojë një ‘deal’ në janar 2025, kështu pranvera 2025 do ishte koha më e hershme që për palën ruse mund të sillte fundin e luftës sipas kushteve të saj. Nëse Biden fiton zgjedhjet, gjë që për momentin duket më e mundshme, mund të pritet, që lufta të zgjasë përtej vitit 2025.”

Eksperti Gressel kërkon që të mos shpenzohet kohë me debate të pakuptimta e të ecet përpara me prodhimin e armatimit për të ndihmuar Ukrainën. Duhet të prodhohen shpejt tanke, tanke mbrojtës, avionë luftarakë për të mbështetur Ukrainën për disa vite në luftë, pasi rezervat e perëndimit po konsumohen, thotë Gressel. E nuk duhet të fillojë gjithmonë nga e para diskutimi, se çfarë do t’i jepet Ukrainës nga rezervat./dw/

The post Eksperti gjerman: Lufta do të zgjasë me siguri deri në vitin 2025 appeared first on Albeu.com.

Eksperti gjerman: Siguria e jashtme e Kosovës garantohet vetëm duke u anëtarësuar në NATO
Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, paralajmëron të mos bëhen të njëjtat gabime si me Ukrainën.

Deutsche Welle: Z. Clewing, në kufirin serbo-kosovar pati një tension të ri në fundjavë, pasi qeveria e Kosovës donte të zbatonte rregullat e paralajmëruara prej kohësh për hyrjet e qytetarëve serbë dhe automjeteve të tyre me targa serbe. Tani ato janë shtyrë për 1 shtator. A shihni një kërcënim të shtuar për sigurinë e Kosovës dhe Ballkanit?

Konrad Clewing: Në terma afatshkurtër nuk shoh një kërcënim të veçantë, sepse KFOR-i i udhëhequr nga NATO mund ta stabilizojë situatën për momentin. Por unë shoh një problem të madh në faktin se përshkrimi i misionit të KFOR-it, i cili rrjedh nga një rezolutë e OKB-së e vitit 1999, nuk e përfshin aspak mbrojtjen e sigurisë së jashtme të Kosovës. Detyra kryesore është krijimi i një mjedisi paqësor dhe i lirisë së lëvizjes brenda Kosovës. Por, në planin afatgjatë, këto dy pika nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur gjendjen e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe kjo është arsyeja pse duhet gjetur një zgjidhje e mirëmenduar dhe e qëndrueshme për të garantuar sigurinë e jashtme të Kosovës. Dhe këtë e shoh vetëm në perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Deri më tani, Gjermania ka mbështetur në radhë të parë perspektivën e BE-së për të gjithë Ballkanin Perëndimor, e cila gjithashtu kërkon eliminimin e konflikteve fqinje. A nuk mjafton perspektiva e BE-së dhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për zgjidhjen e përhershme të konfliktit?

Ndryshe nga NATO, BE-ja nuk ofron një sistem sigurie për anëtarët e saj. Sipas mendimit tim, dialogu i koordinuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk është masa e duhur për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje në mënyrë afatgjate. Sepse kjo është çështje e politikës së sigurisë. A ka të drejtë Serbia të mohojë ose luftojë ekzistencën e shtetit të Kosovës, a ka të drejtë Kosova të bëjë kontrolle kufitare dhe të kërkojë që qytetarët e saj, përkatësisht qytetarët e Kosovës, të pranojnë dhe përdorin dhe posedojnë dokumente nga Kosova, së paku për nevojat që kanë në marrëdhëniet me shtetin e Kosovës. Dhe mendoj se kjo kërkesë nuk është as joreale dhe as e gabuar.

Megjithatë, si Gjermania ashtu edhe BE-ja duan që këto masa të zbatohen në marrëveshje me Serbinë. A është kjo realiste?

Mendoj se është naive. Kjo çështje themelore nuk mund të zgjidhet në marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përderisa Serbia nuk dëshiron ta njohë Kosovën. Si atdheu i serbëve të Kosovës apo si fuqi mbrojtëse e serbëve të Kosovës, Serbia ka të drejtë të sigurojë që veprimet e shtetit kosovar të mos kërcënojnë ekzistencën e serbëve të Kosovës. Por ajo që Kosova dëshiron të zbatojë këtu nuk është kërcënim për ekzistencën e saj. Është Serbia ajo që e paraqet si të tillë. Ishte një temë e madhe mediatike se Kosova gjoja po përgatitej të dëbonte serbët e Kosovës më 1 gusht. Kjo është në fakt një akuzë groteske dhe tregon gjithashtu se Serbia me të vërtetë nuk duhet trajtuar si një shtet i zakonshëm demokratik në propagandën e saj të brendshme dhe të jashtme dhe në kontrollin e saj mediatik, por ka shumë ngjashmëri me Rusinë përsa i përket përgatitjes së opinionit dhe operon me gënjeshtra. Kjo gjë përhap panik tek serbët e Kosovës dhe i përdor ata për t’i bërë më të bindur ndaj qeverisë. Situata e kësaj fundjavë duhet të jetë vërtet një shenjë paralajmëruese për qeverinë gjermane që të mos kthehet në ato linjat e vjetra të mosmarrjes seriozisht të rreziqeve.

A do të thotë kjo se Gjermania, si më parë në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, po tregon shumë konsideratë për interesat e Serbisë?

Gjermania dhe Perëndimi në tërësi janë të kapur nga një lloj mendimi dëshiror që pretendimet revizioniste – në këtë rast ato të Serbisë ndaj Kosovës, në rastin tjetër të Rusisë ndaj Ukrainës – nuk duhet të merren shumë seriozisht. Perëndimi mendon se në rastin më të keq mund të ndodhë që të pushtohen territore të vogla, siç ka qenë rasti i Krimesë në Ukrainë, ose siç është Kosova e Veriut në Kosovë. Dhe pikërisht mbi këtë bazë perëndimi i ka dhënë Serbisë gjithmonë një rol qendror në Ballkan. Mendoj se kjo politikë është naive dhe duhet ndryshuar urgjentisht.

A nuk do ta largonte Serbinë nga Perëndimi anëtarësimi i Kosovës në NATO popullsia e të cilës është skeptike ndaj perëndimit, dhe ta çonte atë përfundimisht drejt Rusisë?

Unë nuk e shoh këtë rrezik aq të madh, nëse Serbia vazhdon të ketë perspektivë për BE. Në skenarin tim, Kosova do të shkonte drejt NATOs dhe do të kishte garanci sigurie ndaj Serbisë. Dhe në këto rrethana nuk do të ketë më nevojë që Serbia ta njohë zyrtarisht Kosovën, sepse ajo nuk mund të bëjë asgjë që do ta vinte në rrezik ekzistencën e shtetit të Kosovës. Dhe kur perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE të bëhet e kapshem, nuk mendoj se Serbia do të ketë më interes të orientohet kah Rusia.

The post Eksperti gjerman: Siguria e jashtme e Kosovës garantohet vetëm duke u anëtarësuar në NATO appeared first on Albeu.com.