ekspertet Archives - Albeu.com

Tre vr*sje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor
Zemërimi i qytetarëve në shoqërinë tonë po përkthehet në sjellje ekstreme. Këtë fatkeqësisht po e tregojnë ngjarjet e ndodhura jo më larg se një ditë më parë, ku brenda ditës pati tre viktima, si pasojë e konflikteve momentale.

Këto veprime rikthejnë vëmendjen tek shëndeti mendor, ndaj psikologja Eksena Qirici shpjegon rëndësinë e krijimit të marrëdhënieve të shëndetshme ne jetën e përditshme dhe kujdesit që duhet të kemi ndaj njëri-tjetrit.

“Çfarë do të thotë të vrasësh brenda një dite në ambiente të ndryshme, ne familje, në ambientin e punës, në turizëm, në një lokal ku ti mendon se je në një situatë të qetë? Do të thotë që aspekti psikologjik, ngarkesa psikologjike, ngarkesat emocionale, kanë arritur në sistemin e mbijetesës. Po të dëgjojmë dhe të analizojmë me kujdes se çfarë autorët përmendim në arsyet e tyre të vrasjeve shihet që ka bullizëm, ka tallje, ka ofendim, ka dhunë dhe për më tepër është e vazhdueshme, është e hershme. Nëse ne në shoqëri, marrëdhënie pune, në familje, trajtojmë me dhunë psikologjike çdo lloj marrëdhënie, automatikisht kjo do të na sjellë në këto sjellje ekstreme”, thotë psikologja.

Psikologja e sheh si një emergjencë nevojën e shoqërisë sonë për tu kujdesur për shëndetin mendor, që rrjedhimisht do të ndihmojë në menaxhimin më të mirë të situatave njerëzore.

“Në të njëjtën mënyrë dhe kushte që ne shkojmë tek mjeku e njëjta nevojë është për shëndetin e mendjes sepse mëndja është struktura kryesore me të cilën njeriu vepron në jetën e përditshme, nëse ti nuk kujdesesh për të, automatikisht ajo do të japi këto pasoja por edhe më të rënda nëse mbetemi në frikën që të shkosh te psikologu ka të bëjë thjesht me çmendurinë dhe paaftësinë, se sa me një mirëmbajtje të mënyrës se si ti funksionon në jetën e përditshme”, shton Qirici.

Sakaq sociologia Eris Dhamo, është e mendimit se shoqëria jone ka ndryshuar nga përqendrimi tek vlerat dhe morali drejt një shoqërie me norma të shtuara individualizmi: “Kemi individin i cili është vënë në qendër të një shoqërie dhe në këtë qendër të shoqërisë individi sot mendon në mënyrë apriori që e gjithë bota duhet të rrotullohet rreth tij, pa pasur në vëmendje ose pa qenë empatik mbi nevojat dhe domosdoshmëritë edhe të individëve të tjerë prezentë ne këtë lloj shoqërie. Nuk e vendosim asnjëherë veten në vendin e tjetrit për ti kuptuar më mirë pozicionin. Duke mos qenë empatik mjaftueshëm, komunikon përmes dhunës”.

Komunikimi është i domosdoshëm në funksionimin e një shoqërie të shëndetshme, që shmang dhunën dhe konfliktet i zgjidh me fjalë./TCH

The post Tre vr*sje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor appeared first on Albeu.com.

Ekspertët: Shanset që Trump të fitojë Çmimin Nobel për Paqen janë të pakta
Përpjekja e presidentit amerikan, Donald Trump për të fituar Çmimin Nobel për Paqe ka tërhequr vëmendje të madhe ndaj “lojës” vjetore të hamendësimeve për fituesin e ardhshëm të këtij çmimi.

Vëzhguesit e vjetër të Nobel-it thonë se shanset e Trump për të fituar mbeten të vogla, pavarësisht disa nominimeve me profil të lartë dhe ndërhyrjeve të tij në politikën e jashtme, për të cilat ai ka marrë merita personale.

Ekspertët theksojnë se Komiteti Norvegjez i Nobelit zakonisht fokusohet në qëndrueshmërinë e paqes, promovimin e vëllazërisë ndërkombëtare dhe në punën e heshtur të institucioneve që forcojnë këto synime.

Sipas tyre, rekordi i Trump, mund të jetë një pengesë, për shkak të qëndrimit të tij ndaj çështjeve të ndryshimeve klimatike.

Megjithatë, lideri amerikan ka kërkuar shpesh vëmendjen lidhur me Nobel-in që nga mandati i tij i parë, duke u thënë delegatëve të Kombeve të Bashkuara, muajin e kaluar se “të gjithë mendonin se ai duhej ta fitonte Çmimin Nobel për Paqe.”

Fushatë publike, por vendim privat

Një individ nuk mund të nominojë veten për çmimin. Ndërsa nominimet dhe deklaratat publike e bëjnë presidentin Trump një emër të bujshëm në listat e të preferuave, mbetet e paqartë nëse emri i tij përmendet vërtet kur pesë anëtarët e komitetit norvegjez, të emëruar nga parlamenti, mblidhen me dyer të mbyllura.

Trump është nominuar disa herë nga shumë figura të njohura në SHBA dhe politikanë të huaj që prej vitit 2018.

Zyra e kongresmenes amerikane, Claudia Tenney (R-NY) njoftoi se ajo e kishte propozuar Trump sërish në dhjetor, për rolin e tij në marrëveshjet “Abraham Accords”, të cilat normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa shteteve arabe në vitin 2020.

Nominimet e bëra këtë vit nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe nga qeveria e Pakistanit u bënë pas afatit të 1 shkurtit për çmimin e vitit 2025.

Trump ka thënë disa herë se “e meriton” Nobel-in dhe pretendon se ka i ka dhënë fund shtatë luftërave.

Javën e kaluar, ai tha se mund t’i jepte fund edhe “një lufte të tetë” nëse Izraeli dhe Hamasi pranonin planin e tij të paqes në Gaza.

“Askush nuk ia ka dalë ta bëjë këtë”,  tha Trump në një takim me ushtarakët në bazën e Marinës në Quantico, Virxhinia.

I pyetur nëse do të nderohej me Çmimin Nobel, Trump tha: “Absolutisht jo. Ata do t’ia japin dikujt që s’ka bërë asgjë”.

Izraeli dhe Hamasi ranë dakord sot për fazën e parë të planit të paqes në Gaza, që parashikon ndaljen e luftimeve dhe lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, familjarë të pengjeve dhe mbështetësit e tyre në Tel Aviv filluan të brohorisnin “Çmim Nobel për Trump”.

Komiteti vlerëson përpjekjet e qëndrueshme, jo fitoret e shpejta

Ekspertët e Nobel-it theksojnë se komiteti i jep prioritet përpjekjeve të qëndrueshme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, në vend të suksesit të menjëhershëm diplomatik.

“Ka një ndryshim të madh midis ndalimit të përkohshëm të luftimeve dhe zgjidhjes së shkaqeve të konfliktit”, tha historiani, Theo Zenou nga shoqata “Henry Jackson Society”.

Zenou shtoi se qëndrimi i Trump ndaj çështjeve klimatike ishte në kundërshtim me atë që shumë njerëz, përfshirë komitetin e Nobel-it, e konsideronin si sfidën më të madhe të paqes në planin afatgjatë.

“Nuk mendoj se ata do t’ia japin çmimin më prestigjioz në botë dikujt që nuk beson në ndryshimet klimatike,” tha ai.

Komiteti i Nobel-it u përball me kritika të ashpra në vitin 2009, kur ia dha çmimin ish-presidentit, Barack Obama – vetëm nëntë muaj pas nisjes së mandatit të tij.

Shumë prej tyre argumentuan se Obama nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme për të pasur një ndikim të tillë.

“Ndërsa vetë-reklamimi i Trump për çmimin mund të ndikojë negativisht, komiteti nuk ka gjasa t’i nënshtrohet presionit politik”, tha Nina Græger, drejtoreshë e Institutit Norvegjez të Kërkimeve për Paqe (PRIO).

“Shanset e Trump për çmimin Nobel, këtë vit janë të vogla. Retorika e tij nuk të jep përshtypjen e një perspektive paqësore”, tha ajo.

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen do të shpallet nesër

The post Ekspertët: Shanset që Trump të fitojë Çmimin Nobel për Paqen janë të pakta appeared first on Albeu.com.

A do të ketë rritje pensionesh në 2025? Ekspertët japin informacionet e fundit
Pensionistët presin me shpresë rritje të pensioneve, në vitin 2025. Ekspertët e ekonomisë, shprehen skeptikë për një përmirësim të menjëhershëm.

Reforma e premtuar për skemën e pensioneve ka mbetur pezull, ndërkohë që në buxhetin e miratuar nuk është parashikuar asnjë fond për indeksim.

Ekspertë si Kujtim Hoxha dhe Teuta Nunaj, paralajmërojnë se skema aktuale është në krizë të thellë dhe kërkon rishikim të menjëhershëm, ndërsa institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN kanë theksuar nevojën për ndryshime thelbësore.

Qeveria pritet të japë një bilanc në shtator, por pa një strategji të qartë, e ardhmja e pensioneve mbetet e pasigurt. Z.Hoxha thotë se reforma e pensioneve, e cila ka filluar një vit më parë ka ngelur pezull.

Detajet

Ai deklaroi se në vitin 2025 në buxhetin e shtetit nuk është parashikuar asnjë lekë për indeksimin e pensioneve.

Hoxha tha se Banka Botërore dhe FMN, i kanë dhënë sinjal qeverisë se skema e sigurimeve shoqërore duhet të ndryshojë dhe se statistikat tregojnë se kjo skemë është krejtësisht e rrënuar kështu siç është, por se teknikët duhet të shprehin mendimet e tyre se si do dalin nga kjo gjendje.

“Reforma e pensioneve ka filluar një vit më parë, duke pasur parasysh problematikat gjatë rrugës, por edhe fushatën zgjedhore që ka filluar më herët se parashikimet ligjore, është parë e arsyeshme nga qeveria aktualisht nuk kemi asnjë informacion se çfarë u bë me pensionet.

Kryeministri tha se në 1 tetor do të niste reforma e pensioneve, gjë që nuk ndodhi se për një ligj do 3-4 muaj për tu hartuar, por në afatin kohor ishte e pamundur të realizohej. Edhe ndërkombëtarët Banka Botërore dhe FMN, i kanë dhënë sinjal qeverisë se skema e sigurimeve shoqërore duhet të ndryshojë. Këto sinjale kontestoheshin herë pas here dhe nga grupet e interesit për atë rezultat që do të arrihej.

Banka Botërore tërhoqi vëmendjen për numrin e punonjësve që punojnë në të zezë dhe sipas INSTAT punonin 1.3 milionë njerëz, por derdhnin kontribute 800 mijë dhe ju kërkua qeverisë që të marrë masa që të rriten kontributet. Të punësuarit në sektorin privat nuk derdhin kontribute mbi pagën reale, por mbi pagën minimale. Në këtë fazë u dha ideja që personi social të jepet në raport me vitet që kanë.

Një qytetar që sot nuk merr pension social për shkak se nuk ka plotësuar 15 vjet dhe as moshën 70 vjeç, parashikohet me sa vite që ka, 3, 4 vjet, të trajtohet në këto raporte. Kjo e bën shumë shqetësuese skemën e sigurimeve shoqërore. Duhen pasur parasysh që ligjvënësi të shpallë objektivat se pse bëhet, se ligjin e kemi, çfarë do të bëhet, do të jetë thjesht për të përmirësuar situatën financiare të buxhetit të shtetit. Të ardhurat e qytetarëve kjo është më e rëndësishme.

Statistikat tregojnë se kjo skemë është krejtësisht e rrënuar kështu siç është, por teknikët duhet të shprehin mendimet e tyre se si do dalin nga kjo gjendje. Unë shoh se dhe aktorët politikë në këtë fushatë shpallën objektivat e tyre.

Askush nga këto dy partitë që janë sot, ose njëra që ka shumicën në parlament, nuk ka shprehur interes, për interesin e qytetarëve. Nuk do të ketë rritje deri në vitin 2030. Në vitin 2025 që jemi sivjet, në buxhetin e shtetit të miratuar nga parlamenti, nuk është parashikuar asnjë lekë për indeksim. Edhe mund të bëhet se gjithmonë në shtator qeveria bën bilancin.

Gjyqtarë dhe kryetarë bashkie nuk gjejnë dokumentet para vitit 2011. Heqja e tavanit duhet të bëhej, por në momentin që do të krijoheshin kushtet për të standardizuar kushtet dhe kontributet sipas individëve. Është e padrejtë që një ushtarak merr pension 650 euro dhe një minator 230.

Nga ana tjetër, Teuta Nunaj thotë se është folur gjatë për skemën e pensioneve dhe theksi është vendosur te rishikimi i skemës, për t`u bërë një reformë që do të zgjidhte ato probleme që janë ekzistuese. Ajo deklaroi se në atë që është thënë në diskursin publik nuk është folur për ndryshimin e skemës, por për një mori problematikash të pazgjidhura nga reforma e 2014.

Sipas saj, thelbi nuk do jetë ndryshimi i skemës, por zgjidhja e problemeve aktuale që ka skema. “Pritej që në fund të dhjetorit të kishte një raport nga institucionet shqiptare dhe Banka Botërore për t’i bërë skanerin situatës së skemës së pensioneve.

Duhet të identifikohet se cila është gjendja dhe problemet dhe për të realizuar një reformë të re, që parashikon zgjidhjen e problemeve dhe ndihmesë për të përballuar kërkesat në rritje. Numri i pensionistëve çdo vit vjen duke u rritur, por është një numër që përballohet shumë pak nga kontributet shoqërore.

Thelbi nuk do jetë ndryshimi i skemës, por zgjidhja e problemeve aktuale që ka skema. Me ndryshimet e skemës së vitit 2014 është hequr pensioni maksimal, por shihet numri i viteve dhe vlera kontributive, pasi më parë merrej paga më e lartë e tre viteve në dhjetë vitet e fundit. Aktualisht gjithë ata individët burrë apo grua që kanë mbushur moshën por nuk kanë përmbushur 15 vite kontribute, dalin me pension social. Kur të marrësh pensionin social mund të marrësh një vlerë plus, në varësi të viteve kontributive. Heqja e tavanit ka qenë lajm shumë pozitiv për skemën e pensioneve”, tha ajo.

The post A do të ketë rritje pensionesh në 2025? Ekspertët japin informacionet e fundit appeared first on Albeu.com.

Kush e kontrollon vërtet arin e botës? Shtetet me rezervat më të mëdha të arit
Në një botë ku ekonomitë përballen me kriza të njëpasnjëshme dhe tregjet globale luhaten, ari mbetet një nga asetet më të sigurta dhe më të vlerësuara për të mbrojtur pasurinë kombëtare. Pikërisht për këtë arsye, disa shtete kanë zgjedhur të grumbullojnë sasi të mëdha ari, duke ndërtuar rezerva që shërbejnë si mburojë në kohë pasigurie.

Në krye të kësaj liste qëndrojnë SHBA-të, me më shumë se 8,000 ton ar të depozituar kryesisht në Fort Knox. Pas tyre vijnë Gjermania, Italia, Franca dhe Rusia – të gjitha me rezerva që kalojnë 2,000 tonët secila. Kina, një lojtar gjithnjë e më i rëndësishëm në arenën ekonomike botërore, po rrit me ritme të shpejta rezervat e saj, duke e parë arin si një mënyrë për të reduktuar varësinë nga dollari amerikan.

Ekspertët thonë se ari nuk është thjesht një simbol i pasurisë, por një strategji afatgjatë për të ruajtur fuqinë ekonomike dhe për të përballuar goditje të papritura. Në një botë ku gjithçka ndryshon me shpejtësi, ari mbetet një “kartë e sigurt” për ata që luajnë fort në skenën globale.

The post Kush e kontrollon vërtet arin e botës? Shtetet me rezervat më të mëdha të arit appeared first on Albeu.com.

Seanca për Safet Gjicin në Gjykatën e Elbasanit/ Ekspertët do të japin përgjigje për 11 pyetje mbi gjendjen shëndetësore të tij
Ditën e sotme, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit, zhvillohet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, ekspertët duhet t`u japin përgjigje 11 pyetjeve.

Sot në orën 10:00 në Gjykatën e Shkallёs sё Parё të Juridiksionit tё Pёrgjithshёm, Elbasan do të zhvillohet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici i cili ka kërkuar prej disa muajsh të vuajë në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit.

Në seancën e paralajmëruar për t`u mbajtur gjatë paradites së kësaj të Hëne, 23 Dhjetor 2024 do të diskutohet akti i ekspertimit i kryer nga tre ekspertët e Institutit të mjekësisë ligjore Tiranë.

Në seancën gjyqësore tё zhvilluar për shtetasin Safet Gjici në 14 Nëntor 2024 mbi” Caktimin e detyrave të ekspertëve të Mjekësisë ligjore” kërkuesi Safet Gjici nuk u paraqit për arsye shëndetësore. Ndërkohë në atë seancë u paraqitën mbrojtja, organi i akuzёs dhe ekspertët mjeko-ligjorë.

Pas betimit të tre ekspertëve mjeko-ligjorë atyre në mesin e muajit Nëntor të këtij viti nga Gjykata, iu caktuan 11 detyra për të cilat ata në seancën e kësaj fillim jave duhet të japin përgjigje të argumentuara mjaft qartë .

Tre ekspertët e mjekësisë ligjore të cilët janë njohur me të gjitha aktet që janë pjesë e dosjes gjyqësore “Gjici” pas afro gjashtë jave pune sot do u japin përgjigje para Gjykatës pyetjeve të mëposhtme:

1. A vuan shtetasi Safet Gjici nga ndonjë sëmundje, nëse po, paraqisni, një historik të sëmundjes së tij nga koha e arrestimit të tij e deri në datën e kryerjes së ekzaminimit objektiv dhe cila është diagnoza?

2. Cilat janë patologjitë që konstatohen tek kërkuesi Safet Gjici?

3. A vuan kërkuesi nga diabeti dhe nëse po, cila eshtë shkalla e sëmundjes, pasojat e shkaktuara, terapia e ndjekur, a ka qënë efektive ajo dhe cili është mjekimi më i përshtatshëm që rekomandohet?

4. A ka shkaktuar diabeti insufiçencë të organeve jetësore?

5. A vuan kërkuesi Safet Gjici nga probleme kardio-vaskulare dhe nëse po cila ёshtë diagnoza?

6. A ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore të kërkuesit Safet Gjici gjatë qëndrimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, nëse po, a ka marrë trajtimin e përshtatshëm?

7. A van nga ndonjë sëmundje veçanërisht e rëndë, shtetasi Safet Gjici?

8. A ka nevojë kërkuesi për trajtim të specializuar dhe nëse po, a e ofron Institucioni Mjekësor ku ai është akomoduar këtё trajtim?

9. Në momentin e kryerjes së ekzaminimit objektiv, cila është gjëndja shëndetësore e kërkuesit, a është e tillë, që përben rrezik për jetën e kërkuesit?

10. Nëse po, cila është terapia efektive e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku dhe a e mundëson Institucioni Mjekësor ku gjendet aktualisht?

11. A rrezikohet jeta e kërkuesit nëse qëndron i izoluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale?

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, sipas avokatit të tij Markeljan Jance vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar.

Sipas Jançes, këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Gjici vuan dënimin në Burgun e Kosovës në Lushnje dhe aktualisht ndodhet në një klinikë mjekësore në një spital privat ku prej disa muajsh po kurohet për problematikat shëndetësore me të cilat ai po përballet në këtë periudhë.

The post Seanca për Safet Gjicin në Gjykatën e Elbasanit/ Ekspertët do të japin përgjigje për 11 pyetje mbi gjendjen shëndetësore të tij appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i ekspertëve për vitin 2025: Do të jetë një ndër vitet më të nxehta në planet…
Sipas ekspertëve, për herë të parë pritet të tejkalohet rekordi simbolik prej 1,5°C për ngrohjen globale,      viti i ardhshëm do të jetë një ndër vitet më të nxehta në planet, njoftoi sot zyra britanike Met.

Në raportin e klimës për vitin e ardhshëm, agjencia e motit vlerëson se viti 2025 “ka të ngjarë të jetë një nga tre vitet më të nxehta për sa i përket temperaturës mesatare globale, pak pas 2024 dhe 2023”.

Rritja e temperaturës gjatë vitit të ardhshëm, mund të shkojë midis 1.29°C dhe 1.53°C krahasuar me periudhën para-industriale (1850-1900), sipas agjencisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, bota nuk është aspak në rrugën e duhur për të reduktuar ndotjen klimatike dhe për të shmangur përkeqësimin e thatësirave, valëve të të nxehtit apo shirave të rrëmbyeshëm, që kanë kosto të mëdha jo vetëm financiare, por edhe në jetë njerëzore.

The post Parashikimi i ekspertëve për vitin 2025: Do të jetë një ndër vitet më të nxehta në planet… appeared first on Albeu.com.

Profesionet e lira/ Ekspertët: Të mbështeten me politika fiskale për frenimin e emigracionit
Për ekspertët kontabël, ndryshimet e shpeshta fiskale nuk po lejojnë të garantohet zhvillimi i qëndrueshëm te bizneset e profesioneve të lira. Problematike për këtë kategori është edhe emigracioni.

Eksperti kontabël dhe konsulenti për biznesin, Julian Saraçi, thotë se ndaj kësaj kategorie duhet të ndërmerren një sërë nismash fiskale mbështetëse, me qëllim frenimin e emigracionit.

Pas vitit 2029, siç parashikohet edhe në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” për përfshirjen e tyre në tatim, z. Saraçi pohon se normat tatimore duhet të jenë në nivelet e vendeve të rajonit.

Ndër të tjera, ai rekomandon se për këtë kategori është e domosdoshme të rishikohet edhe mënyra e llogaritjes së TVSH-së, pasi nuk reflektohet si duhet në sistemin fiskal.

Z.Saraçi, si e vlerësoni situatën aktuale të profesionistëve të lirë në Shqipëri dhe çfarë ndryshimesh mendoni se janë të domosdoshme?

Situata aktuale është e komplikuar, për shkak të ndryshimeve të shpeshta ligjore dhe mungesës së një kuadri të qëndrueshëm fiskal.

Kodi Tatimor përbën “Kushtetutën Fiskale” të çdo vendi.

Një nga përfitimet kryesore të tij lidhet me qëndrueshmërinë e politikave fiskale dhe garantimin e sigurisë juridike.

Ndryshe nga ligjet tatimore, që mund të ndryshohen me shumicë të thjeshtë (50+1), Kodi Tatimor kërkon 3/5 e votave ose 84 vota në Kuvend; një prag që asnjë qeveri nuk e ka pasur deri më sot. Kjo e bën të mbrojtur nga ndryshimet sipas tekave apo nevojave të rastit.

Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e vendeve të tjera të rajonit duke ofruar norma preferenciale tatimore për profesionistët e lirë, duke njohur investimin në trurin dhe shpenzimet e tyre specifike.

Gjithashtu, është e nevojshme një reformë e thelluar në ligjin për profesionet e lira të vitit 2014 dhe në taksat lokale për t’u përshtatur me realitetet ekonomike dhe sociale të profesionistëve të lirë dhe për t’u harmonizuar me pjesën tjetër të ndryshimeve ligjore.

Profesionistët e lirë janë një realitet ekonomik që prek sektorë të rëndësishëm si IT, audituesit, juristët, kontabilistët, inxhinierët, arkitektët, mjekët, psikologët, sociologët, konsulentët, marketerët dixhitalë, përkthyesit, stomatologët dhe shumë të tjerë.

Duke mbështetur këtë kategori, ne mbështesim pjesën më të investuar të shoqërisë, shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien afatgjatë dhe njëkohësisht, duke kuruar një problem madhor të kohëve të fundit të Shqipërisë, atë të emigrimit cilësor.

Politikat mbështetëse ndihmojnë që kjo shtresë të mos largohet nga Shqipëria, siç po ndodh.

Çfarë nismash konkrete sugjeroni për të mbështetur profesionistët e lirë dhe në përgjithësi dhe ata që punojnë me klientë ndërkombëtarë në veçanti, si p.sh. IT apo shërbime të tjera outsourcing?

Profesionistët e lirë, që ofrojnë shërbime për biznese jashtë vendit dhe sjellin të ardhura në Shqipëri, duhet të përfitojnë nga norma tatimore favorizuese. Në të njëjtën kohë, është thelbësore të propozojmë incentiva tatimore të lidhura me rritjen profesionale dhe kualifikimet, duke i nxitur ata të avancojnë më tej në karrierë.

Një tjetër nismë gjithëpërfshirëse do të ishte në lidhje me TVSH. Duhet të rishikohet mënyra e llogaritjes së TVSH-së, pasi aktualisht kostoja e tyre kryesore – truri dhe ekspertiza – nuk reflektohet si duhet në sistemin fiskal. Kjo çon në një vlerë të shtuar artificialisht të lartë.

Çfarë masash mund të merren për të siguruar mbështetje dhe mbrojtje më të mirë për profesionistët e lirë në aspektin social dhe profesional?

Sistemi kontributiv i profesionistëve të lirë duhet të uniformohet me atë të të punësuarve, duke garantuar mbështetje për sëmundje dhe raste të tjera të vështira. Nevojitet krijimi i një kategorie të veçantë për profesionistët e lirë në sistemin e kontributeve. Gjithashtu, duhet të bëhet e detyrueshme sigurimi profesional.

Tarifat fikse për disa profesione që japin shërbime në treg (noter, përmbarues, auditues) janë kundër konkurrencës dhe dëmtojnë vetë ata që ju aplikohet. Sugjerojmë që të ketë një minimum të padiskutueshëm dhe mbi këtë minimum të ketë aplikim të lirë të tregut.

Cili është mendimi juaj në lidhje me rregullimet përkatëse nga organizatat dhe dhomat me atribute publike?

Së pari, ajo që ka më shumë rëndësi sipas parashikimeve për të qenë pjesë e BE-së brenda 2030, mendoj që dhomat dhe urdhrat përkatës duhet të ofrojnë formim të vazhdueshëm me standarde të akredituara nga BE, duke përgatitur profesionistët për konkurrencën ndërkombëtare, duke qenë se shpejt do të jemi pjesë sipas parashikimeve.

Duhet monitorimi i të gjithë dhomave dhe institucioneve përkatëse licencuese nga KLSH, duke qenë se kanë atribute publike dhe transparencë të plotë në website për secilën prej tyre dhe ndjekja me seriozitet dhe ndëshkimi i çdo individi që pretendon se ushtron një profesion të caktuar dhe nuk ka licencën përkatëse. Publikimi i një regjistri publik të detyrueshëm që çdo profesionist të jetë i regjistruar rregullisht në dhomat/Urdhrat.

Së fundi, ju keni qenë pjesë e diskutimit publik mbi ligjin e auditimit? A mund të na thoni diçka më tepër në lidhje me këtë?

Ligji për Auditimin është përditësuar në përputhje me Direktivën Europiane dhe përmban disa risi pozitive. Megjithatë, disa dispozita të tij janë parë si problematike nga ekspertët dhe komuniteti i IEKA-s, të cilat mund të konsiderohen si cenim i lirisë së tregut dhe lirisë ekonomike, diskriminimin e audituesve, dhe të padrejta në thelb duke cenuar konkurrencën.

Në këtë kontekst, është e domosdoshme t’i japim kohën e duhur rishikimit të këtij ligji dhe të mos nxitojmë vetëm për të përmbushur kushte të caktuara ndërkombëtare, siç është rasti i huave me norma favorizuese nga Banka Botërore.

Edhe pse buxheti është i rëndësishëm, përvoja e së shkuarës, siç ndodhi së fundi me tatimin e profesionistëve të lirë, na ka treguar se ligjet e padrejta dhe të nxituara përfundojnë duke u kthyer në pikën zero.

Për ta mbyllur, në këtë moment kritik për ekonominë shqiptare, bashkimi i zërave të profesionistëve të lirë është më i rëndësishëm se kurrë. Vetëm përmes një përfaqësimi të fuqishëm dhe të pavarur mund të arrihen ndryshimet e nevojshme në politikat që prekin këtë kategori.

Në këtë frymë është krijuar Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL), promovimi i hapjes do të zhvillohet javën e ardhshme, një organizatë apolitike dhe jofitimprurëse, që ekziston me një qëllim të vetëm: mbrojtjen e interesave të profesionistëve të lirë dhe avancimin e statusit të tyre si shtyllë e ekonomisë shqiptare./ Monitor

The post Profesionet e lira/ Ekspertët: Të mbështeten me politika fiskale për frenimin e emigracionit appeared first on Albeu.com.

Vala e të nxehtit, ekspertët paralajmërojnë ndërprerje të mundshme të energjisë në Ballkan
Tranzicioni i pritshëm i valës së të nxehtit nga Pirenejtë dhe Apeninet në Evropën Juglindore ka çuar në një kërkesë të lartë për energji elektrike në Ballkan, me mundësinë e hapur të kufizimeve të furnizimit, sipas portalit Montelnews, duke cituar burime nga tregtarët e energjisë elektrike në kontinent.

“Tani për momentin të gjithë po blejnë rrymë”, tha një tregtar i energjisë elektrike për Montel, duke theksuar se kërkesa për kondicionerë pritet të rritet në Ballkanin Perëndimor.

Çmimet e energjisë elektrike në bursat e Europës Juglindore, sipas Montelnews, variojnë mes 126 dhe 171 euro për megavat orë të martën, me çmimin më të lartë prej 443 euro për megavat orë në Slloveni.

Në vendet perëndimore, të njëjtat vlera në tregtimin e energjisë elektrike janë dukshëm më të ulëta, ku në Gjermani janë 108 euro për megavat orë.

Duke marrë parasysh tendencat e pritshme të temperaturave në Ballkan, Montelnews ndër të tjera tërheq vëmendjen në deklaratat e Shërbimit Meteorologjik Kombëtar të Serbisë se periudha e nxehtë e kësaj jave në të gjithë rajonin mund të sjellë temperatura mbi 40 gradë.

“Operatorët e rrjetit dhe tregtarët e energjisë në Evropën Lindore po përgatiten për kufizime të mundshme të furnizimit dhe rritje të kërkesës të shkaktuar nga temperaturat që mund të rriten deri në 12 gradë Celsius në krahasim me javët e mëparshme,” komentoi Andrea Tura, një ekspert meteorologjik në shërbimin italian të parashikimit Meteo.

Në mbështetje të pretendimit se vala e të nxehtit shkakton shqetësime të mëdha të çmimeve në tregun e energjisë elektrike, portali citon të dhëna nga Spanja.

“Vala e të nxehtit pritet të rrisë më tej çmimet e energjisë elektrike në tregjet rajonale të Evropës Juglindore deri në fund të kësaj jave”, tha një burim nga tregu evropian i energjisë elektrike për Montelnews, duke treguar ndikimin e mundshëm të zjarreve në Greqi te çmimet.

Zjarret në pyje, shtoi Styliani Sarri, inxhinier në operatorin grek të rrjetit elektroenergjetik DSO Hedno, në një deklaratë për portalin e lartpërmendur, përkeqësuan ndikimin e valës së të nxehtit në Greqi.

“Kjo është java me një nga ngarkesat më të larta të sistemit në Greqi, për shkak të pikut të sezonit turistik. Për shkak të kësaj, çmimet mund të rriten dhe rënia e mundshme e prodhimit fotovoltaik për shkak të zjarreve në pyje mund ta përkeqësojë situatën”, Sarri tha për Montelneës.

Lidhja e theksuar e furnizimit me energji elektrike në Evropën Juglindore u tregua nga kolapsi i sistemeve energjetike të Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe pjesëve të Bosnje-Hercegovinës, Greqisë dhe Kroacisë më 21 qershor të këtij viti në rrethana që ende janë duke u hetuar.

Hetimi drejtohet nga operatori evropian i rrjetit energjetik Entso-E, i cili në mesin e korrikut dha një raport paraprak për shkaqet e “errësimit” të përmendur.

Raporti paraprak i operatorit europian nis nga informacioni se epiqendra e ndërprerjes rajonale të furnizimit me energji elektrike ka qenë në Mal të Zi, duke paralajmëruar konstatimet e hetimit se në prag të “errësimit” janë shpërndarë rreth 2000 megavat energji elektrike.drejt rrjetit malazez me një kabllo nëndetëse nga Italia, ndërsa në drejtim të kundërt drejt Italisë u dërgua eksporte prej 417 megavat.

The post Vala e të nxehtit, ekspertët paralajmërojnë ndërprerje të mundshme të energjisë në Ballkan appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ekspertët akuza dyshes PD-PS: Dakordësim dypartiak, vjen për interesa personale
Në Tiranë, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që mësohet se po kryhen pas dakordësimit mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të opozitës, u pritën me reagime të ndryshme nga ekspertët e pavarur. Ndryshimet përcaktojnë listat e hapura të deputetëve në 2/3 e tyre si dhe mundësimin e votimit të shqiptarëve nga jashtë vendit përmes postës. Por, ndërsa vlerësojnë hapat për votimin e zgjedhësve nga jashtë, nga ana tjetër ekspertët pohojnë se listat e mbyllura në 1/3 e tyre po bëhen për interesa personale të politikanëve kryesorë dhe dëshmojnë mungesën e vullnetit politik të partive më të mëdha për zgjedhje tërësisht të hapura dhe demokratike.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e opozitës mësohet se kanë rënë dakord për lista të hapura në 2/3 e tyre dhe 1/3 të mbyllura. Ato parashikohet të dorëzojnë në KQZ dy lista; listë shumemërore të fiksuar të kandidatëve, si dhe listën shumemërore të kandidatëve, që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Lista e fiksuar renditet me shifra duke nisur nga njëshi, ndërsa lista shumemërore e kandidatëve me votim të parapëlqyer nga zgjedhësit vendosen në rend alfabetik sipas mbiemrave të tyre.

Ekspertët e pavarur që ndjekin prej shumë vitesh nga afër proceset zgjedhore në Shqipëri pohuan se ndryshimet e pritshme në Kodin Zgjedhor të dakordësuara mes PS-së dhe PD-së për listat e hapura në 2/3 e tyre dhe votimet nga jashtë vijnë si reagim ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk përmbushin asgjë nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it mbi përmirësimin e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe shmangien e shkeljeve të konstatuara në zgjedhjet e mëparshme.

“Problemet e ngritura nga zgjedhjet e mëparshme, që nuk po trajtohen janë abuzimet me burimet shtetërore, janë financat e partive politike, është frikësimi i zgjedhësve, është përdorimi i administratës gjatë zgjedhjeve. Për ta përmbledhur me një fjali; partia dhe shteti në Shqipëri, po bëhen një dhe kjo është në kundërshtim me dokumentin e Kopenhagës”, thotë për Zërin e Amerikës Dritan Taulla, përfaqësues i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara.

Ekspertët shprehin shqetësim mbi të njëjtat sjellje shumëvjeçare të partive shqiptare si fajësimi i kundërshtarit politik për gjithçka, mungesë vullneti për zgjedhje demokratike, bllokime të vazhdueshme, sjellje joserioze dhe negociata të fshehta, jo të hapura dhe gjithëpërfshirëse siç kanë bërë thirrje institucionet ndërkombëtare.

“Listat do të jenë faktikisht të mbyllura. Jemi në të njëjtin stanjacion politik për sa i përket pjesës që monopoli dhe ekskluziviteti i listës do të jetë përsëri i kryetarëve të partive. Aty do të jetë preferenciale për kryetarin e partisë, do të jenë njerëzit më të besuar të tij dhe nuk u jepet qytetarëve mundësia që të zgjedhin deputetët që duan ata”, thotë për Zërin e Amerikës Gerta Meta, drejtuese e Shoqatës për Kulturë Demokratike.

Ekspertët vlerësojnë që ndonëse teorikisht në pamje të parë listat janë të hapura në 2/3 e tyre për kandidatët e votave parapëlqyese, metoda e re favorizon dukshëm kandidatët e listës së fiksuar në 1/3, pra paktikisht listat janë sërish të mbyllura në raport me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore, dhe kjo është bërë për qëllime personale të drejtuesve kryesorë.

“Ky qëndrim i shprehur në këtë dakordësim dypartiak vjen kryesisht për interesa personale. Me këto kam parasysh interesin e kryetarit të partisë, udhëheqësisë së partisë dhe njerëzit që kanë fuqi në parti, ata që janë figura kryesore në parti, që duan ta kenë të sigurtë mandatin”, thotë për Zërin e Amerikës Kristaq Kume, drejtues i Institutit për Sistemet Zgjedhore.

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara thekson se mungesa e vullnetit për dialog e kompromis të hapur politik, pamundësia për konsultim publik dhe gjithëpërfshirje, solli dështimin e radhës me reformën zgjedhore dhe mostrajtimin e problemeve madhore që vërehen në integritetin e zgjedhjeve sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, apo të aktorëve vendas që vëzhgojnë e vlerësojnë procesin zgjedhor.

Nga ana tjetër Koalicioni vlerësoi hapat e hedhura për të mundësuar votimin e shqiptarëve nga jashtë vendit.

“Mundësimi i votës së shqiptarëve jashtë vendit është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Është një formulë e propozuar për votim përmes postës, dhe pas disa akteve nga KQZ, Komisioneri Shtetëror ka thënë se kjo mund të bëhet nëse ligji vjen brenda korrikut”, tha zoti Taulla.

Ekspertët vlerësojnë se ashtu si edhe në zgjedhje të mëparshme, listat e fiksuara dhe të përgatitura nga kryetarët apo kryesitë e partive pritet të sjellin deputetë me cilësi dhe veprimtari të zbehta, të cilëve u kërkohet vetëm të miratojnë gjithçka që propozon drejtuesi i formacionit të tyre politik.

“Jemi përsëri në të njëjtën gjendje; këtu mendohet vetëm për qasjen e partive të mëdha politike dhe përsëri do të kemi firo të votave të qytetarëve, që nuk nuk do të konsiderohen. Partitë e vogla, ofertat e reja dhe lëvizjet e reja politike me këtë kuadër ligjor do të mbeten në vështirësi dhe përsëri do t’u kërkohen aleanca me partitë e mëdha, murin e të cilave ato kanë premtuar se do ta thyejnë”, thotë zonja Meta.

Nga ana tjetër, votimi i shqiptarëve nga jashtë vendit me postë vlerësohet nga ekspertët si risia më e rëndësishme në zgjedhjet e ardhshme, nisur nga fakti që Shqipëria është i vetmi vend në continent, që nuk e ka ende këtë mundësi, si dhe nga fakti që afro gjysma e votuesve në listat e KQZ-së nuk jetojnë në Shqipëri.

Por ata theksojnë se këto procedura duhen përsosur më tej në të ardhmen, se nuk mjaftojnë që shqiptarët të votojnë nga jashtë, por edhe të përfaqësohen në procesin ligjvënës.

“Dakordësia për ta realizuar deri në fund këtë gjë, siç kërkonte dhe Gjykata Kushtetuese, duhet përshëndetur, sepse më së fundi, në zgjedhjet e vitit 2025 edhe ne do të bëjmë pjesë ndër vendet që ua krijojnë mundësinë shtetasve të tyre që të votojnë pa qenë e nevojshme që të paraqiten fizikisht në qendrën e votimit”, thotë zoti Kume.

Ekspertët pohuan që këto bisedime të partive më të mëdha larg syve të palëve të interesuara për dialog konstruktiv, sjellin rezultate të papritura dhe plot dyshime në minutën e fundit dhe të padebatuara publikisht, ku zakonisht partia dhe shteti nuk janë qartësisht të ndara, duke cënuar parimet demokratike për zgjedhje të lira dhe institucione demokratike të konsoliduara dhe funksionale. /VOA/

The post Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ekspertët akuza dyshes PD-PS: Dakordësim dypartiak, vjen për interesa personale appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i ekspertëve: Bëhuni gati për verën më të nxehtë në histori
Europa duhet të përgatitet për një verë përvëluese, ky është paralajmërimi që kanë bërë së fundmi ekspertët. Deri tani, janë regjistruar 11 muaj rekord të nxehti. Temperatura e sipërfaqes së ujit në Atlantikun e Veriut ka mbërritur nivelin më të lartë në të paktën 40 vjet.

Meteorologia Tamsin Green thotë se qershori, korriku dhe gushti do të jenë mbi mesataren për sa i përket temperaturave. Pika të nxehta, sipas saj, mund të ketë edhe në Europën Jugore dhe Lindore.

Europa Perëndimore mund të regjistrojë reshje mesatare në qershor, më pas parashikohen reshje mbi mesataren për Europën Jugore në korrik, por kushte më të thata në Lindje.

Gushti, shton ajo, mund të jetë më i thatë për pjesën më të madhe të kontinentit. Siç edhe raportojnë mediat e huaja, Gjermania dhe vendet nordike, do të përballen që javën e ardhshme me temperatura të pazakonta.

Spanja gjithashtu po bëhet gati për temperaturat ekstreme, teksa ka nxjerrë një hartë të re me parashikime të përditësuara.

Rreziku i një të nxehti përvëlues ka vënë në hall edhe organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit, të cilët kanë detyrën të kujdesen për sigurinë e atletëve. Qytetet anekënd kontinentit janë duke tentuar të marrin masa për t’u përshtatur me të nxehtin ekstrem.

The post Paralajmërimi i ekspertëve: Bëhuni gati për verën më të nxehtë në histori appeared first on Albeu.com.