Ekpserte Archives - Albeu.com

Bizneset vuajnë për punëtorë, ekspertët: Duhet reagim me rritje të ndjeshme të pagave
Epidemia e largimit të punëtorëve duket se i ka prekur pothuaj të gjithë gjithë bizneset të vegjël e të mëdhenj.

Ekspertët thonë se bizneset duhet të veprojnë, pasi edhe punonjësit që qëndrojnë, në këto rrethana aktuale, e mendojnë gjithashtu largimin.

Eksperti për ekonominë, Pano Soko shprehet se Biznesi do të duhet dhe do ta bëjë patjetër rritjen e pagave dhe duhen marra masa menjëherë për këtë lloj ‘epidemie’.

“Biznesi do të duhet dhe do ta bëjë patjetër rritjen e pagave, pasi këto janë rregullat e arta të ekonomisë që do t’i respektosh. Rritja e pagave duhet të bëhet në mënyrë substanciale. Praktikisht sot e kemi parë edhe biznesi e ka kuptuar që pika e ekuilibrit me paga 300-400 mijë lekëshe për kamarier, sot nuk është më. Sot banakieri nuk të vjen më më 500 mijë lekë, do të duhet një pagë prej 700-800 mijë lekë. Edhe ata që po qëndrojnë sot, ndoshta nesër nuk do të jenë më, do të ikin nesër, kështu që praktikisht për të vendosur ekuilibrin që të jesh i sigurt që punëtori që ke, nuk do të të ikë, do të duhet që të rrisin pagat edhe për ata që po qëndrojnë. Pasi duhet kuptuar që të qëndruarit është një proces dinamik. Sot qëndroj, nesër më mbushet mendja dhe iki. Por që ta mbash punëtorin lidhur duhet të trashësh litarin dhe litari është paga. Në të kundërt ne do të kemi hemorragji, siç kemi pasur deri më sot. Mungesa e forcës punëtore do të shuajë bizneset. Vetëm tek kjo rrugë që jemi ka patur 4 lavazhe, tani janë vetëm 2 pasi nuk gjenin dot punëtorë me ato paga të ulëta. Epidemia e largimeve nuk njeh të imunizuar. Siç morën masa për Covid 19 ashtu të marrin masa për këtë lloj epidemie. Mbetja pa forcë punëtore për çdo biznes është vetëvrasje”- shprehet eksperti për ekonominë, Pano Soko./tch

The post Bizneset vuajnë për punëtorë, ekspertët: Duhet reagim me rritje të ndjeshme të pagave appeared first on Albeu.com.

Ekspertët: Motivi i Putinit, t’i rikthejë Rusisë lavdinë e dikurshme
Presidenti rus Vladimir Putin përmbysi dekada të paqes dhe qëndrueshmërisë në Evropë me sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës. Ekspertët thonë për Zërin e Amerikës se ai është një udhëheqës ideologjik, që ka për qëllim t’ia rikthejë Rusisë statusin e superfuqisë, që e humbi pas shembjes së Bashkimit Sovjetik.

Vladimir Vladimirovich Putin lindi në Leningrad, Shën Petersburgun e sotëm në Rusi më 1952. Në vitin 1975, ai iu bashkua shërbimit të inteligjencës së jashtme ruse, KGB, dhe u vendos në Gjermani, para se të futej në politikë.

Në fund të vitit 1999, presidenti Boris Yeltsin dha dorëheqjen pas një skandali, duke i dhënë zotit Putin postin e presidentit në detyrë, në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale.

Nga ajo kohë ai kontrollon pushtetin në Moskë, duke fituar zgjedhjet disa herë, të konsideruara gjithnjë e më shumë si të manipuluara, duke shmangur kufizimet e mandatit dhe duke burgosur, ose duke u përpjekur të vrasë kundërshtarët e tij kryesorë politikë, thotë Michael Kimmage nga Fondi Gjerman Marshall.

“Ka shumë raste gazetarësh, zyrtarësh të zbulimit, apo të tjerë, që janë vrarë. Supozohet se janë kryer me urdhër të Putinit, ose të paktën, nën komandën e vartësve të tij”, thotë ai.

Vladimir Putin ka kultivuar imazhin e një mashkulli të fuqishëm me autoritet dhe që ka njohuri për gjithshka. Kjo përputhet me ideologjin e udhëheqjes së tij, thotë profesori i psikologjisë Samuel Hunter, ndërsa shton se udhëheqës si ai shohin nga e kaluara.

“Ata flasin për kohën kur gjërat ishin më mirë. Flasin se si nën udhëheqjen e tyre do të kthehen në epokën kur kishin më shumë ndikim dhe fuqi. Putini është shembulli i duhur i kësaj”, thotë zoti Hunter.

Zoti Putin dëshiron që Rusia të trajtohet sërish si një superfuqi, thotë Angela Stent nga Instituti Brookings.

“Ai beson se pjesa tjetër e botës duhet ta trajtojë Rusinë si dikur Bashkimin Sovjetik. Ai nuk kërkon rikthimin e Bashkimit Sovjetik, por dëshiron të trajtohet si fuqi e madhe, pikëpamjet e së cilës respektohen, që njerëzit të frikësohen nga Rusia dhe të pranojnë se është e drejtë e saj, të shtrijë ndikimin tek vendet fqinje”, thotë zonja Stent.

Analisti Kimmage pajtohet.

“Në sytë e tij, ai është patriot i madh rus. Ai është i përkushtuar për të kaluarën dhe madhështinë ruse, si një forcë motivuese. Sigurisht, pikënisja është dëshira e tij për pushtet dhe tërheqja që kishte nga KBG-ja si një institucion i fuqishëm”, thotë ai.

Pavarësisht ekonomisë relativisht të dobët të Rusisë, zoti Putin është përfshirë në konflikte të mëdha në mbarë botën dhe ka ndërtuar aleanca të forta, që kanë rritur popullaritetin e tij në vend, thotë Elizabeth Shackelford nga Këshilli i Çikagos për Çështje Globale.

“Gjëja kryesore është se ai erdhi dhe me të vërtetë e riktheu Rusinë në një lojtare të madhe në skenën botërore, pas një kohe kur Rusia ishte vërtetë e lënë mënjanë. Ai e bëri këtë duke goditur përtej mundësive të tij”, thotë ajo.

Megjithëse ai ka angazhuar trupat ruse në konflikte brutale, fillimi i një sulmi të plotë ndaj Ukrainës, për shumëkënd ishte befasi për shkak të shkallës së lartë të rrezikut, përfshirë ish-presidentin Barack Obama.

“Gjithmonë ishte i pamëshirshëm. Ju ishit dëshmitarë të asaj që bëri në Çeçeni. Ai nuk e kishte problem të shtypte ata që i shihte si kërcënim. Kjo nuk është diça e re. Por para pesë vitesh nuk do ta kisha menduar kurrë, që do të arrinte në këtë pikë”, thotë ish presidenti Obama.

Ekspertët thonë se që nga fillimi i pandemisë, zoti Putin mbeti vetëm dhe më i izoluar se kurrë, ndërsa u duk duke marrë masa ekstreme për t’u mbrojtur në takimet, që pati pak para sulmit kundër Ukrainës, me disa udhëheqës botërorë, që ishin të vaksinuar dhe të testuar për COVID./VOA

The post Ekspertët: Motivi i Putinit, t’i rikthejë Rusisë lavdinë e dikurshme appeared first on Albeu.com.

Rritet frikshëm çmimi i apartamenteve në Tiranë, zgjidhja që propozojnë ekspertët
Ekspertë që merren me shitje-blerje të pasurive të paluajtshme në vend i kërkojnë qeverisë që të ulë taksën e shitjes së pasurive të paluajtshme prej 15 % të vlerës.

Ilda Zaloshnja shpjegon për Abc News se kjo është një barrë që ka lënë hapur shumë trasaksione dhe në disa raste krijon edhe mundësinë për rritje të informalitetit.

Vlerëson ndikimin që ka dhënë procesi i rivlerësimit në shitjen e pasurive të paluajtshme .qeveria e shtyu afatin deri në prill të 2022 dhe në bazë të këtij procesi taksa që i paguhet shtetit është 3% nga 15% por sipas Zaloshnjes amnistia me afate nuk është zgjidhje.

Pavarësisht shtrenjtimit të çmimeve të apartamenteve në Tiranë kërkesa për të blerë vijon të jetë e lartë. Ilda Zaloshnja thekson se kohët e fundit rritja rezulton se është 15-20%.

Aktualisht nëse një qytetar do të shesë banesën dhe bën rivlerësimin paguan 3% të vlerës ndaj shtetit nga 15% që është në kohë normale. Ndërkohë që për bizneset niveli i taksës është rreth 5%.

Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për vitin 2021 janë kryer 56,623 aplikime për rivlerësimin e shtëpive. Peshën kryesore e mban kryeqyteti.

The post Rritet frikshëm çmimi i apartamenteve në Tiranë, zgjidhja që propozojnë ekspertët appeared first on Albeu.com.