ekonomia Archives - Albeu.com

Ekonomia dominon shqetësimet në Shqipëri: 58% e të rriturve e rendisin si problemin kryesor
Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve ku mbi gjysma e popullsisë e sheh ekonominë si problemin kryesor kombëtar, me 58% të të rriturve që përmendin çmimet e larta, pagat e ulëta dhe standardin e jetesës si shqetësimin dominant.

Këto të dhëna vijnë nga një studim i ri global i Gallup, i prezantuar në World Governments Summit, i cili bazohet në përgjigjet e të rriturve në 107 vende, të cilëve u është kërkuar të shprehin me fjalët e tyre se cili është problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi i tyre.

Në nivel global, mesatarisht 23% e të rriturve e përmendin ekonominë si çështjen më të rëndësishme kombëtare.

Banorët e vendeve me të ardhura më të ulëta kanë më shumë gjasa sesa ata të vendeve me të ardhura të larta ta identifikojnë ekonominë si problemin kryesor.

Tri vendet e para në këtë listë i përkasin rajoneve dhe konteksteve të ndryshme ekonomike, nga pasiguria e lartë ushqimore në Malawi, te kolapsi ekonomik i Venezuelës në kushtet e krizës politike dhe vështirësitë e Bolivisë me inflacionin, por të gjitha kanë të përbashkët një popullsi që i vendos shqetësimet ekonomike mbi çdo problem tjetër.

Sipas nivelit të të ardhurave, në vendet me të ardhura të larta, mesatarisht 21% e qytetarëve përmendin ekonominë ose pamundësinë për të përballuar nevojat bazë, si ushqimi dhe strehimi.

Kjo përqindje rritet në 31% në vendet me të ardhura mesatare të larta, në 36% në vendet me të ardhura mesatare të ulëta dhe në 38% në vendet me të ardhura të ulëta, ku 14% përmendin konkretisht nevojat bazë për ushqim dhe strehim — shumë më tepër se në çdo grup tjetër sipas nivelit të të ardhurave.

Raporti: 12 kategoritë kryesore të problemeve

Në tërësi, qytetarët në mbarë botën i grupojnë shqetësimet e tyre në 12 kategori kryesore. Vetëm 1% deklarojnë se vendi i tyre nuk ka probleme, ndërsa 4% refuzojnë të përgjigjen ose thonë se nuk e dinë.

Katër tema dominojnë në nivel global. Çështjet ekonomike renditen në krye, me një mesatare globale prej 23%, të ndjekura nga puna dhe punësimi (10%), politika dhe qeverisja (8%) si dhe siguria dhe rendi (7%). Së bashku, këto përbëjnë rreth gjysmën e të gjitha përgjigjeve.

Në nivelin pasues renditen ushqimi dhe strehimi (3%), çështjet sociale (3%), mjedisi dhe ndryshimet klimatike (3%) si dhe shëndetësia (3%).

Një tjetër 2% përmendin arsimin, 1% secili përmendin emigracionin dhe infrastrukturën, ndërsa më pak se 1% e identifikojnë median si problemin kryesor.

Sipas rajoneve, ekonomia renditet në vendin e parë kudo, përveç Amerikës së Veriut (SHBA dhe Kanada), ku politika është shqetësimi kryesor.

Në Azi-Paqësor dhe Europë, pakënaqësia politike renditet e dyta, ndërsa në Afrikën Sub-Sahariane, vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, më të theksuara janë problemet që lidhen me punësimin.

Në Amerikën Latine dhe Karaibe, siguria dhe rendi renditen në vendin e dytë, por bien në vendin e tretë në shumicën e rajoneve të tjera.

Në thelb, raporti tregon se njerëzit i gjykojnë problemet kombëtare përmes përvojës personale: nëse arrijnë të përballojnë jetesën, të gjejnë punë të qëndrueshme, t’u besojnë institucioneve dhe të ndihen të sigurt, më shumë sesa përmes treguesve makroekonomikë./ Monitor

The post Ekonomia dominon shqetësimet në Shqipëri: 58% e të rriturve e rendisin si problemin kryesor appeared first on Albeu.com.

Si do ulet cash-i në ekonominë me nivelin më të lartë të parasë jashtë bankave në Europë
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, prezantoi së fundmi nismën kombëtare “Cashless Albania 2030”, një strategji afatgjatë që synon të reduktojë ndjeshëm përdorimin e parasë fizike dhe të nxisë kalimin drejt pagesave elektronike në të gjithë ekonominë.

Plani parashikon objektiva të qarta dhe mekanizma të koordinuar pune që do të shtrihen në vite, me qëllim modernizimin e sistemeve të pagesave, uljen e informalitetit dhe rritjen e transparencës.

Sipas dokumentit të prezantuar, objektivi kryesor është që deri në vitin 2028 vendi të ketë mbulim universal me terminale POS, të paktën 60% e pagesave të kryhen në mënyrë dixhitale dhe të gjitha institucionet publike të pranojnë pagesa jo-cash.

Këto synime përbëjnë bazën e transformimit drejt një ekonomie që funksionon më shumë përmes kanaleve elektronike, duke ulur përdorimin e parasë fizike që sot dominon transaksionet ditore.

Plani parashikon hartimin e 12 masave konkrete, të orientuara sipas prioriteteve që lidhen me adoptimin e teknologjive të pagesave, forcimin e infrastrukturës, ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe detyrimet për institucionet publike.

Për zbatimin e tyre do të krijohet Këshilli për Pagesat Dixhitale, një strukturë që përfshin Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Financave, AKSHI-n, AKSK-në, Bankën e Shqipërisë, Tatimet, Postën Shqiptare, shoqatat e bankave, subjektet financiare jo banka e të parasë elektronike dhe operatorët ndërkombëtarë të kartave.

Në nivel teknik do të funksionojë një grup operativ që do të koordinojë fazat e zbatimit dhe kalendarin e matjes së progresit.

Kalendari i masave parashikon përcaktimin e afateve për secilin hap, sigurimin e koherencës strategjike mes ndryshimeve ligjore dhe fazave teknike dhe organizimin e mbledhjeve të rregullta mujore për monitorimin e objektivave dhe adresimin e sfidave.

Qeveria synon që nisma të mos mbetet vetëm një direktivë politike, por një proces i koordinuar që matet me tregues të qartë rezultateje.

Nisma vjen në një kohë kur Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të përdorimit të parasë fizike në rajon.

Shqipëria ka nivelin më të lartë të qarkullimit të parasë jashtë bankave mes vendeve të Ballkanit, një tregues që lidhet drejtpërdrejt me informalitetin dhe me kostot e larta të administrimit të parasë fizike.

Edhe pse pagesat elektronike janë rritur vitet e fundit, ritmi i adoptimit ende mbetet më i ngadaltë krahasuar me vendet e BE-së, ku pesha e cash në ekonomi është në rënie të shpejtë.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, raporti mes parasë jashtë bankave dhe agregatit M3 (para jashtë bankave dhe depozita bankare)në korrik 2025 ishte 24.3%.

Megjithatë, ky raport, në rastin e Shqipërisë ka kufizime serioze, sepse nuk përfshin valutën e huaj që qarkullon jashtë sektorit bankar; ky është element me rëndësi të konsiderueshme, duke pasur parasysh Euroizimin e lartë të ekonomisë shqiptare.

Në rast se raportin e parasë jashtë bankave me ofertën monetare do ta llogarisnim vetëm për Lekun (në raport me agregatin monetar M2), atëherë raporti është ndjeshëm më i lartë, 40.4%.

Në krahasim me Eurozonën, Shqipëria ka një shkallë shumë më të lartë të parasë cash në qarkullim.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës Qendrore Europiane, në gusht 2025, paraja jashtë bankave përbënte 9.3% të agregatit monetar M3 dhe afërsisht 10% të agregatit monetar M2.

Shifrat krahasuese të disponueshme për disa ekonomi të rajonit tregojnë raporte edhe më të ulëta. Në rastin e Serbisë, raporti mes parasë në qarkullim dhe agregatit M3 në gusht ishte 7.6%, por rritet ndjeshëm në raport me agregatin M2, në 14.8%.

Në Maqedoninë e Veriut, raporti mes parasë në qarkullim dhe agregatit monetar M3 ishte 9.9%, ndërsa në raport me agregatin M2 ishte lehtësisht më i lartë, në 11.1%.

Vendi më pranë Shqipërisë, por në nivele gjithsesi shumë më të ulëta, është Bosnjë-Hercegovina, ku sipas të dhënave më të fundit, raporti mes parasë në qarkullim dhe agregatit monetar M2 ishte 20.5%.

Banka e Shqipërisë ka theksuar prej vitesh se përdorimi i parasë fizike krijon kosto të drejtpërdrejta për sistemin financiar, pengon gjurmueshmërinë e transaksioneve dhe vështirëson luftën kundër informalitetit dhe evazionit.

The post Si do ulet cash-i në ekonominë me nivelin më të lartë të parasë jashtë bankave në Europë appeared first on Albeu.com.

Paratë llaç e tulla/ Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024
Gjatë vitit të kaluar ekonomia i përqendroi më tej investimet në banesa, teksa u ulën ato në teknologji dhe makineri dhe pajisje.

Të dhënat zyrtare të INSTAT nga Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), tregojnë se po thellohet tendenca ku investimet e reja nuk po orientohen drejt sektorëve produktivë, por në asete fiske që nuk gjerojnë prodhim dhe punësim në afatmesëm të tilla si banesat.

Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), mat investimin neto që një ekonomi bën për të ndërtuar kapacitete të reja prodhuese ose për të përmirësuar ato ekzistuese.

Gjatë vitit të kaluar,31.5 për qind e investimeve neto në të gjithë ekonominë shkuan në banesa, duke u rritur nga niveli 30.8% i vitit 2023.

Investimet në makineri dhe pajisje paraqesin luhatje. Pesha e tyre ka shënuar një ulje nga 24.2% në 2023 në 23.9% në 2024, ndërkohë që brenda këtij grupi, pajisjet e transportit kanë rënë nga 7.4% në 7.2%, ndërsa investimet neto për makineritë e tjera kanë shënuar gjithashtu një rënie me 0.4 pike%.

Të dhënat tregojnë ngadalësim të orientimit drejt modernizimit teknologjik. Investimet në Pajisjet teknologjisë mbeten shumë të ulëta në nivel simbolik, duke reflektuar se ky sektor ende nuk është bërë prioritet në strukturën e kapitalit fiks. Në vitin 2024 investimet neto në këtë zë zunë vetëm 0.21 % të totalit të FBKF-së.

Një element që bie në sy është rritja e lehtë e investimeve në produkte të pronësisë intelektuale, nga 0.32% në 0.37%.

Kjo, megjithëse e vogël, tregon një tendencë drejt zgjerimit të kapitalit të paprekshëm dhe inovacionit. Ndërkohë, kërkimet minerare dhe programet kompjuterike kanë ruajtur stabilitet, duke përfaqësuar një pjesë të vogël, por të qëndrueshme të investimeve.

Nga ana tjetër, bujqësia përmes pemtarisë, blegtorisë dhe pyjeve vijon të ketë peshë të vogël ose negative në strukturën e investimeve neto në ekonomi, duke nënvizuar dobësinë e këtij sektori në krahasim me ndërtimin dhe industrinë.

Për shembull, blegtoria vazhdon të shfaqet me vlera negative, çka sinjalizon ulje të stokut të investimeve neto në këtë sektor apo dalje nga përdorimi.

Të dhënat tregojnë se struktura e kapitalit fiks në Shqipëri (investimet neto) mbetet e përqendruar tek ndërtimi dhe banesat dhe me orientim kryesisht në sektorët jo produktivë./ Monitor

The post Paratë llaç e tulla/ Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024 appeared first on Albeu.com.

Varësia nga kullat dhe lejet e ndërtimit, tkurren me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë
Të ardhurat e Bashkisë Tiranë, kanë shënuar një tkurrje të ndjeshme në 5 muajt e parë të këtij viti, duke reflektuar varësinë e lartë që ka kryeqyteti nga dhënia e lejeve të ndërtimit.

Sipas raportit të realizimit të buxhetit të Bashkisë Tiranë për periudhën janar-maj 2025, të ardhurat totale nga taksat e tarifat, ishin 7.4 miliardë lekë, ose rreth 75 milionë euro.

Në krahasim më të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishin 12.5 miliardë lekë, të ardhurat kanë rënë me 41.5%.

Ndikimin kryesor në këtë ecuri e ka dhënë taksa e ndikimit në infrastrukturë, që Bashkia arkëton nga dhënia e lejeve të ndërtimit dhe që është 8% e vlerës për ndërtimet rezidenciale.

Ky zë ka sjellë në buxhet vetëm 1.3 miliardë lekë, nga 6.3 miliardë lekë të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një tkurrje prej gati 80%.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë kontribuoi në 18% të të ardhurave në janar-maj 2025, nga 50% në pesëmujorin e parë 2024.

Rënia e këtij zëri është në linjë me tkurrjen e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit.

Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në kryeqytet në periudhën janar-mars u dhanë 72 leje ndërtimi, me një sipërfaqe prej rreth 201 mijë metra katror.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipërfaqja ka rënë me 13.3%. Së bashku me tremujorin e parë 2023, këto janë nivelet më të ulëta që janë dhënë që nga viti 2018.

Vitet e fundit, bashkia e ka rritur ndjeshëm varësinë e të ardhurave nga taksa që merr nga dhënia e lejeve të ndërtimit.

Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror, teksa bashkia arkëtoi nivelin më të lartë historik nga taksa e ndikimit në infrastrukturë prej 14.3 miliardë lekësh (145 mln euro), që i korrespondonte një vlerë ndërtimesh prej 1.8 miliardë euro.

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë zunë rreth 54% të totalit të të ardhurave tatimore dhe jotatimore të realizuara për 2024.

Kjo varësi është parë me shqetësim nga ekspertët e financave vendore. kjo taksë, e lidhur ngushtë me aktivitetin e ndërtimit, e ekspozon bashkinë ndaj rrezikut fiskal, pasi çdo ngadalësim në sektorin e ndërtimit sjell rënie të menjëhershme të të ardhurave.

Raportet e Co-PLAN dhe të Ministrisë së Financave paralajmërojnë se kjo varësi e tepruar krijon mungesë të qëndrueshmërisë financiare afatgjatë dhe përkeqëson pabarazitë mes bashkive, pasi pjesa dërrmuese e kësaj takse mblidhet në Tiranë, ndërsa bashkitë e tjera mbeten me burime të kufizuara për zhvillim.

Raportet rekomandojnë diversifikimin e burimeve të të ardhurave dhe forcimi i autonomisë vendore për një sistem më të balancuar dhe të qëndrueshëm financiar.

Të ardhurat nga taksat e tarifat e tjera

Zëri që solli më shumë të ardhura në pesë muajt e parë të vitit ishte taksa mbi pasuritë e paluajtshme, me 1.722 miliardë lekë, me rritje 11% me bazë vjetore.

Më pas renditet tarifa e pastrimit me 1.45 miliardë lekë, me rritje prej 10%. Taksa e ndikimit në infrastrukturë kaloi për herë të parë në vitet e fundit, si kontribuuesi i tretë më i madh.

Shpenzimet, rritet personeli, preken investimet

Për 5 mujorin, Bashkia ka shpenzuar 10 miliardë lekë, me rritje prej 7.5% me bazë vjetore. Fondet për shpenzime, Bashkia i siguron nga të ardhurat e veta, transfertat e pakushtëzua dhe të kushtëzuara që merr nga buxheti qendror, rindërtim, donacione.

Pesha më e madhe e tyre ka shkuar për shpenzime korente, prej 4.6 miliardë lekësh, me rritje prej 13% me bazë vjetore. Shpenzimet e personelit ishin 3.9 miliardë lekë, me rritje prej 17% me bazë vjetore.

Me rënie ishin shpenzimet kapitale, që u realizuan në nivelin e 1.48 miliardë lekë, me një tkurrje prej 20% me bazë vjetore.

Sipas relacionit të Bashkisë, ndër faktorët që kanë ndikuar në mos realizimin e fondeve të planifikuara kryesisht për shpenzimet kapitale lidhen kryesisht me procedurat e prokurimit, afatet kohore të nevojshme deri në përfundimin e procedurave deri në lidhjen e kontratave.

5 mujori i parë i vitit ka gjithmonë një realizim të ulët të prokurimeve pasi përgjatë dy muajve të parë referuar dhe udhëzimit të zbatimit të buxhetit apo dhe udhëzimit të mbylljes së llogarive të vitit paraardhës mbyllen rakordimet e të ardhurave dhe shpenzimeve të vitit paraardhës, mbarten kontratat në vazhdim në sistemin e Thesarit në zbatim të buxhetit të miratuar, vijohet me përgatitjen e realizimit të regjistrit të prokurimeve të vitit paraardhës dhe krijimin e regjistrit të ri të prokurimeve në përputhje me buxhetin e miratuar të vitit 2025./ MONITOR

The post Varësia nga kullat dhe lejet e ndërtimit, tkurren me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë appeared first on Albeu.com.

3.7% më 2025/ BERZH lë të pandryshuar parashikimin për rritjen e PBB-së së Shqipërisë
Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.7% këtë vit referoi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila la të pandryshuar pritshmëritë në krahasim me shtatorin 2024.

“Parashikimi i rritjes prej 3.7% për vitet 2025 dhe 2026 është negativ për shkak të importeve më të larta, dhe deficitit të llogarisë korrente që u zgjerua krahasuar me nëntëmujorin e parë të vitit 2023”, thuhet në raport.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar parashikimin e saj ekonomik rajonal për vitin 2025 në rënie me 0.3 pikë përqindjeje në krahasim me perspektivën e saj të shtatorit 2024.

Rritja në Ballkanin Perëndimor pritet të mbetet e qëndrueshme në 3.6% si në vitin 2025 ashtu edhe në vitin 2026. Rishikimi në rënie për këtë vit reflekton rënien e kërkesës nga jashtë dhe ndikime të brendshme nga ecuria e dobët e projekteve të investimeve publike dhe kushtet e shtrënguara të tregjeve të punës.

Rritja në të gjithë ekonomitë ku Banka investon aktualisht pritet të jetë mesatarisht 3.2% këtë vit.

Ky rishikim në rënie vjen kryesisht nga kërkesa më e dobët në Europën Qendrore, shtetet baltike dhe vendet juglindore të BE-së. Parashikimet për rritjen reflektojnë gjithashtu ndikimin e vazhdueshëm të konflikteve dhe ritmin e ngadaltë të reformave në rajonin e Mesdheut jugor dhe lindor (SEMED).

Ukraina hyri në vitin 2025 duke u përballur me performancë më të dobët ekonomike dhe rritje të inflacionit. Banka ka rishikuar PBB-në e Ukrainës me rënie këtë vit, pasi sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike po vazhdojnë të pengojnë prodhimin.

Rritja e PBB-së së Ukrainës pritet të arrijë në 3.5% në vitin 2025 dhe 5.0% në vitin 2026, me supozimin se një armëpushim do të realizohet deri në fund të 2025.

Një skenar në të cilin Shtetet e Bashkuara rrisin tarifat për të gjitha importet me 10 pikë përqindje shtesë, mund të ulë PBB-në në rajonet e BERZH-it me 0,1-0,2% në afat të shkurtër.

Ndërsa Jordania, Republika Sllovake, Hungaria dhe Lituania janë disa nga ekonomitë e BERZH-it që janë më të prekura ndaj këtyre masave për shkak të ekspozimit të tyre ndaj tregut amerikan, tregon raporti.

BERZH thekson se inflacioni ka rënë, duke lehtësuar disi konsumin. Inflacioni ka rënë nga një kulm prej 17.5% në tetor 2022 në 5.9% në dhjetor 2024, megjithatë mbi 1 pikë përqindjeje mbi mesataren e tij para pandemisë.

Rritja në Europën Qendrore dhe në shtetet baltike parashikohet të arrijë në 2.7% në 2025 dhe 2.8% në 2026.

Në vendet juglindore të BE-së, rritja u ngadalësua në 1.5% në vitin 2024, me performancë më të dobët se sa pritej./Monitor

The post 3.7% më 2025/ BERZH lë të pandryshuar parashikimin për rritjen e PBB-së së Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

DW: Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025
Ekonomia botërore po përballet me sfida që pritet të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mirëqenien globale.

1. Donald Trump 2.0 fillon në janar

Mënyra se si do të shkojë viti 2025 për ekonominë botërore varet kryesisht nga një njeri: Donald Trump, presidenti i zgjedhur i ekonomisë më të madhe në botë. Kjo do të thotë se zhvillimet e mëtejshme – edhe përtej vitit 2025 – janë të paparashikueshme dhe të vështira për t’u vlerësuar.

Pasojat e të ashtuquajturit koncept “Amerika e Para” do të shtrihen shumë përtej kufijve të SHBA-së dhe humoret e Trump-it do ta ndryshojnë rendin global që njohim.

Prosperiteti, globalizimi dhe luftërat e largëta do të vendosen kryesisht në kryeqytetin amerikan të Uashingtonit. E re është vetëm pasiguria dhe kaosi që mund të shoqërojë vendime të tilla.

Trump ka vënë në dyshim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ka kritikuar ashpër aleatët dhe NATO-n. Aleanca të reja tregtare dhe një Amerikë e orientuar nga vetja mund të kenë pasoja të gjera. Mungesa e një roli të qartë udhëheqës të SHBA-së do t’u japë mundësi vendeve si Kina, India dhe Rusia të mbushin boshllëqet ushtarake, politike dhe ekonomike.

2. Doganat, luftrat tregtare dhe çmime më të larta

Kompanitë preferojnë të planifikojnë paraprakisht dhe prandaj kërcënimi që mund t’u vijë nga rritja e doganave është shqetësues. Trump e sheh idenë e tij si një mundësi për të ndëshkuar vende të tjera për deficitet tregtare të SHBA-së. “Fjala tarifë doganore është fjala më e bukur në fjalor”, tha ai në tetor.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024, Trump kërcënoi me tarifa të përgjithshme prej 10 deri në 20 përqind për të gjitha mallrat e importuara në SHBA dhe deri në 60 përqind për mallrat kineze që nga dita e tij e parë në detyrë. Kohët e fundit, ai ka thënë se synon një tarifë prej 25 përqind për të gjitha mallrat nga Meksika dhe Kanadaja. Për mallrat kineze do të vendosej vetëm një tarifë prej 10 përqind. Meksika ndërkohë ka kërcënuar me tarifa doganore për prodhimet amerikane. Kina mund të bëjë të njëjtën gjë. Kryeministri i Kanadasë vizitoi Trump-in në Florida për të parandaluar një gjë të tillë.

Për kompanitë e përfshira në zinxhirët globalë furnizimit, një rritje e taksave doganore do të ishte një lajm i keq. Ato do të dëmtonin fqinjët e Amerikës dhe me gjasë do të shkatërronin marrëveshjen e tregtisë së lirë midis SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë (USMCA), e cila u përfundua gjatë mandatit të parë të Trump-it.

Aktualisht, rreth 80 përqind e eksporteve meksikane dhe mbi 75 përqind e eksporteve kanadeze shkojnë në SHBA. Më shumë se gjysma e importeve amerikane të frutave dhe perimeve vijnë nga Meksika. SHBA importon çdo ditë dru dhe miliona fuçi naftë të papërpunuar nga Kanadaja.

Në fund, konsumatorët amerikanë do të përballen me çmime më të larta ose me rafte bosh nëpër dyqane. Ka zëra që pretendojnë se Trump do ta përdorte kërcënimin e tarifave kryesisht si mjet negocimi. Por një blof i tillë mund të çojë në masa hakmarrëse dhe të përshkallëzohet shpejt në një luftë globale tregtare.

3. Imigrimi në kritikë në mbarë botën

Nuk janë vetëm mallrat që mund të përballen me një mur tarifash ndëshkuese. Edhe migracioni global po përballet gjithnjë e më shumë me mure – në kuptimin e plotë të fjalës. Udhëheqësit e shteteve dhe qeverive në mbarë botën ndiejnë nevojën për të treguar se kanë kontroll mbi kufijtë e tyre, duke vepruar më ashpër ndaj emigrantëve. Kjo do ta bëjë botën më pak të hapur dhe më pak dinamike.

Gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, republikanët premtuan të kryejnë “deportimin më të madh në historinë amerikane”. Këtë ide e ka përvetësuar edhe Trump.

Përveç deportimeve dhe një qëndrimi më të ashpër në kufirin me Meksikën, ai premtoi në një intervistë në fillim të dhjetorit se do të heqë shtetësinë automatike për të gjithë ata që lindin në SHBA.

Presidenti amerikan ka kompetenca të gjera kur bëhet fjalë për migracionin e parregullt. Megjithatë, shumica e propozimeve të tij pritet të përfundojnë në gjykatë. Ai gjithashtu ka fuqinë për të vështirësuar migracionin e ligjshëm, duke kufizuar numrin e migrantëve ose duke ndërlikuar procesin e dhënies së vizave apo të Green Cards.

Mbajtja larg e imigrantëve – ose kthimi i tyre në vendet e origjinës – do të ndikonte në tregun e punës në vend. Të korrat mund të kalben dhe sipërmarrësit mund të zhvendosen në vende të tjera.

Një kufi më i mbyllur me Meksikën do të ketë ndikime tek njerëzit nga Amerika Latine, veçanërisht nga vende si Kuba, Haiti dhe Venezuela.

SHBA-të nuk janë të vetmet që i bëjnë rezistencë migracionit. Bashkimi Evropian ka premtuar të luftojë kundër migracionit të parregullt. Italia po përpiqet të trajtojë kërkesat për azil të refugjatëve në Shqipëri dhe në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, imigracioni do të jetë një temë e rëndësishme.

4. Lufta në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe përtej

Gjatë kalimit në vitin 2025, bota po përballet me një seri konfliktesh të armatosura. Këto luftëra kanë shkaktuar shkatërrime dhe katastrofa humanitare. Përveç kësaj, ato konsumojnë fonde që mund të përdoren në mënyrë më produktive.

Trump ka deklaruar se do ta përfundojë luftën e Rusisë në Ukrainë brenda 24 orëve. Ai mund të ndërpresë ndihmën financiare amerikane që ka mbajtur vendin në këmbë që nga pushtimi tre vjet më parë. Meqenëse SHBA-ja është financuesi më i madh i Ukrainës, kjo mund ta detyrojë Ukrainën të ulet në tryezën e negociatave.

Lufta e Izraelit kundër Hamasit, e cila po zhvillohet në Rripin e Gazës dhe kohët e fundit edhe në Liban, gjithashtu vazhdon dhe mund të përhapet më tej. Në Azi, Republika Popullore e Kinës vazhdon të kërkojë të drejta mbi Tajvanin demokratik, i cili ka frikë nga një pushtim i afërt.

Për dekada, lidershipi i SHBA-së ka formësuar politikën botërore. Megjithatë, Trump ka vënë në pikëpyetje rolin e Amerikës si “polici i botës”. Nëse Amerika nuk i ndihmon aleatët e saj të mbrohen, kjo politikë e trashëguar ndër dekada mund të shuhet. Një rend i ri botëror i tillë mund të inkurajojë Iranin ose Korenë e Veriut të testojnë kufijtë e veprimeve të tyre ushtarake.

5. A do të shpërthejë tani bota e Inteligjencës Artificiale (IA)?

Lansimi i ChatGPT nga OpenAI në fund të nëntorit 2022 shënoi fillimin e një përdorimi më të gjerë të Inteligjencës Artificiale (IA). Brenda pak javësh, kjo platformë arriti 100 milionë përdorues.

Megjithatë, IA ka ndryshuar jetën e punonjësve dhe bizneseve vetëm gradualisht. Përdorimi i kësaj teknologjie për zhvillimin e ilaçeve ose mbështetjen e mbrojtjes ushtarake mbetet një sfidë e madhe. Kompanitë duhet të përcaktojnë si dhe kur të përdorin IA – dhe të nxisin punonjësit e tyre ta përqafojnë atë.

Për të mbajtur hapin me zhvillimet, ofruesit e IA-së po investojnë masivisht në qendra të mëdha të dhënash. Për t’i ftohur dhe mbajtur ato në funksion, nevojiten sasi të mëdha energjie. Microsoft po mbështet planet për rifillimin e një centrali bërthamor në Pensilvani, ndërsa Google po investon në reaktorë të vegjël bërthamorë për të furnizuar qendrat e tij të të dhënave.

A do të jetë viti 2025 ai kur IA më në fund do të sjellë ndryshimin e premtuar nga mbështetësit e saj? Investitorët, zhvilluesit dhe përdoruesit do të duhet të presin për të parë nëse i gjithë ky konsum energjie do të justifikohet – ose thjesht mund të pyesin ChatGPT për këtë./DW

The post DW: Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025 appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore: Arsimi dhe shëndetësia e dobët po ndikon negativisht potencialin njerëzor në Shqipëri
Kapitali njerëzor në Shqipëri po cenohet nga shërbimet e dobëta arsimore dhe shëndetësore. Këto shërbime në vend që të përmirësohen duket se janë përkeqësuar me tej duke bërë që potencialet e njerëzve që jetojnë në Shqipëri në vend që të rriten të ulen.

Banka Botërore në raportin e fundit rajonal vuri në dukje se, se në të gjithë Ballkanin edhe në Shqipëri kanë një rritje të prevalencave të sëmundjeve që janë duke ndikuar negativisht cilësinë dhe produktivitetin e njerëzve.

“Produktiviteti relativisht më i ulët i qytetarëve në vendet e Ballkanit shpjegohet me një prevalencë e lartë e faktorëve të rrezikut për shëndetin e të rriturve, mbi mesataret e rajonit ECA dhe BE.

Incidenca mesatare e obezitetit në mesin e popullsisë së rritur në Shqipëri është 22.3%, teksa mesatarja rajonale është 23 për qind, krahasuar me 20 për qind në ECA dhe 17 për qind në BE.

Përqindja mesatare e të rriturve duhanpirës në Rajon është 35 për qind, në Shqipëri 22.9 krahasuar me 28 për qind në ECA dhe 26 për qind në BE, ndërsa prevalenca i pirjes së duhanit është 28.9% në Shqipëri, ku mesatarja në rajon është 26 për qind, krahasuar me 20 për qind në ECA dhe 21 për qind në BE.

Në të gjithë Rajonin në rajonin, prevalenca e pirjes së duhanit dhe alkoolit është dukshëm më e lartë tek meshkujt

se femrat, ndërsa prevalenca e obezitetit është pak më e lartë tek femrat.

Mirëpo mangësitë më të mëdha në potencialin njerëzor po krijohen nga cilësia e dobët e arsimit.

Testet ndërkombëtare të studentëve kanë treguar se rezultatet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ishin ndër më të ulëtat në Rajon.

Përtej rezultateve të ulëta të arsimit bazë, e njëjta performancë e dobët vërehet edhe në arsimin e lartë, ku cilësia është e ulët.

Nota mesatare e cilësisë së universitetit në vendet e WB6 është 8.7 (në një shkallë nga 0 në 100, ku 100 korrespondon me universitetin më të lartë të renditur në botë), ndërsa mesatarja për ECA është 12.5, për BE-në është 28.8 dhe lideri në botë (Singapori) ka rezultatin 50.3.

Performanca e Rajonit mbështetet vetëm nga Serbia, e cila ka një notë mesatare të cilësisë universitare prej 22.6, ndërsa vendet e mbetura të Rajonit kanë dukshëm rezultate më të ulëta.

Në Rajonin e Ballkanit Perëndimor mesatarisht, 29 për qind e të rriturve të moshës 30-34 vjeç kanë një diplomë universitare, krahasuar me 33 për qind në ECA dhe 43 për qind në BE.

Banka Botërore vë në dukje se përmirësimi i cilësisë në arsimin e lartë është thelbësore që vendet të kalojnë drejt një modeli të ri të rritjes, i cili do t’i çojë ato në arritjen e statusit me ardhurave të larta./Monitor/

The post Banka Botërore: Arsimi dhe shëndetësia e dobët po ndikon negativisht potencialin njerëzor në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Analiza: Ekonomia e “plehrave”, sektor ku mafia i ka duart e gjata
Në lajmet e fundit nga ekonomia në rajon apo Europën Juglindore ato që na tërhoqën vëmendjen këtë javë janë:

Kompania Stellantis hodhi në treg makinën e saj elektrike Fiat Grande Panda në qytetin serb Kragujevac, ku ka investuar pothuajse 200 milionë euro (përfshirë një subvencion prej 48 milionë eurosh nga qeveria serbe), në një fabrikë që pritet të nisë prodhimin e plotë në tetor, duke punësuar 1000 njerëz; Grupi francez Saint-Gobain ka nisur me sukses fabrikën e dytë të prodhimit të kartonit të gipsit në Turda, Rumaninë Qendrore.

Linja e re, e cila përfaqëson një investim prej mbi 50 milionë eurosh, shtrihet në 14,000 m2 dhe përfshin pajisje të përparuara për bluarjen, kalcinimin, formimin e pllakave, tharjen dhe grumbullimin e kartonave të gipsit;

Kompania italiane Ariston ka nisur ndërtimin e një fabrike të re në Nish të Serbisë, me një investim të planifikuar prej 75 milionë eurosh për prodhimin e pajisjeve elektrike shtëpiake; Sparkasse Bank do të japë një kredi deri në 2 milion euro për kompaninë Makprogres DOO Vinica.

Makprogres është një kompani lokale në pronësi familjare me 640 të punësuar, që prodhon dhe shet produkte ushqimore nën markat Vincinni, Donia, Sun Valley, Fantasia dhe Natura, në më shumë se 60 vende në mbarë botën.

Në Shqipëri, lajmet më kryesore të ditëve të fundit janë dy:

E para një projektligj i ri për menaxhimin e mbetjeve, ku qeveria risjell në vëmendje importin e mbetjeve që i konsideron jo të rrezikshme, ndërsa në vend është hapur debati për një anije me skorje të rrezikshme që nuk po i merret vesh origjina dhe i gjithë procesi i mëpasshëm i transportit, pa folur për paqartësinë se çfarë do të ndodhë kur të kthehen në portin e Durrësit.

Lajmi tjetër lidhet me ngritjen e kampit të refugjatëve, bazuar në një marrëveshje me qeverinë italiane- në Shëngjin, i cili ndryshe nga projektet e tjera që zvarriten me muaj, ka ecur me shumë shpejtësi dhe do të jetë gati për të pritur mysafirët e parë që në shtator.

Kontrasti i lajmeve që prodhon Shqipëria dhe që nuk janë lajme propagande është i madh me lajmet ekonomike, që prodhojnë vendet e tjera.

Është po kaq i madh edhe kontrasti ndërmjet “detyrave” që pritet të kryejë një qeveri për të nxitur ekonominë e qëndrueshme, për të rritur mirëqenien e qytetarëve të saj dhe cilësinë e jetesës së tyre, me atë që po bën realisht.

Fokusi i saj kryesor për momentin duket në “përpunimin” e mbetjeve dhe të refugjatëve nga importi, në një kohë që vendi ka probleme të tjera shumë më madhore dhe emergjente.

Problemi i plehrave në fakt qëndron, por në një dimension krejt tjetër. Në kulmin e turizmit menaxhimi i tyre po lë shumë për të dëshiruar.

Në zonat bregdetare mbeturinat janë përhapur kudo, duke lënë një përshtypje negative tek turistët, që po ankohen si asnjëherë më parë në rrjetet sociale, duke i bërë reklamën më të keqe të mundshme Shqipërisë turistike.

Në Vlorë derdhen ujërat e zeza, teksa qeveria ia ka lënë punën bizneseve që të investojnë në ngritjen e përpunimit të impianteve të ujërave të zeza me një kosto deri në 100 mijë euro.

Subjektet, edhe pse i paguajnë shtetit të gjitha taksat, po detyrohen që të bëjnë punën e qeverisë.

Kjo e fundit gjatë periudhës 2017-2023, ka paguar nga paratë e taksapaguesve rreth 13 miliardë lekë (130 milionë euro) për ngritjen e tre inceneratorëve, që sot praktikisht nuk ekzistojnë, jo më të bëhet fjalë të punojnë.

Kjo nuk e pengoi as Ministrinë e Financave të rrisë pagesat për koncesionet, ku një nga zyrat e shtuar ishte pikërisht inceneratori i Tiranës.

Edhe problemi i emigracionit qëndron, por në atë të ikjes së pandalshme të shtetasve shqiptarë, që ka arritur në përmasa të tilla që po ndikon gjithë treguesit ekonomikë nga tregu i punës, tek konsumi, për të mos folur pastaj për efektet afatgjata në produktivitetin e ekonomisë e skemës së pensioneve.

Por këto probleme qeveria as që denjon t’i përmendë ndonjëherë, e jo më t’i pranojë.

Nuk po shohim që kjo qeveri të bëjë qoftë edhe përpjekje propagandistike për të ulur korrupsionin, që mbetet ndër më të lartët në Europë, sipas sondazheve të fundit, pavarësisht reformës për drejtësi, që më shumë u imponua nga institucionet ndërkombëtare.

Nuk ka as ndonjë lëvizje serioze për të zhbllokuar fondet e BE-së për bujqësinë apo për të hyrë në negociata me institucione të tjera ndërkombëtare që ofrojnë financim në bujqësi, gjë që kanë ndërprerë investime të rëndësishme (në ato raste kur janë dhënë pa mik), duke e bllokuar këtë sektor jetik në një moment kur konsumi po rritej për shkak të turizmit, duke i lënë hapësira të mëdha importeve.

Çfarë qëndrueshmërie ekonomike dhe cilësie jetese mund të premtohet me këto politika?!

Në vend që Shqipëria të kishte hyrë në fazën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të investohej shumë për cilësinë e jetesës, qeveria po e kthen timonin në anën e kundërt.

Pse duhet të orientohet qeveria në këta sektorë të pranimit të mbetjeve e mbeturinave, ku përvoja botërore ka treguar se janë sektorët tipikë ku mafia i ka duart e gjata edhe në vende me institucione kontrolli e menaxhimi më të forta.

Ndërkohë që të gjithë jemi të vetëdijshëm për dobësinë e theksuar institucionale në vend, ku deri edhe trupa policore është akuzuar nga kreu i SPAK për kriminalizim.

Apo që të rrezikojmë të bëhemi si modeli meksikan me ishuj të lumtur resortesh, siç po reklamohet investimi në Ishullin e Sazanit, vetëm për pak turistë dhe jashtë kufijve të restorteve të sundojë varfëria, krimi dhe korrupsioni!

Ekonomia e “plehrave” nuk mund të jetë dega kryesore e ekonomisë shqiptare, për më tepër që qeveria shqiptare që e nxit këtë model nuk ka treguar ndonjë aftësi menaxhimi./Monitor

The post Analiza: Ekonomia e “plehrave”, sektor ku mafia i ka duart e gjata appeared first on Albeu.com.

Mesazhi i qartë i Ambasadores franceze: Ja pikat e forta të Shqipërisë për të rritur ekonominë
Biseda me ambasadoren e Francës në Shqipëri, znj. Catherine Suard, është një dritare e qartë në jetën diplomatike dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Në këtë bisedë, ajo na tregon për ditën e saj të zakonshme në Ambasadën e Francës në Tiranë, për rrugën që e çoi drejt karrierës diplomatike, aspektet që i kanë bërë më shumë përshtypje nga kultura shqiptare, si dhe për projektet aktuale politike, ekonomike dhe sociale që Franca po zhvillon në Shqipëri.

Për më tepër, ambasadorja ndan një mesazh të veçantë për gratë shqiptare që dëshirojnë të fuqizohen në shoqëri dhe të ndërmarrin nisma për karrierën e tyre.

Mikpritja shqiptare dhe harmonia ndërfetare janë disa nga aspektet që i kanë bërë më shumë përshtypje. Sa i përket fushës ekonomike, ambasadorja ndalet në disa projekte për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, trajtimin e mbetjeve dhe ujit, si dhe investimet në energjinë e rinovueshme ku Franca po investon në vendin tonë. Sipas saj, Franca dhe Shqipëria kanë ngritur marrëdhënie politike në nivele të larta, me fokus në integrimin e Shqipërisë në BE. “Çështja e integrimit në BE është tani sfida kryesore.

Për ne, kjo është busulla orientuese. Në çdo gjë që bëjmë, ne përpiqemi ta kemi parasysh këtë drejtim” – shton znj. Suard. Ambasadorja nxit gratë të guxojnë dhe të mos vendosin kufij për veten, duke kërkuar gjithmonë të tejkalojnë pritshmëritë dhe limitet që u imponohen. Ajo thekson rëndësinë e zhvillimit të “ekonomisë së kujdesit” për të krijuar mundësi për gratë dhe për të shërbyer shoqërisë në mënyrë të ndryshme.

Si është një ditë e juaja në Ambasadë në Tiranë dhe cilat kanë qenë arsyet që ju shtynë të zgjidhnit karrierën diplomatike?

Mendoj se ashtu si kudo, në jetë ka zgjedhje. Por ka edhe gjëra që nuk i zgjedh. Kryesorja është të shfrytëzosh mundësitë. Kur isha e vogël, nuk kam ëndërruar të jem ambasadore apo diplomate. Faktikisht, që kur kam qenë e vogël, kam një jetë nomade. Gjithmonë kam lëvizur pas tre vitesh, dhe më pëlqen të lëviz, më pëlqen të zbuloj gjëra të reja. Kreva studimet në shkenca politike, në lidhje me çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Më vonë m’u paraqitën mundësi, çka bëri që të filloj karrierën në fushat që lidhen me bashkëpunimin dhe kulturën, i cili është një departament i Ministrisë së Punëve të Jashtme franceze, më pak i njohur, por që vepron, në terren, si për sa i përket bashkëpunimit, ashtu dhe ndihmës për zhvillim, apo kulturës.

Kam drejtuar shumë institute kulturore franceze jashtë vendit. Dhe pastaj, ndodhi që në fund, u hodha edhe pak më shumë drejt anës politike, dhe u bëra një diplomate e vërtetë. Por është një evolucion dhe jam e bindur se diplomacia ka fusha veprimi që janë të ndryshme dhe se edhe ekonomia është diplomaci. Kultura është diplomaci. Debati universitar akademik, çdo gjë është diplomaci, sepse çështja qëndron në pasjen e një vizioni të botës dhe të përpiqesh ta ndash me të tjerët.

Për sa i përket një dite pune: ditët janë të gjata dhe kjo është e para. E dyta është ndoshta, sepse mendohet se ambasadori është gjithashtu pak i veçantë, sepse ai është ndërfaqja mes vendit të tij dhe vendit ku është i caktuar. Pra ai ka gjithmonë këtë aspektin e ndërfaqes. Është gjithashtu një person që drejton një ekip, sepse një ambasador është kryesisht një shef i një SME-je.

Këtu ne jemi një SME e vogël. Ka vende ku ne jemi një holding i madh. Këtu ne jemi një SME e vogël, por përpiqemi të jemi gjithashtu si një start-up, përpiqemi të bëjmë shumë gjëra njëkohësisht, pra në të gjitha drejtimet. Kjo do të thotë se gjatë një dite bëjmë për shembull 1/3 e punës në fushën e drejtimit, udhëzimit të ekipit, burime njerëzore, punë brenda nesh, sepse duhet që ekipi të jetë i lidhur, duhet që të përballojë çdo ngarkesë.

Duhet të ketë një frymë ekipi dhe kjo nënkupton shumë ndërveprim. Pastaj është pjesa e kohës që zënë takimet, mbledhjet, dhe kjo është ndërfaqja me Shqipërinë në të gjithë sektorët. Unë përpiqem të shoh sa më shumë njerëz, sa më shumë gjëra, të shkoj në terren dhe të mos mbetem vetëm brenda zyrës. Por meqë jam edhe përfaqësuesja e Francës, duhet t’i raportoj Parisit çfarë shoh, dëgjoj, çfarë kuptoj. Kjo pjesë përbën të paktën 1/3 e punës.

Pastaj është ajo që quhet përfaqësim. Është pjesa më e dukshme. I shohim ambasadorët së bashku me autoritetet politike, i shohim të marrin pjesë në aktivitete. Ndonjëherë mund të ngrihet pyetja se për çfarë shërbejnë? Faktikisht ky është një tregues interesimi. Kur përfaqëson vendin tënd pranë një institucioni ose një aktiviteti apo rrethane. Është gjithmonë një tregues interesimi dhe shërben për të përgëzuar për një punë të bërë, për një qëndrim të mbajtur për angazhime që janë marrë dhe njëkohësisht, shërben për të treguar se Franca është aty.

Pra është një lloj mishërimi. Dhe është shumë e rëndësishme, mendoj unë, të themi se një ambasador është një lloj flamurmbajtësi. Është dikush që është realisht aty për të thënë: OK, ne, Franca, jemi në Shqipëri edhe fizikisht, jemi me ju.

Këto janë pak a shumë tre përmasat e punës: drejtim, mirëmbajtja e marrëdhënieve dhe ndërveprim, si dhe përfaqësim. Dhe kjo do të thotë se disa ditë të caktuara mund të fillojnë herët në mëngjes dhe të përfundojnë, vonë në darkë, kryesisht gjatë aktiviteteve të përfaqësimit. Jam këtu praktikisht prej një viti, sepse kam ardhur më 18 korrik 2023, pra është pak kohë, por më duket se kam akumuluar shumë gjëra në punë dhe në marrëdhënie. Mendoj se më në fund jam vërtet e përfshirë shumë thellë në Shqipëri në kulturën shqiptare.

A ka një aspekt të kulturës shqiptare që ju ka bërë përshtypje të veçantë?

Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është së pari Mesdheu, pra dimensioni mesdhetar i Shqipërisë. Më kujtohet kur erdha në fillim, isha shumë shumë e impresionuar nga zhurma e gjinkallave. Mbresëlënëse. Jam impresionuar shumë edhe nga ullinjtë, frutat, të cilat janë si në jug të Francës, saktësisht njëlloj.

Duhet të them gjithashtu se kam punuar në vende si Greqia. Këtu gjeta një atmosferë që për mua është ajo e Mesdheut, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kultura e kafesë dhe e kafeneve. Mua më pëlqen shumë kafeja dhe jam fanse e kafeneve. Në Paris, aty e kaloj kohën, jo të gjithën natyrisht, por shumë shpesh dhe është streha ime e preferuar, vendi i takimeve. Nëse duhet të takoj dikë, i them eja të pimë një kafe dhe shkojmë aty. Tek ne, në shumicën e rasteve janë tavolina të vogla rrumbullake, anës trotuarit, sepse nuk i kemi hapësirat e mëdha që keni ju këtu për kafenetë e hapura, shumë shumë të bukura. Por ja që është kjo kulturë e kafeneve dhe e kafesë, për mua është diçka që e kam shumë shumë të njohur edhe në karakteristikat e Shqipërisë, dhe që janë mbresëlënëse.

Mikpritja: njerëzit tregojnë mirësjellje të pabesueshme dhe vërtet diçka dallohet qartë. Për shqiptarin, shtëpia e tij është ajo e mysafirit dhe e të huajit dhe kjo është diçka vërtet shumë e lavdërueshme. Realisht, para disa javësh patëm një aksident me një turiste të re franceze, që kishte humbur rrugën në male, por ja që të gjithë bënë të pamundurën për ta gjetur dhe e gjetën.

Kjo gjë ishte e mrekullueshme. E di që ka struktura, institucione dhe shërbime shumë efikase, por ka gjithashtu edhe një dëshirë dhe kujdes të madh që tregohet ndaj të huajve në mikpritje dhe kjo është shumë e rëndësishme. Dhe e fundit që më ka bërë shumë përshtypje, gjë të cilën do ta kujtoj gjatë, ndoshta gjithë jetën.

Mëngjesin e parë kur po pija kafe në verandën e rezidencës sime, ishte ndoshta ora 8:00, dëgjova me veshin e majtë kambanat e një kishe dhe pak minuta më vonë, me veshin e djathtë hoxhën. Aty thashë me vete: është vërtet një vend i pabesueshëm, që e ka këtë dimension shumëfetar dhe harmoninë, e cila më çudit çdo ditë dhe kjo më gëzon. Ky është pak a shumë edhe kuptimi i mandatit tim.

Cilat janë projektet në sferën politike, ekonomike e sociale që Franca po zhvillon në Shqipëri?

I pari, në planin politik. Franca dhe Shqipëria kanë sot marrëdhënie të një niveli politik, të cilat nuk i kanë pasur kurrë më parë dhe kjo është e lidhur me vizitën e presidentit Emmanuel Macron, i cili erdhi në Shqipëri për herë të parë në tetor 2023 dhe me kthimin e vizitës nga kryeministri Edi Rama në Paris, në mes të prillit, dhe ne kemi një nivel marrëdhëniesh shumë të lartë. Mendoj gjithashtu se në planin politik më të përgjithshëm, momentumi për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm dhe çështja e integrimit në BE është tani sfida kryesore. Për ne, kjo është busulla orientuese. Në çdo gjë që bëjmë, ne përpiqemi ta kemi parasysh këtë drejtim. Siç e ka thënë presidenti, ne dëshirojmë që Shqipëria të integrohet në BE sa më shpejt të jetë e mundur.

Pra nuk shtrohet më pyetja, as çështja e kohës, sepse nuk ka një datë, por sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne përpiqemi që të kontribuojmë në maksimum në këtë sfidë, pasi kuadri politik është vendosur, të përpiqemi ta mbajmë këtë marrëdhënie në lartësinë e ambicies së saj politike, ta ushqejmë si në planin e arsimit, kulturës ashtu dhe të ekonomisë.

Mendoj vërtet se tani po paguajmë pak çmimin e një mungese që ka zgjatur disa vite. Duhet të fitojmë vendin e humbur dhe duhet të përpiqemi të jemi më shumë të pranishëm.

Në këtë kuadër, pikërisht në planin ekonomik kemi nënshkruar së fundmi një marrëveshje ndërqeveritare, e cila do të na mundësojë të promovojmë më mirë interesat dhe të përcaktojmë më saktë interesat tona ekonomike mes Francës dhe Shqipërisë.

Kemi gjithashtu shumë mundësi interesante, siç është Agjencia Franceze për Zhvillim, shumë e pranishme këtu dhe që e mbështet shumë Shqipërinë në rrugën e saj të konvergimit europian. Së fundi, në planin kulturor kemi gjithashtu një mundësi që na është ofruar nga Kryeministri Rama, ajo e Kubit te Piramida, të cilin e kemi hapur.

Ai quhet KUBFRANCETIRANA dhe është në fakt një Institut Francez, por dixhital, plotësisht dixhital dhe ku ne ofrojmë dhe do të zhvillojmë gjithnjë e më shumë eksperienca gjithëpërfshirëse, kapacitete coworking. Pastaj, me të gjithë këto projekte, të përpiqemi të kemi sa më shumë ndërveprim, të jemi të hapur për publikun, për publikun e ri kryesisht.

Dëshira jonë me këtë mjet është të tregojmë se Franca është këtu, se ajo është këtu përgjithmonë. Ajo ka hedhur rrënjë, është e lidhur fort me dimensionin e ri të Shqipërisë me këtë shoqëri, që është në transformim të plotë dhe të cilën dëshirojmë ta mbështesim, në të mirë të Shqipërisë, në të mirë të Francës dhe në të mirë të Europës.

Në gjykimin tuaj, ku janë fushat kryesore që Shqipëria ka potencial për t’i zhvilluar më tej apo për të kërkuar investime?

Është e vështirë të zgjedhësh, sepse Shqipëria është një tokë mundësish. Ka shumë gjëra që janë të mundshme të realizohen në Shqipëri sot, të cilat janë interesante dhe të rëndësishme për ne sepse, edhe një herë, Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së, pra do të jetë anëtare e familjes sonë.

Atëherë duhet të njihemi më mirë, duhet të punojmë më mirë së bashku, duhet të marrim më shumë nga kjo afërsi që përbën edhe interesin e marrëdhënies sonë.

Natyrisht, ndër prioritetet që kanë të bëjnë me marrëveshjen tonë ndërqeveritare, është turizmi, ose më mirë çështja e zhvillimit e turizmit të qëndrueshëm dhe kjo është sfida që Shqipëria e ka kuptuar plotësisht mirë, duke i kushtuar vëmendjen e duhur turizmit dhe mjedisit. Natyrisht, mjedisi, me çështjen e biodiversitetit, klimës, gjithashtu gjëra më konkrete rreth rritjes, ajo që quhet rritja e gjelbër, pra për shembull trajtimi i mbetjeve, trajtimi i ujit që janë çështje vërtet shumë thelbësore.

Pastaj, një sektor tjetër interesi për ne është inovacioni. Jemi shumë të impresionuar nga mënyra se si Shqipëria po përpiqet t’i shfrytëzojë këto mundësi të inovacionit, për shembull në fushën e digjitalit dhe pa dyshim të Inteligjencës Artificiale;

Kjo është njëkohësisht një sfidë, sepse mendoj se është një mjet për të tejkaluar kufizimet, pikërisht kufizimet në burime njerëzore të mjaftueshme. Pra është një formë e kapaciteteve për të parë drejt së ardhmes dhe për të tejkaluar vështirësitë.

Për ne është gjithashtu një shembull shkathtësie transformimi, fushë në të cilën sot kemi përpara shumë sfida në Francë. Çështja a inovacionit është në qendër të punës sonë. Do të organizohet një samit mbi Inteligjencën Artificiale, në Paris, në fillim të vitit 2025.

Mendoj se në këtë fushë, Franca dhe Shqipëria kanë shumë për të bërë së bashku. Pra do të thosha turizmi dhe mjedisi, energjia, energjia e rinovueshme.

Siç e dini, ne kemi një investim të madh këtu, që është ai i ndërmarrjes VOLTALIA, e cila ka ndërtuar centralin diellor më të madh në Ballkanin Perëndimor sot e kësaj dite dhe që synon të vazhdojë të rritet, si në fushën e energjisë diellore ashtu edhe në atë të erës.

Mendoj se edhe në të gjithë këta sektorë shpresojmë të kemi aktorë francezë që të vijnë gjithnjë e më direkt në treg, siç thuhet në Shqipëri.

Edhe pse Shqipëria është një treg mjaft i vogël, por puna jonë është të gjejmë vlerën e shtuar. Dhe mendoj se kjo është gjithmonë një çështje e rëndësishme në dy kahe.

Shqipëria nuk ka nevojë për Francën, ajo ka tashmë shumë partnerë, partnerë shumë shumë të pranishëm, siç janë miqtë tanë italianë, për shembull. Por çfarë mund të sjellim ne si vlerë e shtuar? Kjo është pyetja e duhur në shkëmbimet që ne përpiqemi të ndërtojmë. Është vlera e shtuar në kapacitetet për të zhvilluar tema të reja dhe e të qenët të pranishëm në transformim.

A keni ju një mesazh për gratë shqiptare, të cilat duan të fuqizohen në shoqëri, të marrin nisma për karrierën e tyre, në cilëndo fushë që ato duan?

Mendoj se është një mesazh universal. Jo vetëm për gratë shqiptare. Është një mesazh edhe për gratë franceze, për gratë europiane, për gratë e së gjithë botës. Mendoj se motoja e duhur duhet të jetë “të guxosh”. Gjithmonë të guxosh, të mos i vetëvendosësh limitet e tua, përkundrazi, të përpiqesh t’i njohësh në mënyrë që t’i tejkalosh më lehtë.

Mendoj se sot, siç e thonë statistikat në shumë studime që janë bërë, për shembull, edhe në nivelin e AFD-së kemi një program mbi çështjet e gjinisë dhe të punësimit të grave, pra përfundimet e studimeve të fundit, shumë interesante, treguan se ekziston një sektor që mund të shërbejë dhe si gjithëpërfshirje sociale, edhe si mjet për zhvillimin ekonomik, një mundësi për gratë të hyjnë në tregun e punës si dhe t’i shërbejnë shoqërisë në një formë të ndryshme. Është ajo që quhet CARE, kujdesi ndaj personave.

Për shembull, e dimë shumë mirë se sot shumë gra nuk punojnë, sepse duhet të kujdesen për fëmijët, shumë gra nuk punojnë sepse duhet të kujdesen për të moshuarit.

Kjo nuk është diçka e mirë, sepse i privon gratë nga mundësitë, e privon shoqërinë nga mundësitë dhe nëse e zhvillojmë ekonominë e CARE, pra ekonominë e kujdesit ndaj personave, u krijojmë mundësi grave, duke i liruar nga detyrimet dhe duke u mundësuar të bëjnë diçka ndryshe nga ajo që bëjnë sot.

Mendoj se ky është, për shembull, një sektor ku ka shumë për të bërë dhe ku ne jemi të gatshëm të punojmë dhe të bashkëpunojmë, sepse është një sfidë e vërtetë, por nuk është një sfidë vetëm feministe. Unë jam një feministe, por mendoj se është një sfidë e së gjithë shoqërisë. Një sfidë ekonomike, pra një pikë ku duhet të punohet, dhe duhet që çdo grua të guxojë, të mos i lejojë kurrë të tjerët t’i tregojnë se cilat janë zgjedhjet, detyrat që duhet të përmbushë ose jo t’u përgjigjet vetëm pritshmërive, por të vendosë vetë atë që dëshiron të bëjë. / Monitor

The post Mesazhi i qartë i Ambasadores franceze: Ja pikat e forta të Shqipërisë për të rritur ekonominë appeared first on Albeu.com.

Alarmi i rënies së popullsisë, si pritet të ndikohet ekonomia
Reduktimi i popullsisë me 420 mijë persona nga 2011 deri më 2023 dhe plakja e saj me 7 vjet gjatë kësaj periudhe do të vërë në vështirësi bizneset e arsimit, ato të tregtisë për disa artikuj, industrinë financiare dhe teknologjinë.

Nga ana tjetër, bizneset e shërbimeve shëndetësore, farmaceutikës dhe shërbimet ndaj të moshuarve do të rriten.

Rezultatet e reja të popullsisë do të diktojnë ndryshime rrënjësore në politika që nga reforma territoriale deri te shërbimet publike mbi arsimin, shëndetësinë dhe infrastrukturën.

Rezultatet e Censit treguan se grupmosha mbi 60 vjeç arriti në 667 mijë persona në tetor 2023, me rritje 49% nga 2011, në një kohë që popullsia e përgjithshme në të njëjtën periudhë ra me 13%.

Por ky është një lajm i mirë për kompanitë që importojnë ilaçe. Rezultatet e reja sinjalizojnë më shumë shitje, pasi barra e sëmundjeve dhe përdorimi i medikamenteve rriten me plakjen e popullsisë.

Të gjitha bizneset, që kanë në thelb ofrimin e shërbimeve shëndetësore, do të rishikojnë projeksionet me rritje të fitimeve. Gjithashtu me rritje pritet të jenë edhe të gjitha shërbimet dhe bizneset e lidhura me shërbimet ndaj moshës së tretë.

Dorian Sadiku, i cili drejton Shoqatën e Depove Farmaceutike, thotë se plakja e popullsisë rrit kërkesën për medikamente dhe ky është një fenomen global.

Në anën tjetër, Censi 2023 zbuloi se kishte 204 mijë të rinj 0-15 vjeç më pak se në vitin 2011 ose 35% rënie dhe ky është një lajm i keq për bizneset e prodhimit dhe tregtisë së brumërave, ëmbëlsirave, veshjeve etj.

Të gjithë ata që kanë të lidhur biznesin me tregtinë e mallrave dhe shërbimeve për të rinjtë, që nga kancelaritë e deri te shkollat do të pësojnë rënie të ndjeshme gjatë dekadës në vijim.

Adi Haxhiymeri, i cili drejton Shoqatën e Përpunuesve të Miellit, pohoi se rënia e popullsisë ka qenë e dukshme në vitet e fundit. Largimi i të rinjve ka sjellë rënie të qëndrueshme të importeve të brumërave dhe sheqernave në dekadën e fundit.

Z. Haxhiymeri tha se rezultatet e reja të popullsisë janë një lajm i keq, por bizneset shqiptare janë bërë elastike ndaj krizave dhe operojnë me plane afatshkurtra.

Rezultatet e Censit 2023 treguan se popullsia e Shqipërisë në tetor 2023 ishte 2.4 milionë banorë, ose 420 mijë më pak se në Censin e vitit 2011, teksa mosha mesatare e popullsisë arriti në 42.5 vite, 7 vite më shumë se më 2011.

Këto rezultate do të çojnë në revizionime të forta të të gjithë treguesve ekonomikë, që nga rezultatet makroekonomike të tilla si punësimi, të ardhurat për frymë e deri te planet e biznesit që do të duhen të formatohen me popullsinë e re.

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, analizon se një popullsi më e pakët dhe më e plakur krijon kufizim të mundësive të rritjes në afatin e gjatë.

Tregu i punës do të vuajë për punonjës, teksa kërkesa e brendshme do të ulet. Z. Xhepa thotë se do të rritet stresi mbi detyrimet afatgjata, siç janë fondet e pensionit dhe shëndetit.

Profesorët ekonomisë lajmërojnë ndryshime në modelet ekonomike nga zhvillimet demografike.

Eksperti Elvin Meka mendon se ndryshimi i strukturës së popullsisë në favor të plakjes në afat të gjatë do të ndryshojë trendet e konsumit, teksa financat publike do të jenë në presion të dyfishtë si në krahun e të ardhurave, edhe në atë të shpenzimeve.

Gjithashtu produktiviteti në punë, me një popullsi të plakur, do të pësojë rënie thotë profesori.

Më herët këtë vit, në një intervistë të posaçme për “Monitor”, Menaxheri i Bankës Botërore në vendin tonë, Emanuel Salinas, tha se Shqipëria është e detyruar të investojë te të rinjtë.

“Kapitali njerëzor i Shqipërisë është zemra e trajektores së zhvillimit të vendit, aftësisë së tij për të përparuar drejt anëtarësimit në BE dhe përafrimit të standardeve të të ardhurave dhe jetesës me mesataren e Bashkimit Europian.

Për ta thënë thjesht, Shqipëria nuk mund të bëhet një vend i fortë, i avancuar dhe me të ardhura më të larta pa angazhuar një kapital njerëzor po aq të fortë dhe produktiv”, – tha ai.

Mirëpo teksa popullsia e vendit po plaket dhe po tkurret me shpejtësi, kapitali njerëzor nuk po përfshihet në prioritetet e buxhetimit.

Shqipëria ka financimet më të ulëta për arsimin dhe shëndetësinë, më pak se 3% të PBB-së në vit, nivelet më të ulëta në Europë, teksa hemorragjia e emigrimit të të rinjve vijon të jetë e fortë dhe lindjet po bien me shpejtësi.

Bizneset e lidhura me arsimin, në vështirësi

Kur nisi viti i ri shkollor 2024-2025, universitetet dhe shkollat private ishin të shqetësuara nga rënia e numrit të nxënësve.

Nga viti 2011 deri më 2023, sipas të dhënave nga censet, numri i të rinjve 0-15 vjecc është tkurrur me 35%. Arsimit parauniversitar i mungojnë rreth 204 mijë fëmijë.

Për sistemin publik të arsimit, kjo rënie duhet të përkthehet në cilësi, është shprehur ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Për arsimin privat, rënia e numrit të fëmijëve do të thotë përkeqësim i biznesit në vijim.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT referojnë se vitin e kaluar, 19 sipërmarrje në fushën e arsimit u mbyllën.

Numri i bizneseve në arsimin privat është rritur me shpejtësi, sidomos në dy dekadat e fundit, për shkak se Shqipëria doli me një popullsi të re në moshë nga komunizmi dhe zhvendosjet drejt zonave urbane sollën mbingarkesë në institucionet arsimore.

Rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë do të sjellin ulje të mëtejshme edhe më të fortë gjatë dekadave në vijim.

Kjo rënie do të prekë edhe universitetet.

Pritshmëritë tregojnë se numri total i studentëve që regjistrohen në vit të parë do të jetë jo më shumë se 10 mijë në vitin 2032 dhe jo më shumë se 50-60 mijë studentë gjithsej në universitete, nga rreth 120 mijë që ishin në vitin akademik 2022-2023.

Të dhënat tregojnë se institucionet arsimore të arsimit të lartë do ta kenë të vështirë të mbijetojnë. Me ketë rënie, shumë sektorë do të vihen në vështirësi për ekspertë.

Logjikisht rënia e nxënësve dhe studentëve duhet të sillte rritjen e cilësisë, po as kjo nuk ka ndodhur.

Shqipëria mori rezultate shumë të dobëta në testin global të 15-vjeçarevë “PISA 2022” në arsim, matematikë, shkencë dhe kreativitet.

Arsimi nuk po konsiderohet prioritet, pasi shkollat shqiptare përballen me logjistikë të dobët për të zhvilluar kurrikulën mësimore, nuk përdorin teknologjinë dhe niveli i mësuesve po shënon rënie drastike për shkak se degët e arsimit kanë përthithur gjimnazistët më të dobët në dy dekadat e fundit.

Ulja e të rinjve, efektet në konsum

Në vitin 2023, u importuan gjithsej 287 mijë tonë grurë. Kjo sasi ishte 24% më e ulët se importet e vitit 2011.

Nëse në Shqipëri nuk do të ishte ky fluks turistësh si dy vitet e fundit, qarkullimi dhe konsumi në ekonomi do të ishin në vështirësi.

Adi Haxhiymeri, i cili prej dekadash ka aktivitet në importin e grurit dhe përpunimin e miellit dhe artikujve të brumit, tha se largimi i të rinjve ka pasur ndikim në konsum.

Të rinjtë janë konsumatorët më të mëdhenj të brumërave, pasi mosha e mesme dhe më të vjetrat shpesh aplikojnë dieta për shkak të diabetit dhe eliminojnë brumin.

Rënia e importeve të drithërave ishte e dukshme pas pandemisë, kur u rikthyen flukset e emigracionit te të rinjtë. I njëjti trend ishte edhe për konsumin e ëmbëlsirave dhe sheqernave në tërësi.

Disa kategori artikujsh konsumi që drejtohen nga të rinjtë kanë pësuar rënie të dukshme vitet e fundit.

Bizneset kanë parë rënie drastike të shitjeve gjatë cikleve e forta të emigracionit të të rinjve.

Në vitin 2023, importet e sheqernave dhe ëmbëlsirave ishin 16% më të ulëta se në vitin 2011.

Shitësit me pakicë pohojnë se ka rënie drastike të ëmbëlsirave, çokollatave dhe produkteve për fëmijë, pasi nuk ka më blerës të tillë.

“Para 10 vitesh, 30% të xhiros ditore e kisha nga artikujt ushqimorë për fëmijë, të tilla si çokollata, pije etj., por tani nuk kam fare nga këto artikuj, pasi në lagjen tonë nuk ka më shumë se 10 fëmijë tha Samiu”, – një tregtar pakice në zonën e “5 Majit”.

Të njëjtën situatë pohojnë edhe kancelaritë dhe shitësit e mjeteve shkollore. “Shitjet pësojnë rënie së paku me 5% vit pas viti nga rënia e numrit të fëmijëve.

Për të mbajtur biznesin kemi diversifikuar gamën e artikujve dhe kemi rritur çmimet”, thotë Lumja, e cila drejton një kancelari në zonën e Medresesë.

Bie konsumi i veshjeve dhe këpucëve

Në vitin 2023, importet e veshjeve dhe këpucëve në sasi shënuan rënien më të mprehtë që nga viti pandemik 2020, kur njerëzit kufizuan shpenzimet për veshje nga masat e gjata të izolimit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit të kaluar u importuan 75,6 mijë tonë veshje, me rënie 3,5%, por rënia ishte më e fortë për këpucën, me mbi 19%.

Burimet nga tregjet e pakicës referojnë se dy janë arsyet që çuan në rënie të shitjeve në sektorin e veshjeve. E para lidhet me inflacionin e lartë në grupin e ushqimeve.

Vala e çmimeve të larta ishte më e fortë tek ushqimet ku disa produkte të shportës si bulmeti, perimet dhe frutat u rritën me ritme dyshifrore vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, emigrimi masiv i të rinjve dhe pakësimi i kësaj grupmoshe po ul kërkesën për veshje. Grupet e reja janë konsumatorë të mëdhenj të veshjeve, për shkak të përshtatjes me trendet dhe stilit të jetesës në këtë moshë.

Rënia e importeve të veshjeve u reflektua edhe në vlerë. Në vitin 2023 u importuan 94 miliardë lekë veshje dhe këpucë, me rënie vjetore -7.4%.

Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se episodet e rënies së importeve të veshjeve dhe këpucëve janë të pranishme në vitet e krizave.

Duke analizuar ecurinë që nga viti 2005, importet e veshjeve dhe këpucëve ranë në vitin 2009 si pasojë e krizës financiare të vitit 2008.

Rënia ka qenë e pranishme në vitet 2012, për shkak të frenimit të rritjes ekonomike dhe në vitin 2020, për shkak të kufizimeve ndaj pandemisë.

Shitjet në sektorin e veshjeve dhe këpucëve janë të ekspozuara ndaj krizave ekonomike dhe inflacionit të lartë. Pas luftës në Ukrainë, çmimet panë nivele rekord në të gjithë Europën, duke ndikuar në sjelljen e konsumatorëve. Për të përballuar nevojat ushqimore, në kohë krizash konsumatorët ulin blerjet për veshje, por sidomos për këpucë.

Inovacioni dhe industria financiare preken nga plakja e popullsisë

Ndryshimi i strukturës së popullsisë në favor të moshave të vjetra ndikon negativisht te bizneset financiare dhe ato të teknologjisë.

Bankat nuk japin kredi për pensionistë dhe kjo moshë nuk është përdorues potencial i teknologjisë. Shërbimet financiare dhe shitjet e pajisjeve teknologjive për të rinj do të pësojnë rënie.

Por, nga ana tjetër, që ekonomia të rrisë vlerën e punës, vendi duhet të orientohet nga sektorët me vlerë të lartë, si inovacioni dhe shërbimet financiare.

Sipas Eurostat, në vitin 2022, sektori i informacionit dhe komunikimit në Shqipëri kontribuoi në 3.4% të vlerës së shtuar bruto, nga 3.5% në vitet 2020 dhe 2021, gjithashtu aktivitetet financiare dhe të sigurimit kontribuuan në 2.3% të vlerës së shtuar bruto, nga 2.4% që ishte në dy vitet e mëparshme.

Në Europë, pesha e këtyre shërbimeve është më e lartë. Sipas Eurostat, në vitin 2022, informacioni dhe komunikimi kontribuoi me 5.4% të vlerës së shtuar bruto dhe aktivitetet financiare, me 4,4%.

Perspektiva e vendit tonë për t’u zhvilluar në këta sektorë është e kufizuar për shkak të uljes së të rinjve dhe aksesit të dobët në teknologji dhe shkollat nuk janë të pajisura me teknologji dhe internet.

Teksa ekonomia e vendit në 30 vite tranzicioni është rritur nga viti në vit, përfitimet nga rritja nuk po reflektohen te kapitali human, sidomos te të rinjtë.

Pas emigracionit të lartë të viteve, zhvillimet e brendshme në sistemin arsimor dhe tregun e punës për të rinjtë tregojnë përkeqësim.

Plakja e popullsisë nxit bizneset e shëndetit

Mosha mesatare e popullsisë 42.5 vjeç e rendit vendin tonë si një nga popullsitë më të plakura të Europës, por teksa ky proces në kontinentin tonë ndodhi për dekada, në Shqipëri po ndodh shumë shpejt, teksa vendi nuk ka bërë asnjë përgatitje për të ngritur infrastrukturën e duhur për moshën e tretë.

Censi 2023 numëroi 667,464 persona mbi 60 vjeç, me rritje 49% nga 2011. Plakja e popullsisë po rrit barrën e sëmundjeve dhe për rrjedhojë, edhe nevojën për medikamente dhe kujdes shëndetësor. Bizneset e lidhura me shëndetin do të kenë rritje të aktivitetit në vijim.

Të dhënat e INSTAT treguan se në vitin 2013, numri i bizneseve në sektorin e shëndetit dhe aktiviteteve sociale arriti në 4827, me rritje 130% në krahasim me vitin 2011.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjithashtu sëmundjet kronike po shënojnë rritje me 5-7% në vit dhe trendi është theksuar edhe më shumë pas pandemisë.

Sasitë e importeve të produkteve farmaceutike panë rritje të shpejtë vitin e kaluar, me rreth 14%, pas një rënie të lehtë pas pandemisë.

Të dhënat e INSTAT referojnë se vitin e kaluar u importuan 6,753 tonë ilaçe, nga 5,917 tonë më 2022.

Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (255,7 mln euro) produkte farmaceutike, por vetëm rreth 12 miliardë lekë ose 44% janë mbuluar nga Fondi i Rimbursimit që vihet në dispozicion nga qeveria shqiptare.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se shqiptarët kanë akses të ulët te barnat kryesore, që trajtojnë sëmundjet kardiovaskulare, onkologjinë, autoimunet, nervoret etj.

Të dhënat nga Shoqata Shqiptare e Përfaqësive Farmaceutike tregojnë se barnat e reja, që kanë një trend të lartë shitje në tregjet europiane dhe ato të rajonit, ende nuk kanë hyrë në tregun shqiptar.

Ato kushtojnë shumë dhe nuk janë të përballueshme për pacientët, pasi shteti nuk i rimburson. P.sh. në Shqipëri nuk janë të pranishme të tilla si Apixaban, Pembrolizumab që trajtojnë sëmundje autoimune.

Tregu shqiptar është në zhvillim e sipër, ku barnat tradicionale gjenerike dhe ato jashtë patentës përfaqësojnë 76%, ndërsa trajtimi spitalor i specializuar dhe me terapi inovative vetëm 24%.

Përfaqësuesit e tregut farmaceutik thonë se nevojat e popullsisë janë shumë më të larta se furnizimet aktuale. Por përvoja globale ka treguar se financimet publike dhe orientimi i tyre i drejtë i çon përpara sistemet shëndetësore dhe përmirëson ndjeshëm shërbimet shëndetësore për popullatën.

Nga viti 2019 deri më 2024, buxheti i FSDKSH (struktura që financon shërbimet shëndetësore publike) është rritur me rreth 40%, ndërsa zëri i rimbursimit të medikamenteve vetëm 20%, sipas të dhënave zyrtare.

Hapësira të reja, mungon furnitura dhe logjistika për të moshuarit

Të dhënat e censit treguan se rreth 64 mijë të moshuar mbi 60 vjecc jetonin vetëm. Më parë, Organizata e Kombeve të Bashkuara nëpërmjet ILO-s vuri në dukje se mbi 90 mijë të moshuar në Shqipëri kishin nevojë për kujdes.

Duke qenë se të moshuarit janë një grup i popullsisë që konsumon pak dhe nuk ka fuqi blerëse në treg, ka shumë mungesa në produktet të dedikuara për këtë moshë, duke nisur që nga veshjet, furnitura e përshtatshme që i ndihmon ata në lëvizje etj.

Rozana Stafa, nga Fashion Group, është shprehur se rrjeti më i madh i tregtimit të veshjeve me pakicë tha se sektori i veshjeve është shumë dinamik dhe lehtësisht përshtatet me kërkesat e konsumatorit.

Duke qenë se ky fenomen është mbarëbotëror, kurrsesi nuk mund të mos hasej edhe në Shqipëri.

Ajo tha se kompanitë që operojnë në sektorin e modës natyrisht kanë nisur t’i përshtaten kësaj situate duke i ardhur në ndihmë me mundësi zgjedhjeje çdo grupmoshe.

Mirëpo në njësitë e shitjes me pakicë në vend shpesh mundësitë e zgjedhjeve për mosha të vjetra janë të kufizuara. Znj. Stafa tha se kjo vjen për faktin se bizneset e veshjeve, si çdo biznes tjetër, ofrojnë produkt nisur nga aftësia blerëse.

Në vendin tonë, aftësia blerëse është e kufizuar në grupmoshën 20-45 vjeç, pasi kjo ka të ardhurat më të larta dhe për rrjedhojë dhe shpenzimi është më i lartë.

Tregu shqiptar i veshjeve nuk ofron shumë mundësi dhe cilësi për moshat mbi 80 vjeç, siç mund të gjenden në tregun europian.

The post Alarmi i rënies së popullsisë, si pritet të ndikohet ekonomia appeared first on Albeu.com.