ekonomia gjermane Archives - Albeu.com

Industria frenon ekonominë gjermane, kompanitë ulin prodhimin
Kompanitë gjermane kanë ulur prodhimin e tyre befasisht shumë në qershor. Industria, ndërtimi dhe furnizuesit e energjisësë bashku prodhuan 1,5 për qind më pak se një muaj më parë, bëri të ditur të hënën (07.08.2023) Zyra Federale e Statistikave. Ekonomistët e anketuar nga agjencia e lajmeve Reuters kanë pritur një minus prej vetëm 0.5 për qind. Në maj pati një rënie prej 0.1 për qind. “Disponimi i keq midis kompanive tregon një letargji të vazhdueshme,” tha kryeekonomisti Alexander Krüger nga Hauck Aufhäuser Lampe Privatbank.

“Më e shumta që mund të pritet në tremujorin aktual është një rritje e vogël e prodhimit.” Kryeekonomisti i Commerzbank Jörg Krämer shpjegon: “Ekonomia gjermane do të shënojë rënie edhe në gjysmën e dytë të vitit.”

Industria ka prodhuar rreth 1,3 për qind më pak në qershor sesa një muaj më parë. “Pavarësisht rritjes së fundit të kërkesave, perspektiva për aktivitetin industrial mbetet e zymtë, sepse u ndikua shumë nga mungesa e porosive të mëdha”, komentoi Ministria e Ekonomisë zhvillimet e fundit. “Për shkak të pritjeve më të vogla të biznesit dhe eksportit të kompanive, një rimëkëmbje e dukshme nuk është ende në horizont.”

Gjermania është në rënie ekonomike

Specialisti i Commerzbank Krämer theksoi: “Minusi në qershor jep një sinjal paraprak për shifrat e dobëta të prodhimit që do të shfaqen në muajt e ardhshëm.” Sepse tendenca e porosive ka kohë që është në rënie. “Përveç kësaj, sipas sondazheve, kompanitë kanë përpunuar tashmë porositë që kanë mbetur nga koha e Coronës”.

Industria e dëmtuar është rikuperuar pak kohët e fundit pas porosive çuditërisht të mëdha – ndër tjera edhe për shkak të porosive të mëdha nga industria e hapësirës ajrore. Në qershor, porositë u rritën me 7,0 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, që është rritja më e madhe në tre vjetët e fundit. Në maj ka pasur një rritje jashtëzakonisht të lartë me 6.2 për qind, ndërsa tani rritja është edhe më e madhe.

Megjithatë, treguesit kryesorë si klima e biznesit Ifo, tregojnë se ekonomia gjermane, e cila dikur shënonte rritje për vite të tëra, ende është në rënie. Industria e ndërtimit – e cila po vuan nga normat e larta të interesit dhe rënia e porosive të reja për ndërtim – raportoi një rënie të prodhimit prej 2,8 për qind në qershor. Nga ana tjetër, furnizuesit e energjisë kanë prodhuar 0,6 për qind më shumë se një muaj më parë.

Barometri mujor i firmës konsulente Sentix për pritjet ekonomike të agjentëve të aksioneve në Eurozonë ishte pak më i mirë në gusht, pas tre rënieve. Nga ana tjetër, indeksi për Gjermaninë ra për të katërtin muaj radhazi dhe tani është në vlerën më të ulët që nga tetori i vitit 2022. “Ekonomia më e madhe po shndërrohet në njeriun e sëmurë të Eurozonës dhe po bëhet një barrë në rajon”, shpjegoi Sentix. Ekonomia e këtushme duket se ka një frenim të plotë për momentin. /DW

The post Industria frenon ekonominë gjermane, kompanitë ulin prodhimin appeared first on Albeu.com.

Ekonomia gjermane në recesion, DW: Skenari që duhet shmangur dhe zgjidhjet e mundshme
Fillimisht pandemia e koronës me të gjitha pasojat e saj – për shembull problemet dramatike në zinxhirët e furnizimit, pastaj lufta e Ukrainës: ekonomia gjermane u përball vitet e fundit me një goditje të dyfishtë. Çmimet dhe normat e interesit po rriten, pengesat në furnizime dhe mungesat e energjisë po e rëndojnë ekonominë – dhe sipas teorive të ekonomistëve, ajo ekonomia po shkon lart e poshtë në formë valësh. Zakonisht ekonomistët flasin për katër faza:

Rritje ekonomike apo prosperitet

Bum ekonomik

Recesion

Depresion ekonomik

Recesioni nënkupton rënien, p.sh. kur kapacitetet prodhuese nuk shfrytëzohen më tërësisht për shkak se bie si niveli i eksportit në tregtinë e jashtme edhe kërkesa për mallra dhe shërbime në tregun e brendshëm.

Një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt, jo vetëm në Gjermani, sepse konsumatorëve u duhet të paguajë shumë para për shkak të çmimeve të larta të energjisë gjë që shpie në rënien e fuqisë blerëse për prodhime të tjera.

Prodhim i brendshëm bruto

Si masë standarde për ciklet ekonomike konsiderohet  i shumëcituari prodhim i brendshëm bruto, ose shkurt PBB. Ky term përfaqëson vlerën e të gjitha shërbimeve dhe mallrave të prodhuara në një periudhë të caktuar kohore.

Nëse PBB-ja tkurret për dy tremujorë radhazi, bëhet fjalë për “recesion teknik” – i cili kërcënoi Gjermaninë në fund të vitit 2021 pasi PBB-ja ishte tkurrur me 0.3 për qind në tremujorin e fundit të vitit si rezultat i pandemisë së koronës. Në tre muajt e parë të vitit 2022, prodhimi ekonomik u rrit me 0.2 për qind. Por në pranverën e vitit 2023 gjendja paraqitet ndryshe. Sepse ekonomia gjermane u tkurr si në tremujorin e fundit të vitit 2022 ashtu edhe në tremujorin e parë të vitit aktual.

Depresioni ekonomik si skenar horrori

Nëse një recesion zgjat për një periudhë relativisht të gjatë kohore, ai mund të shndërrohet në një krizë të vërtetë ekonomike. Ne të tilla raste flitet për depresion ekonomik: papunësia dhe numri i falimentimeve rritet, mallrat mbeten stok në depo. Skenarin e tmerrshëm e plotësojnë krizat financiare, rëniet e bursave dhe falimentimet e bankave.

Mjet kurues: programet shtetërore të ndihmave

Prandaj është e rëndësishme që shteti të parandalojë rënien në depresion dhe rrjedhimisht rënien në fazën më të ulët të ciklit ekonomik. Prandaj qeveria do të përpiqet t’i kundërvihet recesionit që po zhvillohet në vend ose që ai të zgjasë sa më pak që të jetë e mundur. Mjete të sprovuara për ta bërë këtë janë paketat e lehtësimit për kompanitë dhe qytetarët, si ndihmat qeveritare dhe ulja e taksave. /DW

The post Ekonomia gjermane në recesion, DW: Skenari që duhet shmangur dhe zgjidhjet e mundshme appeared first on Albeu.com.

Çfarë kërkon ekonomia gjermane
Situata në industri, zejtari dhe ekonomi është jashtëzakonisht kritike për shkak të burokracisë së panevojshme, taksave të larta dhe energjisë së shtrenjtë, sipas shoqatave të mëdha ekonomike gjermane.

Megjithë krizat aktuale, Gjermanisë sërish i duhet një strategji afatgjatë për të mbetur e suksesshme në nivel global, tha presidenti i Federatës së Industrisë Gjermane (BDI), Siegfried Russwurm, përpara takimit tradicional të nivelit të lartë të katër shoqatave kryesore ekonomike gjermane me Kancelarin Olaf Scholz në Panairin e Artizanatit në Mynih.

“Kostot e energjisë janë ende të larta. Por ne gjithashtu duhet të luftojmë një furi rregullatore që shpesh do të thotë se ne shkruajmë më shumë letër sesa lëvizim në të vërtetë”, tha Russwurm.

Gjermanisë i mungojnë zejtarët. Për të inkurajuar të rinjtë që të ndjekin një trajnim, shoqatat bëjnë një punë bindëse gjatë panairit në Mynih.

Russwurm: “Sillini taksat në mesataren evropiane”

Në të njëjtën kohë, Gjermania ka taksat më të larta në botë, gjë që “i sjell vështirësi” aftësisë së përgjithshme për konkurrencë të industrisë. Inflacioni i lartë gjithashtu dëmton.

Lidhur me politikën e qeverisë federale për krizën, Russwurm shpjegoi se “ne ia dolëm shumë mirë së bashku, si në pandemi ashtu edhe në plan afatshkurtër për pasojat e luftës së rusëve në Ukrainë”. Por kjo nuk mjafton për sa i përket perspektivës, kërkohet një furnizim i sigurt me energji, reduktim i burokracisë dhe ulje e dukshme të taksave: “Nëse ne të paktën do të arrinim t’i ulnim taksat në Gjermani në një vlerë mesatare të Evropës, edhe kjo do të ndihmonte shumë”, tha Russwurm.

Organizatat e punëdhënësve: Situata ekonomike është “e vështirë”

Edhe presidenti i Federatës së Shoqatave të Punëdhënësve Gjermanë, Rainer Dulger, e cilësoi situatën ekonomike në Gjermani si “të vështirë”. Çdo rritje e tarifave sociale do të ishte një “sinjal i keq”.

Kryetari i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) Peter Adrian tha: “Gjithçka duhet të vazhdojë të bëhet për të siguruar konkurrencën ndërkombëtare të ekonomisë gjermane, për të arritur dekarbonizimin e ekonomisë dhe për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar”.

Takimi tradicional i samitit mes kancelarit dhe katër shoqatave kryesore të ekonomisë gjermane zhvillohet çdo vit në Panairin e Artizanatit në Mynih. Shoqatat ekonomike paraqitën një deklaratë të përbashkët ku përmbledhin situatën dhe kërkesat e tyre.

“Humbja e vlerës së shtuar industriale nuk është më një rrezik teorik. Ajo tashmë po ndodh”, thuhet në deklaratën prej dy faqesh. Kjo është arsyeja pse nevojitet për sipërmarrjet, “përtej përballimit thjesht të krizës”, një perspektivë për kompanitë “që të jep guxim”.

Shoqatat ekonomike gjermane ndër të tjera kërkojnë që “barra tatimore për sipërmarrjet kapitale të reduktohet “sa më shpejt të jetë e mundur” në një nivel konkurrues ndërkombëtar; ato kërkojnë që të përshpejtohen procedurat e planifikimit dhe autorizimit; përveç kësaj, nevojiten modele më të zhdërvjellta të kohës së punës dhe kohë maksimale javore të punës. Një kërkesë tjetër është një rregullore moderne për kohën e pushimit dhe procedura dukshëm më të shpejta për imigracionin për motive punësimi./dw

The post Çfarë kërkon ekonomia gjermane appeared first on Albeu.com.

Kancelari gjerman: Ekonomia gjermane e kërcënuar nga lufta në Ukrainë
Lufta në Ukrainë, e shoqëruar me sanksionet kundër Rusisë, përbën një kërcënim për ekonominë gjermane, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë të përbashkët për shtyp me mbretin jordanez Abdullah II.

“Ne duhet të kuptojmë shumë mirë se kjo luftë në Ukrainë sjell edhe sfida për ne në lidhje me pasojat ekonomike të sanksioneve”, tha Scholz të martën në Berlin. Disa vende po shprehin shqetësime për sigurinë ushqimore për shkak të mungesës së dërgesave nga Rusia dhe Ukraina, tha Scholz.

“Ne duhet të sigurohemi që ekonomia jonë të kalojë mirë në këto kohë të vështira,” shtoi ai.

Gjermania ka ekonominë më të madhe në Evropë.

Scholz dhe Mbreti Abdullah dënuan luftën në Ukrainë dhe i bënë thirrje presidentit rus Vladimir Putin “të ndalojë menjëherë të gjitha operacionet luftarake dhe të tërheqë trupat e tij pushtuese”. Scholz përsëriti gatishmërinë për bisedime për t’i dhënë fund luftës.

“Një recesion po bëhet gjithnjë e më i mundshëm,” paralajmëroi instituti i kërkimit ekonomik ZEW në faqen e tij të internetit të martën. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë po e zbehin ndjeshëm perspektivën ekonomike për Gjermaninë”, thuhet në deklaratë.

Instituti shënoi “rënien më të madhe të pritjeve ekonomike ndonjëherë” për Gjermaninë. ZEW filloi monitorimin e zhvillimit ekonomik të Gjermanisë në dhjetor 1991.

The post Kancelari gjerman: Ekonomia gjermane e kërcënuar nga lufta në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Reagimet e ekonomisë gjermane pas zgjedhjeve
Socialdemokratët shtuan votat në zgjedhjet e Bundestagut, Unioni pësoi humbje të ndjeshme. Por krijimi i një koalicioni qeverisës do të jetë i vështirë. Si reagon ekonomia gjermane pas rezultateve zyrtare paraprake?

Gjermania ka përpara muaj të vështirë të negociatave për krijimin e një koalicioni. Marcel Fratzscher, president i DIW, Institutit Gjerman të Ekonomisë, shprehet se ai shpreson që partitë të mos bien dakord vetëm për emëruesin më të vogël të përbashkët, por të ndajnë detyrat me njëra-tjetrën me mençuri, guxim dhe me vendosmërinë e nevojshme për ndryshim. Gjermania ndodhet para sfidës më të madhe prej kohësh. Qeveria e re duhet shpejt të marrë vendime të së ardhmes në lidhje me klimën, transformimin digjital dhe rinovimin social. Nëse nuk ia del me këtë, atëherë vihet në pikëpyetje mirëqenia ekonomike e Gjermanisë dhe Europa rrezikon të humbë në konkurrencën e sistemeve me Kinën dhe SHBA.

Lajm i mirë që një koalicion i majtë nuk është i mundur

Kurse ekonomisti Jens-Oliver Niklasch, nga Banka e landit të Baden-Vyrtembergut, LBBW shprehet se nga pikëpamja e tregut është një lajm i mirë që një koalicion i majtë nuk është i mundur. “Partitë e tjera që mund të qeverisin nuk dallojnë shumë në temat ekonomike dhe politike-financiare, që kompromiset të bëhen të pamundura.”

Edhe Jörg Krämer kryekonomisti i Commerzbank shprehet se “shumë sipërmarrës dhe aksionerë duhet të jenë të lehtësuar, që një aleancë me SPD-Të Gjelbrit-dhe e E Majta nuk arrin shumicën në Bundestag. Kjo forcon pozicionin negociues të FDP-së, pa të nuk mund të krijohet një koalicion stabil, po të lesh mënjanë koalicionin e madh.” Për Krämerqeveria e re ka detyra të vështira përpara. Ndryshe nga Angela Merkel në vitin 2005, qeveria e re nuk merr përsipër një ekonomi popullore me avantazhe në vend. Po të matet me faktorë si kohëzgjatja e proceseve të lejeve apo gjyqësore, tatimet etj, me rëndësi për funksionalitetin konkret të sipërmarrjeve, Gjermania brenda BE zë vende mesatare. Para 10 vjetësh Gjermania ndodhej në çerekun e parë të renditjeve.”

Shqetësim – kohëzgjatja e negociatave

Kurse Gabriel Felbermayr, presidenti i Institutit për Ekonominë botërore, IFW e sheh me shqetësim, që Gjermania ka përpara muaj të vështirë të krijimit të qeverisë. Pavarësisht se cili koalicion krijohej, …duhet të llogaritet me atë që qeveria e re do të jetë relativisht e dobët, sepse partitë me pozicione ideologjike të ndryshme, do të duhet të bien dakord për një program. Paralizimi i gjatë dhe pasiguria politike nuk ndihmojnë aspak ekonominë, sidomos para detyrave të vështira të së ardhmes.”

Për Thomas Gitzel, kryekonomist i VP Bank, rezultati zgjedhor në Gjermani do të pritet me qetësi nga tregjet financiare. Për një aleancë të majtë me shumë gjasa nuk mjafton rezultati. Me këtë është mënjanuar rreziku më i madh për tregjet financiare. Me këtë rezultat kuptohet edhe diçka tjetër: nuk ka një ndërprerje të plotë me punën e deritanishme qeveritare. Edhe nëse SPD-së merrzyrën e kancelarit do të thotë vijimësi. Për Olaf Scholz kanë rëndësi finanacat solide edhe kjo do t’i qetësojë tregjet financiare./DW

The post Reagimet e ekonomisë gjermane pas zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.