ekonomia e kosoves Archives - Albeu.com

FMN: Kosova më e varfra në rajon (FOTO LAJM)
Është publikuar renditja e shteteve të botës nga i pasuri tek më i varfëri për 2022-ën. Sipas këtyre të dhënave, Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, duke u renditur në vendin e 105-të në botë me 13,964 dollarë të ardhura për kokë banori.

Revista “Global Finance” e cila ofron raporte ekonomike, listime apo edhe lajme financiare, ka publikuar renditjen e shteteve të botës nga më i pasuri tek më i varfëri për vitin 2022.Shifrat i referohen Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në publikimin “Prespektiva Ekonomike Botërore, Prill 2022”.

Sipas këtyre të dhënave, për vitin 2022 Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, duke u renditur në vendin e 105-të në botë me 13,964 dollarë të ardhura për kokë banori.

Shqipëria renditet e 90-ta mes 192 vendeve në total të marra në analizë me PBB për frymë në 17,383 dollarë.

Matja e vendeve të pasura dhe të varfër bëhet referuar PBB për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse.

Produkti i brendshëm bruto është i konvertuar në dollarë ndërkombëtarë duke përdorur normat e barazisë së fuqisë blerëse.

Kjo matje bëhet pasi nëse do të merrnim parasysh vetëm produktin e brendshëm bruto të një vendi gjatë një viti, atëherë do na duhet të konkludojmë se kombet më të pasura janë pikërisht ato me GDP-në më të lartë si Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia apo Gjermania. Kështu, për të patur të dhëna më të sakta sa i përket vendeve më të pasura dhe atyre më të varfëra, sipas Global Finance, është e preferueshme që vendet të jenë edhe egalitare, pra të barabarta ekonomikisht.

Për të vlerësuar se sa të pasur janë qytetarët e një vendi, është e nevojshme të kuptohet se sa mund të blejnë. Pra kur krahasojmë GDP-në për frymë midis vendeve, PBB-ja duhet të rregullohet për barazinë e fuqisë blerëse, gjë që na ndihmon të marrim parasysh normat e inflacionit dhe çmimin e mallrave dhe shërbimeve në çdo vend të caktuar.

Sipas kësaj metodologjie vendi më i pasur në botë është Luksemburgu me PBB për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse deri në 140,694 dollarë. Vendi dytë më i pasur është Singapori, ndjekur nga Irlanda dhe Katari.

Në fillim të listës vijojnë edhe vende si Zvicra Emiratet e bashkuara Arabe, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara në vend të shtatë me 76,027 dollarë për frymë. Por cilat janë vendet më të varfëra të botës? Listimi i tyre sipas PBB për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerë tregon se në fund të listës janë vende si Burundi, Sudani i Jugut, Somalia, Nigeria, Republika e Kongos dhe vende të tjera afrikane.

Në rajon, sipas renditjes, Kosova dhe Shqipëria janë më të varfërat në rajon, duke u radhitur në vendet 105 dhe 90, respektivisht. Mali i Zi kryeson në rajon si vendi më i pasur me PBB më të lartë për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse. Renditet në vend të 69-të në botë me 24,878 dollarë.

Më pas vjen Serbia dhe Maqedonia e Veriut të renditur në vend të 72 dhe 78 respektivisht. Bosnje Hercegovina në këtë renditje qëndron në vend të 88-të me 17,471 dollarë për frymë.

Sipas Agjencisë së Statistikave (ASK), papunësia në Kosovë është mbi 25 për qind.

Të dhënat e fundit të ASK-së për tregun e punës tregojnë se nga mbi një milion qytetarë në moshë pune në Kosovë, mbi 350 mijë janë të punësuar, ndërsa mbi 120 mijë janë të papunë.

Sipas ASK-së, rreth 750 mijë qytetarë janë ekonomikisht joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

Kosova, si shumë vende të botës, po përballet me rritje të inflacionit, që ka nisur me pandeminë COVID-19 dhe ka marrë hov pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit në muajin e kaluar është rritur për 14 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./MONITOR

The post FMN: Kosova më e varfra në rajon (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Ndikimi i luftës në Ukrainë mbi ekonominë e Kosovës
Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e inflacionit në Kosovë, edhe ashtu të lartë për shkak të pasojave të pandemisë COVID-19, duke rënduar jetën e qytetarëve. Sipas një studimi të Institutit GAP, vetëm në periudhën janar-mars 2022, shkalla e çmimeve të konsumit ishte për 8.2 për qind më e lartë se në vitin 2021.

Ganiu, banor i Prishtinës, jeton në një lagje, jo larg qendrës së kryeqytetit. Punë të rregullt nuk ka, ndërsa me punë krahu arrin të sigurojë rreth 200 euro në muaj.

“Jam me gruan dhe djalin e kam në shkollë të mesme. Mjaft me vështirësi, mezi ia dalim”, thotë ai.

Rritja e çmimeve, si pasojë e pandemisë COVID-19 e posaçërisht pas agresionit rus në Ukrainë, ka vështirësuar jetën e Ganiut.

“Vërehet lehtësisht se kemi më shumë vështirësi tash, disa gjëra elementare duhet t’i blejmë, disa duhet edhe t’i lëmë. Më së shumti po e vërejmë te ushqimi, sepse rrymën po arrijmë ta kursejmë disi, ndërsa çmimet e gjërave ushqimore janë ngritur shumë”, thotë ai.

Banorë të tjerë të kësaj lagjeje i thanë Zërit të Amerikës se me gjithë përpjekjet, plotësimi i nevojave themelore të familjeve të tyre është bërë shumë sfidues.

“Me 100 euro që i marr ndihmë të pleqërisë, pension pleqërie asgjë tjetër nuk kam. Jetoj e vetme, jetoj këtu, çfarë të bëj, nuk e kam askënd. Unë për vete shpesh kam dëshirë të blejë ndonjë mollë, dardhë, tash kanë dalë edhe perimet, nuk kam me çka t’i blejë”, thotë Mymine Tatari.

“Të ardhurat mesatarisht mund të them i kemi 200 deri në 300 euro (në muaj), i menaxhojmë ashtu si mundemi. Shpresojmë që muajt e ardhshëm ndoshta lirohen çmimet e bëhet diçka”, thotë Milazim Abdullahu.

Sipas një studimi të Institutit GAP të publikuar së fundmi, vetëm në periudhën janar-mars 2022, shkalla e çmimeve të konsumit ishte për 8.2 për qind më e lartë se në vitin 2021.

Blendi Hysaj nga ky institut i tha Zërit të Amerikës se kjo ndodhur për shkak se Kosova është importuese e shumicës së prodhimeve, çmimet e të cilave janë rritur kohët e fundit.

“Andaj edhe zhvillimet të cilat ndodhin në tregjet ndërkombëtare pasqyrohen drejtpërdrejtë edhe në Kosovë. Qëllimi i studimit ka qenë të identifikojë kanalet kryesore të transmetimit të situatës ekonomike në botë dhe Kosovë, ku më problematike ka dalur pjesa e energjisë elektrike, furnizimit me naftë por edhe konsumi i produkteve bazike”, tha ai.

Zoti Hysaj thotë se pritjet janë që në periudhën afatmesme të mos ketë stabilizim të çmimeve të konsumit.

“Politikat e qeverisë në një situatë të tillë nuk duhet të jenë pro ciklike apo që e nxisin konsumin meqë kjo mund të ketë efekt të kundërt në ekonomi. Pra qoftë duke ndërmarrë politika të tilla që ulin normat tatimore apo edhe ideja e injektimit të më shumë mjeteve në treg që në rastin e Kosovës mund të bëhet duke lejuar tërheqjen e kursimeve nga trusti i pensionit. Pra këto janë disa nga politikat që ne nuk rekomandojmë që qeveria t’i bëjë”, tha ai.

Në vend të kësaj, thotë zoti Hysaj, qeveria duhet të vazhdojë krijimin e politikave që ndihmojnë qytetarët që janë në gjendje më të rëndë ekonomike.

Pas pushtimit te Ukrainës nga Rusia, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rishikuar normat e rritjes ekonomike të shteteve, përfshirë edhe Kosovën, ku nga një parashikim fillestar për rritje ekonomike reale prej 4.5 për qind në vitin 2022, ajo tani është zbritur në 4 për qind. Ndërkohë Banka Botërore në raportin e saj të fundit parashikon rritje të shkallës së çmimeve prej 5.4 për qind.

The post Ndikimi i luftës në Ukrainë mbi ekonominë e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Energjia, nafta, gruri e vaji; Si ndikoi lufta e Ukrainës në ekonominë e Kosovës
Rusia dhe Ukraina janë ndër eksportuesit më të mëdhenj në botë të disa produkteve kryesore bazë, siç janë gruri, misri, gazi, nafta, vaji dhe fertilizuesit. Kosova është importuese neto e këtyre produkteve dhe zhvillimet në tregjet ndërkombëtare kanë prekur edhe ekonominë e shtetit.

Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë. Rusia dhe Ukraina janë ndër eksportuesit më të mëdhenj në botë të disa produkteve kryesore bazike sikurse grurit, misrit, gazit, naftës, vajit dhe fertilizuesve, ku së bashku kanë nga 10 deri në 40% pjesëmarrje në eksportin botëror të këtyre produkteve.

Lidhur me ndikimin e kësaj lufte në ekonominë e Kosovës, Instituti GAP ka bërë një analizë.

Sipas kësaj analize, Kosova është neto importuese e energjisë elektrike, naftës, grurit, misrit, vajit, dhe zhvillimet në tregjet ndërkombëtare pasqyrohen drejtpërdrejtë në ekonominë e shtetit.

“Edhe pse Kosova ka një pavarësi energjetike në një shkallë të lartë, vitin e kaluar kishte një rritje të theksuar të importit dhe kërkesës për energji, ku gjithsej kosto e këtij importi ishte rreth 155 milionë euro. Për më shumë, të dhënat nga Dogana e Kosovës tregojnë se kërkesa për naftë në Kosovë nuk ka ndryshuar dy vitet e fundit, edhe pse kishte rritje të ndjeshme të çmimit. Pra, pavarësisht rritjes së madhe të çmimit të naftës në Kosovë, kërkesa mbetet shumë e lartë. Po ashtu, ekonomia e vendit tonë ndikohet edhe nga rritja e çmimeve të importit të produkteve ushqimore dhe lëndës së parë”.

Lidhur me situatën aktuale, Instituti GAP rekomandon që politikat e qeverisë duhet të jenë të atilla që nuk e stimulojnë kërkesën për këto produkte.

“Në këtë pikë, reduktimi i normave tatimore në të ardhurat personale për të gjithë qytetarët dhe mbështetja e nismave sikurse ajo për tërheqjen e 30% të kursimeve nga Trusti pensional, mund të prodhojnë kundërfekte në ekonomi. Është e rëndësishme që qeveria me të hyrat e arkëtuara përtej planifikimit, si rezultat i çmimeve të larta, të mbështesë edhe më shumë grupet më të pa mbrojtura të shoqërisë, që rrezikojnë të bien në varfëri, sikurse qytetarët që janë pjesë e Skemës së Ndihmës Sociale, ata që mund të humbin vendet e punës, etj”.

Po ashtu thuhet se subvencionimi në fushën e bujqësisë në Kosovë dhe ulja e normës së akcizës për naftë për bujqit gjatë vitit 2022, dalin të jenë masa adekuate në mbulimin e rrezikut që bujqit të mos rrisin prodhimim e këtyre kulturave këtë vit, dhe një mbështetje e tillë duhet të bëhet në vazhdimësi deri në normalizimin e çmimeve. Institucionet duhet të konsiderojnë zgjedhjen e strategjive mbrojtëse për energji elektrike këtë vit, marrë parasysh indikacionet për çmime të larta të importit të energjisë elektrike edhe në periudhën afatmesme.

Kush janë kanalet kryesore të ndikimit të luftës Ukrainë-Rusi në ekonominë e Kosovës?

Energjia elektrike

Një ndër kanalet kryesore të ndikimit të luftës Ukrainë-Rusi në ekonominë e Kosovës është përmes energjisë elektrike të importuar. Përkundër se viteve të fundit, shtetet kanë përparuar në rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese të energjisë elektrike, sikurse nga burimet e ripërtritshme të energjisë, një numër i madh i tyre ende janë të varura sidomos nga gazi dhe qymyri për ngrohje dhe për prodhimin e energjisë elektrike.

Kërkesa për energji elektrike në Kosovë zakonisht mbulohet nga kapacitetet e brendshme në shkallën prej rreth 85 deri 87% nga prodhimi vendor, gjë që ia siguron Kosovës një pavarësi energjetike në shkallë të lartë.

Mirëpo, në vitin 2021, në Kosovë ishin dy zhvillime në fushën e energjisë elektrike me ndikim të madh, një rritje e theksuar e importit në shkallën prej 19% dhe rritje e ndjeshme e kërkesës për energji elektrike për rreth 11.7%.

Importi total prej 1,300 GWh gjatë vitit 2021 kishte një kosto rreth 155 milionë euro, që në masë të madhe ishte ndikuar nga dalja e pa planifikuar nga prodhimi e disa njësive gjeneruese të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Ngjashëm, për energjinë elektrike të importuar nga operatori i sistemit, transmisionit dhe tregut KOSTT për komunat në veri janë shpenzuar rreth 41 milionë euro.

Po ashtu, ndërmarrjet të cilat operojnë me çmime të parregulluara, sikurse Ferronikeli, Sharrcemi dhe Trepça, janë përballur me çmime tejet të larta të importit, gjë që ka shtyer dhe në ndaljen e përkohshme të prodhimit nga ana e tyre (Ferronikeli).17 Futja në zbatim e tarifave të reja progresive të energjisë elektrike, që më të drejtë synojnë të nxisin konsumatorët të kursejnë energjinë elektrike, mund ta zbus në një masë nivelin e konsumit tek konsumatorët shtëpiakë.

Gjithësesi, marrë parasysh përvojën nga viti i kaluar është e nevojshme që të gjithë akterët e tregut të energjisë elektrike të diskutojnë mbi mundësinë e aplikimit të strategjive mbrojtëse, sikurse duke hyrë në kontrata që parashohin të drejta të ardhshme (futures ose forëards), për të minimizuar rrezikun.

Ndonëse mënyra e funksionimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë funksionon në principin një ditë para (day ahead), sipas Marrëveshjes për Blerjen e Energjisë të bërë në kohën e privatizimit të distribucionit, gjetja e një zgjidhjeje të tillë për kontraktimin e energjisë në kohën e pikut gjatë muajve të dimrit, do të mund të mënjanontemundësinë që të përsëriteshin skenarë të tillë të krizës energjetike ku në Kosovë ishin aplikuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Përveç ndikimit ekonomik, reduktimet shkaktuan edhe probleme të mëdha likuiditeti tek akterët e vet energjisë elektrike në treg.

Nafta

Një kanal tjetër i ndikimit të luftës Ukrainë-Rusi në ekonominë e Kosovës është përmes naftës së importuar. Rusia eksporton rreth 12.5% të eksporteve totale në botë të naftës së parafinuar gjatë një viti dhe mbi 9.6% të naftës së rafinuar.

Të dhënat e Doganës së Kosovës për konsumin e naftës dhe benzinës gjatë periudhës janar-mars të viteve 2021 dhe 2022, tregojnë se kërkesa për këto dy produkte në Kosovë nuk ka ndryshuar, ndonëse kemi rritje të ndjeshme të çmimit të tyre.

Edhe pse çmimi i naftës së importuar për njësi gjatë periudhës janar-mars 2022 është rritur për mbi 89%, sasia e importuar ishte për 2.5% më e lartë, ku koeficienti i elasticitetit të kërkesës lidhur me çmimin ishte 0.03. Ngjashëm dhe tek benzina, koeficienti i elasticitetit ishte 0.1 që tregon se kërkesa është jo-elastike. Pra, pavarësisht rritjes së madhe të çmimit të naftës në Kosovë, kërkesa mbetet shumë e lartë.

Evropa është e varur nga nafta e importuar nga Rusia në shkallën prej 26% dhe vetëm shtete sikurse Gjermania importojnë rreth 34% te naftës së papërpunuar nga Rusia, e cila pas përpunimit shfrytëzohet kryesisht për transport dhe më pak për prodhim të energjisë elektrike.

Produktet ushqimore dhe lënda e parë

Një ndër kanalet tjera kryesore të ndikimit në çmime, për shkak të luftës Ukrainë-Rusi, në ekonominë e Kosovës është ai përmes rritjes së çmimeve të importit të produkteve ushqimore dhe lëndës së parë. Rusia është eksportuesja më e madhe në botë e grurit me mbi 18% të eksporteve totale vjetore në botë, ndërsa ajo eksporton edhe sasi të larta të elbit me mbi 11.4% pjesëmarrje në tregun botëror. Ndërkaq, Ukraina po ashtu është eksportuesja kryesore në botë e vajrave të farave me 38.8% të eksporteve totale në botë, si dhe me 14.4% të eksporteve totale të misrit.

Sipas një raporti të Agjencisë së Ushqimit dhe Bujqësisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (FAO), të publikuar në mars të vitit 2022, ndonëse rënia e eksporteve të grurit dhe misrit nga Rusia dhe Ukraina mund të nxisë orientimin për import tek vendet tjera, sasitë e grurit në stoqe sikurse në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të kufizuara, duke marrë parasysh dhe rënien e rendimentit të grurit në periudhën 2021-2022 në këto vende.

Ngjashëm, sipas këtij raporti, edhe eksportet e Argjentinës do të limitohen nga qeveria nën synimin që ta kontrollojë inflacionin në vend, ndërsa Australia vetëm se i ka arritur limitet e saj të dërgesave në aspektin logjistik.

Në këtë situatë, secili shtet do të jetë më i kujdesshëm dhe mund të vëjë kufizime në eksportin e grurit për tu mbrojtur edhe nga presionet inflacioniste që mund të shkaktoheshin nga mungesa e këtij produkti në tregun e tyre të brendshëm. Si rrjedhojë, edhe për shkak të pamundësisë së Ukrainës për t’i mbjellur apo korrur produktet sikur misri apo farat e lulediellit, sipas FAO, çmimet e ushqimit gjatë vitit 2022 mund të rriten nga 8 deri në 22%.

Zhvillimet tjera në tregun e brendshëm në Kosovë

Në vitin 2020, Kosova kishte shkallë të vetëmjaftueshmërisë me grurë prej 73% ndërsa me misër 75%. Në periudhën 2016-2019 shkalla e vetëmjaftueshmërisë ishte nga 57 deri në 70%, kurse tek misri vërehet më pak luhatje (72-77%).

Gjatë vitit 2021, Kosova ka importuar mbi 84% të grurit dhe 89% të misrit nga Serbia në vlerë rreth 19 milionë euro dhe 11 milionë euro, respektivisht. Ndërsa me fillimin e luftës në Ukrainë, Serbia ka vënë ndalesë për eksportin e vajit, miellit, misrit, dhe grurit në vendet tjera. Mirëpo, nga të dhënat e Doganës së Kosovës, vetëm në tre muajt e parë të vitit 2022, Kosova ka importuar mbi 5.6 milionë euro grurë nga Serbia dhe atë pjesa më e madhe është (mbi 3.5 milionë euro) importuar gjatë muajit mars. Po ashtu, Kosova ka importuar rreth4 milionë euro misër gjatë TM1 2022, ku mbi 89% është e importuar përsëri nga Serbia.

Në vitin 2019, kur Kosova kishtë vënë taksë 100% edhe në lëndën e parë, Kosova kishte importuar grurë dhe misër kryesisht nga Kroacia, Bullgaria dhe Hungaria, që tregon se prodhuesit kosovarë veçse kanë krijuar kontakte biznesore me këto vende.

Edhe gjatë vitit 2022, Kosova ka importuar grurë nga Kroacia dhe Hungaria, mirëpo në vlera më të vogla, rreth 700 mijë euro nga të dyja këto së bashku. Ngjashëm nga këto tri vende janë importuar dhe misër në vlerë rreth 441 mijë euro gjatë TM1 2022. Nga produktet të cilat Kosova i importon direkt nga Ukraina dhe Rusia, dhe në të cilat ka varësi më të madhe nga këto vende është llamarina.

Gjatë vitit 2021, Kosova ka importuar mbi 85% të llamarinës prej çelikut jo të lidhur nga këto dy vende me vlerë prej rreth 54 milionë euro. Ndërkaq, totali i importit të Kosovës nga e gjithë bota për këtë produkt ishte rreth 62 milionë euro. Gjatë muajit mars të vitit 2022, nuk është importuar asnjë sasi e këtij produkti nga Rusia, ndërsa nga Ukraina është importuar mbi 1.5 milionë euro.

Në furnizimin direkt nga Ukraina, ka biznese të cilat vetëm se janë duke u përballur me probleme në furnizim me parket nga ky vend ku pritjet janë deri në 14 muaj. Po ashtu, Kosova importon nga Rusia rreth një të katërtën e plehëruesve të përdorur në bujqësi, një ndër to është edhe plehu urea. Pra, përkundër që çmimet për këtë produkt janë rritur ndjeshëm nga viti 2021 dhe po vazhdojnë të rriten, tani problematike për firmat kosovare do të jetë dhe sigurimi i furnizimit, sidomos atij direkt.

Nga Rusia dhe Ukraina, në vitin 2021, Kosova e ka siguruar edhe mbi një të tretën e importeve të majës së bukës për bukëpjekësit. Pjesa më e madhe e importit të këtij produkti e kishte origjinën nga Rusia.

Rekomandimet e Institutit GAP:

Ndonëse qeveria është duke implementuar disa masa në kuadër të Pakos së Ringjalljes të cilat i ndihmojnë disa shtresa të qytetarëve, shumica nga to ndërlidhen me ngjarjet gjatë vitit 2020 apo 2021, andaj është e nevojshme të dizajnohen dhe disa masa që ndërlidhen me rritjen e kostos së shportës së konsumit për qytetarët në nevojë.

Këtu mund të përfshihen shpërndarja në vazhdimësi e pakove apo kuponëve ushqimorë, të rishikohet vlera aktuale e shumës së Skemës së Asistencës Sociale për një familje nëse është e mjaftueshme që t’i mbrojë ato nga rënia nën kufirin e varfërisë, të përkrahen qytetarët që mund të humbin vendin e punës, dhe më shumë;

– Qeveria të rrisë pagën minimale mirëpo të jetë e kujdesshme që ajo të mos kalojë një kufi të pagës mediane, e cila tregon vlerën e pagës ndër të cilën paguhen 50% e qytetarëve, siç sugjerojnë praktikat e vendeve tjera. Një pagë minimale më e lartë sipas këtij parimi do të ua lehtësonte përballimin e situatës punonjësve të sektorëve privat, të cilët marrin paga jo të larta, si dhe njëkohësisht nuk do të shkaktonte kundërefekt në tregun e punës (humbje të vendeve të punës);

– Qeveria duhet të jetë e kujdesshme që të mos ndërmarr politika të cilat janë prociklike, pra që e stimulojnë edhe më tej kërkesën e madhe agregate për produktet e shtjelluara në këtë analizë, e që mund të kenë kundërefekt në ekonomi. Veçanërisht, iniciativa e disa deputetëve që qytetarëve tu lejohet tërheqja e 30% të kursimeve në Trustin pensional përveç se e dëmton stabilitetin e financave publike ka efekt të kundërt me pritjet;

– Marrë parasysh kërkesën jo-elastike të qytetarëve në Kosovë lidhur me produktet e naftës, qeveria duhet të dizajnojë masa që i nxisin qytetarët të përdorin më pak veturat, sikurse duke e lejuar qarkullimin e veturave sipas një rregulli, duke përkrahur iniciativa të tilla sikurse “e diela pa vetura”, nisma që stimulojnë udhëtimet në grup, si dhe të gjejë forma për subvencionimin e transportit publik;

– Qeveria, Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe akterët kryesorë në tregun e energjisë

duhet të koordinohen që të elaborojnë opsionet për shfrytëzimin e strategjive mbrojtëse lidhur me blerjen e energjisë elektrike për ta minimizuar riskun, marrë parasysh indikacionet për çmime të larta të energjisë elektrike edhe gjatë vitit 2022;

– Subvencionimi në bujqësi sikurse i kulturave por edhe akcizës në naftë është i dizajnuar mirë që të inkurajojë prodhimin dhe ato duhet të vazhdojnë të jenë në një nivel të lartë deri në normalizimin e çmimeve./monitor

The post Energjia, nafta, gruri e vaji; Si ndikoi lufta e Ukrainës në ekonominë e Kosovës appeared first on Albeu.com.