-Ekonomi Archives - Albeu.com

Karburantet shtrenjtohen sërish, Shqipëria pa masa të reja fiskale dhe pa Aktin Normativ për akcizën
Çmimet e karburanteve në tregun me pakicë janë rritur sërish që prej fundjavës, me 10 deri në 14 lekë për litër krahasuar me nivelet e mëparshme.

Nafta po shitet me 229 lekë për litër, pra 10 lekë më shumë, ndërsa çmimi i benzinës ka arritur në 219 lekë për litër, me një rritje prej 14 lekësh.

Këto nivele përbëjnë rekorde të reja, ndërkohë që Shqipëria nuk ka marrë masa shtesë për të zbutur ndikimin e rritjes te konsumatorët dhe bizneset. Ndryshe nga disa vende të rajonit, ku janë miratuar masa për reduktimin e akcizës, në vendin tonë nuk është ndërmarrë asnjë nismë e re dhe nuk është më në fuqi as Akti Normativ që parashikonte një ulje të kufizuar të kësaj takse.

Më 3 prill, qeveria miratoi Aktin Normativ që parashikonte uljen me 20% të akcizës në rast se çmimi me pakicë i naftës kalonte 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër.

Ministria e Financave i shpjegoi Monitor se zbatimi i kësaj uljeje varej nga funksionimi dhe vendimmarrja e Bordit. Pas stabilizimit të çmimeve për disa javë, Bordi i Transparencës nuk funksionon më.

Edhe gjatë periudhës kur Akti Normativ ishte në fuqi, përdorimi i masës fiskale ishte i kufizuar. Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi më herët në një seancë plenare se ulja ishte aplikuar vetëm dy herë, me një efekt financiar prej 37 milionë lekësh, ose rreth 350 mijë euro.

Shqipëria vijon të ketë çmimet më të larta të karburanteve në rajon, kryesisht për shkak të barrës fiskale, e cila zë rreth 50% të çmimit, si dhe mungesës së ndërhyrjeve të reja. Sipas një analize të Monitor, pak ditë më parë nafta në Shqipëri ishte 30% më e shtrenjtë se mesatarja rajonale.

Në vendet e rajonit, mbi çmimin bazë të karburantit aplikohen vetëm akciza dhe TVSH-ja. Në disa prej tyre, akciza është 2% më e ulët. Në Maqedoninë e Veriut, TVSH-ja për naftën dhe benzinën është 18%, por gjatë periudhës së rritjes së çmimeve ajo u reduktua në 10%.

Në Kosovë aplikohet një normë TVSH-je prej 18%.

TVSH-ja në Malin e Zi është 21%, por nafta ngarkohet vetëm me dy taksa, TVSH dhe akcizë. Kjo e fundit është përgjysmuar së fundmi si masë për amortizimin e rritjes së çmimeve.

Në Serbi, TVSH-ja është 20%, ndërsa para nisjes së luftës akciza arrinte në 59.5 lekë për litër. Pas fillimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Serbia e uli akcizën me 25%, ndërsa kjo masë u riaktivizua edhe disa javë më parë.

Përveç akcizës prej 39.4 lekësh për litër dhe TVSH-së 20%, në Shqipëri çmimit të naftës i shtohen edhe dy taksa të tjera që nuk aplikohen në vendet e rajonit: taksa e qarkullimit prej 27 lekësh për litër dhe taksa e karbonit prej 3 lekësh për litër.

Rritja e naftës në 229 lekë për litër dhe e benzinës në 219 lekë për litër shton presionin mbi kostot e transportit, prodhimit dhe shërbimeve, duke krijuar efekte zinxhir në çmimet e mallrave dhe shërbimeve.

Mbetet e paqartë nëse mekanizmi për uljen e akcizës do të rikthehet në përdorim apo nëse qeveria do të miratojë masa të tjera për të lehtësuar barrën e karburanteve për konsumatorët shqiptarë.

The post Karburantet shtrenjtohen sërish, Shqipëria pa masa të reja fiskale dhe pa Aktin Normativ për akcizën appeared first on Albeu.com.

“Bizneset mund të kursejnë 1 miliard lekë në vit”/ Sejko: Shqipëria do të përfshihet në sistemin TIPS në nëntor
Shqipëria pritet të përfundojë në nëntor integrimin e saj në sistemet evropiane të pagesave. Lajmin e bëri të ditur guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë komunikimit të tij mujor me mediat.

Sipas Sejkos, përdorimi i pagesave të menjëhershme do t’u mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të kursejnë kohë dhe shpenzime.

Bankës së Shqipërisë i ka mbetur të përmbyllë implementimin e sistemit TIPS Clone, një version i sistemit italian të pagesave të shpejta. Projekti po zhvillohet në bashkëpunim me Bankën e Italisë, Bankën Qendrore Evropiane dhe sistemin bankar shqiptar.

Guvernatori tha se objektivi është që sistemi të jetë funksional në nëntor, më së voni deri në fund të këtij muaji. Me realizimin e tij, vendi do të jetë i integruar plotësisht në sistemet evropiane të pagesave, pas anëtarësimit edhe në SEPA.

“Është e vërtetë dhe unë e ndoqa dhe dëgjova deklaratën e zonjës Lagarde. Ne parashikojmë dhe objektivi ynë është që në muajin nëntor, maksimumi në fund të muajit nëntor të jemi efektiv me implementimin e sistemit TIPS Clone, i cili është një klonim i sistemit evropian të pagesave të shpejta, siç e quajmë”, deklaroi Sejko.

Ai shpjegoi se përgatitjet për këtë projekt kanë nisur prej kohësh dhe tashmë ndodhen në fazën intensive dhe përfundimtare të zbatimit.

Platforma e re pritet të sjellë lehtësi të konsiderueshme për konsumatorët, individët dhe bizneset shqiptare, pasi transfertat do të kryhen më shpejt dhe me kosto më të ulët. Sipas guvernatorit, bëhet fjalë për një sistem të avancuar që përdoret në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Pas anëtarësimit në SEPA, Zona e Vetme e Pagesave në Euro, Banka e Shqipërisë vijoi punën për vendosjen e TIPS Clone në bashkëpunim me Bankën e Italisë. Në përfundim të këtij procesi, Shqipëria do të jetë e integruar si në SEPA, ashtu edhe në sistemin e pagesave të menjëhershme.

“Pra, duhet të jemi të kënaqur dhe të kuptojmë se, nga pikëpamja e sistemeve të pagesave, në muajin nëntor do të jemi plotësisht të integruar me sistemin evropian”, u shpreh Sejko.

Përllogaritjet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se përfitimet për ekonominë mund të jenë të ndjeshme nëse pagesat elektronike përdoren në shkallë të gjerë. Në këtë skenar, sistemi financiar mund të kursejë deri në 35 miliardë lekë, ndërsa ekonomia shqiptare në tërësi deri në 38 miliardë lekë në vit.

Në rast se vetëm gjysma e pagesave dhe transfertave do të kryhen përmes TIPS Clone, kursimet vjetore të individëve parashikohen në rreth gjysmë miliardë lekë. Për bizneset, kursimi do të arrijë rreth 1 miliard lekë në vit.

Guvernatori theksoi se përveç afrimit me standardet evropiane në fushën e pagesave, sistemi i ri do të ndihmojë edhe në formalizimin e ekonomisë dhe në zgjerimin e përfshirjes financiare të qytetarëve e bizneseve.

Sejko konfirmoi se Banka e Shqipërisë synon që TIPS Clone të jetë operacional gjatë nëntorit, në përputhje edhe me deklaratën e presidentes së Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Gjatë konferencës për shtyp, guvernatori Gent Sejko prezantoi edhe vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës për politikën monetare.

Më 5 gusht 2026, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë shqyrtoi dhe miratoi Raportin Tremujor të Politikës Monetare.

Megjithëse situata ndërkombëtare vijon të jetë e vështirë, të dhënat më të fundit tregojnë se ekonomia shqiptare ruajti një ecuri pozitive gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Aktiviteti ekonomik vazhdoi të zgjerohej me ritme të ngjashme, por pak më të ngadalta se në tremujorin e parë. Inflacioni i konsumit u rrit për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të shtrenjtimit të naftës në tregjet e huaja, si edhe të kërkesës së qëndrueshme për mallra dhe shërbime. Pavarësisht kësaj, inflacioni mbeti i kontrolluar dhe pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Këto zhvillime përputhen me pritjet e Bankës së Shqipërisë dhe reflektojnë edhe efektet e politikës monetare të kujdesshme. Kjo politikë ka ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të pritjeve inflacioniste, në funksionimin normal të tregjeve financiare dhe në krijimin e kushteve monetare të përshtatshme për një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Parashikimet e përditësuara tregojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet në mënyrë pozitive dhe pranë potencialit të saj. Në afatin e shkurtër, inflacioni pritet të jetë pranë, por mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë, ndërsa më pas parashikohet të ulet gradualisht drejt këtij objektivi në periudhën afatmesme.

Sipas këtij vlerësimi, goditja e ofertës që vjen nga tregjet ndërkombëtare do të ketë ndikim të përkohshëm në ekonominë shqiptare. Për këtë arsye, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mos ndryshojë qëndrimin e politikës monetare.

Inflacioni mesatar i çmimeve të konsumit në tremujorin e dytë të vitit ishte 3.0%, duke u rritur krahasuar me tremujorin paraardhës. Megjithatë, rritja u konsiderua e përmbajtur dhe në përputhje me parashikimet e Bankës së Shqipërisë.

Ecuria e inflacionit u ndikua nga çmimet në tregjet ndërkombëtare, në linjë me zhvillimet në ekonomitë partnere, si dhe nga kërkesa e lartë dhe e qëndrueshme agregate në vend. Sipas guvernatorit, rritja e regjistruar gjatë tremujorit të dytë ishte e pritshme.

Në përbërjen e shportës së konsumit, presionet rritëse erdhën kryesisht nga çmimet e transportit, ushqimeve të papërpunuara dhe disa shërbimeve. Në të kundërt, inflacioni i artikujve me çmime të rregulluara u ul, ndërsa çmimet e qirave vijuan të shënonin nivele relativisht të larta.

Në planin makroekonomik, inflacioni u nxit nga forcimi i presioneve të brendshme dhe të jashtme. Kërkesa e lartë për mallra e shërbime u pasqyrua në një pozicion ciklik pozitiv të ekonomisë dhe në rritjen e inflacionit bazë e të brendshëm gjatë tremujorit të dytë.

Gjithashtu, shtrenjtimi i naftës dhe i produkteve energjetike në tregjet e huaja ndikoi në rritjen e inflacionit të importuar, si në mënyrë të drejtpërdrejtë, ashtu edhe të tërthortë. Ky efekt u zbut vetëm pjesërisht nga forcimi i kursit të këmbimit.

Bankës së Shqipërisë i duket se, nëse përjashtohet inflacioni i lartë i qirave, i cili pritet të jetë kalimtar, presionet e brendshme mbeten në përputhje me objektivin e stabilitetit të çmimeve.

Të dhënat e disponueshme tregojnë se ekonomia shqiptare vazhdoi të rritej me ritme solide gjatë gjysmës së parë të vitit. Në të njëjtën kohë, borxhi publik dhe borxhi i huaj ranë, bilancet financiare të bizneseve dhe familjeve mbetën likuide, sektori bankar u paraqit i qëndrueshëm dhe rezistent ndaj goditjeve, ndërsa tregjet financiare vijuan të ishin të qeta.

Zgjerimi ekonomik po mbështetet nga gjendja e shëndetshme financiare e sektorit privat, pritjet për të ardhmen, të ardhurat nga turizmi dhe kushtet e favorshme monetare e financiare.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se aktiviteti ekonomik në vend u rrit me 3.7% në tremujorin e parë. Kjo rritje u mbështet nga konsumi i familjeve, investimet e bizneseve dhe eksportet e mallrave e shërbimeve.

Ndërkohë, politika fiskale vijoi të kishte karakter konsolidues dhe impulsi fiskal mbeti negativ. Treguesit indirektë për tremujorin e dytë flasin për një rritje ekonomike solide, edhe pse me ritme disi më të ulëta se në tremujorin e mëparshëm.

Bankës së Shqipërisë i atribuohet edhe kontributi i politikës monetare të kujdesshme në këtë ecuri. Reagimi në kohë dhe i qëndrueshëm ndaj zhvillimeve të inflacionit ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, në ankorimin e pritjeve inflacioniste, në qetësinë e tregjeve financiare dhe në ngadalësimin e forcimit të kursit të këmbimit.

Kjo politikë ka ndikuar gjithashtu në përmirësimin e kushteve të financimit. Tregjet financiare kanë vijuar të kenë likuiditet të bollshëm, norma të ulëta interesi dhe një qasje pozitive ndaj kreditimit.

Kushtet financiare janë reflektuar në zgjerimin e shpejtë dhe të gjerë të kredisë për sektorin privat. Portofoli i kredisë u rrit me 14% në terma vjetorë gjatë tremujorit të dytë.

Kredia vijoi të orientohej kryesisht drejt financimit të investimeve të bizneseve dhe blerjes së banesave nga familjet. Kjo tregon se financimi bankar vazhdon të mbështesë konsumin dhe investimet private, duke kontribuar pozitivisht në rritjen ekonomike.

Një tjetër zhvillim i evidentuar është orientimi në rritje i kreditimit të sektorit privat drejt Lekut. Në të njëjtën kohë, cilësia e portofolit mbetet e mirë, siç dëshmohet nga ulja e vazhdueshme e raportit të kredive me probleme.

Rishikimi i skenarit bazë tregon se ekonomia shqiptare do të vijojë të ndjekë një trajektore pozitive zhvillimi.

Aktiviteti ekonomik pritet të zgjerohet edhe në periudhën e ardhshme. Rritja do të mbështetet nga likuiditeti i sektorit privat, kushtet e favorshme financiare dhe pritjet pozitive, duke u reflektuar në konsum, investime, punësim dhe paga më të larta.

Megjithatë, ritmi i rritjes ekonomike pritet të ngadalësohet lehtë gjatë dy viteve të ardhshme. Kjo pritet të krijojë kushte për një ekuilibër më të mirë midis kërkesës dhe ofertës agregate.

Inflacioni i çmimeve të konsumit parashikohet të qëndrojë pak mbi objektiv në afatin e shkurtër dhe të kthehet gradualisht drejt tij gjatë tremujorëve pasardhës.

Parashikimi për një inflacion mbi objektiv në periudhën e shkurtër lidhet me pritjen se ndikimet e tërthorta të goditjes së ofertës në tregjet ndërkombëtare do të vijojnë, si dhe me nivelet relativisht të larta të inflacionit të qirave gjatë kësaj periudhe.

Ulja graduale e inflacionit drejt objektivit në periudhën afatmesme mbështetet te pritjet për një raport më të balancuar mes kërkesës dhe ofertës agregate, rritje të kontrolluar të kostove të prodhimit dhe pritje të ankoruara nga bizneset e tregjet financiare.

Skenari bazë mbështetet edhe në supozimin se presionet e ofertës në tregjet ndërkombëtare do të normalizohen shpejt dhe se politika fiskale do të ruajë karakterin konsolidues gjatë viteve në vijim.

Megjithatë, tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme vijojnë të përbëjnë një burim rreziku dhe pasigurie për ekonominë botërore dhe atë shqiptare. Efektet e konfliktit në tregjet ndërkombëtare e mbajnë bilancin e rreziqeve të orientuar lart për inflacionin dhe poshtë për rritjen ekonomike në periudhën afatmesme.

Duke u mbështetur në këtë vlerësim, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 2.5%, normën e interesit të depozitës njëditore në 1.5% dhe normën e interesit të kredisë njëditore në 3.5%.

Këshilli vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm në kushtet e tanishme. Ky qëndrim ndihmon në zbatimin e skenarit bazë dhe i siguron ekonomisë shqiptare kushtet monetare të nevojshme për kthimin e inflacionit në objektiv.

Politika aktuale merr parasysh edhe pasigurinë mbi zhvillimin e ekonomisë dhe inflacionit, si dhe efektin frenues që në inflacion kanë politika fiskale konsoliduese dhe forcimi i kursit të këmbimit.

Këshilli Mbikëqyrës nënvizoi se vendimet monetare do të vazhdojnë të orientohen nga objektivi i stabilitetit të çmimeve. Sipas tij, një inflacion që qëndron mbi objektiv për një kohë të gjatë ose largohet ndjeshëm prej tij mund të shndërrohet në presione inflacioniste të qëndrueshme dhe afatgjata.

Për këtë arsye, Këshilli do të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme situatën dhe, në bazë të të dhënave të reja, është i gatshëm të reagojë në kohën, drejtimin dhe masën e nevojshme ndaj çdo rreziku material për stabilitetin e çmimeve.

The post “Bizneset mund të kursejnë 1 miliard lekë në vit”/ Sejko: Shqipëria do të përfshihet në sistemin TIPS në nëntor appeared first on Albeu.com.

Eurostat: Shqipëria e dyta në Europë për familjet që nuk përballojnë dot një javë pushime
Pavarësisht pasurisë natyrore me dete, liqene dhe alpe, Shqipëria renditet ndër vendet europiane ku privimi ekonomik është më i theksuar. Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi të financojnë një javë pushime larg shtëpisë gjatë vitit.

Të dhënat e Eurostat, të cilat për vendet europiane i referohen vitit 2025, ndërsa për Shqipërinë vitit 2023, tregojnë se rreth 53% e familjeve në vend nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime. Me këtë nivel, Shqipëria renditet e dyta, pas Rumanisë, ku përqindja kalon 60%.

Pas Shqipërisë vijnë Turqia me rreth 51%, Maqedonia e Veriut me afërsisht 48% dhe Greqia me rreth 47%. Shifrat dëshmojnë se pamundësia për të kryer pushime është më e përhapur në Europën Juglindore dhe në ekonomitë me të ardhura më të ulëta.

Shqipëria paraqitet në një pozicion më të dobët edhe krahasuar me vendet e Rajonit. Në Serbi, rreth 36% e familjeve nuk kanë mundësi të përballojnë pushimet, ndërsa në Bullgari dhe Hungari kjo përqindje shkon afërsisht në 39%. Në Itali niveli është rreth 36%, kurse në Portugali, Kroaci dhe Spanjë varion nga 32% në 33%.

Në Bashkimin Europian, mesatarja arrin rreth 27%, pra pothuajse gjysmën e nivelit të shënuar në Shqipëri. Kjo nënkupton se pamundësia për të paguar një javë pushime prek proporcionalisht afërsisht dy herë më shumë familje shqiptare sesa familje në BE.

Ndryshimi është edhe më i madh në shtetet me të ardhura më të larta. Në Gjermani dhe Irlandë, rreth një në pesë familje nuk e përballon dot një javë pushime, ndërsa në Holandë dhe Suedi treguesi zbret në rreth 12-13%.

Nivelet më të ulëta evidentohen në Zvicër dhe Norvegji, ku më pak se 10% e familjeve nuk mund të paguajnë për një javë pushime. Në Luksemburg, kjo përqindje është rreth 11%.

Renditja e Shqipërisë lidhet me të ardhurat e ulëta të familjeve dhe me mundësinë e kufizuar për shpenzime që nuk janë të domosdoshme. Pjesa kryesore e buxhetit familjar përdoret për ushqim, strehim, energji dhe transport.

Edhe pse pushimet nuk klasifikohen si shpenzim bazë, pamundësia për t’i përballuar ato shërben si një tregues i rëndësishëm i standardit të jetesës dhe i privimit material.

Eurostat nuk mat numrin e personave që kanë udhëtuar realisht për pushime, por vlerëson nëse familja ka mundësi financiare të qëndrojë për një javë larg banesës. Udhëtimi mund të kryhet brenda ose jashtë vendit.

Një familje që vendos të mos udhëtojë për arsye personale nuk klasifikohet automatikisht si e privuar.

The post Eurostat: Shqipëria e dyta në Europë për familjet që nuk përballojnë dot një javë pushime appeared first on Albeu.com.

Task Forca e Tatimeve në aksion në bregdet, bizneset: Na sekuestruan kompjuterët, rrezikohet sezoni turistik
Pikërisht në zemër të verës, kur strukturat akomoduese, plazhet dhe hotelet janë të mbushura plot me turistë, Task Forca e Tatimeve ka nisur një sërë kontrollesh në zonat bregdetare. Në vend të një periudhe më të qetë, inspektorët kanë zgjedhur ditët me fluksin më të lartë të pushuesve për të zhvilluar verifikimet e tyre.

Në terren janë dislokuar edhe gjatë ditëve të pushimit inspektorët Besnik Dalliu, Elton Ndoci dhe Andi Hajdari, të autorizuar për të inspektuar njësitë tregtare që operojnë në sektorin e turizmit.

Mirëpo, a përkon kjo kohë me frymën e mbështetjes ndaj biznesit? Sipas denoncimeve të vetë sipërmarrësve, edhe në ato raste kur i gjithë dokumentacioni figuron në përputhje me rregullat, atyre u janë konfiskuar pajisjet kompjuterike. Ky veprim i ka hequr mundësinë për të kryer procesin bazë të punës: emetimin e faturave dhe regjistrimin e shitjeve. Pasojat ekonomike në këto ditë kyçe janë të konsiderueshme dhe bizneset ngrenë shqetësimin se kush do të mbajë përgjegjësi për këto dëme.

Kjo situatë bie ndesh me tonin e deklaratave të mëparshme të Kryeministrit, i cili ka insistuar se administrata tatimore duhet të sillet si partnere, jo si “bandë” ndaj sipërmarrjes. Në këtë kontekst, lind natyrshëm pyetja nëse kontrollet e befasishme në kulm të sezonit turistik përputhen me këtë filozofi. Përballë veprimeve që, sipas pretendimeve, paralizojnë aktivitetin në momentet më prodhuese të vitit, ekziston rreziku i prekshëm që goditet vetë turizmi, duke dërguar një mesazh dekurajues në vend se të luftohet evazioni fiskal.

The post Task Forca e Tatimeve në aksion në bregdet, bizneset: Na sekuestruan kompjuterët, rrezikohet sezoni turistik appeared first on Albeu.com.