Ekipit Olimpik Shqiptar Archives - Albeu.com

”Paris 2024”/ Manastirliu i dorëzon flamurin Ekipit Olimpik Shqiptar që do përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike
Atletja Luiza Gega, një nga sportistet e para të kualifikuara për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, është zgjedhur flamurmbajtësja e Ekipit Olimpik Shqiptar.

Flamuri iu dorëzua asaj nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në ceremoninë zyrtare të organizuar në Pallatin e Sportit “Feti Borova” nga Ambasada e Francës në Shqipëri, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Shqiptar dhe Bashkinë e Tiranës.

Ministrja Manastirliu, në fjalën e saj, vlerësoi punën gjatë viteve dhe përkushtimin e sportistëve, që arritën të bëhen pjesë e Ekipit Olimpik që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Paris 2024”.

“Është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë në arenën sportive.

Me sportistë tanë elitar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” nuk celebrojmë vetëm dedikimin dhe talentin e tyre por nderojmë frymën e përbashkimit që flamuri ynë përfaqëson, simbolikën e madhe dhe dorëzimin te ekipi ynë”, u shpreh Manastirliu.

Ajo gjithashtu, theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare dhe morale për sportistët dhe shprehu besimin se Shqipëria do të ketë një përfaqësim dinjitoz në Paris.

“Ky rrugëtim në këto Lojëra Olimpike është një dëshmi e angazhimit tuaj të palëkundur për sportin por nga ana tjetër dhe e mbështetjes sonë si qeveri një mbështetje që nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë për ju”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë në Lojërat Olimpike, që do të mbahen prej datës 26 korrik deri më 11 gusht 2024, në Paris.

Katër janë sportistë të kualifikuar, atletja Luiza Gega, që do të garojë në 3000m me pengesa, mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74kg), ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa.

Ato janë Franko Burraj në atletikë 100m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25m pistol dhe 10m Air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100m stil i lirë.

The post ”Paris 2024”/ Manastirliu i dorëzon flamurin Ekipit Olimpik Shqiptar që do përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike appeared first on Albeu.com.