egnatia Archives - Albeu.com
Formacioni ideal dhe trajneri më i mirë i javës së tretë në Superiore
<html><head></head><body>
Java e tretë e “Abissnet Superiore” uli siparin të dielën në mbrëmje, kur Dinamo mposhti Elbasanin me rezultatin 2-1. Në vijim të përzgjedhjes së përjavshme për kampionatin shqiptar, “Newsport.al” ka përcaktuar formacionin ideal dhe trajnerin më të spikatur të kësaj jave.
Mario DAJSINANI (Egnatia): Portieri i skuadrës nga Rrogozhina zhvilloi një paraqitje të mirë, pavarësisht golit të pësuar në suksesin 2-1 kundër Skënderbeut. Me disa pritje vendimtare, Dajsinani u mohoi korçarëve gola thuajse të sigurt dhe pati rol kyç në fitoren e ekipit të tij.
Dion VATA (Partizani): Autogoli i shënuar nuk mund ta zbehë paraqitjen shumë të mirë që bëri në qendër të mbrojtjes. Ndonëse ende i ri, ai shfaq stabilitet dhe një mënyrë të veçantë loje, ndërsa nga njëra ndeshje në tjetrën po tregon përmirësim të vazhdueshëm.
Patrick STANIC (Tirana): U shfaq si udhëheqësi i repartit të prapavijës së kryeqytetasve. Stanic ishte ndër lojtarët kryesorë që ndihmuan bardheblutë ta mbanin portën të paprekur në triumfin spektakolar 4-0 ndaj Vorës.
Ysni ISMAILI (Dinamo): Në rolin e mbrojtësit të djathtë, ai është një futbollist që spikat në kampionatin shqiptar. Përveç detyrave mbrojtëse, të cilat i kryen mjaft mirë, Ismaili mbështet edhe fazën sulmuese nga krahu i djathtë, ku bëhet i rrezikshëm falë shpejtësisë, krosimeve dhe pasimeve vertikale.
Basilio NDONG (Tirana): Në krahun e majtë ofroi një paraqitje bindëse dhe krijoi raste të shumta. Bashkëpunimi me Berishën ishte i një niveli të lartë dhe prodhoi rrezik në zonën e Vorës. Ndong jo vetëm që ndali aksionet kundërshtare në atë krah, por ishte gjithashtu pikënisje e tranzicioneve pozitive të bardhebluve.
Sherif KALLAKU (Teuta): Ishte udhëheqësi i padiskutueshëm i skuadrës së Edlir Tetovës. Kallaku realizoi golin e parë në fitoren 1-3 kundër Laçit dhe dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë, ashtu siç ka bërë në çdo ekip ku është aktivizuar në Superiore. Edhe në Kurbin, ai rezultoi futbollisti më i mirë në fushë.
Rowan HUMAN (Partizani): Ishte pa diskutim lojtari më i mirë i Partizanit, jo vetëm në triumfin 2-3 ndaj Vllaznisë në Shkodër. Në “Loro Boriçi”, Human ishte i përfshirë në çdo aksion dhe thuajse e bëri gjithçka vetë, duke ua përgatitur golat shokëve të skuadrës. Në minutën e 97-të mori përsipër një përgjegjësi të madhe dhe shënoi me penallti golin e fitores.
Drilon HAZROLLAJ (Tirana): Një paraqitje prej ylli, që tregoi se po rikthehet në formën e shfaqur te Malisheva dy sezone më parë. Dy golat kundër Vorës nxorën në pah versionin e vërtetë të Hazrollajt dhe cilësitë që ai mund të shfaqë kur e ka topin në këmbë.
Lorenco VILA (Dinamo): Zgjedhja e Ilir Dajës për ta aktivizuar si titullar është plotësisht e justifikuar. Vila ishte i pranishëm kudo, punoi pa u lodhur dhe u gjend në vendin e duhur në çastin e duhur. Ai realizoi golin e dytë ndaj Elbasanit, një rrjetë shumë e rëndësishme në fitoren e vuajtur 2-1, të arritur me përmbysje.
David FADAIRO (Partizani): Eksperienca me Dinamon në Conference League, veçanërisht puna nën drejtimin e Ilir Dajës, duket se ka nxjerrë në pah versionin e tij më të mirë. Besimin e fituar me “Nëndetësen” po e tregon edhe me të kuqtë. Fadairo shënoi në suksesin 2-3 kundër Vllaznisë në Shkodër dhe krijoi rrezik sa herë që preku topin.
Alessandro ALBANESE (Egnatia): Albanese po vijon sezonin e ri në të njëjtin nivel ku e përfundoi të kaluarin. Ai mbetet një yll dhe një element vendimtar për rrogozhinasit. Sulmuesi e gjeti sërish rrugën e rrjetës në fitoren 2-1 ndaj Skënderbeut, duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikë të arta për kreun.
Trajneri, Dean KLAFURIÇ (Tirana): Tirana e tij u paraqit në mënyrë perfekte. Pas humbjeve në dy ndeshjet e para, bardheblutë treguan një fytyrë krejt tjetër përballë Vorës. Klafuriç e kishte organizuar skuadrën në një mënyrë që kundërshtari të mos arrinte ta përballonte në asnjë repart. Paraqitja e ekipit dhe fitorja e thellë 4-0 e bëjnë atë pa dyshim trajnerin më të mirë të javës.
</body></html>
The post Formacioni ideal dhe trajneri më i mirë i javës së tretë në Superiore appeared first on Albeu.com.
Para Egnatias, Agim Demrozi kërkoi të merrte Besën dhe Shkumbinin, por nuk gjeti marrëveshje
<html><head></head><body>
Gazetari Gjergji Stefa, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “MegaSport” në A2CNN, ka zbuluar një prapaskenë interesante nga futbolli shqiptar. Ai rrëfeu se Agim Demrozi, përpara se të bëhej president i Egnatias, kishte shfaqur interes fillimisht për Besën e Kavajës dhe më pas për Shkumbinin e Peqinit.
Sipas Stefës, historitë e presidentit të Egnatias, Takajt dhe Laskës janë të denja për film. Pasi u kthye nga Italia, Demrozi trokiti fillimisht në Kavajë, te Nexhat Bizhdili, të cilit i propozoi të bashkonin forcat për ta bërë të madhe skuadrën kavajase. Bizhdili, megjithatë, nuk e pranoi ofertën dhe Demrozi u largua.
Më pas, ai iu drejtua Peqinit, ku zhvilloi bisedime me drejtuesit e Bashkisë së Peqinit. Duke qenë nga ajo zonë, Demrozi u propozoi rikthimin e futbollit peqinas dhe ndërtimin e një skuadre të madhe. Por, sipas rrëfimit të gazetarit, një punonjës i Bashkisë i kërkoi para në këmbim të klubit dhe për ta emëruar president.
Pas këtyre dy përpjekjeve, Demrozit iu hap dera në Rrogozhinë. Në sezonin e parë, aty gjeti vetëm një fushë dhe një mur, ndërsa deklaroi se brenda 4-5 viteve do ta shndërronte Egnatian në një klub evropian. Stefa kujtoi se në atë kohë një premtim i tillë shkaktonte të qeshura, duke parë edhe skuadrat e tjera që konkurronin.
Demrozi e ktheu murin në shkallë stadiumi, ndërtoi strehën, vendosi stolat, rregulloi fushën dhe instaloi rrjetën. Sipas Stefës, presidenti i Egnatias dallon në 3 aspekte dhe futbollin nuk e trajton si emocion, por si biznes. Madje, që në vitin e parë, kur skuadra rrezikonte rënien nga kategoria, ai regjistroi 6 mijë euro fitim.
</body></html>
The post Para Egnatias, Agim Demrozi kërkoi të merrte Besën dhe Shkumbinin, por nuk gjeti marrëveshje appeared first on Albeu.com.
Egnatia ruan ecurinë perfekte, ndërsa Teuta e Dinamo e ndjekin; fitoret e para për Tiranën dhe Partizanin
<html><head></head><body>
Java e tretë e “Abissnet Superiore” solli një sërë përballjesh të forta, gola dhe ndryshime të rëndësishme në renditjen e kampionatit, që u mbyll këtë të diel.
Skuadra që vijon të mos gabojë është Egnatia. Rrogozhinasit fituan 2-1 ndaj Skënderbeut në “Arena Egnatia” dhe arritën suksesin e tretë radhazi, duke ruajtur startin ideal të sezonit.
Edhe Teuta la pas një tjetër paraqitje pozitive, pasi mundi 3-1 KF Laçin në transfertë. Durrsakët siguruan tri pikë të rëndësishme pas një ndeshjeje të luftuar.
Dinamo City regjistroi suksesin e dytë radhazi në kampionat, duke mposhtur 2-1 AF Elbasanin në “Elbasan Arena”. Ky rezultat konfirmon vazhdimësinë e mirë të bluve në javët e para.
Një reagim të fortë pati edhe Tirana, e cila triumfoi 4-0 ndaj FK Vorës në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë morën fitoren e parë të sezonit pas dy humbjeve në dy javët hapëse.
Ndërkohë, Partizani siguroi tri pikët e para në kampionat, pasi mposhti Vllazninë 3-2 në “Loro Boriçi”. Të kuqtë zhvilluan një përballje me ritëm dhe karakter, duke regjistruar fitoren e parë të sezonit të ri.
</body></html>
The post Egnatia ruan ecurinë perfekte, ndërsa Teuta e Dinamo e ndjekin; fitoret e para për Tiranën dhe Partizanin appeared first on Albeu.com.
Albanese udhëheq Egnatian drejt kreut, Dede gjen “hajmalinë” e skuadrës
<html><head></head><body>
Egnatia mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi triumfoi 2-1 ndaj Skënderbeut në Rrogozhinë, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore”.
Alessandro Albanese ishte sërish protagonist për kampionët në fuqi. Sulmuesi zhbllokoi takimin në minutën e 14-të, ndërsa golin e dytë për Egnatian e realizoi Loukili në pjesën e dytë.
Statistikat e dy ndeshjeve të fundit tregojnë rëndësinë që Albanese ka marrë në formacionin e Nevil Dedes, duke u shndërruar në një lloj “hajmalie” për trajnerin. Kontributi i tij lidhet me 6 pikë të siguruara nga skuadra, falë 2 golave dhe një asisti në vetëm dy ndeshje.
</body></html>
The post Albanese udhëheq Egnatian drejt kreut, Dede gjen “hajmalinë” e skuadrës appeared first on Albeu.com.
Albanese shpallet “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Skënderbeut: Ishte një përballje e vështirë, por jam i kënaqur me paraqitjen
<html><head></head><body>
Egnatia triumfoi 2-1 ndaj Skënderbeut në “Arena Egnatia”, në takimin e vlefshëm për javën e tretë të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të ndeshjes, për mediat foli Alessandro Albanese, autori i golit të parë të kampionëve dhe i vlerësuar si “Lojtari i Ndeshjes”.
“Edhe pse kemi nisur një sezon të ri, synimet tona mbeten të pandryshuara. Do të vazhdojmë të punojmë fort dhe do të shohim se ku do të jemi në përfundim të sezonit. Sa i përket objektivit personal, jam i kënaqur me paraqitjen time sot. Natyrisht, jam i lumtur edhe për skuadrën, pasi më e rëndësishmja është fitorja. Këtë ritëm duhet ta ruajmë çdo fundjavë.
Ishte sot më e vështirë nga sa e kishit menduar? Besoj se përballja ishte e vështirë. E dinim që do të kishim përballë një kundërshtar të fortë. Ishte një ndeshje e vështirë për të dyja ekipet, por ne krijuam aksionin e fundit, shënuam dhe arritëm të merrnim fitoren bashkë me 3 pikët”, deklaroi Albanese.
</body></html>
The post Albanese shpallet “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Skënderbeut: Ishte një përballje e vështirë, por jam i kënaqur me paraqitjen appeared first on Albeu.com.
Dede pas suksesit ndaj Skënderbeut: E dinim se do të ishte e vështirë, kërkoj ndjesë për nervozizmin
<html><head></head><body>
Egnatia regjistroi fitoren e dytë në kampionat, pasi mposhti 2-1 Skënderbeun në “Arena Egnatia”, në takimin e javës së tretë të “Abissnet Superiore”. Pas ndeshjes, trajneri Nevil Dede vlerësoi reagimin e ekipit, tri pikët dhe rezultatin, ndërsa pranoi se skuadra shfaqi nervozizëm në disa momente.
“E dinim që do të ishte një përballje e luftuar, sidomos duke parë paraqitjet e Skënderbeut ndaj Vllaznisë dhe Dinamos. Megjithatë, rëndësi kanë reagimi i skuadrës, pikët dhe fitorja. Nervozizmi ynë mund të jetë shkaktuar edhe nga mungesa e përqendrimit te dy penalltitë. Në pushim fola me lojtarët, por në disa raste e teprojmë me reagimet”, u shpreh Dede.
Trajneri i Egnatias kërkoi falje për sjelljen e ekipit dhe theksoi se një moment pa avantazh nuk duhet të shkaktojë panik. “Si trajner kërkoj ndjesë, sepse nuk kemi pse të sillemi në atë mënyrë. Nuk është fundi i botës kur nuk jemi në epërsi. Kemi luajtur në Evropë dhe po marrim rezultate në kampionat, por sezoni është një maratonë e gjatë. Do të vijnë edhe kartonët e pezullimet. Shpresoj që Bitri dhe Fernando të jenë mirë, pasi për mua janë po aq të rëndësishëm sa çdo lojtar tjetër”, tha ai.
Duke folur për gabimet në pasime dhe vështirësinë e sfidës, Dede theksoi ngarkesën e kalendarit dhe cilësitë e Bismarkut. “Pesë ndeshje në 15 ditë nuk janë pak dhe brenda vetes e konsideroja këtë një ndeshje të vështirë. E dija se cilësitë e Bismarkut do të na krijonin probleme. Gjithsesi, për sa kohë fituam, mendoj se mbrojtësit tanë u përgjigjën mirë. Pasimet e gabuara, ashtu si edhe situatat e penalltive, ishin të shumta. Nuk dua t’ia atribuoj gjithçka vetëm lodhjes, por një ndeshje duhet luftuar, duam apo s’duam”, deklaroi trajneri.
Dede vlerësoi ndikimin e Loukilit dhe bashkëpunimin me Smajlin, ndërsa shpjegoi edhe zgjedhjen për të mbajtur një bllok të mesëm. “Loukili na dha shumë oksigjen. Ky ishte plani, që ai të na ofronte thellësi dhe frymëmarrje. Çifti me Smajlin ishte karta jonë fituese. Për shkak të konsumimit të energjive zgjodha një bllok të mesëm dhe jo mbrojtjen e lartë. E komplimentoj mënyrën se si luan Skënderbeu; kur ndërtonin aksionet, niseshin menjëherë. Me cilësitë e lojtarëve që kemi, besoj se kjo ishte zgjedhja e duhur për sot. Nuk dua të nxjerr përfundime tani. Fillimisht dua ta shoh ekipin të çlodhur dhe më pas të vendosim se si do të sillemi”, tha ai.
Për paraqitjen e Albaneses, trajneri theksoi se italiani po demonstron aftësitë e tij, veçanërisht në rolin e një lojtari të lirë në qendër. “Më vjen mirë për Albanesen. Ndikimi im te ai ka qenë që ta përdor si lojtar të lirë, i cili luan më shumë në linjat qendrore. Sot, në disa raste, u zhvendos edhe majtas dhe na dha alternativa. Për nga cilësitë dhe niveli, Albanese është një numër 10 i mirëfilltë. Kemi pasur mungesa në mesfushë e në mbrojtje dhe konfigurimi ynë nuk ka qenë i qëndrueshëm. Mendoj se kualiteti i Albaneses, së bashku me mbështetjen e të tjerëve, po jep rezultat. Shpresoj dhe shfrytëzoj rastin të them se Kryeziu të mos ketë ndonjë shqetësim të madh. Nuk dua të mburrem apo të them se Albanese po luan mirë prej meje, por ai po tregon kapacitetin që ka”, përfundoi Dede.
</body></html>
The post Dede pas suksesit ndaj Skënderbeut: E dinim se do të ishte e vështirë, kërkoj ndjesë për nervozizmin appeared first on Albeu.com.
Skënderbeu me vetëm 1 pikë pas 3 javësh, Ahmataj: Fati nuk na ka ndihmuar, Egnatia dhe Dinamo nuk treguan epërsi ndaj nesh
<html><head></head><body>
Skënderbeu u mposht 2-1 nga Egnatia në stadiumin “Arena Egnatia”, në takimin e javës së tretë të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të sfidës, trajneri i skuadrës korçare, Julian Ahmataj, analizoi paraqitjen e ekipit të tij.
Ahmataj theksoi se shorti i vuri korçarët që në start përballë Egnatias dhe Dinamos, dy skuadrat më në formë dhe që kanë avancuar më larg. Sipas tij, vështirësia e këtyre përballjeve ishte e pritshme, por në fushë nuk u pa ndonjë diferencë mes rivalëve dhe Skënderbeut. Trajneri shtoi se fati nuk ka qenë në anën e ekipit të tij, pasi në të dyja ndeshjet korçarët patën mundësi të shënonin përpara kundërshtarëve, por shpërdoruan raste të pastra, çka përbën keqardhje.
Tekniku shpjegoi se një ekip i ri ka nevojë për një shtysë pozitive që të arrijë të performojë mirë. Ai pranoi se Skënderbeu ka ende limite për të eksploruar, në mënyrë që skuadra të ngjitet në një nivel më të lartë. Ahmataj pret që situata të jetë ndryshe në ndeshjet brenda, ku lojtarët marrin më shumë adrenalinë, ndonëse nuk mendon se kjo i mungoi ekipit ndaj Egnatias. Sipas tij, goli u pësua nga neglizhenca, njësoj si në duelin me Dinamon, por bëhet fjalë për një problem lehtësisht të zgjidhshëm. Ai kujtoi gjithashtu se futbollistët janë të rinj, nuk e njohin ende kampionatin dhe kanë nevojë për kohë.
Duke iu referuar skemës taktike, Ahmataj deklaroi se, pavarësisht cilësive të lojtarëve, vendosja me 5 mbrojtës e bën të vështirë daljen lart me presion. Skënderbeu është punuar më shumë në sistemin 4-2-3-1, i cili do të jetë baza gjatë gjithë kampionatit dhe u përshtatet futbollistëve. Ndryshimi i skemës erdhi për shkak të mënyrës së lojës së Dinamos dhe Egnatias, që rreshtohen në romb. Sipas trajnerit, manovrat e ekipit do të qartësohen gradualisht.
Ahmataj nënvizoi se shumë prej lojtarëve janë afruar rishtazi, ndaj nuk kanë krijuar ende automatizmat dhe nuk e njohin mirë lojën e njëri-tjetrit. Kjo pritet të përmirësohet me kalimin e ndeshjeve, ndërsa stafi është përqendruar te puna me repartin e mbrojtjes. Ai kujtoi se Skënderbeu luajti një pjesë të takimit ndaj Dinamos me të njëjtin sistem dhe nuk u rrezikua aspak. Edhe në pjesën e dytë kundër Egnatias, sipas tij, vendasit nuk krijuan ndonjë mundësi të pastër, ndërsa rastet më të qarta i patën korçarët. Megjithatë, futbollistëve të sapoardhur u duhet kohë për t’u njohur më mirë mes tyre.
Në vlerësimin e trajnerit ndikon si mungesa e njohjes së kampionatit, ashtu edhe gjendja e lojtarëve. Disa prej tyre iu bashkuan skuadrës me vonesë, ndaj grupi nuk ka qenë i plotë që prej fillimit. Ahmataj pret që forma të përmirësohet hap pas hapi përmes ndeshjeve. Ai pranoi gjithashtu se lodhja sjell humbje të përqendrimit dhe kërkoi më shumë vëmendje, por shprehu bindjen se Skënderbeu është një skuadër shumë e fortë për çdo kundërshtar.
I pyetur nëse bilanci prej 1 pike në 3 ndeshje mund të krijojë presion, Ahmataj u shpreh se nuk pret ndonjë pengesë psikologjike. Sipas tij, të gjitha ekipet përjetojnë periudha të tilla dhe te Skënderbeu e dinin që fillimi do të ishte i vështirë. Trajneri theksoi se bëhet fjalë për një skuadër të sapoardhur, e cila ka ndryshuar 80% të përbërjes dhe, për këtë arsye, ka nevojë për kohën e vet.
</body></html>
The post Skënderbeu me vetëm 1 pikë pas 3 javësh, Ahmataj: Fati nuk na ka ndihmuar, Egnatia dhe Dinamo nuk treguan epërsi ndaj nesh appeared first on Albeu.com.
Nis sfida në Rrogozhinë, Egnatia përballet me Skënderbeun (VIDEO)
Egnatia 0 – 0 Skënderbeu
“Abissnet Superiore”: Java 3
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Kreshnik Cjapi
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Smajli, Sota, Ajeti, Aliyev, Yago, Kryeziu, Aleksi, Bakalli, Albanese, Montenegro. Trajner: Nevil Dede.
SKËNDERBEU: Alia, Lagonidis, Nasr, Bismark, Vangjeli, Janaqi, Drame, Grazhdani, Musa, Shaqe, Amadou. Trajner: Julian Ahmataj.
LIVE:
1’ Ka filluar përballja në Rrogozhinë, ku Egnatia sfidon Skënderbeun.
</body></html>
The post Nis sfida në Rrogozhinë, Egnatia përballet me Skënderbeun (VIDEO) appeared first on Albeu.com.
Egnatia jashtë parashikimeve për kualifikimin në Conference League, ja pikët dhe renditja e kampionëve shqiptarë
<html><head></head><body>
Egnatia do të shkruajë historinë duke marrë pjesë për herë të parë në fazën e ligës së Conference League, pasi përfundoi me sukses ndeshjet kualifikuese. Megjithatë, vetëm pak ditë pas përcaktimit të kundërshtarëve nga shorti, kampionët e Shqipërisë përballen me projeksionet që nuk i favorizojnë për vazhdimin e garës.
Parashikimet janë publikuar nga platforma e njohur mediatike “football.meets.data”, e cila ka ndërtuar edhe renditjen e pritshme pas zhvillimit të 6 ndeshjeve.
Sipas këtij projeksioni, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede nuk ka shanse për t’u kualifikuar. Egnatia parashikohet të mbyllë renditjen në vendin e 26-të, me 6 pikë të marra në 6 takime, pas 2 fitoreve, asnjë barazimi dhe 4 humbjeve, ndërsa golavarazhi pritet të jetë -2.
I njëjti parashikim e vendos Midtjylland në krye të ligës, me 16 pikë. Pikërisht ndaj këtij ekipi Egnatia do të luajë ndeshjen e parë, më 15 tetor në stadiumin “Air Albania”.
</body></html>
The post Egnatia jashtë parashikimeve për kualifikimin në Conference League, ja pikët dhe renditja e kampionëve shqiptarë appeared first on Albeu.com.
Nevil Dede shpallet trajneri i muajit gusht para përballjes me Skënderbeun: Merita u takon lojtarëve dhe klubit
<html><head></head><body>
Nevil Dede është vlerësuar si trajneri më i mirë i muajit gusht në kampionatin “Abissnet Superiore”, çmim që jepet nga Drejtoria Teknike e FSHF.
Skuadra e Egnatias e ka nisur sezonin e ri me rezultat të plotë, pasi ka triumfuar në dy javët e para ndaj Tiranës dhe Vorës. Me gjashtë pikë, ekipi nga Rrogozhina kryeson renditjen pas dy ndeshjeve të zhvilluara.
Mirënjohja për “Trajnerin e Muajit” iu dorëzua Dedes në studiot e FSHF TV nga Tefik Osmani, Drejtor i Departamentit të Skautizmit në FSHF.
Duke folur për fshf.org, trajneri i Egnatias theksoi se një çmim individual është rezultat i punës së futbollistëve dhe mbështetjes së klubit. Ai gjithashtu vlerësoi paraqitjen e ekipit në startin e kampionatit.
“Çdo trofe personal që mund të fitoj i përket djemve dhe klubit. U jam gjithmonë mirënjohës lojtarëve, ndërsa falënderoj klubin për mbështetjen maksimale”, u shpreh Dede.
“Uroj që kolegët dhe të gjithë kundërshtarët tanë ta kalojnë sa më mirë sezonin. Për ne, kampionati ka nisur pozitivisht, edhe pse kemi pasur ngarkesën e ndeshjeve europiane. Megjithatë, falë lojtarëve dhe rotacioneve të aplikuara, ia kemi dalë, edhe pse jo pa vështirësi. Ndeshja e fundit tregoi se kjo do të jetë një garë e fortë dhe shumë e luftuar”, shtoi trajneri i Egnatias.
Dede foli edhe për objektivin historik të klubit, kualifikimin në fazën e Ligës në Conference League. Sipas tij, zhvillimi i futbollit shqiptar kërkon përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë dhe një qasje të përbashkët nga klubet.
“Shpresoj që niveli të vijojë të rritet. Ne bëmë hapa të rëndësishëm në Europë, në funksion të objektivave të klubit, por edhe të futbollit shqiptar. Uroj që edhe klubet e tjera të ndjekin të njëjtin mentalitet dhe të kuptojnë se po ecim përpara me hapa të mëdhenj.
Këtë përparim duhet ta dëshmojmë në fushë. Dua t’u bëj një thirrje edhe tifozëve: të përpiqemi t’i argëtojmë sa më shumë, në mënyrë që ata të na mbështesin në numër sa më të madh. Besoj se ky vit përbën një sfidë të madhe për mbushjen e stadiumeve. Ky është mendimi im personal”, përfundoi Nevil Dede.
</body></html>
The post Nevil Dede shpallet trajneri i muajit gusht para përballjes me Skënderbeun: Merita u takon lojtarëve dhe klubit appeared first on Albeu.com.