Egli Proges Archives - Albeu.com

Vrasja e Egli Progës/ Gjykata liron nga burgu dy nga autorët e dyshuar, pamjet filmike të fshira janë dërguar jashtë për rikthimin e tyre
Gjykata e Korçës, ka ndryshuar masën e sigurisë për shtetasit Leonidha Guçe dhe Denis Meçe, të përfshirë në vrasjen e Egli Progës më 10 gusht të vitit 2024.

Sipas burimeve brenda gjykatës së Korçës, për këta shtetas ka përfunduar afati i paraburgimit dhe gjykata ka caktuar ndryshimin e masës në “Arrest shtëpie” deri në përfundimin e hetimeve.

Aktualisht çështja ka ngrirë në zbardhjen e kamerave të sigurisë të sekuestruara në lokal “Stropcka” ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa pamjet filmike të fshira janë çuar jashtë Shqipërisë për ekspertim dhe për rikthim të tyre.

Por duket se vonesa në dokumentimin e plotë të ngjarjes, është bërë shkak që pala mbrojtëse e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes, të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë për ta.

Aktualisht pritet që ata të ndjekin vijimësinë e hetimeve jashtë qelisë, ndërsa ata akuzohen për Vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim.

The post Vrasja e Egli Progës/ Gjykata liron nga burgu dy nga autorët e dyshuar, pamjet filmike të fshira janë dërguar jashtë për rikthimin e tyre appeared first on Albeu.com.

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, zbulohet arsyeja
Prokuroria e Korcës, ka shtyrë me tre muaj hetimer për Denis Meçen, i cili akuzohet për dhunimin deri në vdekje të Egli Progës, ngjarje e ndodhur më 10 Gusht të vitit 2024 në Pogradec.

Sipas vendimit të firmosur nga prokurorja e çështjes, afati i hetimeve është zgjatur deri më 11 nëntor 2025, për shkak se ende nuk ka ardhur përgjigja nga një laborator në Itali për analizimin e pamjeve filmike të disa kamerave që mund të zbardhin dinamikën e krimit të rëndë.

Organi i akuzës ka konkluduar se ka patur ndërhyrje në kamerat e brendeshme të sigurisë të lokalit “Stropçka”, ku u dhunua duke gjetur më pas vdekjen Egli Proga. Pamjet filmike janë fshirë qëllimisht me virus.

Laboratorët dhe ekspertët brenda vendit, nuk mundën dot të rikthejnë pamjet filmike të lokalit në pronësi të Leonidha Guçes, ndaj e vetmja zgjidhje ishte dërgimi në një laborator të specializuar jashtë vendit.

Rikthimi i pamjeve filmike do të zbardhte tej çdo dyshimi ngjarjen dhe dinamikën e saj. Denis Meçe, ka deklaruar se Egli Proga është goditur brenda lokalit edhe nga Leonidha Guçe, ndërsa ky i fundit e kundërshton këtë fakt.

Dëshmitari kryesor Andi Shkulaku, në çdo rast ballafaqimi mes të dy të dyshuarit ndryshon qëndrim. E vetmja mundësi që Prokuroria të kuptojë çfarë ndodhi me Egli Progën, është rikthimi i pamjeve.

Të vetmen pamje që ka deri më tani në duar organi i akuzës, janë ato jashtë lokalit ku ai bie dhe përplaset pas një automjeti dhe humbet më pas dhe jetën.

Pasditen e 10 gushtit në lagjen 1 të Pogradecit, 42-vjeçari Egli Proga, baba i dy fëmijëve, u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, ndërsa autori u largua nga vendngjarja.

Ai u vetëdorëzua disa orë më vonë, ndërsa në pranga përfunduan edhe 3 personat të cilët deklaruan se nuk kishin parë asgjë nga ngjarja e rëndë.

Vlen të theksohet fakti se fillimisht, autoritetet policore e referuan dosjen ndaj Denis Meçes në Prokurori nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, akuzë e cila sipas Kodit Penal të Shqipërisë dënohet nga 10 deri në 20 vjet burgim.

Por, pas 40 orësh Prokuroria e Korçës zbuti akuzën 29-vjeçarit, pasi depozitoi dosjen në Gjykatë për rivlerësimin e masave të sigurisë për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose maksimumi me burgim deri në 5 vjet.

Kjo ngjarje e rëndë bëri bujë mediatike, për shkak se familjarët akuzuan institucionet për mosveprim në kohë dhe tentativë për të fshehur ngjarjen, pasi Denis Meçe njihet si një person problematik në zonë. Më pas, pati dhe një “ping pong” mes Prokurorisë së Korçës dhe Policisë së Shtetit se kujt do t’i ngecte faji.

The post Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Egli Progës/ Gjykata lë në burg tre dëshmitarët
Ditën e sotme, Gjykata e Korçës ka lënë në burg deri në përfundim të hetimeve Voltan Shulkun, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të moskallëzimit të krimit dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

Kanë qënë dy prokurorët Dhorina Theodhori dhe Anjeza Kalanxhi, të cilat janë paraqitur para gjykatës provat që kanë rënduar situatën për tre shtetasit.

Ka qënë gjyqtarja Luljeta Kole, ajo që ka pranuar kërkesën e organit të akuzës, duke i lënë në burg pa afat të tre dëshmitarët okularë të ngjarjes ku humbi jetën Egli Proga.

Të tre të implikuarit janë dëshmitarët kyç të ngjarjes së ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku mbeti i vrarë Egli Proga, 42 vjeçari, babai i dy fëmijëve.

Te tre shtetasit, pasi janë janë ripyetur nga prokurorja Dhorina Theodhori, janë vendosur mbrapa hekurave pasi akuza ka zbuluar prova të reja që i bëjnë fajtorë të tre këta persona, pasi sipas prokurorisë kanë dëmtuar rëndë vendin e ngjarjes dhe hetimin e kësaj çështje.

Sipas akuzës, Voltan Shulku, pas ngjarjes ka kryer pastrimin e ambientit të lokalit ku ka ndodhur ngjarja, duke prishur provat kryesore të hetimit

Po ashtu, një automjet është larguar nga vendi i ngjarjes nga dëshmitarët ndërkohë që sipas prokurorisë, janë fshirë disa pamje filmike nga vendi i ngjarjes.

Të njëjtat burime shtojnë se prokuroria ka mundur të sigurojë pamje nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth ngjarjes ku humbi jetën 42 vjeçari Egli Proga.

The post Vrasja e Egli Progës/ Gjykata lë në burg tre dëshmitarët appeared first on Albeu.com.

Rama shpërthen për vrasjen e Egli Progës: Politika, media dhe prokuroria e Korçës, u mobilizuan të manipulojnë krimin e Pogradecit
Kryeministri Edi Rama, e ka cilësuar atë që bashkon të gjithë ata që thonë se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira, sepse ata humbasin si mendësi otomane.

Ai komentoi edhe vrasjen e Egli Progës në Pogradec, duke fajësuar opozitën, median dhe prokurorin e Korçës se manipuluan me ngjarjen.

Gjithashtu, në fjalën e mbajtur para Asamblesë Kombëtare, Rama tha se ata merren tërë ditën e perëndisë vetëm me ne, dhe asnjë ditë nuk bëjnë punën e tyre, për të mbjellë besimin në popull për veten e tyre.

“Në politikë dhe në media u mobilizuan ta manipulojnë ngjarjen kriminale të ndodhur në Pogradec. Me shpejtësinë marramendëse u prodhua një film i kronikës së zezë për të prodhuar të gjitha të pavërtetat e mundshme”, tha Rama.

Në vijim, Kryeministri tha se u tha se Pogradeci ishte kthyer si një Siçili e viteve ’80 dhe kjo ishte një gënjeshtër.

“U tentua të thuhej se Policia kishte tentuar të fshihte krimin. U bërtit fort se ambulanca kishte vajtur me 40 minuta vonesë. Por edhe kjo ishte një gënjeshtër. U përhap përralla se autori i krimit kishte mbrojtje politike, ngaqë një dajë i tij, ishte eksponent politik në Pogradec. Edhe kjo ishte një gënjeshtër.

Partia Socialiste nuk mbron as ministrat dhe jo më të mbrojë këtë dajën, që është i dënuar, dhe nuk ka asnjë lidhje sot me Partinë Socialiste.

Viktima po, ishte anëtar me teser i PS-së, nuk ishte pronar lokali, por punonjës i OSHEE”, tha Rama.

Referuar ngjarjes së Pogradecit, Kryeministri u ndal te revolta që krijoi Prokurori që me papërgjegjshmërinë e tij, pa bërë asnjë hetim, e klasifikoi krimin si “vrasje nga pakujdesia”.

“Policia kishte dorëzuar dosjen me prova dhe fakte në Prokurori. Por Prokuroria e Korçës për të larë të trashin me të hollin, vajti dhe mori nën hetim edhe një punonjës të patrullës policore. Prokuroria bëri politikë, në vend që të bënte hetimin”, tha Rama.

The post Rama shpërthen për vrasjen e Egli Progës: Politika, media dhe prokuroria e Korçës, u mobilizuan të manipulojnë krimin e Pogradecit appeared first on Albeu.com.

Ndryshoi akuzën për vrasësin e Egli Progës, ndryshohet prokurorja e çështjes
Në një zhvillim të ri lidhur me çështjen e vrasjes së Egli Progës, drejtuesi i Prokurorisë së Korçës, ka marrë vendimin për të larguar prokuroren Vasjana Postoli nga hetimi i këtij rasti.

Ky ndryshim, është bërë në përgjigje të kërkesës së familjes së viktimës, e cila kishte kërkuar zëvendësimin e Postolit për arsye që lidhen me trajtimin e çështjes.

Prokurorja Postoli, kishte qenë në detyrë për të hetuar rastin e Denis Meçes, i cili është i dyshuar për vrasjen e Egli Progës.

Në një vendim të mëparshëm, ajo kishte ndryshuar akuzën ndaj Meçes, duke e cilësuar atë si “vrasje nga pakujdesia”.

Vendimi për të larguar Postolin, vjen pas shqetësimeve të ngritura nga familja e Egli Progës, e cila kishte kërkuar një shqyrtim të ri të çështjes dhe një trajtim më të rreptë ndaj të dyshuarit.

Tashmë, çështja e Egli Progës do të kalojë në dorën e një prokurori tjetër, i cili do të marrë përsipër hetimet.

The post Ndryshoi akuzën për vrasësin e Egli Progës, ndryshohet prokurorja e çështjes appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Mjekësia Ligjore publikon rezultatet e ekspertimit
Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec.

Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat “janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42-vjeçarit është : “hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.

“Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L”, thuhet nē akt-ekspertim.

Akt-ekspertimi mjeko-ligjor, i është dërguar Prokurorisë së Korçës, e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje dhe proçedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku Leonidha Guçe, Arjan Manellari.

Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçin nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

The post Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Mjekësia Ligjore publikon rezultatet e ekspertimit appeared first on Albeu.com.

Motra e Egli Progës në gjendje të rënduar psikologjike, mes lotësh shpërthen ndaj autorit të krimit: O kafshë
Ditën e sotme, Jona Proga, motra e Egli Progës, në gjendje të rënduar psikologjike,  është paraqitur jashtë ambienteve të gjykatës së Korçës dhe ka pritur mbërritjen e Denis Meçes, autor i dyshuar i vrasjes së 42-vjeçarit.

E reja është përpjekur të kalojë kangjëllat e Gjykatës dhe të shikojë autorin, të cilit i bërtet “O kafshë”.

Egli Proga 42-vjeç, humbi jetën më 10 gusht në qytetin e Pogradecit, pasi u dhunua barbarisht. Policia në fillim njoftoi se 42-vjeçari ishte rërzuar në gjendje të dehur dhe kishte humbur jetën, për shkak të plagëve të marra.

Por burime pranë grupit hetimor, bënë me dije se Proga ka qenë duke konsumuar alkool brenda lokalit në pronësi të të atit se bashku me disa persona të tjerë, atje ku ka filluar dhe konflikti me grushta dhe sende të forta.

Ka qenë Denis Mece, banues në fshatin Buçimas ai i cili dyshohet se ka goditur Egli Progën me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi Denis Mece, është larguar nga lokali, ndërkohë që nga kqyrja e kamerave të sigurisë edhe për policinë është sqaruar gjithë dinamika e sherrit të ndodhur.

Në orën 01:30 të së njëjtës ditë, ka qenë policia e Pogradecit ajo që ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Denis Mece si i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

Se bashku me të dyshuarin kryesor Denis Meçe, nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë grupit i hetimit pranë komisariatit të Pogradecit, ka arrestuar edhe tre persona të tjerë.

Bëhet fjalë për Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guce të gjithë nga Pogradeci.

Tre të arrestuarit nga ana e policisë akuzohen për “Moskallëzim të Krimit”.

The post Motra e Egli Progës në gjendje të rënduar psikologjike, mes lotësh shpërthen ndaj autorit të krimit: O kafshë appeared first on Albeu.com.