Eglantin Proga Archives - Albeu.com

Vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec/ Muhamet Rrumbullaku merr në mbrojtje shefin e komisariatit: Akuzat ndaj policisë të pabaza
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku reagoi në një konferencë për mediat mohoi kategorikisht se është tentuar që të fshihet vrasja në Pogradec.

Ai tha se në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar që të fshihet ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë Eglantin Proga.

Rrumbullaku: Nuk është fshehur ngjarja e Pogradecit nga asnjë punonjës policie. Është shkuar në vendngjarje, janë sekuestruar kamerat të ambienteve përreth.

Janë shoqëruar disa persona që ishin të pranishëm në vendin e ngjarës.

U bë e mundur zbardhja në kohë rekord e krimit dhe u arrestua autori bashkë me tre të tjerë. Drejtoria e Korçës dha një njoftimin zyrtar, u anashkalua, deformua dhe u mohua.

Rrumbullaku deklaroi se policia i ka referuar prokurorisë akuzën ‘vrasje me dashje’ për Denis Meçen, autorin e dyshuar të vrasjes së Eglantin Progës.

Rrumbullaku tha se Policia e Shtetit është baltosur pa të drejtë, duke shtuar se policia është partner i besueshëm në luftën ndaj krimit. Ai tha se baltosja ndaj policisë është e dënueshme.

Muhamet Rrumbullaku: E ritheksoj se ngjarja është dërguar në prokurori për vrasje me dashje. Ndërsa, disa të shtetas nuk kanë kallëzuar krimin, duke mbuluar të vërtetën.

Sesi e kanë ndryshuar nuk është çështje e policisë. Ne kemi dorëzuar të gjitha provat në Prokurori për akuzën e vrasjes me dashje. Ftoj publikun që të ketë besim tek Policia e Shtetit.

The post Vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec/ Muhamet Rrumbullaku merr në mbrojtje shefin e komisariatit: Akuzat ndaj policisë të pabaza appeared first on Albeu.com.

Analiza e Anila Hoxhës për vrasjen në Pogradec: Të gjithë e panë, por askush nuk mban mend pas ca birrave! Pse kjo frikë për të treguar?
Nga Anila Hoxha

Që në fillim e rëndësishme është të mos ketë parë askush dhe që kush ishte okular të ketë frikë e mos te flasë.

Që motivi të jetë i dobët duhet shpikur një femër si “mollë sherri”, ose autori dhe viktima duhet të jenë të dehur, ose vrasësi dhe viktima gërvishtin makinat.

Në Pogradec, me autor vrasjeje Denis Meçen dhe të vrarë Eglantin Progën dosja është aq “e pafajshme” sa i bind të gjithë njerëzit e drejtësisë- fajet i ka alkooli dhe një “shpullë”.

Por përpara kësaj duhej, edhe njëherë në një skenë krimi, kamerat e sigurisë të ishin jo funksionale. Madje aq jo funksionale sa “ dvr në momentin e kqyrjes vizuale nuk bën kthimin e pamjeve filmike dhe është i qëndruar në vitin 1972”.

Edhe njëherë, dëshmitarët nuk panë gjë. Edhe njëherë autoambulanca mbërriti me vonesë. Policia u njoftua në orën 19:00. Dëshmitari e pa të ndjerin përtokë në orën 18.45.

Duhet edhe njëherë, si në dhjetëra krime të tjera ku pamjet fshihen, dëshmitarët kanë frikë e vendngjarja prishet, të përsëritet një copy paste lokale edhe për vrasjen e Eglantin Progës, 42 vjeç. Deja vu krimi.

Ndërkohë, në Pogradec një klient që po pinte birra vuri re konfliktin, por kur kushëriri i viktimës iu lut për ndihmë, ai nuk lëvizi vendit. Shprehimisht në dosje thuhet “ nuk pranoi ta ndihmojë”.

Mbase po i shijonte më shumë birra, nga kush duhet të kishte frikë ndryshe?

Apo zgjodhi të shohë punët e tij që mos të trazohet? Apo kodi i heshtjes na ka depërtuar gjithandej dhe masivisht si shoqëri kemi kopjuar thelbin e saj “ Nuk dëgjova gjë. Nuk pashë gjë. Nuk isha aty. Por dhe nëse isha, kam qenë në gjumë?”

Pra, në Pogradecin e vogël, ku qytetarët e njohin njëri-tjetrin, befasisht klientë e shokë e të njohur që frekuentohen në të njëjtën lagje, nuk e njohin dhe nuk e dinë se kush ishte ai që sulmoi viktimën. Sepse e njihnin si fytyrë dhe jo si emër. Një oficer shkruan përgjigjet e tyre në formën më naive të mundshme.

S’ka asnjë dyshim. Kryqëzimi i të dhënave dhe dëshmive nuk është askund.

Por teksa në fashikull shtjellohet se sa birra u pinë e sa shaka u bënë, askush nuk e pa se si, pse, u godit 42 vjeçari.

Përfshi edhe kushëriri i të ndjerit që ishte vetëm 30 metra larg.

Nga ana tjetër policia tregon se si e kërkoi autorin, pastaj e telefonoi, por abonenti dilte i padisponueshëm.

Mendoni një qytet të vogël si Pogradeci, apo kudo tjetër ku pretendohet se një kriminel gjendet jo duke e telefonuar, por me informacione të bazuara në burime të hapura, bashkëpunëtorë apo kërkim me agjentë civilë.

Telefoni i autorit ishte i fikur dhe sakaq gjatë orëve të mëpasshme teksa jepet version i parë, ai i një vdekjeje aksidentale, autori shfaqet në dyert e komisariatit.

Në një skenë tjetër krimi, të zbuluar në “SKY Ecc”, një shef policie mëson lidhjet e vrasësit se si ai duhet të dëshmonte në gjykatë se “ kishte qëlluar pas një sherri banal”.

Aq më tepër që edhe djali i të vrarit nuk do fliste, shkruan më tej eksperti për kriminelët.

Dhe kështu disa orë më vonë, Denis Meçe shfaqet në polici. Ai flet, një polic, kokëulur shkruan. Ai ia vë fajin alkoolit, tregon se ai kishte fjetur pas ngjarjes dhe ndaj nuk e kishin gjetur dot.

Por le të jemi naivë edhe ne dhe të mos mendojmë se njëri prej dy palëve nuk thotë të vërtetën.

Normalisht pas leximit të dosjes, dyshimi i parë që vjen është ky; ose policia lokale ka nxjerrë shëtitje dy copë postblloqe dhe ka pritur derisa autori të dorëzohet dhe alibitë të jenë gjetur, dëshmitarët të kenë ngritur supet, pulsi të jetë matur, që motivi të quhet “i dobët”; ose Denis Meçe gënjen.

Por në letra është fiksuar dëshmia e tij, që na i shfaq të alkoolizuar, që u trondit, që iku nga vendngjarja, fiku telefonin dhe fjeti në makinë.

“Unë kam dashur t’i fus një shpullë”, thotë ai. “Por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç. Rrugës për në fshatin Buçimas, kam ndaluar makinën dhe kam fjetur pasi isha i dehur”.

Duke ndjekur këtë rrëfim, kur autori u zgjua kujton mirë se telefonoi avokatin “pasi kisha merak” thekson. Avokati i tregoi se i riu kishte ndërruar jetë. Dhe ai i lutet mbrojtësit ta marrë e ta çojë në komisariat.

Fakt

Ora 19. 00 policia njoftohet se përballë barit “ Stropcka” është një shtetas i shtrirë pa ndjenja. Viktima raportohet me identitetin Eglantin Proga.

Policia nuk gjen asgjë të dyshimtë. Pak më tej në një lokal të kontrolluar përshkruhet si provë gjetja e duhanit të dredhur.

Përse? Sepse më vonë një dëshmitar do thotë se si vrasësi i kërkoi viktimës t’i dredhë një duhan.

Policia referon dëshmitarin numër 1 që deklaron se “viktima porositi një birrë”. E çuditshme se si dikush pra Eglantin Proga që administronte 50 metra më larg lokalin e tij, porosit për të pirë në lokalin e dikujt tjetër.

Dëshmitari nuk është i sigurtë se çfarë ndodhi më pas. Por mban mend se pak më vonë dëgjoi disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë.

“Unë jam hutuar në atë moment dhe kur kam dalë jashtë nuk kam nxjerrë as ujë por një nga rruga ka sjellë një bidon”.

Dëshmitari nuk mban mend se çfarë bëri pasi porositi birrat, i ndjeri. Mban mend që e pa atë të shtrirë në trotuar.

Dëshmitari numër 2 thotë se “Eglantini u qëllua rreth orës 18.45 nga një person tjetër”. Sipas kësaj dëshmie, rezulton se policia është njoftuar 15 minuta me vonesë. Çfarë ndodhi gjatë atyre minutave? Dëshmitarët tregojnë se si autori i tronditur u ul nga njëra tavolinë në tjetrën dhe më pas u largua se duhet të vinte në vendngjarje policia.

Dëshmitari 2 është njëherazi lidhje familjare e të ndjerit. Ai thotë “ Kam kërkuar ndihmë rreth e rrotull për ndonjë person që mund ta merrte në makinë kushëririn tim dhe ta çonim në spital për ndihmë mjekësore por pas 10 minutash ka ardhur ambulanca dhe e transportoi në spitalin Pogradec, ku ambulancë kam hipur dhe unë. Përsëri dhe ne ambulancë kushëriri im shtetasi Eglantin Proga nuk po reagonte fare”.

Ndonëse e kishte parë personin që i goditi kushëririn, ai nuk mundi ta identifikojë agresorin. Sepse thotë “nuk isha i interesuar për këtë konflikt se isha shumë larg dhe nuk e dija për kë bëhej fjalë, se po ta dija do kisha shkuar menjëherë që në fillim dhe nuk kam dëgjuar, as të bërtitura dhe as të shara.”

Ai nuk mund të thotë se në çfarë drejtimi u largua autori.

Dëshmitari 3, tregon se Denisi ( autori) i kërkoi viktimës t’i dridhte një cigare. Deri në këtë moment nuk kishte probleme. I ndjeri pranoi pa problem. Por në vazhdim edhe dëshmitari i radhës nuk pa gjë.

“Unë nuk e kam parë se kush e ka goditur Eglin pasi nuk kam qenë i vëmendshëm në atë moment, kam qenë dhe në gjendje të dehur, kam parë vetëm atë momentin kur bërtiste ajo grua për të sjellë ujë dhe për të njoftuar ambulancën si dhe kur jam çuar nga tavolina kam parë që pronari i lokalit po i hidhte ujë Eglit i cili ishte i shtrirë mbas makinës time e cila ishte e parkuar në rrugë para tavolinës ku isha ulur duke pirë”.

Edhe një tjetër ndonëse mban mend se si u kërkua, sesi dridhej cigarja, se si u qesh, u pohua “o kushëri o kushëri”, pastaj as humor as biseda të fortësh , ngaqë edhe ai kishte konsumuar tre-katër birra dhe s’mbante mend .

“Në një moment kam parë që erdhi policia atje ne ishim ulur, unë të paktën nuk u ngrita fare të shikoja se çfarë u bë. Më pas erdhi ambulanca dhe pashë që mori një person. Më pas unë kam ikur në shtëpi dhe vonë më ka ardhur një punonjës policie në shtëpi dhe më ka marrë” thotë i pyeturi.

Edhe ai e njihte autorin Denis Mecen si fytyrë, por jo si emër.

The post Analiza e Anila Hoxhës për vrasjen në Pogradec: Të gjithë e panë, por askush nuk mban mend pas ca birrave! Pse kjo frikë për të treguar? appeared first on Albeu.com.

Flet motra e viktimës në Pogradec: Pashë Eglin të shtrirë, është vrasje në bashkëpunim
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin, ku shtetasi Eglantin Proga, baba i dy fëmijëve ndërroi jetë, pasi dyshohet se është dhunuar brutalisht.

Proga u gjet i shtrirë nga kalimtarët, ndërsa ka ndërruar jetë pak më vonë.

Në lidhje me vdekjen e Eglantin Progës, ka folur motra e tij, Jonida Proga. Ajo tha se kemi të bëjmë me një vrasje në bashkëpunim.

Gjithashtu, ajo hodhi akuza dhe në drejtim të policisë, duke thënë se efektivët kanë vepruar shumë vonë.

Flet motra e viktimës, Jonida Proga :

“Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar. Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit, ne s’e pranonim dot që kishte ndodhur derisa mjekët thanë që t’i hiqnin pajisjet. Në shok kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur dhe më thonë është rrëzuar. Kanë folur për pjesën që është rrëzuar e deri që nuk e dimë, por jo të thoshin kemi lëshuar njerëz, po mbledhim prova, po marrim kamerat, po pyesim dëshmitarë. Policia ka lëvizur shumë vonë. Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Akoma asnjë gjë, informacioni vetëm është marrë nga mediat. Mirë që lexova që ka vdekur në gjendje të dehur nga rrëzimi, se nuk e di si do ta përballoja.

Dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush që ishte i dhunuar. E kanë vrarë, e kanë masakruar në mes të rrugës në tufë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte, u vonua gjysëm ore që Pogradeci për 2 minuta arrin. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin.

Egli ishte njeriu më i butë, më i dashur, e donin të gjithë, ishte familjar, ishte në punën e tij. Sa ka mbyllur punën, ishte në qejf, nuk e di çka ndodhur. E kanë kthyer, e kanë provokuar, dhe më pas e kanë vrarë. Është vrasje në bashkëpunim, s’është vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim dhe shteti që ka pritur, e ka fshehur ngjarjen. Nuk ka patur shirita, makinat kalonin aty, njerëzit pinin kafe.

Kjo është vrasje nga të gjitha anët, me gjakftohtësinë më të madhe, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos guxojë askush të bëhet palë. Kushdo që ka guxuar mos të guxojë më.

Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi”?

Kujtojmë se 29-vjeçari Denis Meçe, autori i ngjarjes sipas banorëve të zonës të cilët folën jashtë kamerave njihet si njeri problematik në zonë.

Sipas informacioneve, rezulton se është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gorës

The post Flet motra e viktimës në Pogradec: Pashë Eglin të shtrirë, është vrasje në bashkëpunim appeared first on Albeu.com.

Pas dhunës përfundoi pa ndjenja në rrugë dhe humbi jetën në spital, momentet e fundit të 42-vjeçarit në Pogradec (VIDEO)
Pamjet që shihni, tregojnë momentin pak pas sherrit që i mori jetën 42-vjeçarit Eglantin Proga. Pamjet që tregojnë momentet e fundit të jetës së babait të dy fëmijëve, i cili u gjet pa ndenja në rrugë nga kalimtarët e rastit, ndërsa humbi jetën në spital.

Ngjarja ndodhi pasditen e të shtunës në Pogradec.

Sipas hetimeve, Eglantin Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen.

Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës që shihet në pamje, ndërsa shfaqet duke ecur gati përhumbur.

Teksa si fillim u tha se kishte dyshime që personi në fjalë kishte qenë i dehur dhe kishte rënë përtokë pa ndjenja, një ditë më vonë u zbulua se ai ishte dhunuar.

Aktualisht pas hekurave ndodhet 29-vjeçari dhe tre persona të tjerë, Voltan Shulku, 40-vjeç, Arian Manellari, 55-vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47-vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

The post Pas dhunës përfundoi pa ndjenja në rrugë dhe humbi jetën në spital, momentet e fundit të 42-vjeçarit në Pogradec (VIDEO) appeared first on Albeu.com.