egjipti Archives - Albeu.com

India, Filipinet dhe Egjipti/ Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025
Në vitin 2025, rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Deri në fund të vitit 2025, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 27,514 banorë sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë për Monitor nga Policia e Shtetit, duke shënuar një nivel rekord.

Pjesa më e madhe e tyre, rreth 65% janë për arsye pune dhe rreth 15% për bashkim familjar.

Në raport me 2024, numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi u rrit rreth 4,800 banorë apo 22%.

Nga totali prej 27,514 lejesh qëndrimi aktive deri në fund të vitit 2025, shumica e të huajve janë nga Kosova dhe Italia.

Numri i shtetasve nga Kosova të pajisur me leje qëndrimi arriti në 6,076 banorë, që përbën rreth 22% të totalit. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 32%.

Ndryshe nga shtetasit e tjera, banorët nga Kosova pajisen me leje qëndrimi me afat 5- vjeçar.

Pas Kosovës numrit më të lartë të shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi, është nga Italia me 3,776 persona që përbëjnë 14% të totalit të të huajave. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 75%.

Krahas Italisë e Greqisë, që tradicionalisht kanë kryesuar për leje qëndrimi, një rritje e ndjeshme në 2025-n është shënuar nga shtetasit nga India dhe Filipinet e Egjipti, që janë ngjitur përkatësisht në vend të tretë, të katërt e të pestë.

Numri i shtetasve nga India në 2025 arriti në 2,399 apo 47%. Shtetasit nga India përbënë 14% të totalit të huajve të pajisur me leje qëndrimi. Këta punojnë kryesisht në shërbime dhe teknologji informacioni.

Shtetasit nga Filipinet të pajisur me leje qëndrimi në 2025 janë 2,213 persona apo 130% më tepër sesa 2024. Këta shtetas punojnë kryesisht në shërbimet shtëpiake dhe në hotele e restorante e më pak në fason.

Për 2025 numri i shtetasve të huaj nga Egjipti ishte 2,007 persona apo rreth 2 herë më shumë sesa në 2024 dhe punojnë në sektorë të ndryshëm, deri në bujqësi. Ata përbënë 7% të totalit të të huajve në 2025.

Numri i shtetasve nga Turqia ishte 1,862 persona apo përbënë 7% të totalit në 2025. Në raport me 2024 numri i tyre u rrit rreth 47%.

Nga i shtetasve të huaj nga SHBA arriti në 1,128 banorë apo 164% më shumë sesa në 2024.

Nga ana tjetër Miamare ka 445 persona (2% të totalit) apo 77% më shumë sesa në 2024.

Numri i shtetasve nga Kina arriti 362 persona apo 42% më shumë sesa në 2024.

Numri i shtetasve të huaj nga Nigeria arriti 184 persona për vitin 2025.

Aplikime të reja për 2025, kryesohen nga shtetasit indianë dhe filipinas

Gjatë vitit 2025, sipas Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER), janë përpunuar gjithsej 19,321 aplikime për leje qëndrimi, që tregon një rritje të dukshme krahasuar me 13,176 aplikime që u përpunuan gjatë vitit 2024. Krahasuar me vitin 2024 numri i tyre me 6,145 aplikime me apo 47% më shumë.

Gjatë vitit 2025, shtetësitë kryesore që kanë aplikuar për herë të parë për leje qëndrimi është India me 2,691 aplikime, që përbën 14% të totalit, Filipinet me 2,415 aplikime (13%), Italia me 2,239 aplikime (12%), Egjipti me 2,198 aplikime (11%), Kosova me 1,813 aplikime (9%), Turqia me 1,441 aplikime (7%), SHBA me 606 aplikime (3%), Mianmar me 506 aplikime (3%), Rusia me 442 aplikime (2%) dhe Ukraina me 312 aplikime (2%).

65% e aplikimeve të reja për punësim.

Megjithatë, motivi kryesor për pajisjen me leje qëndrimi në Shqipëri vijon të mbetet për çështje punësimi dhe bashkimi familjar.

Për vitin 2025, nga totali i aplikimeve të reja 65% e tyre ishin për leje unike punësimi, e ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar që përbënë 13% apo rreth 5% e tyre ishin për qëllime studimi. Ndërsa numri i shtetasve të huaj që aplikuan për leje të përhershme qëndrimi ishte 40 apo duke përbërë 0.2% të totalit të numrit të aplikimeve për 2025.

Nga totali i aplikimeve për 2025, sipas të dhënave 7,049 apo 36.4% prej tyre janë aplikime nga femra dhe 12,272 apo 63.6% nga meshkuj./ Monitor

The post India, Filipinet dhe Egjipti/ Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025 appeared first on Albeu.com.

Emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi do të sillen në Shqipëri/ Zbardhet plani i qeverisë italiane për Gjadrin
Qendra e Gjadrit në Shqipëri, pritet të rihapet për azilkërkuesit që vijnë nga vendet e konsideruara të sigurta, në pritje të procedurave të përshpejtuara të kufirit.

Plani i ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, parashikon që migrantët të mos merren më drejtpërdrejt nga deti përmes kontrolleve në bord të anijeve të Marinës, por të dërgohen në Shqipëri pas regjistrimit fillestar në hotspot-et italiane, pavarësisht nëse mbërritja e tyre ndodh me anije shtetërore, gomone apo mjete të tjera.

Sipas qeverisë italiane, qendra shqiptare do të funksionojë si një qendër kthimi në një vend të tretë të sigurt, duke u mbështetur te rregullat e reja evropiane që lejojnë mbajtjen dhe shqyrtimin e kërkesave të migrantëve nga vende të sigurta përmes procedurave të përshpejtuara.

Autoritetet presin që numri i personave të transferuar të jetë shumë më i lartë se në fazën e parë, pasi lista e re evropiane e vendeve të origjinës së sigurta do të përfshijë tashmë Bangladeshin dhe Egjiptin, prej të cilëve këtë vit kanë ardhur mbi 28 mijë persona, gati gjysma e mbërritjeve totale.

Kësaj do t’i shtohen edhe shtetasit tunizianë dhe marokenë, të cilët gjithashtu mund të riatdhesohen shpejt sipas procedurave të përshpejtuara.

Plani i Viminales parashikon që pjesa më e madhe, në mos të gjitha 1.100 vendet e qendrës së Gjadrit, të mbushen me një qarkullim të shpejtë emigrantësh, pasi procedurat e përshpejtuara të kufirit parashikojnë riatdhesimin brenda një muaji.

Ministria e Brendshme italiane beson se, me rregullat e reja të BE-së, migrantët nuk do të mund të përdorin më apelimet automatike për të shmangur qëndrimin në qendër dhe për t’u rikthyer në Itali gjatë pritjes së vendimit përfundimtar të gjykatës.

Ndër normat e miratuara në Këshillin e BE-së, është edhe heqja e pezullimit automatik të riatdhesimit në rast ankimi. Emigranti mund të paraqesë apel, por riatdhesimi do të kryhet, përveçse nëse gjykata vendos të pezullojë urdhrin e dëbimit.

Ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, e ka përshkruar këtë paketë rregullash si një hap të rëndësishëm drejt qartësimit juridik, duke theksuar se vendimet e pritshme të trilogut do të eliminojnë çdo paqartësi gjyqësore dhe do të forcojnë zbatimin e procedurave.

Qeveria italiane po përgatitet të riaktivizojë mekanizmin e dërgimit të migrantëve në Shqipëri, e bindur se lista e re evropiane e vendeve të sigurta adreson të gjitha kundërshtimet e ngritura më herët nga gjykatat italiane.

Aktualisht, qendra e Gjadrit, zemra e të ashtuquajturit “model Shqipëria” ka mbetur kryesisht e zbrazët, një situatë që Konferenca Ipeshkvnore Italiane e ka kritikuar duke e cilësuar si “në kufijtë e demokracisë”.

The post Emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi do të sillen në Shqipëri/ Zbardhet plani i qeverisë italiane për Gjadrin appeared first on Albeu.com.

Historike! Pas 100 vitesh, Egjipti eliminon sëmundjen e malaries
Egjipti është certifikuar pa malarie nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), kjo një arritje e përshëndetur nga agjencia e shëndetit publik të OKB-së si “vërtet historike”.

“Malaria është po aq e vjetër sa vetë qytetërimi egjiptian, por sëmundja që pllakosi faraonët tani i përket historisë,” tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në një deklaratë, OBSH vlerësoi “qeverinë dhe popullin egjiptian” për përpjekjet e tyre “për t’i dhënë fund një sëmundjeje që ka qenë e pranishme në vend që nga kohërat e lashta”.

Egjipti ishte vendi i tretë që u certifikua në Rajonin e Mesdheut Lindor të OBSH-së, pas Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Marokut. Në nivel global, 44 vende dhe një territor kanë arritur këtë moment historik.

Por OBSH tha se certifikimi ishte vetëm “fillimi i një faze të re”, duke i kërkuar Egjiptit të jetë në gatishmëri për të ruajtur statusin e tij pa malarie. Për të marrë certifikatën e OBSH-së, një vend duhet të demonstrojë aftësinë për të parandaluar rivendosjen e transmetimit.

Agjencia e Shëndetit Publik të OKB-së tha se përpjekjet e para për të kufizuar kontaktin njeri-mushkonja në Egjipt filluan në vitet 1920 kur ndaloi kultivimin e orizit dhe kulturat bujqësore pranë shtëpive.

Malaria shkaktohet nga një parazit kompleks i cili përhapet nga pickimi i mushkonjave. Vaksinat po përdoren tani në disa vende – por monitorimi i sëmundjes dhe shmangia e pickimit të mushkonjave janë mënyrat më efektive për të parandaluar malarinë.

The post Historike! Pas 100 vitesh, Egjipti eliminon sëmundjen e malaries appeared first on Albeu.com.

Arbenita Ismajli shfaqet në formë të shkëlqyer, në imazhet e fundit nga Egjipti
Modelja shumë e dashur, Arbenita Ismajli, merr përherë vëmendje me çdo postim që bën në rrjete sociale.

Ajo e ka bërë këtë përsëri, duke ndarë disa imazhe të mrekullueshme nga pushime në Egjipt.

Bukuroshja e cila është nënë e një vajze, njihet për linjat e përkryera trupore, ndërsa edhe edhe në këto fotografi shihet të jetë në formën më të mirë.

Arbenita publikoi një seri fotografish të ndryshme në llogarinë e saj në Instagram, nga ato ku duket elegante deri ato me dukje kretësisht të thjeshtë dhe pa makijazh, duke treguar bukurinë e saj natyrale.

Në fotografinë e parë, Arbenita shfaqet në bikini të bardha, duke treguar figurën e saj mahnitëse.

Modelja gjithashtu vë në pah barkun dhe këmbët shumë seksi, në një kostum me dy pjesë, të bardhë, me flokët e lëshuara drejt dhe me një grim të shkëlqyer.

The post Arbenita Ismajli shfaqet në formë të shkëlqyer, në imazhet e fundit nga Egjipti appeared first on Albeu.com.

Egjipti mohon planet për kampe pritjeje për refugjatët palestinezë
Egjipti ka reaguar pas raportimeve se po ngre kampe për pranimin e refugjatëve palestinezë. Kairo është kundër dëbimit të palestinezëve dhe kundër largimit vullnetar nga Rripi i Gazës, thuhet zyrtarisht në Egjipt.

Drejtuesi i Shërbimit Informativ të Shtetit, Diaa Rashvan, dhe guvernatori i rajonit egjiptian të Sinait, Mohamed Shusha, kanë hedhur poshtë raportet se Egjipti po përgatiste kampe pritjeje për mbi 100,000 refugjatë palestinezë në rast të një ofensive izraelite në Rafah.

Rashvan tha se Kairo është kundër dëbimit të palestinezëve dhe largimit vullnetar të Rripit të Gazës. Edhe guvernatori i rajonit egjiptian të Sinait, Mohamed Shusha ka thënë për agjencinë dpa, se veprimet në këtë këtë rajon janë pjesë e një inventarizimi të shtëpive, që janë shkatërruar në luftën kundër ekstremistëve të grupit terrorist, “Shteti Islamik”. Kjo nuk ka të “bëjë aspak” me ndërtimin gjoja të kampeve të refugjatëve për palestinezët.

Sipas raportimeve të mëparshme në media, qeveria egjiptiane po përgatitej për strehimin e mbi 100.000 palestinezëve në rajonin kufitar në Rripin e Gazës, në rast të një ofensive izraelite në Rafah. Madje në këtë zonë po ngrihej edhe një mur betoni, thuhej, me gjasë për të ruajtur kontrollin mbi refugjatët palestinezë. Këtë e kishte raportuar agjencia gjermane e lajmeve, dpa dhe “Wall Street Journal” duke iu referuar zyrtarëve egjiptianë dhe analistëve. Agjencia e lajmeve, AP kishte publikuar madje pamje satelitore, që duhet të tregonin punime ndërtimi në gadishullin e Sinait në afërsi të Rripit të Gazës. Pamjet ku shihen barriera betoni, kamionë etj., përputheshin me videon e publikuar nga Fondacioni Sinai për të Drejtat e Njeriut në Londër më 12 shkurt.

The post Egjipti mohon planet për kampe pritjeje për refugjatët palestinezë appeared first on Albeu.com.

100 ditë luftë/Netanyahu paralajmëron hapin e radhës: Do të mbyllim kufirin e Gazës me Egjiptin
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se kufiri midis Egjiptit dhe Gazës duhet të mbyllet përpara se të përfundojë lufta me Hamasin.

Në një konference për shtyp për shënimin e 100 ditëve luftë, ai u shpreh se Izraeli nuk mund ta përfundojë luftën deri në mbylljen e Korridorit të Filadelfit, një rrip toke prej 14 kilometrash që shërben si kufi midis Egjipti dhe Gazës.

“Ne do të shkatërrojmë Hamasin dhe do të çmilitarizojmë Gazën. Pajisjet ushtarake dhe armët e tjera vdekjeprurëse do të vazhdojnë të hyjnë në këtë zonë, kështu që sigurisht që ne duhet ta mbyllim atë. Ka mënyra të ndryshme që Izraeli mund të marrë përsipër korridorin, por zyrtarët nuk kanë vendosur saktësisht se si do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, tha Netanyahu.

Netanyahu theksoi se Izaeli nuk do të lejojë që banorët e zhvendosur të Gazës veriore të kthehen për sa kohë që lufta është duke vijuar

The post 100 ditë luftë/Netanyahu paralajmëron hapin e radhës: Do të mbyllim kufirin e Gazës me Egjiptin appeared first on Albeu.com.

Egjipti merr sinjale pozitive nga të gjitha palët, armëpushimi në Gaza mund të zgjatet
Egjipti po merr “sinjale pozitive” nga të gjitha palët në lidhje me një zgjatje të mundshme të armëpushimit në Gaza për një apo edhe dy ditë.

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror të Egjiptit (SIS), Diaa Rashwan, tha se vendi i tij po zhvillon bisedime të gjera me të gjitha palët për të arritur një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit katërditor.

Siç tha ai, zgjatja do të nënkuptojë gjithashtu “lirimin e më shumë të burgosurve nga Gaza dhe të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite”.

Aktualisht jemi në ditën e dytë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, i cili deri më tani duket se po mbahet.

Sot do të lirohen 14 pengje të Hamasit, si dhe 42 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite. Sipas marrëveshjes, raporti i shkëmbimeve është 1 me 3.

Dje, 13 pengje izraelite, gra dhe fëmijë, u kthyen në shtëpi. Në këmbim, 39 të burgosur palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, u liruan

The post Egjipti merr sinjale pozitive nga të gjitha palët, armëpushimi në Gaza mund të zgjatet appeared first on Albeu.com.

Dhjetëra persona hyjnë në pikëkalimin Rafah që lidh Gazën me Egjiptin
Dhjetëra persona kanë hyrë në pikëkalimin kufitar Rafah më 1 nëntor, që lidh Gazën me Egjiptin.

Kjo duket se është hera e parë që qytetarët që kanë pasaporta të huaja janë lejuar që të largohen nga territori i rrethuar që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit, pasi grupi militant palestinez kreu sulme në jug të Izraelit më 7 tetor.

Në javën e fundit, qindra persona u mblodhën në këtë pikëkalim, por nuk u lejuan që të kalonin për shkak të mospajtimeve mes Egjiptit, Izraelit dhe Hamasit. Askush nuk është lejuar që të largohet nga Gaza, përveç katër pengjeve të liruara nga Hamasi. Edhe një peng u shpëtua nga forcat izraelite më herët gjatë kësaj jave.

Media shtetërore egjiptiane raportoi se mbi 80 palestinezë të plagosur do të shkojnë nga Gaza në Egjipt të mërkurën për trajtim mjekësor. Autoambulancat janë parë duke hyrë në pikëkalimin kufitar në Rafah nga ana egjiptiane, ndërkaq spitale fushore janë ngritur në qytetin e afërt kufitar Sheik Zuveid.

Autoritetet kufitare palestineze thanë se mbi 400 posedues të pasaportave të huaja do të lejohen që të largohen nga Gaza më 1 nëntor.

Egjipti ka thënë se nuk do të pranojë një fluks refugjatësh palestinezë, nga frika se Izraeli nuk do të lejojë që ata të kthehen në Gazë pasi të përfundojë lufta.

Gaza është rrethuar që nga nisja e luftës, duke bërë që furnizimet me ushqim, ujë, ilaçe dhe karburante të jenë të pakta. Izraeli ka lejuar grupet ndërkombëtare të ndihmës të dërgojnë mbi 200 kamionë me ndihmë humanitare gjatë dhjetë ditëve të fundit, por punëtorët e ndihmës kanë thënë se kjo sasi është e pamjaftueshme.

Mbi 8.500 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, shumica gra dhe të mitur, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Gazë të martën, pa bërë dallim në mesin e civilëve dhe luftëtarëve të vrarë.

Mbi 1.400 persona janë vrarë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmeve të Hamasit. Militantët po ashtu kanë rrëmbyer afër 240 persona.

The post Dhjetëra persona hyjnë në pikëkalimin Rafah që lidh Gazën me Egjiptin appeared first on Albeu.com.

“Egjipti do të furnizonte fshehurazi Rusinë me 40,000 raketa”, zbulohen detaje nga rrjedhja e dokumenteve të klasifikuara amerikane
Detaje të reja po dalin nga një numër dokumentesh shumë konfidenciale të inteligjencës amerikane, të cilat u zbuluan në internet në fund të javës së kaluar.

Në të fundit, The Washington Post ka pretenduar se Egjipti kishte planifikuar që rreth 40,000 raketa të dërgoheshin fshehurazi në Rusi më herët gjatë luftës.

Pretendohet se presidenti Abdel Fattah El-Sisi urdhëroi prodhimin dhe transportin e armëve, pavarësisht se ishte një nga aleatët më të afërt të Amerikës në Lindjen e Mesme.

Një pjesë e dokumentit, e datës 17 shkurt, përmbledh bisedat e supozuara midis Presidentit Sisi dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë egjiptianë.

Gazeta thotë se i referohet gjithashtu planeve për të furnizuar Rusinë me fishekë artilerie dhe barut.

Presidenti Sisi thuhet se u tha zyrtarëve që të mbanin sekret prodhimin dhe dërgimin e raketave “për të shmangur problemet me Perëndimin”.

The post “Egjipti do të furnizonte fshehurazi Rusinë me 40,000 raketa”, zbulohen detaje nga rrjedhja e dokumenteve të klasifikuara amerikane appeared first on Albeu.com.

Meta poston foton me ambasadorët, mes tyre dhe Yuri Kim: Urime Egjiptit
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi. Me anë të një postimi në Twitter, Meta teksa ka uruar Egjiptin për festën, ka postuar dhe pamje nga eventi. Në një ndër fotografitë, shihet Meta në krah të ambasadores amerikane Yuri Kim.

Postimi i Plotë:

I gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi mik, për të ndarë urimet më të mira për prosperitetin e popullit egjiptian dhe për Presidentin Abdelfattah Elsisi. Të vendosur për të forcuar më tej lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve e popujve tanë.

1/2 I gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi mik, për të ndarë urimet më të mira për prosperitetin e popullit egjiptian dhe për Presidentin @AlsisiOfficial. ????? @MfaEgypt pic.twitter.com/ntxaGUpRDQ

— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) June 30, 2022

The post Meta poston foton me ambasadorët, mes tyre dhe Yuri Kim: Urime Egjiptit appeared first on Albeu.com.