efektivin e policisë Archives - Albeu.com

Akuzohet se ka përkrahur persona me precedentë penalë, AMP pezullon nga detyra efektivin e policisë
Një efektiv policie në Elbasan, është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan, ka ekzekutuar vendimin e dhënë nga Gjykata dhe ka pezulluar nga detyra inspektorin me inicialet E.K, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Elbasanit.

Po ashtu, gjykata ka dhënë ndaj tij edhe masën e ndalimit të daljes jashtë vendit dhe detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Sipas AMP, nga hetimet nga rezultuar se polici ka përkrahur persona me precedent penal në aktivitetin e tyre të kundraligjshëm.

“Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitin 2025, ku nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale ka rezultuar se punonjësi i policisë duke shpërdoruar detyrën ka përkrahur persona me precedent penal në aktivitetin e tyre të kundraligjshëm”, njofton AMP.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masat e sigurisë me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233, 234 dhe 242 i Kodit të Pr. Penale, ndaj punonjësit të policisë;

Inspektor E. K., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Përkrahje e autorit në krim” parashikuar nga nenet 248 dhe 302 i Kodit Penal.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitin 2025, ku nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale ka rezultuar se punonjësi i policisë duke shpërdoruar detyrën ka përkrahur persona me precedent penal në aktivitetin e tyre të kundraligjshëm.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundraligjshme si dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

The post Akuzohet se ka përkrahur persona me precedentë penalë, AMP pezullon nga detyra efektivin e policisë appeared first on Albeu.com.