efektivet veri te kosoves Archives - Albeu.com

Çfarë po ndodh në Kosovë? Efektivët “zbarkojnë” në Veri, detaje nga operacioni i policisë
Prokuroria Speciale e Kosovës po kryen aksion me Doganat e Kosovës në veri të Kosovës, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, aksioni është duke u zhvilluar në komunat në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe –duke shtuar se aktualisht nuk ka informacione për të arrestuar, por detaje do t’i japin pas përfundimit të aksionit.

“Prokuroria Speciale është duke zhvilluar një aksion për veprat penale kundër korrupsionit, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se në veri të Mitrovicës ka përfunduar aksioni.

“Kemi asistuar Doganën [e Kosovës] sot në bastisje në veri të Mitrovicës. Operacioni ka përfunduar”, tha shkurt Elshani.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet kryejnë aksion në Doganat e Kosovës për të luftuar veprat penale që lidhen me marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Në mars të vitit 2022, ishin arrestuar dhjetëra policë dhe doganierë nën dyshimet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Aksioni atëbotë ishte kryer në Gjakovë dhe Prizren dhe zyrtarët e arrestuar ishin dyshuar për pjesëmarrje në qindra aktivitete të marrjes së ryshfetit në pikat kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës, që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

Ndryshe, në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – autoritetet viteve të fundit kanë mbyllur disa rrugë ilegale që janë përdorur për të kontrabanuar mallra nga Serbia./REL

The post Çfarë po ndodh në Kosovë? Efektivët “zbarkojnë” në Veri, detaje nga operacioni i policisë appeared first on Albeu.com.