efektet anesore Archives - Albeu.com

Mjalti është ilaç, por shkakton 7 efekte anësore nëse e teprojmë
Mjalti është një nga plotësuesit ushqimorë më të njohur dhe të shëndetshëm i cili përdoret gjithashtu për të trajtuar disa probleme me shëndetin dhe po ashtu për të përgatitur ilaçe natyrore.

Por në raste të caktuara, përdorimi i tepërt i mjaltit mund të shkaktojë efekte anësore të ndryshme.

Kufiri maksimal për marrjen e mjaltit është dhjetë lugë gjelle në ditë. Nëse ky kufi tejkalohet, konsumatori mund të vuajë nga diarrea, dhimbja e stomakut, kapsllëku dhe fryrja.

Mjalti është i gjithi sheqer pa përmbajtje fibrash; kështu që konsumatori ndërkohë që ha mjaltë, nuk merr asgjë tjetër përveç sheqerit. Ky sheqer absorbohet shpejt nga gjaku dhe çon në një masë të madhe insuline.

Sheqeri me fibra nuk absorbohet aq shumë nga gjaku, por duke qenë se mjalti nuk ka ndonjë fibër, kjo shkakton rritje të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak.

Komponenti kryesor i mjaltit është fruktoza; kështu duke ngrënë aq shumë mjaltë mund të çojë në fitim të padëshiruar në peshë, kancer pankreatik, akne, diabet dhe alergji.

Për më tepër, konsumimi i tepërt i mjaltit mund të rezultojë në dëmtimin e smaltit të dhëmbëve. Për shkak të përmbajtjes shtesë të sheqerit në mjaltë, shanset e obezitetit bëhen më të larta.

Njerëzit që kanë alergji ndaj polenit, selinosë dhe alergji të tjera që lidhen me aktivitetet e bletëve nuk duhet të konsumojnë mjaltë.

The post Mjalti është ilaç, por shkakton 7 efekte anësore nëse e teprojmë appeared first on Albeu.com.

Studimet e reja kanë zbuluar rreziqet e Viagras, mësoni efektin anësor që shfaq ky ilaç
Meshkujt që marrin Viagra kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga problemet e shikimit që mund të çojnë në verbëri, zbulon hulumtimi i publikuar nga “The Sun”.

Shkencëtarët amerikanë analizuan të dhënat për 213,000 burra që merrnin pilula për mosfunksionimin erektil.

Ata zbuluan se përdoruesit e rregullt të katër pilulave seksuale të zakonshme, Viagra, Cialis, Levitra dhe Stendra, panë që rreziku i tyre për të zhvilluar një sëmundje serioze të syve u rrit me 85 për qind.

Ai përfshin shkëputjen e retinës, ku pacientët përjetojnë luhatje në të gjithë vizionin e tyre dhe furnizim të dëmtuar të gjakut në nervin optik duke i lënë të sëmurët me humbje të shikimit.

Studiuesi kryesor, Dr Mahyar Etminan, nga Universiteti i Kolumbisë Britanike, paralajmëroi se ekziston një “lidhje e fortë” midis tre problemeve të syve dhe ilaçeve.

Dhe u bëri thirrje përdoruesve që të “kërkojnë kujdes mjekësor” nëse përjetojnë ndonjë ndryshim në vizionin e tyre.

Ekspertët kanë frikë se pilulat seksuale ndikojnë në qarkullimin e gjakut në sy, duke shkaktuar probleme me shikimin.

Mosfunksionimi erektil, i njohur gjithashtu si impotencë, është paaftësia për të marrë dhe mbajtur një ngurtësi në organin gjenital.

Rreth pesë milionë britanikë, 40 për qind e meshkujve të moshuar, janë të prekur nga kjo situatë.

Shkaqet mund të jenë psikologjike ose fizike, nga stresi dhe depresioni te kushtet që ndikojnë në qarkullimin e gjakut, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Studimi, i publikuar në JAMA Ophthalmology, shqyrtoi një grup medikamentesh të quajtur frenuesit e fosfodiesterazës së tipit 5.

Ai përfshin Viagra dhe ekuivalentin e tij gjenerik, sildenafil.

Rreth 3.5 milionë receta shpërndahen çdo vit në MB, ndërsa shumë më tepër burra e blejnë atë pa recetë për rreth 4 £.

Dr Etminan shtoi: “Këto medikamente trajtojnë mosfunksionimin erektil duke përmirësuar rrjedhën e gjakut, por ne e dimë se ato gjithashtu mund të pengojnë rrjedhjen e gjakut në pjesë të tjera të trupit.

“Pra, megjithëse studimi ynë nuk provon shkak-pasojë, ekziston një mekanizëm me të cilin këto medikamente mund të çojnë në këto probleme.

“Tërësia e provave tregon për një lidhje të fortë.”

Hulumtimi i ri zbuloi se ata që merrnin pilula seksuale kishin një rritje 2.6 herë në rrezikun e shkëputjes seroze të retinës, dy herë më shumë gjasa për neuropati ishemike optike dhe 44 për qind rritje të okluzionit vaskular të retinës.

Edhe pse të tre gjendjet janë të rralla, ato mund të shkaktojnë humbje të shikimit./ h.ll/albeu.com

The post Studimet e reja kanë zbuluar rreziqet e Viagras, mësoni efektin anësor që shfaq ky ilaç appeared first on Albeu.com.

Nga shtimi në peshë, te sëmundjet! Efektet e padëshiruara të mishit të pulës
Mishi i pulës është një nga format më të mira për të konsumuar sa më shumë proteina, prandaj gjendet zakonisht në kaq shumë receta. Nga pjekja në furrë ose në skarë dhe vendosja në krye të një sallate ose në një sanduiçi, ngrënia e mishit të pulës mund të jetë një zgjedhje praktike dhe e shëndetshme.

Por sipas studiuesëve, konsumi i këtij mishi mund të ketë disa efekte anësore që ju mund të mos i kuptoni. Për të mësuar më shumë rreth tyre, ju ftojmë të lexoni më poshtë.

Sipas të dhënave, mishi i pulës mund të rrisë nivelet e kolesterolit “të keq”, në të njëjtën mënyrë si mishi i kuq. Kjo gjithashtu mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Mishi i gjoksit të pulës është i kontaminuar me baktere

Po, e lexuat mirë. Ju mund të jeni duke konsumuar mish pule të kontaminuar me baktere. Sipas analizave të studimi të kryer në vitin 2014, rezultoi se bakteret që u gjetën në pjesën e gjoksit të pulës ishin shqetësuese dhe rrezikonin të shkaktonin sëmundje në organizëm.

Mund të çojë në shtim të peshës

Shumë gatime me mish pule, janë të larta në yndyrna të ngopura dhe me kalimin e kohës, mund të çojnë në shtim të peshës. Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se ngrënia e mishit të pulës në vetvete nuk është e keqe për ju. Ky mish mund të jetë një burim i mirë proteinash, por sigurohuni të kufizoni yndyrën që mund të konsumoni me të. Gjithashtu kombinimi i mishit pulës me ushqime të pasura me fibra, si drithërat integrale dhe perimet, është i mirë për shëndetin tuaj.

Mishi i pulës mund të shkaktojë sëmundje në organizëm

Gjatë një studimi të kryer për të vërtetuar këtë hipotezë, analizuan pulën, gjelin e detit dhe mishin e derrit, të blerë në ushqimore. Ekipi gjeti prani të bakterit E.coli në tek pjesëmarrësit në studim, e cila u zbulua që shaktoi edhe infeksion urinar. Ata mendojë se shkaku mund të jenë antibiotikët që u jepen pulave. Prandaj mundohuni të shmangni konsumin e pulave të rritura me antibiotikë.

The post Nga shtimi në peshë, te sëmundjet! Efektet e padëshiruara të mishit të pulës appeared first on Albeu.com.

Dëmet që i shkakton organit jetësor, shkenctarët ngrenë alarmin për rreziqet e PARACETAMOLIT
Paracetamoli është qetësuesi i dhimbjeve më i njohur në botë dhe është në dispozicion në shumë kombinime.

Përdoret për të ulur temperaturën dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe gripit. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse një studim i ri tregon se konsumimi i tepërt i paracetamolit mund të jetë fatal për funksionimin e mëlçisë.

Paracetamol ka filloi të përdoret që nga viti 1955 si medikament kundër temperaturës dhe dhimbjes te fëmijët, dhe është bërë shumë popullor për shkak të faktit se nuk ka efekte të rëndësishme anësore.

Një studim nga hulumtuesit e Universitetit të Edinburgut dhe Oslos si dhe Shërbimi Kombëtar Skocez për Transfuzion të gjakut treguan se analgjetikët shkaktojnë dëme të mëlçisë në nivel të cirozës dhe hepatitit. Ata gjetën se përdorimi i tepruar i këtij medkimanenti është shkaktari kryesor i inflamacionit akut të mëlçisë në botën perëndimore.

Shkencëtarët kanë studiuar efektin e paracetamolit në qelizat e mëlçisë. Ata gjetën se përdorimi i tepërt i paracetamolit mund të dëmtojë lidhjet vitale strukturore ndërmjet qelizave fqinje në indin e mëlçisë. Kur këto lidhje, të cilat janë zakonisht të forta, çrregullohen, struktura e mëlçisë dëmtohet dhe nuk mund të funksionojë normalisht. Ky lloj i dëmit përfshinë hepatitin, cirozën dhe kancerin, por deri më tani nuk ka qenë i lidhur me toksicitetin e paracetamolit.

“Për shumicën e njerëzve në mbarë botën, paracetamoli është zgjedhja e parë, sepse është i lirë dhe efektiv. Megjithatë, dëmtimi i mëlçisë i shkaktuar nga medikamentet është një problem i rëndësishëm klinik dhe sfidë për zhvillimin e barnave të sigurta. Rezultatet e studimit tonë përforcojnë nevojën për përdorimin racional të paracetamolit dhe mund të ndihmojë të kuptojmë se si të parandalojmë dëmtimin e përdorimit të tij”, tha Dr. Leonard Nelson, bashkë autor i studimit.

Njerëzit shpesh e marrin lehtë dhe mendojnë se paracetamoli nuk është një problem në qoftë se marrin disa tableta më shumë se doza e rekomanduar ditore. Herën tjetër kur të filloni për të marrë paracetamol, mendoni rreth kësaj.

The post Dëmet që i shkakton organit jetësor, shkenctarët ngrenë alarmin për rreziqet e PARACETAMOLIT appeared first on Albeu.com.

STUDIMI/ Vaksina apo infektimi me koronavirus, kush përbën më shumë rrezik
Një studim i fundit ka bërë një krahasim mes efekteve anësore që sjell vaksinimi dhe atyre që sjell infektimi me Covid.

Në studimin në fjalë morën pjesë rreth 2 milionë njerëz në Izrael.

Rezultatet e para tregojnë se vaksina e  Pfizer/BioNTech rrit paksa rrezikun e inflamacionit të zemrës dhe ënjtjes së nyjeve limfatike.

Por gjithashtu zbuloi se infektimi me Covid-19 rrit rrezikun e inflamacionit të zemrës edhe më shumë-plus rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut, sulmeve në zemër dhe diagnostikimeve të tjera vdekjeprurëse.

Është studimi i parë më i madhi, që krahason rreziqet e vaksinimit me infektimin e drejtpërdrejt me Covid, duke nxjerrë si rezultat se pasojat e infektimit janë shumë më të mëdha nga efektet anësore të vaksinës.

Ata gjetën raste shtesë të miokarditit, një lloj inflamacioni i zemrës që është i lidhur me të dyja vaksinat, Moderna dhe Pfizer. Kjo dallohej në 3 raste për 100,000 njerëz të vaksinuar dhe u pa pothuajse tërësisht te të rinjtë.

Infeksioni me Covid-19 rriti rrezikun e miokarditit  shumë më tepër sesa vaksinimi – rreth 11 raste për 100,000 njerëz të vaksinuar, zbuluan ata.

Ata gjetën edhe disa zbulime të tjera interesante.

“Disa efekte fillimisht të papritura u panë në rezultatet e studimit aktual. Vaksina Pfizer duket se është mbrojtëse ndaj kushteve të caktuara si anemia dhe hemorragjia intrakraniale,” shkruan ata.

“Të njëjtat simptoma të padëshiruara janë identifikuar gjithashtu si komplikime të infeksionit SARS-CoV-2, kështu që duket se efekti mbrojtës i vaksinës ndërmjetësohet përmes mbrojtjes së saj kundër infeksionit të padiagnostikuar SARS-CoV-2”, shtuan ata.

Dr. Grace Lee, një pediatre në Universitetin e Stanfordit, e cila kryeson Komitetin Këshillimor të Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për Praktikat e Imunizimit, tha se gjetjet ofrojnë njohuri të vlefshme.

“Çelësi për krahasimin e këtyre rreziqeve varet nga rreziku i infeksionit SARS-CoV-2 tek një person individual dhe ky rrezik mund të ndryshojë sipas vendit dhe me kalimin e kohës. Megjithatë, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të pandemisë globale, rreziku i ekspozimit ndaj SARS-CoV-2 duket se është i pashmangshëm”./albeu.com/

The post STUDIMI/ Vaksina apo infektimi me koronavirus, kush përbën më shumë rrezik appeared first on Albeu.com.

Cilat janë efektet anësore më të zakonshme të vaksinave kundër Covid-19?
Një në katër persona që do të marrin vaksinën Pfizer ose AstraZeneca do të ketë efekte anësore të lehta, si dhimbje koke dhe  lodhje, sipas studiuesve në Kings ‘College London në studimin e parë krahasues të dy vaksinave anti- COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjetjet, të botuara në Lancet, zbuluan se efektet anësore filluan brenda 24 orëve pas marrjes së vaksinës dhe zgjatën për një deri në dy ditë.

Por cili është grupi më i rrezikuar për të zhvilluar simptoma pas vaksinimit?

Studimi përfshiu 627.383 përdorues të një aplikacioni të veçantë ZOE COVID, përmes të cilit ata raportuan efekte anësore sistemike dhe lokale për dozën e 1-të ose të 2-të pas vaksinimit me Pfizer dhe pas dozës së parë me AstraZeneca brenda 8 ditëve.

Efektet anësore të vaksinave

Nga të gjithë të vaksinuarit, 25.4% raportuan një ose më shumë efekte anësore sistemike – që nuk lidheshin  me vendin e injeksionit – dhe 66.2% lokale. Në veçanti, për vaksinën Pfizer përqindja ishte  13.5% dhe 22% përkatësisht pas dozës së parë dhe të dytë, ndërsa për dozën e parë të AstraZeneca 33.7%.

Efektet sistematike përfshinin dhimbje koke, lodhje, ethe, diarre, ethe dhe të përziera, ndërsa  lokale: ënjtje, ndjeshmëri, skuqje, kruajtje, djegie dhe ënjtje në nyjet limfatike. Dy faktorë që ndikuan në incidencën e simptomave ishin  mosha  dhe  sëmundja të tjera ekzistuese,  te moshat nën 50 vjeç dhe gratë kanë më shumë të ngjarë të kenë efekte anësore sistemike pas vaksinimit.

Vlen të përmendet se, në lidhje me rezultatet e provave klinike, të dhënat nga studimi për popullatën e përgjithshme treguan një incidencë shumë më të ulët të efekteve anësore për të dy vaksinat.

Në mënyrë indikative, në provat e Fazës III të Pfizer, efektet anësore u rritën në 71-83% dhe lodhja fizike në 34-47%, kur popullata e përgjithshme raportoi nivele përkatësisht më të ulëta se 30% dhe 10%. Përkatësisht, efektet anësore sistemike nga doza e parë e AstraZeneca në provat e Fazës III ishin 88% për personat e moshës 18-55 vjeç.

Gjetjet e studimit ishin gjithashtu të rëndësishme për efektivitetin e të dy vaksinave në zvogëlimin e infeksioneve të reja, me 58% për Pfizer 12 deri në 21 ditë pas dozës së parë dhe 69% të paktën 21 ditë pas dozës së parë  dhe me 39% dhe 69% përkatësisht për AstraZeneca.

The post Cilat janë efektet anësore më të zakonshme të vaksinave kundër Covid-19? appeared first on Albeu.com.