Efekte Pandemi Archives - Albeu.com

Rikthehen oraret e zgjatura të punës për të gjithë sektorët pas pandemisë
Gjatë vitit 2021, orët mesatare javore të punës për një person me pagë u rritën për të gjithë sektorët, me kthimin e ekonomisë në normalitet pas pandemisë Covid-19.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, një i punësuar punoi 43.3 orë në një javë, nga 42.6 orë që kishte punuar në vitin 2020, kur vendi ishte nën masa kufizuese në lëvizje për gati tre muaj rresht.

Oraret më të gjata në punë janë në sektorin e prodhimit, ku punojnë 46.2 orë në javë ose 8.4% më shumë se mesatarja, ndërsa më pak orë në punë kalojnë punonjësit e administratës me 39.5 orë në javë ose 7.2% më pak se mesatarja.

Orë të gjata në punë kalojnë punonjësit në industrinë fason, të cilët nga viti në vit po kalojnë më shumë orë në punë pasi sektori po përballet me mungesë të theksuar të punonjësve, teksa kërkesa për prodhim në Shqipëri ka pësuar rritje të fortë pas pandemisë.

Kohëzgjatja në punë u rrit më së shumti për punësuarit në bujqësi, të cilët shpenzuan 44.1 orë në punë gjatë javës ose 9.4% më shumë se vitin 2020. Ndërtimi i ishte sektori i dytë me zgjatjen më të madhe të orëve të punës me 45.3 orë në javë nga 43.2 orë vitin e kaluar. Zgjatja e orareve më pak se një orë në sektorët e tjerë të ekonomisë, si ato të shërbimeve, industrisë, tregtisë.

Por, nëse krahasohen të dhënat e Eurostat dhe INSTAT rezulton se shqiptarët janë ndër vendet që punojnë më gjatë në Europë, me rreth 43 orë në javë.

Në fakt i gjithë Ballkani punon më gjatë. Rekordin e mban Mali i Zi, me 44.4 orë në javë, Maqedonia (41.3), Serbia (42.3). Më shumë nga të gjithë punojnë turqit, me 46.4 orë.

Më pak në Europë punojnë holandezët, me 29.3 orë në vit.

Një sondazh i drejtpërdrejtë i Komisionit Europian vitin e kaluar referoi se, shqiptarët punonin 48 orë në javë, niveli më i lartë në Europë në një kohë që mesatarja e BE rezulton 40 orë në javë.

Pas nesh, kohë më të gjatë pune raportojnë serbët dhe turqit me 47 orë në vit.

Punonjësit që raportojnë se punojnë më pak orë janë holandezët, me vetëm 35 orë në javë, të ndjekur nga britanikët, me 37 orë, gjermanët me 38 orë, irlandezët 39 orë. Nga shtetet e Bashkimit Europian, më punëtorët janë portugezët dhe grekët, me 47 orë.

Sa më i moshuar të jesh aq më gjatë punon në Shqipëri. Orët më të gjatë të punës i raporton grupmosha 50-64 vjeç, me 50 orë, më pas vjen ajo 35-49 vjeç dhe 18-24 vjeç, me 48 orë secila. Grupmosha 25-34 vjeç është më “dembele”, deklaron se punon 45 orë.

Ata që kanë më shumë të ardhura punojnë më pak. Grupet me të ardhura më të larta punojnë 46 orë në javë dhe ata që fitojnë më pak punojnë 50 orë në javë (raporti i ndan personat sipas të ardhurave në katër grupe, nga më i ulëti tek më i larti).

72% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se të paktën disa herë në muaj shkojnë në shtëpi tepër të lodhur për t’u marrë me punë shtëpie. Më të lodhurit janë serbët, me 83%.

56% e shqiptarëve deklarojnë se të paktën disa herë në muaj e kanë pasur të vështirë të përmbushin përgjegjësitë familjare, për shkak të kohës së kaluar në punë, më e lartë sesa mesatarja e BE-së, por më e ulëta në rajon. Përqindjen më të lartë në Europë e raportojnë kroatët, me 69%.

Shqiptarët dhe turqit shpenzojnë kohën më të gjatë për t’u kujdesur për familjarët dhe të afërmit me probleme shëndetësore që janë mbi moshën 75 vjeç, me përkatësisht 17 dhe 21 orë.

Shumë shtete dhe biznese janë angazhuar për shkurtimin e orareve të punës pasi mendojnë se zvogëlimi i punës do të sillte përfitime për planetin, do të përmirësonte produktivitetin dhe do të ndihmonte shëndetin mendor – krahas përmirësimit të dukshëm të mundshëm të bilancit të punës dhe jetës./MONITOR

The post Rikthehen oraret e zgjatura të punës për të gjithë sektorët pas pandemisë appeared first on Albeu.com.

Efektet e pandemisë, rriten ndjeshëm vdekjet nga aksidentet dhe mbidoza në SHBA
Një rritje dramatike e vdekjeve në aksidente rrugore dhe numër rekord i mbidozave të drogës. Ndërsa pandemia COVID-19 ende vazhdon të jetë e pranishme, ka tregues shqetësues se më shumë amerikanë po angazhohen në sjellje të rrezikshme.

“Ka një efekt nga pandemia që po shfaqet në mënyrën se si paraqitemi në punë, familje, ngarjen e makinës, dhe sigurisht vendimet që marrim kur kemi zgjedhjen për të konsumuar substanca të dëmshme për shëndetin”, thotë Jane Terry nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë.

Më shumë se 38 mijë vetë vdiqën nga aksidentet rrugore në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit të parë të pandemisë. Kjo është shifra me lartë që nga viti 2007.

“Ne po shohim më pak përdorim të rripave të sigurisë dhe norma më të larta shpejtësie në rrugë. Ne po shohim përdorim më të madh të substancave që ndikojnë në mënyrën se si njerëzit ngasin makinën dhe rreziqet që ata marrin kur janë në rrugë”, thotë Shannon Frattaroli nga Qendra për Studimin e Lëndimve dhe Politikave në Universitetin Johns Hopkins.

Pandemia ka rritur pasigurinë e vendit të punës dhe atë ekonomike për shumë amerikanë. Ajo ka ndikuar edhe në marrëdhëniet ndërpersonale.

“Aftësia për të komunikuar dhe për t’u shoqëruar me njerëz të tjerë në prani fizike ka qenë e kufizuar. Jemi bërë gjithnjë e më të izoluar”, thotë zonja Frattaroli.

Një numër rekord njerëzish, mbi 96 mijë, vdiqën nga mbidoza në Shtetet e Bashkuara në vitin 2021. Kjo është një rritje prej 30 për qind krahasuar me vitin e paraprak.

“Ne e dimë se abuzimi me substancat u rrit gjatë pandemisë. Shumë njerëz përdorin alkool dhe drogë për të përballuar stresin që po përjetojmë. Pra, disa njerëz tashmë kishin probleme përpara pandemisë, që u përkeqësuan më tej. Dhe më pas disa njerëz, të cilët nuk kishin probleme më parë, përjetuan nivele kaq të larta të stresit saqë përdorën substanca për ta përballuar atë”, thotë psikologia Maria Espinola.

Ka mundësi për të gjetur zgjidhje për këto probleme. Për shembull, Qendra për Studimin e Lëndimeve dhe Politikave në Universitetin

Johns Hopkins thotë se vdekjet në trafikun rrugor mund të zbuten nëse paratë e ndara për infrastrukturën përdoren për të trajtuar edhe arsyet e gabimeve të ngasësve të makinës. Për shembull, kryqëzimet me katër drejtime të prirura për aksidente mund të zëvendësohen me unaza për të lehtësuar trafikun.

Kur bëhet fjalë për abuzimin me substancat, Këshilli Kombëtar i Sigurisë thotë se punëdhënësit amerikanë duhet të rrisin përfitimet e punës, duke përfshirë ofrimin e më shumë shërbimeve për trajtim dhe rikuperim nga abuzimi me substancat.

Por, për momentin, kjo epidemi në këtë kohë pandemie nuk po tregon shenja të ngadalësimit./VOA

The post Efektet e pandemisë, rriten ndjeshëm vdekjet nga aksidentet dhe mbidoza në SHBA appeared first on Albeu.com.